TIRANĂ, 9 shkurt /ATSH/ Deputetja e opozitĂ«s, Jorida Tabaku paraqiti sot nĂ« Komisionin pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme rikthimin e skemĂ«s sĂ« akcizĂ«s sĂ« diferencuar pĂ«r prodhuesit e vegjĂ«l tĂ« birrĂ«s, njĂ« masĂ« qĂ« synon tĂ« mbĂ«shtesĂ« prodhuesit vendas, tĂ« rrisĂ« konkurrueshmĂ«rinĂ« dhe tĂ« nxisĂ« investimet nĂ« industrinĂ« artizanale tĂ« birrĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri.
Sipas saj, nĂ« projektligjin âPĂ«r njĂ« ndryshim nĂ« ligjin nr. 61/2012 âPĂ«r akcizat nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â, tĂ« ndryshuar, parashikohet ndryshimi i njĂ« tatimi pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar disa kritere tĂ« reja sa i takon birrave artizanale, me qĂ«llim mbrojtjen e prodhimeve âMade in Albaniaâ, nga rĂ«nia e euros apo dhe ekonomia informale.
Sipas saj, propozimi ligjor ka një bazë të krahasuar me praktikat e BE-së.
âKy projektligj propozon rikthimin e njĂ« skeme tĂ« diferencuar tĂ« tatimit, qĂ« mbĂ«shtet prodhuesit e vegjĂ«l vendas dhe harmonizohet me praktikat e mira tĂ« Bashkimit Europian,â tha Tabaku, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se kjo masĂ« Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me DirektivĂ«n 92/83/KE dhe 92/84/KE.
Sipas Tabakut, ndryshimet e fundvitit 2022 që unifikuan tarifën në 710 lekë/HL për shkallë alkoolometrike dhe hoqën trajtimin e veçantë për prodhuesit nën 200,000 HL/vit, sollën pasoja të padëshiruara: rritje të kostove për prodhuesit vendas, ulje të konkurrueshmërisë dhe dobësim të trendit të investimeve në industrinë artizanale të birrës, një sektor me potencial zhvillimi, punësimi dhe turizëm kulinar.
Ajo tha se taksat e larta e kanë ulur me 11% prodhimin vendas ashtu siç e ka ulur prodhimin bujqësor TVSH-ja , apo rënia e eksporteve të fasonerisë nga politikat e larta fiskale.
Projektligji parashikon dy nivele të akcizës: Për prodhuesit deri në 200,000 HL/vit, tarifa reduktohet në 372,2 lekë/HL për shkallë alkoolometrike. Për prodhuesit mbi 200,000 HL/vit, vazhdon të zbatohet tarifa 744,4 lekë/HL për shkallë alkoolometrike.
âKthimi i skemĂ«s sĂ« diferencuar nuk dĂ«mton administrimin fiskal, lejon monitorim efektiv dhe redukton hapĂ«sirat pĂ«r shmangie. Projektligji synon tĂ« vendosĂ« njĂ« balancĂ« tĂ« arsyeshme ndĂ«rmjet objektivave fiskale dhe nevojave tĂ« zhvillimit ekonomik tĂ« sektorit tĂ« birrĂ«sâ tha Tabaku.
Sipas deputetes, rikthimi i akcizës së diferencuar do të rrisë konkurrueshmërinë, punësimin dhe formalizimin e industrisë së birrës, duke mbështetur prodhuesit vendas dhe zhvillimin e sektorit artizanal.
Relatori i projektligjit pĂ«r rikthimin e skemĂ«s sĂ« akcizĂ«s sĂ« diferencuar pĂ«r birrĂ«n, deputeti Erion Malaj, deklaroi se iniciativa e propozuar nga deputetja Jorida Tabaku nuk Ă«shtĂ« parashikuar nĂ« Planin KombĂ«tar pĂ«r Integrimin Evropian 2024â2026 dhe se nuk Ă«shtĂ« konsultuar me qeverinĂ« dhe grupet e interesit.
âProjektligji nuk Ă«shtĂ« pjesĂ« e planit kombĂ«tar dhe synon diferencimin e akcizĂ«s pĂ«r birrĂ«n. Rikthimi diferencial nuk cenon administrimin fiskal deri nĂ« 200,000 HL/vit, por çdo ndryshim ka impakt financiarâ tha Malaj.
Ai shtoi se, sipas Kushtetutës, çdo projektligj joqeveritar që kërkon ndryshime në shpenzimet e buxhetit duhet të marrë miratimin e Këshillit të Ministrave brenda 30 ditëve nga paraqitja, si dhe të shqyrtohet me grupet e interesit.
âProjektligji nuk Ă«shtĂ« i shoqĂ«ruar me tabelĂ« pĂ«rputhshmĂ«rie me legjislacionin e Bashkimit Evropian, ndaj nuk e mbĂ«shtesim miratimin e tijâ, tha Malaj.
Në fund të diskutimeve, propozimi i Tabakut nuk u miratua.
e.xh/j.p/
Â
Â
The post Tabaku: Akcizë të diferencuar për birrën, Malaj: Projektligji, i pakonsultuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.