38 institucione publike, përfituese nga programi Interreg Europe 2021-2027
TIRANĂ, 29 janar /ATSH/ Komisioni pĂ«r BujqĂ«sinĂ«, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, miratoi sot projektligjin pĂ«r ratifikimin e marrĂ«veshjes sĂ« financimit ndĂ«rmjet RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, FrancĂ«s dhe Komisionit Evropian pĂ«r programin e bashkĂ«punimit Interreg Europe 2021-2027 (Interreg VI-C).
Drejtori i Konvergjencës dhe Kohezionit në SASPAC, Klajdi Demko tha se, marrëveshja, e miratuar nga Komisioni Evropian më 23 korrik 2024, i mundëson Shqipërisë të përfitojë fonde nga Instrumenti për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA) për projekte ndërrajonale bashkëpunimi dhe shkëmbimi të praktikave më të mira evropiane.
Demko bĂ«ri tĂ« ditur se, deri tani 38 pĂ«rfitues institucione publike, janĂ« angazhuar nĂ« zbatimin e projekteve nĂ« kuadĂ«r tĂ« âInterreg Europeâ, me njĂ« vlerĂ« totale 3.7 milionĂ« euro.
Sipas tij, Interreg Europe synon përmirësimin e politikave rajonale dhe zhvillimit territorial, përmes shkëmbimit të njohurive, përhapjes së praktikave të mira dhe forcimit të kapaciteteve të institucioneve publike. Programi fokusohet tek fushat: zhvillim inteligjent, qëndrueshmëri mjedisore, politika sociale, inovacion dhe qeverisje vendore.
Gjatë diskutimit fjalën e mori edhe relatori i pr/ligjit deputeti Ornaldo Rakipi.
Ai vuri në dukje se pr/ligj forcon bazën ligjore për të përfituar nga projektet e europiane ku siç tha ai, bujqësia, agroturizmi janë ndër sektorët kryesorë.
Projektligji përcakton gjithashtu strukturën e menaxhimit të programit në Shqipëri, me Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) si autoritet kombëtar përgjegjës për koordinimin, monitorimin dhe certifikimin e projekteve.
âPĂ«rfituesit shqiptarĂ« do tĂ« kenĂ« mundĂ«si tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r projekte bashkĂ«punimi ndĂ«rkombĂ«tar, duke zhvilluar rrjete bashkĂ«punimi me homologĂ«t evropianĂ« dhe duke pĂ«rvetĂ«suar praktika tĂ« suksesshme tĂ« zhvillimit rajonal nĂ« vendet e Bashkimit Evropianâ, vuri nĂ« dukje deputeti socialist.
âKy projektligj pĂ«rfaqĂ«son njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt integrimit evropian dhe modernizimit tĂ« politikave publike nĂ« ShqipĂ«ri, duke ofruar instrumente ligjore dhe financiare pĂ«r projekte tĂ« qĂ«ndrueshme dhe efektive rajonaleâ, u shpreh Rakipi.
Referuar relacionit që shoqëron këtë pr/ligj programi ka një buxhet total prej 493 milionë eurosh, ku pjesa më e madhe sigurohet nga Bashkimi Evropian (rreth 394 milionë euro), ndërsa pjesa tjetër përbën bashkëfinancimin e shteteve pjesëmarrëse. Shqipëria, si vend përfitues, pritet të përfitojë rreth 2 milionë euro për periudhën e zbatimit të programit.
e.xh/j.p/
The post 38 institucione publike, përfituese nga programi Interreg Europe 2021-2027 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.