❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një revolucion i qetë: Pse të rinjtë po largohen nga rrjetet sociale

Matt Richards, 23 vjeç, fshiu vitin e kaluar të gjitha aplikacionet e rrjeteve sociale nga telefoni i tij dhe u habit kur pa se jeta e tij ndryshoi për mirë.

Richards kishte përdorur smartphone që në moshën 11-vjeçare dhe ishte rritur me këtë pajisje, si shumica e të rinjve të brezit Z dhe mijëvjeçarëve.

Megjithatë, vitet e fundit ai vuri re se rrjetet sociale nuk ishin më aq argëtuese, me përmbajtje të prodhuar nga IA që dominonte, influencerë që reklamonin marka dhe krahasime të vazhdueshme stili jete.

Ai shprehet se më parë njerëzit bënin pushim nga bota reale duke hyrë në telefon, ndërsa tani po bëjnë pushim nga telefoni për të kaluar kohë në botën reale.

Ndërsa shumë nga miqtë e tij bashkëmoshatarë bënë të njëjtën gjë, ai vuri re përfitime të menjëhershme, nga lidhja me njerëzit në jetën reale deri te rritja e vetëbesimit.

Të qëndruarit offline në mënyrë të vazhdueshme është trendi më i fundit mes të rinjve dhe, në mënyrë ironike, po bëhet viral në rrjetet sociale.

Ka pasur një rritje të videove në TikTok të njerëzve që premtojnë të fshijnë aplikacionet e rrjeteve sociale në 2026 dhe të angazhohen më shumë me përvoja reale, fizike, pa ekran dhe pa algoritme (aktivitete analoge).

Gazetarët raportojnë se postimet në LinkedIn për këtë trend kanë marrë dhjetëra reagime nga të rinjtë e brezit Z dhe mijëvjeçarët, që ndajnë histori për detoks nga rrjetet sociale dhe lodhje dixhitale.

Ata flasin për zëvendësimin e smartphone-ve me telefona me kapak, vizita në dyqane disqesh, hobi analoge si qëndisja dhe, mbi të gjitha, lidhje sociale në jetën reale.

Një sondazh i Deloitte për trendet e konsumatorëve në 2025 me më shumë se 4,000 britanikë zbuloi se pothuajse një e katërta e konsumatorëve kishin fshirë një aplikacion rrjeti social në 12 muajt e fundit, ndërsa për brezin Z kjo shifër afrohej te një e treta.

Ndërkohë, përdorimi i rrjeteve sociale ka rënë gradualisht që nga kulmi i vitit 2022, sipas një analize të zakoneve online të 250,000 të rriturve në më shumë se 50 vende nga Financial Times dhe GWI.

Globalisht, të rriturit mbi 16 vjeç shpenzonin mesatarisht 2 orë e 20 minuta në ditë në platformat sociale në fund të vitit 2024, rreth 10% më pak se në 2022, me rënien më të fortë te të rinjtë.

“PlatformĂ« presioni”

Të rinjtë që fshijnë rrjetet sociale përmendin presionin online dhe ndikimin në shëndetin mendor. Sondazhi i Deloitte tregoi se gati një e katërta e atyre që fshinë aplikacione thanë se këto platforma ndikuan negativisht në shëndetin mendor dhe u merrnin shumë kohë.

Ekspertët theksojnë se kompanitë teknologjike përballen me presion të madh për të monetizuar përmbajtjen, duke rritur reklamimin, gjë që largon brezat e rinj, tashmë më të ndjeshëm ndaj marketingut.

Offline është trendi i ri

Richards vĂ«ren se personat qĂ« janĂ« offline po perceptohen si mĂ« interesantĂ«. Dikur ishte “cool” tĂ« kishe shumĂ« ndjekĂ«s, ndĂ«rsa tani po rritet vlerĂ«simi pĂ«r ata qĂ« nuk kĂ«rkojnĂ« njohje dhe vlerĂ«sim pĂ«rmes pĂ«lqimeve apo ndjekĂ«sve.

Ndërkohë, të rinjtë po orientohen drejt eventeve fizike, si takime sociale dhe njohje profesionale, ndërsa ekspertët e medias dixhitale e shohin këtë si përpjekje për të rikthyer kontrollin mbi jetën personale.

Rikthimi i analogut

Gjithnjë e më shumë të rinj po kthehen te mediat fizike dhe pajisjet e vjetra, si disqet vinil dhe telefonat klasikë. Për shumë prej tyre, rikthimi te përvojat reale, fizike dhe më pak të lidhura me botën dixhitale nuk do të thotë heqje dorë nga teknologjia, por rivendosje e marrëdhënies me të. / CNBC, Shqip.al

The post Një revolucion i qetë: Pse të rinjtë po largohen nga rrjetet sociale appeared first on Revista Monitor.

Turizmi kulturor, gati ndërhyrja në Kalanë e Rozafës, nga muzeu tek parkimi

Kalaja e RozafĂ«s nĂ« ShkodĂ«r do t’i nĂ«nshtrohet njĂ« sĂ«rĂ« ndĂ«rhyrjesh qĂ« synojnĂ« rivitalizimin dhe rritjen e potencialit tĂ« turizmit kulturor.

Një procedurë e hapur në sistemin e prokurimeve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) u bën thirrje operatorëve ekonomikë të interesuar të shprehin interesin për pjesëmarrje në projekt.

Nisma Ă«shtĂ« pjesĂ« e programit “Albania Infrastructure and Tourism – Enabling Programme”, i financuar nga Bashkimi Evropian pĂ«rmes asistencĂ«s teknike dhe granteve tĂ« investimit nĂ« njĂ« vlerĂ« totale prej 40 milionĂ« eurosh, si dhe nga njĂ« kredi sovrane plotĂ«suese e ofruar nga BERZH pĂ«r QeverinĂ« e ShqipĂ«risĂ«.

Ndërhyrjet në Kalanë e Rozafës

Sipas përshkrimit projekti do të zhvillohet në Kalanë e Rozafës, monument kulture nën administrimin e Bashkisë Shkodër. Pozicioni gjeografik dhe kushtet natyrore të territorit i japin zonës një klimë tipike mesdhetare, faktor që rrit potencialin për zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit.

Projekti “PĂ«rmirĂ«simi i potencialit tĂ« turizmit kulturor pĂ«rmes ndĂ«rhyrjeve nĂ« KalanĂ« e RozafĂ«s nĂ« ShkodĂ«r” pĂ«rfshin:

–    Restaurimin e shtegut jashtĂ« kalasĂ«;

–   Restaurimin e muzeut tĂ« kalasĂ« dhe fasadĂ«s sĂ« godinĂ«s, rikualifikimin e Oborrit nr. 4, rehabilitimin e shĂ«rbimeve sanitare ekzistuese (pjesĂ« e strukturĂ«s bar-kafe) dhe rikonstruksionin e linjĂ«s sĂ« furnizimit me ujĂ« sipas rrjetit ekzistues;

–   Krijimin e njĂ« hapĂ«sire rekreative nĂ« Oborrin nr. 2, tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r organizimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike;

–  NdĂ«rhyrje pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e ndriçimit nĂ« zonĂ«n e brendshme tĂ« kalasĂ«, pĂ«rfshirĂ« rrjetin ekzistues;

–    Restaurimin e dy pikave panoramike brenda territorit tĂ« kalasĂ« dhe ndĂ«rhyrje konsoliduese nĂ« muret hyrĂ«se;

–    Zgjerimin e hapĂ«sirĂ«s sĂ« parkimit pĂ«r autobusĂ« dhe furgonĂ«, si dhe ndĂ«rtimin e ambienteve tĂ« reja sanitare nĂ« zonĂ«n e parkimit, nĂ« rrĂ«zĂ« tĂ« kodrĂ«s sĂ« kalasĂ«, nĂ« lagjen Pazar;

–    NdĂ«rhyrje nĂ« dizajnin urban, pĂ«rfshirĂ« vendosjen e stolave, koshave tĂ« mbeturinave dhe sinjalistikĂ«s turistike brenda territorit tĂ« kalasĂ«.

 Programi më i gjerë

Projekti “Infrastruktura dhe Turizmi nĂ« ShqipĂ«ri” po zbatohet nĂ« disa rajone tĂ« vendit me synim rritjen e potencialit turistik, duke u fokusuar nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e aksesit, infrastrukturĂ«s dhe evidentimin e aseteve natyrore e kulturore.

Më herët, Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi për ndërhyrje në fshatrat e Korçës në funksion të turizmit të aventurës. Projekte të tjera përfshijnë ndërhyrje në rrugët turistike të Velipojës, përmirësimin e infrastrukturës dhe transportit në Bogë, investime në Parkun Kombëtar të Tomorit, si dhe përmirësimin e infrastrukturës, aksesit dhe mobilitetit në zonën e Labërisë.

Programi synon të forcojë rolin e turizmit si një motor i rritjes ekonomike, duke integruar investimet infrastrukturore me zhvillimin e qëndrueshëm të destinacioneve./ N.Maho

 

The post Turizmi kulturor, gati ndërhyrja në Kalanë e Rozafës, nga muzeu tek parkimi appeared first on Revista Monitor.

Parlamenti Ă«shtĂ« strofulla e hajdutĂ«ve, ju nuk po mbroni vithet e BelindĂ«s, por Edi RamĂ«n –

✇27.al
By: 27

Kreu i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij nĂ« seancĂ«n e sotme plenare deklaroi se Parlamenti Ă«shtĂ« kthyer nĂ« “strofullĂ« tĂ« mbrojtjes sĂ« hajdutĂ«ve”, duke akuzuar shumicĂ«n se po shkel mbi interesat e qytetarĂ«ve pĂ«r tĂ« mbrojtur, jo vetĂ«m ministra, por vetĂ« kryeministrin Edi Rama.

Berisha u shpreh se deputetĂ«t e mazhorancĂ«s po veprojnĂ« si “maska” tĂ« kryeministrit, ndĂ«rsa shtoi se nĂ« sallĂ«n e Kuvendit, sipas tij, po mbrohen interesa personale dhe jo ato tĂ« qytetarĂ«ve shqiptarĂ«.

Fjala:

Të dashur qytetarë dhe qytetare, siç e shihni, parlamenti është strofulla e mbrojtjes së hajdutëve.

Këta që janë pas shpinës sime, edhe këta të këtij krahu, janë të gjithë maska e Lubisë dhe Edi Ramës.

Këta janë maska.

Kurrë ndonjëherë të dashur qytetarë nuk keni pasur në këtë sallë një grup njerëzish, të cilët shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike për të mbrojtur, më falni, në pamje të parë vithet e Belindës, në të vërtetë Edi Ramën.

Lejuan ndĂ«rtime tĂ« paligjshme, pezullohen nga detyra dy inspektorĂ« tĂ« IMT dhe pĂ«rgjegjĂ«si i tyre –

✇27.al
By: 27

Prokuroria e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të tre punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), pas dyshimeve për mosveprim në rastin e një ndërtimi pa leje në zonën e Selitës.

Masa  Ă«shtĂ« marrĂ« ndaj inspektorĂ«ve E.M., Sh.G. dhe pĂ«rgjegjĂ«sit tĂ« sektorit V.Sh., tĂ« cilĂ«t akuzohen pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s, kryer nĂ« bashkĂ«punim”.

Hetimet kanĂ« zbuluar se nĂ« rrugĂ«n “Valentina Pistoli” po kryheshin punime ndĂ«rtimore pa leje nga shtetasi D.G.

Inspektorët e ngarkuar për këtë territor nuk pasqyruan faktin se bëhej fjalë për një ndërtim të paligjshëm dhe nuk informuan Kryeinspektorin për marrjen e masave administrative, gjobitjen, vendimin për prishjen e objektit dhe depozitimin e kallëzimit penal.

Sipas të dhënave, ndërtimi pa leje ka nisur më 1 nëntor 2021 dhe ka përfunduar më 19 prill 2025. Kontrolli i IMT-së është kryer më 2 prill 2025, por pa u reflektuar shkelja, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

Lejuan ndĂ«rtime tĂ« paligjshme, pezullohen nga detyra tre punonjĂ«s tĂ« IMT-sĂ« –

✇27.al
By: 27

Prokuroria e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të tre punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), pas dyshimeve për mosveprim në rastin e një ndërtimi pa leje në zonën e Selitës.

Masa  Ă«shtĂ« marrĂ« ndaj inspektorĂ«ve E.M., Sh.G. dhe pĂ«rgjegjĂ«sit tĂ« sektorit V.Sh., tĂ« cilĂ«t akuzohen pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s, kryer nĂ« bashkĂ«punim”.

Hetimet kanĂ« zbuluar se nĂ« rrugĂ«n “Valentina Pistoli” po kryheshin punime ndĂ«rtimore pa leje nga shtetasi D.G.

Inspektorët e ngarkuar për këtë territor nuk pasqyruan faktin se bëhej fjalë për një ndërtim të paligjshëm dhe nuk informuan Kryeinspektorin për marrjen e masave administrative, gjobitjen, vendimin për prishjen e objektit dhe depozitimin e kallëzimit penal.

Sipas të dhënave, ndërtimi pa leje ka nisur më 1 nëntor 2021 dhe ka përfunduar më 19 prill 2025. Kontrolli i IMT-së është kryer më 2 prill 2025, por pa u reflektuar shkelja, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

Kurti në mbledhjen e parë të qeverisë së re: Ky kabinet i ka të gjitha parakushtet të jetë më i suksesshmi në histori

Kryeministri Albin Kurti tha nĂ« mbledhjen e parĂ« tĂ« qeverisĂ« sĂ« re se kjo mbledhje, qĂ« do tĂ« duhej tĂ« ishte “ceremoniale”, do tĂ« jetĂ« edhe “e punĂ«s”, pasi pritet tĂ« miratohen disa marrĂ«veshje ndĂ«rkombĂ«tare dhe tĂ« procedohet projektbuxheti pĂ«r kĂ«tĂ« vit.

“Sipas protokollit, do tĂ« duhej tĂ« ishte ceremoniale, por qĂ« sipas nevojĂ«s, sot po e kthejmĂ« edhe nĂ« tĂ« punĂ«s”, tha ai.

Duke pĂ«rmendur emrat e rinj nĂ« kabinetin qeveritar, Kurti foli pĂ«r “ekspertizĂ«n” dhe “dijet profesionale” tĂ« tyre, ndĂ«rsa parashikoi se ky kabinet mund tĂ« jetĂ« “mĂ« i suksesshmi”.

“Ky kabinet i ka tĂ« gjitha parakushtet qĂ« tĂ« jetĂ« kabineti qeveritar mĂ« i suksesshĂ«m nĂ« historinĂ« e re tĂ« RepublikĂ«s sonĂ« qĂ« shumĂ« shpejt i mbush 18 vjet”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti në mbledhjen e parë të qeverisë së re: Ky kabinet i ka të gjitha parakushtet të jetë më i suksesshmi në histori appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Skandal juridik nĂ« GjakovĂ«: Nderim Curri mbahet pĂ«rtej 48 orĂ«ve – ndalim mbi ndalim, pa u nxjerrĂ« fare para gjykatĂ«s

NjĂ« praktikĂ« seriozisht shqetĂ«suese Ă«shtĂ« shĂ«nuar nĂ« GjakovĂ«, ku njĂ« qytetar Ă«shtĂ« privuar nga liria pĂ«rtej afatit kushtetues prej 48 orĂ«sh, pa u nxjerrĂ« asnjĂ«herĂ« para Gjyqtarit tĂ« ProcedurĂ«s Paraprake – duke u mbajtur praktikisht “ndalim mbi ndalim”.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r Nderim Currin, i arrestuar mĂ« 09.02.2026 nĂ« bazĂ« tĂ« njĂ« urdhĂ«rarresti ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« lĂ«shuar nga Republika e ShqipĂ«risĂ«, pĂ«r njĂ« dĂ«nim prej pesĂ« vitesh burgim pĂ«r veprĂ«n penale “Vjedhje me pasoja tĂ« rĂ«nda”.

Pas arrestimit nga Policia e Kosovës në Gjakovë, ndaj Currit është caktuar masa e ndalimit 48-orësh nga Prokuroria.

Mirëpo, sipas mbrojtjes, aty nuk përfundon gjithçka.

Avokati i tij, Korab Bokshi, ka qenĂ« prezent si nĂ« momentin e ndalimit fillestar mĂ« 09.02.2026 rreth orĂ«s 22:30, ashtu edhe mĂ« 11.02.2026 rreth orĂ«s 22:30, kur – pĂ«rkundĂ«r skadimit tĂ« afatit maksimal ligjor – Prokuroria ka nxjerrĂ« njĂ« aktvendim tĂ« dytĂ« ndalimi, pa e dĂ«rguar fare tĂ« ndaluarin para gjykatĂ«s.

Madje, sipas burimeve dhe dokumentacionit që posedon Sinjali, aktvendimet kanë orë identike përfundimi dhe fillimi, duke krijuar një vazhdimësi artificiale të privimit nga liria, pa asnjë kontroll gjyqësor.

NĂ« vend qĂ« i ndaluari tĂ« nxirrej para Gjyqtarit tĂ« ProcedurĂ«s Paraprake – siç e kĂ«rkon shprehimisht Kushtetuta dhe Kodi i ProcedurĂ«s Penale – atij i Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« “xhiro” me veturĂ« policie dhe mĂ« pas Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« stacion, me njĂ« ndalim tĂ« ri.

Një praktikë e tillë nuk parashihet askund në ligj.

Mbrojtësi Korab Bokshi i është drejtuar Avokatit të Popullit, duke e cilësuar këtë veprim si mbajtje arbitrare dhe kundërkushtetuese.

Në shkresën e tij thuhet se vazhdimi i ndalimit pas kalimit të 48 orëve, pa kontroll gjyqësor, bie ndesh drejtpërdrejt me nenin 29 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Pas skadimit tĂ« afatit, çdo minutĂ« e mĂ«tejme e privimit nga liria Ă«shtĂ« e paligjshme dhe pa mbulesĂ« juridike”, thekson avokati Bokshi, duke kĂ«rkuar lirimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« klientit tĂ« tij dhe ndĂ«rprerjen e kĂ«saj gjendjeje qĂ« e quan shkelje tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« rendit kushtetues.

Sipas tij, qytetarit i është mohuar e drejta elementare për të dalë para gjykatës dhe për të kërkuar lirinë, ndërsa Prokuroria ka marrë përsipër një rol që ligji ia rezervon vetëm gjyqësorit.

Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se Curri vazhdon të mbahet në Stacionin Policor në Gjakovë.

JuristĂ« me tĂ« cilĂ«t ka kontaktuar Sinjali paralajmĂ«rojnĂ« se njĂ« praktikĂ« e tillĂ« – ndalim pas ndalimi – pĂ«rbĂ«n precedent tĂ« rrezikshĂ«m dhe e shndĂ«rron privimin nga liria nĂ« mjet administrativ, duke e pĂ«rjashtuar gjykatĂ«n nga zinxhiri i vendimmarrjes.

Rasti ngre pikëpyetje serioze mbi respektimin e garancive themelore procedurale dhe krijon frikën se qytetarët mund të mbahen në ndalim përtej afateve ligjore, vetëm përmes aktvendimeve të njëpasnjëshme të Prokurorisë.

Ngjarja ka ndodhur dje dhe pritet reagim institucional.

Sinjali do tĂ« vazhdojĂ« ta pĂ«rcjellĂ« kĂ«tĂ« rast dhe do t’ju mbajĂ« tĂ« informuar pĂ«r çdo zhvillim tĂ« ri.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Skandal juridik nĂ« GjakovĂ«: Nderim Curri mbahet pĂ«rtej 48 orĂ«ve – ndalim mbi ndalim, pa u nxjerrĂ« fare para gjykatĂ«s appeared first on Sinjali.

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Munihut

Presidentja Vjosa Osmani e ka anuluar pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Munich.

Lajmin e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltari i presidentes për media.

“Presidentja e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Vjosa Osmani, Ă«shtĂ« ftuar edhe sivjet nĂ« KonferencĂ«n e SigurisĂ« nĂ« Munich, pĂ«r çka Ă«shtĂ« shumĂ« mirĂ«njohĂ«se ndaj organizatorĂ«ve”.

“MegjithatĂ«, pĂ«r arsye tĂ« angazhimeve institucionale dhe prioriteteve qĂ« lidhen me zhvillime brenda vendit, e ka anuluar pjesĂ«marrjen”.

Konferenca do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt, ku do të marrin pjesë qindra udhëheqës botërorë, përfshirë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Kosovën do ta përfaqësojë Kryeministri, Albin Kurti dhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Munihut appeared first on Sinjali.

Konsiderohet person i rrezikshëm, Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, Liridon Hajdar Podrimja, i lindur me 1989 në Gjakovë.

I dyshuari kĂ«rkohet pĂ«r veprat penale: ‘kanosje (ndaj personit zyrtar)’, ‘mbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve’, ‘posedim i paautorizuar i narkotikĂ«ve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe aktualisht gjendet nĂ« arrati.

Bazuar në informacionet zyrtare, i njëjti konsiderohet person i rrezikshëm dhe dyshohet se mund të posedojë armë.

Policia e KosovĂ«s fton tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t qĂ«, nĂ«se kanĂ« ndonjĂ« informacion qĂ« mund tĂ« ndihmojĂ« nĂ« lokalizimin e tij, ta njoftojnĂ« PolicinĂ« pĂ«rmes numrit 192, adresĂ«s elektronike info@kosovopolice.com, aplikacionit “LajmĂ«ro PolicinĂ«â€, apo nĂ« stacionin policor mĂ« tĂ« afĂ«rt.

Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Konsiderohet person i rrezikshëm, Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi appeared first on Sinjali.

MĂ«suesi nga Nishi ndĂ«shkohet pasi mbulon grafitin “Kur ushtria tĂ« kthehet nĂ« KosovĂ«â€

NjĂ«zet e pesĂ« euro – kjo Ă«shtĂ« gjoba qĂ« aktivisti opozitar dhe mĂ«suesi pagoi, pasi “pa leje” e kishte mbuluar grafitin “Kur ushtria tĂ« kthehet nĂ« KosovĂ«â€ qĂ« ndodhet nĂ« oborrin e njĂ« shkolle fillore nĂ« juglindje tĂ« SerbisĂ«, ku ai Ă«shtĂ« i punĂ«suar.

Partia nĂ« pushtet nĂ« Serbi, Partia PĂ«rparimtare Serbe (SNS), e dĂ«noi kĂ«tĂ« veprim dhe i cilĂ«soi aktivistĂ«t e Frontit tĂ« GjelbĂ«r tĂ« MajtĂ« (ZLF) nga Nishi, tĂ« cilĂ«t morĂ«n pjesĂ« nĂ« largimin e grafitit, si “auto-shovinistĂ«â€.

Slogani nacionalist “Kur ushtria tĂ« kthehet nĂ« KosovĂ«â€ Ă«shtĂ« shkruar nĂ« mbarĂ« SerbinĂ«, ndĂ«rsa aktivistĂ«t e shoqĂ«risĂ« civile i kanĂ« larguar kĂ«to slogane edhe nĂ« vitet paraprake, duke argumentuar se njĂ« mesazh i tillĂ« pĂ«rhap jotolerancĂ« dhe nxit konflikte.

Ushtria dhe policia serbe u tërhoqën nga Kosova në verën e vitit 1999, pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila u ndërmor për shkak të krimeve të luftës që forcat serbe kishin kryer ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës.

Kallëzim anonim

“Ky grafit bĂ«n thirrje pĂ«r luftĂ« dhe konflikte. Ky mesazh na kthen nĂ« vitet ’90, nĂ« njĂ« kohĂ« kur Serbia po humbte jetĂ« tĂ« reja dhe territore”, thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« (REL) Dejan Petroviq, 54 vjeç, mĂ«sues nĂ« shkollĂ«n e Nishit “Uçitel Tasa”.

Petroviq shton se grafiti në fjalë është shkruar në oborrin e shkollës disa vite më parë dhe se ai, në disa raste, i ka sugjeruar drejtoreshës së shkollës se një mesazh i tillë nuk është i përshtatshëm dhe duhet të hiqet, por autoritetet përgjegjëse nuk kanë reaguar.

“NĂ« njĂ« moment i thashĂ« drejtoreshĂ«s se, nĂ«se ajo nuk Ă«shtĂ« nĂ« gjendje tĂ« gjejĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r ta bĂ«rĂ« kĂ«tĂ«, unĂ« do ta bĂ«ja vetĂ« me shpenzimet e mia. Ajo nuk mĂ« ndaloi, por vetĂ«m heshti. UnĂ« e kuptova kĂ«tĂ« si njĂ« shenjĂ« miratimi”, thotĂ« Petroviq.

Së bashku me kolegun e tij Rastisllav Diniq nga Fronti i Majtë i Gjelbër, të cilit i përket, Dejan Petroviq gjatë fundjavës që shkoi ai ngjyroi me ngjyrë të bardhë murin ku ishte shkruar grafiti.

Disa ditĂ« mĂ« vonĂ«, nĂ« shkollĂ« erdhĂ«n punonjĂ«s komunalĂ« tĂ« policisĂ« dhe i thanĂ« tĂ« shkonte nĂ« qendrĂ«n nĂ« Nishit tĂ« kĂ«tij shĂ«rbimi, ku do t’i dorĂ«zohej njĂ« kallĂ«zim penal.

“Mu thanĂ« se personi qĂ« kishte dorĂ«zuar kallĂ«zimin ishte njĂ« qytetar anonim qĂ« kishte bĂ«rĂ« denoncimin se unĂ« kisha pikturuar pa miratimin e drejtoreshĂ«s”, shprehet ai.

Radio Evropa e LirĂ« ka tentuar tĂ« kontaktojĂ« drejtoreshĂ«n e ShkollĂ«s Fillore “Uçitel Tasa”, Radmilla KĂ«rstiq, por ajo nuk ishte e disponueshme pĂ«r bisedĂ« dhe nuk iu pĂ«rgjigj as mesazheve SMS qĂ« iu dĂ«rguan.

Radio Evropa e LirĂ« i Ă«shtĂ« drejtuar edhe policisĂ« komunale tĂ« Nishit me pyetjen se sa kallĂ«zime penale pĂ«r tĂ« njĂ«jtin veprim janĂ« dorĂ«zuar gjatĂ« vitit 2025, si dhe nĂ«se grafitet “Kur ushtria tĂ« kthehet nĂ« KosovĂ«â€ trajtohen si pĂ«rhapje e urrejtjes, diskriminimi dhe thirrje pĂ«r konflikte, por deri nĂ« publikimin e kĂ«tij teksti nga ky institucion nuk kanĂ« kthyer pĂ«rgjigje.

Për heqjen e grafiteve nga hapësirat publike përgjegjëse janë shërbimet komunale të pushtetit lokal në Serbi, ndërsa për fasadat e objekteve private përgjegjës janë pronarët e tyre.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post MĂ«suesi nga Nishi ndĂ«shkohet pasi mbulon grafitin “Kur ushtria tĂ« kthehet nĂ« KosovĂ«â€ appeared first on Sinjali.

11:00 Histori/ 12 shkurt 1988- Përplasja e amerikanëve në Detin e Zi, një histori e Luftës së Ftohtë

MĂ« 12 shkurt 1988, nĂ« njĂ« nga episodet mĂ« tĂ« tensionuara tĂ« fazĂ«s sĂ« vonĂ« tĂ« LuftĂ«s sĂ« FtohtĂ«, kryqĂ«zori amerikan me raketa USS Yorktown dhe shkatĂ«rruesi USS Caron hynĂ« nĂ« ujĂ«rat pranĂ« gadishullit tĂ« KrimesĂ« pĂ«r tĂ« ushtruar atĂ« qĂ« Uashingtoni e quante e drejtĂ« ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« “kalimit tĂ« pafajshĂ«m” brenda deteve territoriale. Shtetet e Bashkuara synonin tĂ« sfidonin pretendimin sovjetik pĂ«r njĂ« kufi 12-milĂ«sh detar tĂ« shoqĂ«ruar me kufizime mbi lĂ«vizjen e anijeve luftarake, ndĂ«rsa doktrina amerikane pranonte kalimin pa pengesa nĂ« pĂ«rputhje me ligjin ndĂ«rkombĂ«tar.

Reagimi sovjetik erdhi shpejt dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« demonstrative. Fregatat Bezzavetnyy dhe SKR-6, pasi transmetuan paralajmĂ«rime radiofonike se kishin urdhĂ«r tĂ« ndalonin shkeljen e ujĂ«rave territoriale, u afruan dhe u pĂ«rplasĂ«n qĂ«llimisht me anijet amerikane pĂ«r t’i detyruar tĂ« ndryshonin kurs. Kontakti fizik ishte i kufizuar: Caron pothuajse nuk pĂ«soi dĂ«mtime, ndĂ«rsa Yorktown pati dĂ«mtime tĂ« lehta nĂ« trupin e anijes, pa viktima nĂ« njerĂ«z.

Incidenti pasqyroi qartĂ« konfliktin juridik dhe strategjik mes dy superfuqive. Moska kĂ«mbĂ«ngulte se anijet e huaja duhej tĂ« ndiqnin korridore tĂ« pĂ«rcaktuara pĂ«r kalim tĂ« pafajshĂ«m, ndĂ«rsa Uashingtoni e konsideronte kĂ«tĂ« kufizim tĂ« papranueshĂ«m sipas sĂ« drejtĂ«s detare ndĂ«rkombĂ«tare dhe e pĂ«rdorte lundrimin demonstrativ si pjesĂ« tĂ« programit tĂ« “pohimit tĂ« tĂ« drejtave” nĂ« ujĂ«rat e kontestuara. NĂ« thelb, pĂ«rplasja ishte njĂ« lojĂ« e rrezikshme force dhe prestigji, tipike pĂ«r rivalitetin global tĂ« kohĂ«s.

Megjithatë, pas tensionit erdhi edhe një hap drejt qetësimit. Ngjarja shtyu bisedime diplomatike që përfunduan me një deklaratë të përbashkët sovjeto-amerikane mbi rregullat e kalimit të pafajshëm, duke synuar shmangien e incidenteve të ngjashme dhe duke reflektuar klimën e kujdesshme të afrimit që do të çonte, pak vite më vonë, në fundin e Luftës së Ftohtë.

Përgatiti: L.Veizi

10:56 “TĂ« sĂ«murĂ«t me kancer, pa mjekim, krim kundĂ«r njerĂ«zimit”, Berisha sqaron fjalorin ndaj Ballukut: Sikur tĂ« thoja ‘dollapë’, mos u bĂ«ni histerikĂ«!

Last Updated on 12/02/2026 by Kesjana

Ka rinisur seanca plenare pas një ndërprerje të shkurtër për shkak të tensioneve.

Berisha: Çdo minutĂ« qĂ« kalon Ă«shtĂ« poshtĂ«rim dhe shpĂ«rfillje pĂ«r quytetarĂ«t. Kuvendi bĂ«n parzmoren e atyre qĂ« ju kanĂ« vjedhur deri nĂ« palcĂ«, pazmoren e RamĂ«s dhe Lubi Ballukut qĂ« depozituan miliardĂ« ndĂ«rsa qytetarĂ«t ndĂ«rrojnĂ« jetĂ« nĂ« spitale pa ilaçe. VetĂ«m nga Covidi pĂ«r shkak tĂ« vjedhĂ«s sĂ« RamĂ«s dhe LubisĂ« tjetĂ«r tĂ« mbi 500 mln euro nĂ« tendera, vdiqĂ«n nĂ« ShqipĂ«ri 18 mijĂ« qytetarĂ« nga 27800 qĂ« fshihte Edi Rama.
Spitalet me sëmundje më të rënda janë pa ilaçe, që përbën krime kundër njerëzimit.
Ju që u tërbuat për një fjalë që ishte nga më të përzgjedhurat në gjuhën shqipe, por sikur të thoja dollapë? Mos u bëni histerikë./kb

10:45 Takimi Erdogan-Mitsotakis/ Pas bisedimeve, vakt tradicional me mish e bakllava

Takimi mes presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, u pasua nga një tryezë zyrtare me shumë të ftuar.

Vakti mes dy liderëve, që u shërbye pas deklaratave të përbashkëta, bëri bujë në mediat e rajonit për shkak të menusë së pasur me shumë pjata tradicionale.

Vakti filloi me angjinare me salcë kerri, djathë tulum dhe gjalpë, një pjatë me patëllxhanë Imam Bajaldi, lakre me gështenja.

Mezetë vazhduan me piruhi me gjalpë, djathë arra dhe zarzavate Egjeu, si dhe një sallatë kopshti me me salcë limoni.

Pastaj në tryezë u vendosën pjatat me fileto viçi,  shoqëruar me pilaf me shafran dhe bajame dhe shparguj të pjekur në skarë. Menuja përfshinte gjithashtu urfa kebab dhe brinjë qengji, siç shkruajnë mediat greke.

Vakti përfundoi me një parfait me bajame të hidhura dhe ananas dhe një shumëllojshmëri ëmbëlsirash turke, duke përfshirë bakllava me arra dhe fistikë./kb

10:40 “KĂ«rkoni tĂ« modifikoni procedura nĂ« interesin tuaj”/ Boçi: Nallbati mungon se u godit nga policia juaj

Last Updated on 12/02/2026 by Kesjana

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në fjalën e mbajtur në Parlament tha se mazhoranca po vonon çdo gjë duke u fshehur pas procedurave.

Boçi u shpreh se socialistët po këkrojnë të modifikojnë procedurat në interesin e tyre.

Më tej, Boçi deklaroi se në sallë muyngon deputeti Nallbati për shkak se është goditur nga policia, të cilën ai e quan polici e mazhorancës.

Nënkryetari dmeokrat këkroi mbledhjen urgjente të Këshillit të Mandateve për kërkesëën e SPAK.

 

“TĂ« gjithĂ« strukeni dhe vononi çdo gjĂ« pas procedurave. Mbani nĂ« KĂ«shillin e Mandateve njĂ« kĂ«rkesĂ« tĂ« SPAK. KĂ«rkesĂ« qĂ« nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« Ă«shtĂ« imuniteti i RamĂ«s. KĂ«rkoni tĂ« modifikoni procedura nĂ« interesin tuaj.

Në këtë sallë mungon deputeti Nallbati se e ka goditur policia juaj.

RENEA arreston adoleshentĂ«, godet deputetĂ«t e opozitĂ«s. PĂ«rballĂ« Parlamentit ishin efektivĂ«t ata qĂ« iu kthyen protestuesve. Ky Parlament duhet tĂ« mbyllet dhe tĂ« mblidhet KĂ«shilli i Mandateve menjĂ«herĂ«. Justifikimi i GjykatĂ«s Kushtetuese ka rĂ«nĂ«â€, tha Boçi./kb

10:38 “Pusho moj ti pusho!”, Balla nuk pĂ«rmbahet ndaj deputetes sĂ« PD: E di unĂ« pĂ«r kĂ« punon ti! Distancohuni nga dhuna

Last Updated on 12/02/2026 by Kesjana

Pas tensioneve në Kuvend, ku deputetët e PD kanë bllokuar foltoren pasi kreu i Kuvendit Niko Peleshi i ndërpreu fjalën Sali Berishës për gjuhën e përdorur, fjalën e ka marrë kreu i grupit të PS Taulant Balla.

Mes të tjerash, ai i ka kërkuar demokratëve që të distancohen nga protestat e thirrura nga PD.
“I bĂ«j thirrje PD tĂ« distancohet nga dhuna e pĂ«rsĂ«ritur nga protestat e thirrua nga kjo parti. Çdo parti mban pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r mbarĂ«vajtjen e kĂ«tyre protestave. Ka tĂ« dyshuar tĂ« paguar, pĂ«r tĂ« kryer kĂ«to akte tensioni. PD, duhet tĂ« distancohet nga kĂ«to akte dhunĂ«, Kuvendi me urgjencĂ« duhet tĂ« shprehet nĂ« mbrojtje tĂ« punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit dhe tĂ« kĂ«rkojmĂ« nga Prokuroria tĂ« gjitha masat shtesĂ« pĂ«r paprekshmĂ«rinĂ« e uniformĂ«s sĂ« policisĂ« sĂ« shtetit. Dhe tjetra, jemi sot pak ditĂ« nga njĂ« aktakuzĂ« e turpshme
pusho moj ti pusho, se le nam”, tha ai/kb 

10:30 Ilaçet në Shqipëri/ Shehu: Mungon siguria, shumica vijnë me çanta nga jashtë

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, tha sot se çmimet e ilaçeve jo vetëm që janë rritur në mënyrë të shumëfishtë, por ky ndryshim nuk justifikon sigurinë.

I ftuar nĂ« “Syri TV”, Shehu u shpreh se medikamentet jo tĂ« sigurta janĂ« njĂ« fenomen shqetĂ«sues nĂ« ShqipĂ«ri, pasi mungojnĂ« marzhet.

Sipas deputetit, një problematikë tjetër është edhe prodhimi vendas i ilaçeve në mënyrë të pacertifikuar.

“NĂ« ShqipĂ«ri, medikamentet qĂ« vijnĂ« nuk kanĂ« siguri medikamentoze, absolutisht. NĂ« ShqipĂ«ri ka ndodhur, njĂ« fenomen i tillĂ« qĂ« tregu Ă«shtĂ« mbushur me “fake drugs”, ose medikamente jo tĂ« sigurta.

Ç’kuptojmĂ« me medikamente jo tĂ« sigurta? KuptojmĂ« medikamentet tĂ« cilĂ«t nuk janĂ« tĂ« certifikuara nga organizmat ndĂ«rkombĂ«tare, siç Ă«shtĂ« EMA evropiane apo FDA amerikane. Pra, medikamente tĂ« paçertifikuara. Dhe kjo ka ndodhur me ndryshimet ligjore qĂ« kĂ«ta bĂ«nĂ« nĂ« vitin 2014.

Janë veprimet e qeverisë tërësisht dhe nuk janë vetëm të ministrit të Shëndetësisë. Pra, deri në 2014-ën ne kishim disa marzhe sigurie që ishin vendosur në vitin 2007, me zotin Berisha. E para, asnjë medikament nuk mund të hynte në Shqipëri pa mos qenë i certifikuar nga EMA, agjencia evropiane e këtij çështje, ose FDA amerikane.

E dyta, që nuk ishin të regjistruara së paku në dy vende të Bashkimit Evropian.

Dhe e treta, nuk mjaftonte regjistrimi, por që nuk qarkullonin së paku në dy vende të Bashkimit Evropian prej dy vitesh.

Pra, ishin vendosur tre marzhe sigurimi. Marzhe sigurimi që i ka sot Kosova. Kosova nuk lejon të importohet asnjë medikament i pacertifikuar nga EMA. Në vitin 2014, këta rrëzuan marzhet e sigurimit dhe hapën dyert për medikamente të pacertifikuara, pra të pasigurta, që u futën në Shqipëri. Pse? Për klientelizëm. Për të futur medikamente nga Serbia, për të futur medikamente nga vende të tjera të pacertifikuara, thjesht për klientelizëm dhe për përfitime korruptive në kurriz të shëndetit të njerëzve. Kjo është e vërteta.

Kjo bëri që tregu shqiptar të mbushet me këto medikamente. Dhe këto u vunë në listën e rimbursimit në zgjedhjet e para. Qytetarët shqiptarë, të cilët do kërkojnë medikamente të sigurta, ata i detyronin të merrnin medikamente të parimbursuara. Pra, medikamente që paguheshin me çmim të madh. Pra, në këtë mënyrë, automatikisht u shtuan shpenzimet dhe çmimet e medikamenteve për medikamentet e sigurta. Së treti, kjo ka krijuar një fenomen. 30% e medikamenteve që konsumohen në Shqipëri, vijnë me çanta nga jashtë. Një pjesë vijnë për përdorim personal, ja dërgon djali prindit, vëllai vëllait, një pjesë janë kontrabanda. Pra, kjo mënyrë, ka stimuluar kontrabandën. Kontrabanda simulon, përveç se është një shkelje ligjore, stimulon edhe ajo pasigurinë se nuk dihet çfarë sjell kontrabanda, dhe e dyta rrit çmimin, që e paguan qytetari.

Pra, qytetarĂ«t paguajnĂ« çmime shumĂ« mĂ« tĂ« larta sot nĂ« ShqipĂ«ri. Dhe thelbi i kĂ«saj Ă«shtĂ« se shteti hoqi marzhet e sigurisĂ«. KompanitĂ« e mĂ«dha janĂ« larguar sot nga ShqipĂ«ria duke lĂ«nĂ« boshllĂ«qe tĂ« mĂ«dha nĂ« sigurinĂ« medikamentoze nĂ« ShqipĂ«ri. Ky Ă«shtĂ« problemi i parĂ« i madh. Problemi i dytĂ« i madh qĂ« ka farmaceutika shqiptare Ă«shtĂ« numri i vogĂ«l i principeve aktive tĂ« regjistruara. ËshtĂ« shumĂ« i vogĂ«l. 430, Ă«shtĂ« shumĂ« i vogĂ«l. Kur normalisht ai duhet tĂ« jetĂ« rreth 3000. Kjo krijon njĂ« rritje çmime artificiale. Sepse ata tĂ« cilĂ«t kĂ«rkojnĂ« tĂ« sigurojnĂ« medikamente qĂ« nuk janĂ« tĂ« regjistruar nĂ« ShqipĂ«ri si principe aktive, detyrohen tĂ« sjellin nga jashtĂ« apo tĂ« vijnĂ« kontrabandĂ«. Pra, paguajnĂ« nga xhepi sasi tĂ« mĂ«dha. TjetĂ«r problem Ă«shtĂ« problemi i prodhimit vendas.

Edhe prodhimi vendas Ă«shtĂ« i pacertifikuar. Nuk po bĂ«het asnjĂ« pĂ«rpjekje e qeverisĂ« pĂ«r tĂ« detyruar prodhimin vendas pĂ«r tĂ« mbushur standartet evropiane. PĂ«r mua kjo Ă«shtĂ« nĂ« dĂ«m jo vetĂ«m tĂ« pacientit, por Ă«shtĂ« dĂ«m edhe i prodhimit vendas”,-tha Shehu./Kb

10:25 Shehaj ‘shpĂ«rthen’ nĂ« Kuvend: Nxirrni dosjen e Belinda Ballukut, tĂ« dinĂ« shqiptarĂ«t se me kĂ« vodhi

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj i bëri thirrje Kuvendit që të bëjë publike dosjen për çështjen e Belinda Ballukut. Ai pohoi nga Kuvendi se maxhoranca po mbron të korruptuarit, ndërsa kërkoi që të vihet në dispozicion dosja në fjalë.

Shehaj: Kemi një muaj që keni marrë dosjen e Ballukut dhe nuk na e keni dërguar.
Ajo dosje nĂ« kĂ«tĂ« Kuvend thuajse nuk ekziston. Po mbroni njĂ« tĂ« korruptuar, po mbroni me postin tuaj korrupsioni. Kjo Ă«shtĂ« e pa pranueshme. KĂ«rkojmĂ« qĂ« sa mĂ« shpejt tĂ« vihet nĂ« dispozicion dosja, jo si nder por sepse na takon. Ndryhse do t’i drejtohemi GJK dhe turpi do mbetet mbiu ju. Jeni i vetmi kryetar Kuvendi qĂ« keni fshehur dosje tĂ« kĂ«tij kalibri. ShqiptarĂ«t duhet tĂ« dinĂ« si dhe me kĂ« ka vjedhur Belinda Balluku.
Cilat janë përgjegjësitë e Ballukut, qeverisë apo edhe opozitës nëse ka ./kb

10:15 PĂ«rpjekjet pĂ«r kontroll shtetĂ«ror/ Rusia bllokon shĂ«rbimin e mesazheve nĂ« “WhatsApp”

Rusia ka vendosur tĂ« bllokojĂ« shĂ«rbimin e mesazheve nĂ« applikacionin e komunikimit “WhatsApp”, gjĂ« qĂ« konfirmohet edhe nga kompania bazĂ« “Meta”.

Lëvizja vjen mes shqetësimeve se Kremlini po kërkon më shumë kontroll shtetëror përmes aplikacioneve të mesazheve, në një përpjekje për të shtyrë përdoruesit drejt aplikacionit të saj të komunikimit të sponsorizuar nga shteti.

Kompania nuk zbuloi më shumë detaje se në çfarë mase përpjekja pati sukses ose çfarë masash u ndërmorën për të bllokuar aplikacionin.

 “PĂ«rpjekja pĂ«r tĂ« izoluar mbi 100 milionĂ« pĂ«rdorues nga komunikimi privat dhe i sigurt Ă«shtĂ« njĂ« hap prapa dhe mund tĂ« çojĂ« vetĂ«m nĂ« mĂ« pak siguri pĂ«r njerĂ«zit nĂ« Rusi. Ne vazhdojmĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka qĂ« mundemi pĂ«r t’i mbajtur pĂ«rdoruesit tĂ« lidhur”,-tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i “WhatsApp” duke folur pĂ«r median prestigjoze “The Guardian”.

Ky veprim pĂ«rputhet me qĂ«llimin e Kremlinit pĂ«r tĂ« arritur njĂ« “internet sovran”, njĂ« hapĂ«sirĂ« ??online tĂ« shkĂ«putur nga teknologjia perĂ«ndimore dhe ndikimi i huaj dhe mĂ« tĂ« prekshme ndaj kontrollit shtetĂ«ror./Kb

10:00 Çarls Darvin, arkitekti i heshtur i jetĂ«s

MĂ« 12 shkurt 1809, lindi Çarls Darvin, shkencĂ«tar anglez i cili vdiq mĂ« 19 prill 1882

Përgatiti: Leonard Veizi

NĂ«n qiellin e Shrewsbury-t, nĂ« agimin e njĂ« epoke qĂ« kĂ«rkonte pĂ«rgjigje tĂ« reja pĂ«r misteret e vjetra tĂ« botĂ«s, mĂ« 12 shkurt 1809 lindi njĂ« djalĂ« i heshtur, i cili do tĂ« ndryshonte pĂ«rgjithmonĂ« mĂ«nyrĂ«n se si njeriu e shihte veten dhe vendin e tij nĂ« univers: Çarls Darvini. Ai nuk lindi pĂ«r tĂ« qenĂ« njĂ« profet me zĂ« tĂ« lartĂ« apo njĂ« udhĂ«heqĂ«s turmash; ai ishte, nĂ« thelb, njĂ« vĂ«zhgues i pĂ«rulur i natyrĂ«s, njĂ« shpirt i magjepsur pas imtĂ«sive qĂ« tĂ« tjerĂ«t i shkelnin me kĂ«mbĂ«. NdĂ«rsa bota pĂ«rreth tij rendte drejt industrializimit, Darvini qĂ«ndronte i pĂ«rkulur mbi fletore, fosile dhe mikroskop, duke deshifruar me njĂ« durim pothuajse mistik alfabetin e jetĂ«s. Ai nuk mblidhte thjesht gurĂ« apo insekte; ai po mblidhte me kujdes provat e njĂ« tĂ« vĂ«rtete monumentale qĂ«, sapo tĂ« artikulohej, do tĂ« trondiste themelet e shekujve dhe do tĂ« rishkruante historinĂ« e krijimit



Çarls Robert Darvini nuk erdhi nĂ« kĂ«tĂ« botĂ« si njĂ« rebel i zhurmshĂ«m qĂ« kĂ«rkonte tĂ« rrĂ«zonte altarĂ«t e kohĂ«s me fjalime tĂ« zjarrta; pĂ«rkundrazi, ai ishte njĂ« shpirt i tĂ«rhequr, njĂ« njeri qĂ« gjeti strehĂ« nĂ« heshtjen e laboratorit tĂ« tij dhe nĂ« “dĂ«shminĂ« memece” tĂ« fosileve qĂ« kishin pritur miliona vjet pĂ«r t’u dĂ«gjuar. MegjithatĂ«, pas kĂ«saj qetĂ«sie tĂ« jashtme dhe sjelljes prej xhentĂ«lmeni anglez, po piqej njĂ« stuhi intelektuale qĂ« do tĂ« shembte muret e vjetra tĂ« dogmave mesjetare. Ai e kuptoi se natyra nuk ishte njĂ« skenĂ« statike, por njĂ« proces i gjallĂ«, njĂ« “pemĂ« e jetĂ«s” ku çdo degĂ«zim ishte dĂ«shmi e njĂ« lufte tĂ« heshtur pĂ«r mbijetesĂ«. Kurajon e tij intelektuale ai nuk e shfaqi nĂ« debate publike, por nĂ« guximin pĂ«r tĂ« ndjekur faktet deri nĂ« fund, edhe kur ato e çonin drejt pĂ«rfundimeve qĂ« do tĂ« pĂ«rmbysnin rendin e vendosur tĂ« botĂ«s viktoriane.

Udhëtimi drejt enigmës

Rinia e tij nuk premtonte mjekĂ«si, por aventura. Mbi kuvertĂ«n e anijes “Beagle”, gjatĂ« njĂ« udhĂ«timi pesĂ«vjeçar, Darvini nuk pa thjesht ishuj dhe dete; ai pa kohĂ«n duke punuar mbi gjallesat. Nga bregdetet e AmerikĂ«s sĂ« Jugut te vĂ«zhgimet gjeologjike qĂ« mbĂ«shtetnin tezat e Lyell-it, ai mblodhi copĂ«zat e njĂ« mozaiku gjigant.

NĂ« vitin 1838, ai kishte nĂ« dorĂ« fillin e AriadnĂ«s: PĂ«rzgjedhjen Natyrore. Por, i vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r peshĂ«n e zbulimit tĂ« tij, ai e mbajti kĂ«tĂ« “sekret revolucionar” tĂ« mbyllur nĂ« sirtarĂ«t e mendjes pĂ«r dekada, duke pritur qĂ« faktet tĂ« ishin po aq tĂ« pamposhtura sa vetĂ« e vĂ«rteta.

Dita kur Bota Ndryshoi

Ishte njĂ« vjeshtĂ« qĂ« do tĂ« mbetej nĂ« histori. Me botimin e kryeveprĂ«s “Mbi OrigjinĂ«n e Specieve”, Darvini i dha njerĂ«zimit njĂ« pasqyrĂ« tĂ« re. Ai guxoi tĂ« orientohej drejt zgjidhjes sĂ« enigmĂ«s sĂ« ekzistimit, duke e zhveshur prejardhjen tonĂ« nga miti dhe duke e veshur me petkun e shkencĂ«s.

“Nuk ishte thjesht njĂ« libĂ«r; ishte njĂ« kĂ«rcĂ«nim shpĂ«rbĂ«rĂ«s pĂ«r botĂ«n profane dhe paranoje tĂ« kohĂ«s.”

Ai vërtetoi se ne nuk jemi ishuj të izoluar, por degë të të njëjtës pemë gjigante të jetës. Ashtu si Galileo dhe Njutoni riformatuan universin fizik, Darvini transformoi universin tonë biologjik.

Profeti i Izoluar

Thonë se Darvini vuante nën peshën e ideve të veta. Një njeri që i shmangej dritës së publikut, ai u përball me sfidat e shëndetit ndërsa bota jashtë ziente nga debatet. Edhe kur Alfred Russel Wallace i dërgoi një ese me ide pothuajse identike, Darvini tregoi madhështinë e një shkencëtari të vërtetë, duke pranuar bashkëpunimin që do të vuloste teorinë e evolucionit.

Ai nuk u ndal me origjinën e specieve. Me pendën e tij, ai eksploroi emocionet, seleksionimin seksual dhe deri te roli modest, por jetik i krimbave të tokës, duke treguar se në natyrë, asgjë nuk është e parëndësishme.

Prehja mes Gjigantëve

MĂ« 19 prill 1882, ky vĂ«zhgues i palodhshĂ«m mbylli sytĂ« nĂ« Downe. Por bota nuk mund ta linte nĂ« harresĂ«. NĂ« njĂ« akt tĂ« rrallĂ« nderimi, Çarls Darvini u pĂ«rcoll pĂ«r nĂ« banesĂ«n e fundit me njĂ« funeral shtetĂ«ror nĂ« Westminster Abbey.

Sot, ai pushon pranĂ« Isaac Newton-it dhe John Herschel-it—njĂ« trinitet mendjeje qĂ« ndryshoi rrjedhĂ«n e historisĂ« njerĂ«zore. Teoria e tij mbetet koncepti qendror i biologjisĂ«, njĂ« dritĂ« qĂ« vazhdon tĂ« udhĂ«heqĂ« gjenetistĂ«t dhe mikrobiologĂ«t e sotĂ«m drejt horizonteve tĂ« reja.

10:00 Trafik armësh dhe droge nga veriu në jug, goditet grupi kriminal në Elbasan

Elbasan – Pas disa javĂ«sh hetimesh intensive, Policia e Shtetit, nĂ« bashkĂ«punim me ForcĂ«n e Posaçme Operacionale, finalizoi me sukses operacionin policor tĂ« koduar “Jug & Veri”, duke goditur njĂ« grup kriminal qĂ« dyshohet se transportonte dhe shiste sasi tĂ« konsiderueshme lĂ«ndĂ« narkotike dhe armĂ« nĂ« disa qytete tĂ« vendit, nga veriu nĂ« jug.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Si rezultat i ndërhyrjes në unazën e qytetit të Elbasanit, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga tre persona, të dyshuar për trafikim lëndësh narkotike dhe armësh:

A. G., 31 vjeç

E. Q., 29 vjeç

F. P., 35 vjeç

Gjithashtu, pas veprimeve hetimore të mëtejshme, u ndalua edhe shtetasi M. M., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se kishte vënë në dispozicion automjetin e tij për transportimin e lëndës narkotike.

Nga hetimet ka rezultuar se ky grup kriminal siguronin dhe transportonin sasi të konsiderueshme Cannabis Sativa, me qëllim shpërndarjen dhe shitjen në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe trafikimin e saj jashtë territorit të vendit.

GjatĂ« ndĂ«rhyrjes, drejtuesi i automjetit A. G. ka kundĂ«rshtuar punonjĂ«sit e PolicisĂ« dhe, gjatĂ« tentativĂ«s pĂ«r t’u larguar, ka dĂ«mtuar mjetin e shĂ«rbimit. Nga kontrolli nĂ« automjetin e tij dhe pasagjerin E. Q., u gjet dhe u sekuestrua njĂ« armĂ« zjarri tip kallashnikov me 32 fishekĂ« luftarakĂ«, e cila dyshohet se do tĂ« trafikohej.

NdĂ«rkohĂ«, nĂ« automjetin tip “Volkswagen Golf”, me drejtues F. P., u gjetĂ«n dhe u sekuestruan 41 kg lĂ«ndĂ« e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila dyshohet se do tĂ« transportohej drejt PikĂ«s sĂ« Kalimit Kufitar QafĂ« ThanĂ«.

Si prova materiale, specialistët sekuestruan gjithsej:

41 kg Cannabis Sativa

1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak

2 automjete

2 aparate celularë

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Elbasan pĂ«r veprat penale: “Trafikimi i narkotikĂ«ve”, “Trafikimi i armĂ«ve dhe municionit”, “KundĂ«rshtimi i punonjĂ«sit tĂ« policisĂ«â€, “ShkatĂ«rrimi i pronĂ«s” dhe “Shkelja e rregullave tĂ« qarkullimit rrugor”./kb

❌