Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Programeri legjendar bashkohet me startup-in miliardësh të Mira Muratit

Një programer i njohur, Neal Wu, ka punuar moti në heshtje për Thinking Machines Lab, startup-in e Inteligjencës Artificiale të themeluar nga ish-drejtoresha kryesore e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati.

Wu është fitues tre herë i medaljes së artë në një Olimpiadë Ndërkombëtare të Programimit dhe një nga anëtarët themelues të startup-it të kodimit Al Cognition, i cili vlerësohet në 10 miliardë dollarë. Ai është gjithashtu vëllai i madh i Scott Wu, CEO dhe bashkëthemelues i Cognition, shkruan Business Insider.

Ky veprim tregon se Thinking Machines Lab, me një vlerë mbi 10 miliardë dollarë, vazhdon të tërheqë talente të shquara.

Nuk është e qartë cili është pozicioni i saktë i Neal Wu në startup, por profili i tij në LinkedIn tregon se ai ka punuar si bashkëthemelues dhe këshilltar për “diçka të re” që nga janari i vitit 2025, afërsisht në kohën kur u lansua startup-i i Muratit.

Ndërkohë, stafi i lartë i Thinking Machines Lab ka pësuar ndryshime gjatë muajve të fundit. Në janar, drejtori teknologjik, Barret Zoph, së bashku me dy anëtarë të tjerë themelues, u rikthyen papritur te OpenAI.

Raportohet se Thinking Machines Lab ka një staf të fortë, me punonjës që vijnë nga laboratorë të njohur të AI, si OpenAI dhe Meta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Programeri legjendar bashkohet me startup-in miliardësh të Mira Muratit appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Pas armës dhe kërcënimeve, i gjendet edhe drogë në shtëpi – kapet me mbi 40 gram marihuanë Lirim Tusha në Soponicë

Një tjetër zhvillim serioz është shënuar në rastin e të riut nga Kaçaniku, Lirim Tusha, i cili tashmë ishte arrestuar për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Më 05.02.2026, rreth orës 09:00, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) – Ferizaj është njoftuar nga Njësiti i Forenzikës Rajonale të DRP Ferizaj se gjatë ekzaminimit të provave materiale në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Soponicë të Kaçanikut, janë hasur mbetje të substancës së dyshuar narkotike – marihuanë.

Kontrolli është vazhduar edhe gjatë mëngjesit, ku nën stufë në sallonin e shtëpisë është gjetur një kavanoz qelqi i mbushur me marihuanë.

Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është iniciuar rast i veçantë për veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”, ndërsa i dyshuari është intervistuar edhe për këtë pjesë të rastit.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: Një sasi marihuane me peshë 4.6 gram, një kavanoz qelqi me marihuanë, me peshë totale 37.4 gram, një peshore (markë Gorenje), me kapacitet matës nga 0 deri në 10 kilogramë

Lirim Tusha tashmë ndodhet në ndalim për rastet paraprake që lidhen me armëmbajtje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave.

Burimet janë të besueshme, nga strukturat e afërta me hetimin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Pas armës dhe kërcënimeve, i gjendet edhe drogë në shtëpi – kapet me mbi 40 gram marihuanë Lirim Tusha në Soponicë appeared first on Sinjali.

Negociatat me Rusinë, Zelensky: Takimi i ardhshëm trepalësh mund të zhvillohet në SHBA

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë mbrëmjen e sotme (5 shkurt) sinjale të forta për një zhvendosje të mundshme të qendrës së negociatave të paqes. Në fjalimin e tij të përnatshëm drejtuar kombit, Zelensky bëri me dije se raundi tjetër i takimeve diplomatike ka shumë gjasa të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky njoftim vjen menjëherë pas përfundimit të një raundi intensiv bisedimesh që u mbajt gjatë dy ditëve të fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku në tryezë u ulën delegacionet e Ukrainës, Rusisë dhe ndërmjetësuesit nga Shtetet e Bashkuara.

Kreu i shtetit ukrainas konfirmoi se ka marrë informacionet e para nga ekipi negociator, por theksoi se natyra e bisedimeve është tepër sensitive për t’u diskutuar përmes linjave telefonike.

“Sot mora një raport nga ekipi ynë negociator pas dy ditësh takimesh. Megjithatë, pres që ekipi të kthehet në Kiev për të më ofruar një raport gjithëpërfshirës personalisht, pasi shumë aspekte nuk mund të diskutohen në mënyrë të mjaftueshme ose të sigurt në telefon,” u shpreh Zelensky.

Hapi i radhës, Uashingtoni?

Pavarësisht rezervave për detajet specifike, Zelensky konfirmoi se procesi diplomatik nuk është ndalur.

“Ajo që mund të thuhet tashmë është se takime të mëtejshme janë planifikuar në të ardhmen e afërt, dhe ndoshta vendtakimi do të jetë në Shtetet e Bashkuara,” përfundoi ai, duke hapur një kapitull të ri në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Negociatat me Rusinë, Zelensky: Takimi i ardhshëm trepalësh mund të zhvillohet në SHBA appeared first on Sinjali.

Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij të parë ka parandaluar shpërthimin e tre luftërave bërthamore dhe u lavdërua për rindërtimin e fuqisë ushtarake dhe arsenalit bërthamor të Shteteve të Bashkuara.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i fuqishëm në botë. Gjatë mandatit tim të parë, unë kam rindërtuar plotësisht ushtrinë tonë, përfshirë kryesisht kokat e reja dhe të rinovuara bërthamore. Kam themeluar gjithashtu Forcat Hapësinore dhe tani po vazhdojmë të rindërtojmë ushtrinë në nivele që nuk janë parë më parë. Po i shtojmë ushtrisë edhe anije luftarake, të cilat janë 100 herë më të fuqishme se ato që kanë lundruar në detet gjatë Luftës së Dytë Botërore – Iowa, Missouri, Alabama dhe të tjera”, shkroi 79-vjeçari.

Ai shtoi se ka parandaluar shpërthimin e luftërave bërthamore midis Pakistanit dhe Indisë, Iranit dhe Izraelit, si dhe Rusisë dhe Ukrainës.

“Në vend të zgjatjes së marrëveshjes New START, e cila është negociuar keq nga Shtetet e Bashkuara dhe, mbi të gjitha, po shkelet në mënyrë të egër, ne duhet të angazhojmë ekspertët tanë bërthamorë për të punuar në një marrëveshje të re, të përmirësuar dhe të modernizuar që mund të zgjasë gjatë në të ardhmen. Faleminderit për vëmendjen ndaj këtij çështjeje!”, shtoi Trump.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur ka skaduar marrëveshja “New START” midis SHBA-së dhe Rusisë, e cila ishte e fundit në fuqi që kufizonte arsenalet strategjike bërthamore të të dyja vendeve. Marrëveshja, e nënshkruar në vitin 2010, kufizon numrin e kokave bërthamore strategjike të vendosura dhe parashikon inspektime dhe shkëmbim të të dhënave. Megjithatë, marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Sipas analistëve, mbetet e pasigurt nëse Uashingtoni dhe Moska do të arrijnë të bien dakord për një kornizë të re për kontrollin e armëve bërthamore pas skadimit të marrëveshjes “New START”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore appeared first on Sinjali.

Aktivizohen njësitë policore për arrestimin e të dyshuarit që tentoi ta vras babin në Deçan

Një rast i rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Deçan, ku dyshohet se një person ka goditur me sëpatë babanë e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës është aktivizuar për kapjen e të dyshuarit në Isniq të Deçanit, i cili dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta babanë e tij.

Lidhur me rastin ka folur për Sinjalin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Ai shtoi se viktima, pasi është goditur me sëpatë dhe është trajtuar në spital, tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetë.

“Prokurorja e krimeve të rënda ka autorizuar policinë për lokalizimin e personit të dyshuar”, ka thënë Nikçi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aktivizohen njësitë policore për arrestimin e të dyshuarit që tentoi ta vras babin në Deçan appeared first on Sinjali.

Shqipëria lëkundët sërish, tërmeti i 12-të brenda 48-orëve

Juglindja e Shqipërisë po përjeton dy ditët e fundit lëkundje sizmike të shumta. Vetëm para pak minutash një tjetër tërmet ka rënë, me epiqendër në Desmirë të Maliqit, me magnitudë 3.9 ballë

Ky është tërmeti i 12-të brenda 48 orëve në juglindje.

Mbrëmjen e së mërkurës Juglindja u trondit nga një tërmet me magnitudë 4,1 ballë e shkallës Rihter që pasoi nga goditje më të lehta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shqipëria lëkundët sërish, tërmeti i 12-të brenda 48-orëve appeared first on Sinjali.

15-vjeçari tenton të vrasë me armë mësuesin në Uells, dërgohet prapa grilave

Një djalë 15-vjeçar u arrestua sot në 5 shkurt nga policia nën dyshim për tentativë vrasjeje pas një incidenti në Milford Haven Comprehensive School në Pembrokeshire, Uells. Incidenti ndodhi të enjten rreth orës 15:20, kur nxënësi tentoi të sulmonte një mësues me armë.

Policia e Dyfed-Powys tha se menjëherë pas ngjarjes, shkolla u vendos nën bllokadë, për të siguruar nxënësit dhe stafin. Mësuesi i sulmuar po merr trajtim mjekësor për lëndimet e marra. Asnjë nxënës nuk u dëmtua dhe shumica tashmë kanë shkuar në shtëpi. Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës në Uells tha se u thirrën në vendngjarje dhe një pacient u transportua në spital. Policia vijoi të qëndrojë në shkollë për hetime.

Këshilli i Pembrokeshire konfirmoi se të gjithë nxënësit janë të sigurt dhe se çdo aktivitet pas shkollor për këtë mbrëmje është anuluar. Incidenti është nën hetim dhe se oficerët po punojnë për të kuptuar të gjitha rrethanat e ngjarjes. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal. Autoritetet po bëjnë thirrje që prindërit dhe komuniteti të qëndrojnë të qetë dhe të lejojnë policinë të kryejë hetimin.

Djali 15-vjeçar u la në paraburgim, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të përcaktuar motivin dhe mënyrën sesi ndodhi incidenti. Policia dhe autoritetet shkollore po bashkëpunojnë ngushtë për të siguruar që të gjithë nxënësit dhe stafi të ndihen të mbrojtur dhe për të parandaluar çdo incident të ngjashëm në të ardhmen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 15-vjeçari tenton të vrasë me armë mësuesin në Uells, dërgohet prapa grilave appeared first on Sinjali.

Dafina publikon momente të ëmbla me të birin: Je dashuria ime më e madhe

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat momente nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi të veçanta me të birin, duke treguar lidhjen e ngrohtë dhe të veçantë mes tyre.

“Ti ma ke ndryshuar jetën përgjithmonë. Ti çdo gri e bën të marrë ngjyrë dhe çdo stuhi të shëndrrohet në diell. Ti je dashuria ime më e madhe”, ka shkruar Dafina në postimin e saj, duke shprehur emocionet dhe dashurinë për vogëlushin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dafina publikon momente të ëmbla me të birin: Je dashuria ime më e madhe appeared first on Sinjali.

Haradinaj takon kongresmenin Keith, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, zhvilloi këtë javë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pati një takim me kongresmenin amerikan Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Gjatë takimit, Haradinaj falënderoi kongresmenin Self për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës dhe shprehu mirënjohjen për rolin e SHBA-ve në qëndrimin krah kombit shqiptar, nga liria deri te demokracia dhe pavarësia.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke e cilësuar si rrugën e drejtë për të ardhmen dhe për forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj takon kongresmenin Keith, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO appeared first on Sinjali.

Arrestimi i Lozhanit në Serbi, Syla: Iu gjet në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së

Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet në Serbi paraditen e 5 shkurtit, thanë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) dhe avokati Arianti Koci.

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla, tha për Radion Evropa e Lirë se Lozhani u arrestua në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë dhe gjatë kontrollit i është gjetur në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së.

Syla shtoi se ai ka marrë pjesë në disa stërvitje në Shqipëri dhe nuk ka informacione të ketë qenë në vijat e frontit në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestimi i Lozhanit në Serbi, Syla: Iu gjet në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së appeared first on Sinjali.

Inspektorati mbyll 26 motele dhe vila në gjithë Kosovën, shqipton 27 masa ndëshkuese

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka organizuar një aksion të gjerë inspektues në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij aksioni ishte sigurimi i respektimit të standardeve ligjore, mbrojtja e konsumatorëve, garantimi i konkurrencës së ndershme në treg, si dhe verifikimi i përmbushjes së obligimeve ligjore nga ana e subjekteve ekonomike.

Gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej 69 subjekte ekonomike, ku fokusi kryesor ka qenë mbikëqyrja e bizneseve që ushtrojnë veprimtari në fushën e hotelerisë dhe turizmit, përfshirë kryesisht vilat dhe motelet.

Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, konform kompetencave ligjore, kanë vendosur mbyllje të përkohshme për 26 subjekte ekonomike në tërë territorin e Kosovës, për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit ose aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike.

Ndërkaq, ndaj operatorëve ekonomikë që ushtronin veprimtarinë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, inspektorët kanë shqiptuar gjithsej 27 masa ndëshkuese.

Institucionet pjesëmarrëse në aksion, përfshirë Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë me aktivitete të ngjashme edhe në të ardhmen, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe krijimit të një mjedisi të sigurt dhe të rregullt për zhvillimin e veprimtarive ekonomike në Republikën e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Inspektorati mbyll 26 motele dhe vila në gjithë Kosovën, shqipton 27 masa ndëshkuese appeared first on Sinjali.

Bebe Rexha habit me përgjigjen kur pyetet nëse ka të dashur: Kam tre aktualisht në listë

Ylli 36-vjeçar i muzikës pop, Bebe Rexha, ka dhënë një përditësim interesant mbi jetën e saj sentimentale gjatë fundjavës së çmimeve Grammy 2026.

Fotografi Kevin Wong e pyeti në një video në Instagram nëse është aktualisht në një lidhje, dhe përgjigjja e saj ishte e drejtpërdrejtë dhe me humor:

“Jo. I kam tre në listë. Janë tre prej tyre”, u shpreh interpretuesja e hitit “I’m a Mess”.

Kjo vjen pas një postimi satirik të publikuar nga Bebe Rexha në dhjetor në X (ish-Twitter), ku kërkonte ndihmën e fansave për të gjetur një “baby daddy” dhe listonte disa kritere për partnerin ideal: të jetë i gjatë (1.8–2 metra), i suksesshëm, me personalitet të fortë dhe vlera morale.

Bebe Rexha ka theksuar se për të karakteri, inteligjenca dhe ambiciet e partnerit kanë prioritet mbi pamjen fizike: “Dëshiroj dikë me personalitet të mirë, me vlera morale, inteligjent dhe ambicioz”.

Ky përditësim tregon se këngëtarja po lundron mes disa mundësive romantike, duke e bërë jetën e saj sentimentale temë të diskutuara ndër fansat dhe mediat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bebe Rexha habit me përgjigjen kur pyetet nëse ka të dashur: Kam tre aktualisht në listë appeared first on Sinjali.

Paralajmërimet ligjore të Osmanit për gazetarin e FAZ, Gutierrez i quan të “turpshme dhe qesharake”

Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të zyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për ndërmarrjen e veprimeve ligjore kundër gazetarit gjerman Michael Martens.

Gutierrez e ka cilësuar këtë paralajmërim si qesharak dhe të turpshëm, duke theksuar se gazetarët kanë të drejtë të komentojnë për çështje që lidhen me figurat publike, përfshirë edhe synimet politike.

Ai ka thënë se gazetarët kanë të drejtë të komentojnë për dëshirën e Osmanit për t’u rizgjedhur si presidente, si dhe për lidhjet e saj me “Trumpizmin”.

Në reagimin e tij, ai ka shkruar: “Kosova: kërcënimet për veprime ligjore nga presidenca e Kosovës kundër gazetarit gjerman Michael Martens (Frankfurter Allgemeine Zeitung, FAZ) janë po aq të turpshme sa edhe qesharake. Një gazetar ka të drejtë të komentojë mbi dëshirën e Vjosa Osmanit për të kandiduar për një mandat tjetër si presidente. Dhe mbi lidhjet e saj me Trumpizmin”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Paralajmërimet ligjore të Osmanit për gazetarin e FAZ, Gutierrez i quan të “turpshme dhe qesharake” appeared first on Sinjali.

Xhensila dhe Mc Kresha bashkojnë forcat, sjellin këngën ‘Emrin tim’

Dy artistët e njohur, Xhensila Myrtezaj dhe Mc Kresha, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor. Kënga titullohet “Emrin tim”, dhe përveç audio-s, artistët kanë realizuar edhe videoklipin zyrtar.

Për tekstin e këngës janë përkujdesur J Gashi, Engliversal dhe vetë Mc Kresha, duke sjellë një bashkëpunim të veçantë mes stilit vokal të Xhensilës dhe ritmeve të njohura të reperit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Xhensila dhe Mc Kresha bashkojnë forcat, sjellin këngën ‘Emrin tim’ appeared first on Sinjali.

Një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit për tentim-vrasjen në Vranjevc

Një person është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim prej 30 ditësh, ndërsa katër të tjerë janë liruar lidhur me rastin e tentim-vrasjes në Vranjevc, i cili ndodhi më 31 janar.

Më 31 janar në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë u raportua për të shtëna me armë. Konflikti ndërmjet dy grupeve personash ka vazhduar më pas në një lokacion tjetër të qytetit, ku një veturë dyshohet se është përdorur si mjet rrezikimi ndaj qytetarëve, duke shkaktuar lëndime trupore disa personave, dhe dyshohet për të shtëna me armë zjarri nga vetura në lëvizje.

Njësitë policore kanë reaguar menjëherë, kanë dalë në vendngjarje dhe kanë kryer ekzaminime kriminalistike dhe forenzike, ku janë sekuestruar: gëzhoja dhe fragmente predhash, municion, mjete të forta, si dhe vetura e dyshuar e përfshirë në rast.

Policia ka njoftuar se të gjitha veprimet operative dhe hetimore janë zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, ndërkohë që është iniciuar hetim për veprat penale: “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja e paautorizuar e armëve”.

Në njoftim thuhet:“Si rezultat i punës intensive hetimore: Janë identifikuar dhe intervistuar të gjithë personat relevantë të përfshirë në rast, janë siguruar video-incizime nga kamerat e sigurisë dhe prova të tjera materiale, janë realizuar tri bastisje në lokacione të ndryshme, janë konfiskuar dy armë zjarri dhe prova shtesë me rëndësi për procedurën penale, janë identifikuar gjithsej pesë persona të dyshuar; njëri prej tyre, me iniciale A.T., është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim prej 30 ditësh, ndërsa katër persona të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar fuqishëm në garantimin e rendit, ligjit dhe sigurisë publike, duke mos toleruar asnjë formë dhune apo rrezikimi të jetës së qytetarëve”, thuhet në njoftim të PK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit për tentim-vrasjen në Vranjevc appeared first on Sinjali.

Ballkani transferon mesfushorin nga Bullgaria, Stanislav Petkov

Skuadra e Ballkanit ka bërë të ditur për një transferim të ri në këtë afat kalimtar. Bëhet fjalë për mesfushorin nga Bullgaria, Stanislav Petkov, i cili do të përforcojë kampionin vjeshtor.

Petkov vjen tek Ballkani nga ekipi Tabor Sezana dhe pritet të luajë si mesfushor defensiv, duke sjellë agresivitet dhe aftësi mbrojtëse në repartin e mesfushës së ekipit.

“𝐕𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐨𝐫𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐛𝐮𝐥𝐥𝐠𝐚𝐫𝐢𝐧 𝐒𝐭𝐚𝐧𝐢𝐬𝐥𝐚𝐯 𝐏𝐞𝐭𝐤𝐨𝐯! FC Ballkani vazhdon të përforcohet në afatin kalimtar, tani duke transferuar mesfushorin bullgar Stanislav Petkov. 21 vjeçari, i cili vjen me një përvojë të rëndësishme nga kampionatet si ai bullgar dhe slloven, do të jetë një lojtar i ri i rëndësishëm në ekipin tonë.”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ballkani transferon mesfushorin nga Bullgaria, Stanislav Petkov appeared first on Sinjali.

Policia kontrollon gjashtë shkolla në Vushtrri, sekuestron thika dhe boks hekuri

Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në gjashtë shkolla të mesme, të larta dhe të ulëta, në komunën e Vushtrrisë.

Gjatë këtyre kontrolleve, në katër raste të ndara tek nxënësit janë gjetur dhe sekuestruar objekte të rrezikshme, përfshirë thika dhe një boks hekuri.

Në total, janë sekuestruar tri thika dhe një boks i hekurit.

“Lidhur me rastet janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, në koordinim me institucionet përkatëse. Policia do të vazhdojë me aktivitete parandaluese  me qëllim të ofrimit të sigurisë në ambientet shkollore dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia kontrollon gjashtë shkolla në Vushtrri, sekuestron thika dhe boks hekuri appeared first on Sinjali.

Spiropali në SHBA: Shqipëria e përkushtuar për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka njoftuar për një takim të zhvilluar në Kongresin Amerikan me kongresmenin Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Evropën, duke vënë theksin te çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Spiropali bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për një nismë ligjore që lidhet me trajtimin e shqiptarëve në këtë rajon, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e problemeve me të cilat ata përballen.

Postimi i plotë:

Kongresi Amerikan 🇦🇱🇺🇸| Kënaqësi takimi me Kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën, ndër të tjera iniciues i “Projektligjit për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës”, që kërkon monitorimin dhe raportimin nga Departamenti i Shtetit Amerikan mbi trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Nisma përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e problemeve serioze me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe adresimin e tyre institucional.

Shqipëria mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen, në bashkëpunim me aleatët tanë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Spiropali në SHBA: Shqipëria e përkushtuar për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës appeared first on Sinjali.

Stuhia “Leonardo” godet Spanjën dhe Portugalinë, vdes një person

Stuhia “Leonardo” ka përfshirë gadishullin Iberik me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta të enjten, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima.

Një person humbi jetën në Portugali nga përmbytjet pasi makina e tij u rrëmbye nga uji. Po ashtu, një grua është zhdukur në Spanjë pasi u tërhoq nga rryma e fortë e lumit Turvilla gjatë përpjekjes për të shpëtuar qenin e saj.

“Leonardo” është stuhia më e fundit në një seri të gjysmë duzine stuhish dimërore që kanë goditur gadishullin Iberik që nga fillimi i vitit 2026, duke shkaktuar viktima, rrëzimin e çative dhe përmbytje masive në qytete të shumta.

Zëvendëskryeministrja e Spanjës, Maria Jesus Montero, raportoi se 148 rrugë ishin bllokuar, sidomos në provincën e Cadiz, dhe 3,500 policë janë dërguar për të asistuar në evakuime.

Në Portugali, 14 lumenj dhe 10 diga janë në rrezik ekstrem përmbytjeje. Ndërkohë, stuhia “Marta” pritet të godasë rajonin gjatë fundjavës, duke sjellë edhe më shumë përkeqësim të kushteve atmosferike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Stuhia “Leonardo” godet Spanjën dhe Portugalinë, vdes një person appeared first on Sinjali.

Pse i njëjti virus i ftohjes ndikon më rëndë te disa njerëz? Duket se hunda juaj e vendos

Me siguri e njihni dikë në familje a shoqëri që gjithmonë virozat i kalon me simptoma më të lehta e të tjerë që kalojnë ditë të tëra duke u trajtuar në shtëpi. Duket se ka një shpjegim për këtë.

Profesoresha e asociuar e mjekësisë laboratorike dhe imunobiologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Yale, Elle Foxman dhe kolegët e saj zbuluan se një faktor kyç pse disa njerëz mund të përjetojnë të njëjtin virus ndryshe, është se sa shpejt qelizat në hundët e tyre, të quajtura qeliza të hundës, reagojnë ndaj virusit dhe e mbajnë atë, shkruan CNN.

Përgjigjja e shpejtë e trupit mund të ndryshojë nga personi në person dhe kur bllokohet, mund të shkaktojë një reagim të ndryshëm që çon në prodhim të tepërt të mukusit dhe inflamacionit, sipas studimit të tyre, të publikuar në janar në revistën Cell Press Blue.

“Është reagimi i trupit ai që me të vërtetë përcakton atë që shkakton virusi”, tha Foxman, autore kryesore e studimit.

“Ato janë qeliza reale dhe nëse i rritni në sipërfaqen e ekspozuar ndaj ajrit për katër javë, ato diferencohen në një ind që duket pikërisht si shtresa e hundës ose e rrugëve të frymëmarrjes të mushkërive,” tha Foxman.

Pastaj kërkuesit infektuan këto qeliza me rinovirus, qeliza të cilat shkaktojnë ftohjen dhe vëzhguan reagimet e tyre, duke përdorur teknika që iu lejoi të shikonin mijëra qeliza njëherësh dhe analizuar veçanërisht se cilat mbrojtje aktivizoheshin te qelizat e infektuara dhe te qelizat e painfektuara.

Ata gjetën se nëse qeliza e cila e lëshon trupi ynë për të luftuar viruset aktivizohet shpejt, ajo kufizon infeksionin e rinovirusit në më pak se 2% të qelizave të hundës. Te një person, kur kjo qelizë aktivizohet shpejtë mund të rezultojë në mungesë simptomash ose vetëm pak teshtima.

E kur studiuesit manovruan me qeliza për të imituar një mjedis ku përgjigjja fillestare e interferonit bllokohet, atëherë, “në vend që të infektoheshin vetëm 1% e qelizave, u infektuan rreth 30%,”. Në atë skenar, studiuesit gjithashtu vëzhguan se qelizat prodhonin shumë mukus dhe inflamacion.

“Kështu që praktikisht arritëm të kapnim të dy skenarët: kur virusi përmbahet, nuk shkakton shumë dëme, dhe kur virusi shkakton prodhim të madh të mukusit dhe inflamacion, që është ajo që ndodh gjatë një ftohjeje të keqe”, tha ajo.

Për momentin, ajo e përshkroi studimin e ri si një hap të parë në kuptimin më të mirë të asaj që ndodh në hundë kur ndodh një infeksion me rinovirus.

Studimi i ri është shumë informues, por gjetjet duhet të konfirmohen te njerëzit me infeksione rinovirusi për të kuptuar më mirë ndryshimet në përgjigjet e interferonit, tha Dr. Dan Barouch, drejtori i Qendrës për Virologji dhe Hulumtime mbi Vaksinat në Qendrën Mjekësore Beth Israel Deaconess në Boston, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim.

“Njerëzit mund të kenë nivele të ndryshme të përgjigjes së interferonit, dhe ata që kanë një përgjigje fillestare më të lartë mund të kenë vetëm teshtima dhe të shërohen shpejt, ndërsa ata që nuk kanë një përgjigje të fortë të interferonit do të kenë një infeksion më të gjerë”, tha Barouch.

Edhe pse reagimi i interferonit mund të japë indikacione, faktorë të tjerë që mund të ndikojnë se sa rëndë reagon një rinovirus te një person përfshijnë: praninë e disa baktereve të caktuara, ndryshimet gjenetike, sëmundjet kronike dhe nëse personi ka imunitet të mëparshëm ndaj virusit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pse i njëjti virus i ftohjes ndikon më rëndë te disa njerëz? Duket se hunda juaj e vendos appeared first on Sinjali.

❌