MYNIH, 9 shkurt /ATSH-DPA/- Bota ka hyrĂ« nĂ« njĂ« epokĂ« tĂ« rrezikshme tĂ« âpolitikĂ«s sĂ« shkatĂ«rrimitâ qĂ« i jep pĂ«rparĂ«si shkatĂ«rrimit tĂ« institucioneve nĂ« vend tĂ« pĂ«rpjekjeve sociale dhe politike qĂ« synojnĂ« nxitjen e ndryshimit pĂ«rmes pĂ«rshtatjeve graduale, sipas njĂ« raporti tĂ« kryer nga Konferenca e SigurisĂ« sĂ« Mynihut, para takimit tĂ« saj vjetor kĂ«tĂ« javĂ«.
Konferenca e MSC-së do të mbledhë rreth 65 liderë botërorë, së bashku me gati 100 ministra të Jashtëm dhe të Mbrojtjes, zyrtarë të lartë ushtarakë dhe politikëbërës të nivelit të lartë për tre ditë diskutimesh që fillojnë të premten.
Ndër të ftuarit më të shquar që priten në Mynih është sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz.
I mbajtur për herë të parë në vitin 1963, eventi është rritur nga një takim relativisht i panjohur i strategëve të Luftës së Ftohtë në një forum kryesor për mbështetësit e NATO-s, lidhjeve transatlantike dhe rendit global të udhëhequr nga Perëndimi.
Megjithatë, konferenca e këtij viti do të përqendrohet në shkatërrimin e këtyre marrëdhënieve dhe normave diplomatike.
Raporti i SigurisĂ« i Mynihut 2026, i publikuar sot, i cili pĂ«rcakton temat e konferencĂ«s, ia hedh pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« fajit, ndryshimit radikal tĂ« presidentit tĂ« SHBA-sĂ« Donald Trump, i cili pĂ«rshkruhet si njĂ« person qĂ« po âshmang rregullat ekzistueseâ dhe po angazhohet nĂ« âpolitikĂ« buldozeriâ.
Por, Trump është vetëm manifestimi më i fuqishëm i një trendi më të gjerë që po zhvillohet në shumë vende.
âNĂ« shumĂ« shoqĂ«ri perĂ«ndimore, forcat politike qĂ« favorizojnĂ« shkatĂ«rrimin kundrejt reformĂ«s po fitojnĂ« vrullâ, tha ekipi i ekspertĂ«ve nĂ« raportin e titulluar âNĂ«n ShkatĂ«rrimâ.
VendimmarrĂ«sit e establishmentit shihen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« jo si udhĂ«heqĂ«s, por si ârojtarĂ« tĂ« status quo-sĂ«â dhe administratorĂ« tĂ« njĂ« sistemi politik tĂ« paralizuar qĂ« nuk i pĂ«rgjigjet mĂ« nevojave tĂ« shumicĂ«s.
Perspektivë e zymtë për të ardhmen
Si pjesë e raportit, konferenca publikoi rezultatet e një ankete të kryer në disa vende. Pjesëmarrësit u pyetën nëse politikat aktuale qeveritare po përmirësonin perspektivat për brezat e ardhshëm.
Në Kinë, 80% e të anketuarve thanë se prisnin përmirësime, dhe 61% në Indi shprehën të njejtat pritshmëri.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm 31% ndanin këtë pikëpamje. Pritshmëritë ishin edhe më të ulëta midis të anketuarve në Evropë, me 22% në Itali, 20% në Britani të Madhe, 13% në Gjermani dhe vetëm 12% në Francë prisnin rezultate më të mira.
âNjĂ« pasiguri e thellĂ« po trondit globin, EvropĂ«n nĂ« veçantiâ, shkruan kryetari i MSC, Wolfgang Ischinger nĂ« njĂ« parathĂ«nie tĂ« raportit.
âRrallĂ« nĂ« historinĂ« e kohĂ«ve tĂ« fundit tĂ« konferencĂ«s ka pasur kaq shumĂ« pyetje themelore nĂ« tryezĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«: nĂ« lidhje me sigurinĂ« e EvropĂ«s, qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e partneritetit transatlantik dhe aftĂ«sinĂ« e unionit ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r tĂ« menaxhuar njĂ« botĂ« gjithnjĂ« e mĂ« komplekse dhe tĂ« kontestuarâ, sipas Ischinger.
Vlerësimet për politikat e Trump ishin të dobëta në shumë vende
Edhe në SHBA, vetëm 39% mendojnë se politikat e tij janë të mira për vendin dhe 37% mendojnë se ato i sjellin dobi botës, ndërsa afërsisht gjysma e të anketuarve thonë se ato janë të dëmshme.
Skepticizmi është më i fortë në Kanada dhe Gjermani. Rreth 77% e kanadezëve presin pasoja negative për vendin e tyre dhe 71% për botën. Në Gjermani, shifrat janë përkatësisht 72% dhe 69%.
Jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pikëpamjet më të favorshme për politikat e Trump gjenden në Brazil, Indi dhe Kinë.
Rezultatet bazohen në anketa të rreth 1000 personave nga secili vend i G7, përfshirë Brazilin, Kinën, Indinë dhe Afrikën e Jugut, në nëntor.
Thirrje për pavarësi më të madhe nga Uashingtoni
Raporti thotë se vendet që janë ende të përkushtuara ndaj një rendi të bazuar në rregulla duhet të organizohen dhe të ndjekin qasje që shkëput varësinë nga Uashingtoni.
Ai paralajmĂ«ron se ata qĂ« mbeten vĂ«zhgues rrezikojnĂ« tĂ« pĂ«rfundojnĂ« ânĂ« mĂ«shirĂ«n e politikĂ«s sĂ« fuqive tĂ« mĂ«dhaâ.
PĂ«r tĂ« shmangur kĂ«tĂ«, qeveritĂ« do tĂ« duhet tĂ« âpĂ«rparojnĂ«â duke investuar mĂ« shumĂ« nĂ« mbrojtjen e tyre dhe duke bashkĂ«punuar mĂ« ngushtĂ«, ndĂ«rsa u tregojnĂ« gjithashtu votuesve se reformat kuptimplote mund tĂ« japin rezultate mĂ« tĂ« mira sesa ânjĂ« politikĂ« shkatĂ«rrimi tĂ« pĂ«rhapurâ. //a.i/
The post FOKUS â Raporti i SigurisĂ« sĂ« Mynihut 2026: Bota ka hyrĂ« nĂ« njĂ« epokĂ« tĂ« rrezikshme tĂ« âpolitikĂ«s sĂ« shkatĂ«rrimitâ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.