❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Po udhĂ«tonte nga Mumbai drejt Baramatit, rrĂ«zohet avioni me 5 persona nĂ« bord – vdes politikani indian

Ajit Pawar, zëvendëskryeministër i shtetit perëndimor indian Maharashtra, ka humbur jetën në një aksident ajror së bashku me katër persona të tjerë.

Pawar po udhëtonte nga Mumbai drejt Baramatit, një distancë prej rreth 250 kilometrash, kur avioni u rrëzua gjatë përpjekjes për ulje në aeroportin e Baramatit. Shkaku i rrëzimit nuk është konfirmuar ende nga autoritetet.

Në bord ndodheshin gjithsej pesë persona dhe, sipas raportimeve zyrtare, asnjëri prej tyre nuk i mbijetoi aksidentit.

Rregullatori i aviacionit civil të Indisë ka bërë të ditur se avioni ishte një Bombardier Learjet 45, avion i vogël biznesi që përdoret zakonisht për fluturime çarter dhe udhëtime VIP në Indi.

Mediat indiane kanë publikuar emrat e personave që humbën jetën së bashku me Pawarin. Ata janë:

Vidhip Jadhav, oficeri i sigurisë së Ajit Pawar; Pinky Mali, asistente fluturimi; Kapiten Sumit Kapoor dhe Kapiten Shambhavi Pathak, anëtarë të ekuipazhit.

Ajit Pawar po udhëtonte drejt zonës së tij elektorale Baramati për të marrë pjesë në takime publike në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të ardhshme, raportojnë mediat lokale.

Pas ngjarjes, autoritetet e shtetit të Maharashtras kanë shpallur tre ditë zie zyrtare. Gjatë kësaj periudhe, flamujt do të ulen në gjysmë shtize, ndërsa zyrat qeveritare dhe institucionet arsimore do të qëndrojnë të mbyllura. Të gjitha aktivitetet publike janë anuluar në shenjë respekti.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka shprehur tronditje dhe pikëllim për ngjarjen.

“Mendimet e mia janĂ« me familjet qĂ« humbĂ«n tĂ« dashurit e tyre nĂ« kĂ«tĂ« aksident tragjik. Lutem pĂ«r forcĂ« dhe guxim pĂ«r ta nĂ« kĂ«tĂ« moment tĂ« dhimbshĂ«m”, shkroi ai, duke i bĂ«rĂ« homazh edhe kontributit politik tĂ« Pawarit.

Karriera politike e Ajit Pawar zgjati për dekada. Ai shërbeu disa herë si zëvendëskryeministër i Maharashtras dhe konsiderohej një nga figurat më me ndikim në politikën e shtetit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Po udhĂ«tonte nga Mumbai drejt Baramatit, rrĂ«zohet avioni me 5 persona nĂ« bord – vdes politikani indian appeared first on Sinjali.

Raporti: Humbjet ruse në Ukrainë thyejnë çdo rekord pas Luftës II Botërore

Rreth 1.2 milionë trupa ruse janë vrarë, plagosur ose rezultojnë të zhdukur që nga pushtimi i Ukrainës gati katër vjet më parë, një nivel humbjesh për një fuqi të madhe ushtarake që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore, thuhet në një raport të ri të organizatës së njohur kërkimore, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS). 

Megjithë këtë kosto të jashtëzakonshme njerëzore, Rusia ka arritur fitime relativisht të vogla territoriale në fushëbetejë, duke rritur territorin ukrainas nën kontrollin e saj me vetëm 12% që nga viti 2022, sipas CSIS-it.

Raporti vë në pikëpyetje supozimet e përhapura në shumë qarqe, përfshirë edhe në Shtëpinë e Bardhë, se fitorja ruse në Ukrainë është e pashmangshme dhe e afërt.

“Rusia dominon”, ka thĂ«nĂ« presidenti amerikan Donald Trump nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Politico muajin e kaluar.

“Ata janĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dhenj. JanĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« fortë  NĂ« njĂ« moment, madhĂ«sia do tĂ« fitojĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Trumpi.

Por raporti i CSIS thotë se Ukraina ruan një avantazh të konsiderueshëm si pala mbrojtëse në fushëbetejë.

Strategjia ukrainase e “mbrojtjes nĂ« thellĂ«si” — pĂ«rdorimi i llogoreve, pengesave kundĂ«rtanke, minave dhe barrierave tĂ« tjera, sĂ« bashku me dronĂ« dhe artileri, ka penguar pĂ«rpjekjet e RusisĂ« pĂ«r tĂ« arritur fitime domethĂ«nĂ«se, thuhet nĂ« raport. NdĂ«rkohĂ«, humbjet nĂ« fushĂ«betejĂ« janĂ« nĂ« favor tĂ« UkrainĂ«s me njĂ« raport 2.5 me 1, ose 2 me 1.

Rusia dhe Ukraina nuk publikojnë shifra të detajuara për humbjet luftarake.

Sipas raportit, humbjet ukrainase janĂ« rreth 500,000–600,000 tĂ« vrarĂ«, plagosur ose tĂ« zhdukur, krahasuar me 1.2 milionĂ« pĂ«r RusinĂ«.

Rusia ka pësuar mes 275,000 dhe 325,000 vdekje në fushëbetejë, ndërsa Ukraina mes 100,000 dhe 140,000, sipas raportit.

“TĂ« dhĂ«nat sugjerojnĂ« se Rusia vĂ«shtirĂ« se po fiton”, shkruajnĂ« autorĂ«t.

Humbje historike në luftë

Krahasuar me konfliktet që kanë përfshirë fuqi të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore, humbjet e Moskës janë tronditëse.

Shtetet e Bashkuara humbën rreth 57,000 trupa në luftën e Koresë dhe 47,000 gjatë luftës së Vietnamit. Humbjet e Rusisë në Ukrainë janë pesë herë më të larta se humbjet totale të të gjitha luftërave ruse dhe sovjetike që nga Lufta e Dytë Botërore së bashku, përfshirë luftën në Afganistan dhe dy luftërat çeçene, thuhet në raport.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë këtë muaj në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër se Moska ka humbur 1,000 trupa në ditë në dhjetor.

“Jo tĂ« plagosur rĂ«ndĂ«, por tĂ« vrarĂ«. NĂ« vitet 1980 nĂ« Afganistan, sovjetikĂ«t humbĂ«n 20,000 nĂ« 10 vjet. Tani humbasin 30,000 nĂ« njĂ« muaj”, ka shtuar Rutte.

Gjetja e trupave të rinj po bëhet gjithnjë e më e vështirë, thonë analistë të huaj.

“Humbjet ushtarake ruse, tĂ« tĂ« vrarĂ«ve dhe tĂ« plagosurve, tani tejkalojnĂ« normat e qĂ«ndrueshme tĂ« rekrutimit dhe zĂ«vendĂ«simit”, ka thĂ«nĂ« James Ford, zĂ«vendĂ«sambasador i BritanisĂ« nĂ« OrganizatĂ«n pĂ«r Siguri dhe BashkĂ«punim nĂ« EvropĂ«, nĂ« njĂ« fjalim javĂ«n e kaluar.

Ndërkohë, në raportin e CSIS thuhet gjithashtu se gjatë dy vjetëve të fundit, fitimet territoriale ruse në disa zona maten me vetëm disa metra në ditë, shumë më pak se gjysma e një fushe futbolli.

Fitimet ditore ruse – 16 metra nĂ« ditĂ« nĂ« Chasiv Yar, 25 metra nĂ« Kupiansk dhe 76 metra nĂ« Pokrovsk, janĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta se ato tĂ« trupave aleate gjatĂ« betejĂ«s famĂ«keqe tĂ« Somme-s nĂ« LuftĂ«n e ParĂ« BotĂ«rore, njĂ« fushatĂ« pesĂ«mujore nĂ« vitin 1916 ku forcat britaniko-franceze fituan mĂ« pak se 90 metra nĂ« ditĂ« kundĂ«r mbrojtjes gjermane.

NĂ« dy vjetĂ«t e fundit, “forcat ruse kanĂ« fituar mĂ« pak se 1.5% tĂ« territorit ukrainas,” thuhet nĂ« raport.

Barra ekonomike

Në planin e brendshëm, kostoja e luftës në Ukrainë e ka nxjerrë praktikisht Rusinë nga radhët e fuqive kryesore ekonomike botërore, sipas raportit.

“Rusia po shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« fuqi ekonomike tĂ« rangut tĂ« dytĂ« ose tĂ« tretĂ«â€,  thuhet nĂ« raport, duke pĂ«rmendur rĂ«nien e prodhimit, kĂ«rkesĂ«n e dobĂ«t tĂ« konsumatorĂ«ve, inflacionin e lartĂ« dhe mungesĂ«n e fuqisĂ« punĂ«tore, qĂ« çuan nĂ« njĂ« rritje ekonomike prej vetĂ«m 0.6% nĂ« vitin 2025.

Lufta po rëndon jo vetëm ekonominë aktuale ruse, por edhe perspektivat e saj të ardhshme.

“NdĂ«rsa artikuj si municionet, uniformat dhe fortifikimet kontribuojnĂ« nĂ« PBB, ato nuk pĂ«rmirĂ«sojnĂ« mirĂ«qenien afatgjatĂ« apo formimin e kapitalit”, thuhet nĂ« raport.

Moska gjithashtu ka mbetur prapa në teknologjinë e lartë, pa asnjë kompani ruse në mesin e 100 kompanive më të mëdha teknologjike në botë.

Në një renditje të Universitetit Stanford për vendet kryesore sa i përket inteligjencës artificiale, Rusia renditet e 28-ta nga 36 vende, pas shteteve si Spanja, Arabia Saudite dhe Malajzia.

Por, pavarësisht panoramës pesimiste që pikturon raporti për Rusinë, Putini nuk ka gjasa të pranojë një marrëveshje paqeje pa presion shtesë perëndimor ndaj regjimit të tij

“Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk i kanĂ« pĂ«rdorur plotĂ«sisht mjetet ekonomike apo ushtarake. Pa mĂ« shumĂ« dhimbje, Putini do t’i zvarrisĂ« bisedimet dhe do tĂ« vazhdojĂ« luftĂ«n, edhe nĂ«se kjo do tĂ« thotĂ« miliona viktima ruse dhe ukrainase”, pĂ«rfundon raporti.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Raporti: Humbjet ruse në Ukrainë thyejnë çdo rekord pas Luftës II Botërore appeared first on Sinjali.

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunimin e të miturës në Dubovik të Deçanit

Prokuroria Themelore nĂ« PejĂ« ka caktuar masĂ«n e paraburgimit prej njĂ« muaji ndaj tĂ« pandehurit Miriton Nikqit pĂ«r veprĂ«n penale ‘dhunimi’.

Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Shaqë Curri, pas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur edhe kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Paraburgimi ndaj të pandehurit llogaritet nga data e arrestimit, më 26 janar 2026, në ora 12:00, dhe do të zgjasë deri më 25 shkurt 2026, në ora 16:00.

Për rastin ka raportuar ekskluzivisht Sinjali, ku rasti është raportuar më 25 janar 2026, rreth orës 00:00, kur në stacion policor është paraqitur viktima E.G., në shoqërim të xhaxhait të saj, ku ka deklaruar se një person, të cilin fillimisht e kishte identifikuar me emrin T. N. (pa qenë plotësisht e sigurt për identitetin), e kishte marrë me veturë dhe pas largimit disa metra nga shtëpia, pa dëshirën e saj, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunimin e të miturës në Dubovik të Deçanit appeared first on Sinjali.

Rruga Ferizaj–Gjilan hapet pĂ«rsĂ«ri pas bllokimit nga uji

Rruga rajonale Ferizaj–Gjilan, e cila ishte bllokuar pĂ«r shkak tĂ« ujit nĂ« rrugĂ«, Ă«shtĂ« hapur pĂ«r qarkullim.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, duke sqaruar se bëhet fjalë për segmentin në fshatin Sojevë, afër Bonsteelit.

“Ju njoftojmĂ« se rruga rajonale Ferizaj–Gjilan, nĂ« segmentin nĂ« fshatin SojevĂ« (afĂ«r Bondsteel), e cila ishte e bllokuar pĂ«r shkak tĂ« ujit nĂ« rrugĂ«, Ă«shtĂ« liruar dhe tani Ă«shtĂ« e kalueshme pĂ«r qarkullim”, tha ai.

Të martën, kjo rrugë ishte bllokuar për qarkullim si pasojë e reshjeve të shtuara dhe kushteve të vështira atmosferike.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rruga Ferizaj–Gjilan hapet pĂ«rsĂ«ri pas bllokimit nga uji appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Mbi 50 komisionerĂ« tĂ« shoqĂ«ruar pĂ«r manipulim me vota – dyshimet shtrihen nĂ« GjakovĂ«, MalishevĂ« dhe mĂ« gjerĂ«

Një operacion i gjerë hetimor është duke u zhvilluar në Gjakovë, ku mbi 50 komisionerë zgjedhorë janë shoqëruar deri më tani nën dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se manipulimet nuk lidhen vetëm me Gjakovën, por dyshimet serioze shtrihen edhe në komuna të tjera, përfshirë Malishevën, si dhe zona të tjera ku janë evidentuar mospërputhje të rezultateve të votimit.

Komisionerët e shoqëruar po intervistohen në lidhje me dyshime për:

ndërhyrje në numërimin e votave,

mospërputhje të rezultateve përfundimtare,

keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë procesit zgjedhor.

Sipas informatave, një numër i konsiderueshëm i të shoqëruarve pritet të ndalohet për 48 orë, me vendim të Prokurorisë kompetente, pas analizimit të provave materiale dhe deklaratave të mbledhura gjatë hetimeve.

Hetimet po zhvillohen nga njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim të plotë me Prokurorinë, ndërsa rasti po konsiderohet si një nga hetimet më serioze për manipulim zgjedhor në vitet e fundit.

Burimet theksojnë se operacioni është ende në zhvillim dhe nuk përjashtohen ndalime dhe zgjerim i hetimeve edhe ndaj personave të tjerë, përfshirë zyrtarë me përgjegjësi më të larta në administrimin e procesit zgjedhor.

Gazeta Sinjali do të raportojë me detaje të reja sapo ato të konfirmohen zyrtarisht.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Mbi 50 komisionerĂ« tĂ« shoqĂ«ruar pĂ«r manipulim me vota – dyshimet shtrihen nĂ« GjakovĂ«, MalishevĂ« dhe mĂ« gjerĂ« appeared first on Sinjali.

Konfirmohet raportimi i Sinjalit, Prokuroria jep detaje për aksionin në Malishevë

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht pak më parë se Njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë nisur veprime operative edhe në Gjakovë, në kuadër të një hetimi të zgjeruar që lidhet me dyshimet për manipulim të rezultateve zgjedhore.

Lidhur me këtë, Sinjali ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ku zyrtarët kanë konfirmuar raportimin.

Këtë për Sinjalin e ka konfirmuar zyrtari për Komunikim Publik i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drini Domi, i cili bëri të ditur se hetimet po zhvillohen në regjionin e Komunës së Malishevës.

“Ka tĂ« bĂ«jĂ« me KomunĂ«n e MalishevĂ«s, sa i pĂ«rket falsifikimit tĂ« rezultateve zgjedhore gjatĂ« numĂ«rimit
. pĂ«r deputet tĂ« Kuvendit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s. NĂ« regjionin e KomunĂ«s sĂ« MalishevĂ«s po zhvillohen intervista, pĂ«r mĂ« shumĂ« detaje ju njoftojmĂ« pasdite”, tha Domi.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Konfirmohet raportimi i Sinjalit, Prokuroria jep detaje për aksionin në Malishevë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Krimet Ekonomike zbarkojnĂ« edhe nĂ« GjakovĂ« – priten arrestime tĂ« komisionerĂ«ve pĂ«r manipulim tĂ« rezultatit zgjedhor

Njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë nisur veprime operative edhe në Gjakovë, në kuadër të një hetimi të zgjeruar që lidhet me dyshimet për manipulim të rezultateve zgjedhore, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se hetimet po zhvillohen ndaj disa komisionerëve të qendrave të votimit, të cilët dyshohen se kanë ndërhyrë në procesin e numërimit dhe administrimit të votave, duke cenuar integritetin e procesit zgjedhor.

Sipas informacioneve, operacioni është ende në fazë aktive dhe në orët në vijim priten edhe ndalime për ata që kanë falsifikuar rezultatin, pasi tashmë janë siguruar prova materiale dhe dokumentare që ndërlidhen me manipulimin e rezultateve.

Hetimet po zhvillohen në koordinim të ngushtë me Prokurorinë kompetente, ndërsa pritet që autoritetet të dalin me detaje zyrtare sapo të finalizohen veprimet procedurale.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajĂ« tĂ« informuar me zhvillimet e reja lidhur me kĂ«tĂ« rast.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Krimet Ekonomike zbarkojnĂ« edhe nĂ« GjakovĂ« – priten arrestime tĂ« komisionerĂ«ve pĂ«r manipulim tĂ« rezultatit zgjedhor appeared first on Sinjali.

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 20 muaj burg për ryshfet

Gruaja e ish-presidentit të rrëzuar të Koresë së Jugut është dënuar me 20 muaj burg për pranim ryshfeti nga Kisha e Unifikimit.

Megjithatë, gjykata e liroi 52-vjeçaren Kim Keon Hee nga akuzat për manipulim të çmimeve të aksioneve dhe marrjen e sondazheve falas të opinionit nga një ndërmjetës politik para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022, të cilat u fituan nga bashkëshorti i saj Yoon Suk Yeol.

Yoon është dënuar tashmë me pesë vjet burg për abuzim me pushtetin dhe pengim të drejtësisë në lidhje me përpjekjen e tij të dështuar për vendosjen e ligjit ushtarak në vitin 2024. Kjo shënon herën e parë në historinë e Koresë së Jugut që një çift ish-presidencial dënohet në të njëjtën kohë.

TĂ« mĂ«rkurĂ«n, njĂ« gjyqtar nĂ« GjykatĂ«n e Qarkut Qendror tĂ« Seulit vendosi qĂ« Kim kishte “keqpĂ«rdorur pozicionin e saj si njĂ« mjet pĂ«r tĂ« ndjekur pĂ«rfitime personale”. “Sa mĂ« i lartĂ« tĂ« jetĂ« pozicioni i dikujt, aq mĂ« me vetĂ«dije duhet tĂ« ruhet nga njĂ« sjellje e tillë  E pandehura nuk i hodhi poshtĂ« kĂ«rkesat dhe ishte e zĂ«nĂ« me zbukurimin e vetes,” tha gjykatĂ«si.

Një ekip i posaçëm këshilltarësh i emëruar për çështjen tha se Kim mori 80 milionë won dhurata, të cilat përfshijnë një gjerdan me diamante Graff dhe disa çanta dore Chanel, nga Kisha e Unifikimit midis prillit dhe korrikut 2022, në këmbim të favoreve biznesi dhe politike.

Ekipi kishte kĂ«rkuar njĂ« dĂ«nim me 15 vjet burg dhe njĂ« gjobĂ« prej 2 miliardĂ« won pĂ«r tĂ« tre akuzat, pĂ«r tĂ« cilat Kim u dĂ«nua pĂ«r njĂ«rĂ«n, por gjykatĂ«si vuri nĂ« dukje se Kim nuk ishte ajo qĂ« detyroi ose kĂ«rkoi ryshfetet, dhe se ajo “nuk kishte precedentĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m penalĂ«â€.

Megjithatë, asaj iu urdhërua të paguante 12.85 milionë won (9,000 dollarë; 6,500 £) në para cash dhe gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e gjerdanit me diamant.

Kim është akuzuar gjithashtu për përfshirjen e saj të dyshuar në një skemë për të rekrutuar ndjekës të Kishës së Unifikimit në Partinë Konservatore të Pushtetit Popullor, pjesë e së cilës ishte edhe burri i saj, si dhe për pranimin e dhuratave në këmbim të emërimeve në punë qeveritare. Gjykata ende nuk i ka dëgjuar këto raste.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 20 muaj burg për ryshfet appeared first on Sinjali.

Mes tensioneve me Iranin, SHBA-ja zhvillon stërvitje në Lindjen e Mesme

Forcat amerikane do të zhvillojnë një stërvitje ajrore disa ditore në Lindjen e Mesme, në kohën kur Uashingtoni po forcon praninë e tij ushtarake në rajon mes tensioneve të shtuara me Iranin.

StĂ«rvitja do t’u mundĂ«sojĂ« aviatorĂ«ve tĂ« dĂ«shmojnĂ« se “mund tĂ« shpĂ«rndahen, tĂ« operojnĂ« dhe tĂ« gjenerojnĂ« misione luftarake nĂ« kushte sfiduese, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt, tĂ« saktĂ« dhe nĂ« bashkĂ«punim me partnerĂ«t tanĂ«â€, thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« gjeneral-lejtnant Derek France, komandant i AFCENT-it tĂ« KomandĂ«s Qendrore tĂ« SHBA-sĂ« (CENTCOM) dhe komandant i Komponentit Ajror tĂ« Forcave tĂ« Kombinuara.

Njoftimi vjen pasi presidenti Donald Trump paralajmĂ«roi se njĂ« “armadĂ«â€ po drejtohet drejt Iranit dhe kĂ«rcĂ«noi me veprime tĂ« mundshme ushtarake kundĂ«r regjimit, i cili ka nisur njĂ« goditje brutale ndaj njĂ« vale protestash antiqeveritare.

Në këtë kontekst, grupi goditës i aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln ka mbërritur tashmë në rajon, sipas një postimi të së hënës nga Komanda Qendrore (CENTCOM), e cila mbikëqyr forcat amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Perëndimore dhe Qendrore.

Megjithatë, sipas burimeve të CNN-it, Trumpi po shqyrton ende opsionet e tij lidhur me veprimet që mund ose jo të ndërmarrin Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit dhe nuk ka asnjë tregues se është marrë ndonjë vendim.

Njoftimi i CENTCOM-it nuk specifikoi vendndodhjen e saktë, kohëzgjatjen e stërvitjeve apo asetet që do të marrin pjesë në to.

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar në javët e fundit për shkak të shtypjes së përgjakshme të protestave kundër regjimit.

Sipas një raporti të së martës nga Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut (HRANA), me seli në SHBA, më shumë se 5.800 protestues janë vrarë që nga fillimi i demonstratave në fund të muajit të kaluar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mes tensioneve me Iranin, SHBA-ja zhvillon stërvitje në Lindjen e Mesme appeared first on Sinjali.

DhunĂ« nĂ« familje nĂ« PjetĂ«rshticĂ« tĂ« Shtimes – burri arrestohet pasi dyshohet se sulmoi bashkĂ«shorten

Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Pjetërshticë të Shtimes, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja është regjistruar më 27 janar 2026, ndërsa Policia e Kosovës ka pranuar informatën rreth orës 15:30, pas së cilës njësitë policore janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Sipas burimeve, fillimisht është kontaktuar viktima, A.Sh, e cila është shoqëruar në Stacionin Policor në Shtime për intervistim.

Viktima ka deklaruar se ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj, A. M, . Në lidhje me rastin është intervistuar edhe i dyshuari.

TĂ« gjitha veprimet procedurale janĂ« ndĂ«rmarrĂ« nĂ« koordinim me Prokuroren e Shtetit, e cila ka urdhĂ«ruar qĂ« rasti tĂ« iniciohet si “Sulm”.

Me vendim të Prokurorisë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post DhunĂ« nĂ« familje nĂ« PjetĂ«rshticĂ« tĂ« Shtimes – burri arrestohet pasi dyshohet se sulmoi bashkĂ«shorten appeared first on Sinjali.

Horoskopi 28 janar, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj

Dashi

Sot ndihesh më i sigurt dhe i qetë. Vendimet merren me besim, ndërsa bisedat që dikur të dukeshin të vështira zhvillohen pa tension. Ndershmëria dhe komunikimi i hapur të sjellin përfitime si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale.

Demi

Balanca emocionale të jep forcë. Mbështetja e familjes dhe stabiliteti i qëndrueshëm të ndihmojnë të marrësh vendime të menduara. Marrëdhëniet forcohen dhe hapat e vegjël drejt qëllimeve të tua sjellin rezultate afatgjata.

Binjakët

Reflektimi është fjala kyçe e ditës. Sot është koha për të ndalur, për të parë planet afatgjata dhe për të zgjedhur me kujdes hapat e ardhshëm. Komunikimi i matur përmirëson marrëdhëniet, ndërsa financat kërkojnë planifikim të kujdesshëm.

Gaforrja

Siguria emocionale dhe partneritetet janë në fokus. Bashkëpunimi sjell rezultate të qëndrueshme dhe gjestet e thjeshta të mirësisë forcojnë lidhjet. Kujdesi për shëndetin dhe planifikimi financiar i matur të japin paqe.

Luani

Durimi dhe qëndrueshmëria shpërblehen sot. Respekti dhe admirimi rriten si në punë, ashtu edhe në dashuri. Financat përmirësohen me planifikim, ndërsa shëndeti forcohet nga rutina e qetë.

Virgjëresha

Forca jote e brendshme shfaqet përmes qetësisë. Pa nevojë për zhurmë, bindja dhe besimi yt të japin respekt. Vendimet e guximshme vijnë nga instinktet e sigurta.

Peshorja

Qetësia dhe paqja dominojnë ditën. Tensionet zhduken dhe çështjet e fshehta zgjidhen. Marrëdhëniet thellohen përmes mirëkuptimit dhe pranimit.

Akrepi

Intuita Ă«shtĂ« udhĂ«rrĂ«fyesi yt sot. Çështjet qĂ« dukeshin urgjente tani duken mĂ« tĂ« lehta pĂ«r t’u menaxhuar. Ritmi i qetĂ« tĂ« lejon tĂ« pĂ«rqendrohesh te gjĂ«rat qĂ« kanĂ« vĂ«rtet rĂ«ndĂ«si.

Shigjetari

Heshtja dhe reflektimi sjellin qartësi. Sot gjen përgjigjet që ke kërkuar. Paqja e brendshme të udhëheq drejt vendimeve të mençura.

Bricjapi

Vendosja e kufijve Ă«shtĂ« e domosdoshme. TĂ« thuash “jo”, tĂ« ruan energjinĂ« dhe forcon paqen e brendshme. Sot pĂ«rqendrimi emocional Ă«shtĂ« arma jote mĂ« e fortĂ«.

Ujori

Energjia rikthehet fuqishëm. Je gati për veprime të reja dhe të menduara. Instinktet të udhëheqin, por kujdesu të ruash ekuilibrin mes forcës dhe maturisë.

Peshqit

Energjia rrjedh natyrshëm. Sot nuk ke nevojë të kontrollosh gjithçka. Pranimi i situatave të sjell qetësi dhe hap rrugën për mundësi të reja. Zemra ndihet më e lehtë dhe qartësia rritet.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi 28 janar, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj appeared first on Sinjali.

Adriano kërkon kthimin parave që një mashtrues ia mori nënës së tij nga WhatsApp: Keni 24 orë kohë

Legjenda e futbollit brazilian, Adriano, ka reaguar ashpër publikisht pasi një mashtrues arriti ta mashtrojë nënën e tij përmes një mesazhi të rremë në WhatsApp, duke i marrë më shumë se 15 mijë realë brazilianë, rreth 2.400 euro.

Në një video që u bë virale në rrjetet sociale, ish-sulmuesi i Interit zbuloi se mashtruesi ishte paraqitur si vetë Adriano, duke pretenduar se kishte ndërruar numrin e telefonit.

PĂ«rmes kĂ«tij mashtrimi, ai arriti ta bindte nĂ«nĂ«n e tij, Rosilda Ribeiro, qĂ« t’i transferonte shumĂ«n e parave.

Adriano u shfaq i revoltuar dhe i prekur në reagimin e tij publik, duke i dërguar një paralajmërim të drejtpërdrejtë mashtruesit se paratë duhet të kthehen brenda 24 orëve, përndryshe do të përballet me pasoja.

“Nuk luhet me familjen time”, ishte mesazhi i qartĂ« i ish-futbollistit, i cili pĂ«rdori gjuhĂ« tĂ« ashpĂ«r, duke theksuar se Ă«shtĂ« i vendosur ta çojĂ« çështjen deri nĂ« fund.

Rasti i Adrianos është një tjetër shembull i mashtrimeve gjithnjë e më të shpeshta përmes aplikacioneve të komunikimit, ku autorët shfrytëzojnë emra të njohur dhe besimin familjar për përfitime financiare.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Adriano kërkon kthimin parave që një mashtrues ia mori nënës së tij nga WhatsApp: Keni 24 orë kohë appeared first on Sinjali.

Trump thotĂ« se administrata do ta “ulĂ« pĂ«rshkallĂ«zimin” nĂ« Minesota

Presidenti Donald Trump tha se administrata e tij “do ta ulĂ« pak nivelin e pĂ«rshkallĂ«zimit” nĂ« Minesota, pas vrasjes sĂ« dytĂ« fatale tĂ« njĂ« shtetasi amerikan nga zyrtarĂ«t federalĂ« tĂ« imigracionit nĂ« kĂ«tĂ« shtet.

“NĂ« fund tĂ« fundit, ishte e tmerrshme. TĂ« dyja ishin tĂ« tmerrshme”, tha ai nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Fox News tĂ« martĂ«n.

Në fillim të janarit, Renee Good u qëllua për vdekje nga një zyrtar i imigracionit, ndërsa më pas Alex Pretti u vra pasi u ndalua nga agjentët e kufirit fundjavën e kaluar, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Vdekja e Prettit ringjalli protestat lokale dhe reagimin publik në mbarë vendin, duke sjellë edhe kritika nga ligjvënës të të dyja partive. Deklaratat e Trumpit janë shenja më e fundit se administrata e tij po bën një hap prapa në operacionet në Minesota.

Duke folur me gazetarĂ« tĂ« tjerĂ« pĂ«rpara njĂ« tubimi nĂ« Ajova tĂ« martĂ«n nĂ« mbrĂ«mje, Trump tha se e shihte vrasjen e Prettit, njĂ« infermier i kujdesit intensiv nĂ« njĂ« spital tĂ« veteranĂ«ve, si “njĂ« incident shumĂ« fatkeq”.

I pyetur nga gazetarĂ«t nĂ«se pajtohej me pĂ«rshkrimet e Prettit si “terrorist i brendshĂ«m”, Trump u pĂ«rgjigj: “Nuk e kam dĂ«gjuar kĂ«tĂ«â€.

MĂ« pas Trump shtoi: “Nuk do tĂ« duhej tĂ« kishte pasur armĂ« me vete”.

Sekretarja e SigurisĂ« KombĂ«tare, Kristi Noem, tha menjĂ«herĂ« pas tĂ« shtĂ«nave se Pretti “nuk ishte aty pĂ«r tĂ« protestuar paqĂ«sisht, por pĂ«r tĂ« ushtruar dhunĂ«â€, duke e akuzuar atĂ« pĂ«r “terrorizĂ«m tĂ« brendshĂ«m”.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) ka deklaruar gjithashtu se agjentët kanë qëlluar në vetëmbrojtje, pasi Pretti kishte rezistuar ndaj përpjekjeve për ta çarmatosur.

Noem tha se Pretti u qĂ«llua sepse po “brandishte” njĂ« armĂ« gjatĂ« pĂ«rballjes, por autoritetet lokale thanĂ« se arma ishte e regjistruar ligjĂ«risht dhe se Pretti u qĂ«llua pasi arma iu ishte hequr.

Dëshmitarët okularë dhe zyrtarët lokalë, megjithatë, e kanë kundërshtuar këtë version, duke thënë se ai kishte një telefon në dorë, e jo armë.

Një raport paraprak i hartuar nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare (Customs and Border Protection) duket se bie ndesh me versionin fillestar të DHS-së për ngjarjen. Sipas këtij raporti, dy agjentë të saj kanë qëlluar me armë ndaj Prettit.

Raporti nuk përmend se Pretti po përpiqej të kapte armën e tij, sipas një kopjeje të dokumentit të parë nga partneri amerikan i BBC-së, CBS News.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump thotĂ« se administrata do ta “ulĂ« pĂ«rshkallĂ«zimin” nĂ« Minesota appeared first on Sinjali.

Zelensky e dënon sulmin vdekjeprurës rus me dron në trenin e pasagjerëve

Presidenti i UkrainĂ«s, Volodymyr Zelensky, e ka dĂ«nuar dhe e ka cilĂ«suar si “terrorizĂ«m” sulmin rus me dron ndaj njĂ« treni udhĂ«tarĂ«sh, ku zyrtarĂ«t thonĂ« se u vranĂ« tĂ« paktĂ«n katĂ«r njerĂ«z.

Zelensky tha se katër persona të tjerë ishin zhdukur, pasi treni me më shumë se 200 njerëz u godit të martën në rajonin verilindor ukrainas, Kharkiv, raporton televizioni BBC.

Më herët, zyrtarët në portin jugor ukrainas të Odesës thanë se tre njerëz u vranë nga një sulm rus me dron gjatë natës.

Rusia nuk ka komentuar. Forcat ruse muajve të fundit i kanë shpeshtuar sulmet me dronë e raketa kundër infrastrukturës energjetike dhe transportit në Ukrainë, përderisa vendi po ballafaqohet me njërin nga dimrat më të ashpër në disa vjet.

Miliona njerëz në mbarë Ukrainën kanë mbetur pa furnizim me rrymë, ngrohje dhe ujë pas sulmeve ruse.

Duke shkruar nĂ« rrjete sociale tĂ« martĂ«n vonĂ«, Zelensky u shpreh: “NĂ« cilindo shtet, njĂ« sulm me dron kundĂ«r njĂ« treni civil do tĂ« konsiderohej saktĂ«sisht nĂ« mĂ«nyrĂ«n e njĂ«jtĂ« – nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pastĂ«r si terrorizĂ«m.”

Ai tha se nuk ka “justifikim ushtarak” pĂ«r shĂ«njestrimin e civilĂ«ve, duke shtuar se nĂ« vagonin qĂ« u godit ndodheshin 18 njerĂ«z.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky e dënon sulmin vdekjeprurës rus me dron në trenin e pasagjerëve appeared first on Sinjali.

Rinumërohen 80 për qind e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, procesi vazhdon

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim.

Sipas të dhënave deri në orën 07:10të mëngjesit të së mërkurës, janë rinumëruar gjithsej 80.60 për qind e votave, përkatësisht 2.061 nga 2.557 vendvotime.

Ndërkohë, KQZ kishte bërë të ditur të martën se procesi i rinumërimit ishte përmbyllur në 28 komuna.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërohen 80 për qind e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, procesi vazhdon appeared first on Sinjali.

Hasani: PolitikanĂ«t nĂ« pushtet e kanĂ« kompleks qĂ« s’ishin pjesĂ« e procesit tĂ« pavarĂ«sisĂ«

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se politikanët që kanë ardhur në pushtet vitet e fundit e kanë kompleks faktin se nuk kanë qenë pjesë e procesit të pavarësisë së Kosovës.

Ai ka theksuar se aktualisht zgjedhje e presidentit është pjesë kyç e kalkulimeve të partive politike.

“PolitikanĂ«t qĂ« kanĂ« ardhur nĂ« pushtet kĂ«to vite kompleksin mĂ« tĂ« madh e kanĂ« qĂ« nuk kanĂ« qenĂ« pjesĂ« e proceseve tĂ« 17 shkurtit 2008 dhe proceseve tĂ« mĂ«hershme. Po mundohen ta krahasojmĂ«, por nuk krahasohen PavarĂ«sia e KosovĂ«s dhe vendimi i GJND-sĂ« me kurrgjĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ai nĂ« Konfront.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hasani: PolitikanĂ«t nĂ« pushtet e kanĂ« kompleks qĂ« s’ishin pjesĂ« e procesit tĂ« pavarĂ«sisĂ« appeared first on Sinjali.

Ariana Grande e pranon se njĂ« pauzĂ« nga karriera do tĂ« ishte e “shĂ«ndetshme” pĂ«r tĂ«

Artistja e njohur, Ariana Grande, ka pranuar se njĂ« pauzĂ« nga karriera do tĂ« ishte “ndoshta e shĂ«ndetshme” pĂ«r tĂ«, teksa thotĂ« se po kĂ«rkon mĂ« shumĂ« ekuilibĂ«r nĂ« vitet qĂ« vijnĂ«.

32-vjeçja ka punuar pa ndĂ«rprerje nĂ« muzikĂ« dhe aktrim qĂ« nga adoleshenca, kur u bĂ« e famshme me serialin “Victorious” nĂ« televizionin Nickelodeon.

Ajo ka pranuar se ritmi i vazhdueshëm i punës mund të jetë i lodhshëm.

“Mendoj se ndoshta do tĂ« ishte e shĂ«ndetshme. Nuk jam mĂ«suar tĂ« bĂ«j pauza. Por e di qĂ« u rrita shumĂ« si artiste dhe si njeri kur u shkĂ«puta pak nga muzika gjatĂ« xhirimeve tĂ« filmit ‘Wicked’. Vitet e fundit kanĂ« qenĂ« tĂ« pandalshme. Dhe kur them ‘disa vite’, nĂ« fakt e kam fjalĂ«n pĂ«r 15”, ka thĂ«nĂ« Grande pĂ«r Vogue Japan.

Aktorja e filmit “Wicked: For Good” ka shpjeguar se synimi i saj pĂ«r tĂ« ardhmen Ă«shtĂ« gjetja e njĂ« ekuilibri mĂ« tĂ« mirĂ« mes jetĂ«s personale dhe asaj profesionale.

“Ekuilibri Ă«shtĂ« qĂ«llimi pĂ«r 15 vjetĂ«t e ardhshme. Nuk besoj se do tĂ« duken si 15 vjetĂ«t e mĂ«parshme. Do tĂ« ketĂ« mĂ« shumĂ« balancĂ«â€, ka deklaruar ajo.

NdĂ«rkohĂ«, Grande ka folur edhe pĂ«r pĂ«rvojĂ«n e saj nĂ« rolin e GlindĂ«s nĂ« dy filmat “Wicked”, duke treguar se Ă«shtĂ« zhytur plotĂ«sisht nĂ« ndĂ«rtimin e personazhit.

“Kalova shumĂ« kohĂ« duke lexuar mes rreshtave dhe duke shĂ«nuar ide tĂ« vogla pĂ«r atĂ« qĂ« mund tĂ« ketĂ« ndodhur nĂ« jetĂ«n e saj dhe qĂ« e ka bĂ«rĂ« tĂ« ndihet e pasigurt. QoftĂ« shoqĂ«ria me Elphaban apo marrĂ«dhĂ«nia me Fiyeron, janĂ« detaje tĂ« vogla qĂ« ajo i ka shtyrĂ« mĂ«njanĂ«, por qĂ« e kanĂ« formĂ«suar nĂ« kĂ«tĂ« personazh shumĂ« funksional”, ka treguar ajo.

Ylli ka reflektuar edhe mbi kufirin mes rolit artistik dhe vetvetes.

“NdonjĂ«herĂ« luajmĂ« njĂ« personazh, ndonjĂ«herĂ« krijojmĂ« njĂ« identitet ose marrim njĂ« rol tĂ« shkruar nga dikush tjetĂ«r, e ndonjĂ«herĂ« thjesht hapim zemrĂ«n dhe tregojmĂ« tĂ« vĂ«rtetat tona. ËshtĂ« interesante sepse bota shpesh nuk arrin ta dallojĂ« ndryshimin mes kĂ«tyre gjĂ«rave”, ka thĂ«nĂ« ajo.

Gjatë xhirimeve, Grande ka krijuar një lidhje shumë të fortë me kolegen e saj, aktoren Cynthia Erivo, ani pse nuk kishin shkuar nëpër audicione bashkë kurrë më parë.

“Kjo ishte ajo qĂ« u zotuam tĂ« bĂ«nim dhe e dinim se duhej tĂ« ishte kĂ«shtu. Dhe mendoj se bĂ«mĂ« njĂ« punĂ« shumĂ« tĂ« bukur. Jemi shumĂ« tĂ« ndryshme dhe kemi procese tĂ« ndryshme pune, por morĂ«m kohĂ« pĂ«r ta njohur njĂ«ra-tjetrĂ«n dhe pĂ«r t’u kujdesur pĂ«r njĂ«ra-tjetrĂ«n gjatĂ« kĂ«tij procesi”, ka thĂ«nĂ« ajo.

Ylli e ka cilësuar këtë projekt si përvojën më shpërblyese të karrierës së saj.

“Ishte puna mĂ« pĂ«rmbushĂ«se e jetĂ«s sime. Do ta bĂ«ja pĂ«rsĂ«ri pa hezitim”, ka pĂ«rfunduar ajo.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ariana Grande e pranon se njĂ« pauzĂ« nga karriera do tĂ« ishte e “shĂ«ndetshme” pĂ«r tĂ« appeared first on Sinjali.

Princi i KurorĂ«s: Arabia Saudite s’do ta lĂ«shojĂ« hapĂ«sirĂ«n ajrore pĂ«r veprime ushtarake kundĂ«r Iranit

Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i tha presidentit iranian, Masoud Pezeshkian, se vendi i tij nuk do të lejojë që hapësira ajrore ose territori saudit të përdoret për veprime ushtarake kundër Iranit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, SPA.

NĂ« njĂ« bisedĂ« telefonike me Pezeshkianin, princi saudit e riafirmoi mbĂ«shtetjen e vendit tĂ« tij pĂ«r çfarĂ«do “pĂ«rpjekje qĂ« do t’i zgjidhte dallimet pĂ«rmes dialogut” pĂ«r t’i fuqizuar sigurinĂ« dhe stabilitetin nĂ« rajon, transmeton agjencia “Reuters”.

Më herët, mediat iraniane raportuan se Pezeshkiani i kishte thënë Bin Salmanit se Teherani mirëpret çfarëdo procesi që e parandalon luftën, brenda kornizës së të drejtës ndërkombëtare.

Deklarata e udhëheqësit de fakto të Arabisë Saudite vjen pas një deklarate të ngjashme nga Emiratetet e Bashkuara Arabe, vend që ka thënë se nuk do të lejojë asnjë veprim ushtarak kundër Iranit përmes hapësirës ajrore ose ujërave territoriale të tij.

PaqartĂ«sia pĂ«r veprimet e mundshme ushtarake nĂ« Iran ka vazhduar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha javĂ«n e kaluar se njĂ« “armadĂ«â€ ishte nisur drejt kĂ«tij shteti, por se shpresonte se nuk do tĂ« jetĂ« i detyruar qĂ« ta pĂ«rdorĂ« atĂ«.

Paralajmërimi i Trumpit ndaj Teheranit ishte kundër vrasjes së protestuesve ose rifillimit të programit bërthamor, por protestat gjithëkombëtare tashmë janë dobësuar.

Një aeroplanmbajtëse amerikane dhe anije luftarake mbështetëse kanë arritur në Lindjen e Mesme, thanë të hënën dy zyrtarë amerikanë, duke i zgjeruar kapacitetet për mbrojtjen e forcave amerikane ose për veprim të mundshëm ushtarak kundër Iranit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Princi i KurorĂ«s: Arabia Saudite s’do ta lĂ«shojĂ« hapĂ«sirĂ«n ajrore pĂ«r veprime ushtarake kundĂ«r Iranit appeared first on Sinjali.

Moti sot me vranĂ«sira e diell – temperatura minimale -2 deri nĂ« 2°C

Sot parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë pasditës, veçanërisht në orët e mbrëmjes, vranësirat do të dendësohen dhe të gjenerojnë herë pas here reshje shiu në shkallë vendi. Në zonat malore reshje bore.

Lokalisht reshjet pritet të jenë më intensive, të cilat mund të paraqiten në formë të rrebesheve afatshkurtër.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-46 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti sot me vranĂ«sira e diell – temperatura minimale -2 deri nĂ« 2°C appeared first on Sinjali.

Mijëra protestues në Beograd kundër goditjes së lëvizjes studentore

Mijëra protestues dolën të martën në rrugët e Beogradit për të kundërshtuar qeverinë e Serbisë, duke e akuzuar për goditje ndaj universiteteve, të cilat kanë luajtur një rol kryesor në një fushatë që ka sfiduar pushtetin e presidentit Aleksandër Vuçiq.

Tubimi paqĂ«sor, i quajtur “Dituria Ă«shtĂ« fuqi”, u mbajt jashtĂ« Universitetit tĂ« Beogradit dhe u organizua pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur profesorĂ«t qĂ« humbĂ«n punĂ«n ose pozitĂ«n e tyre pĂ«r shkak tĂ« pjesĂ«marrjes nĂ« demonstratat anti-qeveritare, raporton AP.

“AsnjĂ« qeveri nĂ« historinĂ« tonĂ« nuk ka trajtuar anĂ«tarĂ«t e komunitetit akademik me arrogancĂ«, hakmarrje dhe inat tĂ« tillĂ« dhe vetĂ«m sepse komuniteti akademik refuzoi tĂ« heshtĂ«â€, u shpreh Vladan Gjokiq, kryedekani i universitetit, duke iu drejtuar turmĂ«s.

Protestat e udhëhequra nga studentët u nxitën pas tragjedisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor të vitit 2024, ku humbën jetën 16 persona. Shumë qytetarë serbë e vunë fajin te autoritetet për shpërfilljen e rregullave të sigurisë.

Këto protesta mbarëkombëtare janë ndër më të mëdhatë në dekadën e fundit në Serbi, duke tërhequr qindra e mijëra njerëz, ndërkohë që Vuçiq ka refuzuar thirrjet për zgjedhje të parakohshme.

Të martën në mëngjes, disa fakultete në Beograd pezulluan mësimin për shkak të protestave.

Serbia ka përballur kritika ndërkombëtare për përdorim të forcës së tepruar dhe ndalime arbitrare ndaj protestuesve gjatë këtyre demonstratave.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mijëra protestues në Beograd kundër goditjes së lëvizjes studentore appeared first on Sinjali.

❌