Padia e kryeministrit në Kushtetuese/ Trupa gjykuese shtyn marrjen e vendimit
Gjykata Kushtetuese nuk e ka ende një vendim lidhur me padinë e Kryeministrit Edi Rama. Gazetarja Erneta Shevroja tha për ABC News se trupi gjykues ka kërkuar me shumë kohë për të dalë me një vendim. Sot trupa e gjyqtarëve u mblodh por nuk ka arritur në përfundim, përvec se kanë patur më shumë diskutime. Duke cituar burimet nga kjo Gjykatë, gazetarja Shevroja tha se ditën e sotme nuk pritet një vendim lidhur me padinë e kryeministrit Rama.
Kryeministri Rama kërkon rrëzimin e vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut. Në seancën e 22 janarit, qeveria kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me argumentet se pushteti gjyqësor kishte ndërhyrë në ekzekutiv, dhe pezullimi në këtë rast ishte de fakto shkarkim, duke penguar edhe veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Si palë të interesuara në këtë seancë morën pjesë Kuvendi dhe Presidenca.
Gjykata e Posaçme e cila dha vendimin nuk mori pjesë në senacë, ndërsa SPAK mbrojti vendimin, me dy prokurorët Dorina Bejko dhe Dritan Prençi, sipas të cilëve masa ndaj zv.kryeministres është personale dhe qëndrimi i saj në detyrë është i rrezikshëm.
Belinda Balluku u pezullua nga detyra si zv/kryeministre dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë më 20 nëntor, pas hetimeve për tenderin e Unazës së Madhe. Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar këtë vendim deri në shqyrtimin e plotë të çështjes./abcnews.al