❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Protestuesit ndezin blicat e telefonave, ndriçohet Bulevardi

Gjatë protestës së opozitës të zhvilluar para Kryeministrisë, protestuesit ndezën blicat e telefonave, duke krijuar një pamje simbolike në shesh.

Ky veprim u shoqërua me thirrje dhe slogane kundër qeverisë. Pamjet nga protesta tregojnë sheshin të ndriçuar nga qindra drita telefonash.

Opozita ka paralajmëruar vijimin e aksioneve të saj në ditët në vijim.

Protesta para kryeministrisë, Sali Berisha: Asgjë nuk do të na ndale drejt fitores, jemi para triumfit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim gjatë protestës së zhvilluar sot para Kryeministrisë, ku u shpreh se opozita ndodhet, sipas tij, në fazën përfundimtare të përballjes me qeverinë.

Berisha deklaroi se beteja politike e opozitĂ«s ka qenĂ« e gjatĂ« dhe e vĂ«shtirĂ«, por e domosdoshme pĂ«r mbrojtjen e pluralizmit. “Sot ne jemi nĂ« kilometrin e fundit. Me ndihmĂ«n e Zotit asgjĂ« nuk do tĂ« na ndalĂ« drejt fitores tonĂ«. Sot jemi para triumfit tĂ« madh,” u shpreh ai para protestuesve.

“Sot ne jemi nĂ« kilometrin e fundit. Me ndihmĂ«n e zotit asgjĂ« nuk do tĂ« na ndale drejt fitores tonĂ«. Sot jemi para triumfit tĂ« madh. ShumĂ« kujt triumfi mund ti duket ende larg, kur sheh udhĂ«kryqin ku ndodhet ShqipĂ«ria. Opozita qĂ« kemi bĂ«rĂ« sĂ« bashku vitet e fundit ka qenĂ« maratonĂ«, jo e lehtĂ«, thuaj njĂ« karvan maratonĂ«, presione dhe izolime ndaj nesh, por edhe njĂ« qĂ«ndresĂ« stoike, sakrifica tĂ« dhimbshme nga ne. Projekti i ShqipĂ«risĂ« pa opozitĂ« ishte trupi i tyre, qĂ« ne tĂ« gatshĂ«m pĂ«r cdo çmim kurrĂ« nuk do ta pranonim”, tha Sali Berisha.

Salianji i bashkohet protestës së opozitës para kryeministrisë

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka qenë sot i pranishëm në protestën e opozitës para kryeministrisë.

Demokrati është i shoqëruar nga disa mbështetës të tij. Pranë Salianjit qëndrojnë Orest Berberi, Arbër Kola, Valbona Mëhilli dhe Ilir Vrenozi, por edhe persona të tjerë që mbështesin kauzën e tij.

Prej disa muajsh mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës ka një krisje të marrëdhënieve të tyre.

Salianji organizon herë pas here takime me demokratët, ku kritikon lidershipin e PD. Kreu i PD, Sali Berisha thotë se Salianji është vetëpërjashtuar nga partia

Boçi: Marrin rrugë, tunele, unaza e aeroporte! Nga Beqaj te Balluku! Nuk mbaron me AKSHI dhe Smart

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi theksoi se Shqipëria nuk mund ta lejojë më që të qeveriset nga Edi Rama, që e ka kthyer shtetin në një pronë private.

“NĂ« jemi kĂ«tu sepse ne vlerĂ«sojmĂ« jetĂ«n, na ka thirrur dashuria e familjes dhe adhurimi pĂ«r zotin e kombin. Ne jemi kĂ«tu se na ka thirrur dinjiteti ynĂ«, rezistenca, shpirti dhe zemra opozitare dhe ndĂ«rgjegja qytetare. Jemi kĂ«tu nga guximi dhe detyra jonĂ« Ă«r tĂ« luftuar deri nĂ« fund. Sepse ShqipĂ«ria jonĂ« nuk e duron mĂ« faktin qĂ« tĂ« drejtohet nga njĂ« njeri qĂ« e ka kthyer shtetin nĂ« pronĂ« private dhe tĂ« bandave tĂ« krimit, nĂ« klub tĂ« mbyllur qejfi e ahengu dhe qĂ« tallet cdo ditĂ« me fatet e shqiptarĂ«ve.

Kjo ndĂ«rtesa qĂ« keni nĂ« krah nuk Ă«shtĂ« kryeministria, por kuplaraja e pushtetit. Duhet ta shembim kĂ«tĂ« pushtet, nuk Ă«shtĂ« vendi i qeverisĂ«, por i hajnisĂ«, qenĂ«risĂ« qĂ« kafshon paratĂ« dhe pasuritĂ« e shqiptarĂ«ve. KĂ«tu vjedhja ka emĂ«r e shifra, inceneratorĂ«t 430 mln, koncesionet 500 mln dhe marrin rrugĂ«n e rrugĂ«ve, tuneleve, unazave dhe aeroporteve vĂ«rtiten miliarda. Ka emĂ«r, fillon me Beqaj, Bllakon, vazhdon me Veliaj e Benetin dhe Ballukun, Agasin e TĂ«rmetin. Nuk mbaron as me AKSHI as dhe Smart City.”, tha ai.

Protesta e opozitĂ«s para kryeministrisĂ«, Berisha del nga selia, i bashkohet qytetarĂ«ve nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”

Opozita zhvillon sot një protestë para godinës së Kryeministrisë, ku qindra qytetarë u mblodhën për të kundërshtuar politikat e qeverisë.

Kreu i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, doli nga selia e PD-sĂ« dhe iu bashkua protestuesve nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”.

Berisha shoqërohej nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj.

PD protestë kombëtare para Kryeministrisë, opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama

Partia Demokratike zhvillon këtë të shtunë një protestë kombëtare para Kryeministrisë, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Kjo e fundit u pezullua nga ushtrimi i funksioneve me vendim të GJKKO, por Gjykata Kushtetuese e riktheu përkohësisht në detyrë, deri në gjykimin në themel të ankimit të bërë nga kryeministri Edi Rama.

Protesta u thirr nga opozita si reagim ndaj skandaleve të Ballukut, pasi u mor e pandehur nga SPAK për korrupsion dhe abuzim me tenderat. Gjithashtu, SPAK kërkoi heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Ballukut, por socialistët e shtyn vendimmarrjen e Këshillit të Mandateve për në datën 28 Janar.

Opozita ka paralajmëruar se protestat para Kryeministrisë do të jenë të qëndrueshme dhe vazhdim i një serie aksionesh politike, deri në largimin e Qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

Nga ana tjetër, policia ka marrë masa të rrepta duke zbritur në terren 1350 efektivë për mbarëvajtjen e tubimit.

Protesta e PD, vendoset kordoni policor para Kryeministrisë

Mbeten vetëm pak minuta nga nisja e protestës kombëtare të PD.

ËshtĂ« vendosur tashmĂ« kordoni policor para KryeministrisĂ«, tĂ« organizuar nĂ« vetĂ«m njĂ« rresht me efektivĂ«.

Për protestën e sotme janë të mobilizuar 1350 efektivë.

Opozita proteston duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Përfshihet nga flakët banesa në Astir, shkak i zjarrit një pajisje elektrike

Përfshihet nga flakët një banesë në zonën e Astirit.

Mësohet se apartamenti ndodhej në katin e gjashtë të një pallati, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Flakët janë vënë nën kontroll ndërsa shkak i zjarrit dyshohet se është një pajisje elektrike që është harruar ndezur.

 

Partia Demokratike në protestë, Ambasada Amerikane u drejtohet qytetarëve të vet: Shmangni demonstratën dhe tregoni kujdes

Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e sotme një protestë përpara kryeministrisë që do të nisë në orën 17:00.

Protesta është thirrur me motivin për të rrëzuar qeverinë aktuale nga pushteti dhe hapjes rrugë një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të lira, pasi demokratët pretendojnë për vjedhje të votave më parlamentaret e 11 majit.

Në terren janë angazhuar 1350 efektivë të Policisë së Shtetit me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë. Ndërkohë godina e kryeministrisë është siguruar në pjesën e jashtme me veshje metalike në rast se do të krijohen trazira.

Ambasada Amerikane në Tiranë u është drejtuar qytetarëve amerikanë për të shmangur protestën, dhe të jenë të kujdesshëm. Për çdo rast, Ambasada ka vendosur në dispozicion dhe format e kontaktit në rast emergjence.

PD sot protestĂ« para KryeministrisĂ«, “blindohet” Tirana, mbi 1300 policĂ« nĂ« gatishmĂ«ri

Partia Demokratike mban sot protestën kombëtare në orën 17:00 përballë Kryeministrisë.

Mesohet se 1350 efektivë policie do të jenë të angazhuar në protestën e sotme, ndërkohë që ditën e djeshme policia ka njoftuar dhe planin e masave për mbarëvajtjen e tubimit.

“Nga ora 23:45, tĂ« ditĂ«s sĂ« sotme, do tĂ« bllokohet lĂ«vizja dhe nuk do tĂ« lejohet parkimi i automjeteve deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tubimit nĂ« bulevardin ”DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri nĂ« rrugĂ«n “Ismail Qemali”.
-Nga ora 15:00 deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tubimit, do tĂ« ketĂ« bllokim tĂ« lĂ«vizjes sĂ« automjeteve nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, nga kryqĂ«zimi afĂ«r MinistrisĂ« sĂ« Brendshme deri te sheshi “NĂ«nĂ« Tereza”, si dhe nĂ« rrugĂ«t “Ukraina e LirĂ«â€, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali””, thuhet nĂ« njoftim.

Ndërkohë blutë u kanë bërë thirrje qytetarëve të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cënojnë rendin dhe sigurinë publike.

Delegacioni i KFOR-it vizitë në Portin e Durrësit për bashkëpunim logjistik

NjĂ« delegacion i Grupit tĂ« Bashkuar tĂ« MbĂ«shtetjes Logjistike tĂ« KFOR-it (Joint Logistic Support Group – JLSG) zhvilloi sot njĂ« vizitĂ« zyrtare nĂ« Portin e DurrĂ«sit, ku u prit nĂ« njĂ« takim nga drejtori Ekzekutiv i Autoritetit Portual DurrĂ«s, Liburn Aliu.
Vizita u zhvillia në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes institucioneve shqiptare dhe forcave aleate të NATO-s, si dhe në funksion të njohjes nga afër me kapacitetet dhe infrastrukturën portuale që Porti i Durrësit ofron për mbështetjen e operacioneve logjistike dhe ushtarake.
Delegacioni i KFOR-it, i përbërë nga përfaqësues të niveleve të ndryshme drejtuese dhe operative, u informua mbi potencialin operacional të portit, zonat e shërbimit, si dhe mundësitë që Shqipëria mund të ofrojë në kuadër të mbështetjes së vendit pritës për operacione të zhvilluara ose të mbështetura nga KFOR.
Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se, takimi shërbeu gjithashtu për të forcuar më tej bashkëpunimin institucional dhe për të shkëmbyer informacion mbi nevojat logjistike, planëzimin operacional dhe rolin strategjik të Portit të Durrësit në rajon.

Mbi 8000 fluturime të anuluara për shkak të stuhisë dimërore

MĂ« shumĂ« se 8000 fluturime nĂ« tĂ« gjithĂ« SHBA-nĂ«, janĂ« anuluar, pasi njĂ« stuhi “vdekjeprurĂ«se” parashikohet tĂ« shkaktojĂ« kaos nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« vendit, duke kĂ«rcĂ«nuar tĂ« ndĂ«rpresĂ« energjinĂ« elektrike pĂ«r ditĂ« tĂ« tĂ«ra dhe tĂ« bllokojĂ« rrugĂ«t kryesore, sipas “abc News”.

Rreth 140 milionë njerëz u paralajmëruan për stuhi dimërore nga Nju Meksiko në Nju England.

Parashikimi i Shërbimit Kombëtar të Motit paralajmëron për dëborë të dendur dhe një brez akulli katastrofik që shtrihet nga Teksasi lindor në Karolinën e Veriut.

Meteorologët thonë se dëmet, veçanërisht në zonat e goditura nga akulli, mund të krahasohen me ato të një uragani.

Deri dje në mbrëmje, stuhia ka sjellë shi të ngrirë dhe breshër në disa pjesë të Teksasit, ndërsa Oklahoma u përfshi nga dëbora dhe breshëri.

Pasi përfshiu Jugun, stuhia pritej të lëvizte në verilindje, duke sjellë rreth 30 centimetra dëborë nga Uashingtoni në Nju Jork dhe Boston.

Guvernatorët e më shumë se dymbëdhjetë shteteve lëshuan alarmin për gjendjen e jashtëzakonshme duke i nxitur njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.

MĂ« shumĂ« se 3400 fluturime u vonuan ose u anuluan sot, sipas faqes sĂ« internetit të  fluturimeve “FlightAware”. MĂ« shumĂ« se 5000 fluturime u anuluan vetĂ«m sot.

Kompanitë e shërbimeve po përgatiten për ndërprerje të energjisë elektrike, pasi pemët e mbuluara me akull dhe linjat e energjisë mund të vazhdojnë të bien edhe pasi të ketë kaluar stuhia.

Midwest regjistroi erëra të ftohta deri në minus 40 gradë Celsius, që do të thotë se ngrirja mund të ndodhë brenda 10 minutash.

Në Bismarck, Dakota e Veriut, ku temperatura e erës shënoi minus 41 gradë Celsius.

Qeveria federale vuri në gatishmëri gati 30 ekipe kërkim-shpëtimi.

“ZyrtarĂ«t kanĂ« vendosur mĂ« shumĂ« se shtatĂ« milionĂ« vakte, 600,000 batanije dhe 300 gjeneratorĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« zonĂ«n ku pritej tĂ« kalonte stuhia”, sipas AgjencisĂ« Federale tĂ« Menaxhimit tĂ« Emergjencave.

Pasi tĂ« kalojĂ« stuhia, do tĂ« duhet pak kohĂ« qĂ« akulli tĂ«r shkrijĂ«. Akulli mund t’i bĂ«jĂ« linjat dhe degĂ«t e energjisĂ« mĂ« tĂ« ndjeshme ndaj kĂ«putjes, veçanĂ«risht nĂ«se fryn erĂ«.

Kurti i prerĂ«: S’ka amnisti pĂ«r komisionerĂ« e individĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« manipulime votash!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për hetim gjithëpërfshirës dhe ndëshkim për personat e dyshuar për manipulim të votave brenda partive politike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Thirrja e Kurtit, liderit tĂ« partisĂ« fituese tĂ« zgjedhjeve LĂ«vizja VetĂ«vendosje, vjen pasi autoritetet i ndaluan mbi 100 persona tĂ« premten nĂ«n dyshimin pĂ«r keqpĂ«rdorim tĂ« votave tĂ« zgjedhjeve tĂ« muajit tĂ« kaluar. Kurti – i cili ishte kritikuar pĂ«r mungesĂ« reagimi ndaj dyshimeve pĂ«r manipulime tĂ« votave kur ato dolĂ«n nĂ« sipĂ«rfaqe javĂ« mĂ« parĂ« – tha tĂ« shtunĂ«n nĂ« Facebook se “komisionerĂ« e individĂ«, qĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« klandestine, janĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« manipulime votash brenda subjekteve politike duke dĂ«mtuar kolegĂ« e subjekte politike nuk kanĂ« amnisti”.

JavĂ«n e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua ta nisĂ« rinumĂ«rimin e plotĂ« tĂ« votave, pasi kishte gjetur mospĂ«rputhje nĂ« votat pĂ«r kandidatĂ«t pĂ«r deputetĂ«. Kurti shtoi se partia e tij “ka qenĂ« gjithnjĂ« gardiane e ruajtjes sĂ« vullnetit politik tĂ« shprehur pĂ«rmes votĂ«s nĂ« kuti tĂ« votimit dhe ashtu do tĂ« qĂ«ndrojĂ« pĂ«rherĂ«â€. Kur rinumĂ«rimi ka pĂ«rfunduar nĂ« pothuajse gjysma e vendvotimeve, del se rreth 80 mijĂ« vota janĂ« tĂ« pasakta, sipas Eugen Cakollit nga organizata joqeveritare, Instituti Demokratik i KosovĂ«s.

NĂ« mesin e kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ« tĂ« cilĂ«ve u janĂ« hequr mĂ« sĂ« shumti vota gjatĂ« rinumĂ«rimit ka nga partitĂ« kryesore, pĂ«rfshirĂ« vetĂ« VetĂ«vendosjen. Kurti nguli kĂ«mbĂ« se dyshimet duhet tĂ« hetohen dhe se “manipuluesit duhet tĂ« ndĂ«shkohen, kĂ«to raste nuk duhet tĂ« na shfaqen kurrĂ« mĂ« nĂ« tĂ« ardhmen”. Autoritetet janĂ« duke kryer hetime nĂ« tri komuna, Prizren, Ferizaj dhe MalishevĂ«, me Prizrenin qĂ« dyshohet si vendi ku ka pasur mĂ« sĂ« shumti manipulime tĂ« votave.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha të premten se të ndaluarit në rajonin jugor të vendit janë kryesisht komisionerë dhe në mesin e tyre ka edhe familjarë të kandidatëve për deputetë. Ata dyshohen për falsifikim të rezultateve zgjedhore, presion dhe kanosje dhe për dhënie e marrje të ryshfetit. Sipas tij, një manipulim i tillë nuk ka mundur që të ndodhë pa një kompromis mes komisionerëve të katër partive më të mëdha politike.

“Po flasim pĂ«r komunĂ«n e Prizrenit qĂ« janĂ« shtuar hiç mĂ« pak se 40.497 vota dhe janĂ« hequr hiç mĂ« pak se 27.520 vota. Pra, diferenca totale e keqpĂ«rdorimeve Ă«shtĂ« 68.017 vota”, tha Kryeziu. NĂ« KosovĂ« manipulimi i votave Ă«shtĂ« vepĂ«r penale e dĂ«nueshme me burgim. MegjithatĂ«, sĂ« voni organizata joqeveritare, ÇOHU, e publikoi njĂ« hulumtim qĂ« tregoi se mbi 90 pĂ«r qind e rasteve pĂ«r manipulime zgjedhore pĂ«rfundojnĂ« me dĂ«nime me kusht ose gjoba. Shumica e kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ« tĂ« cilĂ«ve u janĂ« hequr mĂ« sĂ« shumti vota gjatĂ« rinumĂ«rimit, e kanĂ« mohuar tĂ« kenĂ« pasur gisht nĂ« keqpĂ«rdorim dhe kanĂ« thĂ«nĂ« se e dĂ«nojnĂ« kĂ«tĂ« dukuri.

Shoferi në gjendje të dehur në timon/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën. Ndërron jetë pasagjeri

NjĂ« aksident tragjik ka ndodhur mĂ«ngjesin e sotĂ«m nĂ« rrugĂ«n “Janaq Kilica” nĂ« Elbasan.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në këtë automjet, një shtetas 21 vjeç.

Ndërkohë policia ka vënë në pranga shoferin e automjetit 26-vjeçarin i cili rezultuar se drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Akuzohen për trafik drogë/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja

Apeli i Posaçëm ka lĂ«ne nĂ« fuqi masat e sigurisĂ« “arrest me burg” pĂ«r grupin Rraja.

Janë lënë ne fuqi masat për:

Islam Sefën
Rexhep Rrajën
Përparim Rrajën
Gazmir Rrajën
Aldo Gjini
Zamir Aliaj
Jani Cavo
Marvin Bushati

Grupi i Rrajave u zbulua pas zbërthimeve ne Sky Ecc, dhe akuzohen për trafikim lëndësh narkotike.

Rexhep Rraja djali i ish-deputetit, Rrahman Rraja, sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme SPAK, rezulton se është përfshirë drejtpërdrejt në trafikimin e lëndëve narkotike, madje drejtonte një grup nëpërmjet bisedave në Sky Ecc, për të trafikuar rmbi 2 ton Kanabis dhe kokainë.

NĂ« dosjen hetimore, Rexhep Rraja, i cili u arrestua mĂ« 10 dhjetor bashkĂ« me dy kushĂ«rinjtĂ«, PĂ«rparim dhe Gazmir Rraja dhe 4 anĂ«tarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« grupit kriminal, rezulton se kishte dy pseudonime nĂ« aplikacioni SKY Ecc, “XR 1” dhe “New Sky”.

NdĂ«rkohĂ« kushĂ«riri i tij, PĂ«rparim Rraja njihe si “Caca”, Gazmir Rraja- “Miri” apo “ÇOKU,  Sokol Qaja si “Hermano”, ndĂ«rsa Bujar Sefaj njihej me nofktĂ«n “Venecia”.NĂ« njĂ« episod sipas SPAK, nĂ« Turqi Ă«shtĂ« arritur tĂ« kapet mĂ« 26 janar tĂ« vitit 2021, njĂ« sasi 236 kg bimĂ« narkotike e llojit marijuanĂ«, e dĂ«rguar nga ShqipĂ«ria.

Protestuesit nga Gramshi nisen “si klandestinĂ«â€ drejt protestĂ«s sĂ« opozitĂ«s,refuzojĂ« drejuesit e autobuzĂ«ve

Në protestën e thirrur nga opozita ditën e sotme protestuesit nisen me autovetura ne orare të ndryshme.

NĂ« njĂ« komunikim telefonik me gazetarin Shkelzen Henkoja, kryetari i PartisĂ« Demokratike nĂ« Gramsh, z. Kodhel Çala, deklaroi se transporti me autobus nuk Ă«shtĂ« realizuar, pasi drejtuesit e mjeteve kanĂ« refuzuar tĂ« ofrojnĂ« shĂ«rbimin pĂ«r shkak tĂ« frikĂ«s nga policia. Sipas tij, pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, protestuesit janĂ« nisur drejt protestĂ«s me automjete private, nĂ« orare tĂ« ndryshme.

Z. Çala shtoi se nĂ« njĂ« rast tĂ« mĂ«parshĂ«m Ă«shtĂ« gjobitur nga policia, teksa po udhĂ«tonte pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« njĂ« protestĂ«, me pretendimin se ushtronte aktivitet taksie nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme.
Sipas tij, qyteti i Gramshit ndodhet nën një klimë presioni, ku qytetarët hezitojnë të marrin pjesë apo të bashkëpunojnë me drejtues të Partisë Demokratike, për shkak të frikës nga ndëshkimet.faxweb

NATO planifikon të forcojë mbrojtjen në krahun lindor me teknologji robotike dhe të automatizuar

NATO planifikon tĂ« zgjerojĂ« ndjeshĂ«m rezervat e armĂ«ve dhe municioneve pĂ«rgjatĂ« krahut tĂ« saj lindor dhe tĂ« krijojĂ« njĂ« zonĂ« tĂ« re mbrojtĂ«se – duke pĂ«rdorur teknologji robotike dhe tĂ« automatizuar, sipas njĂ« oficeri tĂ« lartĂ« tĂ« NATO-s.

“Masat synojnĂ« forcimin e parandalimit kundĂ«r sulmeve tĂ« RusisĂ«â€, tha Gjenerali i BrigadĂ«s Thomas Lowin pĂ«r” Welt”.

Sipas një koncepti të ri mbrojtës shumështresor, NATO do të kërkojë të ngadalësojë ose ndalojë një sulmues në një fazë të hershme duke përdorur sisteme të teknologjisë së lartë.

PĂ«rgjatĂ« kufijve tĂ« aleancĂ«s me RusinĂ« dhe BjellorusinĂ«, do tĂ« krijohet njĂ« zonĂ« qĂ« do tĂ« mbĂ«shtetet nĂ« mbikĂ«qyrje, si dhe nĂ« sisteme tĂ« operuara nga distanca ose gjysmĂ« tĂ« automatizuara, tĂ« cilat njĂ« kundĂ«rshtar do tĂ« duhet t’i kapĂ«rcejĂ« pĂ«rpara se tĂ« pĂ«rparojĂ« mĂ« tej.

Lowin, zĂ«vendĂ«sshefi i shtabit pĂ«r operacionet nĂ« komandĂ«n tokĂ«sore tĂ« NATO-s nĂ« Izmir, tha se mbikĂ«qyrja pĂ«rgjatĂ« krahut lindor do tĂ« mbĂ«shtetej nĂ« sisteme qĂ« mbledhin tĂ« dhĂ«na nĂ« tokĂ«, nĂ« ajĂ«r, nĂ« hapĂ«sirĂ« ​​dhe nĂ« domenin digjital.

“Informacioni do t’u vihet nĂ« dispozicion aleatĂ«ve tĂ« NATO-s nĂ« kohĂ« reale”, tha ai.

Sisteme fikse dhe celular si radari, sensorë akustikë dhe optikë mund të përdoren, së bashku me të dhënat nga satelitët, dronët dhe avionët zbulues.

PĂ«rgjatĂ« kufijve, NATO planifikon tĂ« krijojĂ« atĂ« qĂ« Lowin e pĂ«rshkroi si njĂ« “zonĂ« e nxehtĂ«â€, tĂ« projektuar pĂ«r tĂ« ndaluar ose ngadalĂ«suar sulmuesit nĂ« fazat e hershme. Zona mund tĂ« pĂ«rfshijĂ« dronĂ« tĂ« armatosur, automjete luftarake gjysmĂ«-autonome, sisteme robotike dhe aftĂ«si tĂ« automatizuara tĂ« mbrojtjes ajrore.

Lowin tha gjithashtu se NATO tashmë ka parapozicionuar pajisje ushtarake, dhe se rezerva shumë më të mëdha ushtarake do të ngrihen në shtetet në vijën e parë, duke përfshirë armë dhe municione si për sistemet e automatizuara ashtu edhe për forcat e aleancës.

“PavarĂ«sisht pĂ«rdorimit nĂ« rritje tĂ« automatizimit, numri i trupave nuk do tĂ« zvogĂ«lohet”, tha ai duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se sistemet pa pilot nuk ishin tĂ« mjaftueshme pĂ«r tĂ« penguar ose ndaluar njĂ« kundĂ«rshtar nĂ« planin afatgjatĂ«.

Rreth 100 klerikë arrestohen gjatë protestës kundër politikave të imigracionit në SHBA

Rreth 100 anĂ«tarĂ« tĂ« klerit u arrestuan nĂ« aeroportin ndĂ«rkombĂ«tar Minneapolis–St. Paul, nĂ« shtetin e MinnesotĂ«s, gjatĂ« njĂ« proteste kundĂ«r politikave tĂ« ashpra tĂ« imigracionit tĂ« administratĂ«s Trump.

Protesta u zhvillua nga udhëheqës dhe besimtarë fetarë, kryesisht të krishterë, të cilët u mblodhën në aeroport pasi dyshonin se nga aty po niseshin avionë që deportonin emigrantë të ndaluar. Ata u gjunjëzuan, kënduan himne fetare dhe recituan lutje, pavarësisht temperaturave shumë të ulëta.

Policia ndërhyri dhe i arrestoi protestuesit pasi, sipas autoriteteve, ata kishin kaluar kufijtë e lejes së dhënë për protestë dhe kishin penguar funksionimin normal të aeroportit.

KĂ«to arrestime ndodhĂ«n gjatĂ« njĂ« dite protestash tĂ« quajtur “Dita e sĂ« VĂ«rtetĂ«s dhe e LirisĂ«â€, e organizuar kundĂ«r veprimeve tĂ« ShĂ«rbimit Amerikan tĂ« Imigracionit dhe Doganave (ICE). OrganizatorĂ«t u bĂ«nĂ« thirrje qytetarĂ«ve tĂ« MinnesotĂ«s tĂ« bojkotonin shkollĂ«n, punĂ«n dhe blerjet si shenjĂ« proteste.

Edhe pse moti ishte shumë i ftohtë, mijëra njerëz morën pjesë në protesta dhe marshime në disa zona të qytetit për të shprehur kundërshtimin ndaj rritjes së kontrolleve dhe deportimeve të emigrantëve.

NjĂ« nga pjesĂ«marrĂ«set, Elizabeth Barish Browne, e cila kishte udhĂ«tuar nga Wyoming, tha se ajo qĂ« po ndodh me emigrantĂ«t Ă«shtĂ« “moralisht e gabuar” dhe se rreziku mĂ« i madh pĂ«r shoqĂ«rinĂ« nuk Ă«shtĂ« i ftohti, por padrejtĂ«sia.

Lojëra fati dhe shpërndante kokainë, arrestohet pronari i lokalit në Korçë

NĂ« kuadĂ«r tĂ« kontrollet intensive nĂ« Korçë pĂ«r evidentimin dhe goditjen e paligjshmĂ«rive, policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Organizatori”.

Policia njofton se, si rezultat i operacionit, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. R., 57 vjeç, banues në Korçë, pronar i një lokali në fshatin Bulgarec, i cili organizonte lojëra fati të paligjshme dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në ambientet e lokalit.

57-vjeçari akuzohet për veprat penale:

-Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin
-Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara
-Prodhimi dhe shitja e narkotikëve

Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë konstatuan se ambienti ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit dhe për shitje e përdorim droge. Në banak u gjetën dhe u sekuestruan 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, ndërsa nga këqyrja e celularit të tij u konstatuan faqe aktive për baste sportive.

GjatĂ« ndĂ«rhyrjes policore, disa persona tentuan tĂ« fshihnin provat. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, ka nisur procedimi penal pĂ«r veprĂ«n penale “Veprime qĂ« pengojnĂ« zbulimin e sĂ« vĂ«rtetĂ«s” ndaj shtetasve:

-R. K., banues në Korçë
-F. A., banues në fshatin Vinçan, Korçë
-H. M., banues në fshatin Vloçisht, Maliq

Gjithashtu, janĂ« proceduar penalisht 14 shtetas tĂ« tjerĂ« pĂ«r veprĂ«n penale “MoskallĂ«zimi i krimit”, pasi kishin dijeni pĂ«r veprimtarinĂ« e paligjshme dhe nuk e kallĂ«zuan atĂ« pranĂ« organeve kompetente.

NĂ« lidhje me kĂ«tĂ« rast, ka nisur procedimi penal edhe ndaj shtetasit D. L., punonjĂ«s policie pranĂ« PKK KapshticĂ«, pĂ«r veprĂ«n penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”, si dhe ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale nĂ« PolicinĂ« e Shtetit.

Në përfundim të operacionit, Policia e Korçës njofton se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

-14 doza kokainë
-shuma monetare në lekë, euro, paund dhe lira turke
-1 automjet
-8 telefona celularë
-letra bixhozi dhe çipsa për lojëra fati

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre nga SPAK, arrestohen 3 efektivë policie

Tre punonjës të Policisë Orikum janë arrestuar pas akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, mes tyre edhe shefi i stacionit të policisë.

Sipas njoftimit tĂ« AMP-sĂ«, Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoria Rajonale VlorĂ« – GjirokastĂ«r kanĂ« ekzekutuar vendimin e GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke caktuar masĂ«n e sigurimit personal “Arrest nĂ« shtĂ«pi” pĂ«r efektivĂ«t me iniciale:

D. L., Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum

A. J., Shef i Stacionit të Policisë Orikum

A. F., Specialist i Policimit në Zonë pranë Stacionit të Policisë Orikum

Sipas AMP-së, hetimet e SPAK kanë zbuluar se në shtator të vitit të kaluar, efektivët kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270,000 lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Hetimi u zhvillua disa muaj me metoda speciale në drejtim të SPAK, duke u mundësuar dokumentimi i veprimeve korruptive me prova ligjore.

Njoftimi i policisë

Agjencia e MbikĂ«qyrjes Policore (Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoria Rajonale VlorĂ« – GjirokastĂ«r) ka ekzekutuar vendimin e GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masĂ«n e sigurimit personal me karakter shtrĂ«ngues “Arrest nĂ« shtĂ«pi” parashikuar nga neni 237 i Kodit tĂ« Pr. Penale, ndaj punonjĂ«sve tĂ« policisĂ«;

▶ D. L., me detyrĂ« Inspektor krimesh pranĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« Orikum;
▶ A. J., me detyrĂ« Shef i Stacionit tĂ« PolicisĂ« Orikum;
▶ A. F., me detyrĂ« Specialist i Policimit nĂ« ZonĂ« pranĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« Orikum;
tĂ« dyshuar pĂ«r kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike” nĂ« bashkĂ«punim dhe “ShpĂ«rdorim i detyrĂ«s”, parashikuar nga nenet 259, 248 dhe 25 tĂ« Kodit Penal.

Drejtoria e Hetimit është vënë në dijeni se këta punonjës policie, në shtator të vitit të kaluar, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që iu jep funksioni, kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270 000 lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Pas hetimit disa mujor me metoda speciale në drejtimin e SPAK, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i implikimit të punonjësve të policisë në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

PĂ«r ankesa me Whatsapp 0694151511‹Ose shkarkoni nĂ« Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.

❌