Fëmijët me aftësi të kufizuara pa mbështetje psiko-sociale në shkollë: Nuk zbatohet ligji
Nga Gazeta Si- Mbi 4 mijĂ« e 500 nxĂ«nĂ«s me aftĂ«si tĂ« kufizuara ndjekin shkollĂ«n pa mbĂ«shtetjen minimale psiko-sociale, pavarĂ«sisht se kjo Ă«shtĂ« e garantuar me ligj. TĂ« dhĂ«nat e auditimit nga KLSH pĂ«r vitin shkollor 2023â2024 tregojnĂ« nxĂ«nĂ«sit me aftĂ«si tĂ« kufizuara nuk marrin asnjĂ« formĂ« tĂ« strukturuar shĂ«rbimi psiko-social, njĂ« situatĂ« qĂ« vĂ« nĂ« pikĂ«pyetje funksionimin e arsimit gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s nĂ« vend.
Sipas ligjit, institucionet arsimore janë të detyruara të shtojnë një punonjës psiko-social për çdo 10 nxënës me aftësi të kufizuara. Megjithatë, auditimi evidenton se ky standard nuk zbatohet në praktikë. 50 Zyra Vendore të Arsimit Parauniversitar (ZVAP), ndonëse kanë mbi 10 nxënës me aftësi të kufizuara, nuk kanë të punësuar asnjë punonjës shtesë të shërbimit psiko-social, siç parashikohet në aktin nënligjor.
Mbështetje e pjesshme dhe jo profesionale
Në mungesë të specialistëve, mbështetja për nxënësit me aftësi të kufizuara mbetet e fragmentuar dhe jo e specializuar. Në shumicën e rasteve, ajo realizohet nga mësues ndihmës apo mësues të klasës, të cilët, ndonëse përpiqen të plotësojnë boshllëkun, nuk kanë formimin e nevojshëm për të ofruar ndërhyrje psiko-sociale të strukturuara.
Kjo situatë cenon drejtpërdrejt jo vetëm mirëqenien emocionale dhe sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara, por edhe përfshirjen e tyre reale në procesin mësimor, duke i ekspozuar ndaj rrezikut të izolimit, stigmatizimit dhe dështimit shkollor.
Arsimi gjithëpërfshirës, vetëm në letër
Ligji nr. 69/2012 âPĂ«r sistemin arsimor parauniversitarâ parashikon qartĂ« garantimin e mbĂ«shtetjes psiko-sociale pĂ«r nxĂ«nĂ«sit, veçanĂ«risht pĂ«r kategoritĂ« vulnerabĂ«l. MegjithatĂ«, gjetjet e auditimit tregojnĂ« se arsimi gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s pĂ«r fĂ«mijĂ«t me aftĂ«si tĂ« kufizuara mbetet kryesisht deklarativ.
Mungesa e burimeve njerëzore, planifikimi jo i duhur dhe moszbatimi i akteve nënligjore kanë krijuar një realitet ku ligji ekziston, por nuk përkthehet në shërbim konkret për fëmijët që kanë më shumë nevojë për të.
Për shumë fëmijë me aftësi të kufizuara, punonjësi social është figura kyçe që mund të ndërmjetësojë mes fëmijës, familjes dhe shkollës, të identifikojë shenja ankthi, traume apo bullizimi dhe të parandalojë përjashtimin e heshtur nga sistemi arsimor.
Mungesa e këtij shërbimi nuk është thjesht një problem administrativ, por një problem që rrezikon të thellojë pabarazitë dhe të mohojë të drejtën për arsim cilësor dhe dinjitoz për mijëra fëmijë me aftësi të kufizuara.
Gjithashtu, mbulimi i shkollave me punonjës psiko-social mbetet i pabarabartë në nivel kombëtar.
PavarĂ«sisht rritjes sĂ« numrit tĂ« punonjĂ«sve psiko-socialĂ«, nĂ« disa ZVAP, si FiniqâDropull, mungon plotĂ«sisht stafi psiko-social, ndĂ«rsa nĂ« zona tĂ« tjera si SelenicĂ« dhe TepelenĂ« â Memaliaj, njĂ« punonjĂ«s mbulon pĂ«rkatĂ«sisht 18 dhe 14 shkolla. NĂ« ZVAP BulqizĂ« dhe DibĂ«r, njĂ« punonjĂ«s mbulon deri nĂ« 3.2 shkolla, nĂ« tejkalim tĂ« ndjeshĂ«m tĂ« mesatares kombĂ«tare prej 1.7 shkolla pĂ«r punonjĂ«s. Kjo mbingarkesĂ« Ă«shtĂ« veçanĂ«risht e theksuar nĂ« zonat rurale, malore dhe me popullatĂ« tĂ« shpĂ«rndarĂ«, duke kufizuar ndjeshĂ«m aksesin e nxĂ«nĂ«sve nĂ« mbĂ«shtetjen psiko-sociale dhe duke ndikuar negativisht nĂ« cilĂ«sinĂ« dhe barazinĂ« e shĂ«rbimit arsimor.
TĂ« dhĂ«nat e auditimit evidentojnĂ« se, pĂ«r vitin shkollor 2023-2024 rreth ÂŒ e shkollave nĂ« rang vendi nuk kanĂ« pasur shĂ«rbim psiko-social dhe rreth 92,991 nxĂ«nĂ«s nuk kanĂ« marrĂ« mbĂ«shtetjen e nevojshme psiko-sociale.
The post Fëmijët me aftësi të kufizuara pa mbështetje psiko-sociale në shkollë: Nuk zbatohet ligji appeared first on Gazeta Si.

