❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Asllani protagonist me gol, Avdullahu me paraqitje solide: Hoffenheim e ‘shpartallon’ Hamburgun



Hoffenheim ka shënuar fitore të thellë ndaj Hamburgut (4-1), në kuadër të Bundesligas.

Tre yjet e Kosovës Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani ishin sërish protagonist, ku secili kishte vlerësim të lartë në paraqitje.

Hajdari përndryshe këtë herë u provua në një pozitë tjetër, pra si mbrojtës i krahut të majtë.

Asllani hyri vetëm si zëvendësues, megjithatë pesë minuta pas inkuadrimit shënoi një gol të bukur për ta vulosur fitoren.

NdĂ«rkohĂ«, Avdullahu si zakonisht zhvilloi tjetĂ«r paraqitje solide, ku nga “SofaScore” u vlerĂ«sua me notĂ«n 7.3.

Të tre yjet kësisoj po e ndihmojnë Hoffenheim të luftojë për një vend që të dërgon në Ligën e Kampionëve, pasi zënë pozitën e katërt me 26 pikë./Telegrafi/

Historike: Për herë të parë katër lojtarë të Kosovës luajtën titullarë në Bundesliga



Klubi gjerman Hoffenheim ka shkruar se për herë të parë në histori katër lojtarë nga Kosova luajtën në një ndeshje në Gjermani.

Treshja e Hoffenheim Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, së bashku me Elvis Rexhbecajn e Ausgburgut ishin titullarë në fundjavë në Bundesliga.

Edhe vetë skuadra gjermane ka uruar FFK-në për këtë arritje të jashtëzakonshme.

“KosoWOW. Me Fisnik Aslllanin, Leon Avdullahun, Albian Hajdarin dhe Elvis Rexhbecaj i Augsburgut, katĂ«r lojtarĂ« kosovarĂ« luajtĂ«n nĂ« njĂ« ndeshje pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« histori tĂ« Bundesligas”, shkroi klubi gjerman.

Hoffenheim përndryshe e fitoi përballjen me rezultat bindës 3-0, ku Hajdari e Avdullahu bënë paraqitje të shkëlqyer./Telegrafi/

Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu shkëlqejnë në fitoren e Hoffenheimit ndaj Ausgburgut



Tre yjet e Kosovës Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani sërish kanë zhvilluar paraqitje pozitive për Hoffenheim që mposhti Augsburgun me rezultat 3-0.

Të tre lojtarët ishin titullarë, me Asllanin që u shfrytëzua në një pozitë tjetër, pra si një numër 10, prapa dy qendërsulmuesve prandaj edhe nuk ishte në formën më të mirë.

Asllani u zĂ«vendĂ«sua pas 59 minutave lojĂ«, derisa dyshja Hajdari e Avdullahu ishin tĂ« pathyeshĂ«m – pĂ«r tĂ« regjistruar njĂ« tjetĂ«r paraqitje tĂ« shkĂ«lqyer nĂ« kampionatin gjerman.

“SofaScore” e vlerĂ«soi Hajdarin me notĂ«n 7.9 derisa Avdullahun me 7.7.

Hoffenheim falë këtyre paraqitje pozitive ka zënë pozitën e katërt me 23 pikë në Bundesliga pas 12 xhirove./Telegrafi/

“Provuam gjithçka”, presidenti i FederatĂ«s Zvicerane flet pĂ«r ikjen e Avdullahut e Hajdarit – frikĂ«sohet pĂ«r tĂ« ardhmen



Presidenti i Federatës Zvicerane Peter Knabel thotë se provuan gjithçka për ta bindur mesfushorin Leon Avdullahu të mos i bashkohet Kosovës, por nuk ia dolën.

Kosova u përforcua dukshëm këta muajt e fundit, duke bindur top talentët e Hoffenheimit si Leon Avdullahu e Albian Hajdari, ndërsa falë paraqitjeve të shkëlqyeshme edhe e siguruan për herë të parë play-offin e Botërorit 2026.

SĂ« fundmi lidhur me largimin e lojtarĂ«ve nga Zvicra reagoi edhe Knabel, i cili pĂ«rmendi çështjen e Avdullahut si shembull qĂ« “HelvetikĂ«t” nuk mund tĂ« bĂ«jnĂ« gjithçka pĂ«r t’i bindur lojtarĂ«t.

Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari

“Provuam gjithçka, edhe e vizitova Leon Avdullahun nĂ« Hoffenheim sĂ« bashku me Murat Yakin, por vendimi i tij ishte kryer”.

Knabel gjithashtu konfirmoi se problemi kyç është të talentët e rinj sepse edhe konkurrenca mes Federatave është rritur në përgjithësi.

“Kemi njĂ« problem me kalimin e lojtarĂ«ve tĂ« rinj nĂ« ligĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« sepse konkurrenca midis Federatave pĂ«r talente Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« mĂ« e madhe”, deklaroi ai pĂ«r “SRF”.

Ndërkohë, Kosova është duke provuar të marrë edhe disa talentë tjerë të Zvicrës, si Demir Xhemalija e Adrien Llukes./Telegrafi/

Ardhjet e reja qĂ« i dhuruan KosovĂ«s kualitet dhe e ndihmuan drejt kualifikimit nĂ« “play-off”



Në një cikël kualifikues për Botërorin e vitit 2026 të mbushur me sfida dhe rivalitet të fortë, Kombëtarja e Kosovës ka arritur të shkëlqejë dhe të sigurojë "play-off"-in falë disa prurjeve të reja që kanë sjellë energji, kualitet dhe perspektivë.

Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha kanĂ« ardhur nĂ« skuadĂ«r me ambicie tĂ« mĂ«dha dhe shpejt janĂ« shndĂ«rruar nĂ« lojtarĂ« kyç qĂ« po ndihmojnĂ« ‘DardanĂ«t’ drejt aspiratave tĂ« tyre pĂ«r kualifikim nĂ« BotĂ«ror.

Hajdari bëri debutimin e tij me Kosovën më 10 tetor 2025, në ndeshjen kundër Sllovenisë, gjatë fazës kualifikuese për Botërorin.

Për Kosovën, prania e Hajdarit në qendër të mbrojtjes ofron stabilitet dhe siguri, një dimension shumë i domosdoshëm për ekipin.

Një tjetër atribut shumë i rëndësishëm që Hajdari ka sjellë me vete te Kosova është aftësia e tij për të luajtur me topin, gjë që i ka ndihmuar shumë skuadrës në ndërtimin e aksioneve nga mbrojtja.

Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu

Një tjetër prurje e re te Kosova ishte mesfushori Leon Avdullahu. Ai u përfshi në skuadër për ndeshjet kualifikuese që nisën më 5 dhe 8 shtator 2025, kundër Zvicrës dhe Suedisë.

Në debutimin e tij kundër Zvicrës, Avdullahu u vendos me besim nga Foda në mesfushë, duke sjellë vizion loje, kontroll topi dhe kreativitet, elemente këto që i nevojiten secilës kombëtare në rrugën drejt suksesit.

Veldin Hoxha, nga ana tjetër, debutoi më 8 shtator 2025 ndaj Suedisë, duke hyrë në lojë nga banka rezervë.

Edhe pse minutat e tij në fushë ishin të kufizuara, prania e tij i jep Fodës një opsion të vlefshëm për të bërë rotacione në mesin e fushës.

Veldin Hoxha në stërvitje

Aftësitë e Hoxhës për të mbajtur topin dhe për të shkatërruar aksionet e kundërshtarit e kanë bërë atë një lojtar të çmuar për kombëtaren.

Ky fleksibilitet është i domosdoshëm për Kosovën, sidomos në ndeshjet që kërkojnë strategji të ndryshme ndaj kundërshtarëve të fortë si Zvicra dhe Suedia.

Me përzgjedhësin Franco Foda në krye, ardhjet e reja dhe tifozët në tribunë, Kosova duket më e përgatitur dhe më konkurruese se kurrë në histori për të arritur objektivin e saj: të sigurojë pjesëmarrjen në Botërorin e 2026-ës./Telegrafi/

“Ne jemi njĂ«â€, Albian Hajdari i del nĂ« mbrojtje XhakĂ«s pas vĂ«rshĂ«llimave tĂ« tifozĂ«ve



Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari i ka dhënë përkrahje Granit Xhakës, pas pritjes jo edhe aq të mirë në ndeshjen e mbrëmshme.

Kosova mbylli kualifikueset me një barazim 1-1 në Prishtinë ndaj Zvicrës në ndeshjen e luajtur nën shiun e rreptë të martën mbrëma.

KĂ«to kualifikuese ishin historike pĂ«r KosovĂ«n, pasi arritĂ«n ta mbyllin nĂ« vendin e dytĂ« duke siguruar njĂ« vend nĂ« ‘play-off’.

Megjithatë, ylli shqiptar i cili mban fanellën e Zvicrës, Xhaka, nuk u prit edhe aq ngrohtë nga një grup i tifozëve në stadium, të cilët vendosen ta vërshëllejnë pas çdo prekje të topit.

E gjithë kjo vjen pas disa deklaratave të mesfushorit të Sunderland kundrejt Albian Hajdarit dhe Leon Avdullahut, të cilët lanë fanellën e Zvicrës për të përfaqësuar Kosovën.

Por, ishte pikĂ«risht Hajdari, i cili i doli nĂ« mbrojtje pas ndeshjes, duke postuar njĂ« fotografi sĂ« bashku me XhakĂ«n dhe Avdullahun, me njĂ« mbishkrim: “Ne jemi njĂ«â€.

Kjo fotografi u shpërnda edhe nga Avdullahu, duke treguar që edhe mesfushori e përkrah dhe nuk iu ka mbetur aspak hatëri nga deklaratat e bëra.

Fotografia u rishpërnda edhe nga vetë Xhaka. /Telegrafi/




Tri fitore, dy barazime dhe një humbje - kush shkëlqeu dhe kush i shënoi golat e Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës



KombĂ«tarja e KosovĂ«s ka pasur njĂ« paraqitje mbresĂ«lĂ«nĂ«se nĂ« fazĂ«n e kualifikimeve pĂ«r KupĂ«n e BotĂ«s 2026 me njĂ« epilog prej tri fitoresh, dy barazimesh dhe njĂ« humbje, duke siguruar vendin e dytĂ« nĂ« Grupin B dhe njĂ« vend nĂ« ‘play-off’.

Në këto ndeshje, skuadra e drejtuar nga përzgjedhësi Franco Foda demonstroi konsistencë dhe karakter, sidomos në sfidat me Suedinë dhe Slloveninë.

Dy nga momentet kyçe ishin fitorja 1-0 në udhëtim te Suedia falë golit të Fisnik Asllanit dhe 2-0 si mysafire ndaj Sllovenisë, në të cilën Fisnik Asllani shënoi në minutën e 6-të, ndërsa goli i dytë erdhi nga një autogol i mbrojtësit slloven, Zan Karnicnik, në minutën e 64-të.

Po ashtu, Kosova mposhti SuedinĂ« me rezultat 2-0 nĂ« stadiumin “Fadil Vokrri”, ku golat u shĂ«nuan nga Elvis Rexhbeçaj (26’) dhe Vedat Muriqi (42’), ky i fundit nĂ« njĂ« kundĂ«rsulm perfekt tĂ« ndĂ«rtuar sĂ« bashku me Albion Rrahmanin.

Kjo fitore ishte shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme, pasi vendosi KosovĂ«n nĂ« rrugĂ«n drejt ‘play-off’-it.

Nga ana tjetĂ«r, humbja e vetme erdhi nĂ« pĂ«rballjen me ZvicrĂ«n - njĂ« kundĂ«rshtar i fortĂ« nĂ« grup - duke treguar se Kosova ka ende punĂ« pĂ«r t’u afruar me nivelet e ekipeve kryesuese. MegjithatĂ«, diferenca e golave nuk e pengoi atĂ« tĂ« arrijĂ« vendin e dytĂ« dhe tĂ« sigurojĂ« fazĂ«n ‘play-off’.

PĂ«rfundimisht, Fisnik Asllani ishte ‘ndriçuesi’ nĂ« sulm, me golin e tij vendimtar nĂ« Suedi, por edhe njĂ«rin gol nĂ« Slloveni, ndĂ«rsa Vedat Muriqi vazhdon tĂ« jetĂ« figura kryesore dhe motori nĂ« fazĂ«n ofensive.

Një tjetër lojtar që la mbresa në këto kualifikuese padyshim se ishte edhe mbrojtësi i majtë Dion Gallapeni, por pa harruar edhe Lumbardh Dellovën, Arijanet Muricin dhe Florent Muslijan, të cilët ishin tre lojtarët me notën më të mirë mesatare në këto kualifikuese.

Shkëlqim dhe rritje niveli të skuadrës ofruan edhe dy prurjet e reja, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, të cilët ofruan siguri me performancat prej yjesh.

Falë këtyre paraqitjeve, Kosova shkel hap pas hapi drejt ëndrrës së pjesëmarrjes në Kupën e Botës 2206 - për herë të parë në histori. /Telegrafi/

Hoffenheimi me urim special për tre yjet e Kosovës para ndeshjes ndaj Zvicrës



Hoffenheimi ka vendosur t’i tregojĂ« mbĂ«shtetjen e tij tĂ« veçantĂ« talentĂ«ve dardanĂ« qĂ« bĂ«jnĂ« pjesĂ« nĂ« skuadrĂ«n e tij, duke u uruar atyre fat nĂ« ndeshjen e sotme ndaj ZvicrĂ«s.

Klubi gjerman publikoi një mesazh në rrjetin social Facebook ku përmendte lojtarët Fisnik Asllani, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu, duke i motivuar për paraqitjen e tyre me kombëtaren e Kosovës.

Megjithatë, dy prej tyre, Hajdari dhe Avdullahu, nuk do të jenë të pranishëm në fushë për këtë takim.

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur të mos i përfshijë në listën e lojtarëve, për shkak të rrezikut të një suspendimi, duke i lënë jashtë për të ruajtur lojtarët nga ndëshkimi potencial.


Pavarësisht kësaj, Hoffenheimi nuk i ka harruar dhe ka dashur të shprehë mbështetje morale për ta.

“Fat tĂ« mbarĂ«, djema,” shkruante nĂ« postimin e klubit, duke treguar kĂ«shtu pĂ«rkujdesjen e veçantĂ« pĂ«r lojtarĂ«t e tyre./Telegrafi/

Vlera e kombëtareve dhe lojtarët më të shtrenjtë të Kosovës dhe Zvicrës



Ekipi i kombëtares së Kosovës ka një vlerë thuajse dyfish më të vogël se ekipi i kombëtares së Zvicrës, para përballjes së sotme (e martë) në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Dardanët janë nikoqir të Helvetikëve në ndeshjen e fundit të Grupit B, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Por, si qëndron situata e vlerës së dy ekipeve kombëtare para kësaj ndeshje?

Telegrafi ka marrë në faqen e specializuar Transfermarkt vlerat e të dyja kombëtareve dhe ka bërë krahasimin mes tyre dhe lojtarëve të tyre.

Ekipi kombëtar i Kosovës ka një vlerë totale prej 131.38 milionë euro, ndërsa ai i Zvicrës ka një vlerë prej 240.40 milionë eurosh.

Dallimi mes dy kombëtareve qëndron se Helvetikët kanë dy futbollistë që vlejnë nga 40 milionë euro, si Dan Ndoye dhe Gregor Kobel.

Helvetikët gjithashtu kanë emra tjerë të vlerë të lartë në treg si Manuel Akanji me 22 milionë euro, Johan Manzambi me vlerë 15 milionë euro dhe Granit Xhaka e Breel Embolo me nga 12 milionë euro.

Në anën tjetër, te Kosova lojtari më vlerën më të lartë është Edon Zhegrova, i cili në treg vlerësohet me 25 milionë euro.

Lojtarët tjerë me vlerën më të lartë te Dardanët janë Fisnik Asllani me 18 milionë euro dhe Amir Rrahmani, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu me vlerë prej 12 milionë euro secili.

Kosova renditet e 84-ta në ranglistën e kombëtarëve të FIFA-s, teksa Zvicra renditet e 17-ta.

Vlen të theksohet se Zvicra ka 13 pikë në vendin e parë në grup, ndërsa Kosova 10 pikë. /Telegrafi/

Lista e ndeshjes ndaj Zvicrës, Foda lë dy yjet e mëdhenj në tribunë



Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka zgjedhur 23 futbollistët që do të jenë në protokoll për ndeshjen e sotme (e martë) ndaj Zvicrës.

Dardanët janë nikoqir të Helvetikëve në takimin e fundit të Grupit B, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:45.

Ekipi i Fodas ka mundësi kualifikimi nëse fiton me rezultat të thellë 6-0, por një gjë duket e pamundur së paku në letër.

KĂ«shtu, trajneri gjerman ka vendosur t’i “ruajĂ«â€ disa futbollistĂ« qĂ« rrezikojnĂ« tĂ« ndĂ«shkohet me karton tĂ« verdhĂ« dhe tĂ« mungojnĂ« nĂ« ndeshjet e ‘play-off’-it.

Sipas përditësimit të fundit nga faqja zyrtare e UEFA-s, dy yjet titullarë si Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari nuk janë në listën e ndeshjes ndaj Zvicrës dhe arsyeja e vetme është që rrezikojnë të mungojnë nëse marrin edhe një karton.

Në vend të këtyre dy lojtarëve në listë janë rikthyer Lindon Emërllahu dhe Baton Zabërgja, të cilët nuk ishin në ndeshjen ndaj Sllovenisë.

Përveç Avdullahut dhe Hajdarit, edhe tre tjerë nuk janë pjesë e listës. Faton Maloku ia lë vendin Arijanet Muricit të rikthyer nga suspendimi, teksa Leard Sadriu dhe Meriton Korenica mbesin në tribunë edhe për këtë ndeshje. /Telegrafi/




Albian Hajdari rrëfen rëndësinë që ka kualifikimi në Kupën e Botës: Më shumë se futboll, do të ishim shpresa e një gjenerate



QendĂ«rmbrojtĂ«si Albian Hajdari ka dhĂ«nĂ« njĂ« intervistĂ« tĂ« shkĂ«lqyer pĂ«r gazetĂ«n zvicerane “bluewin”, ku deklaroi se kualifikimi i mundshĂ«m nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s do tĂ« ishte shpresĂ« pĂ«r tĂ«rĂ« gjeneratĂ«n.

Hajdari ka qenë i jashtëzakonshëm që kur iu bashkua Kosovës, të cilët nuk dinë për humbje me yllin e Hoffenheimit në lojë.

Në një intervistë për gazetën zvicerane, ai fillimisht foli për vendimin që të kalojë te Kosova, si dhe përballjen me Zvicrën.

“E kuptoj reagimin e publikut. Ishte vendim i vĂ«shtirĂ« edhe pĂ«r mua, e kam diskutuar me shumĂ« kujdes me rrethin e ngushtĂ«, miqtĂ« dhe familjen. Pastaj, dua tĂ« jem model pĂ«r futbollistĂ«t e rinj nĂ« KosovĂ«, tĂ« jem shembull dhe t’i dĂ«shmoj vlerat e mia”.

“Po pĂ«rgatitemi, do ta japim mĂ« tĂ« mirĂ«n dhe nuk do tĂ« jemi mysafirĂ«t mĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« fushĂ«â€.

“Humbja 4-0? ËshtĂ« nĂ« tĂ« kaluarĂ«n, nuk po e mendoj. Ka rĂ«ndĂ«si vetĂ«m paraqitja jonĂ« nĂ« lojĂ«n e ardhshme”.

Tutje, Hajdari shpjegoi si Kupa e Botës është më e rëndësishme te Kosova, pasi pjesëmarrja në këtë turne do të shfaqte krenaria më e madhe për të gjithë.

Albian Hajdari

“PĂ«r shumĂ« kombĂ«tare, Kupa e BotĂ«s Ă«shtĂ« thjesht njĂ« qĂ«llim sportiv, por pĂ«r ne Ă«shtĂ« me shumĂ« rĂ«ndĂ«si. ËshtĂ« konfirmim pĂ«r atĂ« qĂ« jemi, njĂ« kombĂ«si e ri. Kosova ka kaluar shumĂ« nĂ« histori. Jemi shtet qĂ« ka mbijetuar para se tĂ« lejohet ta shkruaj historinĂ« e vetĂ«. Kupa e BotĂ«s mund tĂ« simbolizojĂ« qĂ« tani mund tĂ« Ă«ndĂ«rrojmĂ« sĂ« bashku, nĂ« mĂ«nyrĂ« sekrete, pa pasur nevojĂ« ta shpjegojmĂ«â€.

“Besoj se nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« vetĂ«m me futbollin. ËshtĂ« identitet, krenari dhe perspektivĂ«. NĂ«se je fĂ«mijĂ« nĂ« KosovĂ« dhe e sheh kombĂ«taren tĂ«nde duke luajtur nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s, ndoshta pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nuk mendon si mund tĂ« emigrosh, por çfarĂ« mund tĂ« bĂ«sh pĂ«r shtetin tĂ«nd”.

“Do tĂ« ishte krernari, pĂ«rgjegjĂ«si dhe motivim. Nuk do tĂ« ishim vetĂ«m pjesĂ«marrĂ«s. Do tĂ« ishim zĂ«ri, fytyra dhe shpresa e njĂ« gjenerate tĂ« plotĂ«. ËshtĂ« mĂ« e madhe se turneu. Do tĂ« ishte histori”, nĂ«nvizoi ai.

Ndërkohë, Hajdari më shumë gjasë do të jetë titullar me Zvicrën, por njëkohësisht duhet të ketë kujdes pasi nëse ndëshkohet me karton të verdhë atëherë do të mungojë në gjysmëfinalen e play-offit të Botërorit 2026./Telegrafi/

Katër yje rrezikojnë ta humbasin gjysmëfinalen e play-offit nëse ndëshkohen ndaj Zvicrës



Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë përballjen e vështirë ndaj Zvicrës në shtëpi të martën, në kuadër të ndeshjes së fundit kualifikuese për Kupën e Botës.

“DardanĂ«t” e kanĂ« siguruar tashmĂ« vendin pĂ«r play-offin e BotĂ«rorit, mirĂ«po mund tĂ« kualifikohen direkt nĂ«se ndodhĂ« ndonjĂ« mrekulli, pra njĂ« fitore me gjashtĂ« gola diferencĂ«.

SidoqoftĂ«, pĂ«rzgjedhĂ«si Franco Foda duhet tĂ« ketĂ« kujdes pasi mund tĂ« mbetet pa disa nga yjet kryesorĂ« nĂ« play-off, meqenĂ«se katĂ«r lojtarĂ« kanĂ« nga njĂ« karton tĂ« verdhĂ« nĂ« kĂ«to kualifikuese dhe nĂ«se ‘zverdhĂ«n’ nesĂ«r atĂ«herĂ« do ta humbasin sĂ« paku gjysmĂ«finalen.

Bëhet fjalë për dy qendërmbrojtësit Lumbardh Dellova dhe Albian Hajdari, si dhe mesfushorët Muharrem Jashari dhe Leon Avdullahu.

Franco Foda

Dellova u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Sllovenisë, kurse Albian Hajdari gjatë fitores 0-1 te Suedia. Avdullahu e ka kartonin e verdhë në barazimin 0-0 të Sllovenisë, derisa Jashari në triumfin 2-0 kundër suedezëve në Prishtinë.

Tre nga kĂ«ta katĂ«r yje luajnĂ« titullarĂ« nĂ« formacionin e Franco Fodas, prandaj nĂ«se ndodhĂ« mĂ« e keqja, atĂ«herĂ« do tĂ« jenĂ« mungesĂ« jashtĂ«zakonisht e madhe pĂ«r “DardanĂ«t”.

Faktikisht edhe Foda po e konsideron ndryshimin e formacionit fitues shkaku i kësaj situate.

“Sot e kemi seancĂ«n stĂ«rvitore, do tĂ« flas me disa lojtarĂ« dhe ndoshta do tĂ« kemi disa ndryshime nĂ« formacion”, kishte deklaruar Foda.

PĂ«rndryshe, mbetet tĂ« shihet nĂ« çfarĂ« mĂ«nyrĂ« do t’i qaset Kosova pĂ«rballjes me ZvicrĂ«n./Telegrafi/

Hajdari i përgjigjet Xhakës: Unë dhe Leoni kemi vendosur me zemër për Kosovën



Granit Xhaka ditë më parë tha se Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari nuk kishin durim që të prisnin Zvicrën dhe zgjodhën Kosovën.

Tani ka ardhur përgjigja nga mbrojtësi dardan për Xhakën, duke thënë se nuk ka të bëjë me durimin.

"Nuk ka të bëjë me durimin. Unë dhe Leoni kemi zgjedhur me zemër ta përfaqësojmë Kosovën. Ajo çfarë ka thënë Graniti është thjeshtë mendimi i tij".

Hajdari telegrafi.com

"Unë kam vetëm respekt për karrierën e tij dhe vendimi im ka qenë vendim i marrë për vendin tim", ka thënë Hajdari.

Ai tutje foli edhe për partnershipin që ka krijuar në qendër të mbrojtjes te Kosova, duke thënë se ndihet mirë me të gjithë.

"Trajneri vendos kush luan. Unë e kam ndjerë vetën mirë edhe me Fidanin, Ilirin apo Kreshhnikun, por edhe tashti me Lumbardhin dhe Amirin. Mundohem t'iu ndihmoj dhe ata gjithashtu më ndihmojnë mua. Jemi duke luajtur mirë dhe të shohim", tha Hajdari. /Telegrafi/

Hajdari: Duam fitore ndaj Zvicrës



Albian Hajdari ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes Kosovë - Zvicër që zhvillohet të martën mbrëma me fillim nga ora 20:45.

Mbrojtësi dardan që më parë ka luajtur për Zvicrën ka thënë se e kanë instaluar një mentalitet që gjithmonë duan fitoren.

Ai ka thënë se pasi shkruan historinë me sigurimin e Play-Off-it, duan që të shkruajnë një tjetër histori që të marrin 13 pikë nga këto kualifikuese.

"Besoj që çdo ndeshje është e rëndësishme si çdo ndeshje tjetër. E kemi një mentalitet që ja fitojmë ja marrim një pikë".

"Ne duhet të fitojmë edhe ndaj Zvicrës. Ne shkruam historinë në ndeshjen e fundit, por duhet të shkruajmë histori edhe me pikë duke fituar dhe duke marrë më shumë pikë", tha Albian Hajdari. /Telegrafi/

“Ëndrra e BotĂ«rorit ende gjallĂ«â€, Hoffenheim uron KosovĂ«n pas fitores ndaj SllovenisĂ«



Klubi gjerman Hoffenheim ka uruar Kosovën që siguroi play-offin e Kampionatit Botëror 2026.

Skuadra gjermane pĂ«rmes njĂ« shkrimi nĂ« rrjetin social “Facebook” ka publikuar njĂ« foto tĂ« lojtarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s, ku nĂ« qendĂ«r janĂ« tre yjet e tyre si Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

Ndër të tjera ata përmenden edhe golin e Asllanit, i cili zhbllokoi rezultatin të shtunën mbrëma.

“Ëndrra e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s sĂ« tyre po vazhdon”.

“Fis, Leon dhe Albi siguruan biletĂ«n pĂ«r nĂ« play-offin e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s. Numri 11 i ynĂ« e nisi kĂ«tĂ« fitore me gol pĂ«r ta bĂ«rĂ« rezultatin 1-0 ndaj SllovenisĂ«â€, shkroi ndĂ«r tĂ« tjera klubi gjerman.



Kjo nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« Hoffenheim uron KosovĂ«n, me paraqitjet e lojtarĂ«ve tĂ« tyre qĂ« nuk kanĂ« zhgĂ«njyer prej kur i janĂ« bashkuar “DardanĂ«ve”.

KujtojmĂ«, Kosova do tĂ« pĂ«rballet me ZvicrĂ«n nĂ« PrishtinĂ« tĂ« martĂ«n me fillim prej orĂ«s 20:45, ndĂ«rsa nĂ«se nuk arrijnĂ« njĂ« mrekulli – shortin pĂ«r KupĂ«n e BotĂ«s do ta mĂ«sojnĂ« tĂ« premten./Telegrafi/

Formacioni i mundshĂ«m i KosovĂ«s ndaj SllovenisĂ« – Foda me disa ndryshime



Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka ndarë tashmë mendjen për formacionin që do ta vendos për ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Sllovenisë, në kuadër të kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Kosova do tĂ« luajĂ« si mysafir i SllovenisĂ« nĂ« ndeshjen e parafundit tĂ« Grupit B, e cila pritet tĂ« zhvillohet nĂ« stadiumin “Stozice” tĂ« LubjanĂ«s me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r tĂ« dyja kombĂ«taret, por sidomos pĂ«r KosovĂ«n, e cila me njĂ« barazim siguron pozitĂ«n e dytĂ« apo ‘play-off’-in pĂ«r kualifikim nĂ« Kampionatin BotĂ«ror.

Kështu, trajneri gjerman, Foda, ka vendosur tashmë për formacionin që pritet të luajë në ndeshjen jetike ndaj Sllovenisë.

Sipas burimeve tĂ« Telegrafit, Foda do tĂ« vazhdojĂ« t’i besojĂ« rreshtimit 3-5-2, i cili nĂ« mbrojtje transformohet nĂ« 5-3-2, ku pjesĂ« e tij do tĂ« jenĂ« disa ndryshime tĂ« domosdoshme.

Ndryshimi i parë do të jetë në portë, ku Amir Saipi do ta marrë vendin e Arijanet Muric, i cili mungon shkaku i kartonëve.

Kapiteni Amir Rrahmani pritet të kthehet në ekip pas lëndimit dhe do të marr vendin e tij nga minuta e parë.

PĂ«rveç Rrahmanit, nĂ« treshen e mbrojtjes pritet tĂ« luajnĂ« edhe Albian Hajdari dhe Lumbardh Dellova, i cili shihet si i favorizuar ndaj Fidan Alitit, ndĂ«rsa krahĂ«t do t’i mbulojnĂ« MĂ«rgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni.

Mesfusha do të përbëhet nga Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeçaj dhe Florent Muslija, teksa në sulm dyshja Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani.

Milot Rashica dhe Edon Zhegrova pritet të marrin minutat e tyre gjatë pjesës së dytë. /Telegrafi/

Leon Avdullahu e Albian Hajdari me njĂ« rrĂ«fim si dyshe: Zvicra s’mund tĂ« bĂ«nte asgjĂ« pĂ«r ta na bindur ta refuzojmĂ« KosovĂ«n



Dyshja e Hoffenheimit Leon Avdullahu e Albian Hajdari nĂ« nĂ« intervsitĂ« tĂ« gjatĂ« pĂ«r “Blick” kanĂ« konfirmuar se pavarĂ«sisht gjithçka qĂ« do tĂ« bĂ«nte Federata Zvicerane nuk do t’ua ndryshonte mendjen pĂ«r ta pĂ«rfaqĂ«suar KosovĂ«n.

Brenda dy muajve, Zvicra humbi dy “top talenta” me Avdullahun qĂ« fillimisht zgjodhi KosovĂ«n, e pastaj edhe Hajdari ndjeku rrugĂ«n e tij.

TĂ« dy u pyetĂ«n nga “Blick” se çfarĂ« duhej tĂ« bĂ«nte Zvicra pĂ«r t’ua ndryshuar mendjen, por pĂ«rgjigja ishte e qartĂ«.

“AsgjĂ«â€, konfirmoi shkurtimisht Avdullahu, ndĂ«rsa Hajdari deklaroi: “Ndoshta 50 paraqitje pĂ«r ZvicrĂ«n do tĂ« ishin reale pĂ«r mua, por te Kosova mund tĂ« kontriboujmĂ« diçka. Mund tĂ« ndihmojmĂ« tĂ« ndĂ«rtojmĂ« diçka tĂ« madhe nĂ« kĂ«tĂ« shtet tĂ« ri. Vendimi ynĂ« gjithashtu mund t’i inspirojĂ« tĂ« gjithĂ« kosovarĂ«t: BĂ«huni tĂ« guximshĂ«m dhe merreni hapin. Leoni dhe unĂ« e morĂ«m kĂ«tĂ« vendim dhe ndihemi mirĂ«â€.

Megjithatë, të dy qëndruan me këmbë në tokë kur u pyetën për ndikimin që kanë pasur te Kosova.

Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari

“Statusi legjendar mund tĂ« vjen mĂ« shpejt, apo jo? (bĂ«n shaka). Jo. Nuk kemi futuar asgjĂ« dhe nuk varemi vetĂ«m nga ne tĂ« dy, por e tĂ«rĂ« skuadra. Diçka po pĂ«rparohet te Kosova, mund ta ndjeni”, tha Hajdari.

“Sigurisht, po kalkulojmĂ« se si mund tĂ« ndodhĂ«. Pritjet dhe euforia nĂ« shtet janĂ« tĂ« çmendura. Edhe nĂ«se pĂ«rfundojmĂ« nĂ« pozitĂ«n e dytĂ« dhe arrijmĂ« nĂ« play-off, mund tĂ« konsiderohet arritje”, shtoi Avdullahu.

Hajdari ndër të tjera shtoi se po e pret me dëshirë të madhe përballjen ndaj Zvicrës.

“Fillimisht me rĂ«ndĂ«si e kemi ndeshjen ndaj SllovenisĂ«, qĂ« na duhet pĂ«r vendin e dytĂ«. Pastaj Zvicra duhet tĂ« lĂ«shojĂ« pikĂ« pĂ«r tĂ« ndodhur skenari. ShumĂ« opsione. SidoqoftĂ«, do tĂ« jetĂ« lojĂ« e veçantĂ« pĂ«r ne ndaj ZvicrĂ«s”./Telegrafi/

Njëri gol e tjetri asist, yjet e Kosovës shkëlqejnë në fitoren e Hoffenheim ndaj RB Leipzigut



Hoffenheim ka regjistruar fitoren e radhës në Bundesliga, këtë herë në shtëpi ndaj RB Leipzigut.

Si zakonisht protagonist ishin yjet e Kosovës, ku Albian Hajdari ia bëri sefte me gol në kampionatin gjerman, ndërsa Fisnik Asllani dhuroi asist. Përpos tyre titullar ishte edhe Leon Avdullahu.

Hajdari u pĂ«rkujdes pĂ«r tĂ« barazuar rezultatin pasi mysafirĂ«t kishin kaluar nĂ« epĂ«rsi, duke pĂ«rfituar nga njĂ« asistim i Burger dhe shĂ«noi me lehtĂ«si nĂ« portĂ«n e zbrazur (20’).

Asllani u inkuadrua vetëm në minutën e 67-të, por menjëherë la gjurmë. Ai asistoi për mrekulli te Promel që vulosi fitoren e Hoffenheim.

Vlen të ceket se qendërsulmuesi shënoi edhe një tjetër gol, megjithatë iu anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.



Hoffenheim kësisoj renditet në pozitën e pestë në tabelë me 19 pikë, tre më pak se Leipzig që zë vendin e dytë në tabelë.

Të tre lojtarët tanë tani do të udhëtojnë për në Kosovë, për të përfaqësuar fanellën dardane në sfidat vendimtare kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, në kuadër të Kampionatit Botëror./Telegrafi/

“GjithnjĂ« jam ndjerĂ« kosovar, mund tĂ« kualifikohemi nĂ« BotĂ«ror”, Albian Hajdari tregon arsyen se pse e zgjodhi KosovĂ«n para ZvicrĂ«s



Qendërmbrojtësi Albian Hajdari thotë se gjithmonë është ndjerë kosovar ndërsa bisedimet me përzgjedhësin Franco Foda e bindi plotësisht për ta zgjedhur Kosovën para Zvicrës.

Hajdari ishte një nga prurjet e fundit të Kosovës në muajin tetor, ndërsa mahniti të gjithë tifozët dardanë me paraqitje të shkëlqyeshme ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r mediumin zviceran “cdt”, Hajdari ka komentuar arsyen pse e zgjodhi KosovĂ«n para ZvicrĂ«s.

“Federata e KosovĂ«s mĂ« ka kĂ«rkuar nĂ« mbi njĂ« vit e gjysmĂ«, nĂ« njĂ« periudhĂ« edhe kur debutova te Zvicra. Ta menaxhoja nuk ishte aspak e lehtĂ«. Jam dhe ndihem kosovar, por karriera si futbollist mĂ« bĂ«ri qĂ« tĂ« kisha eksperiencĂ« nĂ« shtetin qĂ« mĂ« stĂ«rviti”.

“Doja ta kuptoja si janĂ« zviceranĂ«t. Pas kĂ«saj, kisha disa biseda me Murat Yakin dhe pĂ«rzgjedhĂ«sin e KosovĂ«s Franco Foda. Pas kĂ«saj nĂ« eksperiencat qĂ« ndjeva gjatĂ« kĂ«tyre diskutimeve, mĂ« drejtoi qĂ« ta zgjidhja KosovĂ«n”.

Albian Hajdari

Ai ndër të tjera konfirmoi se mund të kualifikohen në Botëror, kurse të gjithë po shpresojnë në gabimin e Zvicrës.

“Kosova e vogĂ«l mund ta bĂ«jĂ« historinĂ« dhe tĂ« kualifikohet nĂ« njĂ« turne tĂ« madh pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«. MundĂ«siaĂ«shtĂ« aty, qĂ« nĂ«nkupton se Zvicra tĂ« gabojĂ« ndaj SuedisĂ«. Jemi nĂ« dijeni, njĂ«soi siç e dimĂ« se na nevojiten sa mĂ« shumĂ« pikĂ« nĂ« Ljubljana dhe PrishtinĂ« kundĂ«r zviceranĂ«ve”.

“Ta kem kĂ«tĂ« eksperiencĂ« me ish bahskĂ«lojtarĂ«t si Kresh (Hajrizi) dhe Amir (Saipi) e bĂ«n edhe mĂ« tĂ« veçantĂ«. Edhe pĂ«r ata, tĂ« cilĂ«t ende luajnĂ« nĂ« njĂ« ligĂ« tĂ« nivelit tĂ« dytĂ«, si Superliga e ZvicrĂ«s”.

Kujtojmë, pas pak orëve Kosova do ta bëjë publike për dy ndeshjet e muajit nëntor./Telegrafi/

Klubi i Bundesligës ku luajnë tre përfaqësues të Kosovës duket i shkatërruar nga brenda, pasi kaosi po mbretëron



Edhe pse TSG Hoffenheim ndodhet në një pozitë të shkëlqyer të gjashtë në Bundesligë pas nëntë xhirove, pas skenave klubit i ka shpërthyer një krizë e madhe brenda strukturave drejtuese. Një luftë për pushtet po zhvillohet dhe kërcënon të destabilizojë të gjithë organizatën.

Drama u intensifikua të hënën mbrëma, kur dy drejtorët, Markus Schutz (60) dhe Frank Briel (50), u njoftuan se ishin shkarkuar. Të dy tashmë kanë lënë zyrat e tyre, ndërsa një njoftim zyrtar për shtyp është përgatitur dhe një takim me punonjësit ishte planifikuar, por më pas u anulua në minutën e fundit.

Vendimi për shkarkim u mor nga aksionarët Dietmar Hopp (85) dhe presidenti i klubit, Jorg Albrecht (57).

Sipas mediave gjermane, vetëm Hopp nënshkroi shkarkimin, pasi dy drejtorët kundërshtuan auditimin e biznesit që ai kërkoi, duke çuar situatën në një bllokim të plotë dhe duke e quajtur Hoffenheim "një klub të rrënuar të Bundesligës", ku kaosi ka mbretëruar ditët e fundit.

Schutz dhe Briel nuk i besonin firmës ligjore të përzgjedhur për auditimin, ndërsa presidenti Albrecht synonte të bisedonte fillimisht me drejtorët përpara se të nënshkruante. Qëllimi i këtyre bisedimeve ishte largimi i dy drejtorëve në mënyrë vullnetare, ndërsa Hopp do të hiqte dorë nga kërcënimi për auditim.

Pasardhësi i mundshëm i drejtorit sportiv

Situata ndërlikohet edhe më shumë nga e ardhmja e pasigurt e drejtorit sportiv, Andreas Schicker (39), për të cilin RB Salzburg dhe Jurgen Klopp kanë shfaqur interes serioz.

Klubit i mbetet ende të vendosë nëse ai do të qëndrojë apo do të largohet, ndërsa tashmë është kontaktuar Jonas Boldt, ish-drejtori sportiv i Hamburgut, si pasardhës i mundshëm.

Boldt ka përvojë të gjerë në Bundesliga, ku ka punuar te Bayer Leverkusen dhe HSV, dhe njohja e tij e mirë e rajonit Rhein-Neckar e bën atë një kandidat ideal për të rimarrë kontrollin mbi politikën sportive të klubit.

Fraksioni rreth Dietmar Hopp dhe trajnerit me ndikim Roger Wittmann duket se ka një vizion të qartë: të rikthejë kontrollin e plotë mbi drejtimin sportiv të Hoffenheim, duke vendosur Boldt në krye të drejtorisë sportive.

Stabilitet në fushë, paraqitje të shkëlqyera nga lojtarët shqiptarë

Edhe pse kaosi administrativ është i dukshëm, skuadra e parë po tregon stabilitet dhe performancë të lartë në fushë. Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari janë bërë pjesë e rëndësishme e ekipit startues dhe kanë treguar paraqitje të shkëlqyera deri më tani në Bundesligë, duke fituar besimin e trajnerit dhe duke kontribuar në rezultatet pozitive të klubit.

Në ambientet e klubit në Zuzenhausen, e marta kaloi në heshtje dhe pa konfirmim zyrtar për shkarkimet e drejtorëve. Takimi i planifikuar me punonjësit u anulua në minutën e fundit, duke lënë të pasigurt se çfarë vendimesh do të merren përfundimisht dhe kush do të mbajë pozicionet e tyre në ditët e ardhshme.

Ndërkohë, tifozët dhe mediat mbeten të shqetësuar për situatën brenda klubit, ndërsa në fushë Hoffenheim vazhdon të demonstrojë aftësitë dhe potencialin e tij me skuadrën e rinjve dhe yjet e rinj shqiptarë që po bëhen një pjesë thelbësore e ekipit. /Telegrafi/

❌