Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Gjakovën pas vërshimeve të ditëve të fundit, ku ka shprehur solidaritet me qytetarët dhe ka vlerësuar angazhimin institucional për menaxhimin e situatës.
âSot ishim kĂ«tu sĂ« bashku me ekipin tonĂ« pĂ«r tĂ« shprehur solidaritetin me tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t e GjakovĂ«s, me komunĂ«n e GjakovĂ«s, pĂ«r shkak tĂ« dĂ«meve tĂ« krijuara nga vĂ«rshimet e djeshme. FatmirĂ«sisht, ato pak a shumĂ« janĂ« ndalur dhe po shpresojmĂ« qĂ« nuk nuk do tĂ« ketĂ« dĂ«me tĂ« mĂ«tejme, por dua t'i falenderoj tĂ« gjitha institucionet qĂ« janĂ« angazhuar pa ndalĂ«, nga kryetari i komunĂ«s dhe tĂ« gjitha institucionet lokale tek institucionet qendrore, agjencitĂ« e emergjencave, organet e rendit dhe secilin qytetar qĂ« ka treguar solidaritet nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« kjo gjendje tĂ« tejkalohet mĂ« me lehtĂ«siâ, tha Osmani.
Ajo shtoi se ka familje të prekura nga kjo situatë dhe se institucionet do të jenë pranë tyre.
âNatyrisht qĂ« ka familje tĂ« prekura nga kjo situatĂ«, vendbanimet e tĂ« cilĂ«ve janĂ« dĂ«mtuar. Do tĂ« punojmĂ« bashkarisht qĂ« kjo tĂ« tejkalohet dhe tĂ« jemi pranĂ« tyre nĂ« pĂ«rballjen me kĂ«tĂ« situatĂ«. Kryetari Gjini na njoftoi pĂ«r tĂ« gjitha masat qĂ« janĂ« ndĂ«rmarrĂ« e po ashtu pĂ«r planet qĂ« do tĂ« hartohen nĂ« vazhdimĂ«si sa i pĂ«rket kalkulimit dhe kompenzimit tĂ« dĂ«meve dhe po ashtu çështjeve tĂ« tjera. Do tĂ« jemi aty pĂ«r tĂ« bashkĂ«punuar sepse çdo sfidĂ« Ă«shtĂ« e tejkalueshme atĂ«herĂ« kur punojmĂ« bashkĂ«â, theksoi Osmani.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, e cilësoi vizitën e presidentes si të rëndësishme dhe bëri të ditur se situata është drejt stabilizimit.
Gjini: Po duket që situata ka me qenë më mirë
âĂshtĂ« vizitĂ« e rĂ«ndĂ«sishme. E kemi kaluar njĂ« dy-tri ditĂ« goxha tĂ« zorshme, po sot Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« niveli i ujĂ«rave ka rĂ«nĂ« edhe nuk po shihet qĂ« do tĂ« kemi rritje ose rritje tĂ« problemit nĂ« ditĂ«t qĂ« vijnĂ«. Po duket qĂ« situata ka me qenĂ« mĂ« mirĂ«â, tha Gjini.
Ai njoftoi se gjatë vërshimeve ka pasur edhe evakuime të qytetarëve.
âPo, kemi pasur disa evakuime, i kemi vendosur nĂ« objektet tona tĂ« banimit social. Ka familjarĂ« tĂ« cilĂ«t i kanĂ« marrĂ« tĂ« afĂ«rmit e vet nĂ«pĂ«r shtĂ«pitĂ« e tyre. Jemi kujdesur deri sot pĂ«r ushqim, njĂ« pjesĂ« edhe pĂ«r veshmbathjeâ, u shpreh ai.
Gjini shtoi se ekipet komunale janĂ« duke punuar nĂ« sanimin e dĂ«meve dhe pastrimin e zonave tĂ« prekura. âJemi duke i sanuar dĂ«met aty ku mundemi, duke i pastruar rrugĂ«t prej shembjeve ose prej vĂ«rshimeve ose prej mbeturinave fatkeqĂ«sisht qĂ« kanĂ« sjellĂ« dĂ«me tĂ« shumta, fatkeqĂ«sisht duhet me thĂ«nĂ«â, tha ai.
Sipas tij, nga dita e nesërme do të nisë procesi zyrtar i vlerësimit të dëmeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se pas reshjeve të fundit të shiut, janë paralajmëruar probleme me ujin e pijes në disa rajone, gjatë së mërkurës, më 07.01.2026.
Sipas IKSHPK-së, në rajonin e Prishtinës, fabrikat e ujit në Shkabaj dhe Bivolak nuk janë funksionale për shkak të turbullirës së madhe, ndërsa sistemet në Badovc dhe Batllavë funksionojnë normalisht dhe aktualisht nuk ka probleme me cilësinë e ujit në rrjet.
NĂ« rajonin e Prizrenit, thuhet se uji nga â40 bunarĂ«tâ pĂ«rdoret vetĂ«m pĂ«r nevoja sanitare dhe nuk Ă«shtĂ« i sigurt pĂ«r pije, ndĂ«rsa nĂ« burimet e tjera si Cvilen dhe Soz, Ă«shtĂ« i sigurt.
Në Suharekë dhe Malishevë, raportohet se uji i rrjetit nuk duhet të përdoret për pije, ndërsa në Dragash gjendja paraqitet stabile.
Në rajonin e Gjilanit, uji i pijes thuhet se është në rregull në qytetin e Gjilanit, por në fshatin Berivojcë të Kamenicës janë vërejtur nitrate të rritura dhe uji nuk rekomandohet për pije. Në Viti, furnizimi është ndërprerë për shkak të turbullirës.
Në rajonin e Pejës thuhet se janë vërejtur turbullira në disa burime, me ndërprerje të furnizimit në Deçan dhe në zonën e Jarinës në Klinë. Në Pejë, furnizimi nga burimi i Radacit ka rifilluar normalisht.
Sipas njoftimit, uji i pijes në Ferizaj dhe Gjakovë është i sigurt, përderisa në disa burime lokale në rajonin e Gjakovës uji nuk duhet të përdoret për pije.
Instituti njofton po ashtu se edhe në rajonin e Mitrovicës, uji ende nuk është i sigurt për konsum për shkak të turbullirës së madhe dhe nuk do të lëshohet për pije për një periudhë të caktuar.
IKSHPK u rekomandon qytetarëve që ujin nga bunarët e pambrojtur ta vlojnë para përdorimit, të përdorin vetëm burime të sigurta dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare të institucioneve në komunat e tyre.
âQytetarĂ«t qĂ« furnizohen me ujĂ« nga bunarĂ« tĂ« pambrojtur (pĂ«r arsye sigurie nga aspekti bakteriologjik), rekomandohet qĂ« uji tĂ« vlohet para pĂ«rdorimit ose tĂ« shfrytĂ«zohen burime alternative pĂ«r furnizim me ujĂ« tĂ« sigurt. Ushqimi tĂ« ruhet nĂ« vende tĂ« sigurta dhe tĂ« mos konsumohet ushqimi qĂ« ka qenĂ« nĂ« kontakt me ujin e shiut. ShfrytĂ«zoni ujin vetĂ«m nga burimet e sigurtaâ- thuhet nĂ« njoftimin publik.
Reshjet e rrëmbyeshme të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime në pjesë të mëdha të Kosovës, duke sjellë dëme të konsiderueshme materiale, probleme në infrastrukturë dhe vështirësi në qarkullim.
Si pasojë e përmbytjeve, autoritetet u detyruan të shtyjnë për disa ditë rifillimin e procesit mësimor pas pushimit dimëror, për shkak të situatës së rënduar dhe rrezikut për sigurinë e nxënësve dhe stafit arsimor.
Reshjet intensive kanë shkaktuar përmbytje të pronave private, tokave bujqësore dhe rrugëve, ndërsa në disa zona janë raportuar edhe evakuime të banorëve. Të martën, qarkullimi në disa akse rrugore është bllokuar përkohësisht për shkak të nivelit të lartë të ujit.
Telegrafi ka realizuar disa fotografi përmes dronit, të cilat pasqyrojnë gjendjen e krijuar nga vërshimet e lumit Drin.
Pamjet tregojnë shtrirjen e madhe të ujit dhe dëmet e shkaktuara në zonat përreth, duke dëshmuar përmasat e situatës.
Autoritetet kompetente janë në terren dhe kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat pranë lumenjve dhe rrugëve të rrezikuara nga përmbytjet, derisa situata të stabilizohet.
Situata në qytetin e Gjakovës paraqitet e qetë dhe stabile pas vërshimeve të ditëve të fundit. Sipas autoriteteve në terren, gjendja është e menaxhueshme dhe të gjitha ekipet emergjente janë duke intervenuar për të normalizuar situatën.
Xhevdet Brahimaj, komandant i zjarrfikësve në Gjakovë theksoi për KosovaPress se aktualisht, fokusi i ndërhyrjeve është te largimi i ujit nga bodrumet e shtëpive të prekura.
Sipas tij, nuk ka më zona që konsiderohen të rrezikshme dhe se ndërhyrjet po kryhen bazuar në kërkesat e drejtpërdrejta të qytetarëve.
Brahimaj tha se si pasojë e vërshimeve, një ditë më parë janë evakuuar rreth 45 persona. Me kërkesën e tyre, ata janë sistemuar në banesat sociale të ofruara nga Komuna e Gjakovës.
Ai tja se në krahasim me natën e kaluar, gjendja është normalizuar dhe nuk ka më rrezik për vërshime të reja.
Sipas tij, ekipet do të vazhdojnë punën në terren derisa të përfundojnë të gjitha intervenimet e nevojshme në pronat e banorëve.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Gjakovë. Kjo vizitë erdhi pas vërshimeve që kanë prekur këtë komunë.
Osmani u takua me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, për të diskutuar situatën aktuale, ndërsa më pas pritet të vizitojë edhe Shtabin Emergjent.
Incidentet e ndodhura në prag të Krishtlindjeve Ortodokse (Badnji dan) në Mitrovicën e Veriut dhe Graçanicë kanë nxitur debat të gjerë publik dhe janë politizuar brenda dhe jashtë Kosovës.
Megjithatë, sipas një analize të publikuar nga The Kosovo Dispatch, këto ngjarje nuk përbëjnë çështje fetare, por tregojnë mangësi në zbatimin praktik të autoritetit policor në mjedise të ndjeshme etnike.
Sipas analizës, rendi ligjor i Kosovës nuk ndalon shfaqjen e simboleve fetare apo etnike, ndërsa ndërhyrja e policisë lejohet vetëm në rastet kur ekzistojnë rreziqe konkrete për rendin publik. Në incidentet e regjistruara, një lidhje e tillë nuk është artikuluar qartë në terren, duke krijuar paqartësi ligjore dhe mungesë transparence institucionale.
Në Mitrovicën e Veriut, policia ndërhyri për të ndaluar vendosjen e një banderole me urim tradicional ortodoks, duke konfiskuar përkohësisht banderolën dhe duke iniciuar kallëzim kundërvajtjeje ndaj kryetarit të komunës. Megjithatë, vetëm disa orë më vonë, banderola u kthye dhe u vendos pa incidente.
Ndërkohë, në Graçanicë, policia ndaloi qytetarë që po ktheheshin nga prerja tradicionale e badnjakut, duke konfiskuar përkohësisht bluza me mbishkrime dhe simbole fetare. As në këtë rast nuk pati arrestime, dhunë apo çrregullim publik.
The Kosovo Dispatch vlerëson se problemi kryesor nuk ishte qëllimi i policisë, por mungesa e artikulimit ligjor, disproporcionaliteti i masave dhe komunikimi i paqëndrueshëm institucional. Analiza thekson se disa oficerë nuk posedojnë njohuri të mjaftueshme gjuhësore dhe kulturore për mjedise me etni të përziera, çka rrit rrezikun e keqinterpretimit të shprehjeve të ligjshme.
Po ashtu, theksohet se këto incidente u shfrytëzuan shpejt nga media dhe rrjete serbe për të ndërtuar narrativa për shtypje fetare, pavarësisht se shprehja ligjore u lejua në fund. Mungesa e reagimit të qartë dhe të shpejtë institucional, sipas analizës, krijoi hapësirë për deformim të fakteve.
Në kontekstin politik, analiza përmend edhe mungesën e angazhimit të Listës Serbe me institucionet qendrore, duke vlerësuar se ky boshllëk qeverisjeje e vështirëson zgjidhjen teknike të çështjeve administrative dhe nxit përshkallëzim publik.
The Kosovo Dispatch vlerëson ndërhyrjen e kryeministrit Albin Kurti si faktor kyç në deeskalimin e situatës dhe garantimin e shprehjes së ligjshme, por thekson se korrigjimi pas faktit nuk është i mjaftueshëm.
Sipas analizës, Policia e Kosovës ka nevojë për udhëzime më të qarta operacionale, trajnim të detyrueshëm gjuhësor dhe kulturor, si dhe standarde më të forta për arsyetimin ligjor në momentin e zbatimit.
Vetëm përmes mësimit institucional dhe përgjegjësisë së hapur, theksohet, mund të forcohet besimi publik dhe kredibiliteti ndërkombëtar i Kosovës nën sundimin e ligjit.
Kur Ministri i JashtĂ«m serb, Marko Gjuriq, akuzoi autoritetet e KosovĂ«s se po shĂ«njestrojnĂ« âserbĂ«t e krishterĂ« nĂ« natĂ«n mĂ« tĂ« shenjtĂ« tĂ« kalendarit ortodoksâ, ai nuk po reagonte ndaj asnjĂ« incidenti policor.
Ai po promovonte një kornizë të njohur dhe të qëllimshme - një që i riformulon mosmarrëveshjet administrative dhe dështimet e qeverisjes si prova të persekutimit fetar.
Ky dallim ka rëndësi. Akuzat për shtypje fetare janë ndër pretendimet më të rënda që mund të bëjë një zyrtar shtetëror.
Ato kërkojnë saktësi, prova dhe proporcionalitet. Ajo që ofroi Gjuriçi në vend të kësaj ishte përshkallëzimi i narrativës: një zhvendosje nga ligji dhe institucionet në besim dhe identitet, duke errësuar faktet dhe duke ngurtësuar qëndrimet në një moment kur normalizimi kërkon të kundërtën.
ĂfarĂ« ndodhi?
Incidentet e cituara nga Gjuriq ndodhën në prag të Krishtlindjeve Ortodokse në Mitrovicën e Veriut dhe Graçanicë. Në Mitrovicën e Veriut, Policia e Kosovës ndërhyri përkohësisht për të parandaluar vendosjen e një banderole me një përshëndetje tradicionale ortodokse të Krishtlindjeve. Banderola u kthye më vonë dhe u instalua.
Në Graçanicë, policia ndaloi për pak kohë qytetarët që po ktheheshin nga një ritual i Badnji danit dhe u kërkoi atyre të hiqnin bluzat me mbishkrime fetare.
Bluzat u kthyen. Nuk u bë asnjë arrestim. Nuk pati dhunë. Asnjë shërbesë kishtare nuk u ndërpre.
Këto fakte nuk janë në diskutim. Ajo që është në diskutim është kuptimi i tyre.
Ajo që nuk ndodhi është po aq e rëndësishme. Nuk kishte ndalim të adhurimit ortodoks. Asnjë ndalim të simboleve fetare sipas ligjit të Kosovës. Asnjë ndërprerje të liturgjive ose riteve fetare. Një fushatë persekutimi fetar nuk përmbyset brenda pak orësh, as nuk e lë të paprekur kuadrin ligjor që mbron lirinë e besimit dhe të shprehjes.
Ligj, jo besim
Kushtetuta e Kosovës dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut garantojnë lirinë e fesë dhe të shprehjes.
Autoriteti i policisë për të ndërhyrë lind vetëm kur shprehja lidhet me rreziqe konkrete: nxitje, kërcënime të menjëhershme për rendin publik ose sjellje të paligjshme. Në këto raste, problemi nuk ishte mungesa e këtyre mbrojtjeve, por mënyra se si ushtrohej diskrecioni policor.
Policia e Kosovës dështoi në tri fusha. Së pari, artikulimi ligjor: urdhrat thuhet se u zbatuan pa referencë të qartë në bazën ligjore në momentin e veprimit. Së dyti, proporcionaliteti: masat e anuluara më vonë brenda disa orësh ngrenë pyetje legjitime në lidhje me domosdoshmërinë fillestare. Së treti, komunikimi: shpjegimet jokonsistente krijuan konfuzion dhe mosbesim.
Këto janë çështje qeverisjeje dhe kapaciteti, jo prova të armiqësisë fetare. Ngatërrimi i të dyjave është analitikisht i gabuar dhe politikisht i pamatur.
Strategjia e mospërfilljes
Deklarata e Gjuriçit mbështetet më pak në atë që thotë sesa në atë që lë jashtë. Ajo lë jashtë atë shprehje ligjore që në fund të fundit mbizotëroi. Ajo lë jashtë mbrojtjet kushtetuese të Kosovës. Ajo lë jashtë praninë e KFOR-it, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut - institucione që monitorojnë sigurinë, policinë, gjykatat dhe zgjedhjet në një nga territoret më të mbikëqyrura ndërkombëtarisht në Evropë.
Në vend të kësaj, Kosova paraqitet si një vakum informacioni, një hapësirë pa dëshmitarë, ku vetëm Beogradi mund të shohë qartë. Ky veprim retorik nuk është i rastësishëm. Një narrativë që fshin verifikimin e pavarur e ngre pohimin politik në fakt të supozuar.
Gjuriç pĂ«rmendi gjithashtu njĂ« incident nĂ« Prizren, duke pretenduar se njĂ« âaktivist politik i maskuar si priftâ u pĂ«rpoq tĂ« prishte ose pĂ«rdhoste festimet ortodokse. Referenca synon tĂ« pĂ«rforcojĂ« njĂ« pretendim mĂ« tĂ« gjerĂ« pĂ«r armiqĂ«si fetare. MegjithatĂ«, faktet tregojnĂ« diku tjetĂ«r.
Episodi përfshinte Nikolla Xhufkën, një figurë fetare, statusi i të cilit është i kontestuar brenda hierarkive kishtare ortodokse .
Ky mosmarrëveshje e brendshme nuk është çështja ligjore përkatëse. Sipas ligjit të Kosovës dhe standardeve evropiane të të drejtave të njeriut, individët dhe grupet janë të lirë të përcaktojnë identitetin e tyre fetar dhe të kryejnë ritet fetare pavarësisht njohjes kanonike. Mosnjohja nga kishat e themeluara nuk e bën aktivitetin fetar të paligjshëm.
ĂĂ«shtja thelbĂ«sore Ă«shtĂ« se episodi i Prizrenit nuk mbĂ«shtet pretendimet pĂ«r shtypje shtetĂ«rore tĂ« OrtodoksisĂ«. Ritet publike ortodokse - duke pĂ«rfshirĂ« ceremonitĂ« e hapura, tĂ« ngarkuara simbolikisht nĂ« hapĂ«sirat e pĂ«rbashkĂ«ta qytetare - u zhvilluan pa ndĂ«rhyrjen e policisĂ«.
Asnjë shërbesë nuk u ndalua. Asnjë ritual nuk u ndalua. Kur autoritetet ndërhynë diku tjetër, kjo kishte të bënte me çështje të sjelljes dhe rendit publik, jo me besimin. Ngatërrimi i të dyjave shkatërron një kufi ligjor që demokracitë evropiane duhet të ruajnë.
Pretendimi dhe besueshmĂ«ria e âKurtit anti-kristianâ
Përpjekja për ta portretizuar Albin Kurtin si person që ndjek një axhendë antikristiane has gjithashtu në një problem themelor besueshmërie: nuk i reziston shqyrtimit minimal as të realitetit personal, as të të dhënave institucionale.
Kurti është i martuar për më shumë se një dekadë me Rita Augestad Knudsen , një shtetase norvegjeze nga një vend i formuar nga një traditë e gjatë e krishterë dhe një studiuese e lartë në institutin kryesor të politikës së jashtme të Norvegjisë.
Kjo nuk ofrohet si një argument politik, as nuk duhet ekzagjeruar. Ajo ilustron një pikë më të gjerë: pretendimet për armiqësi ideologjike ndaj Krishterimit kërkojnë një nivel abstraksioni që injoron faktet e dukshme personale dhe shoqërore.
Më e rëndësishmja, qeveritë e Kurtit kanë vepruar brenda - dhe kanë mbështetur - një kornizë kushtetuese që garanton në mënyrë të qartë lirinë e fesë dhe mbron të gjitha bashkësitë fetare, përfshirë Kishën Ortodokse Serbe. Kishat funksionojnë hapur. Ritet fetare zhvillohen pa ndalime.
Besimi nuk rregullohet nga shteti. Cilado qoftë kritika që mund të drejtohen ndaj vendimeve policore ose ekzekutimit institucional, nuk ka prova të një axhende qeverisëse të drejtuar kundër Krishterimit si të tillë.
Prandaj, vazhdimĂ«sia e etiketĂ«s âanti-kristianeâ pasqyron ndĂ«rtimin narrativ dhe jo analizĂ«n e politikave. Ajo zĂ«vendĂ«son karikaturĂ«n nĂ« vend tĂ« provave dhe identitetin nĂ« vend tĂ« sjelljes.
Për audiencën ndërkombëtare, ky dallim ka rëndësi: besueshmëria është kumulative dhe akuzat gjithëpërfshirëse që shpërfillin mbrojtjet institucionale dobësojnë seriozitetin e shqetësimeve legjitime të ngritura diku tjetër.
Instrumentalizimi i fesë
Aspekti më i rëndësishëm i formulimit të Gjuriçit nuk është pasaktësia, por metoda e tij. Duke shpërbërë besimin, etninë dhe besnikërinë politike në një identitet të vetëm - "serbët e krishterë" nën rrethim - Serbia i transformon çështjet e negociueshme të qeverisjes në absolute morale. Gabimet administrative bëhen akte përdhosjeje. Dështimet institucionale të korrigjueshme riformulohen si sulme qytetëruese.
Kjo nuk ka të bëjë me mbrojtjen e Ortodoksisë. Kulti ortodoks në Kosovë vazhdon hapur, publikisht dhe ligjërisht. Ka të bëjë me përdorimin e fesë si mburojë kundër shqyrtimit dhe si levë në një mosmarrëveshje politike mbi sovranitetin dhe autoritetin.
Efekti është ngushtimi i hapësirës për kompromis. Pasi konflikti hidhet si fetar, ligji bëhet dytësor dhe llogaridhënia dyshohet. Dialogu mbijeton në mënyrë retorike, por zgjidhja shtyhet në mënyrë strukturore.
Përgjegjësia dhe reciprociteti
Përgjegjësia e Kosovës është e qartë. Policia ka nevojë për udhëzime më të mira operative, trajnim më të fortë gjuhësor dhe kontekstual në mjedise me etni të përziera, si dhe standarde më të rrepta të shpjegimit ligjor në momentin e zbatimit të ligjit.
Gabimet duhen korrigjuar herët dhe hapur.
Përgjegjësia e Serbisë është po aq e qartë. Akuzat serioze kërkojnë prova, jo absolute. Mosmarrëveshjet për qeverisjen duhet të trajtohen si çështje ligjore dhe institucionale, jo të ngrihen në padi fetare.
Për partnerët ndërkombëtarë, ia vlen të kujtojmë gjithashtu se pretendimet për persekutim fetar e marrin forcën e tyre jo nga retorika, por nga qëndrueshmëria. Liria e fesë është një detyrim reciprok sipas normave ligjore dhe politike evropiane, jo një instrument selektiv që duhet të vendoset përtej kufijve.
Kur besimi përdoret si mburojë për objektiva politike, funksioni i tij mbrojtës dobësohet kudo - përfshirë brenda shteteve që paraqesin pretendime të tilla.
Besimi meriton mbrojtje. Ai nuk meriton rekrutim në luftë politike. E ardhmja e Kosovës do të formësohet nga ligji, institucionet dhe llogaridhënia - jo nga instrumentalizimi i besimit.
Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa zona të vendit nëpër rrugë të ndryshme janë evidentuar vështirësi në qarkullim, përfshirë dëmtime të rrugëve, rrëshqitje dheu e dëmtime në ura të caktuara.
Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe ta përshtatin vozitjen me kushtet aktuale të rrugës dhe dukshmërinë e reduktuar, në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme.
Në njoftim thuhet se Policia po monitoron vazhdimisht situatën dhe ka rritur praninë policore në terren.
âSiguria fillon nga ju. Kur kushtet nĂ« rrugĂ« ndryshojnĂ«, kujdesi duhet tĂ« rritetâ, thuhet nĂ« njoftim.
Dje, dhe sot vendi është duke u përballur me reshja të mëdha të shiut të cilat kanë shkaktuar vërshime dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore.
Një incident ka ndodhur sërish në aksin rrugor që lidh Gjirokastrën me Tepelenën. Nga vendngjarja bëhet me dije se një masiv shkëmbor është shkëputur nga shpati i malit duke rënë në rrugë, e për pasojë ka sjellë bllokimin e rrugës.
Pjesa e masivit shkĂ«mbor ka rĂ«nĂ« nĂ« zonĂ«n qĂ« njihet si âShkalla e ZezĂ«â. Strukturat e emergjencĂ«s po punojnĂ« pĂ«r largimin e dherave dhe rikthimin e qarkullimit tĂ« mjeteve. NdĂ«rkohĂ« policia njofton qytetarĂ«t qĂ« pĂ«r shkak tĂ« kĂ«tyre kushteve tĂ« vĂ«shtira, edhe rruga nĂ« kĂ«tĂ« aks funksionon me njĂ« sens lĂ«vizjeje.
Njoftimi i plotë i policisë:
NjoftojmĂ« qytetarĂ«t dhe pĂ«rdoruesit e rrugĂ«s, se si pasojĂ« e rrĂ«shqitjes sĂ« njĂ« masivi dheu dhe guresh, pĂ«r shkak tĂ« kushteve atmosferike me reshje tĂ« dendura shiu, aksi rrugor âGjirokastĂ«r-TepelenĂ«â, konkretisht nĂ« vendin e quajtur âShkalla e ZezĂ«â, funksionon me njĂ« sens lĂ«vizjeje.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Strukturat e Emergjencës dhe me ato të ARrSh-së po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës.
Gjithashtu, është rritur prezenca e shërbimeve me uniformë dhe me automjete të pajisura me fenelina, në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe ofrimin e ndihmës përdoruesve të rrugës, në rast nevoje.
Policia e Gjirokastrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi ka prezencë të ujit në akset rrugore.
Gjithashtu, apelon pĂ«r vĂ«mĂ«ndje tĂ« shtuar gjatĂ« drejtimit tĂ« mjetit, si dhe pĂ«r respektim rigoroz tĂ« rregullave tĂ« qarkullimit rrugorâ.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e përditësuara për votat me kusht, ku janë numëruar 100 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 57 nga 57.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 50.98 për qind, duke siguruar gjithsej 5,035 vota.
Në vendin e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.75 për qind ose 1,951 vota, ndërsa pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.79 për qind apo 1,066 vota.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 5.88 për qind të votave, përkatësisht 581 vota.
Këto të dhëna janë publikuar nga KQZ më 6 janar 2026 dhe i referohen vetëm votimit me kusht në nivel vendi.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe kushteve të vështirësuara në disa zona të vendit, fillimi i procesit mësimor shtyhet deri më 12 janar 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e vërshimeve dhe situatës së rënduar në shumicën e komunave, si dhe e qarkullimit të vështirësuar për shkak të reshjeve të vazhdueshme, të cilat sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, është marrë vendim që pushimi dimëror të vazhdojë edhe për dy ditë shtesë në nivel vendi, përkatësisht më 8 dhe 9 janar.
âMĂ«simi pĂ«r gjysmĂ«vjetorin e dytĂ« do tĂ« fillojĂ« tĂ« hĂ«nĂ«n, mĂ« 12 janar 2026â, thuhet nĂ« njoftimin e MAShTI-t.
Ministria ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe se, bazuar në informacionet e pranuara nga terreni, është konstatuar se fillimi i procesit mësimor i paraparë për ditën e enjte është i pamundur.
Po ashtu, theksohet se orët e humbura mësimore gjatë këtyre dy ditëve do të zëvendësohen gjatë pjesës së dytë të vitit shkollor 2025/2026 për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.
MAShTI ka falënderuar prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se siguria e nxënësve dhe e stafit arsimor mbetet prioritet kryesor.
Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale.
Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave./Telegrafi.
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Deçanit ka njoftuar se për shkak të gjendjes së përkeqësuar atmosferike, fillimi i procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore të kësaj komune shtyhet deri më 12 janar 2026.
Në njoftimin zyrtar thuhet se ditët e humbura të mësimit, 8 dhe 9 janar 2026, do të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor, sipas planifikimeve që do të përcaktohen nga institucionet arsimore përkatëse.
Autoritetet komunale shprehen me shpresë se kushtet atmosferike do të përmirësohen sa më shpejt, në mënyrë që procesi mësimor të vazhdojë normalisht dhe pa pengesa.
Drejtoria e Arsimit ka falënderuar prindërit, nxënësit dhe stafin arsimor për mirëkuptimin.
Analisti Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, nëse nuk e zgjedh Vjosa Osmanin për postin e presidentit, ka edhe variante të tjera rezervë, duke përmendur emrin e Murat Jasharit.
NĂ« emisionin Pressing, Spahiu tha se pĂ«r tâu zgjedhur president, Murat Jashari do tĂ« duhej tĂ« kishte miratimin e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, njĂ« proces qĂ« sipas tij e ka kaluar edhe vetĂ« Albin Kurti para se tĂ« bĂ«hej kryeministĂ«r.
Ai shtoi se simbolika shtetërore është thelbësore për këtë post, duke theksuar se në varrezat e heronjve të Kosovës duhet të valojë flamuri i Kosovës dhe jo ai i Shqipërisë.
âAlbini ka edhe variante rezervĂ«, e ka pĂ«r shembull Murat Jasharin, mirĂ«po Murati pĂ«r me u zgjedh president duhet me marrĂ« njĂ« leje amerikane siç e ka marrĂ« Albin Kurti para se me u bĂ« kryeministĂ«r, kushti qĂ« e ka pas Albin Kurti nga kuq e zi me kalu nĂ« verdh e kaltĂ«r, edhe Murat Jashari pĂ«r me u bĂ« president duhet me kalu verdh e kaltĂ«rt, jo nĂ« varreza tĂ« kryeheronjĂ«ve tĂ« KosovĂ«s valon flamuri i ShqipĂ«risĂ«, jo i KosovĂ«sâ, tha Spahiu.
Deklaratat e Spahiut kanë nxitur reagime dhe diskutime të shumta në studion e Pressingut.
Një 14-vjeçar nga Hasi është shpallur në kërkim nga policia shqiptare pas largimit nga banesa me makinën e të atit.
Korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica raporton se ai është lokalizuar dhe kapur në Mitrovicë.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur 14-vjeçari ka marrë pa leje automjetin dhe është larguar nga banesa.
Familja menjëherë ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë në Has, duke shtyrë autoritetet të nisin kërkimet për gjetjen e tij.
I riu ka arritur të kalojë në territorin e Kosovës, ku për herë të fundit u pa në dalje të qytetit të Pejës.
Aty, ai është ndalur për të furnizuar makinën me karburant.
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, i mituri ka marrë rreth 79 litra karburant dhe ka kërkuar të paguajë me kartelë, por punëtori i pompës ka dalë për të marrë POS-in dhe i mituri është larguar me shpejtësi drejt një drejtimi të panjohur.
âNjĂ«sitet relevante janĂ« duke u marrĂ« me hetimet e nevojshme,â deklaroi zĂ«dhĂ«nĂ«si i policisĂ«, Fadil Gashi.
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) po shkon drejt përfundimit të numërimit të votave me kusht nga procesi zgjedhor i 28 dhjetorit.
KQZ vazhdon me numërimin e votave me kusht, ku deri në orën 21:10, nga ky proces janë numëruar 98 për qind të këtyre votave.
Nga ky proces i këtyre votave, deri më tani prin Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 4 mijë e 794 vota ose 50.69 për qind, PDK me 1 mijë e 871 vota ose 19.78 për qind.
Subjekti i tretë politik me votat me kusht ka dalë LDK-ja me 1 mijë e 9 vota ose 10.67 për qind.
Ndërsa pas saj, AAK-ja me 533 vota ose 5.89 për qind.
Sipas të dhënave të KQZ-së, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mblodhi mbrëmjen e së martës Komitetin e Emergjencave Civile për qarkun e Durrësit lidhur me situatën nga përmbytjet në këtë qark.
Pas mbledhjes ministri deklaroi se situata e përmbytjeve në qarkun e Durrësit mbetet ende problematike. Sipas tij, rreth 800 banesa janë prekur nga prezenca e ujit, ndërsa 180 persona janë evakuuar për shkak të rrezikut.
Vengu theksoi se strukturat janë në terren dhe situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, pasi rreziku nuk ka kaluar ende.
Ai bëri me dije se forcat e emergjencave civile, bashkitë dhe institucionet përkatëse janë të angazhuara për menaxhimin e situatës dhe për ndërhyrje të menjëhershme aty ku është e nevojshme.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës, deri në normalizimin e plotë të situatës.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar sot ndaj vendimeve për shtrenjtimin e ujit, duke theksuar se qytetarët tashmë po përballen me fatura të papërballueshme.
NĂ« reagimin e saj, KMDLNj akuzon institucionet pĂ«r mungesĂ« vullneti pĂ«r mbrojtjen e qytetarĂ«ve. âShkaku i moskujdesit dhe mungesĂ«s sĂ« vullnetit tĂ« qeverisĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur qytetarĂ«t, ZRrE nĂ« vazhdimĂ«si po penalizon konsumatorĂ«t nĂ« baza etnike dhe politike, duke mbrojtur oligarkĂ«t e pĂ«rfshirĂ« nĂ« Mafien Energjetikeâ, thuhet nĂ« njoftim, transmeton KosovaPress.
Kjo organizatë paralajmëron se shtrenjtimi i ujit dhe energjisë elektrike do të ketë pasoja zinxhirore në ekonomi.
âKMDLNj tĂ«rheq vĂ«rejtjen se shtrenjtimi i ujit dhe rrymĂ«s do tĂ« prodhojĂ« efekte zinxhirore dhe pĂ«r pasojĂ« do tĂ« paguajmĂ« fatura shumĂ« mĂ« tĂ« larta pĂ«r artikuj tjerĂ« tĂ« domosdoshĂ«m pĂ«r mbijetesĂ« si dhe pĂ«r shĂ«rbimeâ, thuhet nĂ« reagimin e KMDLNJ.
Sipas KMDLNj-sĂ«, ndonĂ«se faturat e ujit dhe mbeturinave mund tĂ« jenĂ« ende tĂ« pĂ«rballueshme, situata me energjinĂ« elektrike Ă«shtĂ« alarmante. âFaturat e rrymĂ«s janĂ« tĂ« papĂ«rballueshme pĂ«r shumicĂ«n e ekonomive familjare dhe biznesetâ, theksohet mĂ« tej.
âKMDLNj thĂ«rret qytetarĂ«t e KosovĂ«s tĂ« kundĂ«rshtojnĂ« kĂ«to shtrenjtime duke protestuar masivisht dhe duke bllokuar zyrat e ZRrE-sĂ«, KESCO-s dhe operatorĂ«ve privatĂ«â, thuhet nĂ« njoftim.
Po ashtu, organizata u ka bĂ«rĂ« thirrje partive politike qĂ« tĂ« mbrojnĂ« interesin publik. âKMDLNj fton pozitĂ« dhe opozitĂ« tĂ« mbrojnĂ« interesin e qytetarĂ«ve â, thuhet nĂ« reagim, duke kĂ«rkuar gjithashtu transparencĂ« pĂ«r inkasimin e energjisĂ« nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s dhe diferencĂ«n e çmimit tĂ« rrymĂ«s.
NĂ« fund, KMDLNj paralajmĂ«ron se mosreagimi do ta pĂ«rkeqĂ«sojĂ« edhe mĂ« tej gjendjen sociale: âNĂ«se qytetarĂ«t dhe pĂ«rfaqĂ«suesit e tyre politikĂ« nuk dalin nĂ« mbrojtje tĂ« interesave tĂ« tyre, spiralja e shtrenjtimit vetĂ«m sa do tĂ« zgjerohet, ndĂ«rsa kjo gjendje nĂ« mĂ«nyrĂ« flagrante shkel tĂ« drejtat e njeriut duke e rrĂ«nuar cilĂ«sinĂ« e jetĂ«s dhe duke çuar nĂ« falimentim biznesetâ.
Autoriteti i Rregullatorit për Shërbimet e Ujit ka dhënë detaje lidhur me tarifat e faturave të ujit, cilit do të larta për qytetarët dhe bizneset që nga muaji janar.
Drejtori i Departamentit të Tarifave, Refik Ramaj, deklaron se për periudhën tarifore 2026-2028, do të ketë rritje të tarifave për konsumatorët shtëpiak dhe jo-shtëpiak.
Sipas tij, tarifat për amvisëri do të rriten për 39 për qind për m3, ndërsa për konsumatorët jo-shtëpiak 29 për qind për m3 .
Ramaj në një intervistë për KosovaPress, thekson se rritja e tarifave është e ndikuar nga disa faktorë kryesorë, siç është shtrenjtimi i energjisë elektrike, zvogëlimi i normës së subvencionimit dhe inflacioni.
Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot është pranuar dërgesa e radhës e sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.
Sipas Maqedoncit, OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i projektuar për neutralizimin e mjeteve të blinduara moderne, përfshirë edhe tanke të pajisura me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.
Ai ka theksuar se rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve të ndryshme dhe skenarëve të ndryshëm të kërcënimit.
âKy zhvillim rrit ndjeshĂ«m fleksibilitetin operacional dhe kapacitetet mbrojtĂ«se tĂ« ushtrisĂ« sonĂ«â, ka deklaruar Maqedonci.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se furnizimi me pajisje moderne ushtarake është pjesë e planit afatgjatë për ngritjen e kapaciteteve dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s./Telegrafi.
Avokati Yll Zekaj ka reaguar ndaj udhëzimit të ri administrativ për unifikimin e taksave gjyqësore, i cili ka hyrë në fuqi më 1 janar, duke e cilësuar rritjen e tarifave si barrë të rëndë për qytetarët dhe bizneset, si dhe si cenim të drejtpërdrejtë të qasjes në drejtësi.
Sipas Zekajt, me këtë udhëzim janë rritur taksat për pothuajse të gjitha veprimet procedurale që zhvillohen në gjykatat e Kosovës, ndërsa qytetarët dhe bizneset që kërkojnë shërbime gjyqësore do të përballen me tarifa shumëfish më të larta se ato të mëparshme.
âNĂ«se synimi Ă«shtĂ« ulja e numrit tĂ« lĂ«ndĂ«ve nĂ« gjykata pĂ«rmes rritjes sĂ« taksave, kjo Ă«shtĂ« qasje e gabuar dhe pĂ«rbĂ«n cenim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« sĂ« drejtĂ«s pĂ«r qasje nĂ« drejtĂ«siâ, ka vlerĂ«suar Zekaj.
Ai ka krahasuar disa nga taksat e aplikuara deri në fund të vitit të kaluar me ato që tashmë kanë hyrë në fuqi. Për procedurat civile në Gjykatën Themelore, më herët taksa për padi me vlerë kontesti deri në 1.000 euro ishte 20 euro, ndërsa për konteste deri në 100.000 euro arrinte deri në 150 euro. Me udhëzimin e ri, për padi me vlerë kontesti deri në 5.000 euro taksa është 60 euro, për 5.001 deri në 25.000 euro është 150 euro, për 25.001 deri në 50.000 euro 200 euro, ndërsa për konteste deri në 100.000 euro taksa ka arritur në 300 euro.
Po ashtu, për paditë për pengim posedimi, taksa është dyfishuar nga 50 në 100 euro, ndërsa për propozimin për sigurimin e provës është rritur nga 30 në 100 euro.
Sipas Zekajt, edhe bizneset do të përballen me rritje të ndjeshme të shpenzimeve në Gjykatën Komerciale. Për paditë me vlerë kontesti deri në 25.000 euro, taksa tani është 200 euro, për konteste deri në 50.000 euro 300 euro, ndërsa për ato deri në 100.000 euro 500 euro. Ndërkohë, taksa për paditë për pengim posedimi është rritur nga 50 në 200 euro, ndërsa për sigurimin e provës nga 30 në 200 euro.
Avokati ka paralajmëruar se, përveç rritjes së taksave gjyqësore, edhe tarifat e avokatëve janë në rritje, çka sipas tij do të çojë në ulje të dukshme të inicimit të rasteve në gjykata.
âMe kĂ«to shpenzime procedurale, realizimi i sĂ« drejtĂ«s nĂ« sistemin e drejtĂ«sisĂ« po shndĂ«rrohet nĂ« privilegj vetĂ«m pĂ«r ata qĂ« kanĂ« mundĂ«si financiare pĂ«r tâi pĂ«rballuar kostot deri nĂ« fund tĂ« procedurĂ«sâ, ka theksuar Zekaj, duke ironizuar se kjo mund tĂ« pĂ«rballohet vetĂ«m âme shtesat pĂ«r fĂ«mijĂ« dhe pagĂ«n e 13-tĂ«â.
Një i mitur nga Shqipëria raportohet se është zhdukur në Kosovë, pasi dyshohet se ka marrë pa leje veturën e babait të tij dhe është larguar nga banesa.
Sipas familjarëve, bëhet fjalë për Mariglen Dautin, 14 vjeç. Familjari i tij, Dritan Dauti, ka deklaruar për Report TV se i mituri ka marrë pa dijeninë e prindërve automjetin e babait të tij, një Mercedes-Benz E-Class me targa AB 379 RY.
Sipas informatave tĂ« familjes, hera e fundit qĂ« Marigleni Ă«shtĂ« parĂ« ka qenĂ« mĂ« 5 janar 2026, rreth orĂ«s 16:00, nĂ« njĂ« pikĂ« karburanti âPetrol Pompâ nĂ« segmentin rrugor PejĂ«âPrishtinĂ«, nĂ« territorin e KosovĂ«s.
Familjarët bëjnë të ditur se i mituri nuk ka dokumente identifikimi me vete dhe u kanë bërë thirrje Policisë së Kosovës dhe qytetarëve për ndihmë në gjetjen e tij.
Ădo person qĂ« ka informacion mbi vendndodhjen e Mariglen Dautit, kĂ«rkohet tĂ« njoftojĂ« menjĂ«herĂ« autoritetet policore.
Ndërkohë, Policia e Shqipërisë ka njoftuar se më 5 janar 2026, në Komisariatin e Policisë Has, familjarët kanë paraqitur kallëzim për zhdukjen e 14-vjeçarit. Sipas njoftimit zyrtar, i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait dhe është larguar nga banesa.
âU bĂ« shpallja nĂ« kĂ«rkim e 14-vjeçarit, ndĂ«rkohĂ« shĂ«rbimet e PolicisĂ« po vijojnĂ« kontrollet pĂ«r gjetjen e tijâ, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.
Abelard Tahiri, i cili pĂ«r tri mandate ka qenĂ« deputet i PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s (PDK), si dhe ish-shef i Grupit Parlamentar tĂ« kĂ«saj partie, nuk ka arritur tĂ« sigurojĂ« votat e mjaftueshme pĂ«r tâu bĂ«rĂ« deputet i legjislaturĂ«s sĂ« ardhshme nĂ« zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Tahiri ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar qytetarët që e kanë mbështetur, pavarësisht se nuk ka arritur të fitojë një mandat të ri deputeti.
âEdhe pse votat nuk mjaftuan pĂ«r tĂ« siguruar edhe njĂ« mandat si deputet, mbĂ«shtetja juaj Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e madhe pĂ«r mua. Do tĂ« vazhdoj tĂ« jem zĂ«ri juaj brenda strukturave tĂ« PDK-sĂ« dhe tĂ« angazhohem me pĂ«rkushtim pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«n qĂ« di, gjithmonĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« vendit tim dhe interesit qytetarâ, ka shkruar Tahiri.
Ai ka theksuar se mbĂ«shtetja e marrĂ« e obligon tĂ« vazhdojĂ« angazhimin politik. âBesimi juaj mĂ« obligon tĂ« mos ndalemâ, ka shtuar ai.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Tahiri ka marrë 16.767 vota, numër i pamjaftueshëm për të siguruar një nga 23 ulëset që PDK-ja ka fituar në Kuvend.
Sipas rezultateve përfundimtare, duke përfshirë edhe votat me postë, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 57 mandate në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës 23 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës 14 mandate, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6 mandate, ndërsa komunitetet joshumicë 20 ulëse.
NĂ« zgjedhjet e rregullta tĂ« mbajtura nĂ« shkurt tĂ« vitit 2025, LĂ«vizja VetĂ«vendosje kishte marrĂ« 42.30 pĂ«r qind tĂ« votave apo 48 deputetĂ«, PDK 20.95 pĂ«r qind apo 24 deputetĂ«, LDK 18.27 pĂ«r qind apo 20 deputetĂ«, ndĂ«rsa koalicioni AAKâNISMA 7.06 pĂ«r qind apo 8 deputetĂ«.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 45.03 për qind, apo 900 mijë e 330 votues nga gjithsej 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë të regjistruar në Listën Votuese.
Procesi zgjedhor brenda vendit është zhvilluar në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime. Votimi jashtë Kosovës është organizuar më 27 dhjetor në 29 përfaqësi diplomatike, përfshirë 16 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete të ndryshme, ku të drejtë vote kanë pasur 19.187 votues të regjistruar.