❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

FOKUS – SHBA dhe Danimarka rinegociojnĂ« marrĂ«veshjen e mbrojtjes sĂ« 1951 pĂ«r GroenlandĂ«n

DAVOS, 22 janar /ATSH-AFP/ – Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka do tĂ« rinegociojnĂ« marrĂ«veshjen e tyre tĂ« mbrojtjes qĂ« daton nga viti 1951 pĂ«r GroenlandĂ«n, bĂ«ri tĂ« ditur tĂ« sot njĂ« burim pranĂ« diskutimeve qĂ« u zhvilluan njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« Davos midis presidentit Donald Trump dhe kreut tĂ« NATO-s, Mark Rutte.

Sipas këtij burimi, siguria në Arktik do të forcohet dhe vendet evropiane të NATO-s do të kontribuojnë, duke shtuar se gjatë këtyre bisedimeve nuk ishte diskutuar ideja e vendosjes së bazave amerikane në Groenlandë nën sovranitetin e SHBA-së.

Që nga viti 1951, një marrëveshje mbrojtjeje, e përditësuar në 2004, i ka dhënë pothuajse dorë të lirë forcave të armatosura amerikane në territorin e Groenlandës, edhe pse ato duhet të njoftojnë autoritetet para veprimeve.

Disa vende të NATO-s po diskutojnë mënyrat për të forcuar praninë e tyre në Groenlandë dhe kanë dërguar atje një kontingjent të parë për të verifikuar kushtet për këtë forcim.

Gjermania, Franca, Norvegjia dhe Britania e Madhe kanë dërguar këta ushtarë për të përgatitur një mision të mundshëm të NATO-s, të ngjashëm me ato të zhvilluara në detin Baltik ose në frontin lindor të Aleancës, për të përballuar më mirë kërcënimin rus.

Pas javĂ«sh deklaratash agresive, Donald Trump njoftoi papritur dje  nĂ« Davos “kornizĂ«n e njĂ« marrĂ«veshjeje tĂ« ardhshme” pĂ«r GroenlandĂ«n, e cila mbetet ende shumĂ« e paqartĂ« nĂ« detaje.

Presidenti amerikan refuzoi tĂ« sqarojĂ« nĂ«se kompromisi nĂ« diskutim do t’u jepte SHBA-ve posedimin e territorit autonom danez, siç kishte kĂ«rkuar disa herĂ« mĂ« parĂ«, me qĂ«llim, sipas tij, tĂ« sigurojĂ« mbrojtjen ndaj RusisĂ« dhe KinĂ«s./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – SHBA dhe Danimarka rinegociojnĂ« marrĂ«veshjen e mbrojtjes sĂ« 1951 pĂ«r GroenlandĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SICILI – 740 milionĂ« euro vlerĂ«sohet dĂ«mi i pĂ«rkohshĂ«m i ciklonit ”Harry”

ROMË, 22 janar /ATSH-ANSA/ – Sipas njĂ« vlerĂ«simi fillestar nga Departamenti rajonal i Mbrojtjes Civile, dĂ«mi i shkaktuar nga cikloni ”Harry” nĂ« Sicili aktualisht arrin nĂ« 740 milionĂ« euro.

Presidenti i Rajonit Sicilian, Renato Schifani, njoftoi lajmin gjatĂ« njĂ« takimi me gazetarĂ«t nĂ« pĂ«rfundim tĂ« mbledhjes sĂ« jashtĂ«zakonshme tĂ« kĂ«shillit rajonal, i cili miratoi njĂ« gjendje tĂ« jashtĂ«zakonshme dhe njĂ« ndarje fillestare prej 70 milionĂ« eurosh, 50 milionĂ« euro nga tĂ« cilat do tĂ« jenĂ« tĂ« disponueshme menjĂ«herĂ«, dhe 20 milionĂ« eurot e mbetura do tĂ« tĂ«rhiqen nga fondet globale pĂ«rmes njĂ« dispozite specifike qĂ« do t’i propozohet AsamblesĂ« Rajonale Siçiliane.

Sicilia, Sardenja dhe Kalabria u goditën veçanërisht rëndë nga erërat e forta, reshjet e dendura dhe dallgët e stuhishme me valë shumë metra të larta.

Bizneset pranë plazheve u shkatërruan, muret e shtëpive u rrëzuan dhe dyqanet u përmbytën.

Asambleja rajonale siciliane po mban sot një mbledhje të jashtëzakonshme për të shpallur gjendjen e emergjencës.

Guvernatorja e SardenjĂ«s, Alessandra Todde, tha se dĂ«met nĂ« rajonin e saj arrijnĂ« nĂ« “qindra miliona” euro vetĂ«m atje.

Shkencëtarët thonë se kriza klimatike, e shkaktuar nga emetimet njerëzore të gazrave serrë, po i bën më të forta ngjarjet ekstreme të motit, si valët e nxehtësisë, thatësirat, stuhitë dhe përmbytjet.

Megjithëse ka shumë burime të gazrave serrë që shkaktojnë ngrohjen globale, shkaktari kryesor është djegia e karburanteve fosile, si nafta, gazi dhe qymyrguri, shitja e të cilëve sjell fitime të mëdha për gjigantët energjetikë të botës./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post SICILI – 740 milionĂ« euro vlerĂ«sohet dĂ«mi i pĂ«rkohshĂ«m i ciklonit ”Harry” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DAVOS – Witkoff sugjeron eksporte pa tarifa pĂ«r UkrainĂ«n nĂ«se pranon planin e paqes

DAVOS, 22 janar /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara mund t’i lejojnĂ« UkrainĂ«s tĂ« eksportojĂ« mallra nĂ« SHBA pa tarifa doganore, nĂ«se Kievi pranon njĂ« plan paqeje, deklaroi sot i dĂ«rguari amerikan, Steve Witkoff.

“Presidenti ka folur pĂ«r njĂ« zonĂ« pa tarifa nga Ukraina. Kjo, sipas mendimit tim, mund tĂ« jetĂ« vendimtare”, tha Witkoff gjatĂ« njĂ« paneli nĂ« Forumin BotĂ«ror Ekonomik nĂ« Davos.

Sipas tij, njĂ« marrĂ«veshje e tillĂ« do t’i jepte vendit tĂ« EvropĂ«s Lindore njĂ« avantazh tĂ« madh konkurrues, me industri qĂ« potencialisht do tĂ« zhvendoseshin nĂ« UkrainĂ« “nĂ« pĂ«rmasa shumĂ« tĂ« mĂ«dha”.

Negociatori, i emĂ«ruar nga presidenti Donald Trump, tha gjithashtu se nĂ« Davos janĂ« bĂ«rĂ« “shumĂ« pĂ«rparime” nĂ« bisedimet me palĂ«n ukrainase pĂ«r njĂ« plan paqeje qĂ« synon t’i japĂ« fund luftĂ«s me RusinĂ«.

“Mendoj se e kemi ngushtuar nĂ« njĂ« çështje tĂ« vetme”,  u shpreh Witkoff, pa specifikuar se pĂ«r çfarĂ« bĂ«het fjalĂ«.

Kievi dhe Moska mbajnë qëndrime thellësisht të ndryshme lidhur me çështjet territoriale.

Kremlini vazhdon të kërkojë tërheqjen e plotë të Ukrainës nga rajoni i Donetskut, rreth 80% e të cilit ndodhet nën kontrollin rus.

Witkoff vlerësoi ekipin negociator të Ukrainës./ /Ad.Ab./  a.jor.

The post DAVOS – Witkoff sugjeron eksporte pa tarifa pĂ«r UkrainĂ«n nĂ«se pranon planin e paqes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOPENHAGË – Frederiksen: Nuk ka negociata me SHBA-nĂ« pĂ«r sovranitetin e GroenlandĂ«s

KOPENHAGË, 22 janar /ATSH-DPA/ – Danimarka nuk do tĂ« zhvillojĂ« negociata me Shtetet e Bashkuara lidhur me sovranitetin e GroenlandĂ«s, deklaroi sot kryeministrja Mette Frederiksen.

“Ne mund tĂ« negociojmĂ« pĂ«r çdo çështje politike, sigurinĂ«, investimet, ekonominĂ«â€,  tha Frederiksen nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

“Por, nuk mund tĂ« negociojmĂ« pĂ«r sovranitetin tonĂ«â€, shtoi  ajo.

Komentet erdhĂ«n pasi presidenti amerikan Donald Trump  premtoi dje se “nuk do tĂ« pĂ«rdorĂ« forcĂ«â€ pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin e territorit arktik tĂ« administruar nga Danimarka, pas bisedimeve me shefin e NATO, Mark Rutte, nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos tĂ« ZvicrĂ«s.

Trump, i cili ka kĂ«mbĂ«ngulur se Uashingtoni ka nevojĂ« tĂ« kontrollojĂ« ishullin pĂ«r arsye tĂ« sigurisĂ« kombĂ«tare dhe globale, tha se ai dhe Rutte kishin “krijuar kornizĂ«n e njĂ« marrĂ«veshjeje tĂ« ardhshme nĂ« lidhje me GrenlandĂ«n”, duke nxitur spekulime pĂ«r detajet.

Deklarata e Frederiksen sqaroi se ajo Ă«shtĂ« “informuar” se sovraniteti mbi GroenlandĂ«n nuk Ă«shtĂ« objekt negociatash.

“NATO  ështĂ« plotĂ«sisht e vetĂ«dijshme pĂ«r qĂ«ndrimin e MbretĂ«risĂ« sĂ« DanimarkĂ«s”, pĂ«rfundoi ajo. /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post KOPENHAGË – Frederiksen: Nuk ka negociata me SHBA-nĂ« pĂ«r sovranitetin e GroenlandĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJENEVË – Ghebreyesus: TĂ«rheqja amerikane nga OBSH Ă«shtĂ« humbje pĂ«r tĂ« gjithĂ«

GJENEVË, 22 janar /ATSH-DPA/ – Sot shĂ«nohet njĂ« vit qĂ« kur presidenti amerikan Donald Trump urdhĂ«roi tĂ«rheqjen e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nga Organizata BotĂ«rore e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« (OBSH), vetĂ«m disa orĂ« pas marrjes sĂ« detyrĂ«s.

Sipas marrëveshjes mes SHBA-së dhe agjencisë së OKB-së me seli në Gjenevë, tërheqja hyn zyrtarisht në fuqi sot, pasi u përmbush periudha e detyrueshme njëvjeçare e njoftimit.

Teorikisht, njĂ« nga kushtet e parashikuara nĂ« marrĂ«veshje pĂ«r t’u tĂ«rhequr nuk Ă«shtĂ« pĂ«rmbushur, pasi SHBA nuk i ka paguar plotĂ«sisht kontributet financiare siç ishte rĂ«nĂ« dakord.

Megjithatë, OBSH-ja nuk ka mjete për të kërkuar pagesën apo për të refuzuar tërheqjen.

“Shpresoj qĂ« SHBA ta rishqyrtojĂ« vendimin dhe tĂ« rikthehet nĂ« OBSH,” tha nĂ« GjenevĂ« drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke shtuar se nga ky hap humbasin tĂ« gjithĂ«.

“TĂ«rheqja Ă«shtĂ« humbje pĂ«r SHBA-nĂ« dhe gjithashtu humbje pĂ«r pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« botĂ«s,” tha Tedros, duke theksuar se çështja nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me paratĂ«, por me bashkĂ«punimin dhe solidaritet.

Pakënaqësia e Trumpit me OBSH-në daton që nga pandemia e koronavirusit.

Ai u përpoq ta nxirrte SHBA-në nga organizata gjatë mandatit të tij të parë. Por, pasardhësi i tij, Joe Biden, u bë president para se të përfundonte afati njëvjeçar dhe e anuloi urdhrin e Trumpit.

Trump e akuzon OBSH-në për keqpërdorim fondesh dhe për menaxhim të dobët të pandemisë. /Ad.Ab./ a.jor.

The post GJENEVË – Ghebreyesus: TĂ«rheqja amerikane nga OBSH Ă«shtĂ« humbje pĂ«r tĂ« gjithĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ZELANDË E RE – TĂ« vdekur dhe tĂ« zhdukur pas rrĂ«shqitjeve tĂ« tokĂ«s dhe pĂ«rmbytjeve

UELLINGTON, 22 janar /ATSH/ – Ekipet e shpĂ«timit po kontrollojnĂ« rrĂ«nojat nĂ« njĂ« kamp pushimi nĂ« ZelandĂ«n e Re, nĂ« kĂ«rkim tĂ« personave tĂ« zhdukur, mes tyre edhe fĂ«mijĂ«, pas njĂ« rrĂ«shqitjeje toke tĂ« shkaktuar nga reshje tĂ« dendura shiu, e cila ndĂ«rpreu furnizimin me energji pĂ«r mijĂ«ra banorĂ« dhe shkaktoi dĂ«me tĂ« mĂ«dha, sipas Reuters.

Deri tani rezultojnë dy viktima.

Banorë u evakuan dhe rrugë u mbyllën, ndërsa shirat e  rrëmbyeshëm përfshinë pothuajse të gjithë bregdetin lindor të Ishullit të Veriut.

Policia vlerëson se numri i personave të zhdukur ende nuk dihet pas rrëshqitjes së tokës në zonën turistike të Mount Maunganui.

Ekipet e shpëtimit thanë se fillimisht dëgjuan zëra që kërkonin ndihmë nga nën rrënoja, por deri në fund të pasdites nuk u zbuluan më shenja jete, ndërsa u shtuan shqetësimet për qëndrueshmërinë e shpatit.

Rrëshqitja vjen pas ditësh reshjesh të rrëmbyeshme të lidhura me një sistem moti tropikal, i cili ka sjellë sasi jashtëzakonisht të mëdha shiu në zona të gjera të Ishullit të Veriut.

Shërbimi i ndihmës së shpejtë njoftoi se rreth 40 zjarrfikës, përfshirë ekipe të kërkim-shpëtimit urban dhe qen nuhatës, po punonin në vendngjarje, e cila është evakuuar plotësisht.

Dy ekskavatorë janë angazhuar gjithashtu për të hequr mbeturinat.

Dëshmitarë përshkruan skena kaosi teksa shpati u shemb./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post ZELANDË E RE – TĂ« vdekur dhe tĂ« zhdukur pas rrĂ«shqitjeve tĂ« tokĂ«s dhe pĂ«rmbytjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

STRASBURG – Parlamenti Evropian dĂ«rgon nĂ« gjykatĂ« marrĂ«veshjen BE-Mercosur

STRASBURG, 21 janar /ATSH-DPA/ – Parlamenti Evropian ka vendosur qĂ« marrĂ«veshja e kontestuar e BE-sĂ« pĂ«r tregti tĂ« lirĂ« me katĂ«r vende nga blloku amerikano-latin “Mercosur” tĂ« shqyrtohet nga Gjykata Evropiane e DrejtĂ«sisĂ«.

Në një votim sot, 334 ligjvënës të Bashkimit Evropian votuan pro vlerësimit ligjor, 324 kundër dhe 11 abstenuan.

Pritja për opinionin e gjykatës mund të vonojë ndjeshëm procesin e ratifikimit për marrëveshjen me katër vendet e Mercosur-it, Brazili, Argjentina, Paraguaji dhe Uruguaji.

Nuk dihet sa kohĂ« do t’u duhet gjyqtarĂ«ve nĂ« Luksemburg pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« vlerĂ«simin, por proceset e mĂ«parshme kanĂ« zgjatur midis 16 dhe 26 muajsh.

Marrëveshja, e cila u nënshkrua javën e kaluar në Paraguaj, pas më shumë se 25 vitesh negociata, synon të heqë barrierat tregtare dhe tarifat doganore dhe të rrisë shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve.

Rezoluta e sotme kritikoi faktin që marrëveshja u vendos në një mënyrë që kërkon vetëm miratimin e Parlamentit Evropian dhe jo ratifikimin nga parlamentet kombëtare./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post STRASBURG – Parlamenti Evropian dĂ«rgon nĂ« gjykatĂ« marrĂ«veshjen BE-Mercosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DAVOS – Rutte: Pa presidentin Trump nuk do tĂ« kishim rritur shpenzimet pĂ«r mbrojtjen

DAVOS, 21 janar /ATSH-DPA/- Mark Rutte, sekretar i përgjithshëm i NATO-s, lavdëroi sot presidentin amerikan Donald Trump gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

”Besoj me tĂ« vĂ«rtetĂ« se mund tĂ« jemi tĂ« lumtur qĂ« ai Ă«shtĂ« aty, sepse na ka detyruar ne nĂ« EvropĂ« tĂ« ngrihemi, tĂ« pĂ«rballemi me pasojat dhe tĂ« kujdesemi mĂ« shumĂ« pĂ«r mbrojtjen tonĂ«â€, tha Rutte gjatĂ« njĂ« paneli diskutimi.

Ai theksoi se vendimi i marrë në qershor për të rritur shpenzimet për mbrojtjen në 3,5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, plus 1,5% për fusha të tjera të mbrojtjes dhe sigurisë, ishte vendimtar në këtë drejtim.

”Jam plotĂ«sisht i bindur se pa Donald Trump, ne nuk do tĂ« kishim marrĂ« kĂ«to vendime”, shtoi ai.

Pritet që Trump të mbajë një fjalim në Davos sot pasdite./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post DAVOS – Rutte: Pa presidentin Trump nuk do tĂ« kishim rritur shpenzimet pĂ«r mbrojtjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

STRASBURG – Von der Leyen: MarrĂ«dhĂ«niet BE–SHBA nĂ« udhĂ«kryq

STRASBURG, 21 janar /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerĂ«son se marrĂ«dhĂ«niet transatlantike ndodhen nĂ« njĂ« moment kritik, pas pĂ«rplasjes sĂ« fundit lidhur me GroenlandĂ«n.

“Ne jemi nĂ« njĂ« udhĂ«kryq”, u tha ajo sot deputetĂ«ve tĂ« Bashkimit Evropian duke theksuar se Evropa preferon dialogun dhe zgjidhjet, por Ă«shtĂ« “plotĂ«sisht e pĂ«rgatitur tĂ« veprojĂ«, nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme, me unitet, urgjencĂ« dhe vendosmĂ«ri”.

UdhĂ«heqĂ«sit e Bashkimit Evropian pritet tĂ« mblidhen nesĂ«r nĂ« Bruksel, pasi presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se tetĂ« vende evropiane do tĂ« pĂ«rballen me tarifa mĂ« tĂ« larta derisa Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s tĂ« sigurojnĂ«, sipas tij, “blerjen e plotĂ« dhe totale” tĂ« GroenlandĂ«s.

”KĂ«rcĂ«nimi ndaj BE-sĂ« me tarifa shtesĂ« pĂ«r arsye sigurie Ă«shtĂ« thjesht i gabuar”, tha Von der Leyen.

Ajo nënvizoi se Groenlanda nuk është vetëm e pasur me lëndë të para dhe një pikë strategjike në rrugë detare gjithnjë e më të rëndësishme globale, por edhe shtëpia e një populli të lirë dhe sovran.

“ËshtĂ« njĂ« komb me sovranitet dhe me tĂ« drejtĂ«n e integritetit territorial. E ardhmja e GroenlandĂ«s i takon vetĂ«m groenlandezĂ«ve”, theksoi ajo.

Von der Leyen paralajmĂ«roi gjithashtu pĂ«r pasojat mĂ« tĂ« gjera tĂ« njĂ« pĂ«rçarjeje nĂ« marrĂ«dhĂ«niet BE–SHBA.

“Ky moment ndryshimi global Ă«shtĂ« i mbushur me rreziqe dhe Evropa duhet tĂ« jetĂ« gati tĂ« ndryshojĂ« edhe mĂ« shpejt pĂ«r t’u bĂ«rĂ« mĂ« e pavarur pĂ«r tĂ« ardhmen e saj. Kjo nuk do tĂ« jetĂ« e lehtĂ« dhe do tĂ« kĂ«rkojĂ« vendime tĂ« vĂ«shtira”, tha ajo./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post STRASBURG – Von der Leyen: MarrĂ«dhĂ«niet BE–SHBA nĂ« udhĂ«kryq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

JAPONI – VrasĂ«si i ish-kryeministrit Abe dĂ«nohet me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m

TOKIO, 21 janar /ATSH-DPA/ – NjĂ« gjykatĂ« japoneze dĂ«noi sot me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m autorin e vrasjes sĂ« ish-kryeministrit, Shinzo Abe.

Tetsuya Yamagami, 45 vjeç, kishte pranuar se e kishte qëlluar me armë të improvizuar ish-kryeministrin japonez, më jetëgjatin në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë një fjalimi elektoral në korrik 2022.

Vdekja e dhunshme e Abe tronditi opinionin publik në mbarë botën.

Yamagami u neutralizua dhe u arrestua menjëherë në vendngjarje, përpara kamerave.

Sipas hetuesve, ai deklaroi se veproi nga urrejtja ndaj “Unification Church”, (Kisha e Unfikuar) njĂ« organizatĂ« fetare e themeluar nĂ« KorenĂ« e Jugut nĂ« vitin 1954 nga Sun Myung Moon, e cila gĂ«zonte mbĂ«shtetje nĂ« Japoni nga gjyshi i Abe, ish-kryeministri Nobusuke Kishi.

Atentati ndaj Abe nxori në pah lidhjet mes Kishës së Unifikimit dhe anëtarëve të  Partisë Liberal-demokrate, partia në pushtet e Japonisë./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post JAPONI – VrasĂ«si i ish-kryeministrit Abe dĂ«nohet me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: OKB-ja nuk e ka shfrytĂ«zuar kurrĂ« potencialin e saj

UASHINGTON, 21 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, e kritikoi sĂ«rish OrganizatĂ«n e  Kombeve tĂ« Bashkuara (OKB), duke deklaruar se ajo nuk ka arritur tĂ« pĂ«rmbushĂ« potencialin e saj.

“OKB-ja thjesht nuk ka qenĂ« shumĂ« e dobishme”, u tha Trump gazetarĂ«ve nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«.

“UnĂ« jam njĂ« mbĂ«shtetĂ«s i madh i potencialit tĂ« OKB-sĂ«, por ajo kurrĂ« nuk e ka pĂ«rmbushur atĂ«â€, theksoi ai.

I pyetur nëse synon ta zëvendësojë OKB-në me Bordin e Paqes, i krijuar si pjesë e armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja mes Izraelit dhe organizatës militante palestineze Hamas, Trump u shpreh se OKB-ja duhet të vazhdojë të ekzistojë për shkak të potencialit të madh që ka.

“Besoj se duhet ta lini OKB-nĂ« tĂ« vazhdojĂ«, sepse potenciali Ă«shtĂ« shumĂ« i madh”, tha ai.

Trump pretendoi gjithashtu se OKB-ja “duhej t’i kishte zgjidhur tĂ« gjitha luftĂ«rat qĂ« unĂ« kam zgjidhur”.

“UnĂ« nuk iu drejtova kurrĂ« atyre. As nuk mendova tĂ« shkoja. Ata duhet tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje t’i zgjidhin kĂ«to luftĂ«ra. Nuk e bĂ«jnĂ«â€, shtoi ai.

Presidenti republikan ka deklaruar vazhdimisht se administrata e tij ka përfunduar tetë luftëra në vitin e parë të mandatit të dytë presidencial dhe se për këtë meritonte çmimin Nobel për Paqen.

Bordi i Paqes u krijua fillimisht si pjesë e planit amerikan për Gazën, me synimin për të mbikëqyrur një qeveri tranzitore.

Diplomatë që kanë parë statutin e këtij organi i kanë thënë dpa-së se ai përbën një sfidë të hapur ndaj OKB-së, të cilën Trump e ka cilësuar vazhdimisht si jofunksionale.

Sipas këtyre burimeve, SHBA-ja po shqyrton zgjerimin e ndjeshëm të mandatit të bordit, nga Gaza drejt promovimit të stabilitetit dhe zgjidhjes së konflikteve në mbarë botën.

Draftstatuti parashikon që Trump të kryesojë këshillin e bordit dhe që vetëm krerët e shteteve dhe kryeministrat e ftuar prej tij të mund të jenë anëtarë./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post SHBA – Trump: OKB-ja nuk e ka shfrytĂ«zuar kurrĂ« potencialin e saj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky vendos kushte pĂ«r pjesĂ«marrjen nĂ« Davos

KIEV, 20 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se pjesĂ«marrja e tij nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror (WEF) nĂ« Davos do tĂ« varet nga nĂ«nshkrimi i kontratave ose sigurimi i angazhimeve konkrete pĂ«r ndihmĂ« ndaj UkrainĂ«s.

“NĂ«se dokumentet janĂ« gati, atĂ«herĂ« do tĂ« ketĂ« njĂ« takim (me presidentin amerikan Donald Trump) dhe njĂ« udhĂ«tim”, u tha Zelensky gazetarĂ«ve, sipas raportimeve tĂ« medieve ukrainase sot.

Ai shtoi se do të udhëtonte drejt resortit alpin zviceran edhe nëse do të kishte premtime për mbështetje shtesë për sektorin energjetik të Ukrainës ose për sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore.

“Por, deri tani, unĂ« kam njĂ« detyrĂ« kĂ«tu nĂ« UkrainĂ« dhe pĂ«r mua Ă«shtĂ« thelbĂ«sore tĂ« koordinoj tĂ« gjitha shĂ«rbimet kĂ«tu”, theksoi ai.

Kievi shpreson tĂ« sigurojĂ« garanci sigurie dhe fonde pĂ«r rindĂ«rtimin ekonomik nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« plani paqeje tĂ« udhĂ«hequr nga SHBA pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s me RusinĂ«, por bisedimet mbi kĂ«tĂ« plan kanĂ« mbetur tĂ« bllokuara./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post KIEV – Zelensky vendos kushte pĂ«r pjesĂ«marrjen nĂ« Davos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DAVOS – Von der Leyen premton rritje tĂ« madhe tĂ« investimeve evropiane nĂ« GroenlandĂ«

DAVOS, 20 janar /ATSH-AFP/ – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen premtoi sot njĂ« rritje tĂ« madhe tĂ« investimeve evropiane nĂ« GroenlandĂ« dhe u angazhua tĂ« punojĂ« me Shtetet e Bashkuara  tĂ« AmerikĂ«s pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e sigurisĂ« nĂ« Arktik.

“Po punojmĂ« pĂ«r njĂ« rritje tĂ« madhe tĂ« investimeve evropiane nĂ« GroenlandĂ«â€, deklaroi ajo gjatĂ« Forumit Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos, pa specifikuar ndonjĂ« shumĂ« konkrete.

“Ne do tĂ« bashkĂ«punojmĂ« ngushtĂ« me Groenlandin dhe DanimarkĂ«n pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar se si mund tĂ« mbĂ«shtesim mĂ« tej ekonominĂ« dhe infrastrukturĂ«n lokale”, shtoi ajo.

“UnĂ« mendoj veçanĂ«risht se duhet tĂ« ndajmĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« rritjes sĂ« shpenzimeve tona tĂ« mbrojtjes pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« kapacitet evropian tĂ« thyerjes sĂ« akullit dhe pajisje tĂ« tjera thelbĂ«sore pĂ«r sigurinĂ« nĂ« Arktik”, theksoi Von der Leyen.

Kryetarja e Komisionit theksoi gjithashtu gatishmĂ«rinĂ« e saj pĂ«r tĂ« punuar me Shtetet e Bashkuara “dhe tĂ« gjithĂ« partnerĂ«t tanĂ«â€ pĂ«r “pĂ«rmirĂ«simin e sigurisĂ« nĂ« Arktik”.

“Kjo Ă«shtĂ« qartĂ« nĂ« interesin tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t dhe do tĂ« intensifikojmĂ« investimet tona”, tha ajo.

GjatĂ« kĂ«tij fjalimi, Ursula von der Leyen premtoi gjithashtu njĂ« pĂ«rgjigje “tĂ« fortĂ«â€ ndaj kĂ«rcĂ«nimeve tĂ« pĂ«rsĂ«ritura tĂ« Donald Trump pĂ«r GroenlandĂ«n dhe tarifat doganore, tĂ« cilat i quajti “gabim”.

“Ne e konsiderojmĂ« popullin amerikan jo vetĂ«m si aleatin tonĂ«, por edhe si mikun tonĂ«. TĂ« futemi nĂ« njĂ« spirale rĂ«nĂ«se do tĂ« favorizonte vetĂ«m kundĂ«rshtarĂ«t qĂ« tĂ« dy jemi tĂ« vendosur t’i mbajmĂ« larg”, theksoi ajo.

Liderët evropianë do të mblidhen të enjten në mbrëmje në Bruksel për një samit të jashtëzakonshëm për të shqyrtuar këtë çështje./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post DAVOS – Von der Leyen premton rritje tĂ« madhe tĂ« investimeve evropiane nĂ« GroenlandĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Franca i konsideron tĂ« papranueshme kĂ«rcĂ«nimet e Trump mbi tarifat pĂ«r verĂ«n

PARIS, 20 janar /ATSH-AFP/ – KĂ«rcĂ«nimet e presidentit amerikan, Donald Trump pĂ«r tĂ« vendosur tarifa 200% mbi verĂ«n dhe shampanjĂ«n franceze janĂ« tĂ« papranueshme dhe joeficente deklaroi sot njĂ« burim pranĂ« presidentit francez, Emmanuel Macron.

”KĂ«rcĂ«nimet tarifore pĂ«r tĂ« ndikuar nĂ« politikĂ«n tonĂ« tĂ« jashtme janĂ« tĂ« papranueshme dhe nuk do tĂ« kenĂ« efekt”, tha burimi, pas deklaratĂ«s sĂ« Trump lidhur me qĂ«ndrimin e Parisit pĂ«r tĂ« refuzuar ftesĂ«n e tij pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« Bordin e Paqes.

Presidenti Trump kĂ«rcĂ«noi dje se do tĂ« vendosĂ« tarifa prej 200% pĂ«r verĂ«rat dhe shampanjat franceze, nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« refuzimit tĂ« homologut tĂ« tij Emmanuel Macron pĂ«r t’iu bashkuar me Bordit tĂ« Paqes pĂ«r GazĂ«n.

”Do tĂ« vendos tarifa prej 200% pĂ«r verĂ«rat dhe shampanjat e tij. Dhe ai do ta pranojĂ« kĂ«tĂ«. Por, nuk Ă«shtĂ« i detyruar ta pranojĂ«â€, u tha ai gazetarĂ«ve nĂ« Florida./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post FOKUS – Franca i konsideron tĂ« papranueshme kĂ«rcĂ«nimet e Trump mbi tarifat pĂ«r verĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DAVOS – Bessent: MarrĂ«dhĂ«niet SHBA-EvropĂ« mĂ« tĂ« forta se kurrĂ«, pavarĂ«sisht krizĂ«s sĂ« GroenlandĂ«s

DAVOS, 20 janar /ATSH/ – Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent deklaroi sot se marrĂ«dhĂ«niet mes Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe EvropĂ«s mbeten tĂ« forta, duke u bĂ«rĂ« thirrje partnerĂ«ve tregtarĂ« qĂ« tĂ« marrin frymĂ« thellĂ« dhe tĂ« lejojnĂ« qĂ« tensionet e nxitura nga kĂ«rcĂ«nimet e reja tarifore tĂ« administratĂ«s Trump lidhur me GroenlandĂ«n tĂ« marrin rrjedhĂ«n e tyre, sipas AP.

“UnĂ« mendoj se marrĂ«dhĂ«niet tona kurrĂ« nuk kanĂ« qenĂ« mĂ« tĂ« afĂ«rta”, tha Bessent, duke folur nĂ« kuadĂ«r tĂ« takimit vjetor tĂ« Forumit Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos.

Presidenti Donald Trump njoftoi të shtunën vendosjen e një takse importi prej 10%, duke nisur nga shkurti, për mallrat që vijnë nga tetë vende evropiane që janë rreshtuar në mbështetje të Danimarkës, pas thirrjeve të intensifikuara të tij që SHBA-ja të marrë kontrollin e territorit gjysmautonom të Groenlandës.

Trump ka këmbëngulur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për Groenlandën për arsye sigurie, duke përmendur kërcënime të mundshme nga Kina dhe Rusia.

Kërcënimet e presidentit amerikan kanë shkaktuar indinjatë dhe një valë aktiviteti diplomatik në mbarë Evropën, ndërsa liderët po shqyrtojnë kundërmasa të mundshme, përfshirë tarifa hakmarrëse dhe përdorimin për herë të parë të instrumentit kundër shtrëngimit të Bashkimit Evropian./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post DAVOS – Bessent: MarrĂ«dhĂ«niet SHBA-EvropĂ« mĂ« tĂ« forta se kurrĂ«, pavarĂ«sisht krizĂ«s sĂ« GroenlandĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – MijĂ«ra ndĂ«rtesa pa energji elektrike dhe ngrohje pas sulmeve ruse

KIEV, 20 janar /ATSH-DPA/ – Furnizimi me energji elektrike, ngrohje dhe ujĂ« Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« nĂ« disa zona tĂ« Kievit pas sulmeve tĂ« reja ruse, njoftuan sot  autoritetet ukrainase.

“ShumĂ« pallate shumĂ«katĂ«she kanĂ« mbetur pa ngrohje pas goditjeve ndaj kryeqytetit ukrainas”, tha kryebashkiaku Vitali Kliçko.

“Shumica e ndĂ«rtesave tĂ« prekura kishin pĂ«suar tashmĂ« dĂ«mtime gjatĂ« njĂ« sulmi tĂ« madh rus mĂ« 9 janar”, shkroi ai nĂ« Telegram.

Forcat Ajrore të Ukrainës bënë të ditur se Rusia përdori një kombinim dronësh dhe raketash lundruese në sulmin gjatë natës.

Përveç dëmtimeve në infrastrukturën energjetike, u goditën edhe ndërtesa banimi dhe automjete private. Disa makina u përfshinë nga flakët pasi u goditën nga mbeturinat e dronëve të rrëzuar.

“Furnizimi me ujĂ« u ndĂ«rpre gjithashtu nĂ« bregun e majtĂ« tĂ« lumit Dnipro, qĂ« kalon pĂ«rmes Kievit”, tha Kliçko.

Kievi po përballet me dimrin më të vështirë që nga fillimi i pushtimit të plotë rus, gati katër vjet më parë.

Rusia ka shënjestruar në mënyrë sistematike sistemin energjetik të Ukrainës, duke e dobësuar rëndë rrjetin dhe duke shkaktuar ndërprerje të përditshme të energjisë që zgjasin disa orë.

Një seri sulmesh të rënda ndaj kryeqytetit në fillim të këtij muaji, e kombinuar me temperatura të ulëta nën zero, ka përkeqësuar kushtet për banorët e Kievit. Autoritetet kanë ngritur strehë emergjente ku qytetarët mund të ngrohen, të marrin ujë dhe të karikojnë telefonat celularë./   /Ad.Ab./

The post KIEV – MijĂ«ra ndĂ«rtesa pa energji elektrike dhe ngrohje pas sulmeve ruse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Berlini dĂ«non kĂ«rcĂ«nimet pĂ«r tarifa tĂ« Trump dhe paralajmĂ«ron kundĂ«rmasa

BERLIN, 19 janar /ATSH-DPA / – Qeveria gjermane ka dĂ«nuar kĂ«rcĂ«nimin e papranueshĂ«m tĂ« presidentit amerikan Donald Trump pĂ«r tarifa ndĂ«shkuese lidhur me mosmarrĂ«veshjen pĂ«r GroenlandĂ«n, ndĂ«rsa partitĂ« nĂ« Berlin nga tĂ« gjitha spektrat politike po pĂ«rpiqeshin tĂ« pĂ«rgjigjeshin ndaj provokimit mĂ« tĂ« fundit tĂ« politikĂ«s sĂ« jashtme amerikane.

“Me kĂ«to kĂ«rcĂ«nime, ai po pĂ«rshkallĂ«zon konfliktin tregtar”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i qeverisĂ«, Stefan Kornelius.

“Nuk ka fitues nĂ« njĂ« konflikt tregtar”, shtoi Kornelius, duke theksuar se vendet evropiane janĂ« tĂ« vendosura tĂ« pĂ«rgjigjen me masa efektive kundĂ«rveprimi, pĂ«rfshirĂ« tarifat ndĂ«shkuese.

“Do tĂ« pĂ«rgatitim gjithashtu masa tĂ« mĂ«tejshme ekonomike nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme. Dhe nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme, qĂ« nga shkurti”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si.

“Ka njĂ« marrĂ«veshje tĂ« gjerĂ« mbi kĂ«tĂ« mes shteteve anĂ«tare tĂ« Bashkimit Evropian”, shtoi  ai.

Komentet vijnë pasi Trump deklaroi  sot se do të vendosë një tarifë 10% mbi mallrat nga Danimarka dhe shtatë vende të tjera evropiane duke nisur nga 1 shkurti, e cila do të rritej në 25% nga 1 qershori, nëse nuk arrihet një marrëveshje e kënaqshme, që sipas tij do të ishte blerja e plotë dhe totale e Groenlandës, e administruar nga Danimarka.

Trump ka insistuar se kontrolli amerikan mbi ishullin Arktik është i nevojshëm për të mbrojtur rajonin nga Rusia dhe Kina.

Kërkesa e tij e ashpër ka hasur kundërshtim brenda Groenlandës, në Kopenhagë dhe mes aleatëve evropianë të Danimarkës./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Berlini dĂ«non kĂ«rcĂ«nimet pĂ«r tarifa tĂ« Trump dhe paralajmĂ«ron kundĂ«rmasa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – Trump: SHBA do ta largojĂ« kĂ«rcĂ«nimin rus nga Groenlanda

UASHINGTON, 19 janar /ATSH/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot  se Uashingtoni do tĂ« marrĂ« masa vendimtare pĂ«r tĂ« eliminuar kĂ«rcĂ«nimin rus nĂ« GroenlandĂ«, sipas Reuters.

“NATO i ka thĂ«nĂ« DanimarkĂ«s pĂ«r 20 vjet. Duhet tĂ« largoni kĂ«rcĂ«nimin rus nga Groenlanda. FatkeqĂ«sisht, Danimarka nuk ka qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« bĂ«jĂ« asgjĂ«. Tani Ă«shtĂ« koha dhe do tĂ« bĂ«het!”, tha Trump nĂ« platformĂ«n e tij Truth Social.

Trump ka insistuar vazhdimisht se nuk do të kënaqet me asgjë më pak se pronësinë e Groenlandës, një territor autonom i Danimarkës.

Liderët e Danimarkës dhe të Groenlandës kanë theksuar se ishulli nuk është për shitje dhe nuk dëshiron të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Trump diskutuan dje situatën e sigurisë në Grenlandë dhe Arktik në një telefonatë.

Rutte tha se të dy do të vazhdojnë të punojnë për këtë.

Groenlanda ka tërhequr prej kohësh interesin e SHBA-së për shkak të vendndodhjes strategjike, burimeve të saj të mëdha minerale, si dhe shqetësimeve të supozuara për aktivitetin në rritje rus dhe kinez.

Ndërkohë, Kremlini pranoi javën e kaluar statusin ligjor të Groenlandës si pjesë e Danimarkës.

”Ne veprojmĂ« mbi parimin se Groenlanda Ă«shtĂ« njĂ« territor i MbretĂ«risĂ« sĂ« DanimarkĂ«s”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post UASHINGTON – Trump: SHBA do ta largojĂ« kĂ«rcĂ«nimin rus nga Groenlanda appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJENEVË – OKB: Rritje alarmante e dĂ«nimeve me vdekje nĂ« botĂ« nĂ« 2025

GJENEVË, 19 janar /ATSH-AFP/ – DĂ«nimi me vdekje nĂ« botĂ« ka shĂ«nuar njĂ« rritje alarmante, paralajmĂ«roi sot Komisioneri i LartĂ« i OKB-sĂ« pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut, duke shprehur shqetĂ«sim pĂ«r situatĂ«n nĂ« Iran, ArabinĂ« Saudite dhe Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s.

”NdĂ«rsa tendenca globale vazhdon tĂ« shkojĂ« drejt shfuqizimit universal tĂ« dĂ«nimit me vdekje, numri i ekzekutimeve Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m nĂ« 2025, kryesisht pĂ«r shkak tĂ« njĂ« rritjeje tĂ« dukshme nĂ« disa shtete qĂ« e ruajnĂ« kĂ«tĂ« dĂ«nim”, theksoi Volker Turk nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« publikuar sot nĂ« GjenevĂ«.

”Zyra ime ka konstatuar njĂ« rritje alarmante tĂ« pĂ«rdorimit tĂ« dĂ«nimit me vdekje nĂ« 2025, veçanĂ«risht pĂ«r shkelje qĂ« nuk pĂ«rfshihen nĂ« kriterin e krimeve mĂ« tĂ« rĂ«nda tĂ« kĂ«rkuara nga ligji ndĂ«rkombĂ«tar”, deklaroi zyrtari i OKB-sĂ«.

Në Iran, ku sipas Turk të paktën 1 500 persona janë ekzekutuar në 2025, shkalla dhe ritmi i ekzekutimeve tregojnë një përdorim sistematik të dënimit me vdekje si mjet intimidimi nga shteti.

Në Arabinë Saudite, të paktën 356 persona, përfshirë të paktën dy të mitur, janë ekzekutuar në 2025, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vitit 2024.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas Komisionerit të Lartë, kanë ndodhur 47 ekzekutime në 2025, që përbën numrin më të lartë në 16 vitet e fundit./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post GJENEVË – OKB: Rritje alarmante e dĂ«nimeve me vdekje nĂ« botĂ« nĂ« 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GROENLANDË – OficerĂ«t e marinĂ«s holandeze pĂ«rfundojnĂ« misionin

AMSTERDAM, 19 janar /ATSH-DPA/ – Dy oficerĂ«t holandezĂ« tĂ« marinĂ«s qĂ« morĂ«n pjesĂ« nĂ« misionin evropian tĂ« inspektimin nĂ« GroenlandĂ« do tĂ« kthehen sot nĂ« HolandĂ«, njoftoi Ministria e Mbrojtjes nĂ« HagĂ«.

NjĂ« numĂ«r vendesh evropiane anĂ«tare tĂ« NATO-s morĂ«n pjesĂ« nĂ« mision nĂ«n drejtimin e DanimarkĂ«s, me qĂ«llim tĂ« shqyrtimit tĂ« opsioneve pĂ«r njĂ« manovĂ«r tĂ« pĂ«rbashkĂ«t ushtarake tĂ« NATO-s tĂ« quajtur ”Arctic Endurance”.

Sipas Ministrisë Holandeze të Mbrojtjes, përgatitjet do të vazhdojnë nga Danimarka dhe Holanda.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të shtunën tarifa shtesë prej 10% për vendet që morën pjesë në misionin e zbulimit, duke kritikuar anëtarët e NATO-s që morën pjesë.

”Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Holanda dhe Finlanda kanĂ« udhĂ«tuar drejt GroenlandĂ«s, pĂ«r qĂ«llime tĂ« panjohura”, shkroi ai nĂ« platformĂ«n e tij Truth Social, duke e pĂ«rshkruar situatĂ«n si ”shumĂ« tĂ« rrezikshme pĂ«r sigurinĂ«, mbrojtjen dhe mbijetesen e planetit tonĂ«â€./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post GROENLANDË – OficerĂ«t e marinĂ«s holandeze pĂ«rfundojnĂ« misionin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌