Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Plumb në këmbë gjatë vozitjes, vet-plagoset aksidentalisht një person në Drenas



Rreth orës 13:40, një person mashkull dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri derisa ishte duke drejtuar veturën e tij.

Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari ka pësuar lëndime në këmbën e majtë, në afërsi të gjurit.

Rasti ka ndodhur në Drenas.

Në vendin e ngjarjes, si prova materiale, janë konfiskuar një pistoletë, pesë fishekë dhe një gëzhojë.

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Autoritetet kompetente janë duke e hetuar rastin për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit. /Telegrafi/

EMRI/ Plagosja në Korçë, 37-vjeçari dy vite më parë kishte vjedhur shtëpinë e adoleshentit

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku 37-vjeçari Benard Qelemeni, i sapo kthyer nga Greqia ka mbetur i lënduar nga një 17-vjeçar. Autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes pasi e ka qëlluar 37-vjeçarin, por kanë qenë forcat e komisariatit të policisë që e kanë kapur vetëm disa […]

The post EMRI/ Plagosja në Korçë, 37-vjeçari dy vite më parë kishte vjedhur shtëpinë e adoleshentit appeared first on BoldNews.al.

Mbeti i plagosur nga atentati në Lezhë/ Si paraqitet gjendja e berber “Colit”, autorët ende në arrati

Sokol Daci, berberi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri nga atentati i regjistruar tre ditë më parë në berberhanen e tij në Rrilë të Lezhës, vijon të jetë i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ai u qëllua me tre plumba, ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndetësore së fundmi raportohet e […]

The post Mbeti i plagosur nga atentati në Lezhë/ Si paraqitet gjendja e berber “Colit”, autorët ende në arrati appeared first on BoldNews.al.

Ngjarja në Lezhë/ Tre persona qëlluan në drejtim të berbahanes, dyshohet për shkëmbim zjarri me objektivin

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me armë zjarri e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Lezhë. 30-vjeçari Sokol Daci dyshohet se mbeti aksidentalisht i plagosur në berberhanen e tij. Burime policore bëjnë me dije se autorët kane qenë me një makinë Audi A3 dhe tre persona kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar […]

The post Ngjarja në Lezhë/ Tre persona qëlluan në drejtim të berbahanes, dyshohet për shkëmbim zjarri me objektivin appeared first on BoldNews.al.

U plagos me armë në Lezhë, 30-vjeçari transportohet drejt Traumës. Plagë në shpatull, bark e këmbë

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në qytetin e Lezhës, ku si pasojë e disa të shtënave ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar. I plagosuri, Sokol Daci, është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore në Lezhë dhe më pas është nisur për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ai ka […]

The post U plagos me armë në Lezhë, 30-vjeçari transportohet drejt Traumës. Plagë në shpatull, bark e këmbë appeared first on BoldNews.al.

Ngjarja në Lezhë/ Policia: I plagosuri, pronari i biznesit! Autori i pa identifikuar

Policia ka nxjerrë një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së sotme në Lezhë, ku mbeti i plagosur një 30-vjeçar pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Rrilë. Sipas Policisë, rreth orës 21:00 është marrë njoftim për një incident me armë zjarri në qendër të fshatit Rrilë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, […]

The post Ngjarja në Lezhë/ Policia: I plagosuri, pronari i biznesit! Autori i pa identifikuar appeared first on BoldNews.al.

Detaje nga sulmi me breshëri plumbash në Lezhë, 30-vjeçari i plagosur nuk ishte objektivi i autorëve

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht teksa ishte brenda ne berberhane. 30-vjeçari është pronar i berberhanes ku ka ndodhur ngjarja, punonte berber. Objektivi i atentatit dyshohet se ka qenë një person tjetër që ka qenë brenda në berberhane. Dyshohet se autoret […]

The post Detaje nga sulmi me breshëri plumbash në Lezhë, 30-vjeçari i plagosur nuk ishte objektivi i autorëve appeared first on BoldNews.al.

Të shtënat me armë në Lezhë/ Zbulohet identiteti i 30-vjeçarit të plagosur, është pronari i një biznesi (Detaje)

Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, në zonën e quajtur ‘Kryqëzimi i Rrilës’. Sipas informacioneve të para, i plagosur ka ngelur Sokol Daci rreth 30-vjeç. Ai është pronari i një biznesi berberhaneje dhe ndodhej aty në momentin kur u sulmua. Mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe […]

The post Të shtënat me armë në Lezhë/ Zbulohet identiteti i 30-vjeçarit të plagosur, është pronari i një biznesi (Detaje) appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë në Lezhë, plagoset një 30 vjeçar

Një plagosje me armë zjarri është raportuar këtë mbrëmje në qytetin e Lezhës. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si kryqëzimi i Rrilës, një pikë e frekuentuar nga banorët e zonës. Dyshohet se i plagosur ka mbetur një 30-vjeçar teksa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen […]

The post Të shtëna me armë në Lezhë, plagoset një 30 vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Të dënuar për plagosje, arrestohen 2 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim, pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje. Policia bën me dije se shtetasi M. H., 31 vjeç, ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Nga ky dënim, atij i […]

The post Të dënuar për plagosje, arrestohen 2 persona në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Plagoset rëndë me thikë shqiptari në qelitë greke, kush është 45-vjeçari me të shkuar të errët kriminale

✇Albeu
By: M C

Një tentativë vrasjeje u regjistrua të enjten, më 29 janar, në mesditë, në burgun e Malandrinës, kur një shqiptar i burgosur me të kaluar kriminale të rëndë, u sulmua me dhunë vetëm pak minuta pas hyrjes në institucion.

Viktima e këtij sulmi të dhunshëm është shtetasi shqiptar 45-vjeçar, Dhimitër Meci, i njohur me nofkën “Dimos”, person me rol qendror në strukturat e krimit të organizuar dhe me një histori të gjatë në raste kriminale të rënda.

“Dimos” ishte sapo transferuar në Malandrino nga Spitali Psikiatrik i Burgjeve të Koridhalosit, ku kishte qëndruar së fundmi për ekspertiza psikiatrike të urdhëruara për çështjen e tij. Mediat greke bëjnë me dije se sulmi ndodhi gjatë përfundimit të procedurës së pranimit në burg.

Para se të mund të dërgohej në krahun ku ishte planifikuar të mbahej, ai u sulmua papritur nga një tjetër i burgosur, i cili iu afrua dhe e qëlloi disa herë me thikë të improvizuar.

Lëndimet që ka marrë cilësohen të rënda, por sipas të njëjtave burime, pavarësisht ashpërsisë së sulmit, jeta e tij nuk rrezikohet në mënyrë të menjëhershme.

Autoritetet trajtojnë incidentin si një përpjekje të qartë ekzekutimi brenda burgut, ndërsa profili i viktimës shpjegon edhe rëndësinë e ngjarjes.

Sipas burimeve policore, “Dimos” konsiderohet një nga “armët kryesore” të natës së Athinës dhe në të kaluarën ka pasur lidhje direkte operative me Panagiotis Vlastos. Emri i tij është përfshirë në dosje voluminoze që lidhen me urdhër-vrasje, rrjete shantazhesh dhe plaçkitje të armatosura.

Veçanërisht rëndësishme është përfshirja e tij në çështjen e njohur të Giannis Lalas. Autoritetet kanë arritur në përfundimin se 45-vjeçari ishte organizatori kryesor dhe “truri” i prapaskenës kriminale të sulmit vrasës që u zhvillua në maj 2025 kundër Lalas.

Gjatë atij sulmi, viktima u qëllua me dhjetëra plumba nga një automatik tip Kalashnikov, por shpëtoi për fat të mirë, pasi blindimi i rëndë i Mercedes-it luksoz që drejtonte rezistoi goditjet.

Megjithatë, përpjekja nuk mjaftoi për ta shpëtuar përgjithmonë. Giannis Lalas u vra më 1 nëntor në Arahova, në një rast që mbetet prioritet për Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar.

Për këtë vrasje janë arrestuar tashmë katër persona, nga Rusia dhe Greqia, të cilët akuzohen për përfshirje në planin ekzekutiv.

The post Plagoset rëndë me thikë shqiptari në qelitë greke, kush është 45-vjeçari me të shkuar të errët kriminale appeared first on Albeu.com.

Plagoset me thikë i burgosuri shqiptar në Greqi (EMRI)

Një sulm i përgjakshëm ka ndodhur mesditën e sotme në burgun e Malandrinës në Greqi, ku është plagosur me thikë një shtetas shqiptar i cilësuar nga autoritetet si një nga ekzekutorët më të rrezikshëm të botës së krimit. Mësohet se i plagosuri është Dhimitër Meci, 46-vjeç nga Labova e Gjirokastrës. Sipas informacioneve të mediave greke, […]

The post Plagoset me thikë i burgosuri shqiptar në Greqi (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, transferohet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë

Transferohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë, kalimtari i lënduar tre ditë më parë në “përleshjen” mes babit dhe të bijës. Sipas familjarëve, Onard Memlika, është në gjendje të rëndë dhe ndodhet aktualisht në reanimacionin e spitalit të Traumës. I riu mbeti i plagosur pasi ndërhyri në sherrin mes 56-vjeçarit Mikel Ndoj dhe vajzës së […]

The post U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, transferohet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë appeared first on BoldNews.al.

Plagosi me thikë të bijën në Durrës, lihet në burg Mikel Ndoji

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për 56-vjeçarin Mikel Ndoji, i cili akuzohet se ka plagosur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare Xhesika Ndoji, në Durrës. Mësohet se në sallën e gjyqit, Ndoji ka mohuar akuzat, duke thënë se është i pafajshëm dhe se nuk e ka nisur ai sherrin. “Jam i […]

The post Plagosi me thikë të bijën në Durrës, lihet në burg Mikel Ndoji appeared first on BoldNews.al.

Plagosje me armë zjarri në Shijak, 2 kushërinjtë qëllojnë 45-vjeçarin

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kaluar në lagjen Kodër, Shijak. Sipas raportimeve të policisë, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin, janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç. Si pasojë e konfliktit, ky i fundit është plagosur me armë zjarri. Ndërkohë dy autorët e […]

The post Plagosje me armë zjarri në Shijak, 2 kushërinjtë qëllojnë 45-vjeçarin appeared first on BoldNews.al.

Plagosi me thikë vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia e Mikel Ndojit: Ja si ndodhi ngjarja

56-vjeçari Mikel Ndoji, i cili plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare një ditë më parë në Durrës ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen. Para hetuesve, ai ka treguar se si ka degraduar situata deri në plagosje me thikë, ndërsa shprehet i penduar për veprimin e tij. Ai tregon se çdo gjë ka […]

The post Plagosi me thikë vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia e Mikel Ndojit: Ja si ndodhi ngjarja appeared first on BoldNews.al.

Plagosi të bijën me thikë/ Dëshmia e 56-vjeçarit: Isha i dehur, i shkova te puna të flisnim. M’u errën sytë…

“Isha në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit”. Kështu e ka justifikuar sulmin me thikë ndaj vajzës së tij dhe kolegut të saj të punës, ngjarje e ndodhur paraditen e së hënës në qytetin e Durrësit, në lagjen 12.

“Shkova te vendi i punës së vajzës pasi nuk po më përgjigjej në telefon. Dua të ribashkohem me familjen por vajza ka ndikuar negativisht. Nuk donte të kishte të bënte më me mua, më shpërfillte, më injoronte. Shkova për t’i thënë se doja të bisedoja me të, por më tha se nuk dua të kem asnjë lidhje me ty, për mua nuk ekziston më. Në këtë moment m’u errësuan sytë, i thashë hajde dalim pak përjashta që të flasim. Ajo më shtyu.

Nuk mbaj mend më se çfarë ndodhi. Ishte edhe një djalë aty që ndërhyri në ato momente. Teksa po tentonte të më largonte u pre nga thika edhe ai. Më pas ika dhe u fsheva diku afër repartit të zjarrfikëses. Aty e kuptova çfarë kishte ndodhur. Unë isha në gjendje të rënduar psikologjike dhe kisha konsumuar alkool. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Jam penduar shumë. U kërkoj falje vajzës dhe djalit që u plagos. Djalin nuk e njihja fare. Nuk di çfarë të them, ndihem shumë keq”,- mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera për hetuesit e policisë Mikel Ndoj, 56-vjeçari që plagosi vajzën dhe kolegun e saj të punës.

Në momentet e arrestimit, afro 6 orë pas ngjarjes, policia e gjeti në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit. Të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal të Durrësit, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

VIDEO/ Plagosi me thikë vajzën e tij, momenti kur policia vë në pranga Mikel Ndojin

Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 56-vjeçarit Mikel Ndoji, i cili mëngjesin e sotëm plagosi me thikë vajzën e tij 24 vjeçe, Xhenisa Ndoji, si edhe një person tjetër i cili ka ndërhyrë për ta ndaluar atë, në momentin e plagosjes së vajzës. Policia njofton se 2 shtetasit e plagosur po marrin mjekim në […]

The post VIDEO/ Plagosi me thikë vajzën e tij, momenti kur policia vë në pranga Mikel Ndojin appeared first on BoldNews.al.

Babai goditi me thikë vajzën dhe kalimtarin, si paraqitet gjendja shëndetësore e të plagosurve

24-vjeçarja Xhensila Ndoj mbeti e plagosur pasi u godit me thikë nga babai i saj, Mikel Ndoj, 56-vjeç, pas një sherri të ndodhur mes tyre pranë ambienteve ku punonte vajza. Nga ngjarja në Durrës, i plagosur mbeti edhe shtetasi Onard Memlika, i cili kishte ndërhyrë për të qetësuar konfliktin, por gjithashtu u godit me thikë […]

The post Babai goditi me thikë vajzën dhe kalimtarin, si paraqitet gjendja shëndetësore e të plagosurve appeared first on BoldNews.al.

Plagosje me thikë në Vlorë – Detajet e para

Një plagosje me thikë është shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Rreth orës 20:30, në lagjen Pavarsia Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Fjodor Zeqo, banues në Vlorë, ka plagosur me armë të ftohtë thikë shtetasin Ilir Suloti po ashtu banues në Vlorë. I dëmtuari ndodhet në spitalin Vlorë duke marrë ndihmën […]

The post Plagosje me thikë në Vlorë – Detajet e para appeared first on BoldNews.al.

❌