❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Si kanë ndryshuar rezultatet e partive të mëdha krahasuar me zgjedhjet e kaluara?



Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të dhjetorit 2025 tregojnë ndryshime të dukshme në raportin e forcave politike, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 dhe ato të shkurtit 2025.

Sipas të dhënave të paraqitura në grafik, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbetet subjekti politik më i votuar në vend, me rreth 50.28 për qind, duke ruajtur epërsinë ndaj partive të tjera, ndonëse me luhatje të lehta krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Në zgjedhjet e fundit, LVV kishte 42.3 për qind, ndërkaq në zgjedhjet e 28 dhjetorit e ka rikthyer ndjeshëm rezultatin e vitit 2021.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shënon rritje në zgjedhjet e dhjetorit 2025, duke arritur në rreth 21 për qind, krahasuar me 17.01 për qind në vitin 2021 dhe 20.95 për qind në zgjedhjet e shkurtit 2025, duke u konfirmuar si forca e dytë politike në vend.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shënon rënie të ndjeshme krahasuar me shkurtin 2025. Nga 18.27 për qind, ajo bie në rreth 13.57 për qind, megjithëse mbetet mbi rezultatin e vitit 2021, kur kishte marrë 12.73 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vazhdon trendin rënës, duke zbritur në rreth 5.68 për qind në dhjetor 2025, nga 7.06 për qind në shkurt dhe 7.12 për qind në zgjedhjet e vitit 2021.

Ndërkohë, Lista Serbe shënon një rritje të lehtë, me rreth 4.78 për qind, krahasuar me 4.26 për qind në shkurt 2025, por mbetet nën rezultatin e vitit 2021, kur kishte marrë 5.09 për qind.

Të dhënat pasqyrojnë një skenë politike ende të polarizuar, me Vetëvendosjen që ruan primatin, PDK-në që konsolidon rritjen dhe partitë tjera që përballen me sfida serioze për të rifituar mbështetjen e elektoratit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë rezultatet përfundimtare pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave./Telegrafi.

Sh\u00ebnim: N\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb shkurtit t\u00eb k\u00ebtij viti, Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs garoi n\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Nism\u00ebn Socialdemokrate. *T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr zgjedhjet e dhjetorit t\u00eb k\u00ebtij viti reflektojn\u00eb rezultatet me 99.65 p\u00ebr qind t\u00eb vendvotimeve t\u00eb procesuara. Grafika: Doruntina Baftiu | Radio Evropa e Lir\u00ebBurimi: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Shënim: Në zgjedhjet parlamentare të shkurtit të këtij viti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës garoi në një listë të përbashkët me Nismën Socialdemokrate.*Të dhënat për zgjedhjet e dhjetorit të këtij viti reflektojnë rezultatet me 99.65 për qind të vendvotimeve të procesuara.Grafika: Doruntina Baftiu | Radio Evropa e LirëBurimi: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Kurti fton PDK-në, LDK-në e AAK-në për bashkëpunim në Kuvend, flet edhe për zgjedhjen e presidentit



Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka cilësuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare si fitore të popullit të Kosovës.

Në një konferencë për media, Kurti theksoi se fitorja e LVV-së tregon qartë nevojën për të ecur përpara me formimin e institucioneve dhe për certifikimin sa më të shpejtë të rezultateve.

“Me 9 shkurt sivjet fitoi LVV-ja me partnerĂ«t, mĂ« 28 dhjetor 2025 fitoi populli i KosovĂ«s dhe Republika. Urime fitorja mĂ« e madhe nĂ« historinĂ« e vendit. Tash na presin shumĂ« punĂ« pĂ«rpara dhe rezultati i sotĂ«m na ka bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se duhet tĂ« ecim pĂ«rpara pa vonesa. Sa mĂ« parĂ« qĂ« certifikohen rezultatet, aq mĂ« shpejt duhet t’i krijojmĂ« institucionet dhe tĂ« vazhdojmĂ« me punĂ«n dhe projektet e nevojshme”, tha Kurti.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, LVV-ja ka marrë 49.74% të votave, pa përfshirë votat me kusht, të personave me aftësi të kufizuara dhe ato nga diaspora.

Kurti ftoi partitë e ish-opozitës për bashkëpunim në Kuvend për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ligjeve që shërbejnë interesin publik.

“Ftoj qĂ« partitĂ« opozitare tĂ« bashkĂ«punojnĂ« nĂ« Kuvend pĂ«r marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare, ligjet e mira dhe interesin publik tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s”, tha ai.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit të vendit, Kurti tha se fillimisht do të bisedojë me presidenten aktuale, Vjosa Osmani, mandati i së cilës skadon në prill 2026, dhe më pas me partitë e tjera në Kuvend.

Ai nënvizoi se miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, që kërkon votën e 80 deputetëve, do të jetë një test i rëndësishëm për bashkëpunimin mes LVV-së dhe partive të tjera, duke ndikuar edhe në zgjedhjen e presidentit.

Kurti foli edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë, duke theksuar se bashkëpunimi me shtetin shqiptar do të rritet.

“Ne bashkĂ«punojmĂ« me RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ« me cilĂ«ndo qeveri qĂ« Ă«shtĂ« aty. I kemi 58 marrĂ«veshje tĂ« reja me kryeministrin Rama, dhe niveli i zbatimit tĂ« tyre Ă«shtĂ« mĂ« i madh se kurrĂ« mĂ« parĂ«. Jemi tĂ« interesuar qĂ« afrimi dhe bashkĂ«punimi tĂ« rritet edhe mĂ« shumĂ«â€, pĂ«rfundoi ai./Telegrafi.

Kështu pritet të ndahen ulëset në legjislaturën e 10-të në Kuvendin e Kosovës



Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhjet e sotme parlamentare, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Bazuar nĂ« kĂ«to rezultate, LVV ka marrĂ« 49.80 pĂ«r qind tĂ« votave dhe, sipas projeksioneve fillestare tĂ« shpĂ«rndarjes sĂ« ulĂ«seve nĂ« Kuvend, pritet t’i ketĂ« 56 deputetĂ«.

Këto projeksione janë bërë pa përfshirë votat e diasporës dhe janë të kushtëzuara deri në përmbylljen e procesit zgjedhor.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.21 për qind të votave dhe pritet të sigurojë 23 ulëse në Kuvend.

Si forca e tretë politike, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.76 për qind të votave, çka sipas projeksioneve i siguron 15 deputetë.

NdĂ«rkaq, Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s (AAK) me 5.73 pĂ«r qind tĂ« votave pritet t’i ketĂ« 6 deputetĂ«.

ShpĂ«rndarja e ulĂ«seve bĂ«het sipas metodĂ«s D’Hondt, e cila Ă«shtĂ« metodologjia standarde e pĂ«rdorur nĂ« KosovĂ«.

Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 ulëse, prej të cilave 100 janë ulëse të përgjithshme që ndahen mes subjekteve politike, ndërsa 20 janë ulëse të rezervuara për komunitetet jo-shumicë.

Rezultatet përfundimtare dhe përbërja e saktë e Kuvendit priten të konfirmohen pas numërimit të plotë të votave, përfshirë ato nga diaspora.

Numërohen mbi 55 për qind të votave, këto janë rezultatet e KQZ-së



E plotësuar: Sipas rezultateve të publikuara deri më 28.12.2025, ora 20:39, Lëvizja Vetëvendosje (VV) kryeson zgjedhjet me 49.67% të votave, duke grumbulluar 226,354 vota në nivel vendi.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.02% ose 91,217 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban pozitën e tretë me 14.12% të votave, përkatësisht 64,359 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 6.85% (31,206 vota).

Lista Serbe ka marrë 3.33% ose 15,186 vota.

Nisma Socialdemokrate renditet e fundit me 1.49% të votave, që përkthehen në 6,795 vota.

Sipas të dhënave, janë numëruar 469,898 vota, që përbëjnë rreth 23.50% të totalit të pritshëm apo mbi 55 për qind, ndërsa procesi i numërimit vazhdon.

E përditësuar: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësimin e radhës të rezultateve paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 327,567 vota, apo mbi 41 për qind.

Sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare tĂ« pĂ«rditĂ«suara mĂ« 28.12.2025 nĂ« ora 20:29, LĂ«vizja VETËVENDOSJE! vazhdon tĂ« kryesojĂ« bindshĂ«m me 48.79 pĂ«r qind tĂ« votave, qĂ« pĂ«rkthehen nĂ« 154,826 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.91 për qind apo 63,180 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban pozitën e tretë me 13.85 për qind ose 43,952 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar deri më tani 7.37 për qind të votave (23,390 vota), ndërsa Lista Serbe figuron me 3.70 për qind apo 11,740 vota. NISMA Socialdemokrate mbetet nën prag me 1.65 për qind të votave (5,233 vota).

Sipas KQZ-së, janë përpunuar 1,049 vendvotime nga gjithsej 2,557, që përbëjnë 41.02 për qind të vendvotimeve në nivel vendi. Harta zgjedhore tregon dominim të Vetëvendosjes në shumicën e komunave të Kosovës.

Procesi i numërimit po vazhdon, ndërsa nga KQZ theksojnë se rezultatet janë paraprake dhe mund të pësojnë ndryshime deri në përfundimin e plotë të numërimit dhe certifikimin zyrtar të tyre.

Me 21 për qind të votave të numëruara, LVV thellon epërsinë: Këto janë rezultatet e KQZ-së

E plotësuar: Rezultatet e përditësuara preliminare nga numërimi i votave tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm në zgjedhje.

Sipas të dhënave të fundit, VV ka marrë 47,12 për qind të votave, përkatësisht 72.737 vota, duke konfirmuar epërsinë ndaj subjekteve të tjera politike.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19,33 për qind apo 29.842 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 13,68 për qind të votave, që përkthehen në 21.122 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 7,70 për qind të votave ose 11.884 vota, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 4,59 për qind me 7.079 vota. Nisma Socialdemokrate renditet e fundit ndër subjektet kryesore me 1,82 për qind të votave, përkatësisht 2.806 vota.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë numëruar mbi 159 mijë vota, ndërsa procesi i numërimit vazhdon edhe në qendrat e tjera. Rezultatet mbeten preliminare dhe mund të ndryshojnë deri në përfundimin e plotë të procesit dhe certifikimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

KQZ ka bërë thirrje për qetësi dhe ka theksuar se transparenca dhe integriteti i procesit zgjedhor do të garantohet deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

KQZ nis numërimin e votave, këto janë rezultatet e para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve parlamentare, të cilat u mbajtën të dielën në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, sipas të dhënave të përditësuara më 28 dhjetor 2025, në orën 19:54. Me 45,81 për qind të votave të numëruara, Vetëvendosje ka siguruar deri tani 13.325 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 18,59 për qind apo 5.407 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 12,94 për qind, që përkthehet në 3.765 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 8,31 për qind të votave ose 2.417 vota.

Lista Serbe renditet pas saj me 3,93 për qind, përkatësisht 1.143 vota, ndërsa Koalicioni Vakat ka siguruar 2,61 për qind apo 760 vota.

Sipas të njëjtave të dhëna, deri në këtë fazë janë numëruar 30.367 vota nga gjithsej 1.999.204 votues të regjistruar, që përfaqëson një pjesëmarrje prej rreth 1,52 për qind.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vazhdojë përditësimin e rezultateve gjatë orëve në vijim, ndërsa këto shifra konsiderohen ende paraprake./Telegrafi.

Krahasimi i Exit Polleve: LVV kryeson bindshëm, PDK dhe LDK me diferenca të vogla mes matjeve



Exit pollet e publikuara nga UBO Consulting, T7 dhe Klan Kosova tregojnë një tablo të ngjashme të rezultateve zgjedhore, me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) që prin qartë në të gjitha matjet, ndërsa PDK dhe LDK ruajnë pozicione të qëndrueshme me dallime minimale.

Sipas UBO Consulting, LVV ka marrë 45.7%, e ndjekur nga PDK me 22.0% dhe LDK me 15.6%. Ndërkohë, AAK vlerësohet me 5.3%, ndërsa Nisma Socialdemokrate me 1.7%.

Exit poll-i i T7 e vendos LVV-nĂ« nĂ« 43.5%, PDK-nĂ« nĂ« 23.6% dhe LDK-nĂ« nĂ« 15.9%. NĂ« kĂ«tĂ« matje, AAK arrin 7.2%, ndĂ«rsa kategoritĂ« “TĂ« tjerĂ«â€ shĂ«nojnĂ« 9.8%.

Ndërsa sipas Klan Kosova, LVV rezulton me 44.1%, PDK me 23.9% dhe LDK me 16.1%. AAK në këtë exit poll vlerësohet me 5.8%, ndërsa Nisma me 1.1%.

Përfundim:

Të tri exit pollet konfirmojnë dominimin e LVV-së, me një epërsi të konsiderueshme ndaj partive të tjera.

Diferencat mes PDK-së dhe LDK-së janë relativisht të vogla, ndërsa AAK luhatet nga 5 deri në 7 për qind, varësisht nga matja. Rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./Telegrafi.

Lideri i partisë arsyeja kryesore pse qytetarët kanë votuar në zgjedhje, por jo për LDK-në



Një sondazh i fundit i UBO Consulting tregon arsyet kryesore pse qytetarët e Kosovës zgjedhin partitë politike në zgjedhjet e fundit.

Sipas rezultateve, motivi kryesor për votuesit ndryshon në varësi të partisë që kanë votuar.

Pyetja: Arsyeja pse keni votuar, sipas sondazhit.

Vetëvendosje, Albin Kurti: Për liderin e partisë: 53.7 për qind.

PDK, Bedri Hamza: Për linderin e partisë: 52.4 për qind.

LDK, Lumir Abdixhiku: Për liderin e partisë: 11 për qind.

(Arsyeja kryesore pse qytetarët e kanë votuar LDK-në është historiku i partisë)

AAK, Ramush Haradinaj: Për liderin e partisë: 4O.2 për qind.

Nisma, Fatmir Limaj: Për liderin e partisë: 23.6 për qind.

(Arsyeja kryesore pse qytetarët e kanë votuar Nismën është historiku i partisë)

Rezultatet e sondazhit tregojnë se faktorët kryesorë të vendimmarrjes së votuesve ndryshojnë dukshëm nga një parti te tjetra, duke reflektuar diversitetin e preferencave politike në Kosovë./Telegrafi/

Exit Poll në T7: VV 43.5%, PDK 23.6%, LDK 15.9%, AAK 7.2%



NĂ« emisionin “Pressing”, janĂ« prezantuar rezultatet e sondazhit tĂ« realizuar nga Albanian Post nĂ« bashkĂ«punim me T7.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 43.5% të votave, PDK ka marrë 23.6%, LDK ka marrë 15.9, AAK ka marrë 7.2.

Exit Poll u prezantua nga Baton Haxhiu i Albanian Post.

Rezultati që morën partitë politike në zgjedhjet e shkurtit 2025: Vetëvendosje 42.3%, PDK 20.9%, LDK 18.2, AAK 7%.

Afatet për shmangien e paralizës potenciale të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit



Këtë vit, 28 dhjetori përbën të dielën e katërt të zgjedhjeve në Kosovë.

Për shkak të mungesës së konsensusit politik për të krijuar institucione pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kosova i organizon zgjedhjet e parakohshme këtë fundvit, që sipas planifikimeve buxhetore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kapin shumën e rreth 11.5 milionë eurove.

Duket që KQZ-ja duhet të tregojë efikasitet si asnjëherë më parë, që të mund të arrihen afatet e nevojshme për formimin e një qeverie të re, e që shteti të mos hyjë në një territor të pashkelur më parë.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i KosovĂ«s thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se nga dita e mbajtjes sĂ« zgjedhjeve, KQZ-sĂ« i duhen diku njĂ« muaj e gjysmĂ« kohĂ« pĂ«r t’i kryer tĂ« gjitha procedurat.

“Besoj qĂ« fundi i muajit janar Ă«shtĂ« periudha mĂ« ideale kur mund tĂ« kemi certifikim tĂ« rezultateve zgjedhore, ndonĂ«se rreziku Ă«shtĂ« qĂ« njĂ« tĂ« tillĂ« tĂ« mos e kemi deri nĂ« mesin e muajit shkurt”.

Pas certifikimit, ligji parasheh një afat prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Por, këtë herë, Kuvendi duket se afat të fundit për konstituim e ka, në fakt, fundin e shkurtit.

Arsyeja? Pozita e presidentit të shtetit.

“Data 5 mars Ă«shtĂ« afati i fundit kur Kuvendi duhet ta zgjedhĂ« presidentin e ri, dhe dĂ«shtimi eventual mund tĂ« provokojĂ« zgjedhje tĂ« parakohshme, edhe pa arritur fare te zgjedhja e qeverisĂ«, apo te formimi i institucioneve tĂ« reja”, thotĂ« Cakolli.

Pra, partitë politike, përveçse se të dakordohen për institucionet e reja, duhet të dialogojnë edhe për çështjen e kreut të shtetit, pozitë të cilën aktualisht e mban Vjosa Osmani.

Ky post është përmendur shpesh si pjesë e kalkulimeve të subjekteve politike në arritjen e koalicioneve eventuale për bashkëqeverisje.

Rreziqet përpara

Një tjetër problem i madh do të ishte mbetja e shtetit pa buxhet. Në pamundësi të miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, Kosova do të funksionojë me 1/12 e buxhetit të vitit aktual gjatë dy muajve të parë të 2026-tës.

NĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« atillĂ«, pa njĂ« emĂ«r tĂ« ri tĂ« presidentit dhe pa njĂ« qeveri tĂ« re e buxhet, as KQZ-ja nuk do tĂ« mund t’i organizonte zgjedhjet e parakohshme tĂ« radhĂ«s, nĂ« mungesĂ« fondesh, qĂ« s’do tĂ« kishte kush t’ia ndante.

MegjithatĂ«, Cakolli beson se, nĂ«se partitĂ« do ta ndanin mendjen pĂ«r bashkĂ«punim, ky skenar do tĂ« shmangej – nĂ« rast tĂ« kundĂ«rt, rreziqet do tĂ« ishin tĂ« jashtĂ«zakonshme.

“NĂ«se do tĂ« ketĂ« vullnet politik pĂ«r tĂ« gjetur zgjidhje, qoftĂ« edhe tĂ« pĂ«rkohshme, atĂ«herĂ« mund tĂ« arrijmĂ« nĂ« momentin kur Kuvendi miraton njĂ« buxhet, apo formohet qeveri kujdestare nĂ« atĂ« periudhĂ«. Por, nĂ«se do tĂ« ketĂ« mungesĂ« tĂ« vullnetit politik, vendimmarrje politike nĂ« funksion tĂ« vazhdimit tĂ« bllokadĂ«s, atĂ«herĂ« vendi do tĂ« shkojĂ« drejt krizĂ«s, unĂ« besoj mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«n institucionale ose socio-politike qĂ« kemi parĂ« ndonjĂ«herĂ«â€.

Në këtë drejtim, Cakolli vlerëson se fjalori i partive politike në nisje të fushatës duket më i moderuar, duke përmendur në veçanti Lëvizjen Vetëvendosje.

Kush i monitoron zgjedhjet?

Kur zgjedhjet u caktuan për 28 dhjetor, disa parti e organizata në Kosovë alarmuan se zgjedhjet nuk do të mund të monitorohen nga faktori ndërkombëtar, meqë një pjesë e mirë e botës është në periudhë festash ato ditë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, thotë për REL-in se në grupin e parë të vëzhguesve të akredituar më 16 dhjetor ka përfaqësues të mediave vendëse e ndërkombëtare, përfaqësues të ambasadave britanike e japoneze, dhe të organizatave joqeveritare vendëse.

Cakolli pohon tĂ« ketĂ« mĂ«suar se misioni i Bashkimit Evropian do tĂ« jetĂ« shumĂ« mĂ« i kufizuar nĂ« numĂ«r kĂ«tĂ« herĂ«, ndĂ«rsa rrjeti i organizatave Demokracia nĂ« Veprim pritet tĂ« jetĂ« mĂ« i madhi – me rreth 600 vĂ«zhgues dhe vullnetarĂ« tĂ« angazhuar – pĂ«r monitorimin e procesit.

“Normalisht, vĂ«zhgimi ndĂ«rkombĂ«tar Ă«shtĂ« vlerĂ« e shtuar e procesit, por nuk besoj se Ă«shtĂ« pĂ«rcaktues nĂ« integritetin e vetĂ« procesit zgjedhor”, shprehet ai.

Procesi zgjedhor

Në këto zgjedhje, të drejtë vote do të kenë mbi 2 milionë shtetas të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Sikur edhe mĂ« 9 shkurt, diasporĂ«s i Ă«shtĂ« ofruar mundĂ«sia qĂ« tĂ« votojĂ« me postĂ« – nĂ« periudhĂ«n 12-27 dhjetor – apo nĂ« 37 pĂ«rfaqĂ«si diplomatike nĂ« 24 shtete tĂ« ndryshme, mĂ« 27 dhjetor.

Në këtë proces zgjedhor do të marrin pjesë 24 subjekte politike, me 1.180 kandidatë.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë nga një subjekt politik.

Rastet kur fletëvotimi shpallet i pavlefshëm është kur votuesi voton më shumë se një subjekt politik apo kur voton vetëm për kandidatët për deputetë, dhe jo edhe për subjektin politik.

Deri nĂ« atĂ« ditĂ«, premtimet e kandidatĂ«ve pĂ«r t’u ngjitur nĂ« pushtet do tĂ« jenĂ« tĂ« pranishme nĂ« çdo platformĂ« tĂ« mundshme.

Orët e vona të 28 dhjetorit do të japin më shumë qartësi nëse Kosova do ta shmangë një paralizë të mundshme...

Zgjedhjet e 28 dhjetorit - këta janë top 10 kandidatët e partive në listat zgjedhore



Të dielën në mesnatë ka përfunduar afati për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë nga radhët e subjekteve politike.

Menjëherë pas përfundimit të këtij afati, subjektet politike publikuan listat e plota me 110 kandidatë.

Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate tashmë tashmë kanë publikuar listat e tyre zyrtare.

Sikurse edhe më parë, bartës të listave tek të pesë subjektet politike janë krerët e tyre.

Më poshtë Telegrafi ua sjellë 10 e kandidatëve të këtyre subjekteve politike.

LĂ«vizja VetĂ«vendosje – Top 10

1.Albin Kurti

2.Glauk Konjufca

3.Donika Gërvalla-Schwarz

4.Avni Dehari

5.Albulena Haxhiu

6.Hekuran Murati

7.Xhelal Sveçla

8.Mimoza Kusari Lila

9.Hajrulla Çeku

10.Shqipe Mehmetaj Selimi

Partia Demokratike e KosovĂ«s – Top 10

1. Bedri Hamza

2. Uran Ismaili

3. Vlora Çitaku

4. Enver Hoxhaj

5. Arben Mustafa

6. Besa Kabashi Ramaj

7. Rrahman Rama

8. Eman Rrahmani

9. Sala Jashari

10. Kujtim Gashi

Lidhja Demokratike e KosovĂ«s – Top 10

1. Lumir Abdixhiku

2. Kujtim Shala

3. Hykmete Bajrami

4. Doarsa Kica Xhelili

5. Lutfi Haziri

6. Avdullah Hoti

7. Anton Quni

8. Jehona Lushaku Sadriu

9. Ferid Agani

10. Ukë Rugova

Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s – Top 10

1. Ramush Haradinaj

2. Besnik Tahiri

3. Time Kadrijaj

4. Bekë Berisha

5. Arber Tolaj

6. Albana Bytyqi

7. Pal Lekaj

8. Gani Dreshaj

9. Diellza Kukaj

10. Agim Çeku

Nisma Socialdemokrate – Top 10

1. Fatmir Limaj

2. Xhevahire Izmaku

3. Arbëreshë Krasniqi

4. Mevludin Krasniqi

5. Endrit Shala

6. Albulena Balaj Halimaj

7. Artan Nimani

8. Çerkin Dukolli

9. Jehona Rrafshi Lumi

10. Nehat Mustafa

Kujtojmë se në total, për legjislaturën e re janë dorëzuar 1,181 kandidatë nga të gjitha subjektet politike dhe kandidatët e pavarur. /Telegrafi/

"Ndihem rehat në logon e tyre", Limaj i gatshëm për bashkim pa kushte me PDK-në



Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mundësinë e një bashkimi me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke theksuar se koha nuk është pengesë, por se gjithçka varet nga vullneti politik.

Limaj tha se ka kërkesa nga elektorati që Nisma të bashkohet me PDK-në.

“MĂ«rgimtarĂ«, por edhe zyrtarĂ« tĂ« PDK-sĂ« kanĂ« kĂ«rkuar qĂ« tĂ« ndodhĂ« bashkimi. Nga deputetĂ« me pĂ«rvojĂ« dhe drejtues tĂ« luftĂ«s Ă«shtĂ« kĂ«rkuar nga unĂ« qĂ« tĂ« bashkohem me PDK-nĂ«. UnĂ« nuk kam dashur tĂ« injoroj kĂ«rkesĂ«n e tyre dhe kam shprehur gatishmĂ«rinĂ« time”, u shpreh ai.

Ai shtoi se, ndryshe nga raporti me LDK-në, te PDK-ja nuk ka pasur as hezitim e as kushte.

“Te LDK-ja kam hezituar pĂ«r çështjen e siglĂ«s, ndĂ«rsa te PDK-ja nuk kam pasur asnjĂ« hezitim. Kemi shprehur gatishmĂ«rinĂ« e plotĂ« pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« njĂ« listĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, sepse unĂ« ndihem rehat nĂ«n siglĂ«n e PDK-sĂ« dhe kemi qenĂ« tĂ« gatshĂ«m tĂ« bashkohemi pa kushte.”

Limaj theksoi se ka qenë dhe mbetet i gatshëm për një bashkim me PDK-në.

“PĂ«r Koalicion LDK-Nisma duhet kohĂ«. Mendoj se pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar diçka tĂ« pĂ«rbashkĂ«t mes meje dhe PDK-sĂ« mjafton njĂ« minutĂ«. Kur ka vullnet, duhet vetĂ«m njĂ« minutĂ«â€, deklaroi ai.

Ndërkohë, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se për një bashkim me Nismën e Fatmir Limajt nevojitet një kohë më e gjatë dhe një proces zgjedhor i ndryshëm./Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Nisma certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka votuar sot për certifikimin e subjektit politik Nisma, e cila ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme për pjesëmarrje në zgjedhjet e 30 nëntorit.

Sipas Zyrës për Regjistrimin e Subjekteve Politike dhe Certifikim, Nisma ka dorëzuar listën e nënshkrimeve të mbështetësve, ka paguar taksën e certifikimit dhe nuk ka asnjë gjobë të papaguar nga PZAP apo KQZ.

“Lidhur me kĂ«tĂ«, Zyra rekomandon qĂ« tĂ« certifikohet ky subjekt pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« zgjedhje,” u tha nĂ« mbledhjen e KQZ-sĂ«.

Rekomandimi u miratua nga anëtarët e KQZ-së me 10 vota për, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së Nismës në procesin zgjedhor. /Telegrafi/

​“TendencĂ« pĂ«r rritje tĂ« votĂ«s, rrezik pĂ«r moskalim tĂ« pragut”, si po shihen lĂ«vizjet e fundit tĂ« partive politike



Tendencë për të rritur votën po shihet koalicioni zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje me partnerët e saj të kahershëm Guxo dhe Alternativa, si dhe Partinë Shqiptare Demokristiane.

Sipas analistëve politikë, koalicioni i LVV-së, është më shumë simbolik dhe formal, pasi emrat kyç të Guxo dhe Alternativa, veçse kanë krijuar identitet brenda partisë së Kurtit.

Në anën tjetër, vendimi i PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për të garuar të vetme në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit po konsiderohet i pritshëm. Megjithatë, vendimi i Nismës për të mos lidhur koalicion parazgjedhor me asnjë parti po shihet me rrezik të madh, pasi sipas analistëve e njëjta rrezikon të mos kalojë pragun zgjedhor.

Politologu Artan Muhaxhiri thotë për KosovaPress, se mungesa e koalicioneve të mëdha parazgjedhore mes partive politike ka qenë e pritshme, pasi hendeku mes tyre është i madh. Ai shprehet i habitur me Partinë Shqiptare Demokristiane, e cila ia ka bashkuar LVV-së, në koalicion parazgjedhor.

“NĂ« pĂ«rgjithĂ«si kĂ«to zhvillime kanĂ« qenĂ« tĂ« pritshme. Hendeku Ă«shtĂ« shumĂ« i madh mes partive politike, prandaj ka qenĂ« iluzore tĂ« pritej ndonjĂ« koalicion mĂ« i madh ose bllok i koncentruar i partive politike... LĂ«vizja VetĂ«vendosje e ka bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« koalicion me partitĂ« e vogla. Mendoj se ky Ă«shtĂ« njĂ« koalicion simbolik dhe vetĂ«m formal. NĂ« esencĂ« kĂ«to parti janĂ« ekstremisht tĂ« vogla dhe nuk çojnĂ« peshĂ« jashtĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje. AsnjĂ«ra prej tyre nuk mund tĂ« siguronte pragun zgjedhor... Arsyeja pse Lista Guxo dhe Alternativa janĂ« nĂ« koalicion me LVV-nĂ«, janĂ« pĂ«r shkak tĂ« individĂ«ve: ZonjĂ«s Mimoza-Kusari-Lila, ZonjĂ«s GĂ«rvalla dhe pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« tjerĂ«. PĂ«rfaqĂ«suesit e Guxo dhe AlternativĂ«s janĂ« fuqizuar shumĂ« nĂ« kĂ«tĂ« mandat, prandaj edhe shihen si pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« LVV-sĂ« dhe kanĂ« krijuar njĂ« identitet brenda LVV-sĂ«... Partia Demokristiane ka qenĂ« gjithmonĂ« aleate e LDK-sĂ« dhe Ă«shtĂ« e çuditshme qĂ« e ka bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« hap. Besoj se nuk ka pasur njĂ« ofertĂ« bindĂ«se nga LDK-ja, pĂ«rndryshe nuk do tĂ« ndryshonin aleatin. Ajo qĂ« Ă«shtĂ« e qartĂ«, LĂ«vizja VetĂ«vendosje ka tentuar tĂ« maksimalizojĂ« votĂ«n qoftĂ« edhe me njĂ« parti tĂ« vogĂ«l si demokristianĂ«t”, thekson ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë qenë në negociata për të bashkëpunuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Megjithatë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte thënë se pranojnë të bashkëpunojnë me Nismën vetëm nëse kjo parti përfshihet në listën e kandidatëve për deputetë dhe jo përmes koalicionit formal.

Përkundër pritjeve, Nisma Socialdemokrate ka vendosur të garojë e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

E analisti politik, Blerim Canaj, thotë për KosovaPress, se lideri i Nismës, Fatmir Limaj, më shumë është i ndërtuar për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike të Kosovës sesa me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, megjithëse LVV-ja lidhi koalicion zyrtar me Guxo dhe Alternativa, ai deklaron se këto dy parti veçse janë shkrirë në LVV. Sipas tij, më ekstrem Vetëvendosje janë bërë zyrtarët e Guxo dhe Alternativës, sesa vet ata që e kanë themeluar LVV-në.

“Ata vetĂ«m e shesin si tĂ« tillĂ« sikur janĂ« disa parti, por qĂ« janĂ« tĂ« shkrira, ajo s’do koment. E kemi parĂ« qĂ« mĂ« ekstrem VetĂ«vendosje janĂ« bĂ«rĂ« kandidatĂ«t e ListĂ«s Guxo dhe AlternativĂ«s sesa vet ata qĂ« e kanĂ« themeluar LĂ«vizjen VetĂ«vendosje. Te LVV-ja jemi nĂ« njĂ« situatĂ« tjetĂ«r, ndĂ«rkaq te PDK dhe LDK Ă«shtĂ« mĂ« ndryshe, sidomos kur flitet pĂ«r zotĂ«ri Limaj. Limaj Ă«shtĂ« i ndĂ«rtuar pĂ«r PDK-nĂ« dhe jo pĂ«r LDK-nĂ«â€, thekson ai.

Mungesën e koalicionit dhe bashkëpunimit mes LDK-së dhe Nismës e sheh problematike për bllokun e ish-opozitës, politologu Artan Muhaxhiri.

Ai thotĂ« pĂ«r KosovaPress, se pjesĂ«marrja e NismĂ«s si parti e vetme nĂ« zgjedhje Ă«shtĂ« rrezik, pasi e njĂ«jta s’ka asnjĂ« gjasĂ« tĂ« kalojĂ« pragun zgjedhor.

Muhaxhiri përmend një mori shkaqesh pse asnjë parti nuk arriti koalicion parazgjedhor me Nismën, derisa thekson përvojën e hidhur që kjo parti e pati në zgjedhjet e kaluara me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Ajo çka ka ndodhur me NismĂ«n Ă«shtĂ« pasojĂ« e asaj qĂ« ka ndodhur nĂ« zgjedhjet e kaluara. ZotĂ«ri Limaj u bĂ« aleat i AleancĂ«s por pastaj u nda. NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, tradicionalisht partitĂ« e vogla kanĂ« pĂ«rfituar shumĂ« kur janĂ« bĂ«rĂ« pjesĂ« e listave tĂ« partive tĂ« mĂ«dha. PĂ«rveç qĂ« e kanĂ« pasur tĂ« siguruar kalimin e pragut, edhe numri i kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ« nĂ« kĂ«to lista ka qenĂ« shumĂ« mĂ« i madh sesa realisht qĂ« kanĂ« pasur. Gjithsesi pas zgjedhjeve kanĂ« pasur mundĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« shkĂ«puten dhe tĂ« shndĂ«rrohen nĂ« njĂ« subjekt autonom qoftĂ« nĂ« parlament dhe pastaj tĂ« kĂ«rkojnĂ« edhe pushtet. Gjithsesi, kĂ«saj radhe nuk ka ndodhur pasi LDK-ja e ka parĂ« qĂ« mĂ« shumĂ« do tĂ« humbte sesa do tĂ« pĂ«rfitonte me zotĂ«ri Limaj. Edhe akti i zgjedhjeve tĂ« kaluara kur hyri nĂ« zgjedhje me Haradinaj dhe pastaj u pĂ«rçan ka bĂ«rĂ« qĂ« partitĂ« tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« kujdesshme kĂ«saj radhe. Gjithsesi kjo e dĂ«mton zotĂ«rin Limaj pasi pothuajse s’ka asnjĂ« gjasĂ« tĂ« kalojĂ« pragun zgjedhor me kĂ«tĂ« kontekst politik”, thekson ai.

Koalicione parazgjedhore pĂ«rveç koalicionit nĂ« mes LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, Guxo, Alternativa dhe PartisĂ« Shqiptare Demokristiane, janĂ« zyrtarizuar edhe dy koalicione tĂ« tjera. Sipas KQZ-sĂ«, koalicion kanĂ« arritur “PAI – PDAK – LPB”, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga 3 parti politike: Partia e AshkalinjĂ«ve pĂ«r Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive tĂ« KosovĂ«s (PDAK) dhe LĂ«vizja pĂ«r BashkĂ«veprim (LPB); dhe koalicioni “Koalicija VAKAT”, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga 3 parti politike: Demokratska Stranka BoĆĄnjaka (DSB), BoĆĄnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 28 dhjetor.

Bisedimet nuk dhanë rezultat për koalicion, Limaj i hyn garës i vetëm për zgjedhjet e 28 dhjetorit



Nisma Socialdemokrate ka vendosur të garojë e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke i hedhur poshtë të gjitha spekulimet për një bashkëpunim parazgjedhor me subjektet tjera politike.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të cilat u mbajtën më 9 shkurt, NISMA kishte hyrë në garë në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me të cilin siguruan tri ulëse në Kuvend.

Në këto zgjedhje kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj kishte marrë 25 mijë e 718 vota. Mirëpo pavarësisht bashkimit të forcave në këto zgjedhje, pas shpalljes së rezultateve pati mosmarrëveshje mes Limajt dhe Haradinajt, për shkak që Limaj ishte shprehur i hapur për bashkëpunim me kreun e LVV-së, Albin Kurti.

Madje së fundmi nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj u shpreh se koalicioni me NISMA-n u shkaktoi dëm.

“Limaj ishte pjesĂ« e koalicionit, njerĂ«zit ndoshta e keqkuptojnĂ«, nuk kemi ne personale as me zotin Kurti, as me Limajn, as me kĂ«rkon, por nuk funksionoi ai koalicion. Mendoj qĂ« kemi pasur njĂ« dĂ«m edhe jemi shumĂ« tĂ« interesuam me shku kĂ«shtu qysh jemi”, tha Haradinaj.

Ndërsa ditëve të fundit ishte përfolur edhe një mundësi e afërt që NISMA të hynte në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj i tha Telegrafit ditë më parë se janë në diskutime me LDK-në për koalicion.

“Jemi nĂ« bisedime me LDK-nĂ«, sa i pĂ«rket PDK-sĂ« nuk kemi pas ftesĂ« dhe rrjedhimisht nuk ka ndodh asnjĂ« takim”, tha Limaj.

Por një marrëveshje e tillë duket se nuk u konkretizua. Kjo madje u vërtetua nga KQZ, e cila bëri të ditur se Nisma Socialdemokrate ka aplikuar si subjekt i vetëm politik për tu certifikuar për zgjedhjet e dhjetorit.

Nisma pritet të bëjë publike ditëve në vijim listën e plotë të kandidatëve dhe platformën me të cilën synon votën e qytetarëve në zgjedhjet e fundvitit. /Telegrafi/

Vetëvendosje garon në zgjedhje si koalicion me Guxo, Alternativën dhe PSHDK-në



Kur kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri në përfundim të afatit, deri në orën 20:30 të ditës së diele, 17 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje.

Tri nga këto subjekte politike janë koalicione që janë deklaruar në KQZ.

NĂ« mesin e kĂ«tyre koalicioneve tĂ« deklaruara Ă«shtĂ« edhe koalicioni “LĂ«vizja VETËVENDOSJE!”, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga 4 partitĂ« politike: LĂ«vizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Këto të dhëna janë bërë të ditura për nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka njoftuar se “deri mĂ« tani (e diel, 30 nĂ«ntor, ora 20:30) 17 subjekte politike kanĂ« plotĂ«suar online formularin e certifikimit pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« zgjedhjet e parakohshme pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s”, i cili, sipas tij, â€œĂ«shtĂ« i ngjhĂ«m me formularin e proceseve tĂ« kaluara zgjedhore”.

Sipas Elezit, këto subjekte politike kanë dorëzuar aplikimin:

Koalicionet:

1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga 3 parti politike: Partia e AshkalinjĂ«ve pĂ«r Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive tĂ« KosovĂ«s (PDAK) dhe LĂ«vizja pĂ«r BashkĂ«veprim (LPB)”;

2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga 3 parti politike: Demokratska Stranka BoĆĄnjaka (DSB), BoĆĄnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe

3. Koalicioni “LĂ«vizja VETËVENDOSJE!”, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga 4 partitĂ« politike: LĂ«vizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Partitë politike:

4. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;

5. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:

6. Kosovaki Nevi Romani Partia;

7. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;

8. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

9. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;

10. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;

11. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;

12. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;

13. SRPSKA LISTA;

14. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;

15. FJALA;

16. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;

17. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK).

Subjeketet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, kanë afat që deri më 7 dhjetor të dorëzojnë listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë.

Haxhiu: Pasi dëgjuam deklaratat e LDK-së e Nismës nuk bëmë përpjekje me Konjufcën



Më 19 nëntor, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të miratojë përbërjen e Qeverisë së re të propozuar nga Vetëvendosje dhe e udhëhequr nga Glauk Konjufca.

Nga 113 deputetë të pranishëm, vetëm 56 votuan për, 53 kundër dhe 4 abstenuan. Para kësaj, më 26 tetor kishte dështuar edhe përpjekja e parë e mandatarit Albin Kurti për të formuar Qeverinë.

Kjo situatë çoi në lëvizjen e Presidentes Vjosa Osmani, e cila më 20 nëntor shpërndau Kuvendin dhe shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme për datën 28 dhjetor, duke konstatuar se Kuvendi nuk kishte arritur të krijonte shumicë qeverisëse pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në këtë kontekst, ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Vetëvendosja nuk ka pasur asnjë mundësi reale për të krijuar koalicion, pasi disa prej partive politike e kishin bërë të qartë publikisht se nuk do të bashkëpunonin.

“S’kemi pas pĂ«rpjekje pĂ«r koalicion, po. Sepse ne i kemi dĂ«gjuar deklaratat publike edhe tĂ« LDK-sĂ« edhe tĂ« NismĂ«s. Edhe pas mandatimit tĂ« tij, menjĂ«herĂ« kanĂ« dal nĂ« deklarata. Madje disa prej tyre kanĂ« thĂ«nĂ« se Ă«shtĂ« shkelje kushtetuese, se kanĂ« thĂ«nĂ« duhen 61 nĂ«nshkrime, kanĂ« thĂ«nĂ« qĂ« vendi duhet tĂ« shkoj tĂ« zgjedhje menjĂ«herĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Haxhiu.

- YouTube youtu.be

Limaj: Nuk e votojmë këtë qeveri, nuk bëhet shteti kështu bre djem



Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se ata nuk do ta votojnë këtë qeveri të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Limaj tha se VV-ja krejt këto i ka kalkulime elektorale edhe për të dielën (ditën e balotazhit), edhe pas të dielës.

“Duke hequr nĂ« njĂ«rĂ«n anĂ« emrin e z. Konjufca, ju e patĂ« qĂ«ndrimin e z. Kurti. Edhe tha kĂ«shtu: ‘Po e bĂ«j njĂ« mandatar me qĂ«llim me i evituar dy palĂ« zgjedhje’, a ishte kĂ«shtu?”, tha Limaj nĂ« Rubikon tĂ« Klan KosovĂ«s.

Ai tha se me këto deklarata po tregohet joseriozitet.

“KĂ«ta tre muaj po e çojmĂ« Glaukun qĂ« mos me i pasĂ« dy palĂ« zgjedhje? A ishte kĂ«shtu? QĂ« kĂ«tu fillon joserioziteti. QĂ« kĂ«tu pĂ«rfundon çdo gjĂ«. Na ka treguar sot qartĂ«. Ne nuk i votojmĂ«, kĂ«to agjenda partiake, elektorale, s’kanĂ« absolutisht asgjĂ« nĂ« interes shtetĂ«ror, qĂ« dikush me pauzu, me shku me u kthy. Nuk bohet shteti kshtu, bre djem”, u shpreh Limaj.

Ndarja e mandateve në Prizren, PDK merr 13 asambleistë, LVV-9



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvendin e Komunës së Prizrenit për zgjedhjet e vitit 2025.

Me gjithsej 41 vende në Kuvendin Komunal, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është fituese kryesore, duke siguruar 13 mandate dhe 19,582 vota (32.34% të totalit).

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar 9 mandate me 12,916 vota (21.33%)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 6 mandate dhe 8,310 vota (13.73%)
Bashkimi Demokratik i Prizrenit ka marrë 3 mandate me 4,081 vota (6.74%)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 2 mandate me 3,140 vota (5.19%)
Kosova Demokratik TĂŒrk Partisi (KDTP) ka fituar 2 mandate me 2,718 vota (4.49%)

Kandidatët fitues:

PDK:

  1. Kujtim Gashi (19,582 vota)
  2. Islam Ukaj (1,593 vota)
  3. Arianit Berisha (1,178 vota)
  4. Adem Morina (1,043 vota)
  5. Driton Sallauka (919 vota)
  6. Nehat Elshani (829 vota)
  7. Luljeta Veselaj Gutaj (795 vota)
  8. ÇelĂ« Lamaj (787 vota)
  9. Endrit Zogaj (680 vota)
  10. Simir Krasniqi (667 vota)
  11. Ymran Fusha (496 vota)
  12. Drita Qenaj (374 vota)
  13. Dea Gavazaj (331 vota)

LVV:

  1. Dafina Alishani (12,916 vota)
  2. Ilir Gashi (1,098 vota)
  3. Karanfil Haxhillari (808 vota)
  4. Adem Shabaj (621 vota)
  5. Selman Sokolaj (533 vota)
  6. Zgjim Kryeziu (481 vota)
  7. Mergiton Gavazaj (476 vota)
  8. Nerimane Pllana Gashi (426 vota)
  9. Shqipe Shatri Çoçaj (385 vota)

LDK:

  1. Driton Selmanaj (8,310 vota)
  2. Florent Ukaj (937 vota)
  3. Qemal Krasniqi (735 vota)
  4. Haziz Hodaj (498 vota)
  5. Mimoza Memaj (378 vota)
  6. Agnesa Sinanaj Gavazaj (279 vota)

Bashkimi Demokratik i Prizrenit:

  1. Shukri Quni (4,081 vota)
  2. Sefidin Islamaj (479 vota)
  3. Liridona Veçgishti (307 vota)

AAK:

  1. Besnik Krasniqi (3,140 vota)
  2. Nazife Kokollari (243 vota)

KandidatĂ«t e tjerĂ« tĂ« zgjedhur pĂ«r Kuvendin Komunal tĂ« Prizrenit pĂ«rfshijnĂ« pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« subjekteve tĂ« tjera si NISMA Socialdemokrate, Guxo, SDU, Yenilikçi TĂŒrk Hareket Partisi dhe NOVA Demokratik Stranka.

Limaj: Dy partitë e mëdha mund të bashkohen për një alternativë ndryshe, Nisma është e gatshme të bëhet pjesë e saj



Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se dy partitë më të mëdha opozitare në vend kanë mundësinë të bashkohen për të ndërtuar një alternativë të re qeverisëse.

Ai tha se Nisma është e gatshme të japë kontributin e saj nëse ekziston një projekt serioz politik.

“Qytetari nuk mjaftohet me thanĂ« ‘po vij me njĂ« alternativĂ« ndryshe’. Ai don me pa veprime ndryshe. A po e bashkon kĂ«tĂ« zĂ« opozitar qĂ« duan njĂ« qeveri ndryshe? Çka po bĂ«n ti me veprime konkrete me afru kĂ«tĂ« bosht ose kĂ«tĂ« ekip?”, u shpreh Limaj nĂ« emisionin “Frontal”.

Sipas tij, përgjegjësinë për krijimin e një blloku të ri opozitar e mbajnë kryesisht dy partitë e mëdha.

“Dy partitĂ« e mĂ«dha e kanĂ« kĂ«tĂ« mundĂ«si. Atyre po ju flas, atyre qĂ« duan njĂ« qeveri ndryshe. PĂ«r me vazhdu njĂ«jtĂ« e kanĂ« LVV-nĂ«. Nisma Ă«shtĂ« e gatshme me dhanĂ« kontributin e vet pĂ«r bashkimin e kĂ«saj vote pĂ«r njĂ« alternativĂ« ndryshe, ama unĂ« duhet me i pa a ka hap serioz e konkret drejt krijimit tĂ« njĂ« alternative ndryshe,” tha Limaj.

Ai shtoi se Nisma do të mbështesë çdo projekt serioz që synon ndryshim real dhe që qytetarët mund ta shohin si mundësi të besueshme.

“Aty ku Ă«shtĂ« Nisma Ă«shtĂ« kryeministri i ardhshĂ«m i KosovĂ«s”, pĂ«rfundoi Limaj.

KQZ publikon rezultatet përfundimtare për Prishtinën, LDK me 15 asambleistë - PDK e LVV nga 12



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare për Asambletë Komunale në vend, përfshirë edhe kryeqytetin.

Sipas këtyre rezultateve, në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë partia me më së shumti asambleistë, duke siguruar 15 ulëse në Kuvendin Komunal.

Pas LDK-së, renditen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), të cilat kanë marrë nga 12 asambleistë secila.

Në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka fituar 5 mandate në Asamblenë e Prishtinës.

Ndërkohë, subjekti Lidhja e Prishtinës, e drejtuar nga Fehmi Kupina, ka arritur të sigurojë 4 asambleistë, pas një rezultati të konsiderueshëm në vota.

Po ashtu, PSD, Nisma Socialdemokrate dhe Guxo do të kenë secila nga një përfaqësues në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Asambleja e Prishtinës ka 51 asambleistë dhe për të formuar shumicën e thjeshtë duhen 26 vota.

Këto rezultate përmbyllin procesin e numërimit për zgjedhjet lokale, duke i hapur rrugë konstituimit të Asamblesë së re komunale në kryeqytet.

Më poshtë lista e kandidatëve që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Prishtinës.


Izmaku: Tri votat tona nuk do të krijonin shumicën, pritëm më shumë përpjekje nga opozita



Deputetja e NISMA Socialdemokrate, Xhevahire Izamku, ka bërë të ditur se nuk është ndjerë mirë që takimi i krerëve të partive politike me Presidenten e vendit nuk dha ndonjë rezultat.

Izmaku, në Debat Plus në TV Dukagjini, u shpreh se tri votat e NISMA-s nuk do të krijonin mazhorancën teksa deklaroi se tri vota do i jepnin edhe opozitës në rast se do të përpiqej që të krijonte një shumicë parlamentare.

“Dua tĂ« them qĂ« sot pĂ«rveç si deputet por edhe si qytetare nuk jam ndjerĂ« mirĂ« qĂ« pĂ«rkundĂ«r pĂ«rpjekjeve tĂ« presidentes nuk pati ndonjĂ« rezultat. Por ndjehem mirĂ« qĂ« Limaj dha maksimumin e tij edhe me tre deputetĂ« qĂ« tĂ« dalim nga ky ngĂ«rç politikĂ«. Duke e ditĂ« qĂ« Limaj qĂ« nga fillimi ka bĂ«rĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«rkundĂ«r linçimeve pĂ«r tĂ« dalĂ« nga ky ngĂ«rç politikĂ« – zgjedhjet qĂ« po duket se nuk mund t'i ikim do tĂ« prodhojnĂ« njĂ« proces teknik tĂ« votimit sesa njĂ« zgjidhje. Kam pritĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«rpjekje nga dy partitĂ« opozitare”.

“Ne kemi bĂ«rĂ« pĂ«rpjekje deri nĂ« fund por votat tona nuk do tĂ« siguronin mazhorancĂ«n edhe nĂ« ditĂ«n e votimit e pamĂ« qĂ« mungojnĂ« dy deputetĂ«t e shumicĂ«s joserbe, meqĂ« nuk kanĂ« ekzistuar numrat s’kemi pas qysh me hy nĂ« votim. Por, pĂ«rpjekjet tona ishin qĂ« tĂ« krijohej mazhoranca, tri votat tona po ashtu do tĂ« ishin edhe pĂ«r opozitĂ«n nĂ« rast se do tĂ« krijonte njĂ« shumicĂ«â€, deklaroi Izmaku.

- YouTube youtu.be

❌