FOKUS â SHBA dhe Danimarka rinegociojnĂ« marrĂ«veshjen e mbrojtjes sĂ« 1951 pĂ«r GroenlandĂ«n
DAVOS, 22 janar /ATSH-AFP/ â Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka do tĂ« rinegociojnĂ« marrĂ«veshjen e tyre tĂ« mbrojtjes qĂ« daton nga viti 1951 pĂ«r GroenlandĂ«n, bĂ«ri tĂ« ditur tĂ« sot njĂ« burim pranĂ« diskutimeve qĂ« u zhvilluan njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« Davos midis presidentit Donald Trump dhe kreut tĂ« NATO-s, Mark Rutte.
Sipas këtij burimi, siguria në Arktik do të forcohet dhe vendet evropiane të NATO-s do të kontribuojnë, duke shtuar se gjatë këtyre bisedimeve nuk ishte diskutuar ideja e vendosjes së bazave amerikane në Groenlandë nën sovranitetin e SHBA-së.
Që nga viti 1951, një marrëveshje mbrojtjeje, e përditësuar në 2004, i ka dhënë pothuajse dorë të lirë forcave të armatosura amerikane në territorin e Groenlandës, edhe pse ato duhet të njoftojnë autoritetet para veprimeve.
Disa vende të NATO-s po diskutojnë mënyrat për të forcuar praninë e tyre në Groenlandë dhe kanë dërguar atje një kontingjent të parë për të verifikuar kushtet për këtë forcim.
Gjermania, Franca, Norvegjia dhe Britania e Madhe kanë dërguar këta ushtarë për të përgatitur një mision të mundshëm të NATO-s, të ngjashëm me ato të zhvilluara në detin Baltik ose në frontin lindor të Aleancës, për të përballuar më mirë kërcënimin rus.
Pas javĂ«sh deklaratash agresive, Donald Trump njoftoi papritur dje  nĂ« Davos âkornizĂ«n e njĂ« marrĂ«veshjeje tĂ« ardhshmeâ pĂ«r GroenlandĂ«n, e cila mbetet ende shumĂ« e paqartĂ« nĂ« detaje.
Presidenti amerikan refuzoi tĂ« sqarojĂ« nĂ«se kompromisi nĂ« diskutim do tâu jepte SHBA-ve posedimin e territorit autonom danez, siç kishte kĂ«rkuar disa herĂ« mĂ« parĂ«, me qĂ«llim, sipas tij, tĂ« sigurojĂ« mbrojtjen ndaj RusisĂ« dhe KinĂ«s./ /Ad.Ab./ a.jor.
The post FOKUS â SHBA dhe Danimarka rinegociojnĂ« marrĂ«veshjen e mbrojtjes sĂ« 1951 pĂ«r GroenlandĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.