❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Shtabi i PĂ«rgjithshĂ«m” nĂ« Serbi - nis gjyqi ndaj ministrit tĂ« Vuçiqit pĂ«r projektin e braktisur nga familja Trump



Ministri serb i Kulturës, Nikola Selakoviq, dhe tre zyrtarë të tjerë janë përballur me gjykatën nën akuza për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, me qëllim hapjen e rrugës për një projekt ndërtimi që duhej të financohej nga kompania e Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Projekti parashikonte ndërtimin e një kompleksi luksoz në vendin e ish-Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë në qendër të Beogradit, por Kushner më pas u tërhoq nga investimi, raporton nova.rs.

Plani ishte mbështetur nga presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili e paraqiti atë si një hap për forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në, por ai u kundërshtua fuqishëm nga publiku dhe organizatat për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm, vepër e arkitektit Nikola Dobroviq, konsiderohet monument i arkitekturës moderniste dhe është e mbrojtur ligjërisht.

Të akuzuarit dyshohet se në vitin 2024 kanë hequr në mënyrë të paligjshme statusin e mbrojtjes së objektit.

Ata rrezikojnë deri në tre vjet burg dhe janë deklaruar të pafajshëm. Gjyqi zhvillohet në një klimë tensionesh politike, protestash masive dhe shqetësimesh për cenimin e pavarësisë së drejtësisë në Serbi. /Telegrafi/

Pamje të reja zbulojnë brutalitetin e forcave të sigurisë në Iran



Video të reja nga Irani tregojnë se forcat e sigurisë nuk janë mjaftuar vetëm me përdorimin e armëve të zjarrit për të shtypur protestat kundër regjimit, por kanë ushtruar dhunë ekstreme edhe duke i shtypur protestuesit me automjete.

Këto pamje tronditëse vijnë nga qyteti i Ardabilit dhe janë pjesë e një vale më të gjerë provash vizuale që dokumentojnë brutalitetin e autoriteteve iraniane ndaj qytetarëve të tyre.

Protestat në Iran shpërthyen si reagim ndaj represionit shtetëror, shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe kufizimeve të rënda ndaj lirive personale, veçanërisht ndaj grave dhe të rinjve.

Ato u përhapën shpejt në shumë qytete të vendit, duke përfshirë studentë, punëtorë dhe aktivistë civilë.

Përgjigjja e regjimit ka qenë e ashpër: arrestime masive, përdorim force vdekjeprurëse, mbyllje të internetit dhe censurë të mediave, me qëllim shtypjen e zërit kundërshtues.

Pamjet dhe dĂ«shmitĂ« qĂ« dalin nga Irani, pavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve pĂ«r t’i fshehur, kanĂ« shkaktuar reagime tĂ« forta ndĂ«rkombĂ«tare dhe kanĂ« rritur thirrjet pĂ«r llogaridhĂ«nie dhe hetime mbi krimet e kryera ndaj protestuesve paqĂ«sorĂ«.

Në thelb, këto protesta përfaqësojnë një rezistencë të gjerë popullore kundër frikës dhe dhunës shtetërore, si dhe një kërkesë të qartë për dinjitet, liri dhe drejtësi. /Telegrafi/

Kinezët kanë robotin e ri humanoid - që mund të vrapojë me shpejtësi deri në 10 metra në sekondë



Një ekip kinez ka prezantuar një robot humanoid me madhësi të plotë, i cili mund të vrapojë me shpejtësi deri në 10 metra në sekondë, më i shpejtë se shumica e njerëzve.

Roboti quhet “Bolt”, nĂ« nder tĂ« legjendĂ«s sĂ« sprintit, Usain Bolt, dhe Ă«shtĂ« zhvilluar nga Instituti pĂ«r Inovacionet Humanoide nĂ« Universitetin Zhejiang, nĂ« lindje tĂ« KinĂ«s, nĂ« bashkĂ«punim me kompanitĂ« Mirror Me dhe Kaierda nga qyteti Hangzhou.

Sipas krijuesve, ky është një hap i rëndësishëm për kontrollin e lëvizjes së robotëve, balancën dinamike dhe sistemet e fuqisë me performancë të lartë.

NĂ« njĂ« video tĂ« publikuar nĂ« YouTube dhe platforma tĂ« tjera, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Mirror Me, Vang Hongtao, garon nĂ« tredmil me robotin e kuq “Bolt”.

Edhe pse robotit i nevojiten hapa më të shkurtër se Vangut, ai ndërmerr hapa më të shpeshtë dhe arrin të lëvizë më shpejt mbi tredmil.

KinezĂ«t mĂ« parĂ« kishin vendosur edhe rekordin e shpejtĂ«sisĂ« pĂ«r robotĂ« katĂ«rkĂ«mbĂ«sh, me modelin “Black Panther”, i cili ka arritur mbi 10 metra nĂ« sekondĂ«.

NĂ« gusht tĂ« kaluar nĂ« Pekin u mbajt kampionati i parĂ« botĂ«ror pĂ«r robotĂ« humanoidĂ«, ku modeli “Tien Kung” fitoi garĂ«n e 100 metrave me kohĂ«n 21.5 sekonda.

Sprinteri jamajkan Usain Bolt mban rekordet botërore në 100 metra (9.58 sekonda) dhe 200 metra (19.19 sekonda), vendosur në Kampionatin Botëror të Berlinit në vitin 2009. /Telegrafi/

Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se burrat?



Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se burrat? Një studim i ri sugjeron se kjo mund të lidhet me aversionin ndaj rrezikut dhe nivelin e ekspozimit ndaj tij.

Që nga përshpejtimi i përdorimit të inteligjencës artificiale (AI) në mbarë botën, gratë shpesh janë përballur më shumë me pasojat e saj.

QĂ« nga “deepfake” me pĂ«rmbajtje seksuale deri te shkarkimet e nxitura nga AI nĂ« vendin e punĂ«s, disa nga efektet mĂ« tĂ« dĂ«mshme tĂ« inteligjencĂ«s artificiale kanĂ« ndikuar nĂ« mĂ«nyrĂ« disproporcionale tek gratĂ«.

Nuk është befasi që gratë janë më skeptike ndaj teknologjisë së re se burrat, raporton euronews.

Hulumtimet tregojnë se gratë adoptojnë mjetet e inteligjencës artificiale (IA) me një ritëm 25 për qind më të ulët se burrat, dhe përbëjnë më pak se 1 në 4 profesionistë të IA-së në mbarë botën.

Por njĂ« studim i ri nga Universiteti Northeastern nĂ« Boston pĂ«rpiqet tĂ« shpjegojĂ« se çfarĂ« shqetĂ«son saktĂ«sisht gratĂ« pĂ«r AI – dhe studiuesit zbuluan se kjo lidhet kryesisht me rrezikun.

Duke analizuar sondazhe të rreth 3,000 kanadezëve dhe amerikanëve, studiuesit zbuluan se ekzistojnë dy faktorë kryesorë që ndikojnë në qëndrimet e ndryshme të burrave dhe grave ndaj inteligjencës artificiale në punë: toleranca ndaj rrezikut dhe ekspozimi ndaj tij.

Gjetjet e tyre u botuan këtë muaj në revistën PNAS Nexus, transmeton Telegrafi.

PĂ«rgjigjĂ«sit gra ishin pĂ«rgjithĂ«sisht mĂ« “tĂ« kujdesshme ndaj rrezikut” se burrat – ato kishin mĂ« shumĂ« gjasa tĂ« zgjidhnin njĂ« shumĂ« tĂ« garantuar prej 1000 dollarĂ«sh (842 euro) sesa tĂ« merrnin njĂ« shans 50 pĂ«r qind pĂ«r tĂ« fituar 2000 dollarĂ« (1,684 euro) ose tĂ« mos merrnin asgjĂ«.

Ky hendek gjinor u shfaq edhe nĂ« qĂ«ndrimet ndaj AI-sĂ« – gratĂ« ishin rreth 11 pĂ«r qind mĂ« tĂ« prirura se burrat tĂ« thoshin se rreziqet e IA-sĂ« tejkalojnĂ« pĂ«rfitimet e saj.

Kur u pyetën me pyetje të hapura për rreziqet dhe përfitimet e AI-së, gratë kishin më shumë gjasa se burrat të shpreheshin me pasiguri dhe skepticizëm.

Megjithatë, studiuesit zbuluan se ky hendek gjinor zhdukej kur eleminohet elementi i pasigurisë.

Nëse fitimet nga punësimi i drejtuar nga AI do të ishin të garantuara, gratë dhe burrat reaguan pozitivisht në mënyrë të barabartë.

Gratë që ishin më pak të kujdesshme ndaj rrezikut në sondazh gjithashtu shprehën një nivel skepticizmi të ngjashëm me burrat kur bëhej fjalë për AI-në.

“NĂ« thelb, kur gratĂ« janĂ« tĂ« sigurta pĂ«r efektet nĂ« punĂ«sim, hendeku gjinor nĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r AI-nĂ« zhduket,” tha Beatrice Magistro, profesoreshĂ« asistente e qeverisjes sĂ« AI-sĂ« nĂ« Universitetin Northeastern dhe bashkĂ«autore e studimit.

“Pra, duket se gjithçka ka tĂ« bĂ«jĂ« me aversionin ndaj pasigurisĂ«â€, shtoi ajo.

Studiuesit thanë se ky skepticizëm lidhet pjesërisht me faktin që gratë janë më të ekspozuara ndaj rreziqeve ekonomike që sjell AI-ja.

“GratĂ« pĂ«rballen me njĂ« ekspozim mĂ« tĂ« lartĂ« ndaj AI-sĂ«, si nĂ« rolet me pĂ«rputhshmĂ«ri tĂ« lartĂ« qĂ« mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga AI-ja, ashtu edhe nĂ« rolet me rrezik tĂ« lartĂ« zhvendosjeje, megjithĂ«se pasojat afatgjata tĂ« AI-sĂ« mbeten thelbĂ«sisht tĂ« pasigurta,” shkruajnĂ« studiuesit.

Ata sugjeruan që politikanët të marrin parasysh këto qëndrime kur hartojnë rregulloret për AI-në, për të siguruar që AI-ja të mos lërë gratë pas.

“Kjo mund tĂ« pĂ«rfshijĂ« zbatimin e politikave qĂ« ulin rreziqet e lidhura me AI-nĂ«, si mbrojtje mĂ« tĂ« forta kundĂ«r humbjes sĂ« vendeve tĂ« punĂ«s, skema kompensimi dhe masa pĂ«r tĂ« reduktuar paragjykimet gjinore nĂ« sistemet e AI-sĂ«,” thanĂ« studiuesit. /Telegrafi/

Izraeli ushtron presion për sulme ndaj Iranit, Trump po refuzon deri më tani



Zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë kreun e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir, i cili vizitoi Uashingtonin gjatë fundjavës, kanë shtyrë SHBA-të për të goditur Iranin, por presidenti amerikan, Donald Trump është i rezervuar.

Raporti thotë se Zamir i ka dhënë një informim Kryetarit të Shefave të Shtabit të Përbashkët, gjeneralit Dan Caine, mbi planet sulmuese dhe mbrojtëse të Izraelit në rast të një lufte me Iranin.

“ËshtĂ« e sigurt tĂ« thuhet se asgjĂ« nuk doli nga ajo takim qĂ« tĂ« ndryshojĂ« mendimin e tij ose tĂ« presidentit pĂ«r sulmin ndaj Iranit”, citohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« njĂ« zyrtar amerikan, duke iu referuar Caine dhe Trump.

“JanĂ« vĂ«rtet izraelitĂ«t ata qĂ« duan njĂ« sulm. Presidenti thjesht nuk Ă«shtĂ« aty”, thotĂ« zyrtari.

NjĂ« tjetĂ«r zyrtar i lartĂ« amerikan thotĂ« se Trump “nuk dĂ«shiron ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ« vĂ«rtet”.

Raporti citon tre këshilltarë të lartë të Trumpit që thonë se, ndërsa presidenti fillimisht preferonte sulmet gjatë protestave masive në Iran, tani ndjen se nisja e një veprimi ushtarak nuk do të ishte rruga e duhur. Njëri prej tyre thotë se skepticizmi qëndron për shumë në rrethin e ngushtë të Trump.

Megjithatë, një zyrtar i lartë nga një nga vendet ndërmjetësuese i thotë Axios se qëndrimi i Trump mund të ndryshojë nëse Irani nuk tregon gatishmëri për të plotësuar kërkesat e SHBA-së.

“NĂ«se Irani nuk vijon nĂ« bisedimet tĂ« premten me gjĂ«ra konkrete, ai mund tĂ« gjejĂ« veten shumĂ« shpejt nĂ« njĂ« situatĂ« shumĂ« tĂ« keqe”, thotĂ« zyrtari. /Telegrafi/

Skandali tronditi SHBA-në, identifikohen disa prej viktimave të Epstein - Ministria e Drejtësisë heq mijëra dokumente nga qarkullimi



Departamenti amerikan i Drejtësisë (DOJ) hoqi mijëra dokumente lidhur me Jeffrey Epstein nga faqja e tij pas ankesave të viktimave për komprometim identitetesh.

Avokatët thanë se mungesa e redaktimeve kishte dëmtuar jetën e gati 100 mbijetuesve, duke përfshirë adresa email dhe foto ku viktimat mund të identifikoheshin.

Në një letër për një gjykatës federal, DOJ tha se dokumentet e kërkuara për heqje ishin tërhequr për redaktim të mëtejshëm dhe po shqyrtoheshin kërkesa të reja.

Viktimat e quajtĂ«n publikimin “tĂ« papranueshĂ«m” dhe kĂ«rcĂ«nuan me veprime ligjore, duke pĂ«rfshirĂ« kĂ«rcĂ«nime me jetĂ« dhe ekspozim tĂ« detajeve bankare private, raporton bbc.

Avokatët dhe mbijetuesit thanë se DOJ kishte dështuar në redaktimin e emrave dhe të dhënave personale në mijëra raste.

Gloria Allred, avokate për viktimat, konfirmoi se emra dhe foto të mbijetuesve ishin publikuar pa leje.

DOJ tha se merr mbrojtjen e viktimave seriozisht dhe po punonte për të korrigjuar gabimet.

Miliona dokumente, përfshirë tre milionë faqe, 180 mijë imazhe dhe 2000 video, janë publikuar që nga ligji që detyroi publikimin vitin e kaluar.

Ky publikim erdhi gjashtë javë pas mosrespektimit të një afati ligjor nën presionin dypartiak të Kongresit amerikan.

Epstein vdiq në burgun e New York më 10 gusht 2019, ndërsa po priste gjyqin për trafikim seksual.

Viktimat e mbajnĂ« ende publikimin si “dĂ«mtues dhe rrezik pĂ«r jetĂ«n” dhe nuk planifikojnĂ« tĂ« ndalen sĂ« kĂ«rkuari drejtĂ«si.

Rasti ka ngritur shqetësime të mëdha mbi privatësinë e viktimave dhe përgjegjësinë e institucioneve federale. /Telegrafi/

"Operacioni Lukashenko" i Vuçiqit - si po përgatitet të jetë në pushtet deri në vitin 2035?



Nuk ka dyshim se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nisur sërish fushatën për të siguruar karrigen e kryeministrit.

Vuçiq ka njoftuar planin “Serbia 2035”, tĂ« cilin pritet ta prezantojĂ« nĂ« njĂ« tubim tĂ« madh gjatĂ« muajit mars.

Edhe pse pĂ«rmbajtja e kĂ«tij plani ende nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e ditur, fakti qĂ« Vuçiq planifikon hapur tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« pushtet pĂ«r gati edhe njĂ« dekadĂ« tjetĂ«r, sipas Nova.rs, tregon njĂ« lloj “operacioni bjellorus” dhe ekspozon ambicien e tij pĂ«r t’u shndĂ«rruar nĂ« njĂ« Aleksandar Lukashenko tĂ« ri.

Meqenëse, sipas Kushtetutës, ai nuk mund të vazhdojë më si president, Vuçiq ka vendosur të synojë edhe postin e kryeministrit.

Megjithatë, problemi kryesor mbetet pyetja se kush do të jetë kandidati i ri i Partisë Progresive Serbe (SNS) në zgjedhjet presidenciale.

ËshtĂ« e qartĂ« se asnjĂ« nga emrat qĂ« janĂ« pĂ«rmendur deri mĂ« tani nĂ« publik si kandidatĂ« tĂ« mundshĂ«m nuk garanton njĂ« fitore tĂ« sigurt.

Për këtë arsye, nuk do të ishte befasi nëse qeveria do të përdorte një manovër, të ngjashme me atë që udhëheqësi i radikalëve, Vojislav Sheshel, po e promovon së fundmi.

Konkretisht, ai ka propozuar njĂ« ndryshim tĂ« KushtetutĂ«s qĂ« do t’i mundĂ«sonte pasardhĂ«sit tĂ« Vuçiqit tĂ« zgjidhej jo mĂ« pĂ«rmes zgjedhjeve presidenciale, por nga Kuvendi.

Kjo do tĂ« ishte njĂ« strategji ideale daljeje pĂ«r progresivĂ«t, duke pasur parasysh se ata disponojnĂ« njĂ« shumicĂ« prej dy tĂ« tretash nĂ« Kuvend, çka do t’u mundĂ«sonte ndryshimin e aktit mĂ« tĂ« lartĂ« ligjor tĂ« shtetit.

Prej muajsh tashmë, ka pasur spekulime se kush do të jetë kandidati i Partisë Progresive Serbe në zgjedhjet presidenciale, pasi është më se e qartë se presidenti aktual i Serbisë ka zgjedhur të synojë postin e kryeministrit.

Deri më tani, në media janë përmendur vetëm disa emra si pasardhës të mundshëm të Vuçiqit, përfshirë Tomislav Nikoliqin, Ana Brnabiqin dhe Miloƥ Vuçeviqin.

Megjithatë, duke marrë parasysh rënien e ndjeshme të mbështetjes për SNS-në, e cila është evidentuar në shumë sondazhe të opinionit publik gjatë muajve të fundit, mbetet e pasigurt nëse ndonjëri nga bashkëpunëtorët e Vuçiqit do të ishte në gjendje të siguronte fitoren.

ËshtĂ« gjithashtu e qartĂ« se humbja e presidencĂ«s do tĂ« ishte njĂ« goditje e madhe pĂ«r PartinĂ« Progresive Serbe, ndaj ata po bĂ«jnĂ« gjithçka qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« fuqinĂ« e tyre pĂ«r ta parandaluar njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ«. KĂ«shtu, pĂ«r ta lind njĂ« enigmĂ« e madhe, zgjidhja e sĂ« cilĂ«s u bĂ« publike nga udhĂ«heqĂ«si radikal dhe mentor politik i Aleksandar Vuçiqit, Vojislav Sheshel.

Këtë javë, Shesheli deklaroi se Kushtetuta e Serbisë duhet të ndryshohet në mënyrë që Kuvendi të ketë të drejtën të zgjedhë Presidentin e Republikës dhe, nëse është e nevojshme, ta zëvendësojë atë.

"Kushtetuta duhet tĂ« ndryshohet dhe presidenti duhet tĂ« zgjidhet nĂ« AsamblenĂ« KombĂ«tare; kjo Ă«shtĂ« mĂ« demokratike. NjerĂ«zit mendojnĂ« se Ă«shtĂ« mĂ« demokratike kur populli zgjedh, por jo – presidenti nuk mund tĂ« zĂ«vendĂ«sohet nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ«", tha Shesheli.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme, ai shtoi se SRS është në një koalicion me Partinë Progresive Serbe në pushtet dhe nuk do t'u "imponohet" koalicioneve të tjera para zgjedhjeve.

"Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, jam i bindur se nëse partitë patriotike formojnë një koalicion të unifikuar, nuk ka koalicion kundërshtar që mund të na mposhtë", vlerësoi ai.

Vuçiq: Do të paraqesim programin që do të bëjmë

Vuçiq njoftoi javĂ«n e kaluar se rreth datĂ«s 20 mars do tĂ« organizohet njĂ« tubim i madh para AsamblesĂ« KombĂ«tare ose nĂ« “Trg Republike” nĂ« Beograd. GjatĂ« kĂ«tij eventi do tĂ« prezantohet plani “Serbia 2035”, qĂ« sipas Nova.rs tregon se Vuçiç planifikon tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« pushtet pĂ«r tĂ« paktĂ«n njĂ« dekadĂ« tjetĂ«r.

"Ja një lajm ekskluziv për ju. Do të presim që të kalojnë të gjithë përvjetorët e tyre dhe diku më 20, 21 ose 22 mars, do t'ua prezantojmë programin 'Serbia 2035' para një numri të madh qytetarësh, për t'u treguar njerëzve se sa shumë i respektojmë dhe i duam ata, dhe atë që kemi bërë, për të paraqitur llogari, raporte dhe për të prezantuar programin e asaj që do të bëjmë", tha ai.

MĂ« parĂ«, lideri i SNS-it kishte bĂ«rĂ« tĂ« ditur se plani “Serbia 2035” Ă«shtĂ« punuar pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« dhe se synojnĂ« ta prezantojnĂ« para qytetarĂ«ve deri mĂ« 1 mars, shkruan index.hr.

Një goditje për prokurorinë

Nova.rs kujton se aspiratat e presidentit serb për të qëndruar në pushtet për dekada nuk janë të reja. Sipas këtij portali, kjo shihet qartë nga lidhjet e ngushta të Vuçiqit me autokratë të shumtë evropianë dhe botërorë. Shembulli më i dukshëm është marrëdhënia midis Vuçiqit dhe presidentit bjellorus, Aleksandar Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet për 31 vjet.

Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse, siç shkruan Nova.rs, lind pyetja nĂ«se Vuçiq planifikon tĂ« pĂ«rfshijĂ« njĂ« skemĂ« pĂ«r transformimin e SerbisĂ« nĂ« njĂ« “Bjellorusi tĂ« tij” nĂ« atĂ« qĂ« portali e quan “ekspozita para-kryeministrore”, e cila ndoshta do tĂ« prezantohet para mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« tij nĂ« mars.

Portali thekson se, ndërkohë që pritet kjo, sulmi i paprecedentë i regjimit ndaj prokurorisë tashmë po bëhet i dukshëm. Sipas disa ekspertëve, ndryshimet ligjore që janë miratuar ndryshojnë rrënjësisht kompetencat dhe strukturën e prokurorisë në Serbi dhe paralizojnë punën e Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar.

Amendamentet ligjore, të miratuara nga Parlamenti disa ditë më parë dhe më pas të nënshkruara nga Vuçiq, ndryshojnë gjithashtu kompetencat e Këshillit të Lartë të Prokurorëve. Sipas Nova.rs, fituesi më i madh i këtyre ndryshimeve do të jetë Nenad Stefanoviq, kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në Beograd, i cili do të ketë mundësinë të veprojë pa kontroll real dhe që tashmë ka treguar një prirje të qartë pro-regjimit.

"Pushteti absolut nuk braktiset kurrë vullnetarisht dhe pa arsye"

Redaktori i “New Serbian Political Thought”, Gjorgje Vukadinoviq, i tha Nova.rs se ambicia e Vuçiqit pĂ«r tĂ« “sunduar pĂ«r jetĂ«â€ nuk Ă«shtĂ« aspak befasi.

"Kjo ishte e qartë për këdo që donte ta shihte kur Vuçiq erdhi në pushtet. Tani kjo vetëm sa është thelluar. Të gjitha njoftimet dhe deklaratat se ai po tërhiqej nga politika mashtronin dhe i qetësonin kundërshtarët e tij, ndërsa mbillnin shpresa të rreme. Pushteti absolut nuk lihet kurrë vullnetarisht dhe pa arsye", pohoi Vukadinoviq.

Ai shtoi se njoftimi i planit “Serbia 2035” mund tĂ« ketĂ« habitur disa, por nĂ« fakt Vuçiq i ka deklaruar qĂ«llimet e tij pothuajse hapur.

"Ai mund tĂ« thotĂ« se ky plan nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« fare me tĂ«, por me SerbinĂ«, e cila ‘duhet tĂ« pĂ«rparojë’. ËshtĂ« e qartĂ« se tani planifikon tĂ« jetĂ« kryeministĂ«r dhe tĂ« ndryshojĂ« pozicionin me rotacion, por do tĂ« ruajĂ« pushtetin absolut qĂ« kishte si president, pĂ«r tĂ« cilin nuk kishte autoritet kushtetues. ËshtĂ« krejtĂ«sisht e parĂ«ndĂ«sishme se si quhet pozicioni i tij; ai mund tĂ« jetĂ« njĂ« hajdut nĂ« qeveri, por shkopi do tĂ« jetĂ« me tĂ«", vuri nĂ« dukje Vukadinoviq.

Planet dhe vizionet afatgjata të paraqitura tashmë

Srgjan Cvijiq, ish-diplomat dhe president i Bordit Këshillimor Ndërkombëtar të Qendrës së Beogradit për Politikat e Sigurisë, gjithashtu beson se Vuçiq nuk ka ndërmend të largohet nga pushteti.

"Ata kanë frikë dhe janë të vetëdijshëm se largimi nga pushteti nuk do të thotë vetëm pension politik, por edhe procedura penale. Kjo është një lojë gjithçka ose asgjë, dhe presidenti synon të qëndrojë në pushtet për gjithë jetën", theksoi Cvijiq.

Ai shtoi se deri më tani, planet janë paraqitur si pjesë e një fushate të vazhdueshme që ka filluar që nga viti 2012.

"ËshtĂ« diçka qĂ« i shĂ«rben publikut, duke ditur se cila Ă«shtĂ« situata nĂ« thesarin e shtetit. Ato plane nuk janĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r njĂ« analizĂ« serioze; ato shĂ«rbejnĂ« vetĂ«m pĂ«r tĂ« zgjatur qeverinĂ« sa mĂ« gjatĂ« tĂ« jetĂ« e mundur", tha Cvijiq.

Bashkëbiseduesi i Nova.rs arriti në përfundimin se ka frikë se kjo qeveri nuk do të lejojë që të humbasë zgjedhjet.

Portali kujton se Serbia ka parĂ« prezantimin e planeve dhe vizioneve afatgjata disa herĂ« gjatĂ« qeverisjes sĂ« Vuçiqit. NĂ« fund tĂ« vitit 2019, u prezantua plani “Serbia 2025”, i cili, sipas deklaratave tĂ« Vuçiqit nĂ« atĂ« kohĂ«, kishte njĂ« vlerĂ« totale prej 14 miliardĂ« eurosh.

Më pas u prezantua një plan i ri, i cili shtrihej deri në vitin 2027 dhe kishte një vlerë prej 17.8 miliardë eurosh, vit në të cilin mbahet edhe ekspozita EXPO. /Telegrafi/

Rikthehet ChatGPT - por pse kishte rënë për ca kohë?



ChatGPT është rikthyer në funksionim normal pas një ndërprerjeje të përkohshme që preku një numër përdoruesish.


Gjatë kësaj kohe, shërbimi hasi vështirësi teknike, duke shkaktuar vonesa dhe pamundësi qasje.

Ekipi teknik punoi për zgjidhjen e problemit dhe ka konfirmuar "se platforma tashmë funksionon normalisht. Përdoruesit mund të vazhdojnë ta përdorin shërbimin pa kufizime".

Pse kishte rënë për ca kohë?

ChatGPT aktualisht po përjeton një ndërprerje të konsiderueshme, duke lënë mijëra përdorues të mos kenë qasje në inteligjencën artificiale në të gjitha platformat.

Sipas të dhënave të gjurmimit nga Down Detector, problemet filluan të shfaqen rreth orës 3:00 pasdite ET.

“Ne kemi identifikuar problemin, kemi zbatuar masat e nevojshme zbutĂ«se dhe po monitorojmĂ« rikuperimin. Ne kemi identifikuar se pĂ«rdoruesit po pĂ«rjetojnĂ« gabime tĂ« shumta gjatĂ« marrjes sĂ« shĂ«rbimeve”, thuhet nĂ« njoftimin e ChatGPT.

Ndryshe, shkalla e problemit u përshkallëzua me shpejtësi, ku problemet e raportuara u rritën në mbi 10 mijë raste brenda vetëm pesëmbëdhjetë minutash.

Përdoruesit që përpiqen të përdorin shërbimin aktualisht po përballen me probleme të lidhjes ose kërkesa të dështuara pasi platforma mbetet e paqëndrueshme. /Telegrafi/

Sistemi Patriot e kap me sukses raketĂ«n hipersonike ruse ‘Zircon’



NjĂ« sistem i mbrojtjes ajrore Patriot, i njohur pĂ«r aftĂ«sitĂ« e avancuara pĂ«r tĂ« interceptuar raketat balistike, raketat kryqĂ«zuese dhe aeroplanĂ«t, ka arritur me sukses ta kap njĂ« raketĂ« hipersonike ruse ‘Zircon’ mbi Kiev.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale dhe janë shpërndarë më gjerë.

Sistemi Patriot, i zhvilluar nga kompania amerikane Raytheon, përdor radarin e avancuar dhe raketat e tij PAC-3 për të identifikuar, ndjekur dhe shkatërruar objektet që paraqesin kërcënim nga ajri.

Kjo kapje tregon efektivitetin e sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore në mbrojtjen e qyteteve kundër kërcënimeve të sofistikuara si raketat hipersonike.

Ndërkohë, sulmi vjen në një kohë kur pritet të vazhdojnë bisedimet trepalëshe mes Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë, me synimin për të ulur tensionet dhe për të gjetur një rrugë drejt armëpushimit.

Ndryshe, Rusia gjatë fundjavës së kaluar kishte pranuar një armëpushim disa ditor duke u zotuar se nuk do të sulmojë vetëm infrastrukturën energjetike. /Telegrafi/

Çmimi i arit u rrit shumĂ«, pastaj ra - çfarĂ« po ndodh?



Çmimet e arit dhe tĂ« argjendit kanĂ« pĂ«suar luhatje tĂ« mĂ«dha nĂ« ditĂ«t e fundit.

Pas një periudhe rritjeje të jashtëzakonshme gjatë vitit të kaluar, të dy metalet e çmuara ranë ndjeshëm të premten dhe të hënën e kaluar.

Pse u rritën kaq shumë më parë?
Çmimet u nxitĂ«n nga kĂ«rkesa e investitorĂ«ve pĂ«r “asetet e strehimit tĂ« sigurt” gjatĂ« periudhave tĂ« pasigurisĂ« ekonomike dhe trazirave gjeopolitike, shkruan aljazeera.

Tensionet globale, pasiguria për sistemet ekonomike dhe rritja e blerjeve nga bankat qendrore i shtynë çmimet në nivele rekorde, me ari që arriti afër niveleve shumë të larta para se të binte.

Pse ranë çmimet?
ShumĂ« analistĂ« thonĂ« se rĂ«nia filloi kur Presidenti i SHBA-sĂ« njoftoi nominimin e Kevin Warsh si kryetar tĂ« ardhshĂ«m tĂ« RezervĂ«s Federale, njĂ« vendim qĂ« çoi nĂ« forcimin e dollarit amerikan dhe uljen e nevojĂ«s pĂ«r “vlera tĂ« sigurta”. Kjo ulje e kĂ«rkesĂ«s solli shitje tĂ« mĂ«dha dhe njĂ« rĂ«nie tĂ« shpejtĂ« tĂ« çmimeve.

PĂ«rveç kĂ«saj, disa theksojnĂ« se çmimet ishin rritur shumĂ« shpejt dhe shumĂ« investitorĂ« nxituan tĂ« realizonin fitimet e tyre (“profit-taking”), duke shkaktuar njĂ« korrigjim tĂ« mprehtĂ« nĂ« tregje.

ÇfarĂ« ndodhi mĂ« pas?
Pas rënies së fortë, çmimet u stabilizuan pak dhe filluan të rimëkëmben, me ari dhe argjend që tregtonin rritje të vogla ditët pas rënies kryesore. Megjithatë, ato mbeten nën nivelet më të larta që ishin arritur më parë.

Si e shohin analistët të ardhmen?
Shumë ekspertë besojnë se kjo luhatje është pjesë e një korrigjimi normal pas rritjes së shpejtë dhe se trendi afatgjatë i çmimeve mund të mbetet pozitiv për arin dhe argjendin, ndërsa disa banka të mëdha parashikojnë nivele edhe më të larta deri në fund të vitit. /Telegrafi/

Asgjë nga Republika e Norvegjisë - deputetët votuan të mbeten monarki, pavarësisht skandaleve të oborrit mbretëror me Epstein



Parlamenti i NorvegjisĂ« ka vendosur tĂ« martĂ«n me shumicĂ« tĂ« madhe qĂ« tĂ« mbajĂ« monarkinĂ«, duke refuzuar idenĂ« pĂ«r t’u kthyer nĂ« republikĂ«.

Nga 169 deputetë, 141 votuan pro mbajtjes së monarkisë, ndërsa 26 votuan për ndryshimin e sistemit të shtetit.

Mbështetësit e monarkisë argumentojnë se ajo sjell stabilitet dhe përfaqëson unitetin e vendit, ndërsa kundërshtarët theksojnë se privilegjet e familjes mbretërore nuk janë të përshtatshme për një shoqëri demokratike.

Ky vendim vjen ndërkohë që popullariteti i familjes mbretërore ka rënë, raporton reuters.

Sipas një sondazhi të fundit, 61 për qind e norvegjezëve mbështesin monarkinë, një shifër më e ulët se vitin e kaluar.

RĂ«nia e mbĂ«shtetjes lidhet edhe me disa skandale, pĂ«rfshirĂ« lidhjet e PrinceshĂ«n Mette‑Marit me tĂ« ndjerin Jeffrey Epstein.

Megjithatë, Parlamenti ka treguar se shumica mbetet e bindur se monarkia duhet të qëndrojë, duke lënë planin për republikë në letër.

Një sondazh i opinionit të kryer të hënën për gazetën norvegjeze Verdens Gang tregoi se 61 për qind e norvegjezëve mbështesin mbajtjen e mbretërve në detyrë, nga 72 për qind vitin e kaluar, ndërsa mbështetja për një republikë u rrit me 10 për qind, duke arritur në 27 72 për qind, sipas sondazhit të publikuar të martën.

Kur u pyetën nëse Mette-Marit duhet të bëhet mbretëresha e ardhshme e Norvegjisë, 44 për qind thanë jo, ndërsa vetëm 33 për qind thanë po, ndërsa të tjerët nuk dhanë një opinion, sipas sondazhit të kryer mbi 1,014 të anketuar nga instituti i sondazheve InFact. /Telegrafi/

Sa ndikojnë gomat në sigurinë e trafikut?



Organizata spanjolle për sigurinë në trafik, Fesival, publikoi të dhëna mbi ndikimin e gomave në sigurinë rrugore. Një pjesë e konsiderueshme e aksidenteve që lidhen me goma mund të parandalohet me zgjedhje të mirë dhe mirëmbajtje bazike: mbajtjen e presionit të duhur, thellësinë e mjaftueshme të gërvishtjes së gomës dhe kontrollin e dëmtimeve (nëse ka, gomat duhet të zëvendësohen).

Goma është baza e sigurisë, pasi sistemet si ABS dhe ESC kanë nevojë për ngjitje të mirë; me presion të ulët, goma të konsumuar ose përzierje të papërshtatshme, efektiviteti i këtyre sistemeve është i kufizuar. Vendosja e zakonit për kontrollin e gomave (mujorisht dhe para udhëtimeve apo motit të ftohtë/shiu) është një nga masat më të dobishme dhe me kosto të ulët për sigurinë në rrugë.

Edhe pse veturat e reja vijnĂ« me shumĂ« sisteme aktive sigurie, tĂ« dhĂ«nat e vitit 2024 tregojnĂ« se 554 aksidente me tĂ« vdekur dhe tĂ« lĂ«nduar lidhen me anomalitĂ« e gomave – goma tĂ« konsumuar, tĂ« dĂ«mtuara ose tĂ« shpĂ«rthyera. NĂ« kĂ«to aksidente u pĂ«rfshinĂ« 668 automjete, me gjithsej 1017 viktima, pĂ«rfshirĂ« 39 tĂ« vdekur, 123 me lĂ«ndime tĂ« rĂ«nda dhe 855 me lĂ«ndime tĂ« lehta, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Trafikut (DGT).

Këto shifra tregojnë se gjendja e gomave është një faktor i rëndësishëm që kontribuon në aksidentet rrugore, sidomos kur kushtet e motit përkeqësojnë rrezikun. Sipas Shoqatës Spanjolle të subjekteve që bashkëpunojnë në kontrollin teknik të automjeteve (AECA-ITV), kontrollet teknike tregojnë se rreth një e pesta e defekteve serioze të zbuluara në vitin 2024 lidhen me boshtin, rrotat, gomat dhe pezullimin. Përveç kësaj, DGT ka paralajmëruar në shumë fushata se një pjesë e konsiderueshme e automjeteve qarkullon me goma në gjendje të keqe ose me karakteristika të papërshtatshme.

Drejtimi me presion të ulët të gomave, për shembull, rrit deformimin, ngrohjen dhe konsumimin e tyre dhe mund të ndikojë në frenim dhe drejtueshmëri. Vetë DGT tregon se presioni i pamjaftueshëm mund të rrisë distancën e nevojshme për ndalimin dhe të rrisë rrezikun e akvaplaning-ut. Sistemet për monitorimin e presionit të gomave (TPMS) ndihmojnë në zbulimin e humbjes së presionit, por nuk zëvendësojnë kontrollet e rregullta.

Problemi përkeqësohet dimrit: nën 7 gradë Celsius, gomat verore humbasin ngjitjen edhe në rrugë të thata, dhe nëse gomat janë të cilësisë së ulët ose të konsumuar, veçanërisht në kushte të lagështa, besueshmëria e tyre bie ndjeshëm, duke ulur edhe efektivitetin e sistemeve elektronike të sigurisë.

Nuk Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme vetĂ«m tĂ« kujdesemi pĂ«r gjendjen e gomave; duhet tĂ« zgjidhen me mençuri. Duhet tĂ« ndiqen testet e pavarura dhe tĂ« gjenden opsionet mĂ« tĂ« sigurta nĂ« rangun e çmimeve qĂ« shoferĂ«t mund t’i pĂ«rballojnĂ«. /Telegrafi/

Enes Gorani emërohet drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Turizëm, Zhvillim Rural dhe Inspekcione në Komunën e Dragashit



Komuna e Dragashit ka emëruar edhe drejtorin e fundit, duke kompletuar kështu kabinetin e ri qeveritar komunal.

Dje, z. Enes Gorani është emëruar drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Turizëm, Zhvillim Rural dhe Inspekcione.

Me këtë emërim, kabineti i ri katërvjeçar i Komunës së Dragashit është i kompletuar: nga tetë drejtorë, katër i përkasin komunitetit shqiptar dhe katër komuniteteve joshumicë.

Dy nga këto drejtorira udhëhiqen nga gra, një reflektim i përkushtimit të qeverisjes lokale për barazi gjinore dhe përfaqësim gjithëpërfshirës.

Kryetari i KomunĂ«s, Bexhet Xheladini, ka theksuar besimin se: “Ky ekip do tĂ« punojĂ« me pĂ«rkushtim, profesionalizĂ«m dhe pĂ«rgjegjĂ«si, nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve dhe zhvillimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« Dragashit.”

Ai u ka uruar suksese të gjithë drejtorëve në detyrat e tyre të reja, duke nënvizuar se bashkëpunimi do të sjellë rezultate të mira për komunitetin. /Telegrafi/

SHBA rrëzon dronin iranian pranë aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln



Shtetet e Bashkuara të amerikanë kanë rrëzuar droning Iranian, I cili iu afrua një aeroplanmbajtëse, thotë një zyrtar amerikan.

Ushtria amerikan rrëzoi dronin që iu afrua aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln në Detin Arabik, tha një zyrtar amerikan Reuters-it.

Droni iranian, i identifikuar si model Shahed-139, po fluturonte drejt aeroplanmbajtĂ«ses kur njĂ« aeroplan luftarak amerikan F‑35 e ndĂ«rhyri dhe e shkatĂ«rroi atĂ«.

Kujtojmë se presidenti amerikan, Donald Trump ka shtuar presionin ndaj Teheranit, duke kombinuar forcë ushtarake me kërcënime të qarta për veprime ushtarake nëse Irani nuk pranon bisedime dhe një marrëveshje për programin bërthamor.

Sipas deklaratave tĂ« tij, njĂ« “armadĂ« e madhe” e SHBA-sĂ« po lĂ«viz drejt zonĂ«s sĂ« Iranit dhe koha Ă«shtĂ« nĂ« limit pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje qĂ« ndalon programin bĂ«rthamor iranian ose pĂ«rndryshe do tĂ« vijnĂ« veprime ushtarake mĂ« tĂ« ashpra.

Trump ka bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se SHBA nuk pĂ«rjashton njĂ« sulm ushtarak ndaj Iranit nĂ«se ky i fundit refuzon tĂ« negociojĂ« njĂ« marrĂ«veshje qĂ« ndalon zhvillimin e armĂ«ve bĂ«rthamore — duke thĂ«nĂ« se nĂ«se Irani nuk pranon marrĂ«veshjen, “koha po mbaron” dhe se SHBA do tĂ« pĂ«rdorĂ« forcĂ« nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme.

Në të njëjtën kohë, Trump dhe stafi i tij po shqyrtojnë edhe opsione të tjera që përfshijnë goditje të synuara ndaj forcave të sigurisë ose udhëheqjes iraniane, me qëllim, sipas disa burimeve, që të inkurajohen protestat brenda vendit. /Telegrafi/

Apple shpalli “luftĂ«â€ ndaj operatorĂ«ve - ky opsion do t’ju shpĂ«tojĂ«



Apple ka prezantuar një funksion të ri të privatësisë që u lejon përdoruesve të kufizojnë ndjeshëm saktësinë e të dhënave të vendndodhjes që ndajnë me operatorët celularë.

Kompania nga Cupertino ka bĂ«rĂ« njĂ« lĂ«vizje tĂ« re pĂ«r tĂ« rritur sigurinĂ« e pĂ«rdoruesve. Funksioni i ri, i quajtur “Limit Precise Location” (Kufizo vendndodhjen e saktĂ«), i lejon pronarĂ«t e iPhone dhe iPad tĂ« fshehin vendndodhjen e tyre tĂ« saktĂ« nga operatorĂ«t celularĂ«.

Derisa më parë operatorët mund të përcaktonin me mjaft saktësi vendndodhjen tuaj duke përdorur të dhënat e antenave, me këtë opsion që vjen në iOS 26.3, operatori do të shohë vetëm vendndodhjen rrethore. Për shembull, do të dijë në cilin lagje ndodheni, por jo në cilën rrugë apo ndërtesë.

Gjëra të rëndësishme që duhet të dini

ShĂ«rbimet e emergjencĂ«s: Ky opsion fiket automatikisht nĂ«se thĂ«rrisni shĂ«rbimet e emergjencĂ«s, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« shpĂ«timtarĂ«t tĂ« mund t’ju gjejnĂ« mĂ« lehtĂ«.

Aplikacionet tuaja: Kjo nuk ndikon nĂ« aplikacione si Google Maps, Instagram apo “Find My”. Ju ende mund t’u lejoni (apo ndaloni) kĂ«tyre aplikacioneve tĂ« pĂ«rdorin vendndodhjen e saktĂ« pavarĂ«sisht nga operatori.

Apple nuk ka sqaruar zyrtarisht motivet e këtij veprimi, por analistët industrialë vënë në dukje se operatorët janë gjobitur më parë me shuma të mëdha për shitjen e të dhënave të lëvizjes së përdoruesve - për shembull, FCC në SHBA ka gjobitur disa operatorë me gati 200 milion dollarë për abuzim me këto informacione.

Për momentin, funksioni është i disponueshëm vetëm në disa pajisje si iPhone Air, iPhone 16e dhe iPad Pro (modeli M5 me Cellular), dhe vetëm nëse operatori juaj celular e mbështet këtë teknologji (p.sh. Deutsche Telekom dhe britanikja EE).

PĂ«r ta aktivizuar, shkoni te: Settings > Cellular > Cellular Data Options > Limit Precise Location. Pas aktivizimit, telefoni mund t’ju kĂ«rkojĂ« tĂ« rinisni pajisjen qĂ« tĂ« aplikohen ndryshimet. /Telegrafi/

Nëna po përpiqej ta qetësonte fëmijën për të fjetur, ai pa dashje i thyen hundën



Përpjekja e një nëne për ta fjetur fëmijën e saj u kthye në një kaos të vogël kur vogëlushi pa dashje i gjeti hundën e fortë ndërsa ajo po përpiqej ta vendoste për të fjetur - dhe ky moment u bë viral me mbi 17 milionë shikime në TikTok.

Në video, e cila u kap nga një kamerë Nest, duket një djalë i vogël duke qëndruar pranë një shtrati të ulët ndërsa nëna e tij është shtrirë pranë tij. Në momentin që ajo po përpiqej ta shtronte që të fjetë, djali shpërtheu kokën prapa papritmas dhe e goditi fort në hundë.

Më vonë, ajo që e publikoi videon - e quajtur Kailynn në TikTok - tha se hunda i ishte thyer me të vërtetë.

@kailynnpalaima My toddler broke my nose 😀😀 here's a video for funsies #crying #toddlersoftiktok #terribletwos ♬ Welp, Didn't Expect That - Yu-Peng Chen & HOYO-MiX

Ajo u shpreh se nuk kishte shumĂ« mavijosje, por hunda ishte “qĂ« e shtrembĂ«ruar” dhe se planifikonte t’i kĂ«rkonte njĂ« mendim tjetĂ«r mjekĂ«sor dhe ta shqyrtonte njĂ« ndĂ«rhyrje kirurgjikale.

Ajo gjithashtu tha se djali i saj është ende i vogël dhe herë pas here ka shpërthime, por se i vinte keq për atë që kishte ndodhur.

Në komentet nën video, shumë përdorues të TikTok ndanë tregime të ngjashme ose reagonin me humor.

NjĂ«ri tha me shaka se djali tani do tĂ« flejĂ« vetĂ«m nĂ« krevatin e tij pa pĂ«rqafime, ndĂ«rsa njĂ« komentues tjetĂ«r qĂ« punon nĂ« njĂ« kopĂ«sht tha se nuk Ă«shtĂ« mirĂ« t’i lejohet fĂ«mijĂ«t tĂ« qĂ«ndrojnĂ« shumĂ« afĂ«r njeri-tjetrit pĂ«r arsye sigurie, sepse ata ende nuk kanĂ« zhvilluar ndjenjĂ«n e hapĂ«sirĂ«s personale. /Telegrafi/

Zjarr i madh përfshin Tregun Jannat në Teheran



Një zjarr masiv shpërtheu në Tregun Jannat në Teheran, duke shkaktuar panik dhe shqetësim të madh në zonë.

Re të dendura tymi të zi u panë duke u ngritur lart mbi treg dhe rrethinat, ndërsa flakët përhapeshin me shpejtësi nëpër tezgat dhe objektet tregtare.

Autoritetet reaguan menjëherë duke dërguar në vendngjarje disa njësi zjarrfikëse, ambulanca dhe forca sigurie për të izoluar zonën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Operacioni për shuarjen e flakëve zgjati për disa orë për shkak të intensitetit të zjarrit dhe materialeve të djegshme që ndodheshin në treg.

Sipas informacioneve fillestare, nuk ka raportime zyrtare për viktima në njerëz, megjithatë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Shkaku i zjarrit ende nuk është konfirmuar dhe autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat që çuan në shpërthimin e tij.

Situata mbetet nën monitorim, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë punën për të siguruar zonën dhe për të shmangur rreziqe të tjera të mundshme. /Telegrafi/

Gruaja dhe vajza 7-vjeçare përballen me dhunën e papritur - pamje dramatike nga rrugët e Francës



Inati rrugor nĂ« Lyon shfaqet nĂ« video – njĂ« grua dhe vajza e saj pĂ«rballen me agresionin e papritur.

Një moment i tensionuar në rrugët e Lyon, Francë, është kapur në video dhe po shqetëson përdoruesit e rrjetit.

Një burrë u zemërua dhe reagoi me dhunë pasi një grua franceze i bëri borinë, pasi ai e kishte parakaluar në mënyrë të rrezikshme duke ndryshuar korsinë.

Makina e gruas u dëmtua nga veprimet e tij agresive, siç duket qartë edhe në video.

Fatmirësisht, gruaja po udhëtonte vetëm me vajzën e saj 7-vjeçare, e cila ndodhej në makinë gjatë incidentit, gjë që e bën situatën edhe më shqetësuese.

Ky episod tregon rrezikun real të sjelljeve të dhunshme në trafik dhe nënvizon rëndësinë e qetësisë dhe kujdesit në rrugë. /Telegrafi/

Rusët sulmojnë me dronë iranian Kharkivin, digjet një pallat banimi



Rusët ndërmorën një sulm ndaj qytetit të Kharkivit duke përdorur dronë të tipit Shahed.

Sipas raportimeve paraprake, një nga këta dronë goditi drejtpërdrejt një ndërtesë banimi shumëkatëshe, çka çoi në shpërthimin e një zjarri të madh.

Flakët përfshinë disa kate të godinës, duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Ekipet e emergjencës ndërhynë për të shuar zjarrin dhe për të evakuuar banorët, ndërsa autoritetet po vlerësojnë pasojat e sulmit.

Ndërkohë, sulmi vjen në një kohë kur pritet të vazhdojnë bisedimet trepalëshe mes Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë, me synimin për të ulur tensionet dhe për të gjetur një rrugë drejt armëpushimit.

Ndryshe, Rusia gjatë fundjavës së kaluar kishte pranuar një armëpushim disa ditor duke u zotuar se nuk do të sulmojë vetëm infrastrukturën energjetike. /Telegrafi/

Epstein dëshironte të blinte "Vilën e Titos", Lajçak i shpjegoi se vendet e ish-Jugosllavisë nuk do të bien kurrë dakord



Dokumentet e reja pĂ«r Jeffrey Epsteinin, tĂ« publikuara nga Ministria e DrejtĂ«sisĂ« e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, tregojnĂ« se financieri kishte dĂ«shirĂ« tĂ« blinte ndĂ«rtesĂ«n e ish-ambasadĂ«s sĂ« JugosllavisĂ« nĂ« New York, e njohur si “Vila e Titos”.

NdĂ«r dokumentet e reja, tĂ« publikuara disa ditĂ« mĂ« parĂ«, gjendet njĂ« email qĂ« Epstein kishte marrĂ« me 26 fotografi tĂ« kĂ«saj vile, si dhe njĂ« prerje nga New York Post me titullin “pĂ«r 50 milionĂ« dollarĂ« mund tĂ« bĂ«heni pronar i vilĂ«s sĂ« fundit nga epoka e artĂ« e Manhatanit”.

Më 10 dhjetor 2018, Epstein mori një email nga këshilltari financiar David Mitchell, i cili e informonte se në këtë ndërtesë kishte ndodhur një zjarr dhe se ndoshta ishte momenti i duhur për të dërguar një ofertë, raporton klix..ba.

Më pas, financieri dërgoi një lidhje të New York Post në dy adresa emaili, ku përmendej zjarri, dhe ata e informuan se ndërtesa tani duhet të ishte dukshëm më e lirë.

Megjithatë, Epstein në fund nuk e bleu vilën. Ajo u shit katër vjet më vonë për 50 milionë dollarë, ndërsa Serbisë i takuan 40 për qind e shumës, në bazë të Aneksit B të Marrëveshjes për suksesionin e pasurisë së ish-RSFJ-së jashtë vendit. Shtetit tonë i takuan 7.5 milionë dollarë.

Interesant është fakti se, gjatë përpjekjes për ta blerë këtë ndërtesë, Epstein kontaktoi edhe ish-Përfaqësuesin e Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Miroslav Lajçak.

Ishte data 25 tetor 2017 kur Epstein i dĂ«rgoi njĂ« SMS Lajçakut se “shkova ta shoh ish-ambasadĂ«n jugosllave. MĂ« thanĂ« se Ă«shtĂ« nĂ« shitje, por se tĂ« pesĂ« qeveritĂ« duhet tĂ« bien dakord, ajo serbe dhe tĂ« tjerat. Interesante”.

Lajçak iu pĂ«rgjigj se “kurrĂ« nuk do tĂ« bien dakord. QĂ« nga viti 2001 po pĂ«rpiqen tĂ« merren vesh pĂ«r ndarjen e pasurisĂ« dhe fundi nuk duket. PĂ«r gjithçka qĂ« lidhet me ish-JugosllavinĂ« ose shtetet pasardhĂ«se aktuale, duhet tĂ« konsultohesh me mua, i njoh deri nĂ« thelb”.

Kujtojmë se Lajçak përmendet shpesh në dosjet për Epsteinin dhe se disa ditë më parë, për këtë arsye, ai dha dorëheqje nga posti i këshilltarit të kryeministrit sllovak, Robert Fico. /Telegrafi/

❌