Në Ukrainë shkoi gjithçka ‘llugë’ – Avdylin e bindi projekti, por e largoi ‘lufta’

I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i talentuar Milot Avdyli. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.
Avdyli ka folur për përvojën e tij te klubi ukrainas Vorskla Poltava, duke treguar se vendimi për t’u bashkuar me këtë skuadër u bazua kryesisht në projektin e prezantuar nga drejtuesit e klubit.
Futbollisti ka treguar gjithashtu se kishte njohur pak a shumë klubin edhe përmes ish-lojtarëve shqiptarë si Armend Dallku dhe Ahmed Januzi, të cilët kishin luajtur më parë te Vorskla.
“Më ka bindur projekti sepse kur më kanë kontaktuar kam folur me drejtorin sportiv të Vorsklas dhe më kanë treguar se si janë kushtet e klubit”.
“Edhe e kam njohur pak a shumë klubin prej Armend Dallkut edhe Ahmed Januzit, domethënë të Vushtrrisë”.
“Ata gjatë gjithë karrierës kanë luajtur aty. Edhe normal e kam kontaktuar edhe Armendin me e pyet se si është klubi, domethënë më ka pëlqyer projekti i tyre”.
“Por duke mos e ditur unë se çfarë ka prapa atje, vetëm përmes telefonit e kështu. Domethënë vetëm projekti edhe e kam dashur sepse kam qenë në ligën e dytë zvicerane dhe kam dashur të luajë diku në ligën e parë”.
“Edhe nuk e kam menduar me thënë të drejtën gjendjen e luftës. Domethënë ofertën e parë, i kam thënë vetëm dua të luajë në Superligë edhe e kam pasur për synim të luajë për kombëtaren e Kosovës”, ka rrëfyer mes tjerash Avdyli.
Episodin e plotë me futbollistin Milot Avdyli mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com






































