❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ministri izraelit deklaron se Presidenti sirian mbështet ISIS-in: Lufta me Sirinë është çështje kohe

Ministri izraelit i Diasporës, Amichai Chikli, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj udhëheqësve sirianë, duke e përshkruar presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa, si anëtar të ISIS-it dhe mbështetës të islamit radikal.

Sipas Chikli-t, politika dhe veprimet e Damaskut përbëjnë një kërcënim serioz për Izraelin dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

Ai theksoi se marrĂ«dhĂ«niet mes SirisĂ« dhe organizatave ekstremiste janĂ« tĂ« ngushta dhe paralajmĂ«roi se njĂ« konflikt i hapur mes Izraelit dhe SirisĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« çështje “nĂ«se”, por “kur”, duke krijuar njĂ« mundĂ«si reale pĂ«r pĂ«rplasje ushtarake nĂ« tĂ« ardhmen e afĂ«rt.

“Ne duhet tĂ« jemi tĂ« gatshĂ«m pĂ«r çdo skenar”, tha Chikli, duke shtuar se Izraeli po forcon kapacitetet mbrojtĂ«se pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar kĂ«rcĂ«nimet e vazhdueshme nga regjimi sirian dhe aleatĂ«t e tij ekstremistĂ«.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë të tensionuar në Lindjen e Mesme, ndërsa rajoni përballet me rritjen e ndikimit të grupeve radikale dhe destabilizimin e sigurisë pranë kufijve të Izraelit.

Ndryshe, Ahmed al-Sharaa ka marrë udhëheqjen e shtetit sirian pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad, i cili u largua nga pushteti muaj më parë duke ikur në Rusi.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministri izraelit deklaron se Presidenti sirian mbështet ISIS-in: Lufta me Sirinë është çështje kohe appeared first on Sinjali.

Numërohen 65% të votave nga përfaqësitë diplomatike, LVV kryeson me mbi 87%

Procesi i numërimit të votave në përfaqësitë diplomatike po vazhdon me ritëm të shpejtë. Aktualisht janë përpunuar 26 nga 40 vendvotime, që përbën 65% të totalit.

Nga numërimi i deritashëm. Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 87.46 % të votave, ose 7,127 vota.

Partia Demokratike e KosovĂ«s – PDK ka 5.52% tĂ« votave, ose 450 vota.

Lidhja Demokratike e KosovĂ«s – LDK ka 4.70 % tĂ« votave, ose 383 vota.

AAK – Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s ka 1.44 % tĂ« votave, ose 117 vota.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numërohen 65% të votave nga përfaqësitë diplomatike, LVV kryeson me mbi 87% appeared first on Sinjali.

Tragjedi në Alpet italiane: Dy persona humbin jetën nga ortekët, lëndohen disa të tjerë

Një seri ortekësh në Alpet italiane kanë shkaktuar dy viktima dhe disa të plagosur këtë të premte, ndërsa erërat e forta kanë penguar operacionet e shpëtimit, njoftuan autoritetet.

Reuters shkruan se orteku i parë goditi Luginën Maira në jugperëndim të Alpeve, pranë kufirit me Francën, në rajonin e Piemonte-s.

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike, sipas Shërbimit të Shpëtimit Alpin (Soccorso Alpino). Për shkak të motit të keq, ekipet e shpëtimit u detyruan të niseshin në këmbë nga lartësitë më të ulëta, pasi helikopterët nuk mund të arrinin në vendngjarje.

Një ortek i dytë ndodhi pranë Pragelato-s, një destinacion i njohur për ski rreth 60 km në perëndim të Torinos. Një grua e kapur nga orteku arriti të lirohej vetë, por nuk mundte dot të lëvizte për shkak të plagëve. Ekipet e shpëtimit po punonin për ta evakuuar, ndërsa helikopterët sërish ishin të kufizuar nga kushtet atmosferike.

Autoritetet thanë se po monitoronin raportet për një ortek të tretë në Piemonte, por detajet ende nuk janë bërë të ditura.

Ndërkohë, në rajonin verilindor të Veneto-s, një ortek në shpatin Vajo Gabene në Dolomitet e Vogla vrau një alpinist 50-vjeçar. Ekipet e shpëtimit arritën tek ai me helikopter, por nuk mundën ta shpëtonin, raportoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Reshjet e dendura të borës të kombinuara me erërat e forta kanë rritur ndjeshëm rrezikun e ortekëve në Alpe gjatë ditëve të fundit, duke sjellë paralajmërime për skiatorët dhe alpinistët. Zyrtarët lokalë u bënë thirrje qytetarëve për kujdes dhe i këshilluan të shmangin lëvizjet jashtë pistave të skive, pasi kushtet mbeten të paqëndrueshme.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjedi në Alpet italiane: Dy persona humbin jetën nga ortekët, lëndohen disa të tjerë appeared first on Sinjali.

Zyrtari i lartë iranian: Ndërhyrja e SHBA-ve në protesta do të shkaktonte kaos rajonal

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur ndjeshëm pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kërcënoi me ndërhyrje nëse autoritetet iraniane përdorin forcë vdekjeprurëse kundër protestuesve paqësorë.

KĂ«shilltarĂ« dhe zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« iranianĂ« reaguan ashpĂ«r ndaj komenteve tĂ« Trumpit, duke paralajmĂ«ruar se çdo ndĂ«rhyrje amerikane nĂ« çështjet e brendshme tĂ« Iranit do tĂ« pĂ«rbĂ«nte shkelje tĂ« njĂ« “vije tĂ« kuqe”.

KĂ«shilltari i lartĂ« i UdhĂ«heqĂ«sit Suprem tĂ« Iranit, Ali Larijani, ka deklaruar se njĂ« ndĂ«rhyrje e Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« protestat nĂ« Iran do tĂ« çonte nĂ« kaos nĂ« tĂ« gjithĂ« rajonin. Sipas tij, siguria kombĂ«tare e Iranit nuk mund tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r “kĂ«rcĂ«nime aventureske”, ndĂ«rsa paralajmĂ«roi se njĂ« ndĂ«rhyrje e SHBA-ve do tĂ« destabilizonte gjithĂ« rajonin dhe do tĂ« dĂ«mtonte interesat amerikane.

Protestat më të mëdha në Iran në tre vitet e fundit janë shndërruar në dhunë në disa provinca, duke lënë disa persona të vdekur.

Presidenti amerikan Donald Trump tha tĂ« premten se, nĂ«se Irani qĂ«llon dhe vret nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« dhunshme protestues paqĂ«sorĂ«, Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s do tĂ« vijnĂ« “nĂ« ndihmĂ«n e tyre”.

“Jemi tĂ« armatosur dhe gati pĂ«r veprim,” shkroi ai nĂ« njĂ« postim në Truth Social.

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë shënojnë një përshkallëzim të ndjeshëm të trazirave që janë përhapur në mbarë vendin që nga e diela, kur tregtarët nisën protestat për shkak të mënyrës se si qeveria po e menaxhon rënien e fortë të monedhës dhe rritjen e shpejtë të çmimeve.

Siç shkruan The Guardian, presidenti iranian Masoud Pezeshkian fillimisht u shpreh i gatshëm për dialog dhe u bëri thirrje institucioneve të dëgjojnë kërkesat legjitime të protestuesve, por deklaratat e fundit të Gardës Revolucionare tregojnë një linjë më të ashpër kundër çdo ndërhyrjeje të huaj apo përpjekjeje për destabilizim.

KĂ«to zhvillime vijnĂ« nĂ« njĂ« moment delikat pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet Iran–SHBA, tĂ« cilat janĂ« pĂ«rkeqĂ«suar edhe mĂ« tej pas paralajmĂ«rimeve tĂ« Washingtonit pĂ«r veprime ushtarake nĂ«se Teherani rindĂ«rton programin e tij bĂ«rthamor. Irani, nga ana e tij, ka mohuar pasurimin e uraniumit dhe ka sinjalizuar gatishmĂ«ri pĂ«r negociata me PerĂ«ndimin.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zyrtari i lartë iranian: Ndërhyrja e SHBA-ve në protesta do të shkaktonte kaos rajonal appeared first on Sinjali.

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Nga janari qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë faturat e ujit. Kjo pasi Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit pas kërkesave të kompanive rajonale të ujësjellësit, ka marrë vendim për ngritjen e tarifave.

Në Prishtinë për konsumatorët shtëpiak për metër kub tarifa ka qenë 44 cent, derisa nga janari tarifa është ngritur në rreth 63 cent, në Prizren tarifa ishte 38 cent, tani e tutje do të jetë 56 cent, në Pejë nga 25 cent konsumatorët do të paguajnë 39 cent, në Mitrovicë nga 36 cent tarifa është ngritur në 53 cent, në Gjakovë nga 37 cent tarifa u ngrit në 52 cent, në Ferizaj nga 37 cent në 53 cent, ndërsa në Gjilan nga 35 cent në 54 cent.

Për këtë ngritje të çmimeve një pjesë e qytetarëve kanë thënë se nuk janë të informuar. Nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit këtë ngritje të çmimeve e kanë arsyetuar me rritjen e çmimit të energjisë elektrike si dhe zgjerimin e rrjetit.

“Tarifat pĂ«r shĂ«rbimet e ujit dhe ujĂ«rave tĂ« ndotura, tĂ« miratuara nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tarifor 2026-2028, janĂ« ndikuar kryesisht nga rritja enorme e çmimit tĂ« energjisĂ« elektrike, si dhe nga rritja e kostove tĂ« tjera operative dhe investive, pĂ«rfshirĂ« mirĂ«mbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit. Miratimi i tyre Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« duke pasur pĂ«r qĂ«llim mbulueshmĂ«rinĂ« e kostove dhe pĂ«rmirĂ«simin e vazhdueshĂ«m tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve tĂ« ujit dhe kanalizimeve”, kanĂ« thĂ«nĂ« pĂ«r RTK-nĂ« nga ky autoritet.

QytetarĂ«t kanĂ« kundĂ«rshtuar çdo ngritje tĂ« tarifave. “Nuk Ă«shtĂ« veç uji, por tek tĂ« gjitha, te rryma, tek ngrohja, te mbeturinat, tĂ« gjitha kanĂ« filluar tĂ« ngriten 100%. Sa munden qytetarĂ«t t’i pĂ«rballojnĂ« kĂ«to. Nuk e di a i mendon dikush kĂ«to, a mundemi me ia dalĂ« a jo”, tha njĂ« qytetar.

“Shtrenjtimi i ujit ndikon negativisht jo vetĂ«m te unĂ«, por te e gjithĂ« familja. Shtrenjtimet nuk janĂ« vetĂ«m te faturat e ujit. Sikur tĂ« ishin veç te uji, do tĂ« ishte mĂ« lehtĂ«â€, tha njĂ« tjetĂ«r qytetar.

E sipas njohësve të ekonomisë ngritja e këtyre tarifave nuk arsyetohet në situatën aktuale.

“Kur i analizon pasqyrat financiare qĂ« ato paraqesin apo investimet kapitale nuk arsyetohet ngrija e çmimit. KĂ«tu njĂ« lloji faji e kanĂ« edhe institucionet e KosovĂ«s, tĂ« cilat duhet tĂ« fokusohen pak mĂ« shumĂ« nĂ« mbikĂ«qyrjen e autoritetit rregullativ, pĂ«r faktin se qytetarĂ«t e KosovĂ«s e kanĂ« tĂ« pamundur t’i paguajnĂ« kĂ«to tarifa”, tha Lulzim Beqiri.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta appeared first on Sinjali.

Pas Kadri Veselit, edhe Jakup Krasniqit i refuzohet kërkesa për lirim me kusht nga Gjykata Supreme në Hagë

Gjykata Supreme, pjesë e Dhomave të Specializuara në Hagë, ia ka refuzuar Jakup Krasniqit lirimin me kusht.

Pavarësisht se procesi është në fund, dëshmitarë e as prova nuk ka, Supremja ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e Krasniqit, njëjtë si të Kadri Veselit.

“MĂ« 30 dhjetor 2025, Paneli i GjykatĂ«s Supreme i pĂ«rbĂ«rĂ« nga gjykatĂ«sit Ekaterina Trendafilova (KryegjykatĂ«se), KristinĂ« van den Vajngart dhe Daniel Fransen, hodhi poshtĂ« kĂ«rkesĂ«n e Jakup Krasniqit pĂ«r mbrojtje tĂ« ligjshmĂ«risĂ«, e paraqitur nĂ« nĂ«ntor 2025. KĂ«rkesa kishte tĂ« bĂ«nte me njĂ« vendim tĂ« Panelit tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Apelit tĂ« 13 gushtit 2025, i cili konfirmoi rrĂ«zimin nga Trupi Gjykues tĂ« kĂ«rkesĂ«s sĂ« Krasniqit pĂ«r lirim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m”, thuhet nĂ« njoftim.

Ditë më parë, vendimi i njëjtë u dha edhe për Kadri Veselin.

Por, si e arsyetoi kjo Gjykatë vendimin?

Sipas vendimit të Supremes ku në panel është edhe kryetarja e Gjykatës Speciale, nuk është konstatuar asnjë shkelje në vendimet e mëparshme me të cilat Kadri Veselit i refuzohej lirimi.

“Paneli vĂ«ren se Z. Veseli nuk tregon pĂ«r njĂ« shkelje thelbĂ«sore tĂ« njĂ« procedure specifike nĂ« Ligj ose nĂ« Rregullore. Siç Ă«shtĂ« theksuar tashmĂ« nĂ« PikĂ«n 1, njĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r mbrojtjen e ligjshmĂ«risĂ« duhet tĂ« pretendojĂ« njĂ« shkelje thelbĂ«sore tĂ« procedurave tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« Nenin 48(7)(b) tĂ« Ligjit. MegjithatĂ«, dhe duke pasur parasysh se Mbrojtja argumenton konkretisht se Paneli i Apelit nuk i rivlerĂ«soi siç duhet rreziqet sipas Nenit 41(6)(b) tĂ« Ligjit dhe nĂ« vend tĂ« kĂ«saj u mbĂ«shtet nĂ« gjetjet e mĂ«parshme pa shqyrtuar nĂ«se ato mbeten tĂ« mjaftueshme nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« procedurĂ«s”, thuhet nĂ« vendimin e Supremes, raporton nacionale.

Sipas vendimeve të mëparshme, Kadri Veseli ka rrezik të ndërhyrjes në procedura dhe të tentojë të ndikojë në dëshmitarë. Dhe këtë, e ka thënë edhe Gjykata Supreme.

“NdĂ«rsa Paneli pranon dhe pajtohet me Panelin e Apelit se njĂ« bazĂ« specifike, siç Ă«shtĂ« rreziku i pengimit, mund tĂ« zvogĂ«lohet me kalimin e kohĂ«s, kjo nuk Ă«shtĂ« automatike dhe varet nga rrethanat e çështjes. Nuk Ă«shtĂ« e nevojshme, siç sugjeron Z. Veseli, qĂ« diçka e jashtĂ«zakonshme tĂ« jetĂ« e nevojshme pĂ«r tĂ« treguar se rreziku nuk Ă«shtĂ« zvogĂ«luar. Ajo qĂ« Ă«shtĂ« e nevojshme Ă«shtĂ« qĂ« arsyet e vazhdueshme tĂ« justifikojnĂ« paraburgimin e vazhdueshĂ«m”, thuhet nĂ« kĂ«tĂ« vendim.

Edhe gjyqtarët e Supremes, aludojnë në zbulimin e informatave konfidenciale nga Veseli, pavarësisht se gjykimi tashmë është në fund.

“Trupi kujton se Apeli iu referua sjelljes sĂ« mbĂ«shtetur mĂ« parĂ« si treguese tĂ« ekzistencĂ«s sĂ« rrezikut tĂ« pengimit, duke pĂ«rfshirĂ« zbulimin e supozuar tĂ« informacionit konfidencial. Duke vepruar kĂ«shtu, Trupi i Apelit konsideroi se kjo sjellje ilustron gatishmĂ«rinĂ« dhe aftĂ«sinĂ« “e mundshme” tĂ« Z. Veseli pĂ«r tĂ« pĂ«rhapur informacion konfidencial, dhe vuri nĂ« dukje se kjo kishte rezultuar nĂ« mbikĂ«qyrje shtesĂ« nĂ« NjĂ«sinĂ« e Paraburgimit. Trupi i Apelit e konsideroi kĂ«tĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r vlerĂ«simin e vazhdueshĂ«m tĂ« rrezikut tĂ« pengimit dhe kujtoi se standardi i zbatueshĂ«m kishte tĂ« bĂ«nte me mundĂ«sinĂ«, nĂ« vend tĂ« pashmangshmĂ«risĂ« sĂ« njĂ« ngjarjeje nĂ« tĂ« ardhmen”, thuhet nĂ« kĂ«tĂ« vendim.

“NĂ« dritĂ«n e sa mĂ« sipĂ«r, Trupi i Supremes konstaton se Trupi i Apelit nuk e ka keqzbatuar standardin pĂ«rkatĂ«s nĂ« rrethanat e çështjes nĂ« pĂ«rputhje me Nenin 41(6)(b) tĂ« Ligjit. Nuk ka asgjĂ« nĂ« shqyrtimin e paraburgimit qĂ« sugjeron se procesi Ă«shtĂ« ndĂ«rmarrĂ« nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« kuazi-automatike. Ai vlerĂ«soi siç duhet ekzistencĂ«n e vazhdueshme tĂ« rreziqeve pĂ«rkatĂ«se nĂ« kohĂ«n e shqyrtimit dhe ofroi arsye tĂ« mjaftueshme pĂ«r tĂ« justifikuar vazhdimin e paraburgimit tĂ« z. Veseli”, thekson vendimi i Supremes.

Veseli ishte ankuar se nuk kishte asnjĂ« provĂ« e dĂ«shmi, qĂ« atij t’i vazhdohej paraburgimi.

“Paneli vĂ«ren se parashtrimet e Z. Veseli, nĂ« lidhje me nĂ«se provat qĂ« favorizojnĂ« lirimin janĂ« shqyrtuar mjaftueshĂ«m, janĂ« tĂ«rĂ«sisht tĂ« natyrĂ«s faktike. PĂ«r shembull, Z. Veseli argumenton se nuk Ă«shtĂ« paraqitur asnjĂ« provĂ«. MegjithatĂ«, Paneli i Apelit shqyrtoi sa vijon: (i) pĂ«rfshirjen e mundshme tĂ« Z. Veseli nĂ« zbulimin e paautorizuar tĂ« provave; (ii) aftĂ«sinĂ« e tij pĂ«r tĂ« marrĂ« informacion konfidencial duke pasur parasysh pozicionin e tij nĂ« KosovĂ«, (iii) dhe njohuritĂ« e tij tĂ« shtuara pĂ«r informacionin konfidencial nĂ« lidhje me dĂ«shmitarĂ«t. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, argumentet e tij pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« mospajtim me vlerĂ«simin diskrecionar tĂ« fakteve nga Paneli i Apelit, i cili nuk mund tĂ« merret nĂ« konsideratĂ« brenda procedurĂ«s pĂ«r mbrojtjen e ligjshmĂ«risĂ«â€, thuhet nĂ« vendim mĂ« tutje.

“Paneli vĂ«ren qĂ« nĂ« fillim se Z. Veseli nuk tregon pĂ«r njĂ« shkelje tĂ« konsiderueshme tĂ« njĂ« procedure specifike nĂ« Ligj ose nĂ« Rregullore nĂ« parashtrimet e tij. 138 Sipas Nenit 48(7)(b) tĂ« Ligjit, njĂ« palĂ« qĂ« kĂ«rkon mbrojtje tĂ« ligjshmĂ«risĂ« duhet tĂ« identifikojĂ« njĂ« shkelje tĂ« konsiderueshme tĂ« procedurave tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« kĂ«tĂ« Ligj dhe nĂ« Rregullore”, thuhet aty.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas Kadri Veselit, edhe Jakup Krasniqit i refuzohet kërkesa për lirim me kusht nga Gjykata Supreme në Hagë appeared first on Sinjali.

Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, Prishtina nesër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme pesĂ« komuna tĂ« tjera – PejĂ«, Prizren, PodujevĂ«, Gjilan dhe Ferizaj, kanĂ« pĂ«rfunduar aktivitetet nĂ« Qendrat Komunale tĂ« NumĂ«rimit (QKN).

Ndërkohë, në QKN e Prishtinës, verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të vazhdojë në pjesën e parë të ditës së shtunë.

Deri më tani, janë procesuar 2,504 nga 2,557 vendvotime, ose rreth 98% e të gjitha vendvotimeve.

“NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, procesi nĂ« QKN, nga 29 dhjetor 2025 deri mĂ« 2 janar 2026, Ă«shtĂ« pĂ«rmbyllur nĂ« 37 komuna: MamushĂ«, ShtĂ«rpcĂ«, Junik, Hani i Elezit, Kllokot, Partesh, MitrovicĂ« e Veriut, NovobĂ«rdĂ«, Zveçan, Viti, Zubin Potok, Ranillug, Dragash, Istog, Obiliq, Gllogoc, Deçan, Shtime, KlinĂ«, KamenicĂ«, FushĂ« KosovĂ«, Leposaviq, GraçanicĂ«, Vushtrri, Rahovec, SkĂ«nderaj, Kaçanik, MitrovicĂ« e Jugut, GjakovĂ«, MalishevĂ«, Lipjan, SuharekĂ«, PejĂ«, Prizren, PodujevĂ«, Gjilan dhe Ferizaj.”, thuhet tutje nĂ« njoftim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandidatëve për deputetë, Prishtina nesër appeared first on Sinjali.

Nga përmirësimi i kujtesës te ulja e tensionit, përfitimet befasuese nga një gotë lëng portokalli

Lëngu i portokallit ka qenë shpesh në qendër të debatit për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit dhe mungesës së fibrave krahasuar me frutin e plotë.

Megjithatë, studime të fundit tregojnë se një gotë e vogël mund të sjellë përfitime të rëndësishme për shëndetin.

Zemra dhe qarkullimi i gjakut

Konsumimi i përditshëm i lëngut të portokallit ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe rritjen e kolesterolit të mirë (HDL).

Studimet kanë treguar gjithashtu ulje të tensionit të gjakut tek personat mbipeshë.

Truri dhe funksionet njohëse

Në afat të shkurtër, lëngu i portokallit përmirëson vigjilencën dhe performancën mendore krahasuar me pijet e tjera të ëmbla.

Tek të moshuarit, konsumimi i përditshëm për 8 javë ka sjellë përmirësime të dukshme në funksionet njohëse.

ÇfarĂ« e bĂ«n tĂ« veçantĂ«?

Përveç vitaminës C, lëngu i portokallit është i pasur me folate, kalcium, kalium dhe tiaminë.

Përmban flavonoide si hesperidina, me veti antioksiduese dhe anti-inflamatore, që ndihmojnë në relaksimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit.

Mund të ndikojë pozitivisht edhe në mikrobiomën e zorrëve, duke nxitur prodhimin e substancave anti-inflamatore.

Zgjedhja më e shëndetshme

Ekspertët theksojnë se fruti i plotë mbetet opsioni më i mirë, falë fibrave dhe përmbajtjes më të lartë të flavonoideve. Megjithatë, një gotë e vogël lëng portokalli 100% disa herë në javë shihet si pjesë e pranueshme e një diete të balancuar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga përmirësimi i kujtesës te ulja e tensionit, përfitimet befasuese nga një gotë lëng portokalli appeared first on Sinjali.

Moti i keq përfshin Shkodrën: Reshjet e borës shkaktojnë bllokime të përkohshme të disa rrugë

Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë, ndërsa në veri, reshjet e dëborës kanë shkaktuar bllokime të përkohshme në disa akse rrugore.

Prefekti i Qarkut Shkodër njofton se, pas ndërhyrjeve të Policisë Rrugore dhe mjeteve borëpastruese, aktualisht nuk ka situata emergjente, dhe qarkullimi në të gjitha akset kryesore është normalizuar.

Sipas njoftimit, gjatë orëve të fundit qytetarët raportuan vështirësi në qarkullimin në disa segmente të zonave malore për shkak të kushteve atmosferike, por pas ndërhyrjes së strukturave përkatëse, situata është menaxhuar me sukses.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonat malore, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe udhëzimet e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Prefekti i Qarkut Shkodër informon se gjatë orëve të fundit janë raportuar nga qytetarë vështirësi në qarkullimin rrugor në disa segmente të zonave malore, si pasojë e kushteve atmosferike.

Menjëherë pas raportimeve, shërbimet e Policisë Rrugore dhe mjetet borëpastruese kanë ndërhyrë në terren për verifikimin dhe menaxhimin e situatës.

Nga informacionet e përditësuara nga strukturat operacionale, nuk rezulton asnjë situatë emergjente apo bllokim i akseve rrugore, ndërsa qarkullimi është normalizuar.

‱ Aksi rrugor QafĂ« Thore–BogĂ« Ă«shtĂ« i hapur dhe qarkullimi vijon normalisht.

‱ NĂ« aksin Selcë–QafĂ« Predelecit, pĂ«r shkak tĂ« ngricave tĂ« pĂ«rkohshme, janĂ« marrĂ« masa parandaluese dhe situata po monitorohet nga Policia Rrugore.

Prefekti i Qarkut ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme situatën dhe ka kërkuar koordinim të menjëhershëm ndërmjet strukturave përgjegjëse, duke garantuar reagim të shpejtë dhe efektiv.

Apelohet për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonat malore, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe udhëzimet e Policisë.

Strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri për çdo situatë të mundshme.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti i keq përfshin Shkodrën: Reshjet e borës shkaktojnë bllokime të përkohshme të disa rrugë appeared first on Sinjali.

Ylli i Hollywood-it viziton kufirin Egjipt-Gazë për të ndihmuar të plagosurit dhe refugjatët

Ylli i Hollywood-it, Angelina Jolie, udhëtoi në kufirin Rafah që lidh Egjiptin me Gazën për të vizituar palestinezët e plagosur dhe punonjësit humanitarë që shpërndanin ndihma.

Ajo foli me anëtarë të Gjysmëhënës së Kuqe dhe shoferë kamionësh, duke shqyrtuar mënyrën e shpërndarjes së ndihmave në territorin e shkatërruar.

Sipas mediave lokale, Jolie ishte e pranishme për të parë nga afër situatën e palestinezëve që ishin evakuuar për arsye mjekësore dhe për të diskutuar me punonjësit humanitarë mbi nevojat e tyre.

Kjo vizitë vjen dy muaj pas misionit të saj në qytetin e luftuar të Khersonit, Ukrainë, ku vizitoi spitale dhe takoi fëmijë refugjatë. Jolie, e cila ka shërbyer si Ambasadore e Vullnetit të Mirë e UNHCR-së dhe si E Dërguar e Posaçme, ka kryer më shumë se 60 misione në terren për të ndihmuar refugjatët dhe familjet e zhvendosura. Ajo ka vizituar refugjatë ukrainas në qytete të ndryshme, përfshirë Lvivin dhe Romën, duke i mbështetur fëmijët dhe familjet e tyre që kanë ikur nga lufta.

NĂ« njĂ« postim pĂ«r Instagram, Jolie shkroi: “Fokusi im, sĂ« bashku me kolegĂ«t e mi @refugees, Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« bĂ«het gjithçka e mundur pĂ«r tĂ« siguruar mbrojtjen dhe tĂ« drejtat themelore tĂ« njerĂ«zve tĂ« zhvendosur dhe refugjatĂ«ve.”

Puna e saj humanitare dhjetĂ«ra vjeçare i solli Çmimin Humanitar Jean Hersholt nĂ« vitin 2013 dhe e bĂ«ri tĂ« njohur angazhimin e saj ndaj çështjeve humanitare dhe tĂ« drejtave tĂ« njeriut nĂ« nivel global.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ylli i Hollywood-it viziton kufirin Egjipt-Gazë për të ndihmuar të plagosurit dhe refugjatët appeared first on Sinjali.

Votat e diasporës: LVV prin me 86.46% të votave të numëruara deri tash, PDK 5.67% e LDK 5.13%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike jashtë vendit.

Sipas KQZ-së, deri më tani janë procesuar 21 nga 40 vendvotime, që përbëjnë 52.50 për qind të totalit. Të dhënat janë publikuar më 2 janar 2026.

Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje, kryeson listën me 4,515 vota.

Pas tij renditet Partia Demokratike të Kosovës, me 296 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, ka siguruar 268 vota.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë 79 vota nga vendvotimet e numëruara deri tani.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Votat e diasporës: LVV prin me 86.46% të votave të numëruara deri tash, PDK 5.67% e LDK 5.13% appeared first on Sinjali.

Izraeli e akuzon pĂ«r “antisemitizĂ«m” kryetarin e Nju-Jorkut qĂ« nĂ« ditĂ«n e parĂ« tĂ« mandatit

Ministria e Jashtme e Izraelit e ka akuzuar kryetarin e ri tĂ« Nju-Jorkut, Zohran Mamdani, pĂ«r hedhje tĂ« “benzinĂ«s antisemti nĂ« zjarr tĂ« hapur”, pasi ai ktheu prapa njĂ« urdhĂ«r tĂ« nĂ«nshkruar rishtazi nga kryetari nĂ« largim, Eric Adams.

“QĂ« nĂ« ditĂ«n e tij tĂ« parĂ« si kryetar i Nju-Jorkut, Mamdani e tregon fytyrĂ«n e tij tĂ« vĂ«rtetĂ«: ai e shfuqizon definicionin e IHRA-sĂ« pĂ«r antisemitizmin dhe i heq kufizimet ndaj bojkotimit tĂ« Izraelit. Ky nuk Ă«shtĂ« lidership. ËshtĂ« benzinĂ« antisemite mbi zjarrin e hapur” – shkroi nĂ« rrjetin X Ministria e Jashtme e Izraelit, raporton gazeta “The Guardian”.

Mamdani shfuqizoi një urdhër të periudhës së Adamsit me të cilin ishte miratuar definicioni i Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit [IHRA] për antisemitizmin.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« KĂ«shillit pĂ«r MarrĂ«dhĂ«niet Amerikane-Islamike thuhet se mirĂ«pritet tĂ«rheqja e definicionit “kundĂ«rthĂ«nĂ«s e tepĂ«r tĂ« gjerĂ«â€ tĂ« IHRA-sĂ« pĂ«r antisemitizmin, i cili, sipas kĂ«tij kĂ«shilli, “shpesh pĂ«rdoret pĂ«r t’i censuruar kritikat ndaj racizmit dhe krimeve kundĂ«r njerĂ«zimit nga Qeveria e Izraelit”.

Kundërpërgjigjja e Izraelit erdhi disa orë Mamdani lëshoi një urdhër për shfuqizimin e të gjithë urdhrave ekzekutivë që i kishte lëshuar Adamsi pasi ndaj tij ishin ngritur akuza për korrupsion më 2024 e të cilat në mënyrë kundërthënëse ishin rrëzuar më vonë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Izraeli e akuzon pĂ«r “antisemitizĂ«m” kryetarin e Nju-Jorkut qĂ« nĂ« ditĂ«n e parĂ« tĂ« mandatit appeared first on Sinjali.

Fundjava me mot të vranët dhe reshje shiu, pritet edhe borë në viset malore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vikendi i parë i janarit do të karakterizohet me mot të vranët dhe reshje të herëpashershme.

Sipas parashikimit të IHMK-së, dita e shtunë do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa vende-vende priten riga shiu. Në zonat malore, vranësirat mund të shoqërohen me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 4 deri në 6 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.

Edhe dita e diel parashikohet me mot kryesisht të vranët, me reshje të dobëta shiu në disa pjesë të vendit. Në viset e larta malore parashihet të ketë reshje të dobëta bore. Temperaturat minimale do të zbresin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fundjava me mot të vranët dhe reshje shiu, pritet edhe borë në viset malore appeared first on Sinjali.

Guardiola thyen heshtjen: Ja çfarë thotë për largimin nga Man City

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mohuar spekulimet pĂ«r largimin e tij nga klubi, duke theksuar se nuk ka asnjĂ« paqartĂ«si rreth sĂ« ardhmes sĂ« tij nĂ« “Etihad”.

Tekniku spanjoll ka rikujtuar se ka kontratë të vlefshme me kampionët e Anglisë dhe se ndihet i vlerësuar nga drejtuesit e klubit.

“Do tĂ« jem trajner i Cityt sezonin e ardhshĂ«m? Oh Zoti im
 kam kontratĂ«. E kam thĂ«nĂ« njĂ« milion herĂ«â€, ka deklaruar Guardiola.

Ai ka shtuar se është i vetëdijshëm për zërat dhe lodhjen e disa njerëzve pas një dekade në krye të skuadrës, por ka theksuar se aktualisht ndihet i lumtur në klub.

“E di qĂ« shumĂ« njerĂ«z janĂ« lodhur nga unĂ« pas 10 vitesh kĂ«tu. NjĂ« ditĂ« do tĂ« largohem, e premtoj. Por tani jam i lumtur, dua tĂ« luftoj me ekipin tim dhe klubi mĂ« respekton – kjo u dĂ«shmua sezonin e kaluar”.

Guardiola ka veçuar mbështetjen e drejtuesve të klubit edhe gjatë periudhës më të vështirë të sezonit.

“Ne nuk fituam asnjĂ« ndeshje pĂ«r tre muaj dhe ata mĂ« qĂ«ndruan pranĂ«. ÇfarĂ« mĂ« shumĂ« mund tĂ« kĂ«rkoj?”, Ă«shtĂ« shprehur ai.

Në fund, trajneri katalanas ka konfirmuar se ka edhe një vit kontratë dhe se dëshiron të vazhdojë punën në krye të Manchester Cityt.

“Kam edhe njĂ« vit kontratĂ«. Do tĂ« doja tĂ« isha kĂ«tu, pastaj do tĂ« shohim”.

Këto deklarata vijnë pas raportimeve të shumta se ky mund të jetë viti i fundit i Guardiolës me Cityn, si dhe pas zërave se klubi anglez ka shprehur interesim për trajnerin e sapo shkarkuar nga Chelsea, Enzo Maresca.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Guardiola thyen heshtjen: Ja çfarë thotë për largimin nga Man City appeared first on Sinjali.

Shoferi i Anthony Joshuas akuzohet për aksidentin në Nigeri që la të vdekur dy persona

Shoferi i Anthony Joshuas është akuzuar pasi një aksident trafiku në Nigeri la të plagosur boksierin dhe shkaktoi vdekjen e dy anëtarëve të ekipit të tij, kanë bërë të ditur autoritetet policore.

Adeniyi Mobolaji Kayode, 46 vjeç, u paraqit të premten para Gjykatës së Magjistratit në Sagamu. Burime policore i thanë BBC-së se akuzat ndaj tij përfshijnë shkaktim të vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm i automjetit.

Trajneri personal i Joshuas, Latif Ayodele, dhe trajneri i forcës fizike, Sina Ghami, humbën jetën të hënën pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u përplas me një kamion të parkuar në një autostradë në shtetin Ogun, pranë Lagos-it, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Ish-kampioni i peshave të rënda u dërgua në spital me lëndime pas aksidentit dhe u lirua të mërkurën. Prokuroria ngriti katër akuza ndaj Kayode: shkaktim vdekjeje nga drejtimi i rrezikshëm, drejtim i pakujdesshëm dhe neglizhent, drejtim pa kujdes të duhur dhe drejtim i automjetit pa patentë valide, kanë bërë të ditur burime policore për BBC-në.

I pandehuri u la i lirë me kusht, me një garanci prej 5,000,000 nairash (rreth 2,578 paundë), ndërsa u ndalua deri në përmbushjen e kushteve të lirimit me kusht.

Seanca e radhës është caktuar për 20 janar.

Joshua, 36 vjeç, ishte pasagjer nĂ« njĂ« veturĂ« Lexus SUV qĂ« u pĂ«rplas me njĂ« kamion tĂ« parkuar nĂ« autostradĂ«n e ngarkuar Lagos–Ibadan, nĂ« jugperĂ«ndim tĂ« NigerisĂ«, tĂ« hĂ«nĂ«n.

Ghami dhe Ayodele u shpallĂ«n tĂ« vdekur nĂ« vendin e ngjarjes, ndĂ«rsa Joshua u pa nĂ« fotografi duke u ndihmuar tĂ« largohej nga rrĂ«nojat e automjetit. ZyrtarĂ« nga shtetet Ogun dhe Lagos thanĂ« nĂ« njĂ« deklaratĂ« se boksieri britanik ishte “me zemĂ«r tĂ« rĂ«nduar” pĂ«r vdekjen e dy burrave, tĂ« cilĂ«t ishin miq shumĂ« tĂ« afĂ«rt tĂ« tij.

Pas lirimit nga spitali, Joshua vizitoi shtĂ«pinĂ« funerale ku trupat e tyre “po pĂ«rgatiteshin pĂ«r riatdhesim”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Vetëm disa orë para aksidentit, Joshua kishte publikuar në Instagram një video ku luante pingpong me Ayodele.

Të mërkurën, Eddie Hearn, promotori i Joshuas prej më shumë se një dekade, u shpreh me fjalë ngushëllimi për anëtarët e ekipit.

“PushoftĂ« nĂ« paqe Latz dhe Sina,” shkroi Hearn nĂ« Instagram.

“Energjia dhe besnikĂ«ria juaj, mes shumĂ« cilĂ«sive tĂ« tjera tĂ« shkĂ«lqyera, do tĂ« na mungojnĂ« thellĂ«sisht. Lutem pĂ«r forcĂ« dhe udhĂ«zim pĂ«r familjet e tyre, miqtĂ« dhe sigurisht pĂ«r AJ-nĂ« nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« jashtĂ«zakonisht tĂ« vĂ«shtirĂ«.”

Joshua, i lindur nĂ« Watford, ka rrĂ«njĂ« familjare nĂ« Sagamu – njĂ« qytet nĂ« shtetin Ogun, pranĂ« vendit ku ndodhi aksidenti.

Në momentin e aksidentit, ai ishte duke udhëtuar për të vizituar familjarët për festimet e Vitit të Ri, ka thënë një anëtar i familjes për BBC-në.

Boksieri kishte kaluar kohë në Nigeri pas fitores së tij të fundit ndaj YouTuberit amerikan të kthyer në boksier, Jake Paul, më 19 dhjetor.

Paul reagoi nĂ« platformĂ«n X pas aksidentit duke thĂ«nĂ«: “Jeta Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme se boksi. Po lutem pĂ«r jetĂ«t e humbura, pĂ«r AJ-nĂ« dhe pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« janĂ« prekur nga ky aksident fatkeq.”

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shoferi i Anthony Joshuas akuzohet për aksidentin në Nigeri që la të vdekur dy persona appeared first on Sinjali.

Numërohen mbi 97% e votave të rregullta të kandidatëve, kush janë më të votuarit?

KanĂ« mbetur edhe rreth 3 pĂ«r qind e votave pĂ«r t’u numĂ«ruar nga zgjedhjet parlamentare tĂ« 28 dhjetorit, ndĂ«rsa procesi i numĂ«rimit nĂ« vendvotime po shkon drejt pĂ«rfundimit. Me kĂ«tĂ« ritĂ«m, tashmĂ« janĂ« bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« emrat e kandidatĂ«ve mĂ« tĂ« votuar nĂ« listat e subjekteve politike.

Lëvizja Vetëvendosje prin si partia më e madhe, me gjithsej 418,481 vota.

Kandidati i saj për kryeministër, Albin Kurti, ka marrë 342,381 vota, duke udhëhequr bindshëm listën. Pas tij, në radhët e LVV-së, më të votuarit janë Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, kryetari dhe prijësi i listës, Bedri Hamza, ka siguruar 150,807 vota. I dyti në listë është renditur Arian Tahiri, ndërsa top-pesëshja plotësohet nga Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Te Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku ka marrë 79,121 vota. Pas tij, e dyta është renditur Hykmete Bajrami, ndërsa Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili mbyllin pesëshen e më të votuarve.

NdĂ«rkohĂ«, nĂ« AleancĂ«n pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s, Ramush Haradinaj ka siguruar deri mĂ« tani 40,270 vota. Top-pesĂ«shja nĂ« kĂ«tĂ« subjekt pĂ«rbĂ«het nga Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, BekĂ« Berisha dhe Agim Çeku.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numërohen mbi 97% e votave të rregullta të kandidatëve, kush janë më të votuarit? appeared first on Sinjali.

Zjarri fatal në Zvicër, flet njëri prej pronarëve të lokalit

Një nga pronarët e barit Le Constellation në Zvicër ka deklaruar se lokali ishte menaxhuar në përputhje me rregullat dhe standardet.

Jacques Moretti i tha medias zvicerane 24 Heures se ambienti ishte inspektuar tri herĂ« gjatĂ« 10 viteve dhe se “gjithçka ishte bĂ«rĂ« sipas standardeve”.

Ai refuzoi tĂ« jepte njĂ« intervistĂ« mĂ« tĂ« gjatĂ«, duke thĂ«nĂ« se “nuk ishte mirĂ«â€ pas tragjedisĂ« qĂ« ndodhi nĂ« lokal.

Ai u intervistua nga hetuesit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

The post Zjarri fatal në Zvicër, flet njëri prej pronarëve të lokalit appeared first on Sinjali.

Protesta të dhunshme në Iran për rritjen e kostos së jetesës, gjejnë vdekjen shtatë persona

Të paktën shtatë persona kanë vdekur në protestat në Iran, të nxitura nga përkeqësimi i kushteve ekonomike, përfshirë civilë dhe forca të sigurisë.

Protestat janë më të mëdhatë në Iran që nga viti 2022, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini gjatë mbajtjes nga policia. Megjithatë, protestat aktuale nuk janë aq intensive dhe gjithëkombëtare sa ato për Aminin.

Ngjarjet më të dhunshme u shënuan në qytetin Azna, ku u shpërndanë video që tregonin objekte në flakë në rrugë dhe dëgjoheshin të shtëna armësh, raporton AP.

Protestat nisën më 28 dhjetor në Teheran, pas kolapsimit të kursit të këmbimit të monedhës kombëtare kundrejt dollarit amerikan dhe rritjes së inflacionit në 52 për qind. Më pas, protestat u përhapën në disa rajone të tjera të vendit.

Gjatë ditës, presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi autoritetet e Iranit se Washingtoni do të intervenojë nëse protestuesit vriten.

NĂ« pĂ«rgjigje, njĂ« kĂ«shilltar i lartĂ« i liderit suprem tĂ« Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se “duhet tĂ« jetĂ« i kujdesshĂ«m”. Sipas tij, po qĂ« se Trumpi intervenon, do tĂ« shkaktohej kaos nĂ« tĂ« gjithĂ« Lindjen e Mesme.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protesta të dhunshme në Iran për rritjen e kostos së jetesës, gjejnë vdekjen shtatë persona appeared first on Sinjali.

Hetuesja policore bënte pushime në Prizren dhe deklarohej e sëmurë në Suedi, zbulohet mashtrimi i saj

Policia në rajonin e Stokholmit ka vërejtur se gjatë muajve të verës statistikat e pushimeve mjekësore janë rritur ndjeshëm, çka i ka shtyrë autoritetet të hetojnë shkaqet e këtij fenomeni.

Gjatë hetimeve është zbuluar një rast i veçantë, ku një hetuese policore ishte raportuar si e sëmurë tre vite radhazi, pikërisht menjëherë pas përfundimit të pushimeve vjetore, raporton media suedeze.

Sipas materialeve të hetimit, në të tri rastet, hetuesja kishte qenë me pushime në Ballkan, në Prizren. Ajo kishte aplikuar për pushim në datat përkatëse, por kërkesa nuk i ishte aprovuar. Megjithatë, në të njëjtat data, ajo ishte paraqitur si e sëmurë.

Në deklarimin e saj para policisë, ajo ka mohuar akuzat për mashtrim, duke theksuar se kishte pasur probleme shëndetësore psikike të lidhura me kthimin në punë.

“E konsideroj pĂ«r tĂ« ardhur keq, sepse kam moral shumĂ« tĂ« lartĂ« pune. GjatĂ« gjithĂ« vitit pothuajse nuk marr kurrĂ« pushim mjekĂ«sor,” ka deklaruar ajo, duke shtuar se sipas saj kishte tĂ« drejtĂ« tĂ« ishte e sĂ«murĂ« pavarĂ«sisht vendndodhjes.

“Secili ka tĂ« drejtĂ« tĂ« jetĂ« i sĂ«murĂ«, kudo qĂ« ndodhet. NĂ«se jam e sĂ«murĂ«, atĂ«herĂ« jam e sĂ«murĂ«,” ka thĂ«nĂ« hetuesja.

Megjithatë, hetimet kanë zbuluar se biletat e kthimit me avion nga pushimet në vitet 2023, 2024 dhe 2025 ishin rezervuar për data pas ditës kur ajo duhej të ishte kthyer në punë. Për ditët e raportuara si pushim mjekësor, ajo ka përfituar mbi 17 mijë korona suedeze (rreth 1,500 euro) në pagesa për sëmundje.

Tani, hetuesja policore është akuzuar për mashtrim të rëndë dhe deklarim të rremë. Sipas aktakuzës, ajo ka abuzuar me besimin publik duke kryer veprime të lidhura ngushtë në kohë, vend dhe qëllim, në cilësinë e saj si punonjëse e policisë.

Për veprën penale të mashtrimit të rëndë, ligji suedez parasheh dënim nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet burg.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hetuesja policore bënte pushime në Prizren dhe deklarohej e sëmurë në Suedi, zbulohet mashtrimi i saj appeared first on Sinjali.

KFOR dhuron pajisje mjekësore për Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës

Një ekip i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC) nga Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it ka dhuruar katër çanta traumatike Combat Lifesaver për Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës në Prishtinë.

Pajisjet, të cilat përmbajnë më shumë se 68 artikuj mjekësorë, do të mbështesin reagimin emergjent dhe aktivitetet për shpëtimin e jetës.

Gjatë ceremonisë, anëtarëve të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të Kosovës iu ndanë gjithashtu certifikata për përfundimin e kursit të Ushtrisë Amerikane për orientim në terren dhe mbijetesë, i cili përfshinte mësim teorik në klasë dhe trajnim praktik në terren.

Kjo iniciativë thekson përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për bashkëpunim me partnerët lokalë në mbështetje të sigurisë dhe qëndrueshmërisë në mbarë Kosovën.

KFOR-i vazhdon tĂ« zbatojĂ« mandatin e tij – tĂ« bazuar nĂ« RezolutĂ«n 1244 tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ« tĂ« vitit 1999 – pĂ«r tĂ« kontribuar nĂ« njĂ« mjedis tĂ« sigurt dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ« njerĂ«zit qĂ« jetojnĂ« nĂ« KosovĂ« dhe nĂ« garantimin e lirisĂ« sĂ« lĂ«vizjes, nĂ« çdo kohĂ« dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paanshme. KFOR-i punon nĂ« koordinim tĂ« ngushtĂ« me PolicinĂ« e KosovĂ«s dhe Misionin e Bashkimit Evropian pĂ«r Sundimin e Ligjit nĂ« KosovĂ« (EULEX), nĂ« rolet e tyre pĂ«rkatĂ«se si reagues tĂ« sigurisĂ«.”, thuhet nĂ« njoftim tĂ« KFOR-it.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KFOR dhuron pajisje mjekësore për Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës appeared first on Sinjali.

❌