Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ludo akuzon rëndë Klodin: Ti po e manipulon një vajzë 19-vjeçare

Banori i BBVK-së, Ludo sonte (e hënë) në Prime ka folur në lidhje me raportin e Klodit me Elijonën. Ai është shprehur se ajo që po bën Klodi është një manipulim me Elijonën. “Ti po e manipulon një vajzë 19-vjeçare”, është shprehur ai. “Po shihen gjërat. I ka ra në fije, gjysmë ore aktiv me Elijonën në Prime. Londrimi bën shumë më shumë me dalë në Prime”, tha tutje. Ludo Lee ka analizuar lojën e…

Source

Bashkimi i opozitës, Arlind Qori: Si të ulem në tryezë me Metën në burg dhe Berishën e pandehur?

Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori komenton iniciativën e Ermal Hasimes dhe bashkëpunëtorëve të tij për të bashkëpunuar partitë e opozitës në një bllok opozitar. Qori përsëriti qëndrimin e partisë që drejton se me këto parti ka papajtueshmëri të thella morale dhe politike që e bëjnë të pamundur bashkëpunimin. “Kjo është një tezë që ka kohë që hidhet. Është iniciuar disa herë nga…

Source

Spahiu: Pse PD deklaroi bojkotimin e Komisionit për Reformën Territoriale, por sot u tërhoq dhe do të bashkëpunojë me PS?

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Partia Demokratike nuk është e qartë në aksionin e saj politik. Ai komentoi debatet e sotme brenda grupit parlamentar të PD-së, lidhur me pjesëmarrjen ose në të përfaqësuesve të kësaj force politike në Komisionin për Reformën Territoriale. Po ashtu sipas Spahiut, PD kërkon ta përdorë bojkotin në Komisionin për Reformën Territoriale si alibi për humbjen në zgjedhje.

Source

Rrogat e gjyqtarëve, Hoxha: Berisha tregoi se ishte në një mendje me Ramën

Debati për rrogat e gjyqtarëve tregoi se Berisha ishte në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama. Kështu tha gazetari Artan Hoxha, duke sjellë në vëmendje deklaratën e kreut demokrat i cili pranoi se piramida e pagave është ekskluzivitet i qeverisë. Sipas tij vetë qeveria e ka përmbysur piramidën e pagave duke vendosur paga shumë më të larta për gjyqtarët e GJKKO-së dhe prokurorët e SPAK-ut…

Source

13 vite në protestat me gaz lotsjellës dhe me fjalime pa shpresë

Nga Redjon Shtylla Në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për herë të parë kisha të drejtën të votoja. I kisha kaluar të 18-tat, dhe emri im ishte në listat e zgjedhësve. Për mua, si për shumë të rinj të asaj kohe, vota ishte simbol i përkatësisë, i një fillimi të ri, i besimit se demokracia ishte diçka që ndërtohej edhe me duart tona, edhe pse një votë me vendim dhe ideal nga familja.

Source

Beçi: Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë te gardhi i SPAK

Avokati Eugen Beçi, ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda thotë deklaroi se mazhoranca dhe opozita e gjejnë pikën e përbashkët sa i përket drejtësisë në vendin tonë, por, sipas tij e gjejnë pikën e përbashkët vetëm te gardhi i Prokurorisë së Posaçme. “Është një histori e vjetër në Shqipëri, problemi i qasjes së politikës me drejtësinë. Duket se mazhoranca në momentet që nuk e ka oreksin…

Source

Mateo debaton me Mirin: Kam parë njerëz që kanë roje dhe bodyguard. Hajde përballu o burr i martuar

Në shtëpinë më të famshme në vend, debatet nuk kanë fund. Një tjetër përplasje në shtëpi ka ndodhur mes Mirit dhe Mateos, të cilat kanë nisur që nga hyrja e këtij të fundit në shtëpi. Mateo: Hajde përballu o lepurush. Doje t’i bëje dhuratën Selinës ti? O burr i martuar. O i djegur. Miri: Kam parë njerëz që kanë roje. Kam parë njerëz që kanë bodyguard. Mateo: Doje t’i bëje dhuratën Selinës ti…

Source

Kapen 16 emigrantë të paligjshëm, prisnin sinjale për të lëvizur drejt Tiranës

Policia Kufitare e Korçës ka ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm, të cilët ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom. Ata ishin fshehur në një ndërtesë në afërsi të teqesë së Qatromit, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë u konstatua se njëri prej tyre kishte probleme shëndetësore, pasi kishte ndrydhur këmbën. Në vendngjarje mbërriti edhe ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë…

Source

LVV siguron 65 vota në Kuvend

Grupi parlamentar Multietnik ka rikonfirmuar mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverinë Kurti 3. Ky grup do të jetë në përbërje të 8 deputetëve, dy nga komuniteti turk, dy nga ai boshnjak, dhe nga një nga komunitetet egjiptian, ashkali dhe serb. Ergul Mazrek dhe Fatma Taçi nga KDTP, Emilja Rexhepi dhe Rasim Demiri nga NDS e VAKAT, Elbert Krasniqi nga IRDK, Artan Asllani nga PSA…

Source

Mauro Icardi donte të bashkohej me Juven, ja pse dështoi transferimi

Mauro Icardi ishte i bindur se do të bënte mirë nën urdhrat e Spaletit, por nuk mundi të kthehej në Serinë A për një arsye shumë specifike. Juventus dështoi t’i siguronte Spaletit një sulmues tjetër pas Bogës. Edhe në orët e fundit të afatit kalimtar, përpjekjet për të nënshkruar me Kolo Muanin, Xhoshua Zirkze dhe, mbi të gjitha, Mauro Ikardin, ishin të pasuksesshme.Icardi i dërgoi një mesazh…

Source

Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh

Situata në autostradën Durrës-Tiranë vijon të mbetet shqetësuese, ku ka radhë të gjata kilometrike. Makinat për të shmangur trafikun në autostradën kryesore janë futur në rrugët e brendshme të Vorës, por gjithashtu janë përballur me trafik të rënduar. Paçka shqetësimeve të shpeshta të qytetarëve, ankesat e tyre nuk kanë gjetur zgjidhje.

Source

Trump planifikon të vizitojë Greqinë

Presidenti i Amerikës, Donald Trump po planifikon një vizitë zyrtare në Greqi. Lajmi u dha të dielën nga ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Ann Guilfoyle gjatë prezantimit të dokumentarit të ri të Melania Trump në kryeqytetin grek. “E di që presidenti do të vijë, dhe mezi pres që të dy ata, përfshirë Melaninë, të vijnë e të vizitojnë Greqinë. Do të ishte një nder i jashtëzakonshëm për…

Source

”Siç u premtua, u bë”, Rama poston fotot: Shkolla ”Lef Sallata” në Vlorë me kushte moderne për 650 nxënës e mësues

Për 650 nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Lef Sallata”, java nisi me gëzim dhe emocione të reja, pasi shkolla e tyre u inaugurua në një ambient krejt të rinovuar pas muajve punime. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili thekson se realizimi u mbajt sipas premtimit që u dha. Teksa ka postuar foto të shkollës, Rama shkruan që projekti është realizuar nga Ministria e Arsimit në…

Source

Atentati në Rrilë të Lezhës, polici që qëlloi ndalohet me urdhër të prokurorisë

Për atentatin në Rrilë të Lezhës është ndaluar me urdhër të Prokurorisë polici me iniciale B.K. Polici akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ai ka qenë prezent brenda në berberhanen ku ndodhej 21-vjeçari Merando Nikulaj, shënjestra e atentatit. Gjatë sulmit me armë, efektivi i është kundërpërgjigjur autorëve me armë zjarri. Lidhur me ngjarjen, policia po ushtron kontrolle të…

Source

Java e 22-të e Superiores, përzgjidhet formacioni më i mirë

Pas përfundimit të javës së 22-të të kampionatit kombëtar të Kategorisë Superiore, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës, duke respektuar skemën taktike 4-3-3 dhe duke vlerësuar performancat individuale dhe kolektive të lojtarëve gjatë ndeshjeve të zhvilluara. Portieri më i mirë i javës është vlerësuar Igor Aleksovski i…

Source

Zarfi i zi mbërrin në shtëpinë e Big Brother, detajet e para

Vëllai i Madh ka dërguar këtë të hënë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri një zarf të zi. Shkak është bërë mosbindja e grupit të Gretës që të marrë pjesë në provat për sfidën e kërcimit. Teksa ra gongu që banorët të shkonin të nisnin provat, Baby G u shpreh se do bënte për të ngrënë në fillim dhe pastaj do të shkonte. Kështu nisi dhe një debat mes pjesëtarëve të grupit. Duke qenë se grupi i…

Source

Protesta e PD më 10 shkurt, Flamur Noka: Qytetarët nuk do të ikin nga Bulevardi pa larguar Ramën

Nga mbledhja e grupit të PD-së këtë të hënë, Flamur Noka, teksa ka ndarë foto në Facebook, ai thekson se qytetarët duhet të qëndrojnë të vendosur dhe të mos largohen nga bulevardi pa larguar kryeministrin. Ai ka bërë thirrje për protestë më 10 shkurt, duke u grumbulluar përpara Kryeministrisë. Ndër të tjera numri dy në PD shton se ”Sa vjen e bëhet më e qartë se dosja Balluku dhe dosja AKSHI…

Source

Deputeti i PS ”fans” i Brikenës dhe Mateos, por ka një kritikë për ta

”Big Brother Albania Vip 5”, po komentohet kudo dhe nga çdokush. Valës së Brikenës dhe Mateos nuk i ka shpëtuar as deputeti i PS, Erion Braçe. Por ai ka një kritikë, dhe kjo ka të bëjë me përdorimin e cigareve elektrike. ”Këta që përdorin këto produkte janë të rritur dhe të përgjegjshëm për shëndetin e tyre, por është ekstremisht e ndaluar me ligj që kjo të paraqitet si modë për fëmijët”…

Source

Genti Gazheli merr detyrën si zv/ministër i Mjedisit

Genti Gazheli mori këtë të hënë detyrën si zëvendësministër i Mjedisit. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj e prezantoi Gazhelin me stafin e ministrisë. Jaupaj u shpreh se Gazheli me eksperiencën e tij të gjatë në administratën publike do të jetë një vlerë e shtuar në punën e përditshme, si për reformat në fushën e mjedisit ashtu edhe për avancimin e punës drejt integrimit europian.

Source

❌