Në Campomarino të Molises, një qytet me rrënjë të thella arbëreshe dhe identitet të fortë kulturor, gjuha, tradita dhe kujtesa historike shqiptare vijojnë të mbahen gjallë prej më shumë se pesë shekujsh.
I ftuar nĂ« emisionin âTĂ« gjitha RrugĂ«t tĂ« ĂojnĂ« nĂ« RomĂ«â, nĂ«nkryetari i bashkisĂ« Michele De Giglio rrĂ«fen pĂ«r bashkĂ«jetesĂ«n harmonike mes komunitetit italian dhe atij arbĂ«resh, rolin e institucioneve lokale nĂ« ruajtjen e trashĂ«gimisĂ« kulturore, si dhe pĂ«rpjekjet pĂ«r ta kthyer Campomarinon nĂ« njĂ« qendĂ«r turistike dhe kulturore tĂ« rĂ«ndĂ«sishme.
Nga biblioteka âIbrahim Kodraâ dhe enoteka e parĂ« komunale e Molises, deri te Pallati Norante dhe âborgu i pikturuarâ, Campomarino shfaqet si njĂ« shembull i gjallĂ« i njĂ« identiteti qĂ« ka mbijetuar pa shtet, por jo pa zĂ«.
Artur Nura: Pse keni zgjedhur ta bëni këtë intervistë pikërisht në këtë vend?
Michele De Giglio: Sepse ky është qendra e kulturës së Campomarinos.
Artur Nura: Ndodhemi në bibliotekën e Campomarinos, e cila mban edhe emrin e Ibrahim Kodrës?
Michele De Giglio: Po, biblioteka e Campomarinos i është kushtuar edhe Ibrahim Kodrës dhe kemi një sallë të dedikuar posaçërisht për të.
Artur Nura: Pra, nuk është një vend i zgjedhur rastësisht.
Michele De Giglio: Jo, aspak. ĂshtĂ« njĂ« vend i lidhur me kulturĂ«n, veçanĂ«risht atĂ« verĂ«-bujqĂ«sore.
Artur Nura: Campomarino është një qytet i lidhur me verën?
Michele De Giglio: Po, Campomarino është një qytet me rreth 8.000 banorë, me një thirrje të fortë turistike dhe tradita të rëndësishme në verë dhe vaj ulliri.
Artur Nura: Ideja për këtë laborator vere është e juaja?
Michele De Giglio: Po, kjo është enoteka e parë komunale në rajonin e Molises.
Artur Nura: Kur ka lindur ky projekt?
Michele De Giglio: Projekti ka lindur në vitin 2019.
Artur Nura: Si lindi ideja e enotekës?
Michele De Giglio: Patëm idenë e krijimit të një enoteke brenda bibliotekës komunale, duke shfrytëzuar ambientet ngjitur.
Artur Nura: A mund të na tregoni historinë e projektit?
Michele De Giglio: Projekti lindi disa vite më parë, me synimin për të krijuar një vitrinë të vogël të produkteve tipike të Campomarinos.
Artur Nura: ĂfarĂ« produktesh ekspozohen kĂ«tu?
Michele De Giglio: Vera e kantinave ekskluzivisht campomarinese dhe gjithashtu vaji i ullirit, sepse ne jemi qyteti i verës dhe i vajit.
Artur Nura: A prodhohen të gjitha këto vera këtu?
Michele De Giglio: Po, janë vetëm produkte të Campomarinos, pra produkte italiane.
Artur Nura: A ndihet prania arbëreshe në këto produkte?
Michele De Giglio: Po, në Campomarino ndihet gjithmonë prania arbëreshe. Jemi me origjinë shqiptare dhe ka shumë sipërmarrës me origjinë shqiptare këtu.
Artur Nura: A jeni arbëresh?
Michele De Giglio: Jo, unë jam italian.
Artur Nura: Si janë marrëdhëniet me komunitetin arbëresh?
Michele De Giglio: Janë shumë të mira, ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyera.
Artur Nura: Sa për qind e punonjësve të bashkisë janë arbëreshë?
Michele De Giglio: Nuk di një përqindje të saktë, por ka ende disa punonjës me origjinë arbëreshe.
Artur Nura: A e keni vizituar ndonjëherë Shqipërinë?
Michele De Giglio: Po, vetëm një herë.
Artur Nura: Dhe pse nuk jeni kthyer më?
Michele De Giglio: Do të kthehemi së shpejti, në varësi të angazhimeve familjare, institucionale dhe të punës.
Artur Nura: A keni më shumë punë gjatë verës?
Michele De Giglio: Po, Campomarino është një qytet turistik. Në dimër jemi rreth 8.000 banorë, ndërsa në verë arrijmë deri në 100.000 turistë.
Artur Nura: Sipas jush, a është e drejtë përvoja e sporteleve dygjuhëshe?
Michele De Giglio: ĂshtĂ« shumĂ« e drejtĂ«, sepse ndihmon nĂ« ruajtjen e origjinĂ«s sĂ« qytetit tonĂ«. ĂshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« rinjtĂ« tĂ« mos humbasin traditĂ«n arbĂ«reshe tĂ« Campomarinos.
Artur Nura: Doja tâju pyesja edhe pĂ«r kĂ«tĂ« pallat historik.
Michele De Giglio: Ky është Pallati Norante.
Artur Nura: A mund të bëjmë një xhiro?
Michele De Giglio: Sigurisht, do tâju shpjegoj shkurtimisht.
Artur Nura: ĂfarĂ« gjejmĂ« kĂ«tu?
Michele De Giglio: Këtu kemi një institucion turistik-kulturor që na ndihmon në promovimin e turizmit.
Artur Nura: ĂfarĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« kĂ«to piktura?
Michele De Giglio: Janë piktura të dhuruara nga zonja Corfiati dhe artistë të tjerë, që paraqesin elemente të kulturës arbëreshe dhe të qytetit.
Artur Nura: Tani jemi në Sallën Kodra?
Michele De Giglio: Po, kjo është Salla Kodra, kushtuar Ibrahim Kodrës.
Artur Nura: A e keni njohur personalisht?
Michele De Giglio: Jo, për fat të keq nuk pata këtë nder.
Artur Nura: A janë këto vepra të tijat?
Michele De Giglio: Po, disa piktura janë dhuruar prej tij. Ka edhe flamurin shqiptar, të cilin e respektojmë shumë.
Artur Nura: A përdoret kjo sallë edhe gjatë verës?
Michele De Giglio: Po, falë institucioneve turistiko-kulturore organizojmë vizita të udhëzuara.
Artur Nura: ĂfarĂ« u ofroni turistĂ«ve?
Michele De Giglio: PĂ«rveç plazheve dhe bregdetit tĂ« bukur, organizojmĂ« vizita falas nĂ« âborgun e pikturuarâ, me afreske dhe murale, tĂ« shoqĂ«ruara nga guidat tona.
Artur Nura: A ka edhe vende tĂ« tjera tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r tâu vizituar?
Michele De Giglio: Sigurisht. Pak metra mĂ« tutje ndodhet kisha amĂ«, e cila ka brenda njĂ« kriptĂ« historike qĂ« do tâjua tregoj.
Artur Nura: Atëherë, të shkojmë ta shohim.
Michele De Giglio: Po, të shkojmë.
Â