❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Koreja e Veriut ekzekuton ata që shikojnë Squid Game



Njerëzit në Korenë e Veriut po ekzekutohen sepse kanë parë Squid Game.

Qytetarët gjithashtu përballen me vrasjen për dëgjimin e K-pop, një zhanër muzikor i Koresë së Jugut që përfshin grupe si BTS.

Dëshmitë u zbuluan nga Amnesty International pas kryerjes së 25 intervistave të hollësishme me të arratisurit që kanë ikur nga shteti i drejtuar nga regjimi i Kim Jong-un .

TĂ« arratisurit thanĂ« se shikimi i dramave tĂ« njohura tĂ« KoresĂ« sĂ« Jugut si “Squid Game”, “Crash Landing on You” dhe “Descendants of the Sun”, mund tĂ« çojĂ« nĂ« pasojat mĂ« ekstreme, pĂ«rfshirĂ« vdekjen.

Një i intervistuar tha se kishte dëgjuar nga një i arratisur me lidhje familjare se si njerëz, përfshirë nxënës të shkollës së mesme, ishin ekzekutuar për shkak se kishin parë Squid Game.

Një tjetër ekzekutim u dokumentua më parë nga Radio Free Asia në vitin 2021, shkruan skynews.

"Të marra së bashku, këto raporte sugjerojnë ekzekutime të shumta që lidhen me serialin", tha Amnesty në një deklaratë.

Të intervistuarit përshkruan gjithashtu rreziqet e dëgjimit të muzikës së huaj, veçanërisht K-pop nga Koreja e Jugut, ku në dëshminë e tyre u përmend edhe grupi i njohur BTS.

Në vitin 2021, The Korea Times raportoi se një grup adoleshentësh u kapën dhe u hetuan për dëgjimin e grupit.

Choi Suvin, i cili iku nga Koreja e Veriut në vitin 2019, tha se njerëzit shisnin shtëpitë e tyre për të shmangur ndëshkimin.

"Njerëzit kapen për të njëjtin akt, por dënimi varet tërësisht nga paratë", tha 39-vjeçari.

"Njerëzit pa para shesin shtëpitë e tyre për të mbledhur 5,000 ose 10,000 dollarë për të paguar për të dalë nga kampet e riedukimit", shtoi ai.

Kjo pabarazi u dëshmua më tej nga rasti i Kim Joonsik, i cili u kap tre herë duke parë drama të Koresë së Jugut, por i shpëtoi ndëshkimit sepse familja e tij kishte lidhje.

Në fund të viteve 2010, vajzat u dënuan me dënime me vite në kampet e punës së Koresë së Veriut, sepse familjet e tyre nuk mund të përballonin të paguanin.

Sarah Brooks, zĂ«vendĂ«sdrejtoreshĂ« rajonale nĂ« Amnesty, tha: “KĂ«to dĂ«shmi tregojnĂ« se si Koreja e Veriut po zbaton ligje distopike qĂ« nĂ«nkuptojnĂ« se shikimi i njĂ« shfaqjeje televizive tĂ« KoresĂ« sĂ« Jugut mund t'ju kushtojĂ« jetĂ«n - pĂ«rveç nĂ«se keni mundĂ«si tĂ« paguani”.

"NjerĂ«zit qĂ« pĂ«rpiqen tĂ« mĂ«sojnĂ« mĂ« shumĂ« rreth botĂ«s jashtĂ« KoresĂ« sĂ« Veriut, ose kĂ«rkojnĂ« argĂ«tim tĂ« thjeshtĂ« nga jashtĂ« shtetit, pĂ«rballen me ndĂ«shkimet mĂ« tĂ« ashpra”, shtoi ajo.

Sipas Aktit të Mendimit dhe Kulturës Anti-Reaksionare të Koresë së Veriut të vitit 2020, përmbajtja e Koresë së Jugut është "e quajtur ideologji e kalbur që paralizon ndjenjën revolucionare të popullit".

Ata që kapen duke konsumuar media të tilla përballen me pesë deri në 15 vjet punë të detyruar sipas këtij akti, me dënime më të rënda - përfshirë vdekjen - për shpërndarjen e tyre ose organizimin e shikimeve në grup.

Shumica e të intervistuarve ishin të moshës midis 15 dhe 25 vjeç kur u arratisën.

Largimi më i fundit kishte ndodhur në qershor 2020, me 11 të tjerë që ishin larguar midis viteve 2019 dhe 2020.

Arratisjet kanë qenë të rralla që nga viti 2020, kur mbylljet e kufijve për shkak të COVID-19 e izoluan vendin nga bota e jashtme. /Telegrafi/

Skynews: Koreja e Veriut ekzekuton ata që shikojnë Squid Game

Njerëzit në Korenë e Veriut po ekzekutohen sepse kanë parë Squid Game.

Qytetarët gjithashtu përballen me vrasjen për dëgjimin e K-pop, një zhanër muzikor i Koresë së Jugut që përfshin grupe si BTS.

Dëshmitë u zbuluan nga Amnesty International pas kryerjes së 25 intervistave të hollësishme me të arratisurit që kanë ikur nga shteti i drejtuar nga regjimi i Kim Jong-un .

TĂ« arratisurit thanĂ« se shikimi i dramave tĂ« njohura tĂ« KoresĂ« sĂ« Jugut si “Squid Game”, “Crash Landing on You” dhe “Descendants of the Sun”, mund tĂ« çojĂ« nĂ« pasojat mĂ« ekstreme, pĂ«rfshirĂ« vdekjen.

Një i intervistuar tha se kishte dëgjuar nga një i arratisur me lidhje familjare se si njerëz, përfshirë nxënës të shkollës së mesme, ishin ekzekutuar për shkak se kishin parë Squid Game.

Një tjetër ekzekutim u dokumentua më parë nga Radio Free Asia në vitin 2021, shkruan skynews.

“TĂ« marra sĂ« bashku, kĂ«to raporte sugjerojnĂ« ekzekutime tĂ« shumta qĂ« lidhen me serialin”, tha Amnesty nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Të intervistuarit përshkruan gjithashtu rreziqet e dëgjimit të muzikës së huaj, veçanërisht K-pop nga Koreja e Jugut, ku në dëshminë e tyre u përmend edhe grupi i njohur BTS.

Në vitin 2021, The Korea Times raportoi se një grup adoleshentësh u kapën dhe u hetuan për dëgjimin e grupit.

Choi Suvin, i cili iku nga Koreja e Veriut në vitin 2019, tha se njerëzit shisnin shtëpitë e tyre për të shmangur ndëshkimin.

“NjerĂ«zit kapen pĂ«r tĂ« njĂ«jtin akt, por dĂ«nimi varet tĂ«rĂ«sisht nga paratĂ«â€, tha 39-vjeçari.

“NjerĂ«zit pa para shesin shtĂ«pitĂ« e tyre pĂ«r tĂ« mbledhur 5,000 ose 10,000 dollarĂ« pĂ«r tĂ« paguar pĂ«r tĂ« dalĂ« nga kampet e riedukimit”, shtoi ai.

Kjo pabarazi u dëshmua më tej nga rasti i Kim Joonsik, i cili u kap tre herë duke parë drama të Koresë së Jugut, por i shpëtoi ndëshkimit sepse familja e tij kishte lidhje.

Në fund të viteve 2010, vajzat u dënuan me dënime me vite në kampet e punës së Koresë së Veriut, sepse familjet e tyre nuk mund të përballonin të paguanin.

Sarah Brooks, zĂ«vendĂ«sdrejtoreshĂ« rajonale nĂ« Amnesty, tha: “KĂ«to dĂ«shmi tregojnĂ« se si Koreja e Veriut po zbaton ligje distopike qĂ« nĂ«nkuptojnĂ« se shikimi i njĂ« shfaqjeje televizive tĂ« KoresĂ« sĂ« Jugut mund t’ju kushtojĂ« jetĂ«n – pĂ«rveç nĂ«se keni mundĂ«si tĂ« paguani”.

“NjerĂ«zit qĂ« pĂ«rpiqen tĂ« mĂ«sojnĂ« mĂ« shumĂ« rreth botĂ«s jashtĂ« KoresĂ« sĂ« Veriut, ose kĂ«rkojnĂ« argĂ«tim tĂ« thjeshtĂ« nga jashtĂ« shtetit, pĂ«rballen me ndĂ«shkimet mĂ« tĂ« ashpra”, shtoi ajo.

Sipas Aktit tĂ« Mendimit dhe KulturĂ«s Anti-Reaksionare tĂ« KoresĂ« sĂ« Veriut tĂ« vitit 2020, pĂ«rmbajtja e KoresĂ« sĂ« Jugut Ă«shtĂ« “e quajtur ideologji e kalbur qĂ« paralizon ndjenjĂ«n revolucionare tĂ« popullit”.

Ata qĂ« kapen duke konsumuar media tĂ« tilla pĂ«rballen me pesĂ« deri nĂ« 15 vjet punĂ« tĂ« detyruar sipas kĂ«tij akti, me dĂ«nime mĂ« tĂ« rĂ«nda – pĂ«rfshirĂ« vdekjen – pĂ«r shpĂ«rndarjen e tyre ose organizimin e shikimeve nĂ« grup.

Shumica e të intervistuarve ishin të moshës midis 15 dhe 25 vjeç kur u arratisën. Largimi më i fundit kishte ndodhur në qershor 2020, me 11 të tjerë që ishin larguar midis viteve 2019 dhe 2020.

Arratisjet kanë qenë të rralla që nga viti 2020, kur mbylljet e kufijve për shkak të COVID-19 e izoluan vendin nga bota e jashtme.

SHBA me Strategji të re Kombëtare të Mbrojtjes - çfarë thotë për Evropën, Kinën dhe Rusinë



Strategjia e re Kombëtare e Mbrojtjes e Pentagonit shënon një ndryshim të rëndësishëm në prioritetet strategjike të Shteteve të Bashkuara, duke e ulur Kinën nga pozita e kërcënimit kryesor dhe duke e zhvendosur fokusin drejt mbrojtjes së territorit amerikan dhe Hemisferës Perëndimore.

Dokumenti kritikon administratat e mëparshme për neglizhimin e interesave strategjike amerikane në rajone kyçe si Panamaja dhe Grenlanda, duke theksuar nevojën për një angazhim më të drejtpërdrejtë në këto zona.

Në strategji thuhet se, ndonëse Evropa mbetet një partner i rëndësishëm, pesha e saj në ekonominë globale është në rënie, çka e bën atë më pak prioritare në krahasim me rajone të tjera.

Kina vazhdon të shihet si një faktor shqetësues për sigurinë globale, por nuk konsiderohet më kërcënimi kryesor.

Strategjia thekson se SHBA duhet tĂ« “prioritizojĂ« mbrojtjen e territorit amerikan dhe frenimin e KinĂ«s”, duke reflektuar njĂ« qasje mĂ« tĂ« pĂ«rqendruar nĂ« sigurinĂ« kombĂ«tare, shkruan politico.

Ndërkohë, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut përmenden në dokument, por nuk zënë një rol qendror, duke u përshkruar si kërcënime më pak të theksuara në krahasim me sfidat kryesore strategjike.

Strategjia e re Kombëtare e Mbrojtjes të SHBA-së

  • Prioritet strategjik:
    • Frenimi i KinĂ«s dhe mbrojtja e territorit tĂ« SHBA-sĂ«.
  • Rusia:
    • Vazhdon tĂ« pĂ«rbĂ«jĂ« njĂ« kĂ«rcĂ«nim tĂ« menaxhueshĂ«m pĂ«r anĂ«tarĂ«t lindorĂ« tĂ« NATO-s.
    • Ruhet aftĂ«sia e saj ushtarake dhe industriale, dhe tregon gatishmĂ«ri pĂ«r luftĂ« tĂ« zgjatur pranĂ« kufijve.
    • AleatĂ«t e NATO-s janĂ« mĂ« tĂ« fortĂ« ekonomikisht dhe ushtarakisht se Rusia; hendeku Ă«shtĂ« i madh (p.sh., ekonomia e GjermanisĂ« tejkalon atĂ« tĂ« RusisĂ«).
    • AleatĂ«t e NATO-s do tĂ« marrin pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« kryesore pĂ«r mbrojtjen e EvropĂ«s, ndĂ«rsa SHBA-ja do tĂ« kufizojĂ« rolin e saj nĂ« mbĂ«shtetje kritike dhe adaptim tĂ« forcave pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar kĂ«rcĂ«nimin rus.
  • Ukraina dhe Evropa:
    • AleatĂ«t evropianĂ« do tĂ« marrin rolin udhĂ«heqĂ«s nĂ« mbrojtjen e UkrainĂ«s.
    • SHBA-ja do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« luajĂ« njĂ« rol kyç brenda NATO-s, por fokusi kryesor do tĂ« jetĂ« mbĂ«shtetja strategjike dhe operative.
  • Pozicione strategjike globale:
    • Grenlanda, Kanali i PanamasĂ« dhe Arktiku mbeten nyje kyçe pĂ«r interesat strategjike tĂ« SHBA-sĂ«.
  • Irani dhe kĂ«rcĂ«nimet rajonale:
    • Regjimi iranian rrit kapacitetet e tij dhe mund tĂ« ndjekĂ« sĂ«rish rrugĂ«n e krijimit tĂ« armĂ«s bĂ«rthamore.
    • PĂ«rbĂ«n kĂ«rcĂ«nim ndaj SHBA-sĂ«, Izraelit dhe stabilitetit rajonal. /Telegrafi/
  • Kim Jong-un shkarkoi zĂ«vendĂ«skryeministrin pasi modernizoi njĂ« fabrikĂ«



    Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka shkarkuar zëvendëskryeministrin përgjegjës për inxhinierinë mekanike, Jang Sung Ho, për shkak të problemeve gjatë një projekti modernizimi të fabrikës Ryongsong në veri-lindje të vendit.


    Kim e akuzoi zyrtarin se gjatĂ« punimeve shkaktoi “çarje tĂ« panevojshme” dhe pĂ«rmendi se kjo çoi nĂ« njĂ« “humbje ekonomike jo tĂ« vogĂ«l”.

    Shkarkimi duket se synon disiplinimin e zyrtarëve para kongresit të ardhshëm të Partisë Punëtore, ku pritet të vendosen prioritetet e reja politike dhe ekonomike, raporton skynews.

    “Ta them mĂ« thjesht dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« figurative, Jang ishte si njĂ« dhi e lidhur pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr njĂ« karrocĂ« me lopĂ«. Duhet ta shikojmĂ« kĂ«tĂ« si njĂ« gabim tĂ« rastĂ«sishĂ«m nĂ« praktikĂ«n tonĂ« tĂ« emĂ«rimeve tĂ« kadrove. A mund tĂ« presim qĂ« njĂ« dhi tĂ« tĂ«rheqĂ« njĂ« karrocĂ« tĂ« destinuar pĂ«r njĂ« lopĂ«? Nga dita e sotme tĂ« shpall tĂ« shkarkuar, shoku zĂ«vendĂ«skryeministĂ«r”, tha Kim.

    Sipas agjencisë shtetërore, Kim e kishte kritikuar Jang edhe vitin e kaluar në një mbledhje partie.

    Qortimet publike tĂ« tilla janĂ« tĂ« rralla, por udhĂ«heqĂ«si verikorean herĂ« pas here pĂ«rdor kĂ«tĂ« formĂ« pĂ«r tĂ« rikthyer disiplinĂ«n ose pĂ«r t’iu kaluar pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« zyrtarĂ«ve pĂ«r dĂ«shtimet ekonomike dhe politikat e dĂ«shtuara.

    Vitet e fundit, Kim Jong-un ka përqendruar përpjekjet e tij për të eliminuar defetizmin, pakujdesinë dhe pasivitetin në sektorët ekonomikë, duke synuar të zgjidhë problemet kronike të ekonomisë, e cila u godit rëndë gjatë pandemisë së COVID-19.

    Sipas bankës qendrore të Koresë së Jugut, ekonomia e Koresë së Veriut u rrit me 3.7 për qind në vitin 2024, por analistët paralajmërojnë se rritja e shpejtë do të jetë e vështirë për shkak të centralizimit të ekonomisë, sanksioneve ndërkombëtare dhe fokusit mbi programet e armatimit.

    Kongresi i Partisë Punëtore, i pari pas pesë vitesh, pritet të zhvillohet në fund të janarit ose në shkurt, sipas shërbimit inteligjent jugkorean. /Telegrafi/

    Kim Jong-un ia bën një xhiro vajzës dhe stafin të tij me një pirunar



    Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e shoqëroi vajzën dhe stafin e tij në një vend përkujtimor të hënën.

    Kim po inspektonte ndërtimin e një memoriali për trupat e Koresë së Veriut që vdiqën duke luftuar jashtë vendit së bashku me vajzën e tij Ju Ae, raportoi media shtetërore KCNA.

    Sipas një pakti të mbrojtjes së ndërsjellë me Rusinë në vitin 2024, Koreja e Veriut dërgoi rreth 14,000 ushtarë për të luftuar përkrah trupave ruse në Ukrainë, ku më shumë se 6,000 prej tyre u vranë, sipas burimeve të Koresë së Jugut, Ukrainës dhe Perëndimit.

    Kim i përshkroi ushtarët e vdekur si 'heronj që sakrifikuan veten pa hezitim', duke thënë 'askush në botë nuk mund ta mposhtë një ushtri të tillë që është absolutisht besnike ndaj urdhrave të partisë'.

    Ai mori pjesë në mbjelljen e pemëve për memorialin me Ju Ae, e cila mbante një shall të kuq ndërsa pastronte tokën me babanë e saj.

    NdĂ«rkohĂ«, njĂ« ekspozitĂ« fotografike qĂ« detajon ‘pĂ«rparimin’ e KoresĂ« sĂ« Veriut nĂ«n drejtimin e Kim u hap nĂ« Phenian, ndĂ«rsa vendi pĂ«rgatitet pĂ«r njĂ« kongres tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« partisĂ« qĂ« do tĂ« mbahet sĂ« shpejti, tha KCNA.

    Kjo vjen pasi Kim ndërmori një hap tjetër drejt përgatitjes së vendit të tij për luftë bërthamore, duke testuar raketa balistike "të përparuara" të hënën.

    Udhëheqësi i Koresë së Veriut u pa duke pirë një cigare në shoqërinë e zyrtarëve të lartë ndërsa një raketë fluturoi në qiellin e hershëm të mëngjesit pranë Phenianit.

    Seuli dhe Tokio raportuan dje se kishin zbuluar lëshimin e dy raketave hipersonike - duke shënuar provën e parë të raketave balistike të vendit për këtë vit.

    Ajo çfarë ishte e habitshme se të bijën dhe disa anëtarë të kabinetit të tij ua bëri një xhiro me një pirunar që zakonisht përdoren për bartjen e materialeve të ndryshme ndërtimore por edhe ushqimore. /Telegrafi/

    - YouTube www.youtube.com

    Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Detit të Japonisë, rriten tensionet

    Koreja e Veriut ka lëshuar të paktën dy raketa balistike drejt Detit Lindor, të njohur si Deti i Japonisë, duke shënuar testin e parë të armëve për këtë vit. Lëshimi u konfirmua nga autoritetet e Koresë së Jugut dhe të Japonisë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut, raketat u lëshuan nga periferia e [
]

    The post Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Detit të Japonisë, rriten tensionet appeared first on BoldNews.al.

    Si është të festosh Krishtlindjet në një vend ku është e ndaluar



    Kur Il-yong Ju ishte fëmijë, diçka e çuditshme ndodhte në fshatin e tij të vogël në Korenë e Veriut çdo 25 dhjetor.

    Gjyshi i tij e vizitonte dhe e dërgonte në male për të prerë një pishë.

    Ai e sillte në shtëpi dhe në degët e saj vareshin topa të vegjël.

    Në shumë vende, është një ritual i njohur: vendosja dhe dekorimi i një peme për Ditën e Krishtlindjeve.

    Por në Korenë e Veriut, 25 dhjetori është thjesht një ditë tjetër dhe Krishtlindjet janë praktikisht të ndaluara.

    “NĂ« shtĂ«pinĂ« time, ne thjesht festonim atĂ« lloj gjĂ«je. Por nuk e dinim pĂ«r çfarĂ« bĂ«hej fjalĂ« nĂ« atĂ« ditĂ«; thjesht çdo 25 dhjetor, gjyshi im na kĂ«rkonte ta bĂ«nim kĂ«tĂ«â€, tha Ju.

    "Gjyshi im na tha hej nip, vendet e tjera përveç Koresë së Veriut, çdo 25 dhjetor, bëjnë këtë lloj peme dhe e festojnë këtë ditë", shtoi ai.

    "Ishte e mundur sepse fshati im ishte një fshat shumë i vogël. Kishte vetëm 30 familje që jetonin në qytetin tim dhe ishte shumë i izoluar nga qyteti kryesor", shpjegoi Ju.

    Ju tregon se ai dhe familja e tij dëgjonin transmetime të paligjshme radiofonike të huaja në Korenë e Veriut.

    "Pra, ky ishte momenti i parë që dëgjuam për ungjillin dhe Krishterimin."

    Agjentët e shtetit shfaqeshin pa paralajmërim dhe kontrollonin shtëpinë e tyre, duke kontrolluar radiot për të parë në çfarë frekuence ishin të sintonizuar.

    “Na u desh tĂ« rrezikonim jetĂ«n tonĂ« sepse po dĂ«gjonim transmetime tĂ« KoresĂ« sĂ« Jugut qĂ« janĂ« rreptĂ«sisht tĂ« ndaluara nĂ« KorenĂ« e Veriut”, tha Ju.

    "NĂ«se kapesh, do tĂ« shkosh nĂ« kamp tĂ« burgosurish politik ose edhe do tĂ« ekzekutohesh, sepse ishte transmetim i krishterĂ«â€, shtoi ai.

    "Kështu që çdo herë e mbulonim dritaren me një batanije dhe e ulnim volumin që të mos dëgjonte askush."

    “Ai transmetim radiofonik pati shumĂ« ndikim pĂ«r familjen time. Ajo radio ishte ajo qĂ« e motivoi babanĂ« tim tĂ« arratisej nga Koreja e Veriut. Ai iku i pari", tregoi Ju.

    "Kur babai im u zhvendos në Korenë e Jugut, ai na dërgoi një ndërmjetës. Kështu që unë, nëna ime dhe një nga motrat e mia ikëm në tetor 2009."

    Ju ishte vetëm një fëmijë kur iku përtej kufirit, duke filluar një udhëtim që do ta çonte nëpër tre vende gjatë rrugës për në Korenë e Jugut.

    Pasi kaloi kufirin, ai mori disa përgjigje rreth këtij besimit të krishterë.

    Open Doors, një organizatë bamirëse që mbështet kauzën e të krishterëve të shtypur në mbarë botën, e përcaktoi Korenë e Veriut si vendin ku besimtarët përballen me persekutimin më ekstrem në vitin 2025.

    Koreja e Veriut ka kryesuar listën çdo vit që nga viti 2002, me përjashtim të vetëm të vitit 2022, kur Afganistani e shtyu atë në vendin e dytë.

    Në Korenë e Veriut, 24 dhjetori është një festë zyrtare, që shënon ditëlindjen e Kim Jong-suk, gjyshes së Kim Jong-un dhe gruas së parë të Kim Il-sung - diktatorit themelues të Koresë së Veriut.

    Por Ju tani jeton në Seul, Koreja e Jugut, ku nata e Krishtlindjeve duket shumë ndryshe.

    “Çdo natĂ« Krishtlindjesh, ne mblidhemi nĂ« kishĂ« dhe kĂ«ndojmĂ« sĂ« bashku, adhurojmĂ« sĂ« bashku, ndajmĂ« vaktet sĂ« bashku dhe pĂ«rgatisim dhurata dhe i shkĂ«mbejmĂ« ato sĂ« bashku”, tha Ju. /Telegrafi/

    "Hija e luftës po troket në derën e Evropës", Britania përgatitet për një shpërthim të mundshëm lufte



    MbretĂ«ria e Bashkuar po “zhvillon me shpejtĂ«si” plane pĂ«r tĂ« pĂ«rgatitur tĂ« gjithĂ« vendin pĂ«r njĂ« shpĂ«rthim tĂ« mundshĂ«m lufte, ka njoftuar ministri i forcave tĂ« armatosura.

    Duke nënvizuar rolin që civilët do të duhet të luajnë në një konflikt të madh, Al Carns tha se ushtritë, marinat dhe forcat ajrore i përgjigjen krizave, por "shoqëritë, industritë dhe ekonomitë fitojnë luftëra".

    “Hija e luftĂ«s po troket pĂ«rsĂ«ri nĂ« derĂ«n e EvropĂ«s. Ky Ă«shtĂ« realiteti. Duhet tĂ« jemi tĂ« pĂ«rgatitur ta pengojmĂ« atĂ«.”

    Komentet e tij vijnë pasi Mark Rutte, kreu i NATO-s , u tha aleatëve se Evropa duhet të përgatitet për një përballje me Rusinë në atë shkallë që "duruan gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë" - një referencë për Luftërat e Parë dhe të Dytë Botërore, shkruan skynews.

    Në një tregues të kërcënimit, Britania zbuloi se niveli i aktivitetit armiqësor të inteligjencës - siç janë spiunazhet, hakerat dhe kërcënimet fizike - kundër forcave të saj të armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes është rritur me më shumë se 50% gjatë vitit të kaluar.

    Rusia , Kina , Irani dhe Koreja e Veriut dyshohet se janë fajtorët kryesorë.

    Qeveria tani po lanson një njësi të re kundërzbulimi mbrojtëse për të forcuar aftësinë e saj për të zbuluar dhe ndërprerë operacionet e inteligjencës nga shtetet armiqësore.

    Gjithashtu, ajo ka ndërmarrë hapa për të rritur aftësitë e spiunazhit të Ministrisë së Mbrojtjes duke kombinuar degët e ndryshme të inteligjencës ushtarake në të gjithë ushtrinë, marinën dhe forcën ajrore, si dhe Inteligjencën e Mbrojtjes, në një organizatë të re të quajtur Shërbimet e Inteligjencës Ushtarake. /Telegrafi/

    Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

    Ukraina ka akuzuar RusinĂ« pĂ«r transferimin e fĂ«mijĂ«ve ukrainas tĂ« rrĂ«mbyer nĂ« “kampe tĂ« ri-arsimimit”, njĂ« praktikĂ« qĂ« Ă«shtĂ« dĂ«nuar gjerĂ«sisht nga komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar.

    Kjo u bë e ditur gjatë një seance në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku avokatja dhe ekspertja për të drejtën ndërkombëtare, Kateryna Rashevska, paraqiti informacion të detajuar mbi këto veprime.

    Rashevska theksoi se qĂ«llimi i kĂ«tyre kampeve Ă«shtĂ« i dyfishtĂ«: pĂ«rveç “ri-arsimimit” dhe trajnimit tĂ« ideologjisĂ« pro-ruse, fĂ«mijĂ«t largohen nga familjet e tyre dhe nga ndikimi i komunitetit tĂ« tyre tĂ« lindjes, duke krijuar njĂ« situatĂ« tĂ« thellĂ« pasigurie dhe traumatike.

    Sipas Rashevskas, skema ka evoluar me kalimin e kohës. Më parë, fëmijët mbaheshin brenda territorit të Rusisë dhe Bjellorusisë, ku kthimi i tyre, edhe pse i komplikuar, ishte më i mundur.

    Megjithatë, tani ka indikacione se të miturit po dërgohen në Korenë e Veriut, një vend me politikat më të rrepta të kontrollit shtetëror dhe të izolimit nga komuniteti ndërkombëtar. Ky zhvillim e bën rikthimin dhe kthimin e fëmijëve ukrainas jashtëzakonisht të vështirë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë, mirëqenien dhe të drejtat e tyre themelore.

    Komuniteti ndërkombëtar është shprehur i shqetësuar për këto praktika dhe ka bërë thirrje për hetime të pavarura dhe masa për të siguruar kthimin e fëmijëve në familjet e tyre, duke dënuar çdo akt që shkel të drejtat e fëmijëve dhe ligjet ndërkombëtare.

    Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut



    Ukraina ka akuzuar RusinĂ« pĂ«r transferimin e fĂ«mijĂ«ve ukrainas tĂ« rrĂ«mbyer nĂ« “kampe tĂ« ri-arsimimit”, njĂ« praktikĂ« qĂ« Ă«shtĂ« dĂ«nuar gjerĂ«sisht nga komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar.

    Kjo u bë e ditur gjatë një seance në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku avokatja dhe ekspertja për të drejtën ndërkombëtare, Kateryna Rashevska, paraqiti informacion të detajuar mbi këto veprime.

    Rashevska theksoi se qĂ«llimi i kĂ«tyre kampeve Ă«shtĂ« i dyfishtĂ«: pĂ«rveç “ri-arsimimit” dhe trajnimit tĂ« ideologjisĂ« pro-ruse, fĂ«mijĂ«t largohen nga familjet e tyre dhe nga ndikimi i komunitetit tĂ« tyre tĂ« lindjes, duke krijuar njĂ« situatĂ« tĂ« thellĂ« pasigurie dhe traumatike.

    Russia is taking Ukrainian children to camps in North Korea

    Ukraine has accused Russia of transferring abducted Ukrainian children to “re-education camps.”

    This was stated during a U.S. Senate hearing by lawyer and international-law expert Kateryna Rashevska.

    Rashevska noted
 pic.twitter.com/WuDOdh9GkA
    — NEXTA (@nexta_tv) December 4, 2025

    Sipas Rashevskas, skema ka evoluar me kalimin e kohës. Më parë, fëmijët mbaheshin brenda territorit të Rusisë dhe Bjellorusisë, ku kthimi i tyre, edhe pse i komplikuar, ishte më i mundur.

    Megjithatë, tani ka indikacione se të miturit po dërgohen në Korenë e Veriut, një vend me politikat më të rrepta të kontrollit shtetëror dhe të izolimit nga komuniteti ndërkombëtar. Ky zhvillim e bën rikthimin dhe kthimin e fëmijëve ukrainas jashtëzakonisht të vështirë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë, mirëqenien dhe të drejtat e tyre themelore.

    Komuniteti ndërkombëtar është shprehur i shqetësuar për këto praktika dhe ka bërë thirrje për hetime të pavarura dhe masa për të siguruar kthimin e fëmijëve në familjet e tyre, duke dënuar çdo akt që shkel të drejtat e fëmijëve dhe ligjet ndërkombëtare. /Telegrafi/

    Koreja e Veriut ekzekuton njĂ« çift “tĂ« famshĂ«m” qĂ« u bĂ«nĂ« “arrogantĂ«â€ pas suksesit tĂ« biznesit tĂ« tyre - duke i akuzuar se ishin “anti-republikĂ«â€



    Koreja e Veriut ka ekzekutuar një çift të akuzuar për arrogancë dhe antirepublikë, pas suksesit të biznesit të tyre.

    Qindra njerëz thuhet se janë detyruar të dëshmojnë masakrën e tyre në një hapësirë të hapur, përfshirë fëmijë të vegjël, transmeton Telegrafi.

    Çifti, nĂ« tĂ« 50-at, drejtonte njĂ« biznes privat qĂ« shiste, riparonte dhe jepte me qira biçikleta elektrike, pjesĂ« motoçikletash me bateri dhe biçikleta tĂ« zakonshme.

    Edhe pse ishin regjistruar zyrtarisht në Komitetin Qendror të Federatës së Përgjithshme të Sindikatave në Distriktin Sadong, raportet thonë se ata kishin fituar fitime të konsiderueshme në të njëjtën kohë dhe u bënë të njohur si "njerëz të mëdhenj".

    Disa banorë kishin pakënaqësi ndaj tyre për shkak të çmimeve të larta me shumicë, ankesave për cilësinë dhe asaj që vendasit e përshkruan si sjellje arrogante.

    Sipas Daily NK, autoritetet i akuzuan ata për shkelje të Aktit të Refuzimit të Mendimit dhe Kulturës Reaksionare.

    Ata gjithashtu u dyshua se kishin punuar me një organizatë të jashtme për të lëvizur ilegalisht valutën e huaj dhe për të përhapur mesazhe anti-shtetërore.

    Pas arrestimit të tyre në fillim të gushtit, ata u morën në pyetje së bashku dhe u dënuan me vdekje në fillim të shtatorit.

    Rreth 20 persona të lidhur me ta thuhet se u dënuan me dëbim ose riedukim.

    Ekzekutimi, i mbajtur në një hapësirë të hapur në Mirim, u pa nga banorët të cilëve u ishte urdhëruar të merrnin pjesë.

    Një burim tha: "Të gjithë menaxherët, siç janë menaxherët e tregut dhe menaxherët e tezgave, ishin të detyruar të merrnin pjesë, kështu që mbi 200 banorë u mblodhën në atë kohë".

    Sipas raportimeve, prindërit që nuk kishin mundësi kujdesi për fëmijët u detyruan të sillnin fëmijët e tyre të vegjël.

    "Banorët që nuk kishin vend për të lënë fëmijët e tyre nuk kishin zgjidhje tjetër veçse t'i nxirrnin jashtë. Nxënësit e shkollës së mesme që kalonin aty pranë iu bashkuan gjithashtu të rriturve pa asnjë rezistencë dhe dëshmuan skenën e tmerrshme", shtoi burimi.

    Zyrtarët u thanë banorëve se ekzekutimi kishte për qëllim të vepronte si "një model për parandalimin e kaosit ekonomik dhe edukimin e publikut".

    Dënimi u pa gjerësisht si një paralajmërim që synonte të ndërpriste lidhjet e jashtme dhe të forconte kontrollin e shtetit mbi operacionet e biznesit privat.

    Koha gjithashtu tërhoqi vëmendjen - ekzekutimi u zhvillua menjëherë pasi Kim Jong-un, u kthye nga një vizitë në Kinë. /Telegrafi/

    Ukrainasit shkatërrojnë raketëhedhësin e Koresë së Veriut në Pokrovsk



    Forcat ukrainase shkatërruan një sistem raketor me lëshim të shumëfishtë (MLRS) të Koresë së Veriut, Tipi 75, të përdorur nga trupat ruse në sektorin Pokrovsk (rajoni i Donetskut).

    MLRS u zbulua dhe u eliminua nga dronë nga njësia Height Predators e Brigadës së 59-të të ushtrisë ukrainase, transmeton Telegrafi.

    "Pushtuesit menduan se mund të na surprizonin me lodrën e tyre të re, por ne kemi pasur probleme të tilla edhe më parë", thuhet në mbishkrimin e videos së publikuar nëpërmjet Telegram.

    Trupat ruse kishin tentuar ta fshihnin lëshuesin në një hendek, duke e mbuluar atë me dërrasa dhe degë.

    Sistemi 107 mm Tipi 75 nga Koreja e Veriut, është një kopje e MLRS kineze Tipi 63 dhe mund të qëllojë municione me fragmentim dhe thërrmim të lartë shpërthyes deri në një rreze prej 8.6 kilometrash.

    Sipas medias Militarnyi, forcat ruse po i montojnë lëshuesit edhe në automjete për të përmirësuar lëvizshmërinë dhe shpejtësinë e vendosjes.

    Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë një kontingjent tjetër trupash dhe pajisjesh ushtarake në Rusi për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës, tha shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, gjenerallejtënant Kyrylo Budanov, në një intervistë me The Japan Times në mesin e gushtit.

    Sipas Budanov, Pheniani planifikon të vendosë rreth 6,000 personel inxhinierik ushtarak në rajonin Kursk të Rusisë në muajt e ardhshëm, zyrtarisht për punë çminimi dhe rindërtimi.

    Përveç personelit, Koreja e Veriut pritet të dorëzojë midis 50 dhe 100 pjesë të pajisjeve ushtarake, duke përfshirë tanke M2010 (Cheonma-D) dhe transportues të blinduar BTR-80.

    Budanov tha se Koreja e Veriut aktualisht furnizon rreth 40% të kërkesës së ushtrisë ruse për municione 122 mm dhe 152 mm, të cilat po prodhohen "24 orë në ditë". Moska ka marrë gjithashtu qindra sisteme artilerie, sisteme raketash me shumë lëshues dhe raketa nga Pheniani.

    Budanov shtoi se armët me rreze të gjatë veprimi 170 mm M1989 dhe armë të tjera të Koresë së Veriut, po krijojnë sfida serioze për trupat ukrainase dhe po kontribuojnë në zgjatjen e luftës. /Telegrafi/

    Koreja e Veriut paralajmĂ«ron pĂ«r mĂ« shumĂ« “veprime sulmi”

    Ministri i Mbrojtjes i KoresĂ« sĂ« Veriut paralajmĂ«roi pĂ«r mĂ« shumĂ« “veprime sulmuese”, teksa Uashingtoni dhe Seuli e kritikuan lĂ«shimin e fundit tĂ« njĂ« rakete balistike nga Pheniani.

    Lëshimi i raketës nga Koreja e Veriut të premten ndodhi më pak se një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një turmeu në rajon, shprehu interes që të takohej me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

    Pheniani nuk u pĂ«rgjigj pĂ«r kĂ«tĂ« ofertĂ«. Ministri i Mbrojtjes i Phanianit, No Kwang Chol, tha se Uashingtoni Ă«shtĂ« “bĂ«rĂ« i guximshĂ«m nĂ« veprimet e tij ushtarake duke kĂ«rcĂ«nuar sigurinĂ«â€ e Veriut, dhe se ai po “eshte qĂ«llimisht duke pĂ«rshkallĂ«zuar tensionin politik dhe ushtarak nĂ« rajon”.

    “S’do tĂ« kursejmĂ« veprime mĂ« sulmuese kundĂ«r kĂ«rcĂ«nimit tĂ« armiqve”, tha ai, sipas agjencisĂ« shtetĂ«rore tĂ« lajmeve tĂ« Phenianit, KCNA.

    MĂ« herĂ«t gjatĂ« javĂ«s, para lĂ«shimit tĂ« raketĂ«s tĂ« premten, , shefi i Pentagonit tĂ« SHBA-sĂ«, Pete Hegseth, dhe homologu i tij nga Koreja e Jugut vizituan ZonĂ«n e Demilitarizuar (DMZ), ku “konfirmuan pozicionin e fortĂ« tĂ« mbrojtjes sĂ« pĂ«rbashkĂ«t dhe bashkĂ«punimin e ngushtĂ«â€ mes vendeve tĂ« tyre.

    TĂ« mĂ«rkurĂ«n, aeroplanmbajtĂ«sja bĂ«rthamore e SHBA-sĂ«, USS George Washington, mbĂ«rriti nĂ« qytetin-port jugkorean Busan pĂ«r mbĂ«shtetje logjistike, sipas marinĂ«s sĂ« Seulit, njĂ« veprim qĂ« No nga Koreja e Veriut e quajti “pĂ«rshkallĂ«zim tĂ« mĂ«tejmĂ« tĂ« tensioneve nĂ« Gadishullin Korean”. No gjithashtu tha se vizita e Hegseth nĂ« DMZ kishte pĂ«r qĂ«llim “tĂ« nxisĂ« histerinĂ« e luftĂ«s”.

    Komanda e SHBA-sĂ« Indo-PaqĂ«sor tha tĂ« premten se lĂ«shimi i fundit i raketĂ«s balistike nga Koreja e Veriut “thekson ndikimin destabilizues” tĂ« veprimeve tĂ« Phenianit, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara po “konsultohen ngushtĂ« me aleatĂ«t dhe partnerĂ«t tanĂ«â€.

    Forcat e armatosura tĂ« KoresĂ« sĂ« Jugut dĂ«nuan ashpĂ«r lĂ«shimin e raketĂ«s nga Veriu. PĂ«rmes njĂ« deklarate, ushtria e Seulit “i bĂ«n thirrje KoresĂ« sĂ« Veriut tĂ« ndalojĂ« menjĂ«herĂ« tĂ« gjitha veprimet qĂ« rrisin tensionet mes dy Koreve”.

    Trump javën e kaluar gjithashtu njoftoi se kishte miratuar planin e Koresë së Jugut për ndërtimin e një nëndetëseje me energji bërthamore. Zhvillimi i një nëndetëseje të tillë do të shënonte një hap të rëndësishëm për bazën detare dhe industrinë e mbrojtjes së Koresë së Jugut, thanë analistët, duke e futur vendin në një grup të vogël shtetesh që kanë anije të tilla. Ata po ashtu thanë se Veriu ka gjasa të reagojë me agresivitet kundër planeve të tilla të Jugut.

    Koreja e Veriut paralajmĂ«ron pĂ«r mĂ« shumĂ« “veprime sulmuese”

    Ministri i Mbrojtjes i KoresĂ« sĂ« Veriut paralajmĂ«roi pĂ«r mĂ« shumĂ« “veprime sulmuese”, teksa Uashingtoni dhe Seuli e kritikuan lĂ«shimin e fundit tĂ« njĂ« rakete balistike nga Pheniani. LĂ«shimi i raketĂ«s nga Koreja e Veriut tĂ« premten ndodhi mĂ« pak se njĂ« javĂ« pasi presidenti amerikan, Donald Trump, gjatĂ« njĂ« turmeu nĂ« rajon, shprehu interes [
]

    The post Koreja e Veriut paralajmĂ«ron pĂ«r mĂ« shumĂ« “veprime sulmuese” appeared first on BoldNews.al.

    Seuli: Koreja e Veriut ka dërguar 5 mijë trupa në Rusi nga shtatori

    Rreth 5 mijë ushtarë të Koresë së Veriut ja dërguar në Rusi që nga shtatori, për të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës. Lajmi u njoftua nga një ligjvënës i Koresë së Jugut pasi u njoftua nga Inteligjenca e Koresë së Jugut.

    Sipas Inteligjencës së Koresë së Jugut rreth 10 mijë ushtarë të Koresë së Veriut janë aktualisht të vendosur pranë kufirit ruso-ukrainas. Koreja e Veriut po merr pjesë aktive në luftën në Ukrainë, duke dërguar mijëra ushtarë për të sprapsur forcat ukrainase që ishin vendosur në një pjesë të vogël të kufirit rus të provincës Kursk, nga fundi i vitit 2024 deri në pranverën e vitit 2025.

    Rreth 600 ushtarë të Koresë së Veriut u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën në këto beteja, sipas inteligjencës së Koresë së Jugut. Gjithashtu ekspertët thonë se Koreja e Veriut merr ndihmë të konsiderueshme ekonomike, teknologji ushtarake, si dhe ndihmë ushqimore dhe energjetike nga Moska.

    /abcnews.al/

    Koreja e Veriut qëlloi me predha artilerie përpara vizitës kufitare të sekretarit të mbrojtjes të SHBA-së, thotë Seuli



    Koreja e Veriut qëlloi disa predha artilerie një orë para se sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, të vizitonte kufirin që e ndan atë nga Jugu, ka thënë ushtria e Seulit.

    Pheniani qëlloi gjithashtu armë të ngjashme minuta para se presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung të zhvillonte bisedime me udhëheqësin kinez Xi Jinping javën e kaluar, tha Shefi i Përbashkët i Shtabit (JCS) i Koresë së Jugut.

    JCS theksoi se kohët e fundit kishte "zbuluar rreth 10 predha artilerie të qëlluara në pjesën veriore të Detit Perëndimor", emri i Seulit për Detin e Verdhë.

    Armët u qëlluan rreth orës 3:00 pasdite të shtunën dhe rreth orës 4:00 pasdite të hënën.

    "Detajet e predhave po analizohen nga afër nga autoritetet e inteligjencës së Koresë së Jugut dhe SHBA-së", shtoi JCS.

    Hegseth vizitoi kufirin e fortifikuar rëndë që ndan Korenë e Veriut dhe atë të Jugut të hënën, duke u bërë shefi i parë i Pentagonit në tetë vjet që e bën këtë.

    Ai vizitoi Panmunjom, fshatin simbolik të armëpushimit ku trupat nga të dy Koretë qëndrojnë ballë për ballë, pas një ndalese në postbllokun e vëzhgimit me pamje nga Zona e Demilitarizuar.

    Hegseth dhe homologu i tij i Koresë së Jugut, Ahn Gyu-back "riafirmuan qëndrimin e fortë të mbrojtjes së kombinuar dhe bashkëpunimin e ngushtë midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara", tha ministria e mbrojtjes e Seulit në një deklaratë.

    Udhëtimi i Hegseth vjen pasi propozimet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ndaj udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë turneut të tij në Azi javën e kaluar nuk morën asnjë përgjigje publike nga Pheniani.

    Megjithatë, Trump ka lënë të kuptohet se ai do të ishte ende i gatshëm të "kthehej" për një takim të ardhshëm me Kim.

    Të shtunën, Lee u takua me Xi në periferi të një samiti ekonomik aziatik, duke i kërkuar udhëheqësit kinez të ndihmojë Seulin "të rifillojë dialogun" me Korenë e Veriut.

    Lee theksoi nevojën për "stabilitet" rajonal dhe vuri në dukje "shkëmbimet e fundit të nivelit të lartë midis Kinës dhe Koresë së Veriut" - një referencë për pjesëmarrjen e Kim në një paradë të madhe ushtarake në Pekin në shtator. /Telegrafi/

    Të burgosurit e luftës të Koresë së Veriut të kapur nga ukrainasit në Rusi, tentojnë të vetëlëndohen dhe kërkojnë të shkojnë në Korenë e Jugut



    Dy ushtarë të Koresë së Veriut, të kapur nga forcat ukrainase në rajonin e Kurskut të Rusisë në janar, kanë kërkuar të transferohen në Korenë e Jugut dhe thuhet se janë përpjekur të dëmtojnë veten.

    Dy të burgosurit e luftës bënë kërkesën për t'u dërguar në Korenë e Jugut gjatë një interviste për një dokumentar të mbajtur më 28 tetor, shkruan Barron's.

    "Të dy (të burgosurit e luftës) i kërkuan producentit në fund të intervistës t'i çonte në Jug", tha Jang Se Yul, kreu i një organizate që mbështet dezertorët e Koresë së Veriut dhe vetë një dezertues nga Koreja e Veriut.

    Video intervista nuk është publikuar ende, por sipas Jang, pritet të bëhet publike në javët e ardhshme, transmeton Telegrafi.

    Yonhap citoi gjithashtu Jang të ketë thënë se të dy të burgosurit shprehën dëshirën për të shkuar në Korenë e Jugut, një ndryshim nga shkurti, kur vetëm njëri prej tyre shprehu një dëshirë të tillë gjatë një takimi me një ligjvënës të Koresë së Jugut.

    Fotografitë tregojnë se një plagë në nofull që njëri prej tyre mori gjatë kapjes tani është shëruar, megjithëse disa deformime të kockave mbeten.

    Gjithashtu u vu re se portrete të vizatuara me dorë të udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, vareshin mbi një nga shtretërit e të burgosurve.

    Thuhet se të burgosurit i kërkuan producentit të siguronte ilaçe për sytë, rroba të thurura, pantallona, cigare, stilolapsa dhe libra, tha Jang.

    Ai gjithashtu transmetoi deklarata nga zyrtarë ukrainas që thoshin se të burgosurit e Koresë së Veriut ishin në një gjendje paqëndrueshmërie psikologjike, dhe kishin tentuar të vetëlëndoheshin.

    Sipas kushtetutës së Koresë së Jugut, të gjithë koreanët konsiderohen qytetarë, përfshirë ata që jetojnë në Korenë e Veriut, dhe Seuli ka deklaruar se kjo vlen për çdo ushtar të Koresë së Veriut të kapur në Ukrainë.

    Koreja e Jugut e ka informuar qeverinë ukrainase për gatishmërinë e saj për të pranuar të burgosurit nëse qëllimet e tyre konfirmohen. /Telegrafi/

    Trump thotë se do të ishte i gatshëm të zgjaste udhëtimin në Azi për t'u takuar me Kim Jong Un të Koresë së Veriut



    Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të ishte i gatshëm të zgjaste udhëtimin e tij jashtë vendit në Azi nëse Kim Jong Un i Koresë së Veriut dëshiron të takohet me të.

    "Por do të doja shumë të takohesha me të nëse ai dëshiron të takohet. Unë shkova shumë mirë me Kim Jong Un...", tha Trump gjatë një takimi me gazetarë në Air Force One, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Kujtojmë se presidenti amerikan kishte vënë në dukje edhe më parë gjatë një takimi të mëparshëm në bordin e Air Force One se do të ishte i hapur për t'u takuar me Kim Jong Un.

    "Kam shkuar shumë mirë me të", kishte thënë ai.

    Koreja e Veriut është një nga vendet e pakta në botë të armatosura me armë bërthamore.

    Dhe gjatë mandatit të tij të parë, Trump u takua disa herë me Kim Jong Un.

    Ai madje bëri histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që shkeli në Korenë e Veriut. /Telegrafi/

    Trump: Jam 100 për qind i hapur për të takuar Kim Jong Un



    Donald Trump ka thënë se do të ishte "100% i hapur" për t'u takuar me Kim Jong Un gjatë vizitës së tij në Azi.

    Presidenti amerikan tha se shkon mirë me homologun e tij të Koresë së Veriut kur u pyet nga gazetarët në bordin e Air Force One.

    Bëhet e ditur se në vitin 2019 , Trump u bë presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që kaloi kufirin me Korenë e Veriut gjatë mandatit të tij të parë në detyrë.

    Dyshja nuk është takuar që atëherë dhe Shtëpia e Bardhë tha se asgjë nuk është planifikuar për udhëtimin pesëditor të Trumpit në Azi, ku ai do të takohet me udhëheqësit e Malajzisë, Japonisë dhe Koresë së Jugut.

    Kim tha muajin e kaluar se ai ende ruan "kujtime të mira personale" me Trumpin dhe se nuk ka "asnjë arsye për të mos" rifilluar bisedimet me SHBA-në nëse ajo "braktis" atë që ai e quajti një "obsesion iluzionar" me dëshirën që Koreja e Veriut të heqë dorë nga armët e saj bërthamore.

    Që atëherë, Kim ka përshpejtuar zgjerimin e një arsenali raketash të afta për armë bërthamore dhe ka forcuar pozicionin e tij duke u rreshtuar me Rusinë lidhur me luftën e saj në Ukrainë dhe duke forcuar marrëdhëniet me Kinën.

    Ndërsa disa ekspertë parashikojnë se një takim midis Kim dhe Trump nuk është i mundshëm, të tjerë parashikojnë se dyshja përfundimisht do të ulet për bisedime në muajt në vijim. /Telegrafi/

    Ndërsa partia në pushtet mbush 80 vjeç, Kim Jong Un tregon armën e re hipersonike të Koresë së Veriut



    Koreja e Veriut shfaqi një armë të re hipersonike dhe raketa balistike ndërkontinentale (ICBM) në një paradë ushtarake të premten vonë, ndërsa shënoi 80 vjetorin e Partisë së Punëtorëve të Koresë në pushtet.

    Arma hipersonike Hwasong-11Ma dhe raketa ICBM Hwasong-20, të cilën media shtetërore e quajti "sistemi më i fuqishëm i armëve strategjike bërthamore të Koresë së Veriut", ishin midis një arsenali të armëve të Koresë së Veriut të paraqitura në paradën e natës në Sheshin Kim Il Sung të Phenianit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Festimi erdhi një muaj pasi udhëheqësi Kim Jong Un shënoi një fitore të madhe diplomatike duke udhëtuar në Pekin për një paradë masive ushtarake kineze, ku ai pati mundësinë e rrallë të qëndronte përkrah fuqive të mëdha globale në skenën globale, përkatësisht udhëheqësit kinez Xi Jinping dhe presidentit rus Vladimir Putin.

    Kim doli nga vizita me lidhje më të thella strategjike dhe një miqësi të ripërtërirë me Kinën, mbështetësen e gjatë politike dhe ekonomike të Koresë së Veriut, si dhe një energji të shtuar për të ndjekur programin e tij të armëve raketore dhe bërthamore.

    Që nga ai takim në Pekin, media shtetërore ka paraqitur raportime për sisteme të reja ose të përmirësuara të armëve të Koresë së Veriut - midis tyre Hwasong-11Ma, me një kokë rakete hipersonike të manovrueshme, dhe Hwasong-20.

    Hwasong-11Ma u pa për herë të parë në një ekspozitë ushtarake në Phenian një javë më parë.

    Armët e serisë Hwasong-11 janë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi (SRBM) të bazuara në raketat Iskander të Rusisë, të cilat kanë parë përdorim të gjerë në sulmet shkatërruese të Moskës në të gjithë Ukrainën.

    Ndërkohë, shfaqja e Hwasong-20 me aftësi bërthamore ishte e para për ICBM-në më të re të Koresë së Veriut.

    Ndërsa vëzhguesit perëndimorë mezi prisnin të shihnin raketat e reja, parada paraqiti edhe tanke kryesore beteje të përmirësuara, të quajtura Cheonma-20.

    Tanket, me "aftësi të jashtëzakonshme goditëse dhe (një) sistem mbrojtjeje të besueshëm, kaluan nëpër shesh me vullnetin për të shfarosur armiqtë", raportoi media shtetërore.

    Gjithashtu në formacionet e paradës ishin trupat e Koresë së Veriut që luftuan kundër Ukrainës, duke ndihmuar në dëbimin e forcave të Kievit nga rajoni Kursk i Rusisë në fillim të këtij viti.

    Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vendit, ishte midis personaliteteve të huaja në paradën e Phenianit. /Telegrafi/

    ❌