Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nga snowboardisti olimpik te bos droge, arrestohet Ryan Wedding, i njohur si “El Jefe”

Ryan Wedding, ish-snowboardisti kanadez që garoi në Lojërat Olimpike Dimërore 2002, është arrestuar në SHBA nën akuza për trafik droge dhe vrasje të porositura.

Autoritetet amerikane e lidhin atë me një rrjet që dyshohet se ka trafikuar kokainë dhe ka urdhëruar eliminimin e rivalëve dhe dëshmitarëve.

Për vite me radhë, Wedding ka operuar në Kanada, Kolumbi dhe Meksikë, duke shmangur arrestimin dhe duke menaxhuar aktivitetet kriminale ndërkombëtare.

Zyrtarët e FBI-së e krahasojnë ndikimin e tij me bosët më të njohur të drogës, megjithëse ekspertët e sigurisë janë skeptikë për madhësinë reale të kontrollit të tij mbi tregun.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga snowboardisti olimpik te bos droge, arrestohet Ryan Wedding, i njohur si “El Jefe” appeared first on Sinjali.

Zubin Potok: Sekuestrohen 1 pushkë, 244 fishekë dhe eksploziv në shtëpi të braktisur

Policia e Kosovës ka sekuestruar një pushkë M48, 244 fishekë, 2 karikatorë të zbrazët dhe një sasi eksplozivi në një shtëpi të braktisur në fshatin Jagnjenicë, Zubin Potok.

Njësia për Trajtimin e Eksplozivit (EOD) ka tërhequr eksplozivin në mënyrë të sigurt, ndërsa hetimet për llojin dhe origjinën e tij vazhdojnë.

Rasti është inicuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa deri tani nuk ka persona të arrestuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zubin Potok: Sekuestrohen 1 pushkë, 244 fishekë dhe eksploziv në shtëpi të braktisur appeared first on Sinjali.

Përplasje e ashpër e Xhakës me tifozin pas humbjes së Sunderlandit ndaj West Hamit

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, u përfshi në një përplasje verbale me një tifoz nga tribunat pas humbjes 3-1 të skuadrës së tij ndaj West Hamit në Premier League.

Incidenti ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes, ku Xhaka reagoi ndaj një gjesti fyese të tifozit. Zyrtarët e ndeshjes ndërhynë për pak çaste, ndërsa stewardët u angazhuan për të qetësuar situatën.

Nga ana sportive, West Hami arriti fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e Nuno Espirito Santo, duke mbetur dy pikë pas Nottingham Forest në tabelë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përplasje e ashpër e Xhakës me tifozin pas humbjes së Sunderlandit ndaj West Hamit appeared first on Sinjali.

Obiliqi pa ujë, kontraktorët privat shkaktojnë dëmtimin e gypit

KRU “Prishtina” ka njoftuar se një pjesë e qytetit të Obiliqit, si dhe fshatrat Plemetin, Prelluzhë dhe Hamidi kanë mbetur pa ujë të pijshëm për shkak të dëmtimit të një gypi Ø200 ACC nga kontraktorë privatë, të cilët nuk e raportuan dëmin.

Sipas njoftimit, furnizimi do të rikthehet pas sanimit të plotë të gypit, ndërsa qytetarët këshillohen që ujin të mos e përdorin për pije deri në kthjellim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Obiliqi pa ujë, kontraktorët privat shkaktojnë dëmtimin e gypit appeared first on Sinjali.

Jennifer Lopez mahnit në Los Angeles me stil të guximshëm dhe elegante

Jennifer Lopez u shfaq këtë javë në Los Angeles me një stil të guximshëm, duke tërhequr vëmendjen me një fustan të zi me dekolte të thellë dhe xhaketë lëkure.

Artistja 56-vjeçare ruajti pamjen elegante me aksesorë luksozë dhe stilin e saj karakteristik.

Në planin profesional, ajo pritet të rikthehet me dy projekte të reja filmike këtë vit, ndërsa në aspektin personal ka deklaruar se pas divorcit nga Ben Affleck, e sheh dashurinë me më shumë pjekuri dhe vetëbesim.

The post Jennifer Lopez mahnit në Los Angeles me stil të guximshëm dhe elegante appeared first on Sinjali.

Erdogan takon ministrat e Jashtëm të Ballkanit në Stamboll, në fokus paqja dhe bashkëpunimi rajonal

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvilloi në Stamboll një takim me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit, ku u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Në kuadër të Platformës së Paqes në Ballkan, Erdogan theksoi rëndësinë e solidaritetit, sigurisë, energjisë dhe bashkëpunimit rajonal, duke bërë thirrje për veprim të përbashkët dhe nisma të fokusuara në paqe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Erdogan takon ministrat e Jashtëm të Ballkanit në Stamboll, në fokus paqja dhe bashkëpunimi rajonal appeared first on Sinjali.

Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-vjeçar

Një aksident trafiku me pasojë vdekje ka ndodhur sot rreth orës 13:25 në dalje të qytetit të Gjakovës, në rrugën Gjakovë–Prizren, konkretisht në rrugën “Dah Polloshka”.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke vazhduar hetimet, ndërsa në koordinim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

“Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke zhvilluar hetime, ndërsa në koordinim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, konfirmoi ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-vjeçar appeared first on Sinjali.

Gjesti rikthehet te publiku, kënga e re gati sipas menaxherit

Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje për t’u qëndruar pranë familjarëve, Gjesti është gati të rikthehet me një projekt të ri.

Menaxheri i tij, Bonart Hajvazi, konfirmoi përmes Instagramit se kënga është gati, duke thënë: “Më shpejt se sa shpejt”.

Fansat e kanë pritur me padurim këtë projekt që pritet të jetë emocional dhe domethënës për karrierën e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjesti rikthehet te publiku, kënga e re gati sipas menaxherit appeared first on Sinjali.

Operacion rekord në Prizren, Ibrahimi: Një nga më të mëdhatë që ka realizuar Policia

Zëvendësdrejtori i Krimeve Ekonomike, Luan Ibrahimi, ka konfirmuar se aksioni në Prizren, ku u arrestuan 109 persona për manipulim votash, ishte ndër operacionet më të mëdha të realizuara ndonjëherë nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se Drejtoria e Krimeve Ekonomike ishte mobilizuar dhe angazhuar për të mbledhur informacione dhe për të zbatuar autorizimet e lëshuara nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Ibrahimi shtoi se pritet që në vazhdimësi të hetimeve të arrestohen edhe persona të tjerë.

“Ne si Drejtori e Krimeve Ekonomike jemi angazhuar të marrim informacione për keqpërdorime, gjithashtu edhe me t’u pajisur me autorizimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prizren, edhe përkundër vështirësive që kanë ndodhur për shkak se ky ka qenë një prej operacioneve më të mëdha që ka realizuar ndonjëherë Policia e Kosovës, ne jemi përgatitur, jemi mobilizuar. në përpkrahje të vazhdueshme të prokurorisë themelore ne kemi arritur të arresotjmë të intervistojmë një numër jashtëzakonisht të madh dhe mund të konsiderohet një nga operacionet më të mëdha që ndonjëherë ka realizuar, pritet edhe persona të tjerë në vazhdimësi të hetimeve. Kjo është gjendje deri tani”, theksoi Ibrahimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Operacion rekord në Prizren, Ibrahimi: Një nga më të mëdhatë që ka realizuar Policia appeared first on Sinjali.

Prizreni kampion i keqpërdorimit të votave: 109 të ndaluar dhe mbi 68 mijë vota të manipuluara

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur se manipulimet kanë prekur mbi 40,497 vota të shtuar dhe 27,520 të hequra, duke treguar një organizim të qëllimshëm për të ndikuar në rezultatin përfundimtar, shkruan Gazeta Sinjali.

Katër prokurorët e departamentit të krimeve të rënda kanë lëshuar vendimet për ndalim dhe kanë vepruar në stacionet policore për zbardhjen e skemës.

“Ditë më parë kemi parlajmëruar se manipulimi i votës është krim dhe do të ndëshkohen pa kompromisë. Sot secili prej atyre që ka guxuar ti fus duar në vota dhe vullnetin e qytetarëve është ballafaquar me forcën e ligjit. Bëhet fjalë për manipulime brenda llojit ku katër prej subjeketeve më të mëdha politike i kanë dërguar të preferuarit e tyre dhe ata kanë menduar që ata larg syve të drejtësisë mund të manipulojnë. Sot, katër prokurorët e departamentit të krimeve të rënda, janë marrë me procese dhe kanë dalë edhe nëpër stacionet policore dhe kanë lëshuar 109 vendime për ndalim.

Pra deri në momentin që po flasim, i kemi 109 të ndaluar për vepra penale të ‘Falsifikimit të rezultateve zgjedhore’, për ‘Presion e kanosje’ dhe për ‘Dhënie e marrje të ryshfetit. Po flasim për Komunën e Prizrenit që ia janë shtuar hic më pak se 40 mijë 497 vota, dhe janë hequr 27 mijë e 520 vota. Diferenca totale e keqpërdorimeve është 68 mijë 17 vota. Po flasim për një organizim për dashje dirkete për ta përmbytur rezultatin”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prizreni kampion i keqpërdorimit të votave: 109 të ndaluar dhe mbi 68 mijë vota të manipuluara appeared first on Sinjali.

Biri i Rasim Demirit dyshohet për manipulim të votave në Prizren

Në aksionin e Policisë dhe Prokurorisë në Prizren, një ndër të arrestuarit dyshohet për manipulim të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit – bëhet fjalë për Alaudin Demirin, birin e Rasim Demirit.

Demiri dyshohet për tjetërsim të votave për babanë e tij, i cili është përfaqësues i Koalicionit Vakat, koalicion i përbërë nga disa parti të boshnjakëve në Kosovë.

Nga rinumërimi rezulton se Demiri ka 119 vota më pak sesa në numërimin fillestar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Biri i Rasim Demirit dyshohet për manipulim të votave në Prizren appeared first on Sinjali.

Skandali i votave në Prizren: Arrestohet i afërmi i Fetah Paçarizit për manipulim dhe ryshfet

Gjatë aksionit të sotëm të Policisë dhe Prokurorisë në Prizren, është arrestuar Granit Paçarizi, djali i vëllait të kandidatit për deputet Fetah Paqarizi.

Ai dyshohet për manipulim të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit, si dhe për veprime të kundërligjshme që përfshijnë presion dhe ryshfet, të cilat dyshohet se mund të kenë ndikuar në procesin e votimit.

Gazeta Sinjali kishte raportuar për Granit Paçarizin një vit më parë, duke e përmendur për të kaluarën e tij kriminale. Ai kishte përfunduar në pranga më 5 prill 2022, pasi dyshohej se kishte kanosur zyrtarët e Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Prizrenit. Gjykata Themelore i kishte caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Skandali i votave në Prizren: Arrestohet i afërmi i Fetah Paçarizit për manipulim dhe ryshfet appeared first on Sinjali.

Rinumërimi i votave, kaq vota iu hoqën liderëve të partive

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas vendimeve të KQZ-së.

Deri më tani janë rinumëruar mbi 50% e votave, ku shumë kandidatë humbën vota, ndërsa disa të tjerë përfituan.

Votat e hequra të kryetarëve të partive deri më tani:

Albin Kurti -320 Vota

Bedri Hamza – 7 vota

Lumir Abdixhiku – 114 vota

Ramush Haradinaj -5 vota

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi i votave, kaq vota iu hoqën liderëve të partive appeared first on Sinjali.

Fundjava e 11-të në Superligën e Kosovës në basketboll, vëmendja në Mitrovicë

Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Përballja kryesore është derbi Trepça – Bashkimi të dielën në Mitrovicë nga ora 17:00, ku lideri Trepça përballet me të dytin Bashkimi.

Të shtunën Rahoveci 029 e pret Sigal Prishtinën nga ora 17:00, ndërsa Bora dhe Peja përballen nga ora 19:30. Javën e mbyll dueli Ylli – Vëllaznimi në Suharekë.

Renditja aktuale tregon një garë të ngushtë për vendet e para, ndërsa Rahoveci dhe Vëllaznimi kërkojnë fitore për të dalë nga vendet e fundit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fundjava e 11-të në Superligën e Kosovës në basketboll, vëmendja në Mitrovicë appeared first on Sinjali.

Kandidatët e PDK-së po ‘lulëzojnë’ – Arian Tahiri merr gati 900 vota plus nga rinumërimi

Rinumërimi i votave në nivel vendi po vazhdon të zbulojë parregullsi nga zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Derisa shumë kandidatë po humbin vota, disa të tjerëve po iu rikthehen ato që dyshohet se iu ishin “zhdukur”.

Deri më tani, kandidati që ka përfituar më së shumti nga rinumërimi është Arian Tahiri nga PDK, sipas të dhënave aktuale, pas rinumërimit të mbi 50% të vendvotimeve, Tahirit i janë shtuar gjithsej 873 vota.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kandidatët e PDK-së po ‘lulëzojnë’ – Arian Tahiri merr gati 900 vota plus nga rinumërimi appeared first on Sinjali.

Kush është bukuroshja që i vodhi zemrën Hamzës së ri

Mbrëmë, në familjen Jashari u shënua një moment i veçantë gëzimi.

Hamzë Jashari i ri ka hedhur hapin e radhës në jetën e tij, duke u fejuar dhe duke i dhënë fund beqarisë.

E zgjedhura e tij është Enesa Imeri, me të cilën ka festuar këtë ngjarje të rëndësishme në rreth familjar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kush është bukuroshja që i vodhi zemrën Hamzës së ri appeared first on Sinjali.

BE-ja me ‘ymyt’ të madh: Komisioni i Përbashkët synon të zbardhë fatin e të zhdukurve

Shërbimi Diplomatik i BE-së njoftoi se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, dje ka zhvilluar zhvilluar një takim për themelimin e Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur.

Kjo marrëveshje bazohet në Deklaratën për Personat e Zhdukur të nënshkruar më 2 maj 2023 nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Qëllimi i Komisionit të Përbashkët është mbikëqyrja e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, e cila synon të ndihmojë në zbardhjen e fatit të personave ende të zhdukur, përfshirë rastet e zhdukjeve me forcë, t’u japë përgjigje familjeve të tyre dhe të kontribuojë në pajtim të qëndrueshëm dhe paqe afatgjatë. Në përputhje me Termat e Referencës të dakorduara, Komisioni i Përbashkët do të mbështesë punën e Grupit Punues për Personat e Zhdukur, të udhëhequr nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC), duke lehtësuar zbatimin e aktiviteteve nga palët, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe vlerësimin e progresit të arritur. “Bashkimi Evropian ka pritshmëri të larta që Komisioni i Përbashkët të japë një kontribut të rëndësishëm në sqarimin e fatit të personave të zhdukur dhe në mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet, të cilat prej vitesh presin përgjigje”, u tha në njoftimin e BE-së.

Më tutje në njoftim shtohet se BE-ja, Kosova, Serbia mund t’i referojnë Komisionit të Përbashkët çdo çështje që lidhet me zbatimin, aplikimin dhe interpretimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, si dhe çdo çështje të kontestuar brenda Grupit Punues të udhëhequr nga ICRC-ja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post BE-ja me ‘ymyt’ të madh: Komisioni i Përbashkët synon të zbardhë fatin e të zhdukurve appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është djali i Nait Hasanit, i dyshuari mes të ndaluarve për manipulim votash në Prizren (Emri)

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se djali i kandidatit Nait Hasani quhet Art Hasani dhe është mes personave të ndaluar sot në Prizren gjatë një operacioni policor për dyshime të manipulimit të votave.

Sinjali më herët ka raportuar se të gjithë personat e shoqëruar kanë marrë masë ndalimi prej 48 orësh, në kuadër të hetimeve ku mijëra vota dyshohet se janë transferuar nga një kandidat për deputet tek tjetri.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është djali i Nait Hasanit, i dyshuari mes të ndaluarve për manipulim votash në Prizren (Emri) appeared first on Sinjali.

Shpërthim gypi në Klinikën e Oftalmologjisë, QKUK: Operacionet vazhdojnë normalisht

Në Klinikën e Oftalmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ndodhur një defekt teknik pas shpërthimit të një gypi uji.

Zëdhënësja Mirlinda Qyqalla për Gazetën Sinjali e konfirmoi se shërbimet shëndetësore për pacientët vazhdojnë pa pengesa dhe situata është nën kontroll të plotë.

Sipas saj, tri sallat e operacionit janë funksionale dhe ndërhyrjet kirurgjikale po kryhen sipas planit.

“Në Klinikën e Oftalmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka ndodhur një defekt teknik, si pasojë e shpërthimit të një gypi të ujit. Menjëherë pas njoftimit, ekipi i shërbimeve teknike të QKUK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka intervenuar me kohë, duke e sanuar plotësisht problemin. Klinika e Oftalmologjisë na njofton se tri sallat e operacionit janë funksionale dhe po kryejnë ndërhyrjet kirurgjikale sipas planit dhe rregullit të zakonshëm. Po ashtu ju njoftojmë se shërbimet shëndetësore për pacientët po vazhdojnë pa pengesa dhe situata është nën kontroll të plotë”, konfirmoi Qyqalla.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shpërthim gypi në Klinikën e Oftalmologjisë, QKUK: Operacionet vazhdojnë normalisht appeared first on Sinjali.

Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mbajt pa leje, masa ndaj përgjegjësve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me mbajtjen e një aktiviteti të Gjykatës Speciale në gjimnazin “Xhevdet Dodaj”, i cili siç tha ai, ka qenë pa leje apo koordinim me institucionet komunale.

Rama tha se aktiviteti është zhvilluar pa njoftimin e Drejtorisë së Arsimit apo kabinetit të tij dhe se tashmë janë ndërmarrë veprime për të sqaruar rrethanat dhe për të zbatuar rregulloret në fuqi.

“Unë faktikisht kur e mora vesh isha shumë i indinjuar për arsye se nuk ka pasur as leje as koordinim me askënd, as prej drejtorisë as prej kabinetit tim. Kemi ndërmarrë masa të menjëhershme. Pra kush ka bërë një gjë të tillë pa marrë leje, pa koordinim normal që do të ketë edhe veprime të ndryshme. Jam tejet i indinjuar me atë çka kanë bërë, nuk duhet me ndodh kurrë ajo në institucionet tona në qytet e as kund tjetër pa një leje prej Drejtorisë së Arsimit. Ato do të jenë të ndërlidhura me rregulloret në fuqi, do t’i ndërmarrim masat”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mbajt pa leje, masa ndaj përgjegjësve appeared first on Sinjali.

❌