Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Më në fund, Limi e përqafon Albën

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Limi dhe Alba, janë parë duke kaluar kohë së bashku.

Gjatë një momenti, Limi e përqafoi Albën, por ajo i kërkoi që të mos e bënte përqafimin në mënyrë formale.

“Jo kështu formalisht”, tha Alba, duke e bërë atmosferën më të lehtë dhe miqësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Më në fund, Limi e përqafon Albën appeared first on Sinjali.

Dyshohet se një motor bore goditi dy persona në Bogë

Një motor bore dyshohet se ka goditur dy persona në stazën e skijimit në Bogë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar autoritetet zyrtare, mirëpo deri në publikimin e lajmit nuk kanë dhënë ende një përgjigje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dyshohet se një motor bore goditi dy persona në Bogë appeared first on Sinjali.

Muriqi nis ndeshjen e vështirë ndaj Atletico Madrid

Vedat Muriqi do të jetë në formacion nga minuta e parë për Mallorca-n në përballjen e vështirë ndaj Atletico Madrid, që zhvillohet sonte në Metropolitano Stadium, në kuadër të javës së 21-të të La Liga-s.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës pritet të udhëheqë sulmin e ekipit të tij, që synon të befasojë skuadrën e Diego Simeones.

Mallorca do të përballet me një Atletico të fortë, e mbushur me yje si Oblak dhe Giménez. Muriqi ka mundësinë të tregojë aftësitë e tij në një ndeshje të madhe përballë një mbrojtjeje të fortë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Muriqi nis ndeshjen e vështirë ndaj Atletico Madrid appeared first on Sinjali.

Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Në këtë vizitë, shefi i qeverisë shqiptare do të shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Ditën e hënë, më 26 janar, ora 11:00 – 12:30, Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, në përfundim të të cilit do të ketë edhe deklaratë për shtyp.

Paralelisht, Linda Rama, në shoqërinë e znj.Herzog, bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare.

Në orën 14:00, kryeministri Rama i shoqëruar nga Linda Rama, do të mbërrijë në Knesset “Plaza”, Parlamenti i Izraelit, ku do të pritet me një ceremoni të posaçme shtetërore nga Kryetari i Knessetit. Ceremonia përfshin rojet e nderit, ekzekutimin e himneve kombëtare, si dhe vendosjen e kurorave në monumentin e ushtarëve të rënë dhe në monumentin e viktimave të terrorit.

Më pas, ai do të firmosë Librin e Përshtypjeve në Hollin Shagall.

Në orën 14:30, kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të zhvillojnë një takim me Kryetarin e Knessetit, Amir Ohana.

Në orën 16:15, do të nisë seanca plenare speciale e Knessetit, e shoqëruar nga hyrja ceremoniale në sallë. Gjatë kësaj seance do të mbajnë fjalën Kryetari i Knessetit, z. Amir Ohana, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, Lideri i Opozitës, Yair Lapid, si dhe Kryeministri Edi Rama, i cili do t’i drejtohet Parlamentit të Izraelit me një fjalim historik sipas protokollit të posaçëm që Knesseti u ka rezervuar një numri të kufizuar udhëheqësish të huaj dhe së fundmi Presidentit të ShBA, Donald J. Trump. /TCh/

Në orën 17:15, do të zhvillohet një pritje zyrtare në nder të kryeministrit Rama, me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe të ftuarve të posaçëm, në Jerusalem Hall të Knessetit.

Ndërsa, Linda Rama do të ketë një takim të veçantë me gratë parlamentare.

Më 27 janar, Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë, në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Rama do të kryejë gjithashtu vizita simbolike në Western Wall (Muri i Lotëve) dhe në Kishën e Varrit të Krishtit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun appeared first on Sinjali.

Papa Leo: Përpjekjet për paqe duhet të intensifikohen

Papa Leo ka bërë një apel të fuqishëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke theksuar se sulmet ruse po ekspozojnë civilët ndaj kushteve të rënda të dimrit.

Pas lutjes së tij javore Angelus, ai tha se armiqësitë e zgjatura kanë pasojë të rënda për civilët dhe kërkoi që të intensifikohen përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Papa Leo: Përpjekjet për paqe duhet të intensifikohen appeared first on Sinjali.

Policia sekuestroi mbi 120 mijë euro, tre të arrestuar për kokainë në Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Cargo 2”, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, kundër shitjes të lëndëve narkotike.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëorganizuar organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cargo 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Elvi Meta, 26 vjeç, Igli Canaj, 33 vjeç dhe Alban Kopaçi, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Në Unazë të Madhe, në afërsi të rrethrrotullimit të Tegut, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Escalade” me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjerë shtetasit E. M, dhe I. C. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë 1 kg e 36.6 gramë. /tch/

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas furnizonin disa grupe shpërndarësish, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. K, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 121 000 euro, 60 milion lekë, 5000 paund të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me lëndën narkotike, automjetin dhe 5 aparate celular.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia sekuestroi mbi 120 mijë euro, tre të arrestuar për kokainë në Tiranë appeared first on Sinjali.

Duel gjigant në ‘Emirates’, Arsenali përballë Manchester United

Sonte, në Premierligë, Arsenali do të presë Manchester United në një duel të nxehtë që premton spektakël.

Ndeshja, që zhvillohet në “Emirates”, është një nga përballjet më të rëndësishme të javës. Arsenali, lider aktual i Premierligës, do të kërkojë të vazhdojë dominimin e tij, pas fitores 1-0 në përballjen e fundit në “Old Trafford”.

Ndërsa Manchester United ka për qëllim të rimarrë terrenin pas një fillimi të ngadaltë të sezonit.

Historikisht, të dy skuadrat kanë zhvilluar 213 ndeshje në Premierligë, me Unitedin që ka 85 fitore, ndaj 78 të Arsenalit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Duel gjigant në ‘Emirates’, Arsenali përballë Manchester United appeared first on Sinjali.

Azem Gagica fshin të gjitha postimet në Instagram pas ditëlindjes së 30-të

Azem Gagica, ish-banori i Big Brother VIP Kosova, ka fshirë të gjitha postimet e tij nga Instagrami, një lëvizje që ka habitur rreth 70 mijë ndjekësit.

Ai shpjegoi se ky vendim nuk ishte spontan dhe se rrjetet sociale janë bërë një hapësirë toksike, ku gjithçka ka të bëjë me të dukurit.

Azemi paralajmëroi se kjo nuk është një tërheqje e përhershme dhe se do të kthehet me një “surprizë të madhe”.

Kjo zhdukje digjitale mund të sinjalizojë një ndryshim të mundshëm të imazhit ose një projekt të ri pas mbushjes së 30 vjetëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Azem Gagica fshin të gjitha postimet në Instagram pas ditëlindjes së 30-të appeared first on Sinjali.

Rusia dhe ndikimi i saj në Ballkan: Kosova dhe sfidat gjeopolitike

Për Kosovën nuk do të ishte hera e parë që Rusia kërkon hise në fatin e saj. Nga kundërshtimi i intervenimit të NATO-s më 1999, te krahasimi me Krimenë e aneksuar dhe bllokimi i njohjeve ndërkombëtare, Moska ka luajtur vazhdimisht rolin e kundërshtarit të shtetësisë së saj.

Sot, kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së janë të tensionuara, ky ndikim rus rrezikon të bëhet edhe më i hapur.

Këtë javë, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, konfirmoi se Moska ka hapur kanale komunikimi me Shtetet e Bashkuara për zhvillimet në Ballkan dhe se është e gatshme t’i thellojë ato. Ai, gjithashtu, la të kuptohet se edhe amerikanët duan të angazhohen.

“Ne kemi më shumë mundësi për të komunikuar me SHBA-në [sesa me BE-në] për Ballkanin – veçanërisht për Bosnje e Hercegovinën dhe vendet e tjera të rajonit. Kontaktet e tilla po vazhdojnë. Ato ende nuk kanë sjellë rezultate pozitive ose të qarta. Por, ne jemi të hapur për këto kontakte dhe, mësa mund të gjykoj, edhe kolegët tanë amerikanë janë të gatshëm t’i zhvillojnë”, tha Lavrov.

Radio Evropa e Lirë pyeti Departamentin amerikan të Shtetit nëse SHBA-ja po diskuton me Rusinë për Kosovën, Bosnjën apo vendet e tjera të Ballkanit, si koordinohet me Evropën dhe si e vlerëson rolin e Moskës në rajon, por nuk mori asnjë përgjigje që nga 20 janari.

Bashkimi Evropian theksoi se nuk mund t’i konfirmojë shkëmbimet e mundshme mes palëve të treta.

“BE-ja është partneri kryesor politik, ekonomik dhe strategjik i Ballkanit Perëndimor dhe është plotësisht e angazhuar në rajon”, tha një zëdhënës i bllokut për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria në detyrë e Kosovës nuk i komentoi deklaratat e Lavrovit, por kryeministri Albin Kurti, në një ngjarje në Davos, paralajmëroi për kërcënimin e tërthortë që i vjen Kosovës nga Rusia përmes Serbisë – të dyja shtete që s’e njohin pavarësinë e saj.

“Kushdo që ndihmon fqinjin tonë verior në përpjekjet për të na destabilizuar, na shkakton probleme edhe neve. Kërcënimi ynë më i afërt në këtë drejtim është Federata Ruse”, tha Kurti.

Në Ballkanin Perëndimor, Rusia ka një rol aktiv, kryesisht përmes lidhjeve të saj me Serbinë dhe Republikën Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa ndikimi i saj në vende të tjera, si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, mbetet më i kufizuar dhe shpesh indirekt.

Përmes dezinformatave, medias proruse dhe ndikimit energjetik, Moska synon të ngadalësojë integrimin euroatlantik, të shtojë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të sfidojë interesat e SHBA-së dhe BE-së.

Parlamenti Evropian ka miratuar disa rezoluta që i dënojnë këto praktika dhe kërkojnë reagim të koordinuar nga Bashkimi Evropian dhe vendet partnere.

Një raport i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, i publikuar në vitin 2024, nënvizon se “një nga qëllimet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor është të parandalojë rreshtimin e Serbisë krah Perëndimit. Një mënyrë për ta arritur këtë, është mbështetja e vendosur e qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës dhe pengimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Në gati katër vjetët e fundit – prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës – Moska është përballur me një mur sanksionesh ekonomike dhe izolimi diplomatik nga Perëndimi.

Së fundmi, disa prej këtyre pengesave kanë nisur të zbuten, veçanërisht pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, vitin e kaluar në Alaskë, si dhe bisedimeve pasuese mes zyrtarëve të të dyja vendeve për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti në Ukrainë.

Shumë prej udhëheqësve evropianë, nga ana e tyre, kanë mbajtur qëndrime më të forta dhe nuk kanë dhënë sinjale lehtësimi ndaj Rusisë. Por, raportet transatlantike i kanë tensionuar edhe një varg çështjesh tjera – nisur nga situata në Gazë deri tek ambiciet amerikane për Grenlandën – duke e bërë skenën ndërkombëtare më të paparashikueshme se kurrë.

“E dua Evropën dhe dua ta shoh mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha Trump në Forumin Ekonomik Botëror, që u mbajt këtë javë në Davos.

Në gati katër vjetët e fundit – prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës – Moska është përballur me një mur sanksionesh ekonomike dhe izolimi diplomatik nga Perëndimi.

Së fundmi, disa prej këtyre pengesave kanë nisur të zbuten, veçanërisht pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, vitin e kaluar në Alaskë, si dhe bisedimeve pasuese mes zyrtarëve të të dyja vendeve për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti në Ukrainë.

Shumë prej udhëheqësve evropianë, nga ana e tyre, kanë mbajtur qëndrime më të forta dhe nuk kanë dhënë sinjale lehtësimi ndaj Rusisë. Por, raportet transatlantike i kanë tensionuar edhe një varg çështjesh tjera – nisur nga situata në Gazë deri tek ambiciet amerikane për Grenlandën – duke e bërë skenën ndërkombëtare më të paparashikueshme se kurrë.

“E dua Evropën dhe dua ta shoh mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha Trump në Forumin Ekonomik Botëror, që u mbajt këtë javë në Davos.

Kupchan vlerëson se dialogu i SHBA-së me Rusinë për Ukrainën është i nevojshëm, por paralajmëron se në Ballkan bashkëpunimi me Moskën duhet shmangur, pasi interesat e saj janë “diametralisht të kundërta” me ato amerikane.

“Partner kryesor i Amerikës në Ballkan është Bashkimi Evropian, jo Rusia. Për këtë arsye, ajo që duhet parë, është një bashkëpunim dhe diplomaci shumë më e intensifikuar mes SHBA-së dhe BE-së, edhe pse është e vështirë tani, duke pasur parasysh se marrëdhëniet SHBA-Evropë, në këtë pikë, nuk janë në një gjendje të mirë”, thotë Kupchan.

Ai beson se Kosova është në radarin e Trumpit dhe se administrata e tij do ta shtyjë Prishtinën dhe Beogradin drejt përparimit në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve, por vlerëson se Rusia mund të përpiqet ta pengojë këtë proces, pasi “synon të ruajë unitetin pan-ortodoks në rajon”.

Sipas tij, Kosova duhet të jetë në gatishmëri ndaj përpjekjeve të mundshme ruse “për të ndezur trazira të reja”.

E, Stradner ndan një mendim më ndryshe – Kosova është pjesë e një tabloje më të gjerë gjeopolitike, por nuk përbën fokusin kryesor të Rusisë.

“Besoj se situata në Kosovë, sa i përket sigurisë, është më e mirë se disa vite më parë. Dhe, gjëja e fundit që duan tani Shtetet e Bashkuara është një përshkallëzim i pakontrolluar”, thotë Stradner.

Megjithatë, sipas Stradnerit, Kosova nuk mund të harrojë kurrë se në Serbi dhe Bosnje gjenden bastionet kryesore të ndikimit rus. Përveç lidhjeve politike, Moska disponon në këto dy vende edhe leva presioni dhe shantazhi – nisur nga kontrolli mbi energjinë dhe gazin, deri te ndikimi ekonomik dhe mediatik – të cilat përdoren për të ruajtur hapësirën e saj strategjike dhe për të influencuar rajonin./REL

“Kosova duhet të zhvillojë lidhje shumë më të ngushta me Bashkimin Evropian dhe të jetë jashtëzakonisht diplomatike dhe e mençur në qasjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara”, thotë Stradner.

Edhe BE-ja, sipas Stradnerit, duhet të tregojë lidership të vërtetë në Ballkanin Perëndimor, ku, deri më tash, nuk ka qenë edhe aq efektive.

Por, me fjalët e saj, është koha kur të gjithë jemi si ato “macet që ndjekin lazerin” – reagojmë pa pushim ndaj ngjarjeve që lëvizin shpejt, pa kontroll real dhe pa një ide të qartë se çfarë vjen më pas. Ndërkohë që drita na mban të mbërthyer në lojën e saj, bota nuk pret.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia dhe ndikimi i saj në Ballkan: Kosova dhe sfidat gjeopolitike appeared first on Sinjali.

Mbi 80 mijë vota të dyshuara për manipulim – çfarë tregon rinumërimi i votave deri tani

Derisa rinumërimi i votave të zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit po vazhdon në gjithë Kosovën dhe tashmë ka arritur në gjysmë të rrugës, dyshimet dhe hetimet për manipulim të votave janë duke u zgjeruar njëherazi edhe në pjesë të tjera të vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të shtunën se janë rinumëruar mbi 55 për qind të votave në 2.557 vendvotime në mbarë vendin.

Rinumërimi nisi më 13 janar, fillimisht pjesërisht, pasi komisioni kishte gjetur mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Por, kur mospërputhjet në vota u vërtetuan dhe dyshimet sa vinin e shtoheshin, autoritetet për zbatim të ligjit filluan të ndërmarrin masa.

Të dielën, Gjykata Themelore në Prizren urdhëroi nga një muaj paraburgim për 23 të dyshuar për një sërë veprash penale lidhur me keqpërdorimin e votave, dy ditë pasi mbi 100 persona u arrestuan në këtë rajon.

Nga rinumërimi i votave në mbi gjysmën e vendvotimeve deri tani, rreth 80 mijë vota të kandidatëve kanë rezultuar të pasakta dhe të numëruara gabimisht në Qendrat Komunale të Numërimit, sipas Eugen Cakollit nga organizata joqeveritare, Instituti Demokratik i Kosovës.

“Prej tyre, pas rinumërimit, 47.619 vota u janë hequr kandidatëve (sepse u ishin shtuar gjatë numërimit fillestar), ndërsa 32,018 vota u janë shtuar kandidatëve pas rinumërimit (sepse u ishin hequr në mënyrë të parregullt më herët)”, shkroi Cakolli në Facebook të premten.

Sipas tij, nga rreth 80.000 vota të prekura, afërsisht 40.000 i takojnë kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës (DPK), rreth 15.000 partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV), rreth 11.000 Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe rreth 4.000 Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Mbi 80 për qind e këtyre votave vijnë vetëm nga komuna e Prizrenit, ndërsa pjesa tjetër nga Malisheva dhe Podujeva (në këtë të fundit janë rinumëruar vetëm 10 për qind të votave), shtoi Cakolli.

Rinumërimi i deritanishëm solli edhe veprime të autoriteteve për zbatimin e ligjit në vend, pasi përveç Prizrenit, ato kanë zgjeruar hetimet edhe në Ferizaj dhe Malishevë.

Në ditët e fundit, prokurorët në Ferizaj dhe Gjakovë autorizuan Policinë të ndërmarrë të gjitha veprime, përfshirë identifikimin e personave përgjegjës, grumbullimin e të dhënave dhe sigurimin e provave në Ferizaj dhe Malishevë, lidhur me dyshimet për manipulim të votave.

Autoritetet e kryen një aksion të premten në Prizren, komunën ku dyshohet se kishte më së shumti keqpërdorim të votave, duke i ndaluar 109 të dyshuar.

Dy ditë më vonë, gjykata e pranoi kërkesën e prokurorëve për t’i dërguar në paraburgim 22 komisionerë dhe një vëzhgues të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Gjykata tha të dielën se ata dyshohen për disa vepra penale, përfshirë atë kundër të drejtës së votimit, kanosjen, marrjen e ryshfetit dhe dhënien e ryshfetit.

Dy ditë më parë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha se në mesin e të arrestuarve në Prizren kishte edhe familjarë të kandidatëve për deputetë.

Sipas Kryeziut, një manipulim i tillë i votave nuk ka mundur që të ndodhë pa një kompromis mes komisionerëve të katër partive më të mëdha politike.

“Po flasim për komunën e Prizrenit që janë shtuar hiç më pak se 40.497 vota dhe janë hequr hiç më pak se 27.520 vota. Pra, diferenca totale e keqpërdorimeve është 68.017 vota”, tha Kryeziu.

Teksa shumica e liderëve të partive të mëdha kishin reaguar pak pasi kishin dalë në sipërfaqe dyshimet për keqpërdorim të votave javë më parë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh lider i partisë në pushtet, reagoi tek të shtunën.

Kurti bëri thirrje për hetim gjithëpërfshirës dhe ndëshkim për personat e dyshuar për manipulim të votave brenda partive politike.

Kurti – i cili paraprakisht ishte kritikuar për mosreagim – tha të shtunën në Facebook se “komisionerë e individë, që në mënyrë klandestine, janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti”.

Më herët, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e kishte përshkruar rinumërimin si “hap të domosdoshëm dhe të drejtë” për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

Udhëheqësit e LDK-së dhe AAK-së, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, kishin kërkuar më herët gjithashtu rinumërim të plotë, duke theksuar se vetëm ashtu mund të garantohej legjitimiteti i rezultateve.

Ndërkohë, edhe shumica e kandidatëve për deputetë të cilëve u janë hequr më së shumti vota gjatë rinumërimit, e kanë mohuar të kenë pasur gisht në keqpërdorim dhe kanë thënë se e dënojnë këtë dukuri.

Në Kosovë manipulimi i votave është vepër penale e dënueshme me burgim, rel.

Megjithatë, së voni organizata joqeveritare, ÇOHU, e publikoi një hulumtim që tregoi se mbi 90 për qind e rasteve për manipulime zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose gjoba.

Zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor duke rinumëruar vota nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të hënën e 19 janarit në Prishtinë.

The post Mbi 80 mijë vota të dyshuara për manipulim – çfarë tregon rinumërimi i votave deri tani appeared first on Sinjali.

Aksident trafiku në lagjen Dardania të Prishtinës, tri vetura të përfshira

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në lagjen Dardania në Prishtinë.

Sipas pamjeve të siguruara nga lexuesit e Gazetës Sinjali, duket se janë të përfshirë tre vetura.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për detaje, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk është marrë ende përgjigje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident trafiku në lagjen Dardania të Prishtinës, tri vetura të përfshira appeared first on Sinjali.

Ukrainasit kapin një pushtues rus me dron në Kharkiv

Operatorët e dronëve të brigadës kufitare “Pomsta” të Ukrainës kanë realizuar një operacion të suksesshëm në rajonin e Kharkiv, ku kapën një ushtar rus që po përpiqej të dorëzohej.

Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës publikoi një video, në të cilën shihen dronët që shënjestronin një strehë armike dhe, pas sulmit, ushtari rus doli duke treguar një copë të bardhë për të sinjalizuar dorëzimin.

Për të ruajtur jetën e tij, ekipet ukrainase udhëhoqën rusin deri në pozitat e tyre, duke organizuar një operacion të koordinuar që zgjati rreth tre orë.

Pasi rusi filloi të ngrinte borë për të ngrënë, rojet kufitare i dërguan ushqim dhe ngrohës kimikë për duar përmes dronit, duke siguruar kalimin e tij në një pikë evakuimi të sigurt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ukrainasit kapin një pushtues rus me dron në Kharkiv appeared first on Sinjali.

54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një fatalitet dhe 20 të lënduar

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 54 aksidente trafiku, ndërsa një prej tyre ka përfunduar me fatalitet.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, 20 aksidente përfunduan me të lënduar, ndërsa 33 të tjera shkaktuan vetëm dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar 1,967 gjoba trafiku për shkelje të ndryshme, si dhe janë arrestuar 17 persona. 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje për veprime të tjera të dyshimta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një fatalitet dhe 20 të lënduar appeared first on Sinjali.

Barcelona zyrtarizon datën e zgjedhjeve, Laporta kandidon përsëri

Barcelona ka caktuar datën 15 mars 2026 për zgjedhjet e reja presidenciale, ku Joan Laporta do të kandidojë për të ruajtur postin e tij si president.

Laporta, i cili ka drejtuar klubin katalanas gjatë periudhës së fundit, është i bindur se arritjet e tij në drejtimin e Barcelonës do t’i japin një avantazh të madh gjatë fushatës.

Ai theksoi rëndësinë e një procesi demokratik dhe të drejtë, duke i ftuar anëtarët e klubit të marrin pjesë aktivisht në zgjedhje. Laporta shpjegoi gjithashtu se zgjedhjet nuk do të ndikojnë në punën e skuadrave sportive dhe planifikimet e klubit, dhe theksoi nevojën për një zhvillim të qëndrueshëm në të gjitha sportet e Barcelonës.

Në këtë garë, Laporta do të përballet me tre kandidatë të tjerë të njohur, përfshirë Victor Font, i cili ishte gjithashtu kandidat në zgjedhjet e kaluara. Klubi katalanas ka shprehur angazhimin për të siguruar një proces zgjedhor të hapur dhe transparent, me fokus te performancat e ekipit dhe zhvillimi afatgjatë i klubit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Barcelona zyrtarizon datën e zgjedhjeve, Laporta kandidon përsëri appeared first on Sinjali.

Përmbytjet shkatërrojnë fermat dhe bujqësinë në Shqipëri, humbje deri në 150 milionë euro

Përmbytjet dhe ngricat e janarit 2026 kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe blegtori në Shqipëri. Rreth 150 mijë euro dëme për fermat me serra perimesh dhe mbi 100 mijë euro mall që nuk do të dalë kurrë në treg janë humbjet e një fermeri në Lushnjë.

Sipas ekspertëve, dëmet totale për sektorin bujqësor shkojnë deri në 150 milionë euro, ndërsa humbjet për eksport mund të arrijnë deri në 63 milionë euro.

Në disa qarqe si Fier, Berat dhe Korçë, janë shkatërruar hektarë të tërë drithërash, perimesh dhe pemëtore, duke krijuar një ngarkesë financiare për fermerët dhe ekonominë kombëtare. Eksportet e frutave dhe perimeve pritet të bien me 20-30%, duke pasur ndikim të madh në tregjet ndërkombëtare.

Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë ka filluar mbledhjen e të dhënave për dëmet, por shumë fermerë po përballen me humbje të papërballueshme, ndërkohë që mbështetja financiare nga shteti mbetet e pamjaftueshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përmbytjet shkatërrojnë fermat dhe bujqësinë në Shqipëri, humbje deri në 150 milionë euro appeared first on Sinjali.

Si mund të zbulojmë problemet me tiroiden nga shenjat në duar

Duart mund të jenë një indikator i rëndësishëm për shëndetin tuaj tiroide. Simptomat e hipotiroidizmit, si duar të ftohta, rrudha në lëkurë, lëkura e thatë dhe thonjtë e brishtë, mund të tregojnë se gjëndra tiroide nuk po funksionon siç duhet.

Hipotiroidizmi, që shoqërohet me uljen e aktivitetit të gjëndrës tiroide, mund të ndikojë në qarkullimin e dobët të gjakut dhe shëndetin e përgjithshëm të lëkurës dhe thonjve.

Këto shenja mund të ndihmojnë në identifikimin e problemeve me tiroiden dhe kërkojnë vëmendje mjekësore për trajtim të hershëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Si mund të zbulojmë problemet me tiroiden nga shenjat në duar appeared first on Sinjali.

62% e vendvotimeve të rinumëruara, përmbyllet procesi në 23 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri tani janë rinumëruar 1,591 nga 2,557 vendvotime në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Procesi, i cili ka filluar më 13 janar, po vazhdon me rinumërimin e fletëvotimeve në komuna.

Deri më tani është rinumëruar mbi 62% e vendvotimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 62% e vendvotimeve të rinumëruara, përmbyllet procesi në 23 komuna appeared first on Sinjali.

Fundi i një epoke: Vdekja e Valentino Garavani dhe e ardhmja e modës italiane

Valentino Garavani, një nga figura kryesore të modës italiane, vdiq së fundmi, duke ngritur pyetje nëse modeli i luksit italian mund të vazhdojë të lulëzojë në tregun global.

Ai ishte një nga stilistët që hapi rrugën për epokën e artë të modës italiane, së bashku me emra të tjerë të njohur si Gianni Versace dhe Giorgio Armani. Me vdekjen e Garavani dhe të tjerëve, ka lindur shqetësimi nëse “Made in Italy” do të mbetet një simbol i luksit.

Ekspertët, si Carlo Fei, theksojnë se nuk ka arsye për panik, duke shtuar se pavarësisht ndryshimeve në pronësinë e disa markave italiane, “Made in Italy” do të mbetet konkurrues në tregun global të modës. Ai beson se menaxhimi i markave dhe mbrojtja e trashëgimisë italiane janë kyçe për ruajtjen e reputacionit të industrisë. Markat si Prada, Moncler dhe Tod’s vazhdojnë të ecin përpara, pavarësisht pasigurisë ekonomike dhe gjeopolitike.

Sipas Fei, transformimi i industrisë së modës do të vazhdojë, por ato që kuptojnë ndryshimet dhe mbrojnë vlerat e markës do të dalin fituese.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fundi i një epoke: Vdekja e Valentino Garavani dhe e ardhmja e modës italiane appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë tre të arrestuarit për rrëmbimin e 20-vjeçarit në Prizren

Një rast i rëndë i privimit të kundërligjshëm të lirisë është raportuar në fshatin Paranë, Prizren, ku katër persona dyshohet se kanë rrëmbyer një të ri, duke e futur me forcë në veturë, e më pas duke e liruar me lëndime të dukshme.

Ngjarja ka ndodhur më 24.01.2026, rreth orës 11:52, ndërsa burimet bëjnë të ditur se viktima është B. Gashi 20 vjeçar.

Sipas informacioneve, katër persona – meshkuj kosovarë, njëri prej tyre i mitur – dyshohet se me forcë e kanë futur viktimën në një veturë të tipit “Seat” me targa vendore, për ta mbajtur për rreth një orë, para se ta lironin sërish.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se motivi i dyshuar i këtij rasti lidhet me faktin se viktima kishte pasur më herët kontakt në rrjetin social snapchat me një vajzë, e cila dyshohet të jetë nga Peja.

Pas lirimit, viktima ka pësuar lëndime të dukshme, ndërsa i është ofruar tretman mjekësor dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Prizren, ku më pas është intervistuar dhe është dërguar në shtëpi.

Në lidhje me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë veprime operative dhe kanë arrestuar katër të dyshuarit, të cilët janë:

                •             Jashar Mamusha (21-vjeçar)

                •             Husein Berisha (34-vjeçar)

                •             Faruk Berisha (37-vjeçar)

                •             J.M. (2009) (i mitur)

Gjatë hetimit janë sekuestruar si prova materiale:

                •             vetura Seat Arona (që dyshohet se është përdorur në rast)

                •             4 telefona

                •             1 elektroshok

Të dyshuarit janë intervistuar në zyrat e NJHP Prizren, në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit:

Jashar Mamusha, Husein Berisha dhe Faruk Berisha janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i mitur J.M. (17-vjeçar) është liruar në procedurë të rregullt dhe është dorëzuar te familjarët

Rasti po vazhdon të trajtohet nga njësitet kompetente, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin plotësisht rrethanat dhe rolin e secilit të dyshuar në këtë ngjarje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë tre të arrestuarit për rrëmbimin e 20-vjeçarit në Prizren appeared first on Sinjali.

Rrëmbim në Prizren: 20-vjeçari merret me forcë, 3 të ndaluar për 48 orë – sekuestrohet edhe elektroshoku

Një ngjarje serioze është shënuar në fshatin Paranë të Prizrenit, ku dyshohet se një 20 vjeçar është privuar në mënyrë të kundërligjshme nga liria nga katër persona.

Sinjali mëson se rasti është raportuar më 24 janar 2026, rreth orës 11:52, ndërsa ekipet e Hetimeve Rajonale kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, pasi ishte ngritur dyshimi se viktima ishte rrëmbyer.

Burimet brenda hetimit bëjnë të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe më pas është intervistuar nga hetuesit, për t’u kthyer më vonë në shtëpi.

Ndërkohë, të dyshuarit janë shoqëruar në NJHP Prizren, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Sipas deklarimeve të deritanishme, dyshohet se rasti ka ndodhur “për shkak të motivit të ulët”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre nga të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar.

Sinjali mëson se gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar edhe prova materiale, përfshirë:

                •             një veturë Seat Arona,

                •             katër (4) telefona,

                •             si dhe një (1) elektroshok.

Sipas burimeve, dy nga të dyshuarit ndodhen në ndalim, ndërsa i mituri është dorëzuar tek familjarët.

Rasti është duke u trajtuar nga organet e rendit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrëmbim në Prizren: 20-vjeçari merret me forcë, 3 të ndaluar për 48 orë – sekuestrohet edhe elektroshoku appeared first on Sinjali.

❌