❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjermani: Sekuestrohet autotransportuesi i kosovarit me 56 defekte të rënda sigurie

Policia e qarkut Mettmann në Gjermani sekuestroi një transportues makinash pasi u konstatuan 56 defekte të rënda sigurie gjatë një kontrolli në autostradën A3.

Automjeti, i drejtuar nga një 26-vjeçar nga Kosova, kishte probleme serioze si frena që nuk funksiononin, drita të dëmtuara, mungesë amortizatorësh dhe dëmtime të shumta teknike.

Transportuesi u shpall i pasigurt për qarkullim dhe u konfiskua, ndërsa shoferi u gjobit me 700 euro dhe do të paguajë edhe rreth 600 euro për shpenzimet e ekspertizës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjermani: Sekuestrohet autotransportuesi i kosovarit me 56 defekte të rënda sigurie appeared first on Sinjali.

“I do meshkujt pĂ«r para” – reagon ashpĂ«r menxhmenti i BenitĂ«s

Menaxheri i Benita Zenës, përmes një deklarate, dënoi publikisht veprimet dhe fjalët e Klodit dhe Eljonës, të cilat i konsideron si bullizëm dhe kalim të kufijve të lojës.

Ai u replikoi tek deklarata e Klodit, “Ti i do meshkujt veç pĂ«r pare”, qĂ« sipas tij tejkalon çdo limit dhe cenon moralin e BenitĂ«s, duke prekur edhe familjen e saj.

Akuza përfshin edhe Eljonën për përfshirjen e personave jashtë formatit dhe shfrytëzimin e historive të së kaluarës.

Menaxheri theksoi se, megjithëse Big Brother është një lojë nervash, ajo nuk duhet të prekë dinjitetin e një gruaje, dhe bëri thirrje zyrtare ndaj produksionit të Big Brother VIP Kosova për të marrë masa urgjente ndaj dy konkurrentëve për deklaratat e tyre skandaloze.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “I do meshkujt pĂ«r para” – reagon ashpĂ«r menxhmenti i BenitĂ«s appeared first on Sinjali.

“OfertĂ« vetĂ«m pĂ«r ju”, paralajmĂ«rohet pĂ«r rritjen e mashtrimeve online

Shoqata e Bankave ka ngritur shqetësimin për një rritje të mashtrimeve në internet, ku përdoruesit mashtrohen përmes përdorimit të të dhënave personale dhe bankare.

Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës, tha se mashtruesit shpesh krijojnë faqe të rreme që duken si të vërteta dhe kërkojnë të dhëna personale, PIN-e ose kode sigurie, duke e bërë transaksionin të shkojë në llogaritë e tyre.

Ai tregon se qytetarët mashtrohen edhe me mesazhe që informojnë për pakot e supozuara, ku për të marrë dërgesën kërkohet të dhënat personale.

Brumbulli bĂ«n thirrje pĂ«r kujdes: “Fshini çdo mesazh ose email nga burime tĂ« panjohura qĂ« kĂ«rkojnĂ« veprime urgjente, dhe mos jepni kurrĂ« tĂ« dhĂ«nat e llogarisĂ« bankare. Bankat nuk do t’ju kĂ«rkojnĂ« kurrĂ« numrin e kartĂ«s, PIN, kode sekrete ose fjalĂ«kalime.” shpjegon pĂ«r A2CNN.

Tre format kryesore të mashtrimeve online janë: oferta joshëse duke përdorur emra dhe marka të njohura, oferta të rreme nga dyqane të supozuara, dhe njoftime për pako që kërkojnë pagesë online me kartë.

Shoqata e Bankave apelon qytetarët të jenë vigjilentë dhe të shmangin çdo veprim të nxituar në internet, për të mbrojtur të dhënat dhe fondet e tyre.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “OfertĂ« vetĂ«m pĂ«r ju”, paralajmĂ«rohet pĂ«r rritjen e mashtrimeve online appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapet me marihuanë në Gjakovë, të dyshuarit i gjendet drogë edhe në shtëpi

Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është evidentuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë, ku një person është ndaluar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN), pasi te i njëjti është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

Ngjarja ka ndodhur mĂ« 20 janar 2026, rreth orĂ«s 20:30, nĂ« rrugĂ«n “Bajram Curri” nĂ« GjakovĂ«.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se gjatë kontrollit ndaj të dyshuarit Dardan Dushi 35 vjeçar, policia ka gjetur një qese najloni të mbushur me substancë të dyshuar të llojit marihuanë.

Pas kësaj, i dyshuari është shoqëruar në zyrat e DHTN-së në Gjakovë për intervistim, ndërsa substanca është sekuestruar si provë materiale.

Sipas të njëjtave burime, gjatë procedurës, i dyshuari ka deklaruar se në dhomën e tij kishte edhe një sasi tjetër të substancës narkotike, çka ka bërë që policia, në koordinim me të, të shkojë në shtëpinë e tij.

Aty, në dhomën e deklaruar, është gjetur edhe një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike, e cila po ashtu është sekuestruar si provë materiale.

Substanca e sekuestruar është peshuar dhe ka rezultuar me peshë totale 2.15 gramë.

NĂ« konsultim me Prokurorin kujdestar nga PTH-GjakovĂ«, rasti Ă«shtĂ« iniciuar si: “Posedimi i paautorizuar i narkotikĂ«ve, substancave psikotrope ose analoge”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

The post Ekskluzive | Kapet me marihuanë në Gjakovë, të dyshuarit i gjendet drogë edhe në shtëpi appeared first on Sinjali.

Rrëmbehen mbi 160 besimtarë nga tre kisha në Nigeri

Policia e Nigerisë konfirmoi rrëmbimin e një grupi besimtarësh nga tre kisha në fshatin Kurmin Wali, shteti verior Kaduna, pasi më parë e kishte mohuar incidentin.

Banorët raportuan se 177 persona u rrëmbyen, ndërsa 11 ikën më vonë.

Forcat e sigurisë janë vendosur në zonë dhe po zhvillojnë operacione kërkim-shpëtimi, ndërsa sulmi goditi dy kisha të Kishës së Lëvizjes së Kerubimëve dhe Serafimeve dhe një kishë ECWA.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrëmbehen mbi 160 besimtarë nga tre kisha në Nigeri appeared first on Sinjali.

Nga kritikat e ashpra te homazhet, qëndrimet ndër vite të Albin Kurtit për Ibrahim Rugovën

Sot, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti bëri homazhe te varri i Ibrahim Rugovës në 20-vjetorin e vdekjes së tij, duke njoftuar nisjen e një projekti për restaurimin e rezidencës së ish-presidentit.

Kurti vlerësoi rolin e Rugovës në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe rikthimin e saj në skenën politike pas çlirimit.

Mirëpo, ai ka bërë homazhe për herë të parë kur ka marrë mandatin për të drejtuar Qeverinë e Kosovës, por për mos shkuarjen e tij në homazhe ai është arsyetuar.

“Sot teksa shĂ«nojmĂ« dhe festojmĂ« 12 vjetorin e PavarĂ«sisĂ«, kujtojmĂ« Presidentin e parĂ« tĂ« KosovĂ«s, Ibrahim RugovĂ«n, tĂ« zgjedhur me votĂ« popullore me 24 maj 1992. Jam takuar dy herĂ« me Ibrahim RugovĂ«n. Jemi pajtuar por nuk kemi pasur qĂ«ndrime tĂ« njĂ«jta pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si do tĂ« kundĂ«rshtonim. Nuk mendoj se besimi nuk duhet tĂ« jetĂ« pĂ«r atĂ« gjest. NĂ«se e shihni se kush sot po shkon te varri i Ibrahim RugovĂ«s, atĂ«herĂ« shihet se sa vlerĂ« ka ajo. Kur Ă«shtĂ« njeriu aktual ne kemi kritika tĂ« mĂ«dha. Sot kur nuk Ă«shtĂ« mes nesh, nuk mund ta kem qĂ«ndrimin e njĂ«jtĂ« si nĂ« vitin ’97, por s’mund tĂ« kaloj nga njĂ« ekstrem deri nĂ« njĂ« tjetĂ«r” – kishte thĂ«nĂ« Kurti para pesĂ« viteve.

Ndërsa në kohën kur kryeministri në detyrë ishte në burgun serb, në vitin 2002 ishte pyetur se cfarë mendonte për ish-presidentin Ibrahim Rugovë dhe partinë e tij.

“Duke qenĂ« se LDK-ja ndĂ«rkohĂ« nuk ka ndryshuar, unĂ« mendoj qĂ« LDK-ja Ă«shtĂ« demokratike vetĂ«m nĂ« atĂ« epitetin e saj, sa i pĂ«rket strukturĂ«s sĂ« brendshme, sa i pĂ«rket veprimtarisĂ«, nuk mendoj qĂ« Ă«shtĂ« demokratike, ajo Ă«shtĂ« njĂ« parti autoritare e cila e ka nĂ« krye njĂ« njeri qĂ« 12 vite Rugova, i cili nuk Ă«shtĂ« dĂ«shmuar me suksese nĂ« politikĂ«. Mendoj se pse nuk e ka pranuar Ă«shtĂ« e qartĂ« nga vetĂ« sjellja e RugovĂ«s nĂ« vitet e 90-ta. Ideja e RugovĂ«s ka qenĂ« qĂ« tĂ« bllokoj çfarĂ«do dinamizimi tĂ« jetĂ«s dhe çfarĂ«do lĂ«vizje çlirimtare aktive” – kishte thĂ«nĂ« Kurti.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga kritikat e ashpra te homazhet, qëndrimet ndër vite të Albin Kurtit për Ibrahim Rugovën appeared first on Sinjali.

Silvinjo: Shqipëria synon historinë, play-off ndaj Polonisë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, foli për përgatitjet dhe objektivin historik të kualifikimit në Botërorin 2026.

Ai vlerësoi progresin e skuadrës, duke përmendur fitoret ndaj Serbisë dhe Andorrës, dhe sfidat si barazimi në Letoni.

Në shortin e play-off-it, Shqipëria do të përballet me Poloninë, sfidë që trajneri e konsideron të vështirë, por ku ka besim te lojtarët.

Përgatitjet për ndeshjet e marsit përfshijnë vizita te lojtarët, analizë të kundërshtarëve dhe ripunim të elementeve të skuadrës, me synimin e qartë të kualifikimit për herë të parë në Botëror.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Silvinjo: Shqipëria synon historinë, play-off ndaj Polonisë appeared first on Sinjali.

Begaj për Rugovën: President vizionar, që me urtësi, durim e mençuri projektoi Kosovën e pavarur

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova e ka konsideruar atë si vizionarin e Kosovës që me urtësi, durim e mençuri e projektoi Kosovën e pavarur e të lirë.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka theksuar se vizioni i Rugovës për Kosovën sot është një realitet

“Sot pĂ«rkujtojmĂ« Ibrahim RugovĂ«n, Presidentin vizionar tĂ« KosovĂ«s, qĂ« me urtĂ«si, durim e mençuri projektoi KosovĂ«n e pavarur e tĂ« lirĂ«. Presidenti Rugova e mendoi tĂ« ardhmen e KosovĂ«s tĂ« lidhur ngushtĂ« me vlerat evropiane: demokracinĂ«, tĂ« drejtat e njeriut, pluralizmin dhe shtetin e sĂ« drejtĂ«s. Vizioni i tij Ă«shtĂ« sot njĂ« realitet. TrashĂ«gimia e tij dĂ«shmon se paqja, dialogu dhe orientimi drejt EvropĂ«s janĂ« gurthemeli i shtetndĂ«rtimit dhe i sĂ« ardhmes sĂ« qĂ«ndrueshme” ka shkruar Begaj.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Begaj për Rugovën: President vizionar, që me urtësi, durim e mençuri projektoi Kosovën e pavarur appeared first on Sinjali.

Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy fëmijë

Forcat izraelite vranë të mërkurën të paktën 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy djem 13-vjeçarë që po mblidhnin dru zjarri, tre gazetarë dhe një grua, thanë spitalet në enklavën e shkatërruar nga lufta.

Dy djemtë u vranë në incidente të ndara. Në një sulm, një 13-vjeçar, babai i tij dhe një 22-vjeçar u goditën nga dronë izraelitë në anën lindore të kampit qendror të refugjatëve Bureij, sipas zyrtarëve nga Spitali i Martirëve Al-Aksa në qytetin qendror Deir al-Balah, i cili mori trupat, Associated Press.

Ushtria izraelite tha se një sulm erdhi pasi vuri re dhe goditi disa persona që po përdornin një dron në Gazën qendrore që përbënte një kërcënim për trupat e saj.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy fëmijë appeared first on Sinjali.

Kurti për Ibrahim Rugovën: Lider i shquar në historinë e shtetndërtimit të saj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij, duke thënë se ishte lider i shquar politik, intelektual i angazhuar dhe studiuesin e spikatur të letërsisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se Ibrahim Rugova është në historinë e politikës dhe kulturës në Kosovë.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Në 20 vjetorin e vdekjes së Dr. Ibrahim Rugovës

Në ditën kur janë bërë dy dekada nga dita e vdekjes së tij, e përkujtojmë Dr. Ibrahim Rugovën, Presidentin e Parë të Kosovës, liderin e shquar politik, intelektualin e angazhuar dhe studiuesin e spikatur të letërsisë.

NĂ« historinĂ« e shtetndĂ«rtimit tĂ« KosovĂ«s, periudha e pluralizmit partiak, e demokratizimit dhe e ndĂ«rkombĂ«tarizimit tĂ« çështjes sĂ« vendit tonĂ«, Ă«shtĂ« e lidhur pashqitshĂ«m me emrin e Ibrahim RugovĂ«s. Ai ishte kryetari i parĂ« dhe mĂ« jetĂ«gjatĂ« i partisĂ« Lidhja Demokratike e KosovĂ«s (LDK), qĂ« nga themelimi i saj mĂ« 23 dhjetor tĂ« vitit 1989 dhe deri kur ai vdiq mĂ« 21 janar 2006. Andaj, i tĂ«rĂ« roli dhe kontributi politik i Dr. RugovĂ«s ishte i prejardhur dhe i artikuluar bashkĂ« me njĂ« plejadĂ« njerĂ«zish me profile tĂ« ndryshme profesionale, qĂ« veçanĂ«risht gjatĂ« viteve ’90 tĂ« shekullit tĂ« kaluar, u angazhuan publikisht dhe politikisht pĂ«rmes Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s dhe i qĂ«ndruan pranĂ« Kryetarit Rugova.

Në një kohë tejet të vështirë kur Serbia kishte vendosur një regjim apartheidi në Kosovë, Ibrahim Rugova u vendos në krye të një shteti juridikisht dhe politikisht unik, duke u votuar e zgjedhur President i Kosovës më 24 maj 1992, asaj Republike të Kosovës që e kishin shpallur delegatët e saj më 7 shtator 1990 në Kaçanik, një vit e gjysmë pasi Serbia ia kishte suprimuar autonominë Kosovës, më 23 mars 1989. Pikërisht atëherë kur më së shumti Serbia këmbëngulte që nuk ka një Republikë të Kosovës dhe kur askush përveq Republikës së Shqipërisë nuk e njihte ekzistencën e saj, Ibrahim Rugova si President i Republikës së Kosovës, arriti të imponohej si i tillë duke u takuar edhe me liderë botërorë deri te Presidenti i ShBA-së, Bill Klinton.

Urtësia e tij në mendim dhe veprim, si dhe konsistenca e tij në rrugën e rezistencës paqësore, i hapën rrugë Kosovës në shumë forume dhe tryeza diskutimi. Ibrahim Rugova ka merita të veçanta për orientimin e qartë politik të Kosovës drejt Perëndimit dhe për ndërkombëtarizimin e drejtë të çështjes së Kosovës, veçanërisht gjatë viteve të para të dekadës së fundit të shekullit të kaluar. Ai ishte Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës, republikës sonë të parë, të shpallur për rezistencë, por ishte edhe Presidenti i Parë i Kosovës pas çlirimit të saj. Më 21 janar 2006, Ibrahim Rugova vdiq duke qenë ende në detyrën e Presidentit të Kosovës. Vetë institucioni i Presidencës së Republikës së Kosovës, është i shenjuar nga personaliteti i tij dhe ushtrimi i gjatë i atij funksioni prej Presidentit Rugova.

Ibrahim Rugova ka lindur në Cerrcë të Istogut, në muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore, më 2 dhjetor 1944, në një kohë kur po riokupoheshim në emër të çlirimit e kur Serbia po e operacionalizonte projektin e saj për pushtimin e Kosovës. Ai nuk e njohu fare babain e tij Ukën, meqë pikërisht në atë kohë të trazuar, si luftëtar vullnetar për mbrojtjen e Kosovës nga formacionet çetnike serbe, ai u zhduk së bashku me babain e tij prej shërbimit të fshehtë jugosllav, më 10 janar 1945.

Pas përfundimit të shkollimit fillor në Istog dhe atij të mesëm në Pejë, Ibrahim Rugova studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës, duke i ndjekur të gjitha nivelet e studimit deri më 1984, kur doktoroi. Ai punoi si hulumtues i letërsisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku botoi dhjetëra studime, artikuj dhe libra studimorë. Ky studiues i letërsisë dhe i gjuhës, u fut në skenën politike në moshën 45 vjeçare, bashkë me kujdesin e tij për gjuhën dhe fjalën e shkruar.

Trashëgimia politike e Dr. Ibrahim Rugovës, është e kudondodhur gjithandej universit të politikëbërjes në Kosovë: nga LDK-ja te Kuvendi dhe Presidenca e Kosovës dhe nga bashkëpunëtorët e dikurshëm të tij, te trasuesit e rrugës së tij politike. Dr. Ibrahim Rugova, ka zënë vend më vete në historinë e politikës dhe kulturës në Kosovë.

Mes kujtimesh dhe nderimesh për Dr. Ibrahim Rugovën, të parin President të Kosovës, në historinë e shtetndërtimit të saj.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti për Ibrahim Rugovën: Lider i shquar në historinë e shtetndërtimit të saj appeared first on Sinjali.

ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë vitit 2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se në dhjetor 2025 ka pasur rritje të përfituesve të disa skemave pensionale, përfshirë pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike (+12,6%), pensionet e FSK-së (+8,6%) dhe për veteranët e luftës (+2,7%).

Ndërkohë, disa skema të tjera shënuan rënie, si pensionet invalidore (-27,5%), pensionet e Trepçës (-20,6%) dhe ndihma sociale (-10,3%).

“NĂ« muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024, kishte rritje tĂ« numrit tĂ« pĂ«rfituesve nga: skema pĂ«r Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (12,6 %); skema e pensioneve tĂ« ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ« (8,6 %); skema pĂ«r pĂ«rkrahje financiare familjeve qĂ« kanĂ« fĂ«mijĂ« me aftĂ«si tĂ« kufizuara (8,0 %); skema e pensioneve bazike tĂ« moshĂ«s (7,5 %); skema e kompensimit pĂ«r punĂ«torĂ«t e arsimit qĂ« punuan gjatĂ« vitit shkollor 1990/91 deri nĂ« vitin shkollor 1998/99 (5,1 %); skema e pensioneve pĂ«r personat me aftĂ«si tĂ« kufizuara (4,5 %); skema pĂ«r veteranĂ«t e luftĂ«s (2,7 %). skema e pensioneve tĂ« Trupave MbrojtĂ«se tĂ« KosovĂ«s (TMK) (0,8 %); skema e kompensimeve pĂ«r personat e verbĂ«r (1,2 %)”

“NĂ« muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024, kishte rĂ«nie tĂ« numrit tĂ« pĂ«rfituesve nga: skema pĂ«r pensionet invalidore (-27,5 %); skema pĂ«r pensionet e Trepçës (-20,6 %); skema pĂ«r pensionet familjare (-10,6 %); skema e ndihmĂ«s sociale (-10,3 %); skema e pensioneve kontribut-paguesve tĂ« moshĂ«s (-2,0 %); skema pĂ«r familjet e dĂ«shmorĂ«ve dhe invalidĂ«t e luftĂ«s (-1,4 %)”, deklaroi ASK.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë vitit 2025 appeared first on Sinjali.

Kosova përfundon trajnim ndërinstitucional me mbështetje të DEA-s dhe ICITAP

Policia e KosovĂ«s, sĂ« bashku me AgjencinĂ« e ForenzikĂ«s, DoganĂ«n dhe FSK-nĂ«, pĂ«rfunduan nga 12–16 janari njĂ« trajnim pĂ«r zhvillimin e kurrikulĂ«s, me mbĂ«shtetje tĂ« DOJ-ICITAP dhe ekspertĂ«ve tĂ« DEA-s.

Trajnimi përforcoi aftësitë e pjesëmarrësve në hartimin e moduleve instruktive, teknika të orientuara nga studenti, integrimin e informacioneve mbi trendët e drogave dhe komunikimin efektiv.

Programi synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërtimin e kapaciteteve profesionale për një të ardhme më të sigurt në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosova përfundon trajnim ndërinstitucional me mbështetje të DEA-s dhe ICITAP appeared first on Sinjali.

Zjarr nĂ« KlinikĂ«n e PediatrisĂ« nĂ« PrishtinĂ«, digjet njĂ« bojler nĂ« kulm – nuk ka tĂ« lĂ«nduar

Sot ka ndodhur një incident në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, ku një bojler i vendosur mbi kulmin e Pediatrisë është përfshirë nga zjarri.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Mirlinda Qyqalla, nga QKUK-ja e cila shtoi nuk ka të lënduar dhe se situata është në kontroll.

Tutje, ajo njoftoi se klinika vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo stafin.

“Ju njoftojmĂ« se ka rĂ«nĂ« zjarr nĂ« njĂ« bojler tĂ« vendosur mbi kulmin e KlinikĂ«s sĂ« PediatrisĂ«. MenjĂ«herĂ« pas njoftimit, nĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« dalĂ« ekipet e zjarrfikĂ«sve, tĂ« cilĂ«t kanĂ« ndĂ«rhyrĂ« me shpejtĂ«si dhe kanĂ« arritur ta lokalizojnĂ« dhe shuajnĂ« zjarrin. Situata Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« plotĂ«sisht nĂ«n kontroll dhe nuk ka tĂ« lĂ«nduar apo dĂ«me tĂ« tjera. Aktiviteti nĂ« KlinikĂ«n e PediatrisĂ« vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjĂ« rrezik pĂ«r pacientĂ«t apo stafin”, njofoi Qyqalla pĂ«r Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarr nĂ« KlinikĂ«n e PediatrisĂ« nĂ« PrishtinĂ«, digjet njĂ« bojler nĂ« kulm – nuk ka tĂ« lĂ«nduar appeared first on Sinjali.

Lirohet nga burgu aktori Timothy Busfield

Aktori amerikan Timothy Busfield është liruar nga paraburgimi dhe do të mbrohet në liri, pasi gjykata në New Mexico vlerësoi se rreziku mund të menaxhohet me masa të rrepta.

Atij i është ndaluar kontakti me viktimat e dyshuara dhe të miturit, posedimi i armëve, alkoolit dhe drogës, si dhe i është caktuar paraqitje e rregullt në gjykatë.

Busfield pĂ«rballet me akuza pĂ«r kontakt seksual me tĂ« mitur dhe abuzim me fĂ«mijĂ« gjatĂ« xhirimeve tĂ« serialit “The Cleaning Lady”, por i ka mohuar tĂ« gjitha akuzat.

Ai gjithashtu ka hedhur poshtë një pretendim tjetër për ngacmim seksual nga viti 2001, duke e cilësuar të pabazuar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lirohet nga burgu aktori Timothy Busfield appeared first on Sinjali.

Vinicius Junior pranon se është lënduar nga fishkëllimat, por konfirmon dëshirën për të qëndruar te Real Madridi

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ka pranuar se Ă«shtĂ« ndier i lĂ«nduar nga fishkĂ«llimat e tifozĂ«ve nĂ« “Santiago Bernabeu” gjatĂ« ndeshjeve tĂ« fundit, duke theksuar se kjo ka ndikuar emocionalisht tek ai.

Megjithatë, ai respekton të drejtën e tifozëve për të kritikuar dhe shprehet i vendosur të përmirësohet dhe të luftojë për klubin.

Braziliani pranon se viti i fundit ka qenë i vështirë dhe se nuk ka qenë gjithmonë në nivelin e tij më të mirë, por thekson se ka dhënë gjithmonë maksimumin për ekipin.

Sa i përket së ardhmes, Vinicius konfirmon dëshirën për të qëndruar në Real Madrid dhe shprehet i qetë për rinovimin e kontratës, duke nënvizuar marrëdhënien e mirë me presidentin Florentino Perez dhe pritjen që bisedimet të rifillojnë së shpejti.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vinicius Junior pranon se është lënduar nga fishkëllimat, por konfirmon dëshirën për të qëndruar te Real Madridi appeared first on Sinjali.

Haradinaj: Ftesa e Trumpit për Osmanin forcon rolin e Kosovës në paqe dhe stabilitet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka cilësuar si lajm të mirë ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për presidenten Vjosa Osmani që të marrë pjesë në Bordin e Paqes, duke theksuar se kjo përforcon rolin e Kosovës si faktor i paqes dhe stabilitetit.

Ai ka vlerësuar se rikthimi i Kosovës si partnere e besueshme e SHBA-së është jetik për sigurinë kombëtare, integrimin euroatlantik, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj: Ftesa e Trumpit për Osmanin forcon rolin e Kosovës në paqe dhe stabilitet appeared first on Sinjali.

KEK: Blloku B2 ndalet pĂ«r dy ditĂ« – shkak kontrolli teknik

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është ndalur blloku B2 për shkak të një kontrolli teknik, duke shtuar se ky kontroll do të zgjasë dy ditë.

Sipas njoftimit të KEK-ut, ka filluar me ndërhyrjet dhe verfikimet.

“NjĂ«sia B2 ndalet pĂ«r kontroll teknik– pas 2,000 orĂ« operim tĂ« pandĂ«rprerĂ« Korporata Energjetike e KosovĂ«s (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se NjĂ«sia B2, e cila ka qenĂ« nĂ« operim tĂ« pandĂ«rprerĂ« qĂ« nga data 26 tetor 2025, ka realizuar me sukses rreth 2,000 orĂ« pune apo 82 ditĂ« operim kontinual”, thuhet nĂ« njoftimin e KEK-ut.

Tutje thuhet se kjo periudhë do të shfrytëzohet për të realizuar edhe sanimin e disa gypave në kaldajë tek të cilët janë evidentuar rrjedhje.

“Duke marrĂ« parasysh ngarkesĂ«n e vazhdueshme operative dhe kushtet aktuale teknike, Ă«shtĂ« e domosdoshme qĂ« kjo njĂ«si t’i nĂ«nshtrohet njĂ« kontrolli teknik, me qĂ«llim tĂ« vlerĂ«simit tĂ« gjendjes sĂ« saj, rifreskimit tĂ« parametrave operativĂ« dhe sigurimit tĂ« vazhdimĂ«sisĂ« sĂ« qĂ«ndrueshme tĂ« prodhimit. Ky kontroll teknik pritet tĂ« zgjasĂ« rreth 48 orĂ«, gjatĂ« tĂ« cilave ekipet profesionale dhe teknike tĂ« KEK sh.a. tashmĂ« kanĂ« filluar ndĂ«rhyrjet dhe verifikimet e nevojshme nĂ« pajisjet kryesore tĂ« njĂ«sisĂ«. NjĂ«kohĂ«sisht, kjo periudhĂ« do tĂ« shfrytĂ«zohet pĂ«r tĂ« realizuar edhe sanimin e disa gypave nĂ« kaldajĂ«, tek tĂ« cilĂ«t janĂ« evidentuar rrjedhje, duke rritur kĂ«shtu nivelin e sigurisĂ« dhe efikasitetit tĂ« operimit tĂ« mĂ«tejmĂ« tĂ« njĂ«sisĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KEK: Blloku B2 ndalet pĂ«r dy ditĂ« – shkak kontrolli teknik appeared first on Sinjali.

Inteligjenca artificiale transformon diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm në shëndetësi ka të bëjë me përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) në diagnostikimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Raportohet se spitale në Britani po përdorin sisteme AI për të analizuar skanime të zemrës dhe për të identifikuar shenja të hershme të problemeve kardiake që shpesh kalojnë pa u vënë re nga mjekët, shkruan BBC.

Kjo teknologji mund të shkurtojë ndjeshëm kohën për diagnostikim, duke mundësuar trajtim më të shpejtë dhe më efikas. Për pacientët me rrezik të lartë, AI mund të parashikojë probabilitetin për sëmundje serioze, duke lejuar ndërhyrje preventive dhe ndryshime në stilin e jetës.

BBC thekson se kjo qasje ka treguar rezultate premtuese nĂ« testime klinike, ku pĂ«rdorimi i AI pĂ«r zbulimin e sĂ«mundjeve tĂ« zemrĂ«s ka rritur saktĂ«sinĂ« e diagnozĂ«s deri nĂ« 90 %, krahasuar me metodologjitĂ« tradicionale.

Megjithatë, specialistët paralajmërojnë se AI nuk do të zëvendësojë mjekët, por do të jetë një mjet shtesë që ndihmon në marrjen e vendimeve më të informuara dhe shpejton trajtimin e pacientëve.

Kjo nismë tregon se teknologjia po ndryshon rrënjësisht kujdesin shëndetësor, duke sjellë përfitime reale për pacientët dhe duke u mundësuar spitaleve të menaxhojnë më mirë kapacitetet dhe kohën e stafit mjekësor.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Inteligjenca artificiale transformon diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës appeared first on Sinjali.

Al Pacino dhe ish-partnerja 54 vite më e re ndezin thashethemet për pajtim

Al Pacino u fotografua në një restorant luksoz me ish-partneren e tij Noor Alfallah, 54 vite më e re, duke ringjallur zërat për një pajtim.

Çifti, qĂ« ka njĂ« djalĂ« sĂ« bashku, Romanin, mbetet nĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« mira dhe i pĂ«rkushtuar nĂ« rritjen e tij, ndĂ«rsa asnjĂ«ri nuk ka komentuar zyrtarisht mbi statusin e lidhjes.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Al Pacino dhe ish-partnerja 54 vite më e re ndezin thashethemet për pajtim appeared first on Sinjali.

E trishtĂ«: Vdes veterani i UÇK-sĂ«, Bajram Baqaj

Ka ndĂ«rruar jetĂ« veterani i UÇK-sĂ«, Bajram Baqaj, i cili Ă«shtĂ« vĂ«llau i dĂ«shmorit Ahmet Baqaj.

Lamtumira e fundit e të ndjerit iu dha sot në varrezat e fshatit Dranoc të Deçanit.

Bajrami bashkë me babain Ismetin i kishin mbijetuar pritës së policisë serbe me 3 qershor 1998, ku kanë ra dëshmorë, Ahmet Baqaj, Rexhep Mazrekaj e Selmon Dukaj.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtĂ«: Vdes veterani i UÇK-sĂ«, Bajram Baqaj appeared first on Sinjali.

❌