Ndërhyrja e autoriteteve pas publikimit të një videoje të papërshtatshme në Instagram
TIRANĂ, 7 shkurt /ATSH/Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale informoi sot pĂ«rmes njĂ« deklarate pĂ«r mediet, mbi masat e marra nga strukturat sociale dhe shĂ«ndetĂ«sore pĂ«r rastin e postimeve nĂ« rrjete sociale nga shtetasi G.H.
Pas publikimit në faqen e Instagram-it të shtetasit G.H., ku shfaqej në mënyrë të papërshtatshme motra e tij, shtetasja S.H., menjëherë nga strukturat sociale vendore së bashku me stafin mjekësor të Qendrës Shëndetësore dhe oficerët e policisë të Komisariatit të policisë, u bë vlerësimi i gjendjes së shtetases S.H.
Gjatë intervistimit, ajo u shpreh se videoja kishte si qëllim ndjekjen virale të vetë personazhit dhe jo elementë dhune apo qëllime dashakeqësie. Videoja është fshirë nga vetë G.H., pas urdhrit të menjëhershëm të policisë.
Strukturat shëndetësore bënë gjithashtu të mundur edhe injektimin e medikamenteve shëndetësore, pasi nga qëndrimi para dy javësh në Spitalin e Shëndetit Mendor në Tiranë, ishte lënë përgjegjësi për trajtim ambulator, i cili ofrohej nga një kujdestare e vendosur nga të afërmit e dy personave.
Aktualisht, ata ndodhen të shtruar për një shërbim më të specializuar mjekësor në spitalin psikiatrik të Tiranës, ndërsa nga ana e organeve kompetente materialet janë referuar në prokurori, sipas edhe rekomandimit tonë.
MSHMS bĂ«n tĂ« ditur se, âstruktura e NJNVR-sĂ« sĂ« NjĂ«sisĂ« nr. 2, sĂ« bashku me DrejtorinĂ« e Mbrojtjes Sociale nĂ« BashkinĂ« e TiranĂ«s dhe DrejtorinĂ« Rajonale tĂ« ShĂ«rbimit Social ShtetĂ«ror tĂ« Qarkut TiranĂ«, do tĂ« mblidhen pĂ«r hartimin e planit tĂ« masave pĂ«r monitorimin e vazhdueshĂ«m tĂ« dy personave me lidhje gjaku (motĂ«r dhe vĂ«lla), ku do tĂ« kĂ«rkohet edhe mbĂ«shtetje nga organet kompetente pĂ«r hetime tĂ« mĂ«tejshme, pĂ«r shkak tĂ« dyshimit pĂ«r konsumimin e veprĂ«s penale tĂ« shfrytĂ«zimit tĂ« njĂ« personi me aftĂ«si ndrysheâ.
/e.xh/a.f/
Â
The post Ndërhyrja e autoriteteve pas publikimit të një videoje të papërshtatshme në Instagram appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

