KQZ vendos: 28 komuna shkojnë në rinumërim të plotë të votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që në 28 komuna të shkohet me rinumërim të plotë të të gjitha votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se procesi i rinumërimit të votave ka nxjerrë në pah pasaktësi të theksuara në numërimin e votave të kandidatëve, ndërsa votat e subjekteve politike rezultojnë kryesisht të sakta.
Gjatë mbledhjes së KQZ-së, Radoniqi bëri të ditur se institucioni ka pranuar raportin nga procesi i rinumërimit që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
âSot kemi pranuar raportin nga procesi i rinumĂ«rimit qĂ« po zhvillohet nĂ« QNR. Aktualisht, 914 vendvotime janĂ« nĂ« proces rinumĂ«rimi, sipas vendimit tĂ« KQZ-sĂ«. NĂ« 10 komuna po bĂ«het rinumĂ«rimi i plotĂ«, ndĂ«rsa nĂ« 28 komuna tĂ« tjera po rinumĂ«rohen rreth 10 pĂ«r qind e vendvotimeveâ, ka deklaruar Radoniqi.
Ai shtoi se KQZ-ja ka pranuar raportin pas rinumërimit të më shumë se gjysmës së vendvotimeve, me të dhëna të datës 13 janar.
âRaporti tregon se ndryshimet nĂ« votat e subjekteve politike janĂ« minimale dhe pothuajse tĂ« papĂ«rfillshme, çka dĂ«shmon se numĂ«rimi i tyre Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« saktĂ«. NdĂ«rkohĂ«, situata Ă«shtĂ« ndryshe sa i pĂ«rket votave tĂ« kandidatĂ«ve. TĂ« dhĂ«nat pas rinumĂ«rimit tregojnĂ« njĂ« shkallĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« pasaktĂ«sisĂ« nĂ« numĂ«rimin e votave tĂ« kandidatĂ«ve. Nga rinumĂ«rimi rezulton se 36 mijĂ« e 7 vota u janĂ« zbritur kandidatĂ«ve, tĂ« cilat ishin regjistruar gabimisht nĂ« QNR, ndĂ«rsa 20 mijĂ« e 978 vota u janĂ« shtuar kandidatĂ«ve, pasi nuk ishin regjistruar saktĂ« gjatĂ« numĂ«rimit fillestarâ, tha ai.
Radoniqi theksoi se analiza numerike e veçon Komunën e Prizrenit si rastin më ekstrem sa i përket mospërputhjeve në numërim.
Ai bëri të ditur se para mbledhjes së KQZ-së, në mbledhjen e Këshillit për Operacione Zgjedhore janë dhënë dy rekomandime kryesore: rinumërimi i të gjitha vendvotimeve edhe në 28 komunat e tjera; ndërprerja e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Prizrenit.
Radoniqi po ashtu theksoi se gjetjet nga procesi i rinumĂ«rimit do tâi adresohen ProkurorisĂ« sĂ« Shtetit, duke shtuar se KQZ-ja do tĂ« ofrojĂ« bashkĂ«punim tĂ« plotĂ« institucional gjatĂ« procesit hetimor.
The post KQZ vendos: 28 komuna shkojnë në rinumërim të plotë të votave appeared first on Albeu.com.

