GAZA â TĂ« paktĂ«n 21 tĂ« vrarĂ« mes luftimeve tĂ« ripĂ«rtĂ«rira nĂ« territorin bregdetar
GAZA/TEL AVIV, 4 shkurt /ATSH-DPA/- Të paktën 21 persona u raportuan të vrarë dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën sot nga sulmet izraelite në Gaza, pas luftimeve të ripërtërira në territorin bregdetar, tha autoriteti shëndetësor i kontrolluar nga Hamasi.
Ai tha se incidentet ndodhën në të gjithë Rripin e Gazës që nga mëngjesi i sotëm, gjë që nënvizon brishtësinë e armëpushimit midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), në një postim në Telegram, thanë se kryen disa sulme në Gazën veriore pasi terroristët hapën zjarr ndaj trupave të IDF-së, duke plagosur rëndë një ushtare rezervë.
IDF tha se ishte sulmuar pranĂ« tĂ« ashtuquajturĂ«s âvijĂ« e verdhĂ«â, pĂ«rtej sĂ« cilĂ«s forcat izraelite janĂ« tĂ«rhequr sipas marrĂ«veshjes sĂ« armĂ«pushimit.
Autoriteti shëndetësor i Gazës tha se shtatë nga 21 vdekjet ndodhën gjate bombardimeve izraelite në jug të territorit.
Agjencia e mbrojtjes civile e kontrolluar nga Hamasi tha se një vajzë 12-vjeçare ishte midis të vrarëve. Të pyetur për incidentin, ushtria izraelite tha se po hetonte raportet.
Zyrtarët palestinezë të shëndetit raportuan gjithashtu 14 viktima në disa lagje të Qytetit të Gazës në veri. Sipas autoritetit të mbrojtjes civile, një foshnjë ishte midis të vrarëve. Ai tha se ishin sulmuar tendat që strehonin persona të zhvendosur dhe ndërtesat e banimit.
Pretendimet nga të dyja palët nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Një armëpushim ka qenë në fuqi midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas që nga 10 tetori 2025.
Pavarësisht marrëveshjes, ka pasur përleshje të përsëritura vdekjeprurëse, me të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të kushteve të saj. //a.i/
The post GAZA â TĂ« paktĂ«n 21 tĂ« vrarĂ« mes luftimeve tĂ« ripĂ«rtĂ«rira nĂ« territorin bregdetar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.