Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Korreshi krahason ministrat me perimet: Rama si patëllxhan, kurse ”speci i kuq” i qeverisë është…

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi i krahason ministrat e qeverisë ”Rama 4” me perime. Ai e krahasoi kryeministrin Edi Rama me “patëllxhanin”, ministren e Brendshme me “specin e kuq”, ministren e Shëndetësisë me “qitron”, ndërsa ministren e Turizmit me “limonin”. Për ministren Mirela Kumbaro, përdori krahasimin me lulelakrën, ndërsa Elisa Spiropalin e krahasoi me “hudhrën”. Korreshi u ndal te…

Source

Furgoni del nga rruga, aksident me vdekje

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rural Tepelenë-Lopës. Një furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit të mjetit, shtetasit Arjan Ç. Ende nuk dihet nëse në momentin e aksidentit në furgon ndodheshin dhe pasagjerë të tjerë. Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore…

Source

”Kodi ka masa të forta për drogën”, deputeti Gjoni: Dënohesh dy herë më shumë se në vendet e BE

Deputeti i PD-së, Gjin Gjoni thotë se Kodi Penal shqiptar parashikon masa ndëshkuese shumë më të ashpra për veprat penale që lidhen me drogën, krahasuar me shumicën e vendeve të Bashkimit Europian. Ai tregon se për të njëjtat vepra penale, dënimet në Shqipëri janë pothuajse dyfish më të rënda se në shtete si Gjermania, Spanja apo Holanda. Sipas tij, ndryshimet e vazhdueshme në Kodin Penal…

Source

Beqaj kërkoi shfuqizimin e masës ”arrest me burg”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që caktoi ndaj tij masën “arrest me burg”. Beqaj kërkoi rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, si dhe rrëzimin e vendimeve të Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës së Lartë…

Source

Parlamenti serb voton kufizimin e pavarësisë së gjyqësorit, Marta Kos: Hap pas në rrugën drejt BE-së

Vota e Parlamentit të Serbisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit është një hap serioz prapa në rrugën e Serbisë drejt BE-së, thotë eurokomisionerja për Zgjerimin, Marta Kos. ”Në një kohë progresi të madh për zgjerimin, kur Mali i Zi dhe Shqipëria po ecin me shpejtësi, Serbia rrezikon të marrë drejtimin e kundërt”, theksoi ajo. Parlamenti i Serbisë ka miratuar një paketë ndryshimesh…

Source

Këshilli i Ministrave fond shtesë për shpronësimin e pronave që preken nga hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas

Këshilli i Ministrave miratoi fond shtesë për kompensimin e pronarëve të pasurive private që do të preken nga rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë dhe lidhja me aeroportin e Rinasit. Pronat private që shpronësohen do të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse, e cila për pasuritë e llojit arë, truall dhe vreshtë arrin shumën 377 milionë lekë. Ky fond zëvendëson vlerën…

Source

Kadastra e Vlorës në Tiranë, ministri Demo: Shërbimet ofrohen online nga E-Albania

Ministri i Shtetit për pushtetin vendor, Ervin Demo flet për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Për të Kadastra shërbimet ofrohen kryesisht online përmes E-Albania. Ai shtoi gjithashtu se në Tiranë nuk do të jetë vetëm Kadastra e Vlorës, por atje sipas tij ndodhen që më herët edhe kadastrat e Shkodrës, Vorës e Durrësit. ”ASHK ose Kadastra në tërësi është një nga sfidat më të mëdha që…

Source

Presidenti Begaj me trupin diplomatik në vend: Shqipëria promotore e dialogut konstruktiv rajonal

Presidenti Bajram Begaj në pritjen e përvitshme me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, përcolli mesazhe për avancimin e integrimit në BE, bashkëpunimin në rajon dhe me partnerët ndërkombëtarë, si dhe forcimin e strukturës euroatlantike, duke theksuar njëkohësisht përkushtimin në përmbushjen e objektivave kombëtare përmes strategjive të qarta, drejtësisë…

Source

IKMT kërkon t’u prishë banesat, 16 familje rome janë në qiell të hapur. U refuzohet shtyrja e vendimit

16 familje banesat e të cilave ndodhen pranë kanalit të ujërave të larta tek Ura e Dajlanit, janë në qiell të hapur. Përfaqësuesit e familjeve ishin këtë të mërkurë në bashkinë e Durrësit për të gjetur një zgjidhje pasi IKMT do t’u prishë shtëpitë. Ata janë njoftuar për prishjen e banesave të tyre për shkak të zgjerimit të kanalit, por institucionet shtetërore nuk u kanë lënë kohë të përmbushet…

Source

Rama poston fotot: Shkollat e Shkodrës po rilindin me kujdesin që u ka munguar ndër vite

Bashkia e Shkodrës ka kryer një sërë ndërhyrjesh në infrastrukturën arsimore të qytetit, duke synuar përmirësimin e kushteve, që nga shkollat 9-vjeçare e deri te fakultetet. Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, foto nga shkollat në të cilat janë kryer ndërhyrje, ndërsa thekson se “shkollat e Shkodrës po rilindin me kujdesin që u ka munguar ndër vite”. Ndërhyrjet nuk janë kryer vetëm…

Source

Ndryshimet në Kodin Penal, OSBE: Hap i rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, duke e cilësuar si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. “Forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së. Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale”,- thuhet në reagim.

Source

Protestë më 31 Janar, Lapaj: Institucionet e kapura nga Rama nuk po e dorëzojnë Ballukun te drejtësia

Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, ditën e shtunë më 31 janar, në orën 18:00 do të mbajë një tjetër protestë përpara Kryeministrisë. Adriatik Lapaj akuzon qeverinë për mungesë të marrjes së masave ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar nga SPAK. Lapaj pretendon se institucionet janë “të kapura nga kryeministri Edi Rama” dhe se, sipas tij, prej 52 ditësh nuk po ndërmerren hapa konkretë për…

Source

Rikthehet moti i keq, Agjencia e Mbrojtjes Civile: Bashkitë në zonat me risk të lartë të forcojnë gatishmërinë

Sipas të dhënave nga IGJEO dhe SHMU, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme priten reshje shiu në disa qarqe të vendit, lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata. Autoritetet kanë kërkuar rritje të vëmendjes dhe gatishmërisë nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse në nivel vendor e qendror, për marrjen e masave parandaluese. Njoftimi i plotë Bazuar në…

Source

Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim mbi bazë dokumentesh çështjen e Salianjit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur këtë të mërkurë që të kalojë për shqyrtim mbi bazë dokumentesh ankimimin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve gjyqësore të dhëna për dënimin e tij. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çështja do të shqyrtohet në themel mbi aktet e depozituara, pa zhvillimin e seancës dëgjimore publike, në këtë fazë të procesit. ”…

Source

Presidenti Begaj pret raportuesin e PE për Shqipërinë: Presim raport objektiv

Presidenti Bajram Begaj, priti këtë të mërkurë Andreas Schieder, raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, në kuadër të misionit faktmbledhës përpara prezantimit të draft-raportit në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e qëndrueshme të Parlamentit Evropian ndaj procesit të zgjerimit…

Source

Deputetja e PS-së, Sara Mila tregon se çfarë fiton Elbasani nga fondet e BE-së

Elbasani renditet ndër qarqet më përfituese nga fondet e Bashkimit Europian në kuadër të Programit IPA konkretisht atij të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri – Maqedonia e Veriut 2021–2027. Duke folur mbi rëndësinë e këtij programi, deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila u shpreh se qarku i Elbasanit është një nga zonat që përfiton më shumë nga bashkëpunimi ndërkufitar.

Source

Kushtetuesja e Kosovës: Zgjedhja e Rashiçit si nënkryetar i Kuvendit ishte antikushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se zgjedhja e Nenad Rashiçit në postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb në legjislaturën e kaluar, nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit. Në njoftimin për aktgjykimin, Gjykata tha më 28 janar se ky “në rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt prapaveprues”. Çështja e nënkryetarëve të Kuvendit të…

Source

VIDEO/ Berisha shkon në Strasburg dhe denoncon Ramën: Bllokoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për arrestimin e Ballukut

Me një video nga Strasburgu, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se bllokoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Nga salla e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, kreu i PD-së e quajti akt antikushtetues bllokimin e kërkesës së SPAK. Fjala e Berishës Këtu, nga salla e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës…

Source

❌