Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi 8 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Ju pret një ditë e lodhshme, sidomos nga pikëpamja sentimentale. Momentalisht situata nuk paraqitet e qetë, madje mund të jetoni në dy histori paralele.

Demi

Mundohuni që të mos lodheni shumë dhe mos bëni më shumë se gjërat e domosdoshme. Dashuria do të jetë mjaft e favorshme, ku do të keni bashkëpunim. Në punë do të ketë ndryshime, ku disa prej tyre mund të kenë nisur tashmë.

Binjakët

Në sferën sentimentale duhet qartësi dhe sinqeritet i plotë. Ndërsa në punë mund të merrni propozime të papritura, të cilat nuk duhet ti injoroni.

Gaforrja

Nëse jeni përballur me shpenzime të tepërta, tashmë do ta gjeni veten duke debatuar me partnerin/en. Pavarësisht kësaj Hëna është në shenjën tuaj. Në këtë periudhë do të ndiheni disi të lodhur dhe nervoz. Mundohuni që të qetësoheni.

Luani

Nëse jeni vetëm, me gjasë nuk jeni në kërkim të lidhjeve apo angazhimeve të reja. Në raportet në çift mund të ketë grindje, të cilat duhen menaxhuar me kujdes.

Virgjëresha

Dashuria do të jetë disi problematike, ku do të jeni mjaft kërkues gjë që do të shkaktojë debate të forta. Ky është momenti i duhur për të çuar përpara disa çështje profesionale.

Peshorja

Hëna do të ketë ndikim të kundërt, ku tashmë duhet të rrini sa më larg debateve. Mos bëni gjëra vetëm për të kënaqur të tjerët. Në punë do të përballeni me dyshime, pasi nuk do dini si të veproni.

Akrepi

Dashuria më në fund do të shënojë përmirësim, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Në punë ka nevojë për durim, veç mundohuni që të mos mendoni vetëm për anën ekonomike.

Shigjetari

Mundohuni që të rrini larg debateve. Kjo e mërkurë nuk do të jetë e favorshme sa i takon raportit sentimental, sidomos për ata që janë të dyjëzuar në dy lidhje, shkruan noa.al. Në punë, do të ketë përmirësim.

Bricjapi

Mbrëmja do të jetë nën ritmin e duhur. Në dashuri Hëna do të ketë ndikim të kundërt, ku nuk përjashtohen debatet. Në punë do të ketë të reja të rëndësishme. Propozimet që do të merrni duhen analizuar me kujdes.

Ujori

Ju pret një ditë e tensionuar. Mirëpo pavarësisht kësaj në dashuri mund të ketë një ndjenjë të rëndësishme. Bëni kujdes ndaj debateve, pasi gjatë kësaj të enjteje do të jeni shumë konfliktual, por nuk është e thënë që keni të drejtë. Puna ju streson dhe jeni të lodhur.

Peshqit

Puna do të jetë mjaft stresuese, duke mos ju lënë të qetë. Nga ana tjetër keni dëshirë për të dashuruar, por Venusi ju krijon probleme. Në punë mund të keni probleme me eprorin.

The post Horoskopi 8 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Ky këngëtar është i dashuri i Benites?

✇Albeu
By: M C

Pas shumë aludimesh dhe pikëpyetjesh në rrjetet sociale, është hedhur më shumë dritë mbi personin që Benita ka përmendur gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Kosova.

Gjatë një bisede të sinqertë me Klodin dhe Elijonën, Benita ndau detaje nga një marrëdhënie që ka zgjatur rreth pesë vite. Ajo e përshkroi raportin si të rëndësishëm emocionalisht, por që aktualisht po kalon një fazë delikate dhe të pasigurt.

Banorja tregoi se partneri i saj ka qenë pranë saj që në fillimet, në kohën kur ajo nuk ishte figurë publike dhe pa asnjë ndërhyrje estetike. Megjithatë, ajo pranoi se vendimi për të hyrë në reality-show nuk është pritur mirë nga ai.

“Është artist edhe biznesmen,” u shpreh Benita, duke shtuar se ka frikë se sjellja dhe situatat brenda shtëpisë mund të kenë ndikuar negativisht në lidhjen e tyre. Ajo theksoi se nuk është e sigurt nëse ai po e pret ende jashtë.

Sipas burimeve të konfirmuara nga Prive By Liberta Spahiu, personi për të cilin bëhet fjalë është Endri, një emër i njohur për publikun shqiptar. Ai u bë shumë popullor rreth një dekade më parë, falë hiteve që shënuan sukses të madh sidomos tek adoleshentët e asaj kohe.

Pas largimit nga skena muzikore, Endri iu përkushtua biznesit, ndërsa së fundmi ka paralajmëruar edhe rikthimin e tij në muzikë. Pikërisht në këtë periudhë, historia me Benitën e ka rikthyer sërish në vëmendjen e publikut.

Burimet bëjnë me dije se marrëdhënia e çiftit ka pasur ulje-ngritje të shumta, veçanërisht gjatë vitit të fundit, kur kontaktet mes tyre janë rralluar.

The post Ky këngëtar është i dashuri i Benites? appeared first on Albeu.com.

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

✇Albeu
By: M C

Që nga data e 8 dhjetor, drejtuesi i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj proteston kundër qeverisë duke qëndruar përball kryeministrisë.

Në emisionin “Opinion”, Lapaj ka folur në lidhje me protestën e tij duke theksuar se ka pritur që qytetarët të cilët do i bashkoheshin protestës do të ishin më të shumtë.

I pyetur se deri kur do të zgjasë protesta e tij, Lapaj nuk ka dhënë një afat.

“Kur unë e nisia e nisa me bindjes se duhet reaguar. Në çdo vend normal ku një punonjës shteti akuzohet për vjedhje, kam pritur që njerëzit të shtoheshin. Janë shtuar, por jo në numrat që do të doja që të ishin shtuar. Qytetarët kanë një pritshëmri nga drejtësia, por kjo nuk mjafton. Aty nuk është një protestë e bërë nga lëvizja”,-tha Lapaj.

The post Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë appeared first on Albeu.com.

Vjosa del nga shtrati, banorët refuzojnë të largohen: Do qëndrojmë këtu, kemi mallin

✇Albeu
By: M C

Teksa situata paraqitet kritike në zonën e lumit të Vjosës, ku niveli i ujit ka arritur në 8,6 metër duke rrezikuar banesat që gjenden pranë, banorët refuzojnë që të largohen.

Një prej tyre, ka deklaruar për mediat se nuk largohen për shkak se aty kanë mallin e gjallë.

“Për ne që kemi bagëti është situatë shumë e keqe, nuk kemi ku vemi. Ja mallin do ta heqim, po silazhin ku ta çojmë, plus tokat që kemi marrë me qira. Ku do vete unë?

Deri tan s’na ka zënë, por po doli mua më zë 30 hektarë tokë. Kam ardhur me 2 nipërit, po e gdhijmë këtu. Me çfarë do i ushqejë djali këta? Këtu do ta kaloj natën, pastaj do iki të heq ato lopët nga stalla, t’i nxjerr në rrugë që të mos i zërë uji” tha ai për Euronews Albania.

The post Vjosa del nga shtrati, banorët refuzojnë të largohen: Do qëndrojmë këtu, kemi mallin appeared first on Albeu.com.

Seno zbulon banorët më pak të preferuar: Juxhini nuk ma mbush syrin

✇Albeu
By: M C

I ftuar sonte në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Seno Fishta.

Ish-banori që përfundoi rrugëtimin e tij mbrëmjen e së shtunës, në një nominim të hapur brenda natës mes Keijsit dhe Kristit.

Seno ka zbuluar në Top Albania Radio më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Sipas Senos kë mund të cilësojë ai si antagonist nga banorët?

I pari mendoj se është Kristi sepse nuk ka asnjëlloj batute dhe kënaqësie për publikun. Thjesht është në dridhje e sipër, asgjë vetëm hap panik vetëm shqetëson të gjithë shtëpinë nuk është se e bën lojën individuale me njerëzit.

Pas Kristit vjen edhe Juxhini për pjesën negative. E shfaqi katër ose pesë herë që donin ta nxirrnin nga vetja Ilirin. Ne aty në shtëpi duhet t’i marrim maksimumin e buzëqeshjes, plus edhe për publikun. Ka personazhe sa të duash që ti mund të bësh debat dhe me argumenta. Kurse Vrenozi ishte shërbeti i atij vendi, ndërsa Juxhini duke qenë edhe patriot i tij nga Korça, nëpër shumë debate e mendova dhe vetë që ndoshta di diçka që Iliri bëhet me nerva ngaqë është korçar dhe prandaj e ka ngacmuar.

Juxhini nuk hyn te të preferuarit e mi.

Seno pyeti moderatoret në lidhje me profesionin e Juxhinit dhe kur Atalanta i pohoi se është aktor humori dhe teatri.

Nuk ma mbush syrin që…të garantoj që Vrenozi pavarësisht se është aktor popullor, por është i kalibrit në krahasim me Juxhinin.

The post Seno zbulon banorët më pak të preferuar: Juxhini nuk ma mbush syrin appeared first on Albeu.com.

Vuçiç akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ushtarake ‘sulmuese’

✇Albeu
By: M C

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendon se Tirana, Prishtina dhe Zagrebi kanë themeluar “aleancë ushtarake, sulmuese”.

“Kjo është një aleancë sulmuese. Ka njerëz që ëndërrojnë se kur ka konflikt midis pjesëve të Perëndimit dhe Rusisë, kjo është një mundësi për ish-aleatët rusë, si ne, që të shkatërrohen plotësisht”, tha Vuçiq për TV Informer të mërkurën.

Lideri serb i ka akuzuar vazhdimisht Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën për themelimin e një aleance ushtarake kundër Serbisë dhe popullit serb në muajt e fundit.

Ministrat e Mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruan një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje në mars të vitit 2025.

Qeveria kroate i tha më parë Radios Evropa e Lirë se Deklarata nuk synon të krijojë ndonjë aleancë ushtarake, dhe as nuk nevojitet një aleancë e tillë përkrah NATO-s.

Duke iu përgjigjur akuzave të mëparshme të Vuçiqit, ministei i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviq, bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim në rajon.

“Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe çdo gjë që bën në marrëdhëniet ndërkombëtare bëhet në mënyrë transparente”, tha Bozhiniviq më 6 janar.

Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s, ndërsa Kosova, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh, nuk është anëtare e aleancës./ REL

The post Vuçiç akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ushtarake ‘sulmuese’ appeared first on Albeu.com.

Dhjetëra dëmtime nga uji, qytetarët në Gjirokastër: Na u shkatërrua çdo gjë

✇Albeu
By: M C

Zona e Gjirokastrës po përballet me situata problematike për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive të shiu.

Uji përmbyti rrugët e qytetit dhe si pasojë dhjetëra biznese, automjete dhe banesa u dëmtuan. Banorët shprehen se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm.

“Siç e shihni vetë nuk e di se çfarë të them, kjo ndodhi jo më pak se 10 minuta përmbytje që nuk na kishte rastisur ndonjëherë më parë”, shprehet i riu.

“Mbrëmë uji ka ardhur këtu mbuloi të gjitha aparaturat elektronike, kompjuterat të gjitha çfarë kam domethënë përfundimisht u shkatërruam si biznes. Po të shikosh uji është në lartësinë 1 metër e gjysëm, këtu nuk ka asnjë gjë që të ketë shpëtuar thjesht presim tani të vijnë, të shikojnë se çfarë mund të bëjnë, nga ana e shtetit”, tha një tjetër zotëri.

Problematike paraqitej situata edhe në dëmtimin e rrugëve rurale si shkak i erozionit dhe rrëshqitjes së tokës. Strukturat e emergjencave kanë ndërhyrë për evitimin e problematikave të shkaktuara ndërsa pritet përllogaritja e dëmeve materiale.

“Kemi patur momente të vështira sidomos disa evakuime banorësh por që për fat të mirë dhe më e keqja e madhe kaloi, nuk kemi patur jetë njerëzish të rrezikuara ndërkohë edhe në pjesën e problematikës që kemi patur në rrugët, sidomos në rrugët e qytetit, kemi filluar që prej mbrëmjes së djeshme më pastrimin e inerteve janë tonë inertesh që po largohen nga rrugët kryesore duke filluar nga rruga e lagjes “18 Shtatori”, do të vazhdohet edhe me lagjet e tjera të qytetit, sot na janë bashkuar edhe Forcat e Armatosura, të cilat në bashkëpunim me strukturat e bashkisë janë në terren”, theksoi Flamur Golemi, kryetar i Bashkisë Gjirokastër.

Dhjetëra biznese e shtëpi janë prekur ndërsa deri më tani strukturat e posaçme kanë bërë evakuimin e 30 familjeve.

The post Dhjetëra dëmtime nga uji, qytetarët në Gjirokastër: Na u shkatërrua çdo gjë appeared first on Albeu.com.

Hipotezë e bujshme për të ardhmen e Kristjan Asllanit, kërkohet nga miliarderët në Paris

✇Albeu
By: M C

Kristjan Asllani do të ndërrojë skuadër gjatë merkatos së janarit dhe ajo që mbetet të mësohet është vetëm skuadra në të cilën do të kalojë pas largimit nga Torino.

Futbollisti nuk bën pjesë në planet e klubit granata dhe as në ato të Interit, ndaj po kërkohet një sistemim i ri për të. Vetë Asllani nuk dëshiron të largohet nga Italia, por së fundmi është shfaqur një hipotezë shumë interesante që mund të ndryshojë këndvështrimin e tij.

Mediat pranë klubit të Interit kanë mësuar për një interesim konkret të një klubi francez për të, më saktësisht Paris FC. Klubi i ngjitur në elitë në këtë edicion, po lufton për mbijetesën, por po synon të bëjë një merkato të fortë në janar, pasi ka mbështetje të fuqishme financiare.

Që nga viti 2024, kuotat kontrolluese i ka kompania “Agache Sport”, e cila është në pronësi të Bernard Arno, miliarderit që është mes 5 personave më të pasur në botë sipas Forbes. Objektivi është të kthejnë Paris FC në një rival të denjë për kushërinjtë e PSG, ndaj për Asllanin kjo do të ishte një alternativë interesante, gjithmonë nëse vendos të provojë një eksperiencë në kampionatin francez.

The post Hipotezë e bujshme për të ardhmen e Kristjan Asllanit, kërkohet nga miliarderët në Paris appeared first on Albeu.com.

Biseda me Florin që bëri të qante Mateo Borrin në Big Brother, u përmend Ildi Pajtoni

✇Albeu
By: M C

Një bisedë mes Mateo Borrit dhe Florjan Allës në “Big Brother VIP Albania” përfundoi me lot dhe tensione mes tyre.

E gjithë biseda nisi për palestrën derisa në një moment Flori me humor i drejtohet Mateos duke i thënë: Kur kam bërë unë palestër, ti nuk e dije çfarë ishte. Shitet palestra me gjithë girat.

Përgjigja e Mateos ishte e prerë: “Palestra ku unë punoj nuk ka për t’u shitur kurrë”. Kjo u pasua nga Flori, i cili në kuadër të humorit përshëndeti pronarin e palestrës ku punon Mateo.

Në këtë çast Mateo u nervozua dhe i kërkoi disa herë Florit të mos e përmendte më. “Pusho, mos e përmend më se ta shpjegoj unë kur të jemi vetëm”, i tha Mateo.

Nuk zgjati shumë dhe Mateo shpërtheu në lot ndërsa Flori i kërko të falur dhe shpjegoi disa herë dhe me banorët e tjerë që nuk ishte aspak diçka tendencioze.

Mateo punon në palestën në pronësi të Amarildo Pajtonit, i riu i cili humbi jetën në një aksident tragjik me motorr më 25 korrik 2024. Mateo dhe Ildi kanë qenë miq të ngushtë, dhe përmendja e tij edhe pa qëllim preku një dhimbje ende të hapur.

The post Biseda me Florin që bëri të qante Mateo Borrin në Big Brother, u përmend Ildi Pajtoni appeared first on Albeu.com.

Rrëshqitje masive nga shpati i malit, bllokohet plotësisht aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë

✇Albeu
By: M C

Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë është bllokuar plotësisht mbrëmjen e sotme si pasojë e rrëshitjes së dherave nga shpati të nxitura nga reshjet e dendura të shiut.

Rrëshqitje ka pasur dhe gjatë ditës së sotme, duke evidentuar këtu dhe një rast ku sasi inertesh ranë mbi një automjet ku fatmirësisht nuk pati të lënduar. Këto rrëshqitje bllokuan njërën korsi, por lëvizja nuk u bllokua plotësisht.

Nga rrëshqitja e fundit, janë bllokuar të dy krahët e lëvizjes dhe aktualisht aksi është i paaksesueshëm nga automjetet, ndërsa shoferët janë orientuar për të përdorur rrugën e vjetër. Sakaq, në terren ndodhen grupet e punës ku po punohet për pastrimin e aksit dhe rihapjen sa më parë të qarkullimit.

The post Rrëshqitje masive nga shpati i malit, bllokohet plotësisht aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë appeared first on Albeu.com.

“Me Selvijen është bërë një padrejtësi e madhe”, reagon ashpër halla e Shpat Kasapit ndaj kritikave në rrjetet sociale

✇Albeu
By: M C

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ndërroi jetë pas një arresti kardiak, teksa ndodhej në Itali së bashku me bashkëshorten e tij, Selvijen, dhe djalin e tyre.

Pas ndarjes së tij nga jeta, bashkëshortja e Shpatit u përball me komente dhe sulme të shumta në rrjetet sociale, gjë që solli edhe reagimin e nënës së këngëtarit. Ajo theksoi raportin e mirë që kishte me Selvijen dhe kërkoi ndalimin e gjykimeve të pabaza.

Së fundmi, e ftuar në emisionin “Living Day”, ishte halla e këngëtarit, Flora Kasapi, e cila deklaroi se ndaj Selvijes është bërë një padrejtësi e madhe, duke reaguar ashpër ndaj kritikave publike.

“Le ta urrejmë edhe Shpatin edhe Selvijen, apo edhe le ti duam. Kjo është çështje personale. Vetëm ta kuptosh drejt, një njeri dy metra, i bukur, i adhuruar nga të gjithë, dhe për tre sekonda të ikën në kraharorin tënd. Çfarë mund të thuhet këtu? A duhet të shpjegohet ky moment? Flasim në kontekstin njerëzor. Për të dashurën e Shpatit është bërë një padrejtësi e madhe. Ku e di ti kush është ajo? Ke jetuar me atë? Jo. Nëse ai e ka zgjedhur për të dashurën e vet, dhe të jetë nëna e djalit të tij, si ka mundësi një popullatë e tërë të flasë. Zonja Gjylysere e ka parë të arsyeshme për ti mbyllur këto tema të gojave “haxhuze””, tha halla e Shpat Kasapit.

The post “Me Selvijen është bërë një padrejtësi e madhe”, reagon ashpër halla e Shpat Kasapit ndaj kritikave në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

“Jemi puthur, flisnim me”/ Mateo nuk e mbyll kapitullin me Brikenën: Nuk kemi shkëmbyer vetëm 4 mesazhe

✇Albeu
By: M C

Mateo duket se nuk e ka mbyllur ende kapitullin me Brikenën. Ai ka folur sërish hapur në lidhje me raportin e tij me banoren, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt dyshimeve të ngritura nga Kristi.

Gjatë bisedës së tyre, Mateo u shpreh se lidhja e tij me Brikenën nuk ka qenë aq sipërfaqësore sa është prenteduar. Ai ka mohuar se gjithçka ka mbetur vetëm në disa mesazhe.

Sipas banorit, komunikimi mes tij dhe Brikenës ka qenë i vazhdueshëm dhe në disa forma. Ai theksoi se mes tyre ka pasur më shumë se kaq, madje edhe takime fizike dhe afrimitet.

“Nuk kemi shkëmbyer vetëm katër mesazhe. Unë kam treguar versionin tim nga fillimi deri në fund”, tha Mateo, i cili më pas nënvizoi se nuk dëshiron të flasë në emër të Brikenës apo ta vendosë atë në një pozitë të vështirë.

Banori theksoi se nuk synon të duket mashtrues dhe as ta nxjerrë atë keq para publikut.

“Nuk flas dot unë për të. Nuk dua as të dal keq vetë, as ta nxjerr keq atë, por thjesht nuk më ka pëlqyer”, vijoi Mateo, i cili pa dhënë shumë detaje, pranoi se mes tyre ka pasur një marrëdhënie të vëretë.

“Ne flisnim me mesazhe, me telefon, me kamera, jemi takuar, jemi puthur, por nuk ka rëndësi ta them unë këtë, sidomos në Prime”, shtoi banori, i cili në fund theksoi se nuk bëhet fjalë për diçka për t’u fshehur, por as për t’u ekspozuar publikisht.

The post “Jemi puthur, flisnim me”/ Mateo nuk e mbyll kapitullin me Brikenën: Nuk kemi shkëmbyer vetëm 4 mesazhe appeared first on Albeu.com.

Çështja e Groenlandës/ Rubio do të takohet me zyrtarët danezë javën e ardhshme: Blerjen e Groenlandës Trump e ka përmendur edhe më herët

✇Albeu
By: M C

Debati i vazhdueshëm mbi interesin e SHBA-së në Groenlandë u trajtua të mërkurën nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, duke folur me gazetarët në Uashington, pa hyrë në detaje rreth skenarëve të mundshëm ushtarakë.

Ai u pyet nëse qeveria amerikane ishte e përgatitur të përjashtonte mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në lidhje me Groenlandën, por Rubio shmangu komentimin mbi thelbin, duke deklaruar se kjo nuk ishte koha e duhur për një diskutim të tillë.

“Nuk jam këtu për të folur për Danimarkën apo për ndërhyrjen ushtarake. Do të takohem me ta javën tjetër. Do t’i zhvillojmë këto diskutime atëherë. Në këtë kohë, nuk kam asgjë më shumë për të shtuar,” tha ai.

Megjithatë, Rubio iu referua interesit të hershëm të Shteteve të Bashkuara në Groenlandë, duke theksuar se kjo nuk është një ide e re. Siç tha ai, çështja ishte ngritur në të kaluarën nga Donald Trump , gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

“Interesi i Donald Trump për blerjen e Groenlandës nuk është i ri. Ai e kishte përmendur atë në mandatin e tij të parë dhe ai nuk është presidenti i parë i SHBA-së që shqyrton ose studion se si vendi ynë mund ta fitojë Groenlandën. Ka interes “, tha ai.

The post Çështja e Groenlandës/ Rubio do të takohet me zyrtarët danezë javën e ardhshme: Blerjen e Groenlandës Trump e ka përmendur edhe më herët appeared first on Albeu.com.

Tirana “pushtohet” nga moti i keq, lumi Lana rrezikon të dalë nga shtrati! Ja zona më e rrezikuar në kryeqytet

✇Albeu
By: M C

Vendi ynë gjatë dy ditëve të fundit është përballur me një situatë të rënduar për shkak të reshjeve të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të qyteteve.

Pasditja e sotme ka pasur shtim të reshjeve të shiut, të cilat kanë sjellë, duke sjellë rritje të ndjeshme të prurjeve në lumin Lana.

Raportohet se lumi Lana rrezikon të dalë nga shtrati, teksa zona pranë Pallatit me Shigjeta cilësohet si më problematikja.

Kjo zonë shpesh herë më parë është përmbytur disa herë, por nuk ka pasur dëme materiale.

Ndërsa vijon të jetë rrezik i lartë përmbytjesh në qytetet e tjera.

The post Tirana “pushtohet” nga moti i keq, lumi Lana rrezikon të dalë nga shtrati! Ja zona më e rrezikuar në kryeqytet appeared first on Albeu.com.

Moti i keq/ Shkodra ‘mbahet’, rritje e nivelit të Drinit dhe Bunës nga shkarkimet e HEC Vau i Dejës

✇Albeu
By: M C

Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut dhe shkarkimeve nga hidrocentralet, Shkodra nuk po has probleme të mëdha nga vërshimi i ujërave.

Në Obot raportohen me qindra hektarë toke të përmbytura por asnjë banesë me prezencë uji. Në rrugën kryesore evidentohet prani uji rreth 30–40 cm, çka lejon qarkullimin vetëm për mjete të larta ndërsa forcat e ushtrisë po ndihmojnë banorët për qarkullimin.

Për shkak të rreshqitjes së rrugës vazhdon të jetë i bllokuar aksi nga Prekali në drejtim të Dukagjinit. Në Njësinë Administrative Bushat, në Vau të Dejës, në fshatrat Mal i Jushit dhe Hoten, është raportuar se rreth 15 familje janë të bllokuara nga prania e ujit, por në ndihmë u kanë shkuar strukturat e emergjencës civile. Në Bashkinë Malësi e Madhe, sipas Shtabit të Emergjencave, situata paraqitet e qetë.

Në fshatin Kamicë, përroi i thatë është tërhequr nga rruga, duke lejuar qarkullimin normal të automjeteve.Në Bashkinë Pukë dhe Fushë-Arrëz raportohet vetëm për probleme me gurët në rrugë, si pasojë e reshjeve dhe erës.
Në hidrocentralet mbi lumin Drin, prurjet vazhdojnë të jenë të shumta.

Nga Fierzë nuk po shkarkohet ujë, ndërsa në Koman po shkarkohet me 1200 m³/s dhe në Vau të Dejës me 1600 m³/s.

The post Moti i keq/ Shkodra ‘mbahet’, rritje e nivelit të Drinit dhe Bunës nga shkarkimet e HEC Vau i Dejës appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të shiut “paralizojnë” trafikun në kryeqytet, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

✇Albeu
By: M C

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullimin rrugor në hyrje dhe dalje të Tiranës, si edhe brenda qytetit.

Raportohet se dytësorja e autostradës Durrës-Tiranë është bllokuar pothuajse totalisht për shkak të trafikut të rënduar dhe prezencës së ujit në disa akse. Ndërkohë, situata paraqitet edhe më problematike në rrugët urbane të kryeqytetit.

Vonesa të mëdha dhe autokolona të gjata janë regjistruar në Rrugën e Laprakës, te zona e “21 Dhjetorit”, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, si edhe përgjatë Rrugës së Kavajës dhe Bulevardit “Bajram Curri”.

Probleme në qarkullim janë raportuar gjithashtu në zonën e Ali Demit, në Rrugën e Dibrës, në rrugën “Xhanfize Keko”, si edhe në aksin që të çon drejt Tufinës, ku mjetet lëvizin me vështirësi për shkak të trafikut të rënduar.

The post Reshjet e dendura të shiut “paralizojnë” trafikun në kryeqytet, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës appeared first on Albeu.com.

Cisterna e sekuestruar nga SHBA-ja, vjen reagimi i ashpër i Rusisë: Askush s’ka të drejtë të përdorë forcë ndaj anijeve të huaja

✇Albeu
By: M C

Rusia ka reaguar ashpër pas sekuestrimit nga autoritetet amerikane të cisternës Bella 1 (Marinera), e cila lundronte nën flamurin rus, duke e cilësuar veprimin si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria ruse e Transportit akuzoi Shtetet e Bashkuara për shkelje të Konventës së OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982, duke theksuar se “asnjë shtet nuk ka të drejtë të përdorë forcë kundër anijeve të regjistruara ligjërisht në juridiksionin e shteteve të tjera”.

Sipas autoriteteve ruse, cisterna kishte marrë një leje të përkohshme për të lundruar nën flamurin rus më 24 dhjetor. Moska thekson se anija ishte e regjistruar në përputhje me rregullat ndërkombëtare, duke e konsideruar sekuestrimin si të pajustifikuar.

Ngjarja pritet të shtojë tensionet mes Rusisë dhe SHBA-së, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të acaruara për çështje të shumta gjeopolitike.

The post Cisterna e sekuestruar nga SHBA-ja, vjen reagimi i ashpër i Rusisë: Askush s’ka të drejtë të përdorë forcë ndaj anijeve të huaja appeared first on Albeu.com.

Moti i keq/ Përmbyten qindra hektarë tokë në qarkun e Shkodrës, disa banesa kanë prezencë uji

✇Albeu
By: M C

Rreshjet intensive të shiut dhe moti i keq kanë përmbytur qindra hektarë tokë, në qarkun e Shkodrës. Në Bashkinë Shkodër vijon puna për montimin e urës tip “Bailey” në fshatin Bardhaj. Ndërkohë që strukturat e Emergjencave Civile, po monitorojnë nga afër zonat me prezencë uji.

Në fshatin Reze e Vështit ka prezëncë uji, ndërsa po vijon pastrimi i kanaleve dhe rregullimi i rrugës pranë Përroit të Thatë në fshatin Kamicë. Në fshatin Vukpalaj raportohet prezencë uji në një banesë.

Reshjet e shiut në Bashkinë Fushë Arrëz vijojnë me intensitet të lartë dhe si rezultat, kanë shkaktuar përkeqësim të situatës në disa rrugë rurale. Në njësitë administrative Iballe, Fierzë, Blerim dhe Qafë Mali, si pasojë e vërshimit të ujërave në rrugë, kanë shkaktuar dëmtimin e tyre.

Lumenjtë Drin, Buna, Kir, Gjadër, si dhe përrenjtë Glinë dhe Përroi i Thatë, kanë rënie të prurjeve dhe të nivelit të ujit. Ndërsa, Diga e Rezervuarit të Shkodrës nuk paraqet rrezik dëmtimi apo përmbytjeje. Hidrovoret e Velipojës, në Vilun dhe Cas, janë në gatishmëri dhe funksionojnë me kapacitet të plotë

The post Moti i keq/ Përmbyten qindra hektarë tokë në qarkun e Shkodrës, disa banesa kanë prezencë uji appeared first on Albeu.com.

Situatë emergjente në Fier, puset mbyten nga shiu! Qyteti mbetet pa ujë

✇Albeu
By: M C

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier ka bërë me dije se, si pasojë e prurjeve të larta të lumit Vjosë dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore. Si dhe për shkak të presioneve të krijuara, disa nga puset që furnizojnë Njësinë Administrative Fier janë prekur nga kjo situatë.

Për këtë arsye, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë duke nisur nga ora 16:00, deri në një njoftim të dytë.

Ekipet teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për normalizimin sa më të shpejtë të situatës.

The post Situatë emergjente në Fier, puset mbyten nga shiu! Qyteti mbetet pa ujë appeared first on Albeu.com.

Moti i keq në Qarkun Dibër/ Rëshqitje dherash dhe gurësh, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

✇Albeu
By: M C

Aksi nacional Burrel – Rrëshen ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh. Kjo ka bërë që qarkullimi i automjetetve të vështirsohet. Si pasojë e motit të keq, një masiv shkëmbor ka rënë pranë urës së Urakës.

Shirat e dy ditëve të fundit kanë krijuar probleme në rrugët e shumë fshatrave. Në këto rrugë ka patur shembje dhe bllokime si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Autoritetet përkatëse ndodhen në terren dhe po punojnë për të rikthyer në normalitet lëvizjen e banorëve drejt zonave urbane.

The post Moti i keq në Qarkun Dibër/ Rëshqitje dherash dhe gurësh, vështirësohet qarkullimi i automjeteve appeared first on Albeu.com.

❌