Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka shprehur shqetësim të madh lidhur me protestat që po mbahen në shtetet fqinje nga kompanitë transportuese, të cilat po shkaktojnë vështirësi të konsiderueshme për bizneset kosovare.
Sipas DHTIK-së, këto protesta kanë pamundësuar në masë të madhe eksportin dhe importin e mallrave të kompanive vendore drejt dhe nga tregjet evropiane, duke krijuar pengesa serioze në qarkullimin e mallrave.
Me këtë rast, DHTIK u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të vihen në kontakt me Bashkimin Evropian me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë për tejkalimin e kësaj situate.
Po ashtu, DHTIK i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërmarrë veprime urgjente për menaxhimin dhe tejkalimin e problemeve të shkaktuara nga zbatimi i sistemit të ri Entry/Exit System (EES), i cili është vendosur në kufijtë e jashtëm të zonës Schengen dhe ka nisur të zbatohet gradualisht që nga 12 tetori 2025.
Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, zgjidhja e kësaj çështjeje është jetike për funksionimin normal të zinxhirit të furnizimit dhe për ruajtjen e stabilitetit të biznesit në Kosovë./Telegrafi/
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e së hënës në qytetin e Durrësit, ku babai ka plagosur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare, si edhe një të ri kalimtar që ndërhyri për të ndaluar konfliktin.
Sipas Policisë, autori i dyshuar është Mikel Ndoj, 56 vjeç, i cili pas sulmit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në kërkim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:03.
Vajza e plagosur, Xhesika Ndoj, si edhe i riu Onard Memlika, janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas dyshimeve paraprake, konflikti mendohet që ka lindur për shkak të mospranimit të autorit në familje.
Mësohet se 56-vjeçari kishte kryer burg në Itali dhe ishte kthyer së fundmi në Shqipëri, ku kishte kërkuar të ribashkohej me familjen, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga vajza e tij.
Kjo dyshohet se ka çuar nĂ« pĂ«rshkallĂ«zimin e situatĂ«s, duke bĂ«rĂ« qĂ« ai tâi shkonte vajzĂ«s nĂ« vendin ku ajo punonte dhe ta plagoste me thikĂ« nĂ« rrugĂ«.
GjatĂ« ndĂ«rhyrjes pĂ«r tâi ndarĂ«, njĂ« kalimtar i rastit ka mbetur gjithashtu i plagosur.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që vijojnë kontrollet për kapjen e autorit./euronews/
Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ndodhur sot një incident mes dy punonjësve shëndetësorë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, e cila ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë njoftuar organet e rendit dhe se policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
âSipas informatave fillestare, nĂ« KlinikĂ«n e KirurgjisĂ« sĂ« FĂ«mijĂ«ve ka ndodhur njĂ« incident mes dy punonjĂ«sve shĂ«ndetĂ«sorĂ«. PĂ«r rastin janĂ« njoftuar organet e rendit, tĂ« cilat kanĂ« dalĂ« nĂ« vendin e ngjarjesâ, ka deklaruar Qyqalla.
Ajo ka shtuar se për momentin nuk ka detaje shtesë lidhur me shkaqet e incidentit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente.
Edhe nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar incidentin. Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana i ka thënë Telegrafit se informatën e kanë pranuar sot rreth orës 08:00.
"Sot kemi pranuar informatën për një përleshje fizike, e cila ka ndodhë në QKUK në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë përfshirë dy persona. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar "Sulm". Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po merret për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", ka thënë Pllana.
Ndryshe Gazeta Shneta ka raportiar se B.K. dhe Xh.A. janë përplasur fizikisht në hyrje të ashensorit në objektin e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.
Gjithçka kishte nisur të premten me një përplasje verbale në mes dy kirurgëve, për të përfunduar me grushta ditën e sotme. /Telegrafi/
Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kërkesa në Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar zgjerim të hetimeve dhe masa të jashtëzakonshme verifikuese lidhur me procesin zgjedhor, përfshirë edhe rinumërimin e votave.
Fazliu deklaroi se në Prokurori janë dorëzuar emrat e 33 ish-kandidatëve për asamble komunale nga Ferizaj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ndërsa paralajmëroi se së shpejti pritet të dorëzohen edhe emra nga komuna të tjera.
Ai tha se kërkesa në Prokurori ka të bëjë me zgjerimin e hetimeve që tashmë janë duke u zhvilluar për 28 dhjetorin, duke theksuar se bëhet fjalë për të njëjtët komisionerë zgjedhorë dhe për shkelje të natyrës së njëjtë.
Sipas tij, ekziston dyshim i bazuar se komisionerët që dyshohet se kanë kryer shkelje më 28 dhjetor, mund të kenë keqpërdorur vullnetin e qytetarëve edhe në zgjedhjet e 12 tetorit.
Paralelisht, Fazliu njoftoi se i është drejtuar edhe KQZ-së me kërkesë për ndërmarrjen e masave të jashtëzakonshme verifikuese, pas, siç tha ai, daljes në pah të provave të reja për keqpërdorime dhe manipulime. Ai theksoi se njëra nga kërkesat kryesore është rinumërimi i votave.
âNĂ« zgjedhje lokale edhe njĂ« votĂ« e bĂ«n diferencĂ«n. NĂ«se pas rinumĂ«rimit rezultati mbetet i njĂ«jtĂ«, atĂ«herĂ« mirĂ«, por nĂ«se ndryshon, do tĂ« kĂ«rkojmĂ« anulimin e procesitâ, deklaroi Fazliu.
Ai ngriti gjithashtu dyshime lidhur me asgjësimin e fletëvotimeve, duke thënë se nuk ka hasur në asnjë njoftim zyrtar nga KQZ për këtë çështje.
âKam hulumtuar faqen e KQZ-sĂ« dhe nuk kam gjetur asnjĂ« njoftim zyrtar pĂ«r asgjĂ«simin e fletĂ«votimeve. Kam dĂ«gjuar se janĂ« asgjĂ«suar, por mungon njĂ« konfirmim zyrtarâ, tha Fazliu. /Telegrafi/
Fondacioni Jahjaga ka lansuar të hënën Rrjetin e Grave në Siguri, i cili synon të jetë mekanizëm mbështetës që plotëson strukturat ekzistuese institucionale të sigurisë.
Gjatë kësaj ceremonie u nënshkrua edhe memorandum bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Inspektoratit Policor e institucione të tjera, raporton KosovaPress.
Themeluesja e Fondacionit Jahjaga, Atifete Jahjaga deklaroi se Kosova është rasti i parë në botë që po lanson një rrjet të tillë.
Ish-presidentja, Jahjaga thotë se rrjeti është mekanizëm mbështetës që plotëson strukturat ekzistuese, por nuk zëvendëson mandatet.
âSot po lansojmĂ« njĂ« diçka qĂ« tĂ« shĂ«rbej jo vetĂ«m grave, por edhe vetĂ« institucioneve tona tĂ« sigurisĂ« nĂ« vend. GratĂ« janĂ« pjesĂ« aktive e institucioneve tona tĂ« sigurisĂ« dhe kĂ«tĂ« neve e kemi dĂ«shmuar me dekada me radhĂ«, kontributi i tyre dhe juaj Ă«shtĂ« i pamohueshĂ«m nĂ« policisĂ«, mbrojtje, mbikĂ«qyrje institucionale dhe menaxhim tĂ« emergjencave.....04â26Rrjeti Ă«shtĂ« menduar si njĂ« mekanizĂ«m mbĂ«shtetĂ«s qĂ« plotĂ«son strukturat ekzistuese, ai nuk zĂ«vendĂ«sonĂ« mandate apo kompetenca, por i fuqizon ato pĂ«r bashkĂ«punimin profesional dhe dialogut tĂ« vazhdueshĂ«m. PĂ«rmes kĂ«tij rrjeti gratĂ« pjesĂ«marrĂ«se mund tĂ« ndajnĂ« praktika tĂ« mira tĂ« mĂ«sojnĂ« nga njĂ«ra tjera dhe tĂ« ndĂ«rtojnĂ« iniciativa tĂ« pĂ«rbashkĂ«taâ, tha ajo.
Drejtoresha ekzekutiv e Fondacionit Jahjaga, Egzona Bexheti tha se ky rrjet Ă«shtĂ« âkthesĂ« strategjike e KosovĂ«s duke tejkaluar aspiratĂ«n pĂ«r baraziâ.
âNuk mund tĂ« ketĂ« siguri tĂ« qĂ«ndrueshme pa pĂ«rfshirjen kuptim plotĂ« tĂ« grave. Themeli i rrjetit tĂ« grave nĂ« sektorin e sigurisĂ« shĂ«non njĂ« kthesĂ« strategjike nĂ« KosovĂ« duke shkuar pĂ«rtej aspiratĂ«s pĂ«r barazi. Ky rrjet do tĂ« shĂ«rbej si urĂ« bashkĂ«punimi nĂ« hapĂ«sirĂ« ku profesionalizmi, pĂ«rkushtimi i grave pĂ«rkthehet nĂ« fuqi vendimmarrĂ«se nĂ« shĂ«rbim tĂ« shoqĂ«risĂ« nĂ« tĂ«rĂ«siâ, tha ajo.
Ndërsa, e ngarkuara me punë në Kosovë nga Ambasada e Holandës në Kosovë, Desiree Bonis tha se në sektorin e sigurisë gratë mbeten të nënpërfaqësurara. Ajo thekson se rrjeti i grave në siguri është investim në ndryshime afatgjate.
âHolanda beson fuqishĂ«m qĂ« institucionet e sigurisĂ« pĂ«rfitojnĂ« legjitimitetin dhe ligjshmĂ«rinĂ« kur janĂ« tĂ« rrĂ«njosur nĂ« llogaridhĂ«nie dhe gjithpĂ«rfshirje. Ne e dimĂ« qĂ« sfidat nĂ« sektorin e sigurisĂ« ekzistojnĂ« nĂ« KosovĂ« dhe nuk janĂ« abstrakte as tĂ« reja, besimi i lĂ«kundur i paqĂ«ndrueshĂ«m mes shoqĂ«risĂ« civile dhe pjesĂ«s veriore tĂ« KosovĂ« ndikojnĂ« nĂ« sigurinĂ« publike dhe kohezionin shoqĂ«ror. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« gratĂ« mbeten tĂ« nĂ«npĂ«rfaqĂ«sĂ«suara nĂ« masĂ« tĂ« madhe nĂ« institucionet e sigurisĂ« nĂ« sektorin e sigurisĂ« Ă« nĂ« veçanti nĂ« rolet e lidershipit dhe vendimmarrjes dhe shifra ka shkuar nga 10-12 deri nĂ« 30%....09â;31 me kĂ«tĂ« themel tĂ« rrjetit nĂ«nkuptohet se nuk Ă«shtĂ« platformĂ« Ă«shtĂ« investim nĂ« njerĂ«z nĂ« lidership dhe nĂ« ndryshime afatgjataâ, tha ajo.
Lansimi i Rrjetit të Grave në Siguri u mbështet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovës përmes projektit Matra. /KP/
Një fjalosje ka përfunduar me rrahje në mes dy kirurgëve në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.
Një incident me përplasje fizike në mes dy kirurgëve ka ndodhur sot në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka mësuar nga burime se B.K. dhe Xh.A. janë përplasur fizikisht në hyrje të ashensorit në objektin e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.
Gjithçka kishte nisur të premten me një përplasje verbale në mes dy kirurgëve, për të përfunduar me grushta ditën e sotme.
Për rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe menaxhmenti i QKUK-së.
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve Sejdi Statovci e ka iniciuar rastin në Komisionin Disiplinor. /Gazeta Shneta/
Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë mëngjesin e së hënës në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit bregdetar ku shtetasi Mikel Ndoj ka plagosur me thikë vajzën e tij Xhesika Ndoj, 23 vjeçe dhe një djalë.
Përmes një njoftimi zyrtar policia bëri me dije se, shtetasi Mikel Ndoj 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xhesika Ndoj, 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.
I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).
QKMK shton se sipas informacionit të pranuar nga autoritetet kufitare të Malit të Zi, sot me fillim në orën 12:00 do të ketë bllokim të përkohshëm të rrugës në aksin rrugor nga Rozhaja drejt pikës kufitare Kulla në territorin e Malit të Zi.
Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë QKMK në numrat e telefonit: +383 45 198 000, +383 45 198 606 ose në numrin pa pagesë: 0800 500 95.
QKMK falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim.
Ndryshe sot duke filluar nga ora 12:00 gjithashtu do të ketë bllokim të qarkullimit për kamionë në të gjitha pikat kufitare drejt Serbisë. /Telegrafi/
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se partia do të mblidhet këtë të shtunë për të diskutuar dhe vendosur mbi çështjet e brendshme, duke vënë theksin te procesi demokratik dhe pjesëmarrja e lirë e anëtarësisë.
Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e hapjes dhe debatit brenda partisë.
âLDK nuk Ă«shtĂ« parti qĂ« frikĂ«sohet nga anĂ«tarĂ«sia e vet, as nga vota, as nga gara. Vendimet e saj i ka marrĂ« gjithmonĂ« nĂ« Kuvend, mes njerĂ«zve tĂ« vet, hapur, me debat dhe pa frikĂ«; dhe nĂ« fund, me shumicĂ«. Edhe nĂ« kohĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtira se kjoâ, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka sqaruar se procesi i së shtunës do të jetë në frymën e respektimit të anëtarësisë dhe pa ndikime të jashtme.
âKĂ«tĂ« tĂ« shtunĂ« mblidhemi pĂ«r tĂ« diskutuar dhe pĂ«r tĂ« vendosur mbi tĂ« gjitha çështjet tona, me vullnet tĂ« lirĂ« dhe me votĂ« tĂ« lirĂ«, ashtu siç i takon njĂ« partie demokratike qĂ« respekton anĂ«tarĂ«sinĂ« e saj dhe asnjĂ« interes tjetĂ«r veç saj. Ky Ă«shtĂ« parimi ynĂ« dhe mĂ«nyra jonĂ« e veprimit. LDK nuk di ndrysheâ, u shpreh Abdixhiku.
Kreu i LDK-së ka bërë thirrje për pjesëmarrje aktive dhe ka theksuar se nga ky proces partia do të dalë më e fortë.
âKoha tani tĂ« flasĂ« anĂ«tarĂ«sia jonĂ«. Nga ky proces do tĂ« dalim mĂ« tĂ« fortĂ«, mĂ« tĂ« organizuar, mĂ« funksional e mĂ« tĂ« pĂ«rqendruar te e ardhmja e LDK-sĂ« dhe e KosovĂ«sâ, ka shkruar ai.
Abdixhiku ka konfirmuar gjithashtu se ftesat zyrtare për delegatët e partisë janë dërguar.
âSot kam dĂ«rguar ftesĂ«n zyrtare pĂ«r delegatĂ«t e LDK-sĂ«. TĂ« shtunĂ«n takohemi pĂ«r tĂ« vendosur drejtimin e shtĂ«pisĂ« sonĂ«â, u shpreh Abdixhiku.
Ndryshe Avdullah Hoti, ishâkryeministĂ«r dhe anĂ«tar i kryesisĂ« sĂ« partisĂ« ka shpallur zyrtarisht kandidaturĂ«n pĂ«r kryetar tĂ« LDK-sĂ«, duke njoftuar se do tĂ« kĂ«rkojĂ« besimin e delegatĂ«ve nĂ« kuvendin e datĂ«s 31 janar 2026.
Hoti ka thĂ«nĂ« se kandidatura e tij vjen âpas dorĂ«heqjes sĂ« Kryetarit Abdixhiku pĂ«r shkak tĂ« rezultatit tĂ« fundit zgjedhorâ dhe ka kĂ«rkuar mbĂ«shtetjen e strukturave tĂ« partisĂ« pĂ«r tĂ« udhĂ«hequr LDKânĂ« drejt ringritjes politike e organizative. /Telegrafi/
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës ka njoftuar opinionin publik për tërheqjen e një serie të produktit ushqimor për foshnje APTAMIL AR 2, për shkak të pranisë së substancës Cereulide.
Lajmi ka ardhur përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), me njoftimin nr. 2026.0598.
âNĂ« njĂ« seri tĂ« kĂ«tij produkti, i cili pĂ«rdoret pĂ«r qĂ«llime tĂ« veçanta mjekĂ«sore, Ă«shtĂ« identifikuar prania e substancĂ«s Cereulide, dhe Ă«shtĂ« kĂ«rkuar tĂ«rheqja e menjĂ«hershme e produktit nga tregu", thuhet nĂ« njoftim.
Agjencia bën të ditur se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, ndaj janë ndërmarrë masa të menjëhershme në bashkëpunim me kompaninë importuese.
"Produkti qĂ« tĂ«rhiqet Ă«shtĂ«: APTAMIL AR 2 â formulĂ« ushqimore pĂ«r foshnje, paketimi ENG 24 x 400 gr, prodhuar nga Nutricia Infant Nutrition Ireland Ltd. (Danone) dhe importuar nĂ« KosovĂ« nga UNION SH.P.K., Vushtrri", thuhet tutje nĂ« njoftim.
AUV i bën thirrje konsumatorëve që të mos e përdorin këtë produkt dhe ta kthejnë në pikat e shitjes.
Agjencia thekson se mbetet e përkushtuar në monitorimin e tregut dhe zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese:
âQĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« garantimi i sigurisĂ« ushqimore dhe mbrojtja e shĂ«ndetit tĂ« konsumatorĂ«ve nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«sâ, shton AUV. /Telegrafi/
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim.
Nga fillimi i këtij procesi, më 13 janar 2026, ora 18:00, deri më 26 janar, ora 10:00, janë rinumëruar rreth 67% ose 1,729 nga 2,557 vendvotime.
Procesi i rinumërimit është mbyllur në 24 komuna.
KQZ ka bërë të ditur se rinumërimi do të vazhdojë deri në përfundimin e listës së vendvotimeve për të cilat është marrë vendimi, duke siguruar transparencë dhe korrektësi në procesin zgjedhor. /Telegrafi/
NjĂ« aksion Ă«shtĂ« zhvilluar tĂ« hĂ«nĂ«n nga ana e ProkurorisĂ« Speciale nĂ« ndĂ«rmarrjen publike âEko Regjioniâ nĂ« Prizren.
Aksioni i cili tashmë ka përfunduar ka rezultuar me arrestimin e dy personave për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se të arrestuarit janë A.G dhe R.Z.
Sipas ProkurorisĂ« Speciale, A.G. dyshohet pĂ«r veprĂ«n penale âKeqpĂ«rdorim i pozitĂ«s apo autoritetit zyrtarâ, ndĂ«rsa R.Z. dyshohet pĂ«r âKeqpĂ«rdorim dhe Mashtrim nĂ« prokurimin publikâ.
GjatĂ« hetimeve, hetuesit policorĂ« kanĂ« kryer bastisje nĂ« disa lokacione nĂ« Prizren dhe Ferizaj, pĂ«rfshirĂ« ambientet e ndĂ«rmarrjes publike âEko Regjioniâ dhe tĂ« njĂ« subjekti privat.
Bastisjet u realizuan në kuadër të hetimeve për dyshimet mbi një aktivitet të dyshuar tenderimi.
Nga kontrolli janë sekuestruar një pushkë automatike AK-47 si dhe para të gatshme, si prova materiale që lidhen me hetimet.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë ritheksuar përkushtimin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve në prokurime publike, duke bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë. /Telegrafi/
Prokuroria Speciale e KosovĂ«s (PSRK), nĂ« bashkĂ«punim me NjĂ«sitin pĂ«r Krime Ekonomike tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, po zhvillon njĂ« aksion nĂ« ndĂ«rmarrjen publike regjionale tĂ« pastrimit âEko Regjioniâ nĂ« Prizren.
Aksioni po zhvillohet nĂ«n dyshimet pĂ«r dy vepra penale: âKeqpĂ«rdorim i detyrĂ«s apo autoritetit zyrtarâ dhe âMashtrim me prokurim publikâ, raporton Telegrafi.
Aksionin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnorë Luta, duke theksuar se aksioni është në zhvillim e sipër.
Hetimet dhe veprimet policore vazhdojnë, ndërsa Prokuroria Speciale do të japë më shumë detaje për rezultatet e aksionit pas përfundimit të tij. /Telegrafi/
Policia e ShkodrĂ«s ka finalizuar operacionin e koduar âNeonĂ«t 8â, duke zbuluar njĂ« tjetĂ«r ambient tĂ« pĂ«rshtatur pĂ«r kultivimin e bimĂ«ve narkotike me llamba. Me kĂ«tĂ« rast, numri i rasteve tĂ« goditura nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit âNeonĂ«tâ ka arritur nĂ« 13.
Si rezultat i operacionit, u arrestua një 35-vjeçar, banues në fshatin Bratosh, ndërsa një 36-vjeçar, banues në fshatin Vrakë, është shpallur në kërkim.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrolleve u zbuluan tre ambiente në fshatin Boriç i Madh (një banesë dhe dy stalla) të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e kanabisit. Nga kontrolli u sekuestruan: 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6.25 kg material bimor i dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 aspiratorë dhe 20 filtra ajri
Policia thekson se ambientet ishin të pajisura me energji elektrike të lidhur në mënyrë të paligjshme për të siguruar kushtet për kultivim.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa hetimet vazhdojnë për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale./Telegrafi/
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura ndërsa pas orëve të mesditës mot me vranësira si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës të herëpashershme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit.
Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 700-800 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Shikimi i reduktuar nga prezenca e reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim juglindje â lindje, me shpejtĂ«si mesatare 7 m/s, pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe nĂ« zonat luginore era me shpejtĂ«si deri nĂ« 14 m/s. Deti â ValĂ«zimi forcĂ«s 2-3 ballĂ«. /abcnews/
Kryetari i KomunĂ«s sĂ« Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka udhĂ«tuar nga Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar âNĂ«na Terezaâ drejt Izraelit, ku do tĂ« zhvilloj vizitĂ« zyrtare triditore me agjendĂ« intensive takimesh institucionale dhe ekonomike.
Gjatë qëndrimit të tij në Izrael, Lladrovci pritet të takojë homologë nga komunat izraelite, kryetarin e Federatës së Autoriteteve Lokale që përfaqëson 265 autoritete, si dhe përfaqësues të Qendrës së Jerusalemit për Punë të Jashtme, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe anëtarë të Knesset-it.
Po ashtu, në agjendë janë edhe takime me biznesmenë dhe investitorë izraelitë.
âGjatĂ« kĂ«tyre tri ditĂ«ve do tĂ« kem vizita nĂ« qendra tĂ« teknologjisĂ« dhe inovacionit, nĂ« zona tĂ« inovacionit teknologjik dhe startup-eve, ku do tĂ« diskutojmĂ« pĂ«r ekosistemin e inovacionit, qytetin inteligjent, bashkĂ«punimin ndĂ«rmjet akademisĂ« dhe sektorit privat", ka deklaruar Lladrovci.
Ai ka theksuar se qëllimi i vizitës është krijimi i partneriteteve konkrete dhe nxitja e investimeve në nivel lokal.
âDo tĂ« zhvilloj takime me drejtues tĂ« sektorĂ«ve me interes tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, me sipĂ«rmarrĂ«s dhe biznesmenĂ«, pĂ«r tĂ« diskutuar projekte tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta, bashkĂ«punim institucional dhe mundĂ«si investimi", u shpreh ai.
Në fund, kryetari i Drenasit ka falënderuar organizatorët dhe mikpritësit izraelitë për mbështetjen dhe vlerësimin ndaj Kosovës.
âFalĂ«nderoj hartuesit e kĂ«saj agjende intensive dhe tĂ« gjithĂ« mikpritĂ«sit qĂ« KosovĂ«n e shohin si shtet me perspektivĂ« dhe storje suksesi", ka pĂ«rfunduar Lladrovci. /Telegrafi/
Një defekt në furnizimin me energji elektrike ka shkaktuar një situatë të rrezikshme në Minierën e Trepçës, ku dhjetëra minatorë dyshohet se kanë mbetur përkohësisht të ngujuar nën tokë.
Sipas raportimeve nga mediat lokale, minatorët e ndërrimit të dytë janë bllokuar në horizontet 10, 9 dhe 8, qindra metra nën tokë, pasi për shkak të problemit me rrymën nuk kanë funksionuar ashensorët.
Ata është dashur të përfundojnë ndërrimin dhe të dalin nga miniera disa orë më herët.
Lidhur me rastin, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka deklaruar për Telegrafin se situata tashmë është tejkaluar.
âPo, ka pasur problem me energji elektrike. MinatorĂ«t kanĂ« dalĂ« nga miniera. PĂ«r informacione tĂ« tjera drejtohuni menaxhmentitâ, ka thĂ«nĂ« Jonuzi.
Kjo nuk është hera e parë që ndodhin situata të tilla në Minierën e Trepçës, pasi vetëm disa ditë më parë, për shkak të një defekti të ngjashëm me energjinë elektrike, disa minatorë kishin mbetur po ashtu të bllokuar qindra metra nën tokë. /Telegrafi/
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se sot, më 26 janar 2026, me fillim nga ora 12:00, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Serbinë.
Sipas njoftimit, kjo masë është marrë si rezultat i organizimit të protestave të shoferëve të kamionëve në territorin e Serbisë, si reagim ndaj masave të ndërmarra nga Bashkimi Evropian për shoferët e rajonit.
Protestat pritet të zgjasin deri në shtatë ditë dhe do ndikojnë drejtpërdrejt në qarkullimin e mjeteve të transportit dhe mallrave në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
QKMK paralajmëron se ndërprerja mund të sjellë mbingarkesë të trafikut në zonat kufitare dhe rekomandon që shoqatat e transportit dhe shoferët të mbajnë kontakte të rregullta me homologët dhe kolegët në rajon për informacione të fundit.
Për informata shtesë, qytetarët dhe operatorët e transportit mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar në numrat +383 45 198 000, +383 45 198 606, ose në numrin pa pagesë 0800 500 95. /Telegrafi/
MĂ« 1 Prill do tĂ« nis âfaza e radhĂ«s e daljes sĂ« konsumatorĂ«ve nĂ« tregun e hapur tĂ« energjisĂ« elektrikeâ, tha Zyra e Rregullatorit pĂ«r Energji, ndĂ«rsa nuk u pĂ«rgjigj pĂ«r kthimin eventual nĂ« ShĂ«rbimin Universal tĂ« bizneseve qĂ« u ka rĂ«nĂ« numri i punĂ«torĂ«ve nĂ«n 50 ose qarkullimi vjetor nĂ«n 10 milionĂ« euro.
Në Shoqatën e Prodhuesve, në anën tjetër, ankohen se ka rreth 1000 biznese që mbesin në tregun e hapur jashtëligjshëm, pa i përmbushur kriteretDuke u bazuar në dy kritere, nga 1 Qershori i vitit të kaluar rreth 1300 biznese të mëdha u nxorën në tregun e hapur të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit tĂ« ZyrĂ«s sĂ« Rregullatorit pĂ«r Energji, konsumatorĂ«t komercialĂ« me âmĂ« shumĂ« se 50 punĂ«torĂ« ose mĂ« shumĂ« se 10 milionĂ« euro qarkullim vjetorâ u larguan nga ShĂ«rbimi Universal.
Përkundër që ka biznese që kanë pësuar ndryshime në raport me këto dy kritere, ato nuk janë kthyer në furnizimin me tarifa të rregulluara.
Në anën tjetër, ato që nuk i kanë përmbushur kriteret vitin e kaluar, por ndërkohë kanë tejkaluar numrin prej 50 punëtorësh ose 10 milionë eurosh qarkullim vjetor, vazhdojnë furnizimin me tarifa të rregulluara sikurse konsumatorët shtëpiakë.
NĂ« njĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r TV Dukagjini, Zyra e Rregullatorit pĂ«r Energji foli vetĂ«m pĂ«r âfazĂ«n e radhĂ«s tĂ« daljesâ nĂ« tregun e hapur.
âProcesi i pĂ«rditĂ«simit tĂ« listĂ«s sĂ« konsumatorĂ«ve sipas kritereve ligjore ende nuk ka filluar. Faza e radhĂ«s e daljes sĂ« konsumatorĂ«ve nĂ« tregun e hapur Ă«shtĂ« planifikuar tĂ« nisĂ« mĂ« 1 prill tĂ« kĂ«tij viti, dhe do tĂ« bazohet nĂ« tĂ« dhĂ«nat zyrtare qĂ« do tĂ« merren nga ATK-ja pĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llimâ, thuhet nga ZRRE.
Por, ZRRE-ja nuk u përgjigj për kthim në tarifa të rregulluara të bizneseve që kanë rënë në më pak se 50 punëtorë dhe më pak se 10 milionë euro qarkullim vjetor.
Teksa tha se ZRRE-ja ende nuk ka nxjerrë udhëzues të ri, pas shfuqizimit nga Gjykata Supreme, kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Kushtrim Ajvazi kërkoi qartësi para se të vazhdohet me procesin.
âNuk Ă«shtĂ« zbatuar vendimi i GjykatĂ«s Supreme, ne kemi vazhduar me padi individuale pĂ«r zbatimin e vendimit tĂ« Supremes dhe aktualisht po jep informata qĂ« kanĂ« me dalĂ« nĂ« tregun e lirĂ« nga data 1 Prill! Cilat biznese kanĂ« me dalĂ« me 1 Prill? Ende nuk kemi udhĂ«zues, thjeshtĂ« Ă«shtĂ« duke vazhduar ky sistem i pakuptimtĂ«, qĂ« duhet tĂ« zgjidhetâ, ka theksuar Kushtrim Ajvazi, kryetar i ShoqatĂ«s sĂ« Prodhueseve.
NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, ai tha se ânĂ« bazĂ« tĂ« kalkulimeve nĂ« aspektin ligjor janĂ« mbi 1000 biznese qĂ« nuk e plotĂ«sojnĂ« kriterin ligjor dhe janĂ« nxjerrĂ« nĂ« tregun e lirĂ«â.
âTâi nxjerrim udhĂ«zuesit. Ta dimĂ« duhet me dalĂ«? Kur kalkulohet numri i punĂ«torĂ«ve? Si kalkulohet numri i punĂ«torĂ«ve pĂ«r kompani?! Sepse kemi pasĂ« situata kur kompania ka angazhuar njĂ« apo dhjetĂ« trajnerĂ« gjatĂ« vitit e janĂ« deklaruar si punĂ«torĂ«, e ka kaluar numrin 50 dhe ka hy automatikisht nĂ« tregun e lirĂ«. ĂshtĂ« e pakuptimtĂ«. Nuk ka ende udhĂ«zues, çka ndodhĂ« tash me ata qĂ« nuk e kanĂ« plotĂ«suar kriterin e janĂ« ende nĂ« tregun e lirĂ«, a kanĂ« me u kthye nĂ« tregun e rregulluar? As kĂ«tu nuk ka informataâ, ka theksuar ai.
Rënia e eksportit, dobësimi në raport me konkurrencën dhe rritja e çmimeve, si pasojë direkte e kostos së rritur të energjisë elektrike nga dalja në tregun e hapur, sipas Shoqatës së Prodhuesve, janë disa prej pasojave të evidentuara deri tash.
Gjatë kësaj jave në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Sipas parashikimeve, reshjet më intensive priten ditën e hënë, lokalisht me intensitet mesatar deri në të lartë, çka mund të shkaktojë vështirësi në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim uji.
Të hënën moti do të jetë i vranët dhe me shi, ndërsa në viset malore parashihet shi me borë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 8 gradë.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.
Autoritetet rekomandojnë kujdes të shtuar për qytetarët, duke këshilluar shmangien e udhëtimeve të panevojshme gjatë reshjeve intensive, përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës dhe vigjilencë të veçantë në zonat ku mund të ketë mjegull gjatë mesjavës. /Telegrafi/