FOKUS â Tre emrat qĂ« mund ta udhĂ«heqin Iranin pas Khameneit
TEHERAN, 7 mars /ATSH/ â PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« 36 vjet, Irani Ă«shtĂ« nĂ« situatĂ« ku duhet tĂ« zgjedhĂ« njĂ« udhĂ«heqĂ«s tĂ« ri suprem.
Kjo ka ndodhur vetëm një herë më parë, në vitin 1989, kur vdekja e themeluesit të Republikës Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini, i ka hapur rrugë Ajatollah Ali Khameneit ta merrte drejtimin.
Khomeini vdiq nga shkaqe natyrore, ndërsa Khamenei u vra në ditën e parë të sulmeve të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, më 28 shkurt.
Tani, Asambleja e Ekspertëve e Iranit, me 88 anëtarë, duhet të mblidhet në fshehtësi për të zgjedhur pasardhësin e tij.
Alex Vatanka, drejtor i Programit për Iranin në Institutin e Lindjes së Mesme me seli në Uashington, thotë për Radion Evropa e Lirë se kushdo që do të zgjidhet, do të zgjidhet mbi një kriter të vetëm: përshtatshmëria politike.
Sipas tij, Asambleja e EkspertĂ«ve sot Ă«shtĂ« njĂ« âorgan qĂ« vetĂ«m vulos vendimetâ, ndĂ«rsa procesi udhĂ«hiqet mĂ« shumĂ« nga rrethanat sesa nga pĂ«rgatitja e mĂ«hershme e kandidatĂ«ve.
Ndër vite janë përmendur shumë emra si pasardhës të mundshëm të Khameneit, por, aktualisht, tre kandidatë konsiderohen favoritë kryesorë.
Mojtaba Khamenei: Zgjedhja nga dinastia
Djali i dytĂ« 56-vjeçar i udhĂ«heqĂ«sit tĂ« ndjerĂ« suprem pĂ«rshkruhet prej kohĂ«sh si ârojtar i portĂ«sâ.
Megjithëse nuk ka mbajtur kurrë një post formal qeveritar, Khamenei i ri ka kaluar dy dekada në zyrë të babait të tij, duke koordinuar mes establishmentit klerik dhe Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Besohet se ai mbështetet nga IRGC-ja dhe se përzgjedhja e tij do të ishte vazhdimësi e politikës së të atit.
Mbështetësit, po ashtu, argumentojnë se afërsia e tij e madhe me aparatin e sigurisë, e bën atë kandidatin e vetëm të aftë për të ruajtur rendin, gjatë një konflikti aktiv.
Megjithatë, ngritja e tij në këtë post rrezikon të shkaktojë zemërim të brendshëm, sidomos mes mbështetësve kryesorë të Republikës Islamike.
KritikĂ«t argumentojnĂ« se lĂ«vizja drejt âsundimit tĂ« trashĂ«guarâ bie ndesh me vetĂ« rrĂ«njĂ«t antimonarkiste tĂ« Revolucionit Islamik, tĂ« vitit 1979.
âPamja qĂ« krijohet kur njĂ« djalĂ« pason babanĂ« e tij, ngjan disi me pamjen e njĂ« monarkieâ, i tha Radios Evropa e LirĂ« nĂ« vitin 2024 Farzan Sabet, bashkĂ«punĂ«tor i lartĂ« nĂ« ShkollĂ«n e tĂ« Diplomuarve nĂ« GjenevĂ«.
Një anëtar i Asamblesë së Ekspertëve tha në vitin 2024 se Khamenei i vjetër e ka kundërshtuar idenë që djali i tij ta pasonte.
Për më tepër, edhe grada relativisht e ulët klerikale e Khameneit të ri, Hojatoleslam, është çështje debati.
Alireza Arafi: Zgjedhja e sigurt
Ajatollah Alireza Arafi, 67 vjeç, konsiderohet si ânjeriu tipik i sistemitâ.
Aktualisht, shërben në Këshillin e Përkohshëm të Udhëheqjes, me tre anëtarë.
Arafi ka ngjitur çdo shkallĂ« institucionale â nga drejtimi i universitetit global Al-Mustafa deri tek udhĂ«heqja e tĂ« gjithĂ« sistemit tĂ« seminareve fetare nĂ« Iran.
Ai ka hyrë në arenën politike në vitin 2019, kur është emëruar nga Khamenei në pozitën e njërit nga gjashtë klerikët në Këshillin e Fuqishëm të Gardianëve.
Hassan Khomeini: Karta e fundit
Hassan Khomeini, 53 vjeç, është nipi i themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Ruhollah Khomeini.
Një klerik më i moderuar, me lidhje të afërta me kampin reformist, ai është lënë prej kohësh në hije nga linja e ashpër.
Por, emri i tij Ă«shtĂ« pĂ«rmendur si kandidat i mundshĂ«m, veçanĂ«risht pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka thĂ«nĂ« se do tĂ« preferonte njĂ« lider âmĂ« tĂ« moderuarâ nĂ« Teheran.
Për një sistem klerikal, legjitimiteti i të cilit është duke u dobësuar dhe që po përballet me izolim ndërkombëtar, Hassan Khomeini mund të jetë një kthesë.
Ai lidhet me qarqet reformiste dhe ka mbështetur më shumë liri sociale dhe uljen e tensioneve diplomatike, shkruan REL.  /os/
Â
The post FOKUS â Tre emrat qĂ« mund ta udhĂ«heqin Iranin pas Khameneit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.