❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Macron flet pĂ«r ndalimin e rrjeteve sociale pĂ«r moshat nĂ«n 15-vjeç: Truri i fĂ«mijĂ«ve s’ështĂ« nĂ« shitje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e tyre para moshës 15 vjeç si një rrezik serioz për shëndetin publik dhe sigurinë e të miturve.

Në një deklaratë të fortë në rrjetet sociale dhe në një video të publikuar nga BFM-TV, Macron paralajmëroi se Franca po shkon drejt ndalimit të mediave sociale për fëmijët nën këtë moshë.

Sipas Macron, koha mesatare qĂ« njĂ« adoleshent kalon para ekranit arrin nĂ« 4 orĂ« e 20 minuta nĂ« ditĂ«, njĂ« shifĂ«r qĂ« ai e cilĂ«soi si “tĂ« çmendur”, duke theksuar se nĂ« shumicĂ«n e rasteve pĂ«rmbajtja nuk mbikĂ«qyret nga prindĂ«rit. Ai paralajmĂ«roi se, nĂ« momentin qĂ« fĂ«mijĂ«ve u lejohet pĂ«rdorimi i rrjeteve sociale, nuk ka asnjĂ« garanci qĂ« ata nuk do tĂ« ekspozohen ndaj skenave jashtĂ«zakonisht tĂ« dhunshme ose pĂ«rmbajtjes sĂ« dĂ«mshme.

“Ne nuk mund t’ua delegojmĂ« vetĂ«m prindĂ«rve kĂ«tĂ« pĂ«rgjegjĂ«si — dhe shpesh edhe presionin — pĂ«r tĂ« vendosur nĂ«se, nĂ« moshĂ«n 12-vjeçare, Ă«shtĂ« ide e mirĂ« apo e keqe t’ia dorĂ«zosh praktikisht trurin platformave,” deklaroi Macron.

Presidenti francez e cilësoi kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç si një masë thelbësore për mbrojtjen e tyre, duke theksuar se bëhet fjalë jo vetëm për edukim, por për shëndetin mendor dhe emocional të brezave të rinj.

Në këtë kuadër, Macron bëri të ditur se i ka kërkuar qeverisë së tij të përdorë një procedurë të përshpejtuar legjislative, me synimin që projektligji të miratohet nga Parlamenti dhe Senati deri në fillim të vitit të ardhshëm shkollor, në shtator.

“Truri i fĂ«mijĂ«ve dhe adoleshentĂ«ve tanĂ« nuk Ă«shtĂ« nĂ« shitje. Emocionet e tyre nuk janĂ« nĂ« shitje dhe as pĂ«r t’u manipuluar — as nga platformat amerikane, as nga algoritmet kineze,” u shpreh ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Macron flet pĂ«r ndalimin e rrjeteve sociale pĂ«r moshat nĂ«n 15-vjeç: Truri i fĂ«mijĂ«ve s’ështĂ« nĂ« shitje appeared first on Sinjali.

Aktiviteti i pĂ«rditshĂ«m mund t’ju ndihmojnĂ« tĂ« jetoni mĂ« gjatĂ«

Tashmë është promovuar gjerësisht se të konsumosh vakte të shëndetshme dhe të ushtrohesh fizikisht është çelësi i suksesit për një trup të shëndetshëm dhe një jetë të gjatë.

Vajtja në palestër dhe kryerja me rigorozitet e 10 mijë hapave në ditë është thuajse e pamundur për të gjithë, por një lajm i mirë vjen nga studiuesi Mark Hamer, profesor i sportit dhe mjekësisë sportive në University College London. Aktiviteti fizik gjatë jetës së përditshme është po aq efektiv sa kryerja e ushtrimeve fizike në palestër apo në aktivitete të ndryshme sportive.

Kush është i dhënë pas sportit, me siguri është i njohur me një term që po përdoret gjerësisht: VILPA (Aktivitet fizik i fuqishëm dhe me ndërprerje i stilit të jetës). Me fjalë të tjera, VILPA është çdo veprim fizik gjatë ditës, i cili mund të përfshijë ngjitjen me shpejtësi të shkallëve, ecjen e shpejtë brenda në shtëpi apo jashtë saj, lojërat e ndryshme me kafshët shtëpiake, pastrimin intensiv, mbajtjen e peshave gjatë ditës e shumë aktivitete të tjera që njeriu mund të kryejë gjatë përditshmërisë së tij.

Në një studim të vitit 2022, duke përdorur të dhëna nga 25 mijë e 241 njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Hamer dhe kolegët e tij zbuluan se këto shpërthime të vogla lëvizjeje lidhen me përfitime shëndetësore. Shkencëtarët vunë re se, edhe pse njerëzit nuk kryenin specifikisht aktivitete sportive, ata realizonin lëvizje të konsiderueshme të cilat u sillnin shumë përfitime në shëndet.

Hamer dhe shkencëtarë në Universitetin e Sidneit zbuluan se vetëm tre ose katër seanca një minutëshe të VILPA-s çdo ditë ishin të mjaftueshme për të siguruar një ulje prej 40% të rrezikut të vdekjes së parakohshme nga të gjitha shkaqet dhe një ulje prej 49% të rrezikut të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, krahasuar me njerëzit që bënin pak lëvizje gjatë ditës.

Sipas AleancĂ«s NCD, njĂ« organizatĂ« qĂ« synon tĂ« adresojĂ« rritjen e vazhdueshme tĂ« sĂ«mundjeve jo-ngjitĂ«se ose kronike nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n, deri nĂ« pesĂ« milionĂ« vdekje nĂ« vit mund tĂ« shmangeshin nĂ«se mĂ« shumĂ« njerĂ«z do tĂ« ishin mjaftueshĂ«m aktivĂ«. “Globalisht, stilet tona tĂ« jetesĂ«s po bĂ«hen shumĂ« mĂ« sedentare”, thotĂ« Katie Dain, drejtoreshĂ« ekzekutive e AleancĂ«s NCD. “ThĂ«nĂ« mĂ« konkretisht, shumĂ« prej nesh po ulen nĂ« zyrĂ«, ndĂ«rsa shumĂ« nga qytetet tona janĂ« mĂ« tĂ« projektuara pĂ«r makina sesa pĂ«r njerĂ«z”, shprehet ajo.

Si rezultat, kĂ«rkuesit janĂ« pĂ«rpjekur t’i bĂ«jnĂ« objektivat e ushtrimeve mĂ« pak frikĂ«suese. Edhe pse shumica e njerĂ«zve janĂ« tĂ« njohur me 10 mijĂ« hapa nĂ« ditĂ«, gjetjet e reja shkencore po tregojnĂ« se mund tĂ« arrihen shumĂ« pĂ«rfitime shĂ«ndetĂ«sore edhe me mĂ« pak sasi hapash nĂ« ditĂ«.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aktiviteti i pĂ«rditshĂ«m mund t’ju ndihmojnĂ« tĂ« jetoni mĂ« gjatĂ« appeared first on Sinjali.

Trupi i pajetë i të riut Jurgen Karaj, i cili ishte zhdukur në lumin Mat, u gjet nga FSK-ja

Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë gjetur trupin e pa jetë të të riut shqiptar Jurgen Karaj, i cili ishte mbytur në lumin Mat para një muaj.

Forca e Siguresë së Kosovës ka dhënë detaje për këtë aksion.

“Me kĂ«rkesĂ« tĂ« autoriteteve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Forca e SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s (FSK) ka angazhuar njĂ« kontingjent tĂ« specializuar tĂ« KĂ«rkim-ShpĂ«timit nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile i GardĂ«s KombĂ«tare, i cili iu bashkua operacionit nĂ« zonĂ«n e Klosit pĂ«r kĂ«rkimin e njĂ« personi tĂ« zhdukur nĂ« rrjedhĂ«n e lumit Mat. Pas angazhimit intensiv dhe bashkĂ«punimit tĂ« ngushtĂ« me autoritetet shqiptare, ekipet e kĂ«rkim-shpĂ«timit arritĂ«n tĂ« lokalizojnĂ« dhe tĂ« gjejnĂ« trupin e pajetĂ« tĂ« personit tĂ« humbur”, Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« nĂ« njoftimin e FSK-sĂ«.

“Komandanti i FSK-sĂ« GjenerallejtĂ«nant Bashkim Jashari, nĂ« emrin e tij personal dhe nĂ« emĂ«r tĂ« gjithĂ« personelit tĂ« FSK-sĂ«, shpreh ngushĂ«llimet mĂ« tĂ« sinqerta pĂ«r familjen dhe tĂ« afĂ«rmit e viktimĂ«s. Gjithashtu, Komandanti i FSK-sĂ« falĂ«nderon personelin e angazhuar pĂ«r pĂ«rkushtimin, profesionalizmin dhe disiplinĂ«n e treguar gjatĂ« pĂ«rmbushjes sĂ« kĂ«tij misioni. Forca e SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s mbetet e pĂ«rkushtuar nĂ« misionin e saj humanitar dhe nĂ« forcimin e bashkĂ«punimit rajonal, gjithmonĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« jetĂ«s, sigurisĂ« dhe mirĂ«qenies sĂ« qytetarĂ«ve”, Ă«shtĂ« thĂ«nĂ« nĂ« njoftim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trupi i pajetë i të riut Jurgen Karaj, i cili ishte zhdukur në lumin Mat, u gjet nga FSK-ja appeared first on Sinjali.

Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifillojnë së shpejti

Ministri i Jashtëm i Iranit tha se Teherani dhe Uashingtoni besojnë se bisedimet bërthamore duhet të rifillojnë së shpejti pas negociatave indirekte në Oman, edhe pse Teherani përjashtoi diskutimet për programin e tij raketor dhe pasurimin e uraniumit.

Abbas Araqchi i tha televizionit Al Jazeera të Katarit më 7 shkurt se të dyja palët ranë dakord që diskutimet duhet të rifillojnë së shpejti, duke shtuar se nuk ka një afat të rënë dakord për takimin e radhës.

Ndërsa tha se Teherani është i hapur për arritjen e një marrëveshjeje, Araqchi shtoi se çështjet që lidhen me programin raketor të Iranit dhe pasurimin e uraniumit janë të papranueshme për negociatat e ardhshme.

“As tani e as nĂ« tĂ« ardhmen nuk mund tĂ« mbahen negociata pĂ«r raketat, sepse kjo Ă«shtĂ« njĂ« çështje mbrojtĂ«se”, tha ai. â€œĂ‡Ă«shtja e ndalimit tĂ« pasurimit nuk Ă«shtĂ« e negociueshme nga kĂ«ndvĂ«shtrimi i Iranit”.

Araqchi shtoi se Irani do t’i pĂ«rgjigjej çdo sulmi tĂ« mundshĂ«m amerikan: “NĂ«se Irani sulmohet, ne do tĂ« shĂ«njestrojmĂ« bazat amerikane nĂ« rajon”.

Komentet e Araqchit erdhĂ«n njĂ« ditĂ« pasi delegacione nga Teherani dhe Uashingtoni zhvilluan bisedime tĂ« ndĂ«rmjetĂ«suara nga Omani dhe pasi presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, tha se diskutimet ishin “shumĂ« tĂ« mira”.

Ndërsa asnjëra palë nuk njoftoi rezultate konkrete, të dyja sugjeruan se negociatat për programin bërthamor të Iranit mund të vazhdojnë në afat të afërt.

“Irani duket se dĂ«shiron shumĂ« tĂ« arrijĂ« njĂ« marrĂ«veshje. Duhet tĂ« shohim se çfarĂ« marrĂ«veshjeje Ă«shtĂ« ajo”, u tha Trump gazetarĂ«ve nĂ« bordin e Air Force One.

“Fakti qĂ« bisedimet nuk dĂ«shtuan dhe se tĂ« dyja palĂ«t nuk u larguan nga tryeza e negociatave tregon se ndoshta ato gjetĂ«n mjaftueshĂ«m pika tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta ose se tĂ« dyja palĂ«t vunĂ« nĂ« tryezĂ« disa lĂ«shime qĂ« ishin mjaft tĂ«rheqĂ«se pĂ«r tĂ« vazhduar bisedimet”, i tha Radios Farda tĂ« REL-it Ali Vaez, drejtor i projektit pĂ«r Iranin nĂ« International Crisis Group, njofton rel.

Bisedimet u zhvilluan mes një grumbullimi ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme. Tensionet janë rritur nga më shumë se dy javë trazira në Iran, gjatë të cilave autoritetet nisën një goditje të ashpër që, sipas grupeve për të drejtat e njeriut, vrau mijëra civilë.

Ndërsa raportet për masakrën nisën të dilnin nga Irani, Trump kërcënoi se do ta godiste Iranin nëse ndonjë nga dhjetëra mijëra protestuesit e arrestuar do të ekzekutohej.

Presidenti amerikan ka vazhduar të mbajë opsionet ushtarake mbi tryezë, ndërsa njëkohësisht ka theksuar përpjekjet për të frenuar programin bërthamor të Iranit, për të cilin fuqitë perëndimore druhen se synon prodhimin e një bombe, pavarësisht këmbënguljes së Teheranit se ai ka qëllime civile.

Pas bisedimeve nĂ« Oman, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi sanksione tĂ« reja ndaj eksporteve tĂ« naftĂ«s sĂ« Iranit, duke shĂ«njestruar 15 subjekte dhe 14 anije tĂ« ashtuquajtura tĂ« “flotĂ«s hije”.

“Shtetet e Bashkuara do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« veprojnĂ« kundĂ«r rrjetit tĂ« transportuesve dhe tregtarĂ«ve tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« transportin dhe blerjen e naftĂ«s sĂ« papĂ«rpunuar iraniane, produkteve tĂ« naftĂ«s dhe produkteve petrokimike”, tha nĂ« njĂ« deklaratĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«si i Departamentit tĂ« Shtetit, Tommy Pigott.

Veçmas, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që mund të vendosë tarifa dytësore ndaj vendeve që importojnë mallra nga Irani, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

Urdhri e pĂ«rshkruan kĂ«tĂ« hap si “tĂ« domosdoshĂ«m dhe tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m” pas marrjes sĂ« informacionit shtesĂ« nga zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« lidhur me “veprimet dhe politikat” e qeverisĂ« iraniane.

Trump nuk ka komentuar drejtpĂ«rdrejt pĂ«r urdhrin, por ka pĂ«rsĂ«ritur “asnjĂ« armĂ« bĂ«rthamore” pĂ«r Iranin, gjatĂ« njĂ« bisede me gazetarĂ«t nĂ« Air Force One.

Urdhri nuk specifikon nivelin e tarifĂ«s, por pĂ«rmend 25 pĂ«r qind si shembull. Ai thotĂ« se tarifa mund tĂ« zbatohet pĂ«r mallrat e importuara nĂ« SHBA nga çdo shtet qĂ« “drejtpĂ«rdrejt ose tĂ«rthorazi blen, importon ose pĂ«rndryshe siguron ndonjĂ« mall ose shĂ«rbim nga Irani”.

ShtĂ«pia e BardhĂ« tha se ky urdhĂ«r i fundit ekzekutiv riafirmon “gjendjen e vazhdueshme tĂ« emergjencĂ«s kombĂ«tare nĂ« lidhje me Iranin” dhe vuri nĂ« dukje se presidenti mund ta ndryshojĂ« atĂ« nĂ«se rrethanat ndryshojnĂ«.

“Presidenti po e mban Iranin pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r ndjekjen e kapaciteteve bĂ«rthamore, mbĂ«shtetjen e terrorizmit, zhvillimin e raketave balistike dhe destabilizimin rajonal qĂ« rrezikojnĂ« sigurinĂ« amerikane, aleatĂ«t dhe interesat”, thuhet nĂ« urdhĂ«r.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifillojnë së shpejti appeared first on Sinjali.

Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria i ka nisur mirë garat në Paris, duke fituar fillimisht përballjen e parë në xhiron e dytë ndaj francezes Alicia Marques.

Kjo fitore e dërgoi pejanen në çerekfinale, ku edhe atu fitoi, edhe pse me vështirësi ndaj brazilianes Larissa Pimenta për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

Në anën tjetër, Fationa Kasapi u ndal pas dy fitoreve, duke u mposhtur në çerekfinale nga gjermania Mascha Ballhaus.

Kasapi në xhiron e parë e mposhti francezen Blandine Pont, në xhiron e dytë hungarezen Roza Gyertyas, ndërsa medaljen e bronztë do ta kërkoj me anë të repasazhit ndaj Seyun Yang nga Korea Jugore.

Edhe Erza Muminoviq u ndal në xhiron e dytë duke u mposhtur nga spanjollia Eva Perez Soler.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit appeared first on Sinjali.

Mbi 2 mijĂ« gjoba dhe 86 aksidente nĂ« 24 orĂ«t e fundit nĂ« KosovĂ« – njĂ« me fatalitet

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Aksidentet e trafikut vazhdojnë të mbeten të larta në vendin tonë. Vetëm në 24 orët që lamë pas, sipas raportit të Policisë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë shënuar 43 aksidente me të lënduar.

Numri i gjobave vazhdon të mbetet relativisht i lartë për kundërvajtjet në trafik, ku vetëm në 24 orë janë shqiptuar plot 2148 tiketa.

Gjithashtu, policia ka arrestuar 38 persona, prej të cilëve 14 i ka dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 1 në vuajtje të dënimit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 2 mijĂ« gjoba dhe 86 aksidente nĂ« 24 orĂ«t e fundit nĂ« KosovĂ« – njĂ« me fatalitet appeared first on Sinjali.

Mustafa: Osmani nuk është rugoviste, me qenë kryetar i LDK-së nuk do të votohej si presidente

Me qenĂ« kryetar i LDK-sĂ« nuk do tĂ« kisha lejuar qĂ« deputetĂ«t e mi tĂ« votojnĂ« ose t’ia mundĂ«sojnĂ« Vjosa Osmanit tĂ« jetĂ« presidente, thotĂ« Isa Mustafa. Sipas tij, Osmani gjatĂ« pesĂ« viteve tĂ« mandatit nuk ka qenĂ« neutrale, por e njĂ«anshme, duke i mbajtur anĂ«n qeverisĂ« dhe LĂ«vizjes VetĂ«vendosje.

Madje, ai në një intervistë për KosovaPress, thekson se sjellja e Osmanit nuk përkon me rugovizmin, pasi e njëjta e ka shkatërruar LDK-në. Megjithatë, Mustafa deklaron se nëse Osmani propozohet sërish për presidente, i takon deputetëve të LDK-së të analizojnë dhe mos të ngutën për çfarëdo vendimmarrjeje.

“Me pas qenĂ« unĂ« kryetar i LDK-sĂ«, nĂ« asnjĂ« rast nuk isha pajtuar qĂ« deputetĂ«t e mi tĂ« qĂ«ndronin nĂ« sallĂ« ose tĂ« votonin VjosĂ«n. Sepse Vjosa na e shkatĂ«rroi partinĂ«, edhe s’kam pasur njĂ« arsye qĂ« unĂ« tash ta shpĂ«rblej atĂ« qĂ« e solli LDK-nĂ«, kur ne e bĂ«mĂ« atĂ«, edhe udhĂ«heqĂ«se tĂ« listĂ«s nĂ« fushatĂ«, edhe kandidate pĂ«r kryeministre, edhe kryetare tĂ« Kuvendit. Ajo kryetare e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« me, me insistimin tim
 NĂ« situatĂ«n aktuale, dikush duhet tĂ« bĂ«het president. Tash nĂ« qoftĂ« se thojmĂ« Vjosa jo, ne duhet tĂ« dimĂ« kush Ă«shtĂ« tjetĂ«rkush. NĂ« LDK unĂ« mendoj qĂ« LDK-ja tani duhet ta analizojĂ« atje. S’duhet tĂ« ngutemi me thĂ«nĂ«, po bĂ«j ndonjĂ« marrĂ«veshje me ju”, thekson Mustafa.

Ai e akuzoi Osmanin edhe për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës, duke përmendur rastin e shkarkimit të kryetares së KQZ-së dhe bllokimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

“NĂ« kontekst tĂ« neutralitetit absolutikisht s’ka qenĂ« neutrale. Ka qenĂ« e njĂ«anshme. NĂ« kontekst tĂ« KushtetutĂ«s, ka pasur probleme me KushtetutĂ«n, edhe kur e ka shkarkuar kryetarin e KQZ-sĂ«, sepse e ka shkarkuar nĂ« mĂ«nyrĂ« jo kushtetuese, mirĂ«po nuk ia kanĂ« bĂ«rĂ« nĂ«nshkrimet njerĂ«zit, deputetĂ«t e Kuvendit, sidomos ata tĂ« LDK-sĂ«, s’kanĂ« dashur. Edhe kur e ka bllokuar kryeprokurorin e shtetit. DomethĂ«nĂ« nĂ« ato dy raste janĂ« shkelje tĂ« qarta, por Gjykata Kushtetuese nuk vendos nĂ« qoftĂ« se dikush nuk e hap rastin”, shton ai.

Duke folur për deklarimet e deputetit të LDK-së, Ukë Rugovës, njëherësh djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, se Osmani është rugoviste, ai thotë se sjellja e saj nuk përkon me rugovizmin.

Mustafa thekson se LDK-ja e dëmtuar dhe e përçarë i shërben vetëm krijimit të një shteti njëpartiak në Kosovë.

“UkĂ« Rugova sĂ« pari duhet tĂ« sqarojĂ« çka Ă«shtĂ« Rugovizmi. A Ă«shtĂ« sjellja e zonjĂ«s Osmani, sjellja e Ibrahim RugovĂ«s? UnĂ« mund tĂ« them jo. UnĂ« e njoh RugovĂ«n
. Tash nĂ« qoftĂ« se UkĂ« Rugova, djali i Ibrahim RugovĂ«s, thotĂ« se Ă«shtĂ« rugoviste, atĂ«herĂ« pse rugovistja e UkĂ« RugovĂ«s e shkatĂ«rroi LDK-nĂ«? Pse? Cili ishte arsyeja e saj qĂ« ta shkatĂ«rronte LDK-nĂ« edhe ta çonte LDK-nĂ« nĂ« VV, nĂ« njĂ« parti tĂ« majtĂ«, krejtĂ«sisht tĂ« majtĂ«. Ta shkatĂ«rronte konkurrencĂ«n politike nĂ« KosovĂ«, sepse pa LDK nuk ka konkurrencĂ« politike nĂ« KosovĂ«. Me LDK-nĂ« tĂ« dĂ«mtuar, tĂ« shkatĂ«rruar, Kosova s’ka konkurrencĂ«. Kosova veç me ka shtet njĂ«partiak. Edhe nĂ« qoftĂ« se dikush i kontribuon kĂ«tij shteti njĂ«partiak nĂ« KosovĂ«, atĂ«herĂ« ç’a ka lidhje me Ibrahim RugovĂ«n? Pse po keqpĂ«rdorim Ibrahim RugovĂ«n si bashkĂ«punĂ«tor, si kryetar, si president, ose si babĂ«? Nuk ka asnjĂ«, nuk ka asnjĂ« kuptim tĂ« sillemi kĂ«shtu, ose t’i bĂ«jmĂ« njerĂ«zit tanĂ« tĂ« kĂ«qija nĂ« kĂ«tĂ« botĂ« edhe thotĂ«, “Jam rugovist”. Dalin e bĂ«jnĂ« zhurmĂ«n mĂ« tĂ« madhe, themi, e cila nuk pĂ«rngjan nĂ« asgjĂ«, edhe thotĂ«, “Jam rugovist i Ibrahim RugovĂ«s”. Po si je Ibrahim RugovĂ«s? Ibrahim Rugova s’ështĂ« sjellĂ« kurrĂ« ashtu”, deklaron Mustafa.

Sipas tij, nĂ«se s’ka konsensus pĂ«r zgjedhjen e presidentit, vendi duhet tĂ« shkojĂ« nĂ« zgjedhje tĂ« reja. Ai deklaron se nĂ«se LDK-ja kthjellet dhe ka unitet tĂ« brendshĂ«m, shumĂ« lehtĂ« do t’i arrijĂ« 20 deputetĂ« nĂ« Kuvend.

“Po unĂ«, unĂ« besoj qĂ« nĂ« qoftĂ« se LDK-ja kthjellet pak, dhe nĂ« qoftĂ« se, kthjellet, kthjellet pak edhe nĂ« qoftĂ« se LDK-ja krijon unitet tĂ« brendshĂ«m tĂ« funksionimit, edhe nĂ« qoftĂ« se LDK-ja, tash po citoj Abdixhikun, e lexon qartĂ« edhe e kupton qartĂ« zĂ«rin e qytetarĂ«ve, edhe nĂ« qoftĂ« se LDK-ja reflekton karshi zĂ«rit tĂ« qytetarĂ«ve, atĂ«herĂ« unĂ« besoj qĂ« LDK-ja edhe nĂ« kĂ«to zgjedhje mund t’i bĂ«jĂ« nja 20 deputetĂ« pa fije zori, i nxjerr. I bĂ«n sepse Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si tĂ« dĂ«rgohen mesazhe tĂ« qarta nĂ« terren, sepse votat nuk i bĂ«n Kuvendi i LDK-sĂ«, as kryesia e LDK-sĂ«, as KĂ«shilli i PĂ«rgjithshĂ«m i LDK-së  Jo, jo, unĂ« mundem tĂ« them, unĂ« mundem tĂ« them edhe 50 qĂ« i bĂ«n, ose edhe 30 qĂ« i bĂ«n. Por unĂ« mendoj qĂ« s’mundet tĂ« bĂ«het shpejt, pĂ«r arsye se Ă«shtĂ« dĂ«mtuar shumĂ«, por Ă«shtĂ« me rĂ«ndĂ«si tĂ« fillojĂ« trendi pozitiv, tĂ« shkojĂ« lart. Sepse unĂ« mund tĂ« them i bĂ«n 25, mund t’i bĂ«jĂ« 30. MirĂ«po unĂ« flas ashtu, domethĂ«nĂ«, unĂ« s’dĂ«shiroj ta gĂ«njej opinionin, flas ashtu si unĂ« e mendoj qĂ« mundet tĂ« rritet, domethĂ«nĂ« kjo Ă«shtĂ« mĂ«nyrĂ« e rritjes. NĂ« qoftĂ« se rritet pesĂ«, tash rritet edhe 10 nĂ« zgjedhjet e ardhshme, atĂ«herĂ« LDK e kreu punĂ«n e vet”, thekson Mustafa.

Mustafa deklaron se s’ka asnjĂ« ambicie pĂ«r president tĂ« vendit, edhe nĂ«se propozohet si emĂ«r nga LDK-ja pĂ«r kĂ«tĂ« post.

Ai deklaron se tani ka probleme shëndetësore, duke përmendur edhe sfidat që ka pasur si kryeministër, kur, siç thotë, është ballafaquar me gazlotësjellës dhe bomba gazi, madje edhe djegie të shtëpisë.

“Jo, unĂ« e kam, unĂ« e kam pĂ«rfunduar, themi, karrierĂ«n time politike. SĂ« pari s’kam pasur asnjĂ« ambicie qĂ« tani tĂ« shoh apo tĂ« mendoj apo ta Ă«ndĂ«rroj pĂ«r pozita shtetĂ«rore. Kam edhe probleme shĂ«ndetĂ«sore tĂ« cilat nuk mund t’i pĂ«rballoj. Ato probleme, tash s’kam dashur edhe kryetar i LDK-sĂ« tĂ« qĂ«ndroj me vite tĂ« fundit, apo tash tĂ« them, “HĂ« se unĂ« po
” Po unĂ« s’kam problem me kokĂ«n, s’kam problem me mendimin, s’kam problem me analizĂ«n
 Po, mirĂ«po unĂ« kam problem me, me sĂ«mundjen tjetĂ«r tĂ« cilĂ«n e kam origjinale, e kam çështje, domethĂ«nĂ«, qĂ« mĂ« ka krijuar prej njĂ« presioni tĂ« madh qĂ« kam pasur sa kam qenĂ« kryeministĂ«r i kĂ«tij vendi, se unĂ« mĂ« shumĂ« kam qeverisur me gaz lotsjellĂ«s, me bomba, me bombola gazi, me, domethĂ«nĂ«, me akte tĂ« dhunimit tĂ« shtĂ«pisĂ« time, e tĂ« kalljes sĂ« shtĂ«pisĂ«, dhe ato tĂ« gjitha shprehen tash. UnĂ« edhe njeriu s’mund t’i paramendojĂ« vetes qĂ« unĂ« edhe njĂ«herĂ« hyj nĂ« atĂ« valle me njerĂ«z tĂ« tillĂ« tĂ« cilĂ«t nuk kanĂ« marrĂ« asnjĂ«herĂ«, nuk kanĂ« marrĂ« as dĂ«nime, as kritika meritore pĂ«r atĂ«â€, potencon Mustafa.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mustafa: Osmani nuk është rugoviste, me qenë kryetar i LDK-së nuk do të votohej si presidente appeared first on Sinjali.

Shkoi pĂ«r ngushtim stomaku nĂ« TiranĂ«, vdes biznesmeni italian – nĂ« hetim kirurgu dhe dietologia

Biznesmeni italian Massimo Ferro, 54 vjeç, nga Camposampiero, kishte vendosur t’i jepte fund obezitetit pas vitesh dietash tĂ« pasuksesshme.

Ai iu drejtua një klinike private në Milano, e cila i premtoi një zgjidhje afatgjatë, por ndërhyrja kirurgjikale do të kryhej në Tiranë.

Aty, më 18 dhjetor, iu nënshtrua operacionit për ngushtim stomaku. Por diçka shkoi keq dhe Massimo Ferro humbi jetën më 22 dhjetor në Shqipëri.

Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, prokurori i Padovës, Andrea Girlando, ka regjistruar si të dyshuar kirurgun Andrea Formiga dhe dietologen Alessandra Freda, të dy nga Lombardia.

Autopsia mbi trupin e Massimo Ferro do të kryhet të hënën në Padova, nga mjeku ligjor Antonello Cirnelli, i caktuar nga prokuroria.

Sipas asaj qĂ« shkruan Corriere, kontakti i parĂ« mes Ferro-s dhe kirurgut kishte ndodhur nĂ« dhjetor pĂ«rmes mesazheve nĂ« WhatsApp, ku iu dhanĂ« informacionet pĂ«r ndĂ«rhyrjen, kostot dhe organizimin logjistik. Çmimi i operacionit ishte 4.400 euro, shumĂ« mĂ« i ulĂ«t krahasuar me rreth 15 mijĂ« euro qĂ« kĂ«rkoheshin nĂ« Itali.

Gjatë vizitës së 6 dhjetorit 2025, ku Ferro u paraqit së bashku me djalin e tij të madh, kirurgu shpjegoi ndërhyrjen dhe e siguroi pacientin për përdorimin e teknikës laparoskopike dhe një rikuperim të shpejtë.

PavarĂ«sisht se Massimo Ferro vuante nga diabeti i tipit II dhe peshonte 108 kilogramĂ«, operacioni u programua pĂ«r datĂ«n 18 dhjetor nĂ« TiranĂ«. Analizat, tĂ« cilat Ferro nuk kishte arritur t’i kryente nĂ« Itali, u shtynĂ« pĂ«r t’u bĂ«rĂ« njĂ« ditĂ« para ndĂ«rhyrjes, nĂ« TiranĂ«.

Sipas kallëzimit të familjes, përfaqësuar nga avokatët Stefano Squarise dhe Jenny Lopresti, asnjë nga procedurat e parashikuara nga udhëzimet italiane dhe ndërkombëtare për kirurgjinë e obezitetit nuk është respektuar.

Nuk ka pasur një program paraprak dietetik, asnjë vlerësim multidisiplinar dhe asnjë përgatitje specifike para operacionit. E vetmja këshillë e dhënë ishte që pacienti të qëndronte esëll që nga mbrëmja para ndërhyrjes. Massimo Ferro mbërriti në Tiranë më 17 dhjetor, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Ethet dhe përkeqësimi i gjendjes

TĂ« nesĂ«rmen ai u operua dhe pas ndĂ«rhyrjes telefonoi familjarĂ«t pĂ«r t’i qetĂ«suar: “Shkoi gjithçka mirĂ«â€.

Por që nga dita pasuese, gjendja e tij nisi të përkeqësohej. Ai u shfaq gjithnjë e më i përgjumur, pa reagime, ndërsa niveli i glicemisë mbetej i lartë. Më 20 dhjetor iu shfaqën ethet dhe temperatura.

MĂ« 21 dhjetor, me temperaturĂ«n qĂ« kishte arritur 39 gradĂ« dhe me vĂ«shtirĂ«si tĂ« rĂ«nda nĂ« frymĂ«marrje, Ferro u dĂ«rgua nĂ« urgjencĂ«n e spitalit publik “NĂ«nĂ« Tereza” nĂ« TiranĂ«.

Aty iu nënshtrua disa ekzaminimeve, por sipas kallëzimit, antibiotiku iu dha vetëm në mbrëmje, përpara se të rikthehej sërish në klinikën private. Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua edhe më shumë.

Në mëngjesin e 22 dhjetorit, Massimo Ferro pësoi një arrest brenda klinikës. U reanimua dhe u transportua me ambulancë në repartin e reanimacionit të spitalit publik.

Pasdite mjekët thanë se gjendja ishte e stabilizuar, por në mbrëmje bashkëshortja u thirr me urgjencë: kur mbërriti, Massimo Ferro kishte ndërruar jetë prej orësh.

Sipas familjarëve, deri më sot askush nuk ka dhënë një shpjegim të qartë për shkakun e vdekjes.

“Duam vetĂ«m tĂ« dimĂ« pse Massimo nuk u kthye nĂ« shtĂ«pi”, shkruajnĂ« bashkĂ«shortja Romina dhe fĂ«mijĂ«t e tij. /tch/

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shkoi pĂ«r ngushtim stomaku nĂ« TiranĂ«, vdes biznesmeni italian – nĂ« hetim kirurgu dhe dietologia appeared first on Sinjali.

Ndeshja Dukagjini – Prishtina, publikohen formacionet zyrtare

Dukagjini dhe Prishtina kanĂ« publikuar tashmĂ« formacionet zyrtare pĂ«r ndeshjen e vlefshme pĂ«r javĂ«n e 19-tĂ« nĂ« Albi Mall SuperligĂ«n e KosovĂ«s.Klinasit janĂ« nikoqir tĂ« prishtinasve nĂ« ndeshjen e parĂ« tĂ« sezonit pranveror, e cila pritet tĂ« zhvillohet nĂ« stadiumin “18 Qershori”, me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Ndue Përgjokajt synon ta nis pranverën me fitore, pas tri barazimeve radhazi në ndeshjet e fundit të vjeshtës.

Në anën tjetër, ekipi i Afrim Tovërlanit vjen nga një humbje prej Dritës dhe një forme të përzier në fund të vjeshtës, kështu që synon ta nis me fitore për të vulosur kandidaturën për titull këtë sezon.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Dukagjini: Lekaj, Pllana, Basriu, Iseni, Bardhoku; Morina, Xhemajli; Syla, Pefqeli, Zulfiji; Khalid;

Prishtina: Gjokaj; Mokono, Limani, Boueye, Saletic; Zeqiri, Taipi; Bytyqi, Bllaca, Veliu; Iliveski.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndeshja Dukagjini – Prishtina, publikohen formacionet zyrtare appeared first on Sinjali.

Mbi 80 paralajmërime për përmbytje në Britani të Madhe

Më shumë se 80 paralajmërime për përmbytje janë aktualisht në fuqi në Britanine e Madhe, ndërsa reshjet e pandërprera vazhdojnë të godasin vendin.

Agjencia e Mjedisit (EA) ka lëshuar 91 paralajmërime për përmbytje, kryesisht të shpërndara në jug dhe jugperëndim të Anglisë, si edhe në rajonet East dhe West Midlands.

Sot mëngjes, EA kishte nxjerre gjithashtu 261 alarme për përmbytje, që nënkuptojnë se ato janë të mundshme, të shpërndara në pjesën më të madhe të Anglisë.

Ndërkohë, Natural Resources Wales ka në fuqi 11 alarme për përmbytje.

ShĂ«rbimi i ZjarrfikĂ«sve dhe ShpĂ«timit i Warwickshire paralajmĂ«roi se “pĂ«r shkak tĂ« reshjeve tĂ« dendura dhe tĂ« zgjatura sot, nivelet lokale tĂ« lumit Dene janĂ« rritur nĂ« njĂ« pikĂ« ku pĂ«rmbytja Ă«shtĂ« e pashmangshme”.

Zyra Meteorologjike (Met Office) njoftoi të enjten se në jugperëndim të Anglisë dhe në Uellsin Jugor ka rënë shi çdo ditë të vitit 2026 deri tani.

Sipas parashikuesve, të dyja këto zona kanë përjetuar një janar shumë më të lagësht se mesatarja, me rreth 50 për qind më shumë reshje se zakonisht.

Bregdetet jugore në jugperëndim pritet të përballen me reshje të shoqëruara me erëra të forta gjatë ditës së sotme, ndërsa Uellsi Jugor do të ketë gjithashtu rrebeshe të forta, thanë meteorologët.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 80 paralajmërime për përmbytje në Britani të Madhe appeared first on Sinjali.

Paris Grand Slam:Gjakova, Muminoviq dhe Kasapi triumfojnë, Loxha eliminohet

Xhudistët e Kosovës i kanë nisur sot, e shtunë, garat në Grand Slamin e Parisit, ku shumica e tyre shënuan fitore në përballjet e para.

E para qĂ« hyri nĂ« garĂ« ishte xhudistja Fationa Kasapi, e cila nĂ« kategorinĂ« deri nĂ« 52 kilogramĂ« fitoi me “Yuko” ndaj francezes Blandine Pont.

Fitore shënoi edhe Erza Muminoviq në kategorinë deri në 48 kilogramë, duke mposhtur në xhiron e parë xhudisten franceze Marine Gilly.

Edhe Akil Gjakova filloi paraqitjen me sukses, teksa në kategorinë deri në 73 kilogramë mposhti Otari Kvatidze nga Portugalia.

Ndërsa, e pafat ishte Flaka Loxha, e cila pësoi humbje në xhiron e parë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke u mposhtur nga britanikja Acelya Toprak.

Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu do t’i fillojnĂ« garat mĂ« vonĂ«.

Spektakli botëror i xhudos zhvillohet në Paris më 7 dhe 8 shkurt dhe i përfshin 499 garues nga 80 shtete, ku Kosova synon sërish podiumin.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Paris Grand Slam:Gjakova, Muminoviq dhe Kasapi triumfojnë, Loxha eliminohet appeared first on Sinjali.

Zelensky: SHBA-ja i ka dhënë afat deri në qershor përfundimit të luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thĂ«nĂ« se SHBA-ja u ka dhĂ«nĂ« UkrainĂ«s dhe RusisĂ« afat deri nĂ« qershor pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« luftĂ«s.

NĂ«se nuk respektohet afati i qershorit, administrata Trump ka gjasa t’u bĂ«jĂ« presion tĂ« dyja palĂ«ve qĂ« tĂ« dakordohen, raportoi AP. 

“AmerikanĂ«t po u propozojnĂ« palĂ«ve qĂ« t’i japin fund luftĂ«s deri nĂ« fillim tĂ« kĂ«saj vere dhe me shumĂ« gjasa do t’u bĂ«jnĂ« presion palĂ«ve saktĂ«sisht sipas kĂ«saj agjende”, ka thĂ«nĂ« Zelensky.

“Ata thonĂ« se duan tĂ« bĂ«jnĂ« çdo gjĂ« deri nĂ« qershor. Dhe ata do tĂ« bĂ«jnĂ« gjithçka pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s”.

Zelensky ka shtuar se SHBA-ja ka propozuar mbajtjen e rundit tjetër të bisedimeve javën e ardhshme në SHBA, dhe se Ukraina e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Bisedimet trepalĂ«she nĂ« Abu Dhabi nuk sollĂ«n njĂ« marrĂ«veshje tĂ« madhe mes palĂ«ve, duke insistuar secila nĂ« kĂ«rkesat e veta. Rusia po insiston qĂ« Ukraina tĂ« tĂ«rhiqet nga Donbasi, ku luftimet mbeten tĂ« intensive – njĂ« kusht qĂ« Kievi po ashtu insiston se nuk do ta pranojĂ« kurrĂ«.

The post Zelensky: SHBA-ja i ka dhënë afat deri në qershor përfundimit të luftës appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Paguan me 20 euro tĂ« falsifikuara nĂ« pompĂ« derivatesh, arrestohen dy shtetas palestinezĂ« – gjendet edhe drogĂ«

Një rast i dyshuar i falsifikimit të parasë dhe posedimit të paautorizuar të narkotikëve është zbuluar mbrëmë në Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur mĂ« 06.02.2026 rreth orĂ«s 19:30, nĂ« fshatin Prelez i Jerlive, konkretisht te pompa e derivateve dhe marketi “Balkan Petrol”, ku tre persona kanĂ« blerĂ« 20 euro derivate dhe pagesĂ«n e kanĂ« kryer me njĂ« kartĂ«monedhĂ« prej 20 eurosh, e cila dyshohet se ishte e falsifikuar.

Sinjali mëson se pas raportimit, njësia reaguese ka dalë në vendngjarje dhe ka identifikuar të dyshuarit: Shqiprim Veseli, rreth26-vjeçar nga Ferizaj, si dhe dy shtetas palestinezë, Najjar Zakaria, rreth 29-vjeçar dhe Mohamed Omran, rreth 27-vjeçar.

Gjatë kontrollit ndaj tyre janë gjetur dhe sekuestruar: kartëmonedha e dyshuar si e falsifikuar, një sasi e vogël e substancës që dyshohet të jetë narkotik, dy mullinj (grinder).

PĂ«r rastin Ă«shtĂ« njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhĂ«ruar inicimin e procedurĂ«s pĂ«r veprat penale “Falsifikimi i parasĂ«â€ dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikĂ«ve, substancave psikotrope ose analoge”.

Burimet bëjnë të ditur se Njësiti i Hetimeve ka tentuar të identifikojë adresat e banimit të dy shtetasve palestinezë për realizimin e kontrollit në banesë, por të njëjtit nuk kanë treguar vendqëndrimin e tyre dhe adresat nuk kanë mundur të lokalizohen.

Me vendim të Prokurorisë, Najjar Zakaria dhe Mohamed Omran janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Shqiprim Veseli, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Sinjali do t’ju mbajĂ« tĂ« informuar pĂ«r çdo zhvillim tĂ« ri.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Paguan me 20 euro tĂ« falsifikuara nĂ« pompĂ« derivatesh, arrestohen dy shtetas palestinezĂ« – gjendet edhe drogĂ« appeared first on Sinjali.

VetĂ«-aksident nĂ« magjistralen Prishtinë–PejĂ« | NjĂ« person nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ«, dy tĂ« tjerĂ« tĂ« lĂ«nduar – pĂ«rfundojnĂ« nĂ« QKUK

NjĂ« aksident i rĂ«ndĂ« komunikacioni ka ndodhur mbrĂ«mjen e djeshme nĂ« rrugĂ«n nacionale Prishtinë–PejĂ«, nĂ« zonĂ«n e SllatinĂ«s, ku si pasojĂ« njĂ« person ka pĂ«suar lĂ«ndime tĂ« rĂ«nda trupore, ndĂ«rsa dy tĂ« tjerĂ« janĂ« lĂ«nduar lehtĂ«.

Ngjarja ka ndodhur më 06.02.2026 rreth orës 19:40 dhe, sipas informatave që ka siguruar Sinjali, bëhet fjalë për një vetë-aksident me veturë BMW me targa vendore, e cila drejtohej nga F.B, rreth 29-vjeçar.

Në automjet ndodheshin edhe A.B., rreth 33-vjeçar dhe L.B., rreth 34-vjeçar.

Me të pranuar informatën, në vendngjarje janë angazhuar njësitë policore dhe Njësiti i Hetimeve, ndërsa është siguruar perimetri i aksidentit. Ekipet emergjente kanë ofruar ndihmën e parë në vend, ndërsa zjarrfikësit kanë intervenuar për nxjerrjen e të lënduarve nga vetura.

Të tre personat janë transportuar për trajtim mjekësor në QKUK, ku sipas mjekëve njëri nga të lënduarit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime më të lehta.

Burimet bëjnë të ditur se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që Njësiti i Hetimeve të merret me rastin, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sinjali do t’ju mbajĂ« tĂ« informuar pĂ«r çdo zhvillim tĂ« ri.

VetĂ«-aksident nĂ« magjistralen Prishtinë–PejĂ« | NjĂ« person nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ«, dy tĂ« tjerĂ« tĂ« lĂ«nduar – pĂ«rfundojnĂ« nĂ« QKUK

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post VetĂ«-aksident nĂ« magjistralen Prishtinë–PejĂ« | NjĂ« person nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ«, dy tĂ« tjerĂ« tĂ« lĂ«nduar – pĂ«rfundojnĂ« nĂ« QKUK appeared first on Sinjali.

E dhimbshme: Kjo është 30-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e sotëm në Loxhë të Pejës

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti mëngjesin e të shtunës. 

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Loxhë në Pejë rreth orës 8 të mëngjesit, mes dy veturave.

Sinjali mëson se viktima është Agnesa Kastrati, rreth 30-vjeçare.

Lajmin pĂ«r Sinjalin e ka konfirmuar Driton Rugova, zĂ«dhĂ«nĂ«s i PolicisĂ« nĂ« PejĂ«, i cili bĂ«ri tĂ« ditur se nga ekipi mjekĂ«sor Ă«shtĂ« konstatuar se njĂ«ra nga tĂ« aksidentuarat nuk ka mundur t’i pĂ«rballojĂ« plagĂ«t dhe ka ndĂ«rruar jetĂ«.

Ndërkohë, Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se personi tjetër i aksidentuar është duke u trajtuar dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E dhimbshme: Kjo është 30-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e sotëm në Loxhë të Pejës appeared first on Sinjali.

5 mĂ«nyra tĂ« thjeshta pĂ«r t’i shpĂ«tuar duart nga tharja

Ndryshimi i stinëve dhe temperaturave manifestohet edhe në simptoma të ndryshme që prekin shëndetin e lëkurës.

Duart janë të parat që përballen me pasojat e këtyre ndryshimeve.

Ato përthahen dhe rrudhen më shpejt, jo vetëm prej temperaturave të ftohta por edhe prej ekspozimit afatgjatë ndaj ujit, kimikateve të ndryshme, papastërtive dhe diellit.

5 kurat më të mira natyrale kundër tharjes së duarve

Vaji i ullirit

Të dhënat tregojnë se vaji i ullirit përmban acide yndyrore të shëndetshme dhe antioksidantë.

Këta të fundit e ushqejnë, hidratojnë dhe zbusin lëkurën.

Mjafton të lyeni lëkurën me vaj ulliri dhe ta mbani për pak minuta përpara se ta lani.

Mjalti

Mjalti ndihmon për një paraqitje më rinore të lëkurës së duarve.

Ai është i pasur me antioksidantë dhe lufton mikrobet.

Lëkura e duarve është më e ushqyer dhe më e butë.

Ajka e qumështit

Ajka e qumështit përmban acid laktik që ndihmon në eliminimin e qelizave të vdekura.

Sipas të dhënave, ajo ruan ekuilibrin e pH-së në lëkurë dhe e ushqen atë.

Ajka është e pasur me yndyrë ndaj e zbut ndjeshëm lëkurën e duarve.

Mjafton të fërkoni duart me ajkën e freskët dhe ta mbani atë për 10 deri në 15 minuta.

Më pas lajini duart me ujë të vakët.

KĂ«tĂ« kurĂ« mund ta bĂ«ni çdo ditĂ« dhe duart tuaja tĂ« tjerĂ«t do t’i kenĂ« zili.

Kosi

Kosi është aleat i shkëlqyer i lëkurës.

Vetitë e tij janë të ngjashme me ato të ajkës së qumështit.

Acidi laktik largon qelizat e vdekura dhe e hidraton ndjeshëm lëkurën.

Lëngu i limonit

Lëngu i limonit bën mrekulli kundër përtharjes së lëkurës.

Ai është një burim i shkëlqyer i kaliumit që i jep jetë dhe shkëlqim lëkurës së thatë.

Vitamina C nga ana tjetër shmang rrudhat e para që shkaktohen nga tharja afatgjatë e lëkurës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 5 mĂ«nyra tĂ« thjeshta pĂ«r t’i shpĂ«tuar duart nga tharja appeared first on Sinjali.

Rusia vazhdon fushatën dimërore kundër sistemit energjetik të Ukrainës

Raketa dhe dronë rusë goditën gjatë natës së 7 shkurtit termocentrale dhe rrjete të energjisë elektrike në Ukrainë, duke shkaktuar ndërprerje të njëpasnjëshme të rrymës dhe duke shtuar presionin mbi një rrjet tashmë të goditur nga javë të tëra sulmesh, thanë autoritetet ukrainase.

Ministri i Energjisë, Denys Shmyhal, tha se qeveria ka vendosur ndërprerje emergjente në mbarë vendin të rrjetit të energjisë elektrike.

Kievi po ashtu kërkoi ndihmë emergjente nga Polonia pasi Rusia goditi gjatë natës termocentralet Burshtynska dhe Dobrotvirska në Ukrainën perëndimore.

“KriminelĂ«t rusĂ« kryen edhe njĂ« sulm tjetĂ«r masiv ndaj objekteve energjetike tĂ« UkrainĂ«s. Sulmi vazhdon”, tha Shmyhal nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« postuar nĂ« Telegram. “PunĂ«torĂ«t e energjisĂ« janĂ« gati tĂ« nisin punimet e riparimit sapo situata e sigurisĂ« ta lejojĂ«â€.

Sulmi i fundit në shkallë të gjerë ndaj rrjetit të energjisë elektrike të vendit vjen pas javësh goditjesh ruse që tashmë kanë lënë pjesë të vendit, veçanërisht kryeqytetin Kiev, pa energji elektrike, pa ngrohje dhe, në disa raste, edhe pa ujë të rrjedhshëm, ndërsa temperaturat herë pas here kanë zbritur nën minus 20 gradë Celsius.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, sulmi rus përfshiu raketa dhe dronë që shënjestruan qendra kyç të popullsisë në Ukrainën qendrore dhe perëndimore.

Ministria e Jashtme e UkrainĂ«s tha nĂ« njĂ« deklaratĂ« se goditjet ndaj sektorit energjetik janĂ« pjesĂ« e njĂ« fushate mĂ« tĂ« gjerĂ« nga Moska, e synuar pĂ«r t’i privuar civilĂ«t nga ngrohja gjatĂ« temperaturave tĂ« ngrirjes sĂ« dimrit.

Dy aeroporte në Poloninë lindore pezulluan përkohësisht operacionet si masë paraprake për shkak të sulmeve ruse në territorin e afërt ukrainas, thanë autoritetet polake më 7 shkurt, njofton rel.

“NĂ« lidhje me nevojĂ«n pĂ«r tĂ« siguruar mundĂ«sinĂ« e funksionimit tĂ« lirĂ« tĂ« aviacionit ushtarak, aeroportet nĂ« Rzeszow dhe Lublin kanĂ« pezulluar pĂ«rkohĂ«sisht operacionet e fluturimeve”, njoftoi nĂ« X Agjencia Polake e ShĂ«rbimeve tĂ« Navigacionit Ajror.

Kievi është goditur veçanërisht rëndë mes sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës energjetike. Më shumë se 1.110 blloqe banimi mbetën pa ngrohje pasojave të një sulmi ndaj kryeqytetit ukrainas javën e kaluar.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, më herët bëri thirrje për veprim më të shpejtë në forcimin e mbrojtjes ajrore dhe riparimin e dëmeve, duke thënë se do të ketë ndryshime në personel në zonat ku mbrojtja ajrore nuk ka funksionuar në mënyrë efektive.

“Komponenti i mbrojtjes ajrore nĂ« shkallĂ« tĂ« vogĂ«l, veçanĂ«risht kundĂ«r dronĂ«ve sulmues, duhet tĂ« funksionojĂ« mĂ« me efikasitet dhe tĂ« parandalojĂ« problemet qĂ« ekzistojnĂ«â€, tha Zelensky nĂ« fjalimin e tij tĂ« pĂ«rnatshĂ«m me video mĂ« 6 shkurt.

Diplomacia për përfundimin e luftës gati pesëvjeçare në shkallë të plotë në Ukrainë vazhdon, me rundin e fundit të bisedimeve këtë javë që solli një shkëmbim të të burgosurve, por pa ndonjë përparim të madh, ndërsa çështja e diskutueshme e lëshimeve territoriale nga Kievi mbetet e pazgjidhur.

Duke folur me gazetarët më 6 shkurt, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se bisedimet në vazhdim mund të çojnë në përparim.

“Bisedime shumĂ«, shumĂ« tĂ« mira sot, qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me Rusi–UkrainĂ«â€, tha Trump. “Diçka mund Ă« jetĂ« duke ndodhur”.

Kremlini kishte thĂ«nĂ« mĂ« herĂ«t se njĂ« rund i tretĂ« i bisedimeve tĂ« paqes duhet tĂ« mbahet “sĂ« shpejti”, megjithĂ«se ende nuk Ă«shtĂ« shpallur ndonjĂ« datĂ«.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia vazhdon fushatën dimërore kundër sistemit energjetik të Ukrainës appeared first on Sinjali.

Jake Paul nuk dorëzohet: Pas humbjes nga Joshua, rikthehet në ring këtë vit

YouTuberi dhe boksieri Jake Paul planifikon tĂ« rikthehet nĂ« ring nĂ« vitin 2026 dhe tĂ« garojĂ« pĂ«rsĂ«ri nĂ« divizionin e peshave ‘cruiserweight’ pas njĂ« humbjeje tĂ« vĂ«shtirĂ« ndaj Anthony Joshuas.

Ky informacion u konfirmua nga Nakisa Bidarian, bashkëthemelues i kompanisë së tij të promocionit Most Valuable Promotions (MVP).

Bidarian foli për të ardhmen e Paul gjatë njoftimit të ngjarjes së parë të organizuar nga MVP në Britaninë e Madhe, ku ndeshjet kryesore të mbrëmjes do të jenë Caroline Dubois kundër Terri Harper dhe Ellie Scotney kundër Mayella Flores.

Ai theksoi se Paul mbetet një figurë kyçe për rritjen e kompanisë, pavarësisht humbjes ndaj ish-kampionit të botës në peshat e rënda.

Kujtojmë që Paul u mund nga Joshua, pasi boksieri britanik i peshave të rënda pranoi ndeshjen me një njoftim të shkurtër. Ishte humbja e parë e Paul në divizionin e peshave të rënda.

Pas ndeshjes, u bë e ditur se Joshua i kishte thyer nofullën në dy vende Paulit, i cili megjithatë nuk dorëzohet dhe planifikon të rikthehet përsëri në ring.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Jake Paul nuk dorëzohet: Pas humbjes nga Joshua, rikthehet në ring këtë vit appeared first on Sinjali.

Reuters: SHBA synon një marrëveshje paqeje në Ukrainë në mars dhe zgjedhje të shpejta

Negociatorët amerikanë dhe ukrainas po diskututojnë për një objektiv që Rusia dhe Ukraina të bien dakord për një marrëveshje paqeje deri në muajin mars.

Sipas kuadrit tĂ« diskutuar, çdo marrĂ«veshje paqeje do t’i nĂ«nshtrohej njĂ« referendumi nĂ« UkrainĂ«, i cili mund tĂ« zhvillohej njĂ«kohĂ«sisht me zgjedhjet kombĂ«tare.

Zyrtarë amerikanë kanë sugjeruar që ky proces të realizohet sa më shpejt, përpara se fokusi politik i SHBA-së të zhvendoset drejt zgjedhjeve të mesit të mandatit në Kongres në nëntor.

Zgjedhjet dhe referendumi, pengesa ligjore dhe logjistike

Burime pranë negociatave thanë se është diskutuar mundësia që zgjedhjet dhe referendumi të mbahen në maj, por autoritetet zgjedhore ukrainase paralajmërojnë se organizimi i tyre do të kërkonte rreth gjashtë muaj, ndryshime ligjore dhe kosto të larta, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Ukraina kërkon gjithashtu një armëpushim gjatë fushatës zgjedhore, duke shprehur shqetësime për shkelje të mundshme nga Rusia.

Çështjet kyçe mbeten tĂ« pazgjidhura

Sipas burimeve, mungesa e përparimit në çështjen territoriale, veçanërisht për rajonin e Donbasit, mbetet pengesa kryesore për një marrëveshje afatshkurtër. Rusia kërkon kontroll të plotë mbi Donbasin, një kërkesë që Kievi e konsideron të papranueshme.

Ngërç mbetet edhe fati i centralit bërthamor të Zaporizhzhias, më i madhi në Evropë, i cili ndodhet në territor të pushtuar nga Rusia.

Skepticizëm për paqe të shpejt

Ndërsa Ukraina ka dërguar negociatorë politikë të nivelit të lartë, delegacioni rus përbëhet kryesisht nga figura ushtarake. Analistët vlerësojnë se, edhe nëse arrihet një marrëveshje, votuesit ukrainas mund të refuzojnë çdo lëshim territorial në referendum.

Aktualisht, Rusia kontrollon rreth 20% të territorit të Ukrainës, përfshirë Krimenë dhe pjesë të Donbasit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Reuters: SHBA synon një marrëveshje paqeje në Ukrainë në mars dhe zgjedhje të shpejta appeared first on Sinjali.

Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua në Loxhë: I lënduari tjetër është në gjendje stabile

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet që ndodhi mëngjesin e sotëm në Loxhë, ku një grua humbi jetën dhe një person tjetër u lëndua.

Përmes një postimi në Facebook, spitali bëri të ditur se personi tjetër është duke u trajtuar dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën.

Lajmin për aksidentin e konfirmoi edhe Policia e Pejës.

“Sot rreth orĂ«s 07:50 Policia Ă«shtĂ« njoftuar pĂ«r njĂ« aksident trafiku nĂ« fshatin LoxhĂ« tĂ« PejĂ«s, ku tĂ« pĂ«rfshira janĂ« dy vetura dhe si pasojĂ«, pĂ«rveç dĂ«meve tĂ« konsiderueshme materiale, janĂ« edhe dy persona tĂ« lĂ«nduar, tĂ« cilĂ«t janĂ« dĂ«rguar pĂ«r tretman mjekĂ«sor. Nga ekipi mjekĂ«sor Ă«shtĂ« konstatuar se njĂ«ra nga tĂ« aksidentuarat nuk ka mundur t’i pĂ«rballojĂ« plagĂ«t dhe ka ndĂ«rruar jetĂ«,”, thuhej nĂ« konfirmim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua në Loxhë: I lënduari tjetër është në gjendje stabile appeared first on Sinjali.

❌