Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 February 2026Main stream

Ekskluzive | Sulm ndaj nxënësit në shkollën “Pavarësia”, mësimdhënësi përfundon në ndalim 48-orësh

9 February 2026 at 15:31

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Shkollën “Pavarësia”, ku një mësimdhënës dyshohet se ka sulmuar fizikisht një nxënës.

Rasti ka marrë përmasa të mëdha publike pasi pamjet e incidentit janë shpërndarë gjerësisht sot në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se pas ndërhyrjes së Policisë dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj mësimdhënësit të dyshuar është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti është iniciuar dhe po trajtohet në procedurë penale.

Nxënësi i përfshirë në incident është intervistuar në prani të përgjegjësve përkatës, ndërkohë që organet hetimore janë duke analizuar edhe pamjet video që janë bërë publike gjatë ditës së sotme.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim, ndërsa priten masa të mëtejme institucionale pas kompletimit të procedurave ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Sulm ndaj nxënësit në shkollën “Pavarësia”, mësimdhënësi përfundon në ndalim 48-orësh appeared first on Sinjali.

Skandal në shkollën “Pavarësia”: Mësimdhënësi godet nxënësin

9 February 2026 at 15:07

Një mësimdhënës në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi, duke e goditur disa herë.

Rasti për Sinjalin është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar palët e përfshira në stacion policor.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit”, shtoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Skandal në shkollën “Pavarësia”: Mësimdhënësi godet nxënësin appeared first on Sinjali.

Siguri maksimale në rrugë: Kontrolli i plotë i kamionëve dhe autobusëve, nga Policia e Kosovës

9 February 2026 at 14:23

Policia e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të planit ROADPOL 2026, ka njoftuar se nga sot, deri më 15 shkurt 2026, do të realizohen kontrolle të shtuara të mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, duke përfshirë kamionët dhe autobusët, në të gjitha rrugët e vendit.

Këto kontrolle kanë për qëllim të rrisin sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik dhe të sigurojnë respektimin e normave dhe rregullave të trafikut.

Shoferët e kamionëve dhe autobusëve, si shoferë profesionistë, pritet të jenë shembuj të sjelljes së mirë dhe respektimit të rregullave të trafikut, për të kontribuar në sigurinë dhe rendin në rrugë.

Policia e Kosovës apelon për bashkëpunim dhe kujdes të shtuar nga të gjithë drejtuesit e mjeteve, me qëllim që të shmangen aksidentet dhe të ruhet siguria e gjithsecilit.

Të gjitha qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik ftohen të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në krijimin e një ambienti të sigurt për udhëtime pa probleme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Siguri maksimale në rrugë: Kontrolli i plotë i kamionëve dhe autobusëve, nga Policia e Kosovës appeared first on Sinjali.

Identifikohet shoferi që goditi këmbësorin në Shtime dhe u largua

9 February 2026 at 12:54

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe intervistuar A.A., 41 vjeç, shoferin që më 4 shkurt goditi një këmbësor 46-vjeçar në fshatin Davidovc të Shtimës dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

I lënduari është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa shoferi është liruar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktim i aksidentit të trafikut me lëndime trupore”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Identifikohet shoferi që goditi këmbësorin në Shtime dhe u largua appeared first on Sinjali.

Jashari dekoron pjesëtarët e njësisë së Kërkim-Shpëtimit për angazhimin në Shqipëri”

9 February 2026 at 10:58

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në një takim anëtarët e njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, të cilët morën pjesë në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Shqipëri.

Në fillim të takimit, Gjeneral Jashari shprehu falënderimet për angazhimin e tyre në operacionin e kërkim shpëtimit në Klos, Shqipëri. Ai i lavdëroi pjesëtarët për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë misionit, i cili u realizua me sukses në kushte të ftohta dimërore.

Në përfundim të takimit, GLT Jashari dekoroi pjesëtarët e njësisë me medaljen “Shërbim Vetëmohues” dhe e vlerësoi njësinë me një “mirënjohje” për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal duke dëshmuar ngritje të kapaciteteve dhe profesionalizëm si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Jashari dekoron pjesëtarët e njësisë së Kërkim-Shpëtimit për angazhimin në Shqipëri” appeared first on Sinjali.

38 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit

9 February 2026 at 10:21

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 38 aksidente trafiku, prej të cilave 17 me të lënduar dhe 21 me dëme materiale.

Po gjatë këtij periudhe janë shqiptuar 2,197 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut.

Gjithashtu, 15 persona janë arrestuar, 9 janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 38 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit appeared first on Sinjali.

Aksident në Prizren, vetura godet një lokal në Ortakoll

9 February 2026 at 10:10

Mbrëmë në lagjen Ortakoll të Prizrenit, një veturë ka goditur një lokal.

Nga pamjet e siguruara nga Sinjali shihet se në vendngjarje ka ardhur policia.

Sinjali ka kontaktuar me policinë për detaje, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.

Nuk raportohet për të lënduar rëndë, ndërsa shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident në Prizren, vetura godet një lokal në Ortakoll appeared first on Sinjali.

Tentim-vetëvrasje në Ferizaj: 28-vjeçarja përfundon në emergjencë pasi konsumoi sasi të madhe medikamentesh

9 February 2026 at 08:57

Një rast i rëndë është raportuar pas mesnate në Ferizaj, ku një grua e re ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar sasi të tepruar të barnave.

Ngjarja ka ndodhur më 08.02.2026 në rrugën “Kemajl Hetemi”, ndërsa Policia është njoftuar më 09.02.2026 rreth orës 00:30 nga Qendra Emergjente e Ferizajt, se D. P (1997) ishte duke marrë tretman mjekësor, pasi dyshohet se kishte ingeruar medikamente me qëllim vetëvrasjeje.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë kontaktuar stafin mjekësor si dhe dëshmitarin – ish-bashkëshortin e viktimës, L. H. (34 vjeç). Ky i fundit ka deklaruar se janë të ndarë tash e tetë vite, ndërsa sot ishte njoftuar nga djali i tyre 10-vjeçar se nëna kishte përdorur barna.

Sipas tij, ai kishte shkuar menjëherë në banesë dhe kishte thirrur emergjencën.

Viktima nuk është intervistuar për shkak të gjendjes shëndetësore dhe nga Emergjenca e Ferizajt është transferuar për tretman të mëtutjeshëm në Prishtinë. Burimet mjekësore bëjnë të ditur se gjendja e saj për momentin nuk është në rrezik, ndërsa motivi i këtij veprimi mbetet ende i paqartë.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve në stacion si dhe Hetimet Rajonale, ndërsa procedurat janë në zhvillim.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tentim-vetëvrasje në Ferizaj: 28-vjeçarja përfundon në emergjencë pasi konsumoi sasi të madhe medikamentesh appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Rrahje mes vëllezërve në hotel “Bavaria” në Prishtinë – dy të dyshuar përfundojnë në mbajtje

9 February 2026 at 08:51

Një incident i dhunshëm ka ndodhur pak para mesnatës në Prishtinë, ku dy vëllezër janë përfshirë në një rrahje që ka alarmuar Policinë.

Rasti është raportuar më 08.02.2026 rreth orës 23:50, në rrugën “Bekim Fehmiu”, konkretisht në ambientet e hotelit “Bavaria”, ku sipas informatave fillestare bëhej fjalë për një rrahje në progres.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në stacion dy personat e dyshuar, Erion Dodaj (25 vjeç) dhe Egzon Dodaj (30 vjeç). Pas shikimit të kamerave të sigurisë dhe intervistimit të dëshmitarit, është konstatuar se të përfshirët janë vëllezër që jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Për shkak të natyrës familjare të incidentit, rasti është marrë nga hetuesi i dhunës në familje, i cili ka njoftuar Prokurorin kujdestar. Me urdhër të këtij të fundit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Ata janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Rrahje mes vëllezërve në hotel “Bavaria” në Prishtinë – dy të dyshuar përfundojnë në mbajtje appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Sulm brutal në Pejë: Tre familjarë kanosin dhe rrahin një burrë – i vënë armën në fyt dhe e kërcënojnë me sëpatë

9 February 2026 at 08:46

Një incident serioz me elemente dhune dhe kërcënimi me armë është raportuar mbrëmjen e së dielës në Pejë, ku tre persona kanë sulmuar fizikisht një qytetar, duke e kanosur edhe me armë zjarri dhe sëpatë.

Ngjarja ka ndodhur më 08.02.2026, rreth orës 20:50, në rrugën “Ismail Qemajli”, ku Policia ka intervenuar pas raportimit për një mosmarrëveshje mes disa personave.

Sinjali mëson se viktima, Jus Jusaj (53 vjeç), fillimisht është shoqëruar në stacion policor bashkë me një dëshmitare, ndërsa gjatë transportit ai ka deklaruar se Durim Luci (34 vjeç) e kishte kanosur me armë të shkurtë, e kishte goditur dhe madje ia kishte vendosur armën në fyt. Ndërkohë, Kreshnik Luci (37 vjeç) dyshohet se e ka sulmuar me grushte, kurse Naser Luci (69 vjeç) e ka kanosur me sëpatë.

Sipas deklarimeve, deri te incidenti ka ardhur pasi viktima ishte ftuar për vizitë nga L. L.(1974), ndërsa të dyshuarit – familjarë të saj – janë irrituar nga prania e tij dhe e kanë sulmuar në mënyrë brutale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Hetimeve dhe Krim-Teknika, të cilët kanë sekuestruar sëpatën që dyshohet se është përdorur për kanosje.

Burimet bëjnë të ditur se, pas intervistimit të palëve dhe në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Sulm brutal në Pejë: Tre familjarë kanosin dhe rrahin një burrë – i vënë armën në fyt dhe e kërcënojnë me sëpatë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | I dënuari me tre vite burgim për keqpërdorim seksual të të miturve, arrestohet në Rrugën B – dërgohet në Hajvali për vuajtje dënimi (EMRI)

9 February 2026 at 08:35

Një person i dënuar për vepër të rëndë penale është lokalizuar dhe arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pas një operacioni të njësive policore.

Më 08.02.2026, rreth orës 21:50, në Rrugën B, pas hulumtimeve operative dhe mbledhjes së informatave në terren, policia ka arritur të lokalizojë Enkel Mustafa (27- vjeçar), i cili pas verifikimit ka rezultuar me urdhërarrest aktiv.

Sinjali mëson se Mustafa ishte i dënuar me tre (3) vite burgim për veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 15 vjeçare”.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar nga njësitë policore dhe është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar nga gjykata.

Rasti konsiderohet i përfunduar nga ana e policisë, ndërsa i dënuari tashmë ndodhet në institucion korrektues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | I dënuari me tre vite burgim për keqpërdorim seksual të të miturve, arrestohet në Rrugën B – dërgohet në Hajvali për vuajtje dënimi (EMRI) appeared first on Sinjali.

Sulm seksual në Fushë Kosovë, arrestohet 19-vjeçari që u denoncua nga një vajzë e mitur

8 February 2026 at 23:09

Një rast i rëndë që përfshin dyshime për sulm seksual ndaj një të miture është raportuar në Fushë Kosovë, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme duke arrestuar të dyshuarin.

Ngjarja është raportuar më 08.02.2026, rreth orës 08:00, nga një dëshmitare, e cila ka njoftuar autoritetet se në kompleksin banesor ACL-H-C në Bresje dyshohet se ka ndodhur një sulm seksual ndaj vajzës së mitur A.A..

Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore, me ç’rast është identifikuar i dyshuari L. Krasniqi.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Obiliq, ndërsa rasti është trajtuar në bashkëveprim me NJHP-Prishtinë dhe në koordinim me Prokuroren kujdestare për të mitur.

Pas intervistimit të palëve, rasti është iniciuar zyrtarisht si “Sulm seksual”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar nga NJHP-Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulm seksual në Fushë Kosovë, arrestohet 19-vjeçari që u denoncua nga një vajzë e mitur appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Tentoi t’i ikë drejtësisë – bie në pranga Shkëlqim Jahaj, i kërkuar për falsifikim të parasë

8 February 2026 at 23:06

Një person që po tentonte t’i shmangej zbatimit të vendimit gjyqësor ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur më 08.02.2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ku është arrestuar Shkëlqim Jahaj ndaj të cilit kishte urdhër-arrest aktiv nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, Jahaj ishte në ikje nga drejtësia dhe po tentonte t’i shmangej vuajtjes së dënimit, mirëpo është lokalizuar dhe ndaluar nga njësitet policore.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa më pas është dërguar për vuajtje të dënimit prej 75 ditësh burgim në Hajvali.

Rasti është proceduar nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Tentoi t’i ikë drejtësisë – bie në pranga Shkëlqim Jahaj, i kërkuar për falsifikim të parasë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vjedhje në Viva Fresh në Lipjan – arrestohet 20-vjeçari që mori çokollata dhe deodorantë në vlerë rreth 70 euro

8 February 2026 at 23:01

Një rast vjedhjeje është regjistruar pasditen e sotme në marketin “Viva Fresh” në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, ku një i ri dyshohet se ka marrë produkte pa kryer pagesën.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 08.02.2026, rreth orës 15:30, kur Policia ka pranuar informatën për vjedhje në këtë market.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë kontaktuar ankuesin, punëtor i sigurimit në market, i cili ka deklaruar se janë vjedhur disa çokollata dhe deodorantë të llojeve të ndryshme, me vlerë totale prej 70 euro.

Si i dyshuar është identifikuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Lipjan, Shkelzim Zekaj (2005). I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe ai është dërguar në Qendrën e Ndalimit.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vjedhje në Viva Fresh në Lipjan – arrestohet 20-vjeçari që mori çokollata dhe deodorantë në vlerë rreth 70 euro appeared first on Sinjali.

Yesterday — 8 February 2026Main stream

Detaje të reja, si u arrestua i riu nga Kosova në Shqipëri – agjentët e infiltruar i blenë dy pistoleta

8 February 2026 at 20:57

Pas arrestimit të Dugagjin Berishës, 27 vjeç, në kuadër të operacionit policor të koduar “Barriera”, detaje të reja janë zbardhur detaje të reja mbi mënyrën se si u dokumentua aktiviteti i tij i trafikimit të armëve.

Sipas informacionit të siguruara nga Balkanweb, efektivët e Komisariatit nr. 4 kishin marrë informacion se Berisha do të udhëtonte drejt Tiranës dhe më pas në zonën e Freskut për të shitur pistoletat e sekuestruara më parë. Ai është mbajtur nën vëzhgim që nga kalimi në Pikën Kufitare të Morinit, ku hyri në territorin e Shqipërisë me makinën tip “Volkswagen”.

Policia njofton se më parë, me përdorimin e agjentëve të infiltruar, i ka blerë Berishës 2 pistoleta në Fresk, për të dokumentuar aktivitetin e tij kriminal. Ky veprim u krye për të mbledhur prova konkrete të trafikimit të armëve dhe për të ndaluar shpërndarjen e tyre në tregun e paligjshëm.

Nga hetimet paraprake rezulton se Berisha dyshohet të ketë kryer veprime të ngjashme edhe më herët, duke treguar për një aktivitet të vazhdueshëm të trafikimit të armëve zjarri drejt zonës së Tiranës.

Materialet procedurale dhe provat e mbledhura iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia vijon hetimet për identifikimin e të tjerëve të përfshirë në rrjetin e trafikimit të armëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Detaje të reja, si u arrestua i riu nga Kosova në Shqipëri – agjentët e infiltruar i blenë dy pistoleta appeared first on Sinjali.

Aksidenti në Osek Hylë të Gjakovës, lëndohen dy persona

8 February 2026 at 19:21

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete, të dielën në fshatin Osek Hylë të Gjakovës, sot rreth orës 15:00, raportoi Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar Policia, e cila ka njoftuar se si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë trajtim mjekësorë

Ajo ka thënë se dy persona kanë marrë trajtim mjekësor

“Sot rreth orës 15:00 , në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete”.

“Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë trajtim mjekësorë. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është përgjigjur në rast dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksidenti në Osek Hylë të Gjakovës, lëndohen dy persona appeared first on Sinjali.

Mërgimtari ankohet për maltretim në Serbi: I konfiskuan 2,500 euro dhe sende personale

8 February 2026 at 11:46

Rilind Krasniqi nga Italia ka raportuar se është maltretuar gjatë kalimit transit në Serbi. Ai deklaroi se autoritetet serbe i konfiskuan telefonin dhe sende personale, përfshirë 2,500 euro.

Pas kontrollit, ata gjetën në pajisjet e tij fotografi të babait të tij, ish-pjesëtar i UÇK-së, dhe figura të njohura të luftës si Adem Jashari, Mujë Krasniqi dhe Vesel Aruçi.

Kontrolli ka zgjatur rreth një orë. Krasniqi ka apeluar qytetarët të shmangin kalimin nëpër Serbi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mërgimtari ankohet për maltretim në Serbi: I konfiskuan 2,500 euro dhe sende personale appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | “Do t’iu vras” – i dyshuari kërcënon hetuesin dhe patrullën brenda Stacionit Policor në Dragash

8 February 2026 at 11:19

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Stacionin Policor në Dragash, ku një person i shoqëruar për procedura policore ka kaluar në kërcënime të drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve policorë.

Ngjarja ka ndodhur më 07.02.2026, rreth orës 18:30, kur i dyshuari Egzon Qafleshi (36 vjeç) është sjellë në stacionin policor. Sipas burimeve, sapo është futur në zyrën e hetuesisë, ai ka kanosur hetuesin e rastit me fjalët: “do t’iu vras”.

Por kërcënimet nuk kanë përfunduar aty.

I njëjti, gjatë gjithë transportit drejt stacionit, ka vazhduar të kanosë edhe patrullën policore që kishte kryer shoqërimin e tij, duke krijuar situatë tensionuese për zyrtarët në detyrë.

Për rastin është njoftuar Njësiti Rajonal i Hetimeve, i cili ka marrë në trajtim procedurën, ndërsa pas kompletimit të raporteve zyrtare është kontaktuar Prokurori kujdestar. Me urdhër të tij, rasti është iniciuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | “Do t’iu vras” – i dyshuari kërcënon hetuesin dhe patrullën brenda Stacionit Policor në Dragash appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Dy të mitur kapen me thika dhe maskë në Prugovc – dyshoheshin për sulm ndaj bashkëmoshatarit

8 February 2026 at 11:15

Një incident serioz është parandaluar në momentet e fundit në fshatin Prugovc të Prishtinës, ku dy të mitur janë ndaluar nga Policia pasi dyshohet se kishin planifikuar sulm ndaj një bashkëmoshatari.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 07.02.2026, rreth orës 15:30, kur Policia ka pranuar informacion se një qytetar kishte ndalur tre të rinj, të cilët mbanin me vete armë të ftohta – thika dhe dyshohej se kishin tentuar të sulmonin viktimën, një të mitur (17 vjeç).

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar dy të dyshuarit L.SH (15 vjeç) dhe J.S (15 vjeç), si dhe viktimën SH.K (17 vjeç). Në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe A.S (14 vjeç).

Gjatë kontrollit trupor, te i dyshuari L.SH janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një maskë, ndërsa te i dyshuari tjetër J.S janë gjetur dhe sekuestruar dy thika.

Palët janë shoqëruar në Stacionin Policor Veriu, ku të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për të Mitur, është urdhëruar që rasti të iniciohet për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”, ndërsa dy të miturit janë ndaluar për 24 orë.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Dy të mitur kapen me thika dhe maskë në Prugovc – dyshoheshin për sulm ndaj bashkëmoshatarit appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kanosje me jetë në Fushë Kosovë – 55-vjeçari ndalohet pasi kërcënoi ankuesin edhe brenda stacionit policor

8 February 2026 at 11:14

Një rast i rëndë kanosjeje është raportuar në Fushë Kosovë, ku një qytetar ka përfunduar në mbajtje pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë një person tjetër, madje edhe në prani të policëve.

Ngjarja ka ndodhur më 07.02.2026, ndërsa rreth orës 16:00 në Stacionin Policor në Fushë Kosovë është paraqitur ankuesi Sh. B (68 vjeç), i cili ka deklaruar se është ofenduar dhe kanosur me jetë nga Ilir Berisha (56 vjeç).

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, situata është agravuar edhe më tej brenda vetë stacionit policor, ku i dyshuari, në prani të zyrtarëve policorë, ka deklaruar se sapo të dalë nga stacioni “do të merret seriozisht” me ankuesin.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka marrë vendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Ilir Berisha është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse.

Hetimet janë në vazhdim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kanosje me jetë në Fushë Kosovë – 55-vjeçari ndalohet pasi kërcënoi ankuesin edhe brenda stacionit policor appeared first on Sinjali.

❌
❌