❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

KINEMA – Mickey Rourke hap GoFundMe pĂ«r t’i shpĂ«tuar dĂ«bimit nga shtĂ«pia

NJU  JORK, 5 janar /ATSH/ – Aktori i njohur amerikan Mickey Rourke , 73 vjeç, po pĂ«rballet me rrezikun e dĂ«bimit nga banesa e tij nĂ« Los Anxheles, pasi nuk ka paguar qiranĂ«, sipas “ The Hollywood Reporter” .

Sipas dokumenteve ligjore, Rourke ka grumbulluar rreth 59 100 dollarë qira të papaguara për një shtëpi me tre dhoma gjumi që e ka marrë me qira në vitin 2025.

Për këtë arsye, pronari i banesës ka nisur procedurat për dëbim dhe po kërkon gjithashtu mbulimin e shpenzimeve ligjore.

Fushatë GoFundMe me miratimin e aktorit

PĂ«r tĂ« shmangur dĂ«bimin, Ă«shtĂ« hapur njĂ« fushatĂ« GoFundMe me titull “Help Mickey Rourke Stay in His Home” (“Ndihmoni Mickey Rourke tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij”).

Fushata është hapur nga Liya-Joelle Jones, pjesë e ekipit të tij të menaxhimit, me miratimin e plotë të aktorit.

QĂ«llimi i fushatĂ«s Ă«shtĂ« mbledhja e 100 000 dollarĂ«ve, shumĂ« qĂ« do tĂ« shĂ«rbejĂ« pĂ«r tĂ« mbuluar borxhin e qirasĂ« dhe pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« aktorit njĂ« stabilitet tĂ« pĂ«rkohshĂ«m financiar. Brenda njĂ« kohe tĂ« shkurtĂ«r, janĂ« mbledhur dhjetĂ«ra mijĂ«ra dollarĂ« nga fansa dhe mbĂ«shtetĂ«s.

Rourke kishte marrë shtëpinë me qira në muajin mars 2025, me një pagesë fillestare prej rreth 5 200 dollarësh në muaj, e cila më vonë u rrit në afro 7 000 dollarë./ /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post KINEMA – Mickey Rourke hap GoFundMe pĂ«r t’i shpĂ«tuar dĂ«bimit nga shtĂ«pia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOLUMBI – Petro: Gati tĂ« marrim sĂ«rish armĂ«t pĂ«rballĂ« kĂ«rcĂ«nimeve tĂ« Trump

BOGOTA, 5 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti kolumbian Gustavo Petro, ish-guerrilas, deklaroi sot se do tĂ« marrĂ« sĂ«rish armĂ«t, nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« kĂ«rcĂ«nimeve tĂ« homologut tĂ« tij amerikan Donald Trump, nĂ« njĂ« klimĂ« tensioni nĂ« rritje mes dy vendeve pas operacionit ushtarak amerikan nĂ« VenezuelĂ«.

”Kam bĂ«rĂ« betim tĂ« mos prek mĂ« armĂ« qĂ« nga marrĂ«veshja e paqes e vitit 1989, por pĂ«r atdheun do t’i marr sĂ«rish armĂ«t”, shkroi presidenti i majtĂ« kolumbian nĂ« platformĂ«n X.

Donald Trump deklaroi tĂ« dielĂ«n, nĂ« bordin e ”Air Force One”, se njĂ« operacion nĂ« Kolumbi, i ngjashĂ«m me atĂ« tĂ« zhvilluar nĂ« VenezuelĂ«, i dukej ”njĂ« ide e mirĂ«â€.

Ai akuzoi Gustavo Petro pĂ«r trafik droge drejt Shteteve tĂ« Bashkuara, duke paralajmĂ«ruar se ai ”nuk do ta bĂ«nte kĂ«tĂ« pĂ«r shumĂ« gjatĂ«â€./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post KOLUMBI – Petro: Gati tĂ« marrim sĂ«rish armĂ«t pĂ«rballĂ« kĂ«rcĂ«nimeve tĂ« Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

METEO – DĂ«bora dhe akulli shkaktojnĂ« kaos nĂ« EuropĂ«

LONDËR, 5 janar /ATSH-DPA/ – DĂ«bora, shiu dhe temperaturat e ulĂ«ta shkaktuan sot kaos nĂ« shumĂ« vende tĂ« EvropĂ«s, ndĂ«rsa njerĂ«zit u kthyen nĂ« punĂ« pas pushimeve.

Rreth 450 fluturime u anuluan nĂ« aeroportin ”Schiphol” tĂ« Amsterdamit, dhe shĂ«rbimet e trenave nĂ« kryeqytetin holandez dhe rajonin e Utrehtit u pezulluan, njoftuan operatorĂ«t.

Po ashtu pati vonesa të shumta në shërbimet hekurudhore në Poloni.

NĂ« RepublikĂ«n Çeke, temperaturat u ulĂ«n nĂ« minus 30,6 gradĂ« celsius nĂ« pyjet bohemiane, nĂ« kufi me GjermaninĂ«.

Aksidente të shumta  ndodhën në rrugët e ngrira, sidomos në zonat e ulëta malore.

Në Skoci, qindra shkolla mbetën të mbyllura në mëngjes për shkak të kushteve të pafavorshme.

Ndërprerje lokale u shënuan edhe në Francë, ndërsa dëbora e madhe mbuloi Ballkanin, veçanërisht Bosnje-Hercegovinën dhe Rumaninë.

Në rajonin e Karpateve, në Transilvani, disa fshatra mbetën të izoluar për shkak të rrugëve të bllokuara nga bora.

Në Suedi, fluturimet u anuluan gjithashtu në aeroportin e Stokholmit, dhe parashikohen reshje të reja dëbore në mbrëmje.

Në Austri, meteorologët paralajmërua për mot të ftohtë për pjesën perëndimore të vendit, me temperatura që mund të arrijnë nesër në minus 17 gradë Celsius./   /Ad.Ab./

The post METEO – DĂ«bora dhe akulli shkaktojnĂ« kaos nĂ« EuropĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PARIS – 10 tĂ« dĂ«nuar pĂ«r ngacmim kibernetik kundĂ«r Brigitte Macron

PARIS, 5 janar /ATSH-AFP/ – DhjetĂ« persona qĂ« ngacmuan nĂ« internet Brigitte Macron, tĂ« akuzuar pĂ«r pĂ«rhapjen ose transmetimin e fyerjeve dhe thashethemeve nĂ« lidhje me gjininĂ« e saj dhe diferencĂ«n nĂ« moshĂ« me presidentin francez, u dĂ«nuan sot nĂ« Paris me burgim deri nĂ« gjashtĂ« muaj, shumica prej tĂ« cilĂ«ve morĂ«n dĂ«nime me kusht.

”TetĂ« tĂ« pandehur u dĂ«nuan me burgim me kusht nga katĂ«r deri nĂ« tetĂ« muaj pĂ«r qĂ«llim pĂ«r tĂ« dĂ«mtuar paditĂ«sen, duke pĂ«rdorur terma keqdashĂ«se, degraduese dhe fyese nĂ« lidhje me pedofilinĂ« e saj tĂ« dyshuar”, shpjegoi kryetari i trupit gjykues, Thierry Donnard.
Një dënim me gjashtë muaj burg iu dha njërit prej të pandehurve për shkak të mungesës së tij në seancën dëgjimore.

Vendimi i sotëm në Francë është një pararendës i një gjyqi shumë më të madh që pritet të zhvillohet në SHBA, ku familja Macron ka ngritur një padi për shpifje kundër influencueses së krahut të djathtë Candace Owens, e cila gjithashtu ka shprehur teori konspiracioni në lidhje me gjininë e Zonjës së Parë, sipas BBC.

Ata pretenduan se ajo “shpĂ«rfilli tĂ« gjitha provat e besueshme qĂ« hedhin poshtĂ« pretendimin e saj nĂ« favor tĂ« platformĂ«s sĂ« teoricienĂ«ve tĂ« njohur tĂ« konspiracionit dhe shpifĂ«sve tĂ« provuar”.

Owens i ka pĂ«rsĂ«ritur rregullisht pretendimet nĂ« podkastet e saj dhe kanalet e mediave sociale, dhe nĂ« mars 2024 deklaroi se do tĂ« vinte “tĂ« gjithĂ« reputacionin e saj profesional” nĂ« besimin e saj se zonja Macron â€œĂ«shtĂ« nĂ« fakt burrĂ«â€.

Një teori konspiracioni që pretendon se Brigitte Macron është një grua transgjinore ka qarkulluar që kur burri i saj u zgjodh për herë të parë në vitin 2017.

Brigitte Macron u takua për herë të parë me bashkëshortin e saj të tanishëm kur ajo ishte mësuese në shkollën e tij të mesme.

Çifti u martua nĂ« vitin 2007, kur presidenti i ardhshĂ«m francez ishte 29 vjeç dhe ajo ishte nĂ« mesin e tĂ« 50-ave./   /Ad.Ab./  a.jor.

The post PARIS – 10 tĂ« dĂ«nuar pĂ«r ngacmim kibernetik kundĂ«r Brigitte Macron appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITALI – Meloni: Pa Maduron, njĂ« shpresĂ« e re pĂ«r VenezuelĂ«n

ROMË, 5 janar /ATSH-ANSA/ – NjĂ« faqe e re shprese pĂ«r popullin venezuelian me largimin e Maduros, u shpreh kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatĂ« njĂ« bisede telefonike me lideren e opozitĂ«s venezueliane dhe fituesen e çmimit Nobel pĂ«r Paqen, MarĂ­a Corina Machado.

Biseda vjen pas kontaktit që Machado pati edhe me presidentin francez Emmanuel Macron, lidhur me perspektivat për një tranzicion paqësor dhe demokratik në Karakas.

”Largimi i Maduros pĂ«rfaqĂ«son pĂ«r qytetarĂ«t e VenezuelĂ«s shpresĂ«n pĂ«r t’u rikthyer te gĂ«zimi i parimeve bazĂ« tĂ« demokracisĂ« dhe shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s”, ishte bindja e pĂ«rbashkĂ«t e dy lidereve.

”Telefonata me Machado (sĂ« fundmi e pĂ«rjashtuar nga Trump pĂ«r sa i pĂ«rket udhĂ«heqjes sĂ« mundshme tĂ« vendit) tregon afĂ«rsinĂ« e ItalisĂ« me popullin venezuelian dhe vĂ«mendjen ndaj zhvillimeve tĂ« çështjes”, theksojnĂ« burime nga partia nĂ« pushtet.

Ndërkohë, më shumë se 24 orë pas sulmit amerikan ndaj Venezuelës, Matteo Salvini thyen heshtjen.

Në pak rreshta të publikuara në Instagram, ai shpreh një qëndrim të ndryshëm nga pozicioni zyrtar i qeverisë.

”Askush nuk do tĂ« ndiejĂ« nostalgji pĂ«r Maduron, pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r varfĂ«rimin dhe shtypjen e popullit tĂ« tij pĂ«r vite me radhĂ«â€, nis deklarata e Salvinit.

”MegjithatĂ« rruga kryesore pĂ«r zgjidhjen e mosmarrĂ«veshjeve ndĂ«rkombĂ«tare dhe pĂ«rfundimin e konflikteve duhet tĂ« kthehet te diplomacia, duke respektuar tĂ« drejtĂ«n e popujve pĂ«r tĂ« vendosur pĂ«r tĂ« ardhmen e tyre”, shton ai./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post ITALI – Meloni: Pa Maduron, njĂ« shpresĂ« e re pĂ«r VenezuelĂ«n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump paralajmĂ«ron lideren e re tĂ« VenezuelĂ«s, Rodriguez, pĂ«rpara betimit

UASHINGTON, 5 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump i ka lĂ«shuar njĂ« paralajmĂ«rim tĂ« ashpĂ«r udhĂ«heqĂ«ses sĂ« re tĂ« VenezuelĂ«s, Delcy RodrĂ­guez, pĂ«rpara betimit tĂ« saj nĂ« detyrĂ«, duke thĂ«nĂ« se ajo mund tĂ« “paguajĂ« njĂ« çmim shumĂ« tĂ« madh, ndoshta mĂ« tĂ« madh se Maduro”, nĂ«se “nuk bĂ«n atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« e drejtĂ«â€, sipas BBC.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “The Atlantic”, Trump shtoi se pĂ«r VenezuelĂ«n “ndryshimi i regjimit, sido qĂ« ta quani, Ă«shtĂ« mĂ« i mirĂ« se ai qĂ« keni tani”.

Nga ana e saj, në mbledhjen e parë të kabinetit, Rodríguez, e cila pritet të betohet sot, iu drejtua drejtpërdrejt Trumpit me një apel.

“Popujt tanĂ« dhe rajoni ynĂ« meritojnĂ« paqe dhe dialog, jo luftĂ«â€, tha ajo.

Ndërkohë, ish-presidenti Nicolas Maduro pritet të dalë para një gjykate në Nju Jork, pasi u kap së bashku me bashkëshorten e tij gjatë sulmeve ajrore amerikane në Venezuelë të shtunën.

Ai përballet me akuza që lidhen me trafik droge, të cilat i mohon.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi gjatĂ« fundjavĂ«s se Shtetet e Bashkuara janĂ« nĂ« luftĂ« “kundĂ«r organizatave tĂ« trafikut tĂ« drogĂ«s”, dhe jo kundĂ«r vetĂ« VenezuelĂ«s. /Ad.Ab./ a.jor.

The post SHBA – Trump paralajmĂ«ron lideren e re tĂ« VenezuelĂ«s, Rodriguez, pĂ«rpara betimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – NjĂ« avion i ”Air France” bĂ«n ulje tĂ« detyruar nĂ« Mynih

MYNIH, 5 janar /ATSH-DPA/ – NjĂ« avion i “Air France”, qĂ« po fluturonte drejt Parisit, u detyrua tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« ulje tĂ« paplanifikuar nĂ« Mynih dje nĂ« mbrĂ«mje, pasi nĂ« bord u ndje njĂ« erĂ« djegieje, bĂ«ri tĂ« ditur sot njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i aeroportit.

”Askush nuk u lĂ«ndua”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si, duke shtuar se ”avioni arriti tĂ« lĂ«vizĂ« vetĂ« drejt vendit tĂ« parkimit”.

Pasagjerët u dërguan në hotele .

Numri i saktë i tyre nuk ishte menjëherë i qartë, por zëdhënësi theksoi se në bord ndodheshin me siguri më shumë se 200 persona, duke pasur parasysh tipin e avionit.

Fluturimi ishte nisur nga Bejruti dhe ishte planifikuar fillimisht tĂ« ulej nĂ« aeroportin “Charles de Gaulle” nĂ« Paris.

Shkaku i erës së djegies nuk ishte menjëherë i qartë.

“Avioni ndodhet ende kĂ«tu”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si sot nĂ« mĂ«ngjes, duke shtuar se linja ajrore do tĂ« merret tani me rastin./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post GJERMANI – NjĂ« avion i ”Air France” bĂ«n ulje tĂ« detyruar nĂ« Mynih appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump ripohon dĂ«shirĂ«n e tij pĂ«r njĂ« GroenlandĂ« amerikane, pas kundĂ«rshtimit tĂ« DanimarkĂ«s

UASHINGTON, 5 janar /ATSH-AFP/ – Donald Trump riafirmoi dje nĂ« mbrĂ«mje dĂ«shirĂ«n e tij pĂ«r tĂ« parĂ« GroenlandĂ«n tĂ« vihet nĂ«n kontrollin amerikan, pasi kryeministri danez i kĂ«rkoi Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« “ndĂ«rpresin kĂ«rcĂ«nimet” e tyre pĂ«r tĂ« aneksuar territorin.

Ndërhyrja ushtarake amerikane në Venezuelë, e cila nxori në pah interesin e Donald Trump për burimet e saj të mëdha të naftës në vend, ka ringjallur frikën për Groenlandën, e cila lakmohet nga presidenti amerikan për burimet e saj të rëndësishme minerale dhe vendndodhjen strategjike.

“Ne kemi nevojĂ« pĂ«r GroenlandĂ«n nga njĂ« kĂ«ndvĂ«shtrim i sigurisĂ« kombĂ«tare, dhe Danimarka nuk do tĂ« jetĂ« nĂ« gjendje tĂ« kujdeset pĂ«r tĂ«,” pĂ«rsĂ«riti presidenti amerikan pĂ«r gazetarĂ«t nĂ« bordin e “Air Force One”, dje nĂ« mbrĂ«mje.

“Do tĂ« kujdesemi pĂ«r GroenlandĂ«n pas rreth dy muajsh
 le tĂ« flasim pĂ«r GroenlandĂ«n pas 20 ditĂ«sh”, shtoi ai.

Më parë, Donald Trump e kishte nxitur kryeministren daneze Mette Frederiksen të thyente heshtjen e saj.

Kur u pyet nĂ« njĂ« intervistĂ« telefonike nga “The Atlantic” nĂ« lidhje me implikimet e operacionit ushtarak nĂ« VenezuelĂ« pĂ«r GroenlandĂ«n, Trump tha se u takon partnerĂ«ve tĂ« tij t’i vlerĂ«sojnĂ« ata, sipas revistĂ«s.
“Ata do tĂ« duhet tĂ« vendosin vetĂ«. VĂ«rtet nuk e di”, tha Trump, duke shtuar se “ne absolutisht kemi nevojĂ« pĂ«r GroenlandĂ«n. Ne kemi nevojĂ« pĂ«r mbrojtjen tonĂ«â€./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post SHBA – Trump ripohon dĂ«shirĂ«n e tij pĂ«r njĂ« GroenlandĂ« amerikane, pas kundĂ«rshtimit tĂ« DanimarkĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Pas kapjes, Maduro po mbahet nĂ« burgun famĂ«keq tĂ« Bruklinit

NJU JORK, 4 janar /ATSH/ – Burgu i Bruklinit, qĂ« mban presidentin venezuelian, NicolĂĄs Maduro Ă«shtĂ« njĂ« strukturĂ« kaq problematike, saqĂ« disa gjyqtarĂ« kanĂ« refuzuar tĂ« dĂ«rgojnĂ« njerĂ«z atje, edhe pse aty janĂ« mbajtur tĂ« burgosur tĂ« famshĂ«m si yjet e muzikĂ«s R. Kelly dhe Sean “Diddy” Combs, sipas, AP.

E hapur në fillim të viteve 1990, Qendra Metropolitane e Paraburgimit, ose MDC Brooklyn, aktualisht strehon rreth 1 300 të burgosur.
ËshtĂ« vendi rutinĂ« pĂ«r njerĂ«zit qĂ« presin gjyqin nĂ« gjykatat federale nĂ« Manhattan dhe Bruklin, ku mbahen tĂ« dyshuar gangsterĂ« dhe trafikantĂ« droge sĂ« bashku me disa njerĂ«z tĂ« akuzuar pĂ«r krime tĂ« jakĂ«s sĂ« bardhĂ«.

Një turmë emigrantësh venezuelianë, shumë të mbështjellë me flamuj, u mblodhën në trotuaret jashtë burgut të shtunën në mbrëmje për të festuar kapjen e Maduros.

Turma brohoriti ndërsa autokolona e zbatimit të ligjit që besohet se mbante udhëheqësin e rrëzuar dhe gruan e tij mbërriti në burg.

Maduro nuk është presidenti i parë i një vendi që është mbyllur atje.
Juan Orlando Hernandez, ish-presidenti i Hondurasit, u burgos në MDC Brooklyn ndërsa ishte në gjyq për trafikimin e qindra ton kokainë në SHBA.

I dënuar me 45 vjet burg, Hernåndez u fal dhe u lirua nga presidenti Donald Trump në dhjetor./ /Ad.Ab./

The post SHBA – Pas kapjes, Maduro po mbahet nĂ« burgun famĂ«keq tĂ« Bruklinit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fletoret e Camus, një dritare në mendimin e tij

NJU JORK, 4 janar /ATSH/ – Botimi “The Complete Notebooks” sjell pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« tĂ« mbledhura nĂ« njĂ« vĂ«llim tĂ« vetĂ«m tĂ« gjitha shĂ«nimet e Albert Camus, nga viti 1935 deri mĂ« 1959, duke ofruar njĂ« pasqyrĂ« tĂ« rrallĂ« mbi mendimin e brendshĂ«m tĂ« shkrimtarit dhe filozofit francez, sipas “New York Times”.

Në artikull kritiku Dwight Gamer e përshkruan librin si një dokument thelbësor për të kuptuar jo jetën private të Camus, por procesin e tij intelektual dhe krijues.

Ndryshe nga ditarët klasikë, fletoret e Camus përmbajnë shumë pak elemente autobiografike.

Ato shmangin rrëfimin personal dhe fokusohen kryesisht në ide filozofike, shënime letrare dhe reflektime morale. Camus shfaqet si një njeri thellësisht privat, që e konsideronte rrëfimin intim dhe thashethemin si diçka të neveritshme.

NĂ« kĂ«to shĂ«nime gjenden embrionet e veprave tĂ« tij mĂ« tĂ« njohura, si “I huaji”, “Mortaja” dhe “RĂ«nia”.

Ato dëshmojnë për përpjekjen e vazhdueshme të Camus për të kuptuar absurditetin e ekzistencës, izolimin njerëzor, fajin dhe përgjegjësinë morale.

Sipas artikullit, romane të tilla mbeten forma më e plotë dhe më e qartë e mendimit të tij, krahasuar me fragmentet shpesh të thata të fletoreve.

Artikulli kujton edhe debatet e hershme kritike rreth këtyre shënimeve, nga vlerësimi entuziast i A.J. Liebling deri te kritika e ashpër e Susan Sontag, e cila vinte në dyshim peshën filozofike të Camus.

Vetë Garner pranon se, pas leximit të plotë, anon më shumë nga qëndrimi skeptik i Sontag-ut, duke i konsideruar fletoret interesante, por jo gjithmonë madhore.

Fletoret përfshijnë gjithashtu reflektime mbi politikën, kritikët letrarë dhe shoqërinë franceze, shpesh me ironi dhe sarkazëm. Krahas tyre, shfaqet edhe ana sensuale e Camus: dashuria për diellin mesdhetar, notin, udhëtimet e thjeshta dhe kafenetë modeste, larg luksit dhe pompozitetit.

NĂ« pĂ«rfundim, “The Complete Notebooks” paraqitet si njĂ« vepĂ«r qĂ« kĂ«rkon durim dhe vĂ«mendje nga lexuesi.

E  si sot më 1960 filozofi i shquar francez   humbi jetën në moshën 46-vjeçare në një aksident automobilistik pranë Villeblevin, në Francë. /Ad.Ab./

 

The post Fletoret e Camus, një dritare në mendimin e tij appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – AeroplanĂ« britanikĂ« dhe francezĂ« godasin njĂ« objekt tĂ« dyshuar tĂ« IS nĂ« Siri

DAMASK, 4 janar /ATSH/ – AeroplanĂ« britanikĂ« dhe francezĂ« kryen njĂ« sulm ajror nĂ« Siri, duke goditur njĂ« objekt nĂ«n tokĂ« ku dyshohet se militantĂ«t e Shtetit Islamik (IS) ruanin armĂ« dhe eksplozivĂ«, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e BritanisĂ« sĂ« Madhe, sipas NBC.

Sipas deklaratës së Ministrisë së mbrojtjes, sulmet ndodhën në një strukturë në male, pak mbi qytetin historik të Palmiras në provincën Homs.

Britania dhe Franca janë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja që lufton militantët e IS për më shumë se një dekadë.

Ministria tha se forcat britanike pĂ«rdorĂ«n avionĂ«t luftarakĂ« “Typhoon FGR4” dhe bashkĂ«punuan me avionĂ«t francezĂ« nĂ« kĂ«tĂ« sulm tĂ« pĂ«rbashkĂ«t.

AvionĂ«t britanikĂ« pĂ«rdorĂ«n bomba tĂ« drejtuara “Paveway IV” pĂ«r tĂ« goditur disa tunele qĂ« çonin tek objekti.

Njoftimet e  para tregojnĂ« se “objekti u godit me sukses”.

“Ky veprim tregon udhĂ«heqjen dhe vendosmĂ«rinĂ« e BritanisĂ« pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar krah pĂ«r krah me aleatĂ«t tanĂ« dhe pĂ«r tĂ« zhdukur çdo ringjallje tĂ« IS dhe ideologjitĂ« e tij tĂ« dhunshme nĂ« Lindjen e Mesme,” tha sekretari i Mbrojtjes, John Healey. /Ad.Ab./

The post FOKUS – AeroplanĂ« britanikĂ« dhe francezĂ« godasin njĂ« objekt tĂ« dyshuar tĂ« IS nĂ« Siri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Starmer: 2026 mund tĂ« jetĂ« viti i hapave tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt paqes nĂ« UkrainĂ«

LONDËR, 4 janar /ATSH – DPA/ Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se viti 2026 mund tĂ« shĂ«nojĂ« “pĂ«rparim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m” drejt arritjes së  paqes nĂ« UkrainĂ«.

Ai tha se tani ka më shumë zhvillime konkrete se kurrë më parë lidhur me gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të ofruar garanci sigurie për vendin e shkatërruar nga lufta.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r emisionin  “Sunday With Laura Kuenssberg”, Starmer paralajmĂ«roi se presidenti rus Vladimir Putin mund ta ndalĂ« pĂ«rkohĂ«sisht pushtimin, por “do tĂ« kthehet sĂ«rish” nĂ«se nuk vendosen garanci tĂ« forta sigurie nĂ« rast tĂ« njĂ« marrĂ«veshjeje paqeje.

Deklaratat vijnĂ« pĂ«rpara njĂ« takimi tĂ« planifikuar tĂ« “Koalicionit tĂ« tĂ« GatshmĂ«ve” nĂ« Paris tĂ« martĂ«n, ku do tĂ« marrĂ« pjesĂ« edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ky i fundit ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se gjatĂ« kĂ«saj vizite do tĂ« ketĂ« edhe bisedime me pĂ«rfaqĂ«sues amerikanĂ«.

Starmer tha se ka pasur “pĂ«rparim serioz” si nĂ« planin amerikan, ashtu edhe nĂ« punĂ«n e “Koalicionit tĂ« tĂ« GatshmĂ«ve”, duke shtuar se njĂ« nga çështjet kryesore tĂ« diskutimit do tĂ« jetĂ« integrimi i propozimeve amerikane me planet e koalicionit.

Ai theksoi se tashmë ekzistojnë plane ushtarake dhe se fokusi është te mënyra se si këto iniciativa mund të bashkërendohen për të ofruar garanci sigurie më të forta se më parë.

Pa qenë tepër optimist, kryeministri britanik u shpreh se viti 2026 mund të jetë vendimtar për hapa konkretë drejt paqes në Ukrainë, duke nënvizuar se kjo do të kishte një ndikim të madh edhe për Britaninë e Madhe.

Starmer theksoi gjithashtu se nuk do tĂ« zgjidhte kurrĂ« mes SHBA-sĂ« dhe EvropĂ«s, por pranoi se Evropa Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« “tepĂ«r e varur” nga Amerika. Ai nĂ«nvizoi nevojĂ«n qĂ« vendet evropiane tĂ« rrisin bashkĂ«punimin nĂ« mbrojtje, siguri dhe inteligjencĂ«.

PĂ«rsa i pĂ«rket territoreve lindore, ai tha se e ardhmja e Donetskut dhe Luhanskut mbetet njĂ« pikĂ« e vĂ«shtirĂ«, duke theksuar se vendimet pĂ«r territorin duhet t’i takojnĂ« vetĂ«m UkrainĂ«s. /Ad.Ab./

 

The post BM – Starmer: 2026 mund tĂ« jetĂ« viti i hapave tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt paqes nĂ« UkrainĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Ministri Jones : Tranzicioni paqĂ«sor sa mĂ« shpejtĂ« nĂ« VenezuelĂ«

LONDËR, 4 janar /ATSH-DPA/ – NjĂ« tranzicion “paqĂ«sor” i pushtetit nĂ« VenezuelĂ« duhet tĂ« arrihet shpejt, ka deklaruar njĂ« ministĂ«r i kabinetit britanik, pasi presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara do ta “drejtojnĂ«â€ vendin derisa tĂ« formohet njĂ« qeveri e re.

Darren Jones, sekretari kryesor i kryeministrit britanik, Keir Starmer, tha se Britania e Madhe nuk ishte e përfshirë në operacionin amerikan dhe as nuk ishte informuar paraprakisht për sulmet ndaj Karakasit.

Ai refuzoi të komentojë mbi ligjshmërinë e veprimit, duke theksuar se vlerësimi i tillë i takon gjykatave ndërkombëtare.

Jones nënvizoi se prioriteti kryesor pas zhvillimeve të 48 orëve të fundit duhet të jetë arritja e një tranzicioni paqësor drejt një udhëheqjeje që gëzon mbështetjen e popullit venezuelian, duke shtuar se nuk i takon një vendi të tretë të vendosë për të ardhmen politike të Venezuelës.

Presidenti Trump deklaroi se udhĂ«heqĂ«si venezuelian Nicolas Maduro dhe bashkĂ«shortja e tij janĂ« nxjerrĂ« nga vendi dhe janĂ« paditur pĂ«r akuza “narko-terrorizmi”. Sipas tij, SHBA-ja do tĂ« “drejtojĂ«â€ VenezuelĂ«n pĂ«rkohĂ«sisht, derisa tĂ« realizohet njĂ« transferim pushteti i sigurt dhe i rregullt.

Trump tha gjithashtu se administrata amerikane synon tĂ« ndĂ«rhyjĂ« nĂ« sektorin e naftĂ«s sĂ« VenezuelĂ«s, duke “rregulluar” infrastrukturĂ«n dhe duke shitur sasi tĂ« mĂ«dha nafte nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare.

Veprimi është përshkruar si ndërhyrja më e ashpër amerikane për ndryshim regjimi që nga pushtimi i Irakut në vitin 2003.

Kryeministri britanik  Starmer ka shmangur kritikat e drejtpërdrejta ndaj Uashingtonit, duke theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve të sigurisë dhe inteligjencës me SHBA-në.

Ai pranoi se ekzistojnë dallime pikëpamjesh me presidentin Trump, por theksoi se ruajtja e partneritetit me Uashingtonin është në interesin kombëtar të Britanisë së Madhe. /Ad.Ab./

The post BM – Ministri Jones : Tranzicioni paqĂ«sor sa mĂ« shpejtĂ« nĂ« VenezuelĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SERBI – Vuçiç: Armatosja e PrishtinĂ«s kĂ«rcĂ«non sovranitetin e SerbisĂ«

BEOGRAD, 4 janar /ATSH-TANJUG/ – Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se vendi po pĂ«rballet me njĂ« botĂ« ku e drejta publike ndĂ«rkombĂ«tare dhe Karta e Kombeve tĂ« Bashkuara nuk funksionojnĂ« mĂ«.

Ai shprehu shqetësimin për armatosjen e Prishtinës teksa theksoi se kjo shkel Rezolutën 1244 të OKB-së.

Vuçiç tha se një aleancë e sapoformuar midis Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sovranitetin e Serbisë.

“Ne po pĂ«rgatitemi pĂ«r mbrojtje kundĂ«r atyre qĂ« nuk i fshehin mĂ« kĂ«rcĂ«nimet e tyre”, deklaroi Vuçiç.

Ai njoftoi plane për të forcuar njësitë speciale dhe për të dyfishuar kapacitetin ushtarak të Serbisë brenda 18 muajve.

Sipas tij Serbia duhet të mbështetet te vetja, pasi asnjë fuqi e jashtme nuk do të ndërhynte për të ndihmuar nëse aktorët rajonalë do të lëviznin kundër vendit.

Ai foli gjithashtu për ndryshimet e regjistruara globale nën drejtimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Vuçiç vuri në dukje se Trump ka krijuar një agjenci të specializuar brenda Shtëpisë së Bardhë të dedikuar për të siguruar dominimin global të energjisë të SHBA-së.

Duke reflektuar mbi ngjarjet e fundit në Venezuelë dhe përmbysjen e Bashar al-Assad në Siri, Vuçiç tha se interesat globale diktohen nga nafta dhe jo nga jetët njerëzore.

Sipas tij nuk ka rrezik tĂ« menjĂ«hershĂ«m agresioni dhe se Serbia duhet tĂ« ruajĂ« paqen nĂ« njĂ« botĂ« ku “asnjĂ« rregull nuk zbatohet mĂ«â€. /Ad.Ab./

The post SERBI – Vuçiç: Armatosja e PrishtinĂ«s kĂ«rcĂ«non sovranitetin e SerbisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VENEZUELË – Gjykata e LartĂ«: Rodrigues, presidente nĂ« detyrĂ«

ROMË, 4 janar /ATSH-ANSA/ – Gjykata e  LartĂ« e  VenezuelĂ«s  ka shpallur se zĂ«vendĂ«spresidentja Delcy RodrĂ­guez do tĂ« marrĂ« pĂ«rsipĂ«r detyrat dhe fuqitĂ« e Presidentit nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rkohshme.

Vendimi vjen pas situatës së tensionuar politike dhe ndërhyrjeve ndërkombëtare që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit.

Sipas vendimit të gjykatës, Rodríguez do të udhëheqë vendin derisa të sigurohet një tranzicion i rregullt dhe i qëndrueshëm dhe të kthehet funksionimi normal i institucioneve.

Ajo ka marrë fuqinë e plotë ekzekutive dhe do të përfaqësojë Venezuelën në çdo marrëveshje dhe çështje ndërkombëtare gjatë periudhës në detyrë.

Ky veprim vjen në një moment të ndjeshëm, pasi presidenti Nicolas Maduro u kap nga trupat amerikane dhe u largua nga vendi në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të forcave amerikane.

Gjykata e Venezuelës e ka konsideruar të domosdoshme emërimin e një lidershipi të përkohshëm për të ruajtur stabilitetin.

Ndërkohë, qytetarët dhe organizatat ndërkombëtare po ndjekin me vëmendje situatën, duke shprehur shqetësim për mundësinë e konflikteve të brendshme dhe për ndikimin mbi ekonominë dhe mirëqenien e popullit.

Vendimi i gjykatës ka nxitur reagime të ndryshme ndërkombëtare.

Disa vende e kanë pranuar emërimin e Rodriguez si një hap të nevojshëm për ruajtjen e qeverisjes dhe rendit, ndërsa të tjerë e shohin si një zhvillim të diskutueshëm që mund të komplikojë më tej situatën politike.

Në përfundim, Rodriguez do të kryejë funksionet e presidentit deri në arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme politike, ndërsa komuniteti ndërkombëtar dhe qytetarët mbeten të vëmendshëm për çdo zhvillim të ri që mund të ndikojë në të ardhmen e Venezuelës. /Ad.Ab./

The post VENEZUELË – Gjykata e LartĂ«: Rodrigues, presidente nĂ« detyrĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VATIKAN – Papa Leone XIV: TĂ« garantohet sovraniteti i VenezuelĂ«s dhe tĂ« sigurohet forca e ligjit

VATIKAN, 4 janar /ATSH-ANSA/ – Papa Leone XIV ka shprehur shqetĂ«simin e thellĂ« pĂ«r situatĂ«n aktuale nĂ« VenezuelĂ«, gjatĂ« lutjes sĂ« Angelus nĂ« Sheshin ShĂ«n Pjetri.

Ai theksoi nevojën që populli venezuelan të vendoset në qendër të çdo zgjidhjeje dhe të merren masa për të siguruar paqen dhe drejtësinë.

Papa bëri thirrje që të respektohet sovraniteti i Venezuelës, si dhe sundimi i ligjit, sipas Kushtetutës së vendit.

Ai kërkoi gjithashtu që të ruhen të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Një tjetër theks i rëndësishëm ishte kujdesi për të varfrit dhe ata që vuajnë nga kriza ekonomike, duke sugjeruar se çdo zgjidhje politike duhet të përqendrohet mbi mirëqenien e popullit.

Papa gjithashtu bëri thirrje përpjekje për për pajtimin dhe bashkëpunimin brenda vendit, duke shmangur dhunën dhe konfliktet.
Fjala e Papës vjen pas një operacioni ndërkombëtar në Venezuelë, ku Presidenti Nicolås Maduro u kap nga forcat amerikane dhe u dërgua jashtë vendit për akuza të rënda. Pas kësaj, Zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez u shpall presidente në detyrë nga autoritetet vendase

Në përfundim, Papa Leone XIV bëri apel që çdo vendim politik të marrë parasysh interesin e popullit, të respektojë sovranitetin dhe të drejtat e qytetarëve, dhe të punojë për një të ardhme paqësore dhe të drejtë për Venezuelën. /Ad.Ab./

The post VATIKAN – Papa Leone XIV: TĂ« garantohet sovraniteti i VenezuelĂ«s dhe tĂ« sigurohet forca e ligjit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

METEO – Moti i keq shkakton probleme ne BritaninĂ« e Madhe

LONDËR, 4 janar /ATSH – DPA/ – ParalajmĂ«rimet e verdha pĂ«r dĂ«borĂ« dhe akull mbeten nĂ« fuqi pĂ«r disa pjesĂ« tĂ« BritanisĂ« sĂ« Madhe ndĂ«rsa veriu i SkocisĂ« po pĂ«rgatitet pĂ«r ndĂ«rprerje tĂ« mĂ«tejshme tĂ« udhĂ«timeve pĂ«r shkak tĂ« motit tĂ« keq.

Reshje të dendura dëbore pritet të shkaktojnë vonesa në rrugë dhe në transportin publik gjatë ditës së sotme dhe deri të hënën. Edhe pse paralajmërimet më serioze të nivelit portokalli për veriun e Skocisë skaduan të dje në mbrëmje, paralajmërimi i verdhë mbetet në fuqi deri të hënën në mesditë.
Paralajmërime të veçanta për dëborë dhe ngrica janë në fuqi për Uellsin, Greater Manchester dhe Anglinë Jugperëndimore, ndërsa një pjesë e madhe e bregdetit lindor të Anglisë mbulohet nga një paralajmërim i verdhë për akull.
Moti i keq bĂ«ri qĂ« “ScotRail” tĂ« njoftonte disa anulime trenash nĂ« veri tĂ« SkocisĂ«.

Rrugë në verilindje të Skocisë u mbyllën gjithashtu, duke shkakuar vonesa në lëvizje, të raportuara në autostradën A90 midis Brechin dhe Stonehaven për shkak të grumbullimit të dëborës nga era.

Policia u këshilloi  banorëve banorëve të Orkney të shmangnin udhëtimet për shkak të kushteve të rrezikshme në rrugë.

Zonar përreth Badenoch dhe Strathspey në rajonin Highland u prekën më rëndë, me policinë që këshilloi të shmangej çdo udhëtim përveç atyre me të rëndëshishme

Zyra Meteorologjike britanike (Met Office) paralajmëroi se reshjet e dendura të dëborës mund të izolojnë disa komunitete rurale, si edhe të rrisin rrezikun për ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

Ajri arktik e ka zhytur një pjesë të madhe të Britanisë së Madhe në temperatura nën zero në ditët e para të janarit, me pothuajse minus 6 gradë Celsius të regjistruara dje në mëngjes në Loch Ness, ndërsa reshjet e dëborës pritet të fillojnë të pakësohen gradualisht gjatë të hënës. /Ad.Ab./

The post METEO – Moti i keq shkakton probleme ne BritaninĂ« e Madhe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MJEKËSI – Aminoacidi argininĂ«, shpresĂ« e re kundĂ«r Alzheimerit

LONDËR, 4 janar /ATSH/ – NjĂ« studim i ri nga Universiteti Kindai nĂ« Japoni sugjeron se arginina, njĂ« aminoacid i zakonshĂ«m dhe me profil tĂ« lartĂ« sigurie, mund tĂ« reduktojĂ« ndjeshĂ«m dĂ«mtimet karakteristike tĂ« sĂ«mundjes Alzheimer nĂ« modele eksperimentale, sipas “Sciencenews”.

Gjetjet, tĂ« publikuara nĂ« revistĂ«n “Neurochemistry International” tregojnĂ« se administrimi oral i argininĂ«s ul grumbullimin e proteinĂ«s beta-amiloide (AÎČ), redukton inflamacionin dhe pĂ«rmirĂ«son sjelljen nĂ« modele me mizat e frutave dhe minjtĂ«.

Alzheimeri Ă«shtĂ« njĂ« sĂ«mundje neurodegjenerative progresive dhe njĂ« nga shkaqet kryesore tĂ« demencĂ«s nĂ« botĂ«. MegjithĂ«se barnat mĂ« tĂ« reja me antitrupa kundĂ«r AÎČ janĂ« futur nĂ« pĂ«rdorim, pĂ«rfitimet e tyre janĂ« tĂ« kufizuara, ndĂ«rsa kostot dhe rreziqet e efekteve anĂ«sore mbeten tĂ« larta. Kjo e bĂ«n kĂ«rkimin pĂ«r alternativa mĂ« tĂ« sigurta dhe mĂ« tĂ« pĂ«rballueshme njĂ« prioritet urgjent.

Studiuesit zbuluan se arginina vepron si njĂ« “shoqĂ«rues kimik” i sigurt, duke ngadalĂ«suar formimin e agregateve toksike tĂ« AÎČ42 nĂ« laborator, nĂ« varĂ«si tĂ« pĂ«rqendrimit. MĂ« pas, efekti u konfirmua nĂ« dy modele tĂ« njohura tĂ« Alzheimerit: njĂ« model me Drosophila (miza e frutave) me mutacionin Arctic dhe njĂ« model minjsh AppNL-G-F me tre mutacione familjare tĂ« sĂ«mundjes.

Në të dyja rastet, trajtimi me argininë uli ndjeshëm ngarkesën amiloide dhe efektet toksike të saj.

Tek minjtĂ«, u vu re reduktim i pllakave amiloide dhe i niveleve tĂ« AÎČ42 tĂ« patretshme nĂ« tru, si edhe pĂ«rmirĂ«sim i performancĂ«s nĂ« testet e sjelljes.

Po ashtu, u ul shprehja e gjeneve të citokinave pro-inflamatore, duke sugjeruar një efekt mbrojtës më të gjerë ndaj neuroinflamacionit.

“Fakti qĂ« arginina Ă«shtĂ« tashmĂ« e njohur si e sigurt dhe e lirĂ« e bĂ«n atĂ« njĂ« kandidate shumĂ« premtuese pĂ«r ripozicionim si terapi pĂ«r Alzheimerin”, tha profesor Yoshitaka Nagai, bashkĂ«autor i studimit.

Sipas tij, përshkueshmëria e mirë në tru dhe përdorimi klinik ekzistues mund të përshpejtojnë kalimin drejt provave klinike tek njerëzit.

Studiuesit theksojnë se doza dhe skema e përdorur në studim janë kërkimore dhe nuk përputhen me suplementet komerciale, ndaj nevojiten studime të mëtejshme për të përcaktuar sigurinë dhe efektivitetin tek pacientët.

Megjithatë, rezultatet ofrojnë një provë të fortë koncepti se një qasje e thjeshtë dhe me kosto të ulët mund të ketë ndikim të madh global në luftën kundër Alzheimerit. /Ad.Ab./

The post MJEKËSI – Aminoacidi argininĂ«, shpresĂ« e re kundĂ«r Alzheimerit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHANGAI – Presidenti jugkorean Lee vizitĂ« shtetĂ«rore nĂ« KinĂ«

SHANGAI, 4 janar /ATSH/ – Presidenti i KoresĂ« sĂ« Jugut, Lee Jae Myung, ka nisur njĂ« vizitĂ« shtetĂ«rore nĂ« KinĂ« pĂ«r tĂ« promovuar paqen nĂ« Gadishullin Korean, vetĂ«m pak orĂ« pasi Koreja e Veriut lĂ«shoi raketa balistike, sipas Reuters.

Kjo është vizita e parë e Lee në Kinë që nga marrja e detyrës në qershor.

Gjatë vizitës, Lee do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping për takimin e tyre të dytë brenda vetëm dy muajve, një interval jashtëzakonisht i shkurtër që tregon interesin e Kinës për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe turizmin, veçanërisht ndërkohë që marrëdhëniet e Kinës me Japoninë janë tensionuar.
Lee ka lavdëruar Xi si një udhëheqës të madh dhe vizionar dhe ka theksuar mundësitë për bashkëpunim ekonomik dhe teknologjik, përfshirë zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe industrive të avancuara.

Administrata e Lee synon të forcojë marrëdhëniet me Pekinin, duke njohur rëndësinë e Kinës si partneri më i madh tregtar i Koresë së Jugut.

Kjo lĂ«vizje vjen pas njĂ« periudhe tensioni me KinĂ«n gjatĂ« mandatit tĂ« presidentit tĂ« mĂ«parshĂ«m, pĂ«r shkak tĂ« afĂ«rsisĂ« sĂ« KoresĂ« sĂ« Jugut me SHBA-nē dhe JaponinĂ«.

Vizita vjen gjithashtu në një kontekst sigurie, pasi Koreja e Veriut ka rritur aktivitetin bërthamor dhe Kinës i kërkohet të ndihmojë në rifillimin e dialogut me Phenianin.

Lee pritet të kërkojë që Kina të lehtësojë negociatat për denuklearizimin dhe stabilitetin rajonal.

Agjenda e vizitës përfshin edhe bashkëpunimin teknologjik dhe zinxhirët e furnizimit, duke përqendruar vëmendjen në industrinë dixhitale, turizmin dhe inovacionet teknologjike të avancuara.

Ky takim synon të vendosë një balancë diplomatike në rajon, duke forcuar marrëdhëniet mes Koresë së Jugut dhe Kinës, pa cenuar aleancën strategjike të Seulit me SHBA-në. /Ad.Ab./

The post SHANGAI – Presidenti jugkorean Lee vizitĂ« shtetĂ«rore nĂ« KinĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ATHINË – NdĂ«rpriten fluturimet pas njĂ« problemi nĂ« sistemin teknik nĂ« aeroport

ATHINË, 4 janar /ATSH – ANA/ – Fluturimet nĂ« Aeroportin NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« AthinĂ«s u pezulluan sot pĂ«r shkak tĂ« njĂ« problemi teknik qĂ« ka ndodhur nĂ« sistemin e kontrollit tĂ« trafikut ajror.

Sipas njĂ« njoftimi tĂ« Aeroportit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« AthinĂ«s, “pĂ«r shkak tĂ« njĂ« problemi teknik nĂ« sistemin e trafikut ajror, tĂ« gjitha mbĂ«rritjet dhe nisjet drejt dhe nga Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar i AthinĂ«s janĂ« pezulluar pĂ«rkohĂ«sisht”.

Burime nga Autoriteti i Aviacionit Civil bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se problemi ka ndodhur pak para orĂ«s 10:00 tĂ« mĂ«ngjesit, duke mbajtur tĂ« bllokuara nĂ« tokĂ« avionĂ«t si nĂ« aeroportin “Eleftherios Venizelos”, ashtu edhe nĂ« aeroporte tĂ« tjera tĂ« vendit.

Si pasojë, mbërritjet dhe nisjet ajrore janë bërë të pamundura.
Ministria e Transportit theksoi se disa frekuenca që shërbejnë për  nevojat e sistemit të trafikut ajror të Athinës po përballen me probleme teknike, të cilat po hetohen në bashkëpunim me autoritetet kompetente të jashtme.

“PĂ«r tĂ« garantuar sigurinĂ« e fluturimeve, aktualisht po shĂ«rbehet vetĂ«m njĂ« pjesĂ« e fluturimeve qĂ« kalojnĂ« mbi hapĂ«sirĂ«n ajrore, ndĂ«rsa janĂ« vendosur kufizime nĂ« aeroportet greke”, thuhet nĂ« njoftim.

Çështja mbetet nĂ«n hetim dhe priten njoftime tĂ« mĂ«tejshme nga autoritetet pĂ«rgjegjĂ«se. /Ad.Ab./

 

The post ATHINË – NdĂ«rpriten fluturimet pas njĂ« problemi nĂ« sistemin teknik nĂ« aeroport appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌