Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Protesta/ Policia thotë se 16 efektivë përfundojnë te Trauma, PD: Në spital s’ka asnjë oficer!

Partia Demokratike dhe Policia e Shtetit kanë dalë me dy deklarata ta ndryshme, në lidhje me protestën e mbajtur këtë pasdite te kryeministria dhe revoltën që kjo e fundit shkaktoi. Policia në një deklaratë zyrtare u shpreh se si pasojë e molotovëve të hedhur gjatë protestës, 16 efektivë kanë pësuar djegie dhe janë transportuar në […]

The post Protesta/ Policia thotë se 16 efektivë përfundojnë te Trauma, PD: Në spital s’ka asnjë oficer! appeared first on BoldNews.al.

Protesta e PD-së/ Lapaj: Nuk besoj te tubimet turistike! Ramën e rrëzojmë vetëm nëse heqim logot politike

Adriatik Lapaj deklaroi pas protestës së Partisë Demokratike dhe fjalimit të Sali Berishës, se beteja kundër kryeministrit Edi Rama nuk fitohet me protesta të përkohshme. Në një prononcim për “Studio24”, nga sheshi para kryeministrisë, Lapaj u shpreh se lëvizja që ai përfaqëson ndodhet prej 65 ditësh në protestë të pandërprerë dhe se që në fillim […]

The post Protesta e PD-së/ Lapaj: Nuk besoj te tubimet turistike! Ramën e rrëzojmë vetëm nëse heqim logot politike appeared first on BoldNews.al.

Lëkundje tërmeti në Kukës, epiqendra dhe magnituda

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Kukësit. Sipas raportimeve epiqendra e tërmetit është në në zonën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, por lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë dhe Kukës. Mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 4.8 ballë, ndërsa si pasojë nuk raportohet për dëme në njerëz apo […]

The post Lëkundje tërmeti në Kukës, epiqendra dhe magnituda appeared first on BoldNews.al.

Policia tërheq zvarrë protestuesin/ Gazetarja nxjerr PAMJET: Torturë! Avokati i Popullit mos rrijë inekzistent

Gazetarja, Glidona Daci, ka publikuar disa pamje nga protesta e mbajtur këtë të martë te Kryeministria. Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, shihen disa punonjës të policisë, të cilët tërheqin zvarrë nëpër rrugë protestuesin, pamje që sipas gazetares nuk janë arrestime por torturë. Ajo ka kërkuar që Avokati i Popullit, Endri Shabani, mos të […]

The post Policia tërheq zvarrë protestuesin/ Gazetarja nxjerr PAMJET: Torturë! Avokati i Popullit mos rrijë inekzistent appeared first on BoldNews.al.

Ofensiva për çështjen Balluku/ Ambasada e SHBA-së ‘shuplakë’ Ramës: Të respektohet pavarësia e gjyqësorit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Edi Ramës i cili paralajmëroi ndryshime në legjislacion për mbrojtjen e Ballukut, ndërsa shtoi se Parlamenti nuk ka asnjë ngut për të kaluar në shqyrtim kërkesën e SPAK për arrestimin e saj. Në një prononcim për News 24, Ambasada […]

The post Ofensiva për çështjen Balluku/ Ambasada e SHBA-së ‘shuplakë’ Ramës: Të respektohet pavarësia e gjyqësorit appeared first on BoldNews.al.

Protesta e PD-së jehonë në mediat e huaja/ ‘Korrupsioni në qeverinë Rama rrezik për integrimin në BE’

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës së tretë kombëtare të Partisë Demokratike, të mbajtur këtë të martë te Kryeministria dhe Parlamenti, kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe skandaleve që e kanë përfshirë së fundmi atë. Associated Press, Reuters, The Telegraph dhe Washington Post shkruajnë se mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në kryeqytetin […]

The post Protesta e PD-së jehonë në mediat e huaja/ ‘Korrupsioni në qeverinë Rama rrezik për integrimin në BE’ appeared first on BoldNews.al.

Sali Berisha njofton protestën e radhës

Kryedemokrati, Sali Berisha ka folur për mediat, në mbyllje të protestës së mbajtur këtë të martë, fillimisht te Kryeministria dhe më pas te Parlamenti, ku nuk munguan tensionet, molotovët e flakadanët. Në mbyllje të protestës, nga selia blu, Berisha deklaroi se më 20 shkurt Partia Demokratike do të protestojë sërish kundër qeverisë së Ramës dhe […]

The post Sali Berisha njofton protestën e radhës appeared first on BoldNews.al.

Tym e flakë në Tiranë/ Çfarë ndodhi në protestën e PD-së, të plagosur qytetarë dhe efektivë policie

Partia Demokratike mbajti pasditen e kësaj të marte (10 shkurt 2026), protestën e tretë kombëtare para Kryeministrisë, për të kërkuar largimin e Edi Ramës, pas skandaleve që përfshinë qeverinë e tij. Protesta nisi fillimisht në mënyrë paqësore në orën 17:00, ku 6 përfaqësues të Partisë Demokratike morën fjalën, mes të cilëve edhe kryedemokrati, Sali Berisha. […]

The post Tym e flakë në Tiranë/ Çfarë ndodhi në protestën e PD-së, të plagosur qytetarë dhe efektivë policie appeared first on BoldNews.al.

Molotovët te Parlamenti, përfshihet nga flakët një makinë dhe 4 policë

Protestuesit, pas zhvendosjes nga Kryeministria, kanë mbërritur tek Parlamenti, ku situata ka shpërthyer në tensione. Disa prej tyre kanë hedhur molotov dhe flakadanë, duke shkaktuar zjarr dhe përplasje me efektivët e policisë. Sakaq si pasojë e breshërisë së molotovëve një makinë që ndodhej e parkuar është përfshirë nga flakët, ndërsa gjithashtu kanë pësuar djegie edhe […]

The post Molotovët te Parlamenti, përfshihet nga flakët një makinë dhe 4 policë appeared first on BoldNews.al.

Hipokrizia e BSH-së me uljen e kredive/ Si u pagua “suksesi” me jetët dhe pronat e shqiptarëve

Banka e Shqipërisë u krenua sot publikisht me një nga treguesit më të cituar të stabilitetit financiar, rënien drastike të kredive me probleme nga rreth 25% në shtator 2014 në 3.8% në dhjetor 2025. Sipas institucionit, ky është një sukses i madh që dëshmon shëndetin e sistemit bankar dhe forcimin e mbikëqyrjes financiare në vend. Në […]

The post Hipokrizia e BSH-së me uljen e kredive/ Si u pagua “suksesi” me jetët dhe pronat e shqiptarëve appeared first on BoldNews.al.

Protesta e PD-së/ Adriatik Lapaj zhvendoset sërish nga sheshi para Kryeministrisë

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe grupi i tij i protestuesve janë zhvendosur sërish nga vendqëndrimi i zakonshëm para Kryeministrisë për shkak të protestës së thirrur këtë pasdite nga Sali Berisha. Ky është një skenar i ngjashëm me atë të herëve të tjera të protestave kombëtare të PD, ku Lapaj i ka lënë hapsirë […]

The post Protesta e PD-së/ Adriatik Lapaj zhvendoset sërish nga sheshi para Kryeministrisë appeared first on BoldNews.al.

Berisha mbërrin te Kryeministria/ Nis protesta, ja kush përfaqësues do të marrin fjalën

Kryedemokrati, Sali Berisha ka mbërritur në protestën e thirrur këtë pasdite nga vetë PD, te Kryeministria, ku kërkohet largimi i Edi Ramës. Ai është nisur nga Selia Blu dhe u është bashkuar dhjetëra mbështetësve të cilët janë mbledhur në shesh. Ndërkohë sipas raportimeve në protestën e sotme do të jenë gjashtë përfaqësues që do të […]

The post Berisha mbërrin te Kryeministria/ Nis protesta, ja kush përfaqësues do të marrin fjalën appeared first on BoldNews.al.

“Rama o diktator”/ Mesazhet e qytetarëve nga protesta te Kryeministria (FOTO)

Qyterarët janë mbledhur këtë pasdite para Kryeministrisë, aty ku është thirrur protesta nga Partia Demokratike, kundër qeverisë së Edi Ramës. Mes reshjeve të shiut, ata janë mbledhur me çadra para godinës qeveritare, ndërsa nuk kanë munguar dhe pankartat me mesazhe pikante, përmes së cilave qytetarët shprehin revoltën e tyre. “Rama ti je një diktator”, “Rama […]

The post “Rama o diktator”/ Mesazhet e qytetarëve nga protesta te Kryeministria (FOTO) appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi/ Djathi “Erzeni” i mykur në supermarketin “Xhangolli”, AKU fle gjumë

Një denoncim është publikuar së fundmi në lidhje me produktet e bulmetit të kompanisë “Erzeni” të shitura në supermarketin “Xhangolli”. Sipas një qytetari, djathi i dhisë “Erzeni”, i cili kishte afat skadence deri më 17 prill ishte i prishur dhe me shenja të dukshme myku, edhe pse jemi ende në muajin shkurt. Qytetari shprehet se […]

The post Denoncimi/ Djathi “Erzeni” i mykur në supermarketin “Xhangolli”, AKU fle gjumë appeared first on BoldNews.al.

Mashtrimi me taksën për arsimin në Tiranë/ Nga 17 shkolla të premtuara ndërtohen vetëm 9

Pas përfundimit zyrtar (në fund të vitit 2025), taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore në Bashkinë Tiranë mbyllet me një bilanc të paplotë. Nga 17 shkolla të reja të premtuara për t’u ndërtuar me të ardhurat e kësaj takse, janë realizuar vetëm 9, ndërsa 8 të tjera mbeten të parealizuara. Të dhënat zyrtare nga Bashkia […]

The post Mashtrimi me taksën për arsimin në Tiranë/ Nga 17 shkolla të premtuara ndërtohen vetëm 9 appeared first on BoldNews.al.

Protesta te Kryeministria/ Boçi: Rama i kapur me presh në duar! Ja synimi i PD-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka deklaruar pak para protestës së thirrur këtë pasdite te Kryeministria, se ‘Edi Rama është i kapur me presh në duar.’ Sipas tij, përpos skandaleve të publikuara deri më tani, Rama ka afera të tjera ku përfshihet ai dhe rrethi i tij i ngushtë, dhe paratë e vjedhura përdoren […]

The post Protesta te Kryeministria/ Boçi: Rama i kapur me presh në duar! Ja synimi i PD-së appeared first on BoldNews.al.

Protesta e PD-së/ 1300 efektivë në terren, blindohet Kryeministria, vendosen autobotë me ujë

Mbi 1300 efektivë policie janë angazhuar në terren pasditen e kësaj të marte, teksa pritet të mbahet protesta e thirrur nga opozita para Kryeministrisë. Sipas raportimeve një kordon policie do të jetë në perimetrin e kryeministrisë, ndërsa nëse do të jetë skenari i protestës së kaluar, policia do të zhvendoset edhe përpara Parlamentit. Sakaq në […]

The post Protesta e PD-së/ 1300 efektivë në terren, blindohet Kryeministria, vendosen autobotë me ujë appeared first on BoldNews.al.

Degradimi i e-Albania/ AmCham ngre alarmin: Rrezik serioz për bizneset dhe sigurinë kombëtare

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka ngritur alarmin në lidhje me kolapsin e krijuar me sistemet dixhitale qeveritare, duke deklaruar se mosfunksionimi dhe paqëndrueshmëria e platformës e-Albania dhe shërbimeve të administruara nga AKSHI po shkaktojnë pasoja serioze për bizneset, qytetarët dhe ekonominë e vendit. Sipas AmCham, ndërprerjet e vazhdueshme, bllokimi i shërbimeve dhe […]

The post Degradimi i e-Albania/ AmCham ngre alarmin: Rrezik serioz për bizneset dhe sigurinë kombëtare appeared first on BoldNews.al.

Tensionet për projektin ‘TID’/ Shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Durrës

Përplasjet e regjistruara paraditen e kësaj të marte mes banorëve të Durrësit dhe këshilltarëve bashkiakë të qytetit ka bërë që mbledhja e këtyre të fundit të shtyhet për një moment të dytë. Sipas raportimeve, këshilltarët e mazhorancës kanë shtyrë për mbledhjen e radhës projektvendimin për dhënien e bonusit të qirasë për familjet që shpronësohen dhe […]

The post Tensionet për projektin ‘TID’/ Shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Paralajmërimi i Ramës/ PS nuk humb kohë, nis ndryshimet për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese u nda 4 me 4 duke mos e dhënë një vendim për kërkesën e qeverisë nëse kërkesa e SPAK për pezullimin e Belinda Ballukut ishte ndërhyrje në punët e ekzekutivit, kryeministri Edi Rama të Hënën paralajmëroi se “grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion”. Ndërkohë […]

The post Paralajmërimi i Ramës/ PS nuk humb kohë, nis ndryshimet për mbrojtjen e ministrave nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

❌