Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ndryshimet në Kodin Penal, OSBE: Hap i rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, duke e cilësuar si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. “Forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së. Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale”,- thuhet në reagim.

Source

Protestë më 31 Janar, Lapaj: Institucionet e kapura nga Rama nuk po e dorëzojnë Ballukun te drejtësia

Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, ditën e shtunë më 31 janar, në orën 18:00 do të mbajë një tjetër protestë përpara Kryeministrisë. Adriatik Lapaj akuzon qeverinë për mungesë të marrjes së masave ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar nga SPAK. Lapaj pretendon se institucionet janë “të kapura nga kryeministri Edi Rama” dhe se, sipas tij, prej 52 ditësh nuk po ndërmerren hapa konkretë për…

Source

Rikthehet moti i keq, Agjencia e Mbrojtjes Civile: Bashkitë në zonat me risk të lartë të forcojnë gatishmërinë

Sipas të dhënave nga IGJEO dhe SHMU, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme priten reshje shiu në disa qarqe të vendit, lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata. Autoritetet kanë kërkuar rritje të vëmendjes dhe gatishmërisë nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse në nivel vendor e qendror, për marrjen e masave parandaluese. Njoftimi i plotë Bazuar në…

Source

Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim mbi bazë dokumentesh çështjen e Salianjit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur këtë të mërkurë që të kalojë për shqyrtim mbi bazë dokumentesh ankimimin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve gjyqësore të dhëna për dënimin e tij. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çështja do të shqyrtohet në themel mbi aktet e depozituara, pa zhvillimin e seancës dëgjimore publike, në këtë fazë të procesit. ”…

Source

Presidenti Begaj pret raportuesin e PE për Shqipërinë: Presim raport objektiv

Presidenti Bajram Begaj, priti këtë të mërkurë Andreas Schieder, raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, në kuadër të misionit faktmbledhës përpara prezantimit të draft-raportit në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e qëndrueshme të Parlamentit Evropian ndaj procesit të zgjerimit…

Source

Deputetja e PS-së, Sara Mila tregon se çfarë fiton Elbasani nga fondet e BE-së

Elbasani renditet ndër qarqet më përfituese nga fondet e Bashkimit Europian në kuadër të Programit IPA konkretisht atij të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri – Maqedonia e Veriut 2021–2027. Duke folur mbi rëndësinë e këtij programi, deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila u shpreh se qarku i Elbasanit është një nga zonat që përfiton më shumë nga bashkëpunimi ndërkufitar.

Source

Kushtetuesja e Kosovës: Zgjedhja e Rashiçit si nënkryetar i Kuvendit ishte antikushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se zgjedhja e Nenad Rashiçit në postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb në legjislaturën e kaluar, nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit. Në njoftimin për aktgjykimin, Gjykata tha më 28 janar se ky “në rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt prapaveprues”. Çështja e nënkryetarëve të Kuvendit të…

Source

VIDEO/ Berisha shkon në Strasburg dhe denoncon Ramën: Bllokoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për arrestimin e Ballukut

Me një video nga Strasburgu, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se bllokoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Nga salla e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, kreu i PD-së e quajti akt antikushtetues bllokimin e kërkesës së SPAK. Fjala e Berishës Këtu, nga salla e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës…

Source

U përjashtua nga Big Brother, Keijsi: Inën e goditën moralisht, kurse me Stelinën…

Keisji u përjashtua nga ”Big Brother Albania Vip 4” për shkak se theu rregullat, duke përdorur gjuhë denigruese të përsëritur ndaj Kristit. Pas daljes nga shtëpia më e ndjekur në vend, ai foli për herë të parë për ‘Shqipëria Live’, ku zbuloi më shumë për raportin e tij me Stelinën dhe Inën. Sa i përket Stelinës, ai tha se e ka mbyllur përfundimisht, ndërsa për Inën deklaroi se do të vazhdojë…

Source

Rama për eksportet: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve

Kryeministri Edi Rama thotë se eksoportuesit shqiptarë nuk duhet të humbin kohë me burokraci në dogana, por të mbështeten te digjitalizimi. Po ashtu Rama shtoi edhe se pse janë vendosur instrumenta financiare për ndërmarrjet eksportuese, uke ulur rriskun e tyre përballë bankave tregtare, thithja e këtyre fondeve është e ulët. “Sa më shumë të fusim lëndë të parë të përpunuar në vend…

Source

Limi lë Docen në mes të Prime, 5 biletat e fatit ja dhuron Albës

Limi dhe Dolce kanë befasuar publikun gjatë spektaklit “Prime”, kur kanë bërë të ditur se kanë vendosur të marrin një hap prapa në raportin e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Ky vendim erdhi si pasojë e presionit të vazhdueshëm të Albes, e cila ka qenë më parë e dashura e Limit në një format tjetër televiziv, si dhe xhelozisë së theksuar që ajo ka shfaqur ndaj afrimit mes Limit dhe…

Source

Leonora Jakupi e ashpër me konkurentët: Kujdes, kur flisni për UÇK-në!

Opinionistja e ”Big Brother Kosova Vip 4”, Leonora Jakupi, ka pasur një kërkesë të veçantë ndaj banorëve. Teksa disa nga konkurentët kanë përmendur UÇK-në gjatë lojës, ajo i ka lutur të gjithë që të kenë kujdes si flasin për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. ”Kur flasim për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ju kisha lut të flisni me shumë kujdes, sepse është një vlerë shumë e lartë…

Source

Shqipëria në Panairin e Turizmit, ministri Gonxhja: Kënaqësi të takoja kryebashkiakun e Madridit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka takuar në Panairin e Turizmit në Madrid, kryebashkiakun e qytetit, José Luis Martínez-Almeid. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja ka publikuar foto nga takimi me kryebashkiakun. “Kënaqësi të takoja Kryetarin e Bashkisë së Madridit, José Luis Martínez-Almeida, gjatë FITUR, në një panair lider që mbetet një platformë kyçe për…

Source

Benita me akuza të ashpra ndaj BBVK gjatë debatit me Klodin: Merrni sinjale, ju ndihmon produksioni

Gjatë një debati të tensionuar në dhomën e ndenjes, banorja Benita ka akuzuar publikisht produksionin e Big Brother VIP Kosova për dhënien e sinjaleve ndaj disa banorëve, duke nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale. Debati ndodhi mes Benitës dhe Londrimit, kur banorja shprehu pakënaqësinë e saj me mënyrën se si po zhvillohet loja. “Mjafton me ta japë Leonora një opinion dhe më…

Source

Zgjedhjet në Kosovë, të paktën 109 të arrestuar

Të paktën 109 persona janë arrestuar lidhur me dyshimet për manipulim me vota në zgjedhjet në komunën e Prizrenit.Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha se 109 persona janë ndaluar lidhur me manipulimin e votave, ndërsa ka sqaruar se katër partitë kryesore në vend “kanë menduar se mund të manipulojnë”. Kryeziu ka shtuar se manipulimi do të ishte i pamundur po të…

Source

Ndryshimet në Kodin Penal pengesë për SPAK-un

Shkelja e barazisë në tendera është një nga krimet më të hetuara nga SPAK, e megjithatë, nëse dikush vendos të pendohet dhe të rrëfejë se kush e urdhëroi, ai nuk e merr statusin e të penduarit. Kjo sepse me shfuqizimin e një paragrafi në Kodin Penal për bashkëpunëtorët e drejtësisë, me ndryshimet e propozuara kufizohet e drejta e bashkëpunimit me autoritetet për një kategori veprash. Aktualisht…

Source

Trump dërgon “artilerinë e rëndë”, komandanti suprem i NATO-s i bashkohet negociatave me Rusinë

Përpjekjet diplomatike të administratës amerikane për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë kanë marrë një dimension të ri të nivelit të lartë ushtarak. Gjenerali i Forcave Ajrore Amerikane, Alexus Grynkewich, i cili mban postin e Komandantit Suprem të Forcave Aleate të NATO-s, i është bashkuar ekipit negociator të Presidentit Donald Trump në Emiratet e Bashkuara Arabe. Grynkewich do të shërbejë…

Source

Ligji i ri për dhunën në familje, zv.ministrja: Programet e rehabilitimit për dhunuesit do të jenë të detyrueshme

Ndryshimet e reja në ligjin për dhunën në familje parashikojnë për herë të parë programe rehabilitimi edhe për dhunuesit. Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Denada Seferi sqaroi në Komisionin për të Drejtat e Njeriut se pjesëmarrja në këto programe do të jetë e detyrueshme. “Programet e rehabilitimit nuk përfshinë vetëm viktimat, por edhe dhunuesit, me qëllim parandalimin e…

Source

❌