❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ia dha zyrtarit policor 5 euro ryshfet, arrestohet i dyshuari



Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të ryshfetit.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Vërmicë, të premten në ora 16:15.

“SPK VĂ«rmicĂ« 16.01.2026 – 16:15. ËshtĂ« arrestuar i dyshuari pĂ«r shkak se zyrtarit policor nĂ« pikĂ« kufitar i kishte ofruar 5 euro ryshfet”, thuhet nĂ« raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Cakolli: Rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve ka rikonfirmuar keqpërdorimet serioze nëpër qendrat komunale të numërimit



Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) theksoi sot se rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve ka rikonfirmuar keqpërdorimet serioze nëpër qendrat komunale të numërimit.

Cakolli në një postim në Facebook thekson se sipas të dhënave nga rinumërimi i deridjeshëm, në nivel kumulativ, ndryshimet në votat e kandidatëve arrijnë në gati 15 mijë vota, ndërkaq sipas partive më shumti ndryshime ka lista e PDK-së, LVV-së, LDK dhe pastaj e AAK-së.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve ka rikonfirmuar keqpërdorimet serioze nëpër qendrat komunale të numërimit. Sipas të dhënave nga rinumërimi i deridjeshëm, në nivel kumulativ, ndryshimet në votat e kandidatëve arrijnë në gati 15 mijë vota.

Sipas partive, mĂ« sĂ« shumti ndryshime ka lista e PDK-sĂ« me ~7,719 vota dallim; pasuar nga LVV me ~2,947 vota dallim; LDK – me ~1,676 vota dallim; si dhe AAK me ~639 vota dallim.

Në total, pas rinumërimit dhe korrigjimeve në QNR, rreth ~9,500 vota janë hequr dhe rreth ~3,500 janë shtuar për kandidatët. Vetëm te katër partitë kryesore, mbi 200 kandidatë kanë pësuar rritje dhe rreth 200 të tjerë rënie të votave. LVV ka 61 kandidatë me ulje dhe 46 me rritje. PDK ka 79 me rritje dhe 27 me ulje. LDK ka 59 me rritje dhe 46 me ulje. Ndërsa, AAK ka 60 me ulje dhe 37 me rritje.

Dhjetë kandidatët që pas rinumërimit në QNR, kanë rëniet më të mëdha në vota, janë:

1. Fetah Paçarizi (PDK) −1,336 vota

2. Nait Hasani (PDK) −669 vota

3. Arianit Çollaku (PDK) −506 vota

4. Xhavit Haliti (PDK) −477 vota

5. Luljeta Veselaj Gutaj (PDK) −451 vota

6. Kujtim Gashi (PDK) −440 vota

7. Enver Hoxhaj (PDK) −430 vota

8. Fadil Demaku (PDK) −306 vota

9. Ejup Maqedonci (LVV) −250 vota

10. Vendenis Lahu (LVV) −238 vota

Këto janë dallime substanciale, sidomos meqë shfaqen në një kontekst ku rinumërimi është duke u zhvilluar për vetëm 1/3 e vendvotimeve në nivel vendi. Për më keq, vërehet që votat e këtyre kandidatëve janë ndryshuar kryesisht nga qendrat komunale prej nga vijnë këta kandidatë.

NĂ«se ky trend do tĂ« vazhdojĂ« proporcionalisht, volumi i dallimeve nĂ« nivel vendi bĂ«het edhe mĂ« domethĂ«nĂ«s, duke ndikuar potencialisht edhe renditjet e shumĂ« prej kandidatĂ«ve. Prandaj, rinumĂ«rimi i plotĂ« Ă«shtĂ« zgjidhja e duhur – sa mĂ« parĂ« qĂ« tĂ« jetĂ« e mundur, para se tĂ« ndikohen afatet tjera kushtetuese. /Telegrafi/

Një i mitur në Lipjan sulmon bashkëmoshatarin me thikë



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të mitur pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar me një mjetë të mprehtë bashkëmoshatarin.

Rasti ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n “SkĂ«nderbeu” nĂ« Lipjan, tĂ« premten e 16 janarit, nĂ« ora 18:35.

“ËshtĂ« arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi qĂ« kishte sulmuar me njĂ« mjetĂ« tĂ« mprehtĂ« viktimĂ«n mashkull kosovar i mitur”, thuhet nĂ« raport.

I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

​Moti nĂ« ShqipĂ«ri, vranĂ«t dhe me diell



Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se të shtunën në Shqipëri kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në lindje mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell.

Tutje bëhet e ditur se do të ketë mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje– lindje, me shpejtĂ«si mesatare 6 m/s, pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtĂ«si deri nĂ« 14 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/

Parashikimi i motit në fundjavë



Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në fundjavë do të mbajë mot kryesisht stabil, me vranësira dhe me intervale me diell.

IHK njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell.

Temperaturat minimale -4 deri -2 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 3 deri në 5 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-3m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 1-4 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia 1-4m/s. /Telegrafi/

Ruud van Nistelrooy, ndihmësi i Koeman për Kupën e Botës 2026

Ruud van Nistelrooy po bĂ«n njĂ« rikthim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« skenĂ«n e futbollit ndĂ«rkombĂ«tar, por kĂ«tĂ« herĂ« jo si trajner klubi, por si pjesĂ« e stafit teknik tĂ« ekipit kombĂ«tar tĂ« HolandĂ«s. Ish-sulmuesi i njohur, 49 vjeç, do tĂ« marrĂ« zyrtarisht detyrĂ«n e ndihmĂ«strajnerit mĂ« 1 shkurt. Misioni i tij kryesor do tĂ« jetĂ« forcimi i punĂ«s sĂ« trajnerit Ronald Koeman, me fokus pĂ«rgatitjet pĂ«r KupĂ«n e BotĂ«s


Source

Studimi i ri: Paracetamoli nuk rrit rrezikun e autizmit te fëmijët

NjĂ« studim i ri, i cilĂ«suar si “standard i artĂ«â€, ka konfirmuar se paracetamoli Ă«shtĂ« i sigurt gjatĂ« shtatzĂ«nisĂ« dhe nuk ka asnjĂ« provĂ« qĂ« rrit rrezikun e autizmit, ADHD-sĂ« apo problemeve zhvillimore te fĂ«mijĂ«t. Ky pĂ«rfundim vjen nga ekspertĂ«t pas njĂ« rishikimi tĂ« gjerĂ«, i cili synon t’i japĂ« fund debatit mbi pĂ«rdorimin e kĂ«tij qetĂ«suesi tĂ« zakonshĂ«m. Gjetjet bien ndesh me pretendimet e


Source

Tony Blair do tĂ« mbikĂ«qyrĂ« tĂ« ardhmen e GazĂ«s si pjesĂ« e “Bordit tĂ« Paqes” tĂ« Trumpit

Sir Tony Blair do tĂ« mbikĂ«qyrĂ« tĂ« ardhmen e Rripit tĂ« GazĂ«s si pjesĂ« e “bordit mĂ« tĂ« madh dhe mĂ« prestigjioz tĂ« mbledhur ndonjĂ«herĂ«â€, ka deklaruar Donald Trump. Sipas planit tĂ« paqes tĂ« presidentit amerikan, territori do tĂ« qeveriset nga njĂ« qeveri palestineze jopolitike, tranzitore, e mbikĂ«qyrur nga njĂ« Bord Paqeje. Ish-kryeministri laburist Ă«shtĂ« emĂ«ruar si pjesĂ« e “bordit ekzekutiv themelues”


Source

22:59 9 metoda shtëpiake për të përballuar më mirë ftohjen ose gripin

Dhimbjet e trupit, ethet, tĂ« dridhurat dhe bllokimi i hundĂ«ve mund t’ju bĂ«jnĂ« tĂ« ndiheni keq.

Ndërsa ilaçet shtëpiake nuk mund ta kurojnë ftohjen ose gripin, ato mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave, të tilla si dhimbjet e trupit, ethet, të dridhurat, bllokimi i hundëve.

Zbuloni disa metoda për ftohjen dhe gripin që mund të provoni në shtëpi:

1. Supë pule

Ndihmon hidrimin dhe është e lehtë për stomakun. Nutrientët ndihmojnë sistemin imunitar edhe pse nuk shërojnë sëmundjen menjëherë.

2. Xhenxhefil (Ginger)

Ka veti anti-inflamatore dhe mund të lehtësojë fytin e irrituar apo të reduktojë të përzierat. Pija e xhenxhefilit është e ngrohtë dhe qetëson simptomat.

3. Mjaltë

ËshtĂ« anti-mikrobik dhe mund tĂ« ndihmojĂ« me kollĂ«n apo dhimbjen e fytit. Shtohet mirĂ« te çaji me limon.

4. Hudhër

Përmban alicinë, një substancë me veti anti-bakteriale/anti-virale. Mund të ndihmojë simptomat e ftohjes në disa raste.

5. Echinacea

Disa studime sugjerojnë se mund të ndihmojë në parandalimin ose lehtësimin e simptomave të ftohjes. Efekti mund të jetë i kufizuar.

6. Vitaminë C dhe Probiotikë

Vitaminë C mund të ndihmojë pak në simptomat dhe të shkurtojë kohëzgjatjen e ftohjes. Probiotikët mbështesin sistemin imunitar, por kërkojnë më shumë hulumtime.

7. Gargara me ujë e kripur

Zbut dhimbjen e fytit dhe ndihmon tĂ« pastrosh mukusin. PĂ«rzihni œ lugĂ« çaji kripĂ« nĂ« njĂ« gotĂ« ujĂ« tĂ« ngrohtĂ«.

8. Avulli i ngrohtë

Avulli i ngrohtë ndihmon për të liruar sinuset e bllokuara dhe qetëson hundën/fytin. Përdorimi i tij e mban ajrin më të lagësht, e cila ndihmon frymëmarrjen.

9. Pomadat me mentol/eukalipt
Pomadat me mentol ose eukalipt mund të ndihmojnë në hapjen e rrugëve të frymëmarrjes natën. Përdorni siç është e rekomanduar për moshën e duhur.

Nuk ekziston shërim i menjëhershëm nga ftohja ose gripi në shtëpi. Këto metoda ndihmojnë vetëm me simptomat dhe mirëqenien e trupit gjatë shërimit./MXH

22:46 Trump: Vendimi për Iranin ishte i imi, NATO dhe Groenlanda janë çështje të sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se vendimi për të ulur tensionet me Iranin ishte marrë ekskluzivisht prej tij, duke mohuar se ishte ndikuar nga ndërmjetësimet e vendeve arabe apo Izraelit.

“Askush nuk mĂ« bindi, u binda vetĂ«,” tha Trump, duke shtuar se ai vlerĂ«son vendimin e Teheranit pĂ«r tĂ« anuluar, sipas tij, “800 ekzekutime”. Ai nuk sqaroi mĂ« tej lidhur me deklaratat e tij tĂ« mĂ«parshme pĂ«r mbĂ«shtetjen ndaj protestuesve iranianĂ«, tĂ« cilĂ«n kishte thĂ«nĂ« se â€œĂ«shtĂ« rrugĂ«s”.

Duke u pyetur pĂ«r GroenlandĂ«n, Trump theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« strategjike tĂ« ishullit arktik pĂ«r sigurinĂ« kombĂ«tare tĂ« SHBA-ve. Ai paralajmĂ«roi se mungesa e bashkĂ«punimit tĂ« NATO-s do tĂ« krijonte njĂ« boshllĂ«k strategjik, por siguroi se ushtria amerikane, “mĂ« e fuqishmja nĂ« botĂ«â€, po bĂ«het edhe mĂ« e fortĂ«.

Presidenti u ndal gjithashtu te çështjet ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« AmerikĂ«n Latine. Ai komentoi gjestin e opozitares venezueliane Maria Corina Machado, e cila i ofroi Çmimin Nobel, duke e konsideruar si shumĂ« tĂ« sjellshĂ«m dhe duke vlerĂ«suar rolin e saj nĂ« shmangien e konflikteve.

Sa i përket bashkëpunimit me Delcy Rodríguez dhe situatës në Venezuelë, Trump dha një përgjigje të paqartë, duke përmendur Irakun si shembull dhe duke paralajmëruar pasojat e shpërbërjes së strukturave shtetërore. Megjithatë, ai përsëriti vlerësimin për Machado, duke e cilësuar një figurë mbresëlënëse dhe të jashtëzakonshme, me të cilën pritet të ketë kontakte edhe në të ardhmen./MXH

22:36 Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një viktimë dhe dhjetë të plagosur

Last Updated on 16/01/2026 by Monika

Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP.

Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që u vra. Ndërkohë, zëdhënës i shërbimit zjarrfikës për AFP tha se dy persona janë plagosur rëndë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur lehtë.

Disa nga tĂ« plagosurit morĂ«n ndihmĂ«n e parĂ« nĂ« vend, ndĂ«rsa disa tĂ« tjerĂ« u dĂ«rguan menjĂ«herĂ« nĂ« spital. Shoferi i autobusit “ishte i fundit qĂ« u lirua, sepse ishte i bllokuar”, sipas tĂ« njĂ«jtit burim.

Aksidenti ndodhi nĂ« qendĂ«r tĂ« zonĂ«s sĂ« madhe portuale tĂ« Hamburgut, nĂ« njĂ« kalim tĂ« pambrojtur, “pĂ«r arsye qĂ« ende nuk janĂ« sqaruar”, njoftoi policia, duke shtuar se burri qĂ« u vra “vdiq nga plagĂ«t e marra nĂ« vendngjarje”.

Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë, ndërsa departamenti i mjekësisë ligjore i policisë është mobilizuar për të marrë pjesë në hetim.

Sakaq, një zonë pritjeje për të afërmit e viktimave është ngritur në stacionin më të afërt të autobusëve./MXH

22:28 Komisioni Evropian i kĂ«rkon industrisĂ« sĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« favorizojĂ« prodhimet ‘Made in Europe’

Komisioni Evropian po u kĂ«rkon udhĂ«heqĂ«sve tĂ« biznesit tĂ« “mbĂ«shtesin dhe nĂ«nshkruajnĂ«â€ njĂ« iniciativĂ« tĂ« udhĂ«hequr nga Franca pĂ«r tĂ« rritur pjesĂ«n e prodhimit industrial evropian, sipas njĂ« letre tĂ« parĂ« nga Euronews. Thirrja e ekzekutivit tĂ« BE-sĂ« vjen disa ditĂ« para se tĂ« paraqitet Akti i PĂ«rshpejtuesit Industrial.

Komisioni Evropian po kĂ«rkon mbĂ«shtetje nga pĂ«rfaqĂ«suesit e industrisĂ« sĂ« rĂ«ndĂ«, si sektorĂ«t e çelikut ose aluminit, pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur njĂ« komponent ‘Made in Europe’ nĂ« legjislacionin e ardhshĂ«m, tregon njĂ« letĂ«r e parĂ« nga Euronews.

Qëllimi është të ringjallet një industri në vështirësi përballë konkurrencës nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara.

Thirrja vjen në prag të njoftimit nga ekzekutivi i BE-së të Aktit të Përshpejtuesit Industrial (IAA). Qëllimi i tij është të nxisë dekarbonizimin e industrive që kërkojnë shumë energji, duke e mbajtur prodhimin evropian konkurrues.

NjĂ« projektligj i ngjashĂ«m u miratua nga Bashkimi Evropian nĂ« vitin 2024 pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« pĂ«rparĂ«si prodhimit tĂ« teknologjive tĂ« pastra vendase, ndĂ«rsa blloku nxiton tĂ« arrijĂ« neutralitetin e rrjetit deri nĂ« vitin 2050.

“Kthimi i marrĂ«dhĂ«nieve ekonomike tĂ« bazuara nĂ« pushtet nĂ«pĂ«rmjet detyrimeve doganore, subvencioneve masive, kufizimeve tĂ« eksportit dhe konkurrencĂ«s sĂ« padrejtĂ« e lĂ« EvropĂ«n me njĂ« zgjedhje tĂ« qartĂ«: ose tĂ« pajisemi me njĂ« politikĂ« industriale ambicioze dhe pragmatike, ose tĂ« pranojmĂ« njĂ« erozion gradual tĂ« bazĂ«s sonĂ« industriale, njohurive dhe sovranitetit ekonomik”, thuhet nĂ« letrĂ«n e dĂ«rguar nga ZĂ«vendĂ«spresidenti Ekzekutiv Francez StĂ©phane SĂ©journĂ©. AnalistĂ«t thonĂ« se IAA mund tĂ« forcojĂ« ndjeshĂ«m konkurrueshmĂ«rinĂ« industriale tĂ« BE-sĂ« , pasi si sektorĂ«t historikisht me intensitet tĂ« lartĂ« energjie, siç Ă«shtĂ« prodhimi i çimentos dhe çelikut, ashtu edhe teknologjitĂ« inovative neto-zero pĂ«rballen me kĂ«rkesĂ« tĂ« ulĂ«t dhe konkurrencĂ« ndĂ«rkombĂ«tare dĂ«mtuese.

Megjithatë, kritikët argumentojnë se ligji i ardhshëm mund të ketë efektin negativ të minimit të konkurrueshmërisë brenda tregut të vetëm të BE-së, veçanërisht duke pasur parasysh kornizat më të përparuara industriale në vende si Franca dhe Gjermania.

“Sa herĂ« qĂ« pĂ«rdoren paratĂ« publike evropiane, ato duhet tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« prodhimin evropian”, thuhet nĂ« letĂ«r, e cila synon tĂ« sigurojĂ« qĂ« “Evropa tĂ« mbetet njĂ« fuqi industriale” dhe jo njĂ« “treg pasiv”.

NjĂ« grup prej nĂ«ntĂ« vendesh — pĂ«rfshirĂ« ÇekinĂ«, EstoninĂ«, FinlandĂ«n, IrlandĂ«n, LetoninĂ«, MaltĂ«n, PortugalinĂ«, SuedinĂ« dhe SllovakinĂ« — paralajmĂ«ruan nĂ« dhjetor se ligji i ardhshĂ«m i Komisionit mund tĂ« ketĂ« “pasoja pĂ«r konkurrencĂ«n efektive, nivelet e çmimeve dhe cilĂ«sisĂ«, si dhe efekte mbi bizneset”.

Ndërkohë, Polonia dhe Holanda po mbështesin thirrjet për një vlerësim të ndikimit.

Kuotat, oferta dhe kërkesa, ndihma shtetërore

Diskutimet politike mbi kriteret, stimujt dhe lejet për produktet vendase janë ende duke u zhvilluar, tha për Euronews një diplomat i BE-së që foli në kushte anonimiteti.

E njëjta gjë vlen edhe për financimin, pasi ekzekutivi i BE-së po eksploron mënyra për të lidhur financimin e BE-së me iniciativën e fundit. Buxheti shumëvjeçar (MFF) i bllokut dhe Fondi i Konkurrueshmërisë i BE-së janë planifikuar të ndihmojnë industritë evropiane.

Komisioni ende nuk ka rënë dakord për një përqindje për pjesën e produkteve evropiane që do të prodhohen sipas ligjit të ardhshëm, por shifrat që variojnë nga 60% në 80% janë përmendur si mundësi, tha diplomati i BE-së.

“Kur tĂ« vendoset, kjo shifĂ«r do tĂ« vijĂ« me dallime specifike pĂ«r tĂ« adresuar importet dhe eksportet”, tha diplomati i BE-sĂ«, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se prodhimi nga kompanitĂ« jo-evropiane qĂ« prodhojnĂ« nĂ« BE mund tĂ« konsiderohet “Prodhuar nĂ« EvropĂ«â€.

Evropa është tashmë një lider kur bëhet fjalë për vendosjen e standardeve më të rrepta mjedisore për bizneset, gjë që ka rezultuar në çmime më të larta prodhimi, dhe ligji i ri mund të shohë që këto të rriten më tej.

Komisioni po shqyrton “krijimin e kushteve pĂ«r tĂ« pĂ«rafruar ofertĂ«n dhe kĂ«rkesĂ«n”, tha diplomati i BE-sĂ«. PĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim, ekzekutivi i BE-sĂ« planifikon tĂ« krijojĂ« tĂ« ashtuquajturat “tregje kryesore” pĂ«r tĂ« nxitur kĂ«rkesĂ«n pĂ«r produkte industriale tĂ« qĂ«ndrueshme dhe me karbon tĂ« ulĂ«t brenda EvropĂ«s.

Kjo qasje synon të krijojë një treg të parashikueshëm për teknologjitë e pastra dhe produktet e tyre, të tilla si çeliku i gjelbër dhe hidrogjeni, përmes masave të politikave nga ana e kërkesës.

MbĂ«shtetja financiare nĂ«pĂ«rmjet ndihmĂ«s shtetĂ«rore — qĂ« i referohet njĂ« qeverie qĂ« pĂ«rdor para publike pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« kredi, grante ose lehtĂ«sime tatimore pĂ«r kompani ose industri specifike — ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« pĂ«sojĂ« disa modifikime sipas IAA-sĂ«.

“Shtetet anĂ«tare ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« pĂ«rjashtohen nga njoftimi i Komisionit Evropian kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r financimin e projekteve tĂ« dekarbonizimit”, tha diplomati i BE-sĂ«.

Reagimet e liderëve të biznesit

UdhĂ«heqĂ«sit e industrisĂ« evropiane duken tĂ« hapur ndaj thirrjes sĂ« Komisionit pĂ«r tĂ« intensifikuar prodhimin vendas, duke pĂ«rmendur “deficitin rekord tregtar prej 350 miliardĂ« eurosh” me KinĂ«n nĂ« vitin 2025, sipas njĂ« letre tĂ« dytĂ« tĂ« parĂ« nga Euronews.

UdhĂ«heqĂ«sit e industrisĂ« thonĂ« se IAA pĂ«rfaqĂ«son “njĂ« akt pavarĂ«sie ekonomike” nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« raportit Draghi . NĂ« kĂ«tĂ« raport, ish-presidenti i BankĂ«s Qendrore Evropiane, Mario Draghi, i kĂ«rkoi BE27 tĂ« ngushtonte hendekun me KinĂ«n dhe konkurrentĂ«t e tjerĂ« ose rrezikonte “agoni tĂ« ngadaltĂ«â€.

“KinezĂ«t kanĂ« ‘Prodhuar nĂ« Kinë’, amerikanĂ«t kanĂ« ‘Blej produkte amerikane’ dhe shumica e fuqive tĂ« tjera ekonomike kanĂ« skema tĂ« ngjashme qĂ« u japin pĂ«rparĂ«si aseteve tĂ« tyre strategjike. Pse jo edhe ne?” thuhet nĂ« letĂ«r, e cila do tĂ« nĂ«nshkruhet nga bizneset e BE-sĂ«.

PĂ«r shkak tĂ« rritjes sĂ« prodhimit qĂ« pritet nga prodhuesit evropianĂ«, udhĂ«heqĂ«sit e industrisĂ« po kĂ«rkojnĂ« mbĂ«shtetje financiare pĂ«rmes “ankandit publik, ndihmĂ«s sĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« shtetĂ«rore ose njĂ« forme tjetĂ«r tĂ« mbĂ«shtetjes financiare”.

“Tani Ă«shtĂ« koha qĂ« Evropa tĂ« prodhojĂ« mĂ« shumĂ«, dhe mbi tĂ« gjitha, nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« strategjike. PĂ«r tĂ« siguruar sigurinĂ« tonĂ« ekonomike, ne duhet tĂ« mbĂ«shtesim dhe tĂ« heqim qafe rrezikun e zinxhirĂ«ve tanĂ« kryesorĂ« tĂ« vlerave”, thuhet nĂ« letĂ«r.

Pasi u shty në dhjetor, IAA është planifikuar të paraqitet më 29 janar, por mund të pësojë vonesa të mëtejshme, thonë burime pranë dosjes./MXH

22:17 Ligjvënës amerikanë vizitojnë Danimarkën për të ulur tensionet mbi Groenlandën

Një delegacion dypartiak i Kongresit të SHBA-së vizitoi sot Danimarkën për të shprehur mbështetje ndaj Kopenhagenës dhe Groenlandës, në një moment kur presidenti Donald Trump po rrit presionin për aneksimin e ishullit arktik.

Vizita synoi tĂ« dĂ«gjojĂ« shqetĂ«simet lokale dhe t’i pĂ«rcjellĂ« ato nĂ« Uashington, me qĂ«llim uljen e tensioneve, sipas BBC.

Delegacioni prej 11 anĂ«tarĂ«sh u takua me kryeministren daneze Mette Frederiksen dhe kryeministrin e GroenlandĂ«s, Jens-Frederik Nielsen. Senatori Chris Coons tha se qĂ«llimi ishte “tĂ« ulet temperatura” pĂ«rmes dialogut dhe tĂ« kuptohet pozicioni i vendeve tĂ« pĂ«rfshira.

Presidenti Trump ka deklaruar se Groenlanda Ă«shtĂ« jetike pĂ«r sigurinĂ« e SHBA-sĂ« dhe se ajo mund tĂ« merret “lehtĂ«â€ ose “vĂ«shtirĂ«â€, duke pĂ«rmendur ide pĂ«r blerje ose pĂ«rdorim force. Danimarka dhe Groenlanda e kanĂ« refuzuar kategorikisht çdo ide tĂ« tillĂ«, duke theksuar sovranitetin e tyre.

MegjithĂ«se Groenlanda ka popullsi tĂ« vogĂ«l, ajo Ă«shtĂ« e pasur me burime natyrore dhe ka rĂ«ndĂ«si strategjike pĂ«r mbrojtjen, veçanĂ«risht pĂ«r sistemet e paralajmĂ«rimit tĂ« hershĂ«m dhe kontrollin e lĂ«vizjeve nĂ« Arktik. SHB-ja tashmĂ« operon bazĂ«n ushtarake “Pituffik” dhe ka tĂ« drejtĂ« tĂ« rrisĂ« praninĂ« ushtarake sipas marrĂ«veshjeve ekzistuese.

Trump, megjithatë, ka këmbëngulur se SHBA-ja duhet ta zotërojë Groenlandën për ta mbrojtur nga kërcënime të mundshme ruse apo kineze. Danimarka ka paralajmëruar se një veprim i tillë do të minonte NATO-n, pasi aleanca nuk ka parashikuar kurrë përdorimin e forcës nga një anëtar kundër një tjetri.

Vendet evropiane janë rreshtuar në mbështetje të Danimarkës, duke theksuar se siguria e Arktikut është përgjegjësi e përbashkët e NATO-s. Disa prej tyre kanë dërguar trupa në Groenlandë për një mision të kufizuar zbulimi, ndërsa Franca ka njoftuar dërgimin e mjeteve tokësore, ajrore dhe detare.

Në SHBA, disa ligjvënës po përpiqen të bllokojnë aneksimin përmes projektligjeve, duke përmendur rolin e Kongresit në miratimin e fondeve ushtarake./MXH

22:07 “Republika Islamike do tĂ« bjerĂ«â€, djali i shahut tĂ« fundit tĂ« Iranit: Ndihmoni protestuesit tĂ« rrĂ«zojnĂ« qeverinĂ«

Reza Pahlavi, djali nĂ« mĂ«rgim i shahut tĂ« fundit tĂ« Iranit, u ka bĂ«rĂ« thirrje fuqive botĂ«rore tĂ« mbĂ«shtesin protestuesit iranianĂ« pĂ«r rrĂ«zimin e qeverisĂ«, duke deklaruar se Ă«shtĂ« i bindur se “Republika Islamike do tĂ« bjerĂ«, jo nĂ«se, por kur”.

UdhĂ«heqĂ«si i opozitĂ«s me bazĂ« nĂ« SHBA kĂ«rkoi qĂ« komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« shĂ«njestrojĂ« udhĂ«heqjen e GardĂ«s Revolucionare tĂ« Iranit, duke thĂ«nĂ« se kjo do tĂ« “lehtĂ«sonte detyrĂ«n tonĂ« dhe do tĂ« parandalonte humbje tĂ« mĂ«tejshme tĂ« jetĂ«ve”. Ai bĂ«ri thirrje pĂ«r njĂ« “sulm kirurgjikal” ndaj infrastrukturĂ«s sĂ« komandĂ«s dhe kontrollit tĂ« GardĂ«s Revolucionare.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), që nga fillimi i protestave më 28 dhjetor, të paktën 2,595 protestues janë vrarë, përfshirë 17 fëmijë. Gjithashtu janë raportuar 164 viktima nga forcat e sigurisë ose të lidhura me qeverinë, si dhe 21 civilë të papërfshirë. Mbi 22,000 protestues të tjerë janë arrestuar.

Sipas ‘BBC’, protestat filluan si reagim ndaj rritjes sĂ« kostos sĂ« jetesĂ«s dhe rĂ«nies sĂ« monedhĂ«s, por u shndĂ«rruan shpejt nĂ« thirrje kundĂ«r regjimit klerikal dhe udhĂ«heqĂ«sit suprem, Ali Hosseini Khamenei. Demonstruesit kanĂ« brohoritur slogane si “Vdekje diktatorit” dhe “Khamenei do tĂ« rrĂ«zohet kĂ«tĂ« vit”.

Qeveria iraniane i ka cilĂ«suar protestat si “trazira” tĂ« nxitura nga armiqtĂ« e vendit. Autoritetet kanĂ« reaguar me forcĂ« vdekjeprurĂ«se dhe kanĂ« vendosur njĂ« ndĂ«rprerje pothuajse totale tĂ« internetit dhe komunikimeve qĂ« nga 8 janari, duke e bĂ«rĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« verifikimin e informacionit nga brenda Iranit.

Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, paralajmĂ«roi Teheranin kundĂ«r vrasjes sĂ« protestuesve, duke deklaruar se SHBA-tĂ« do tĂ« ndĂ«rmarrin “masa shumĂ« tĂ« forta” nĂ«se ekzekutimet vazhdojnĂ«. Ai tha mĂ« vonĂ« se i ishte raportuar se “vrasjet kanĂ« ndaluar”, por nuk pĂ«rjashtoi veprimet ushtarake. NĂ« pĂ«rgjigje, kryetari i parlamentit iranian paralajmĂ«roi se çdo sulm amerikan do t’i bĂ«nte objektiva legjitime Izraelin dhe bazat ushtarake amerikane nĂ« rajon.

SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar kanë reduktuar personelin në bazën ajrore Al-Udeid në Katar, duke e cilësuar këtë si një masë paraprake.

Duke folur në një konferencë shtypi në Uashington, Pahlavi pretendoi se pjesë të aparatit të sigurisë iraniane kanë refuzuar të shtypin protestat dhe se regjimi ka sjellë luftëtarë nga milici të huaja për të shuar demonstratat. Ai u bëri thirrje gjithashtu fuqive globale të rrisin presionin ekonomik, të dëbojnë diplomatët iranianë, të kërkojnë lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe të mundësojnë internet satelitor, përfshirë Starlink, për popullin iranian.

“Me ose pa ndihmĂ«n e botĂ«s, regjimi do tĂ« bjerĂ«,” tha Pahlavi. “Por do tĂ« bjerĂ« mĂ« shpejt dhe mĂ« shumĂ« jetĂ« do tĂ« shpĂ«tohen nĂ«se fjalĂ«t kthehen nĂ« vepra.”

Ai u zotua se do të kthehej në Iran dhe paraqiti një plan për hartimin e një kushtetute të re. I pyetur për udhëheqjen e ardhshme të vendit, Pahlavi tha se vendimi i takon popullit iranian dhe se ai mbështet një sistem demokratik të bazuar në ndarjen e fesë nga shteti, liritë individuale dhe integritetin territorial të Iranit.

Babai i tij, shahu i fundit i Iranit, u rrëzua nga pushteti gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979, duke i hapur rrugë vendosjes së regjimit aktual shiit./MXH

21:58 NATO njofton: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale.

Siç thekson NATO në njoftim, aeroplanët Rafale kroatë do të integrohen në sistemin e integruar të mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, duke forcuar kështu aftësitë e vetë Kroacisë, por edhe duke kontribuar në mbrojtjen kolektive të Aleancës.

Njoftimi i NATO-s thekson se kalimi nga MiG-21 në Dassault Rafale përfaqëson një hap të madh teknologjik dhe operacional.

Aleanca thotë se aeroplanët e rinj sjellin sensorë modernë, ndërveprim të plotë me aleatët dhe integrim të drejtpërdrejtë në sistemet e komandës dhe kontrollit të NATO-s.

NATO kujton se gjatë periudhës kalimtare, Italia dhe Hungaria siguruan mbrojtje të vazhdueshme të hapësirës ajrore kroate, të cilën njoftimi e përshkroi si një shembull të qartë të solidaritetit aleat.

Sipas njoftimit të alenacës, ekuipazhet kroate janë tashmë të trajnuara plotësisht dhe Rafalet janë në detyrë të vazhdueshme 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, duke forcuar më tej sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen kolektive të NATO-s./mxh

21:47 Aktoret e famshme që zbuluan se burrat e tyre ishin homoseksualë!

Në botën e shkëlqimit dhe perfeksionit, edhe jeta private e yjeve mund të fshehë surpriza të mëdha. Disa aktore të njohura kanë përjetuar histori të komplikuara dashurie, duke zbuluar pas martesave se burrat e tyre kishin një orientim seksual të ndryshëm nga ai që ato mendonin. Nga Teri Hatcher te Kristin Davis dhe Susan Sarandon, këto histori tregojnë se edhe pas buzëqeshjeve në tapetin e kuq mund të fshihen momente të komplikuara dhe emocionuese.

1. Teri Hatcher
E njohur për rolin e saj në Desperate Housewives dhe The New Adventures of Superman, Teri Hatcher u martua me aktorin John Tenney në vitin 1994. Ata mbetën bashkë deri në divorcin e tyre në 2003. Megjithëse nuk ka prova të forta, për vite u përhapën thashetheme që ai kishte marrëdhënie me burra gjatë martesës. Teri më vonë pranoi publikisht se kjo marrëdhënie i shkaktoi vite konfuzioni dhe vështirësish emocionale.

2. Kristin Davis
E njohur si Charlotte në Sex and the City, Kristin Davis u martua me të dashurin e saj të gjatë, Sam McPherson. Pas martesës, u zbuluan detaje që treguan se ai kishte pasur marrëdhënie me burra, diçka që Kristin nuk e dinte më parë.

3. Susan Sarandon
Fituesja e Çmimit Akademik, Susan Sarandon, ishte e martuar me aktorin Chris Sarandon pĂ«r 12 vjet, nga 1967 deri nĂ« 1979. Pas divorcit, Chris konfirmoi publikisht se ishte biseksual, duke zbuluar njĂ« pjesĂ« tĂ« jetĂ«s sĂ« tij qĂ« Susan nuk e kishte ditur gjatĂ« martesĂ«s.

4. Fran Drescher
Fran Drescher, e njohur nga seriali The Nanny, ishte e martuar me Peter Marc Jacobson nga 1978 deri në 1999. Pas divorcit, Jacobson publikisht u shpreh se ishte gej, duke zbuluar orientimin e tij seksual të vërtetë. Megjithatë, ata mbetën miq të ngushtë dhe bashkëpunuan në krijimin e serialeve si The Nanny dhe Happily Divorced, e cila ishte bazuar pjesërisht në përvojën e tyre personale

Këto histori tregojnë se edhe jeta e personazheve të famshme nuk është pa surpriza, dhe shpesh pas martesave fshihen të vërteta që nuk janë të dukshme menjëherë./mxh

21:37 Pesë shenja në duart tuaja që tregojnë se keni probleme me tiroiden!

Tiroidja Ă«shtĂ« njĂ« gjĂ«ndĂ«r me formĂ« fluture, e pozicionuar nĂ« pjesĂ«n e pĂ«rparme tĂ« qafĂ«s, nĂ« qendĂ«r, midis mjekrĂ«s dhe kraharorit. Ajo ka njĂ« rol thelbĂ«sor nĂ« funksionimin e trupit, pasi prodhon hormonet tiroide – tiroksinĂ«n (T4) dhe triiodotironinĂ«n (T3) – tĂ« cilat ndikojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« rregullimin e metabolizmit tĂ« shumĂ« organeve. Çrregullimet e tiroides shfaqen kur kjo gjĂ«ndĂ«r funksionon mĂ« shumĂ« se normalja (hipertiroidizĂ«m) ose mĂ« pak se sa duhet (hipotiroidizĂ«m). Hipotiroidizmi shoqĂ«rohet me simptoma si lĂ«kurĂ« e zbehtĂ«, shtim nĂ« peshĂ«, kapsllĂ«k, ndjenjĂ« lodhjeje, pĂ«rgjumje dhe gjendje depresive. Nga ana tjetĂ«r, hipertiroidizmi manifestohet me nervozizĂ«m, ankth, djersitje tĂ« shtuar, rritje tĂ« oreksit, urinim tĂ« shpeshtĂ« dhe humbje nĂ« peshĂ«.

Duke qenĂ« njĂ« nga gjĂ«ndrat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« sistemit endokrin, çdo problem me tiroiden ndikon ndjeshĂ«m nĂ« shĂ«ndetin e pĂ«rgjithshĂ«m. MegjithatĂ«, pĂ«r tĂ« kuptuar nĂ«se tiroidja po funksionon siç duhet – veçanĂ«risht nĂ« rastin e hipotiroidizmit – ndonjĂ«herĂ« mjafton tĂ« vĂ«zhgoni duart tuaja. Por si mund tĂ« reflektojnĂ« duart shenjat e hipotiroidizmit?

Duart e ftohta: Kur duart tuaja janë vazhdimisht të ftohta, kjo mund të nënkuptojë mungesë të rrjedhjes së gjakut. Gjatë hipotiroidizmit, aktiviteti i gjëndrës tiroide është i ulët. Kjo shoqërohet me homocisteinë të tepërt. Homocisteina është një aminoacid që është lidhur me rrjedhjen e dobët të gjakut dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Rrudha në duar: Njerëzit me hipotiroidizëm zakonisht kanë vija të holla dhe rrudha në lëkurë dhe ndoshta janë të dukshme edhe në duar. Lëkura e thatë është gjithashtu një nga arsyet pse rrudhat priren të bëhen shumë të dukshme kur gjëndra tiroide nuk funksionon.

Lëkura e verdhë: Hipotiroidizmi i jep lëkurës një ngjyrë të verdhë. Ndryshimi i ngjyrës është për shkak të reduktimit të hormoneve tiroide dhe zakonisht shihet në pëllëmbët e dorës.

Thonjtë fleksibël: Thonjtë e brishtë thyhen lehtësisht dhe kur një person ka hipotiroidizëm, thonjtë jo vetëm që humbasin ngjyrën, por edhe bëhen shumë të brishtë. Mungesa e rrjedhjes së gjakut në gjymtyrë është kryesisht përgjegjëse për këtë gjendje.

Onikomikoza: Mungesa e rrjedhjes së gjakut në duar dhe këmbë çon në përkeqësimin e mykut të thonjve. Ky çrregullim quhet onikomikozë dhe karakterizohet nga hiperkeratoza e thonjve./mxh

21:26 Spaleti “fiton” Juventusin, torinezĂ«t tani synojnĂ« kreun e renditjes

Juventus nĂ« drejtimin e Luçiano Spaletit duket tashmĂ« njĂ« skuadĂ«r e rilindur. NĂ« dy muaj e gjysĂ«m nĂ« drejtimin e “ZonjĂ«s sĂ« VjetĂ«r” tekniku toskan ka fituar besimin e drejtuesĂ«ve dhe mbi tĂ« gjitha tĂ« tifozĂ«ve bardhezi. I ardhur me dyshimin sa i takon tĂ« kaluarĂ«s sĂ« tij si ish trajneri i Napolit, rivalit tĂ« urryer nĂ« Torino Spaleti nĂ« shumĂ« pak kohĂ« ka arritur tĂ« marrĂ« rezultate e mni tĂ« gjitha ti jap identitet njĂ« skuadre qĂ« vitet e fundit ka vuajtur shumĂ« nĂ« kĂ«tĂ« aspekt.

Koha e Tiago Motës dhe Igor Tudor duken të largëta në ambjentin bardhezi dhe shifrat janë të gjitha në favor të Luçiano Spaletit.2.18 pikë për ndeshje mesatarja e pikëve nën drejtimin e Spaletit, 1.76 Tudor e 1.79 pikë për Motën. Juventusi tani ndodhet në zonën Champions, diferenca me kryesuesit e Interit është 7 pikë.

Të mendosh për titullin që në sezonin e parë të Spaletit me Juventusin ndoshta duket e vështirë, por të shpresosh nuk është asnjëherë e ndaluar. Për të përforcuar edhe më shumë skuadrën, drejtuesit torinez duket se kërkojnë të ndërhyjnë në këtë sesion merkatoje për të kompletuar ekipin. Orët e fundit në skenë ka dalë emri i sulmuesit të Kristal Palas Jean-Filip Mateta.

Sulmuesi francez vijon të zhvillojë performance të mira këtë sezon në Premier league, teksa ka realizuar 8 gola, megjithatë pista që të çon tek ai pritet të jetë e vështirë, me klubin londinez që kërkon 30-35 mln euro për ta lënë të lirë. Ndërkohë sa i takon mbrojtes, bardhezinjtë tentojnë të mbyllin marrëveshjen me Minguezan. Anësori i Selta Vigos ka dhënë aprovimin për transferimin në Torino. Me 3-4 mln euro transferimi pritet të mbyllet që në këtë session merkatoje./mxh

BBC transmeton ndeshjet Hull v Chelsea dhe Villa v Newcastle në FA Cup

BBC do tĂ« transmetojĂ« drejtpĂ«rdrejt dy ndeshje kyçe tĂ« raundit tĂ« katĂ«rt tĂ« FA Cup: pĂ«rballjen mes Hull City dhe Chelsea, si dhe atĂ« mes Aston Villa dhe Newcastle. Ndeshja e Chelsea kundĂ«r skuadrĂ«s sĂ« Championship, Hull City, do tĂ« shfaqet nĂ« BBC One tĂ« premten, mĂ« 13 shkurt, me fillim nĂ« orĂ«n 19:45 GMT. NjĂ« ditĂ« mĂ« pas, tĂ« shtunĂ«n, mĂ« 14 shkurt, nĂ« orĂ«n 17:45, do tĂ« transmetohet pĂ«rballja mes dy


Source

20:19 Rama kritikon ashpër RTSH-në: Duhet të reformohet ose të mbyllet përkohësisht

Last Updated on 16/01/2026 by EL

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër Radio Televizionin Publik Shqiptar (RTSH), duke vënë në pikëpyetje funksionimin dhe cilësinë e shërbimit të tij.

Rama tha se personalisht nuk e ndjek televizionin publik që prej vitit 1990 dhe se nuk ka marrë ndonjë informacion të drejtpërdrejtë nga kanali.

Kryeministri u shpreh se ka kërkuar mbylljen përkohshme të RTSH-së, teksa theksoi se RTSH duhet të bëjë reformë para se të rikthehet në transmetim.

“Jemi munduar tĂ« krijojmĂ« kushtet qĂ« televizioni publik tĂ« reformohet dhe kemi dĂ«shtuar. Nuk e di çfarĂ« do tĂ« bĂ«jĂ« drejtuesja e re, por deri tani bilanci i televizionit publik Ă«shtĂ« dĂ«shtim i suksesshĂ«m. QĂ« do tĂ« thotĂ« nga borxhi nĂ« borxh dhe nga mospĂ«rfillja nĂ« mospĂ«rfillje.

Kemi një kanal atje. Unë personalisht, hera e fundit që e kam parë televizionin publik ishte para vitit 1990, para përmbysjes, kur thonin ishin ca protesta. Që atëherë, unë nuk i kam parë. Kam shkuar, kam dhënë intervista, por as intervistat e mia nuk i kam parë.

Duhet ndarĂ« mendja, drejtuesit e televizionit publik tĂ« gjithĂ« e dinĂ«, nga unĂ« nuk kanĂ« marrĂ« kurrĂ« asnjĂ« mesazh sepse unĂ« nuk e shoh. Dhe kur ndonjĂ«ri nga ju mĂ« dĂ«rgon mesazhi: ‘Shih ç’po bĂ«n televizioni publik’, unĂ« habitem. Si e ndjek? Por ama tĂ« gjithĂ« i kam takuar pasi janĂ« zgjedhur.

I kam thĂ«nĂ« vetĂ«m njĂ« gjĂ«, mbylleni. Nxirrni nĂ« ekran: ‘Televizioni Publik Shqiptar i kĂ«rkon ndjesĂ« popullit shqiptar. I kĂ«rkon ndjesĂ« tĂ« gjitha familjeve nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ« dhe jashtĂ« saj, i kĂ«rkon ndjesĂ« dhe pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« nuk jetojnĂ« mĂ« dhe qĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« detyruar tĂ« marrin shĂ«rbimin mĂ« mizerabĂ«l publik nĂ« glob. Ju premtojmĂ« se do tĂ« kthehemi nĂ« ekran kur tĂ« jemi gati’. TĂ« bĂ«jnĂ« reformĂ«. Si ka mundĂ«si qĂ« televizionet e tjera, me mĂ« shumĂ« pak buxhet marrin mĂ« shumĂ« sukses. Sepse buxhetin e tyre nuk e kanĂ« tĂ« garantuar. Duhet ta krijojnĂ« çdo ditĂ«.

E duan tĂ« drejtĂ«n e FSHF-sĂ« pĂ«r tĂ« transmetuar ndeshjet e KombĂ«tares sepse KombĂ«tarja duhet tĂ« transmetohet nĂ« televizionin publik, por lekĂ«t nuk i paguajnĂ«. Pse? Doni lekĂ«t tona, shkoni te qeveria. Nuk kemi pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« televizionit publik asnjĂ« lek nga taksat e shqiptarĂ«ve, derisa televizioni publik t’i meritojĂ« taksat e shqiptarĂ«ve.

Mendoj se çdo opsion duhet tĂ« jetĂ« nĂ« tavolinĂ«. Edhe mbyllja pĂ«rfundimtare, edhe privatizimi, edhe partneriteti, pĂ«rveç kĂ«saj qĂ« Ă«shtĂ«. Por unĂ« nuk marr pjesĂ« nĂ« kĂ«tĂ«â€,-tha Rama./mxh

❌