❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ndërrimi i motmoteve, 250 persona paraqiten në spitalin e Durrësit

Durrësi ka kaluar një natë relativisht të qetë gjatë ndërrimit të viteve, pa incidente të rënda të rendit dhe sigurisë publike.

Burime nga policia bëjnë të ditur se, deri tani, nuk janë raportuar ngjarje problematike, me përjashtim të një zjarri të dyshuar si aksidental, i cili ka rënë gjatë natës në një market në lagjen nr. 8 të qytetit.

Zjarri u vu nën kontroll pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, duke shmangur përhapjen e flakëve dhe dëme më të mëdha materiale. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar

Ndërkohë, situata ka qenë më e ngarkuar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit. Burime spitalore konfirmojnë se rreth 250 persona janë paraqitur gjatë natës së kaluar dhe në orët në vijim, me problematika të ndryshme shëndetësore, përfshirë dhe të sëmurët kronikë.

Mes rasteve të trajtuara kanë qenë dehjet dhe komplikacionet e shkaktuara nga konsumimi i tepruar i pijeve, probleme kardiake, kriza hipertensioni, çrregullime të diabetit, si dhe raste infarkti, të lidhura kryesisht me konsumimin pa kujdes të ushqimit dhe alkoolit gjatë natës festive, shkruan TopChannel.

Mjekët e urgjencës apelojnë për më shumë kujdes me ushqimin e pijet edhe në ditët e para të këtij viti, për të shmangur komplikacione serioze shëndetësore. Ndërkaq mëngjesi i 1 janarit ka sjellë në jetë dhe beben e parë në maternitetin e Durrësit, një vajzë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndërrimi i motmoteve, 250 persona paraqiten në spitalin e Durrësit appeared first on Sinjali.

Tragjedia në Zvicër, Osmani: Shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave

Presidentja e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Vjosa Osmani, pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetin social X, ka shprehur ngushĂ«llime pĂ«r dhjetĂ«ra jetĂ«t e humbura pas njĂ« shpĂ«rthimi tĂ« fuqishĂ«m nĂ« barin “Le Constellation” nĂ« njĂ« qendĂ«r skijimi nĂ« ZvicĂ«r.

Gjersa ajo uroi shërim të shpejtë qindar personave të tjerë që kanë mbetur të plagosur.

 “NĂ« emĂ«r tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, u shpreh ngushĂ«llimet tona mĂ« tĂ« thella familjeve tĂ« viktimave dhe shpreh solidaritetin tonĂ« me popullin dhe institucionet e ZvicrĂ«s”, ka shkruar e para e vendit nĂ« X.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjedia në Zvicër, Osmani: Shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave appeared first on Sinjali.

Viti i Ri shndërrohet në kaos: Fishekzjarrë, zjarr dhe viktima në Holandë

Në Holandë, natën e Vitit të Ri policia u përball me dhunë të jashtëzakonshme, përfshirë sulme me fishekzjarrë dhe eksplozivë, thanë autoritetet.

Në Amsterdam, një kishë historike e shekullit të 19-të u përfshi nga zjarri gjatë orëve të para të vitit të ri, megjithëse ende nuk është përcaktuar shkaku i flakëve. Në pjesë të tjera të vendit, një djalë 17-vjeçar dhe një burrë 38-vjeçar humbën jetën si pasojë e incidenteve me fishekzjarrë. Në Bielefeld të Gjermanisë, dy 18-vjeçarë vdiqën pasi ndezën fishekzjarrë të përgatitur në shtëpi.

Në Hagë, disa grupe nga lagjet e ndryshme përfshinë përleshje në distriktin Transvaal.

Kryetarja e SindikatĂ«s Holandeze tĂ« PolicisĂ«, Nine Kooiman, tha se gjatĂ« turnit nĂ« Amsterdam u godit me fishekzjarrĂ« dhe eksplozivĂ« tĂ« tjerĂ«. Ajo e pĂ«rshkroi situatĂ«n si “dhunĂ« tĂ« pashembullt”.

Raportet për sulme ndaj policisë dhe zjarrfikësve u përhapën në gjithë vendin. Në qytetin jugor të Bredës, u hodhën bomba molotov kundër policisë, ndërsa në Roterdam spitali i syve trajtoi 14 pacientë me lëndime në sy, përfshirë 10 të mitur; dy prej tyre iu desh të operoheshin, shkruan BBC.

Në Amsterdam, kulla 50 metra e lartë e kishës Vondelkerk u rrëzua. Autoritetet thanë se çatia ishte dëmtuar rëndë, por pritej që pjesa tjetër e strukturës të mbetej e paprekur. Bazilika neo-gotike u projektua nga arkitekti Pierre Cuypers, i njohur edhe për projektin e Rijksmuseum, transmeton Sinjali.

Për të parandaluar incidente të ngjashme, një ndalim jozyrtar për fishekzjarrët pritet të hyjë në fuqi në 2026. Sipas Shoqatës Holandeze të Piroteknikës, vetëm këtë vit janë shpenzuar 129 milionë euro për fishekzjarrë, një rekord i ri.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Viti i Ri shndërrohet në kaos: Fishekzjarrë, zjarr dhe viktima në Holandë appeared first on Sinjali.

AUV asgjëson 19 mijë e 200 kg mish pule të infektuar me Salmonella

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se, pas një kontrolli zyrtar të kryer nga inspektorët e saj dhe me kërkesë të kompanisë APETIT Sh.p.k., Vushtrri, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp. në një ngarkesë mishi pule të importuar nga Polonia.

“MenjĂ«herĂ« pas konstatimit tĂ« kĂ«tij rasti, sasia e pĂ«rgjithshme prej 19,200 kg mish pule Ă«shtĂ« asgjĂ«suar, nĂ« pĂ«rputhje tĂ« plotĂ« me procedurat ligjore nĂ« fuqi dhe standardet e sigurisĂ« ushqimore”, njofton AUV.

Ata gjithashtu njoftojnë se do të vazhdojnë të monitorojnë situatën me kujdes të shtuar, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me operatorët ekonomikë që importojnë mish, për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post AUV asgjëson 19 mijë e 200 kg mish pule të infektuar me Salmonella appeared first on Sinjali.

Për vitin 2026, Papa Leoni bën thirrje për paqe

Papa Leoni nisi vitin 2026 me një apel për paqe, duke përmendur veçanërisht vendet e shkatërruara nga konflikti dhe familjet që vuajnë nga dhuna.

Ai kremtoi një Meshë për Vitin e Ri në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe më pas mbajti një lutje të veçantë në mesditë nga studioja e tij, me pamje nga sheshi i mbushur me pelegrinë dhe turistë në një ditë të ndritshme dhe të ftohtë dimri.

Leoni theksoi se 1 janari përkon me Ditën Botërore të Paqes, duke e përdorur këtë rast për të bërë një thirrje të veçantë, raporton Associated Press

“Le tĂ« lutemi tĂ« gjithĂ« pĂ«r paqen: jo vetĂ«m midis kombeve tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« konflikte dhe tĂ« prekur nga vuajtjet, por edhe brenda familjeve tona, ku dhuna ose dhimbja kanĂ« lĂ«nĂ« plagĂ«,” deklaroi ai, shkruan Sinjali.

Pas një periudhe të ngjeshur me kremtime të Krishtlindjeve, Papa do të ketë disa ditë pushim para se të përgatitet për festën e Epifanisë më 6 janar. Në këtë ditë, ai gjithashtu do të përmbyllë zyrtarisht Vitin e Shenjtë 2025, një ngjarje që zhvillohet vetëm një herë çdo çerek shekulli dhe tërhoqi miliona pelegrinë në Romë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Për vitin 2026, Papa Leoni bën thirrje për paqe appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Detaje tronditëse për dhunimin e 30-vjeçares në Fushë Kosovë: U njohën në Snapchat, u takuan te HIB Petrol, përfundoi e braktisur në mal

Një rast jashtëzakonisht i rëndë dhunimi është raportuar më 31 dhjetor 2025 në Fushë Kosovë, ku një grua rreth 30 vjeçe ka përjetuar dhunë seksuale dhe keqtrajtim çnjerëzor nga dy persona të dyshuar.

Sipas informatave, viktima A.H. 30 vjeçare ishte njohur me njërin nga të dyshuarit përmes rrjetit social Snapchat, të cilin e njeh vetëm sipas inicialeve L.G. Takimi i parë mes tyre kishte ndodhur fizikisht në pompën e derivateve HIB Petrol, në rrugën e Pejës, në Fushë Kosovë.

Pas kĂ«tij takimi, viktima kishte pranuar tĂ« shkojĂ« me tĂ« dyshuarin nĂ« motelin “Paris” nĂ« FushĂ« KosovĂ«. Sipas deklarimit tĂ« saj, menjĂ«herĂ« pasi kishin hyrĂ« nĂ« dhomĂ«, i dyshuari kishte ftuar edhe njĂ« person tjetĂ«r tĂ« panjohur. TĂ« dy dyshuarit, sipas viktimĂ«s, fillimisht i kishin ofruar alkool dhe mĂ« pas edhe substanca narkotike, duke e vĂ«nĂ« nĂ« njĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« fizike dhe psikike.

Në këto rrethana, viktima deklaron se ishte dhunuar seksualisht nga të dy personat. Duke tentuar të shpëtojë, ajo kishte dalë nga dhoma dhe ishte drejtuar drejt garazhit të objektit, por aty ishte kapur sërish nga të dyshuarit, të cilët e kishin futur me forcë në pjesën e pasme të veturës, duke e detyruar të qëndrojë e shtrirë.

Sipas deklarimit, viktima ishte transportuar me veturë drejt një zone malore në afërsi të fshatit Llapushnik, komuna e Drenasit, ku të dyshuarit e kishin nxjerrë nga automjeti dhe e kishin braktisur në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur.

Viktima është hasur më vonë nga njësia e autostradës në afërsi të rrugës së Pejës, pranë HIB Petrol, në gjendje të rënduar, ku ka marrë trajtim të menjëhershëm mjekësor. Pas stabilizimit, ajo ka dhënë deklaratën e saj para organeve kompetente.

Lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhĂ«ruar inicimin e veprĂ«s penale “Dhunim”, ndĂ«rsa viktima Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r ekzaminime tĂ« detajuara nĂ« Institutin e MjekĂ«sisĂ« Ligjore (IML). Hetimet janĂ« nĂ« zhvillim intensiv pĂ«r identifikimin dhe arrestimin e personave tĂ« dyshuar.

Rasti po trajtohet me prioritet të lartë, ndërsa institucionet janë duke ndërmarrë veprime për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur opinionin publik.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Detaje tronditëse për dhunimin e 30-vjeçares në Fushë Kosovë: U njohën në Snapchat, u takuan te HIB Petrol, përfundoi e braktisur në mal appeared first on Sinjali.

Rusia akuzon Ukrainën: 24 të vrarë në sulmin me dron gjatë Vitit të Ri

Rusia akuzoi Ukrainën të enjten për vrasjen e të paktën 24 personave, përfshirë një fëmijë, në një sulm me dron në një hotel dhe kafene ku civilët po festonin Vitin e Ri në një pjesë të kontrolluar nga Rusia në rajonin jugor Kherson të Ukrainës.

Ushtria e Ukrainës, e cila ka akuzuar Rusinë për vrasjen e shumë civilëve në sulmet e saj ndaj qyteteve ukrainase, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese me email për koment.

Vladimir Saldo, guvernatori i rajonit i instaluar nga Rusia, bĂ«ri fillimisht akuzĂ«n nĂ« lidhje me sulmin nĂ« njĂ« deklaratĂ«. Ministria e Jashtme e RusisĂ« dhe politikanĂ« tĂ« lartĂ« rusĂ« mĂ« vonĂ« akuzuan UkrainĂ«n pĂ«r kryerjen e “njĂ« sulmi terrorist”, raporton Reuters.

Të paktën një trup i vdekur ishte i dukshëm në imazhet nën një çarçaf të bardhë. Ndërtesa tregonte shenja se një zjarr i ashpër kishte shpërthyer dhe kishte diçka që dukej si njolla gjaku në tokë, shkruan Sinjali.

Saldo tha nĂ« deklaratĂ«n e tij se tre dronĂ« ukrainas kishin goditur vendin e festimeve tĂ« Vitit tĂ« Ri nĂ« Khorly, njĂ« fshat bregdetar, nĂ« atĂ« qĂ« ai e quajti njĂ« “sulm tĂ« qĂ«llimshĂ«m” kundĂ«r civilĂ«ve. Ai tha se shumĂ« njerĂ«z ishin djegur tĂ« gjallĂ«.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia akuzon Ukrainën: 24 të vrarë në sulmin me dron gjatë Vitit të Ri appeared first on Sinjali.

A po largohet sot trajneri i Chelseat nga klubi londinez?

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, raportohet se është pranë largimit nga klubi londinez, që mund të ndodhë që sot.

Ndërkohë, Sky Sports shkruan se Maresca nuk ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp përpara përballjes me Manchester Cityn, duke shtuar spekulimet se ndarja me klubin mund të ndodhë para zhvillimit të ndeshjes.

Sipas Alex Crook, shkaku kryesor i këtij vendimi lidhet me një përplasje mes Marescas dhe bashkëpronarit të Chelseat, Behdad Eghbali.

Chelsea ka zhvilluar një sezon me luhatje deri tani, duke u pozicionuar në vendin e pestë të renditjes, vetëm dy pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve.

Gjatë javëve të fundit, vetë Maresca ka pranuar se nuk ka ndjerë mbështetjen e nevojshme nga klubi, ndërsa situata duket se tashmë ka arritur në pikën kulmore.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A po largohet sot trajneri i Chelseat nga klubi londinez? appeared first on Sinjali.

E trishtë: 2026 fillon me tragjedi në Gjirokastër, tre viktima në një aksident

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në zonën e Bypass-it.

Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka ndodhur rreth orës 03:18 mes dy automjeteve që lëviznin në këtë segment rrugor. Mjetet drejtoheshin nga dy të rinj, 25 dhe 24 vjeç, të dy banues në Tepelenë.

Përplasja rezultoi fatale për të dy drejtuesit e automjeteve, si edhe për një pasagjer 27-vjeçar që udhëtonte në njërin prej mjeteve. Ndërkohë, një vajzë 19-vjeçare ka mbetur e plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore, shkruan Euronews.al.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Si pasojë, qarkullimi i automjeteve në këtë aks është zhvilluar me vështirësi për disa orë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: 2026 fillon me tragjedi në Gjirokastër, tre viktima në një aksident appeared first on Sinjali.

2025, vit i krizave, 72% e të rinjve shohin shpresë jashtë Kosovës

Viti 2025, shteti i Kosovës e gjeti vetën në krizë të thellë politike, duke zhvilluar 4 procese zgjedhore. Dy prej tyre ishin lokale, përfshirë balotazhin, dhe dy të tjera ishin parlamentare. Përderisa ato të 9 shkurtit ishin të rregullta, zgjedhjet e 28 dhjetorit ishin të jashtëzakonshme për shkak të mosformimit të institucioneve të reja udhëheqëse shtetërore.

Një krizë e tillë, e përcjell edhe me atë të ekonomisë e energjisë, ka bërë që qytetarët e vendit të shprehin pakënaqësitë e tyre për mirëqenien e tyre jetësore në Kosovë.

PakĂ«naqĂ«sia mĂ« sĂ« shumti Ă«shtĂ« shfaqur tek gjeneratat e reja. PĂ«r tĂ« kuptuar edhe mĂ« mirĂ« qĂ«ndrimet e tyre, thuhet se vetĂ«m 28% e tĂ« rinjve s’mendojnĂ« tĂ« largohen nga Kosova.

NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, rreth 72 pĂ«r qind e tĂ« rinjve nĂ« KosovĂ« e shohin veten, nĂ« nivele tĂ« ndryshme, me njĂ« tĂ« ardhme jashtĂ« vendit. TĂ« pyetur se sa e fuqishme Ă«shtĂ« dĂ«shira e tyre pĂ«r t’u larguar nga Kosova, vetĂ«m 28 pĂ«r qind thanĂ« se nuk synojnĂ« tĂ« emigrojnĂ«, shkruan REL.

Sipas statistikave të mbledhura nga platforma Coverge2EU, e cila ndjek gjendjen në vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian, Kosova vazhdon të mbetet prapa shumicës së vendeve të rajonit në shumë fusha.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 2025, vit i krizave, 72% e të rinjve shohin shpresë jashtë Kosovës appeared first on Sinjali.

I jep fund karrierës si xhudiste, Nora Gjakova: Për mu ka qenë e gjithë jeta ime

Sot, në ditën e fundit të vitit 2025, kampionia olimpike e xhudos, Nora Gjakova, ka vendosur të përfundojë një kapitull të rëndësishëm të jetës së saj, karrierën e saj sportive.

Pas 23 viteve përkushtim, sfidash, humbjesh dhe fitore të paharrueshme, Nora shpreh mirënjohjen më të thellë për rrugëtimin që ka kaluar dhe për gjithçka që ka arritur gjatë këtyre viteve.

PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetin sociale Facebook, ajo shprehet: “Sot po e pĂ«rmbyll njĂ« kapitull tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« pĂ«r mua ka qenĂ« e gjithĂ« jeta ime deri tash. Jam rritur dhe kam marrĂ« frymĂ« me sportin e xhudos, dhe ndihem e lumtur qĂ« kam jetuar Ă«ndrrĂ«n time”.

Nora gjithashtu falënderon të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të saj: familjes për hapat e parë dhe mbështetjen e vazhdueshme, trajnerin e saj, i cili e ngriti deri në titullin më të lartë të Kampiones Olimpike, shokët dhe shoqet e klubit në Pejë për çdo ndeshje dhe përkrahje, shtetin e Kosovës për nderin dhe krenarinë që i dha për të përfaqësuar vendin, si dhe gjithë shqiptarët kudo për mbështetjen gjatë viteve.

“Faleminderit tĂ« gjithĂ«ve qĂ« mĂ« keni qĂ«ndruar afĂ«r,” shkruan tutje Gjakova.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I jep fund karrierës si xhudiste, Nora Gjakova: Për mu ka qenë e gjithë jeta ime appeared first on Sinjali.

Parandalohet kontrabanda në Bllacë, sekuestrohen mbi 40 mijë fishekzjarre

Përgjatë kontrollit të një automjeti me targa zvicerane në pikën kufitare të Bllacës, janë sekuestruar mbi 40 mijë copë fishekzjarre, duke parandaluar kështu futjen e paligjshme të tyre në Maqedoninë e Veriut.

Në njoftimin e doganës thuhet se e gjithë hapsira e makinës ishte mbushur me mjete piroteknike, si dhe hetimet e mëtejshme treguan se fishekzjarret ishin blerë në Prishtinë dhe ishin të destinuara për kontrabandë në vend.

Në lidhje me këtë rast është ngritur kallëzim penal ndaj një qytetari nga Gostivari për tregti të paligjshme me materie eksplozive sipas njoftimit të Drejtorisë së Doganave.

“TheksojmĂ« se pĂ«rdorimi i piroteknikĂ«s ilegale pĂ«rbĂ«n njĂ« kĂ«rcĂ«nim serioz pĂ«r sigurinĂ« dhe shĂ«ndetin e qytetarĂ«ve, veçanĂ«risht tĂ« rinjve. Drejtoria e Doganave do tĂ« vazhdojĂ« me kontrolle tĂ« intensifikuara dhe aktivitete tĂ« koordinuara me institucionet kompetente me qĂ«llim parandalimin e tregtisĂ« sĂ« paligjshme dhe mbrojtjen e sigurisĂ« publike”, thuhet nĂ« njoftimin e DoganĂ«s sĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parandalohet kontrabanda në Bllacë, sekuestrohen mbi 40 mijë fishekzjarre appeared first on Sinjali.

Shtatë qytete të Kosovës mund të mbesin pa rrymë gjatë festës së ndërrimit të moteve

KEDS ka njoftuar se për festën e ndërrimit të vitit 2025-2026 janë marrë të gjitha masat e nevojshme si në aspektin organizativ, teknik dhe logjistik për të garantuar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, pavarësisht rritjes së konsumit gjatë periudhës së festave.

Ata tutje njoftuan se për këtë periudhë do të jenë të angazhuar rreth 500 punëtorë, të cilët do të jenë në terren dhe do të sigurojnë shërbime të tjera për të intervenuar menjëherë në rast të ndonjë avarie.

“JanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« gjitha pĂ«rgatitjet paraprake nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« natĂ«n e ndĂ«rrimit tĂ« vitit tĂ« ketĂ« furnizim stabil me energji elektrike, pĂ«rkundĂ«r ngarkesĂ«s sĂ« lartĂ« nĂ« rrjet, e cila kĂ«tĂ« vit Ă«shtĂ« nĂ« nivele tĂ« papara krahasuar me vitet e kaluara”, thanĂ« nga KEDS.

Pavarësisht përgatitjeve, KEDS ka paralajmëruar se disa rajone mund të kenë vështirësi për shkak të kapaciteteve të kufizuara të transmisionit. Këto zona janë Prizreni, Dragashi, Rahoveci, Shtimja, Xërxa, Malisheva, Suhareka dhe Lipjani.

Për këtë arsye, është punuar intensivisht në përgatitjet e planit operativ për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike gjatë ndërrimit të moteve. KEDS është i angazhuar për të siguruar që qytetarët të kenë energji elektrike pa ndërprerje gjatë festave të fundvitit, duke ndërhyrë shpejt në çdo situatë që mund të lindë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shtatë qytete të Kosovës mund të mbesin pa rrymë gjatë festës së ndërrimit të moteve appeared first on Sinjali.

Guterres paralajmëron liderët botërorë: Merreni seriozisht rrezikun e luftës

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, iu drejtua liderëve botërorë me një thirrje të fuqishme përpara Vitit të Ri, duke kërkuar që prioritetet globale të drejtohen drejt luftës kundër varfërisë dhe jo në rritjen e shpenzimeve ushtarake. Guterres theksoi se bota është përballur me një nivel konflikti që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“NdĂ«rsa kthejmĂ« faqen e njĂ« viti tĂ« trazuar, njĂ« fakt flet mĂ« shumĂ« se fjalĂ«t: Shpenzimet ushtarake globale janĂ« rritur nĂ« 2.7 trilionĂ« dollarĂ«, duke u rritur me pothuajse 10 pĂ«rqind. Kjo Ă«shtĂ« trembĂ«dhjetĂ« herĂ« mĂ« shumĂ« se e gjithĂ« ndihma pĂ«r zhvillim, ekuivalente me tĂ« gjithĂ« produktin e brendshĂ«m bruto tĂ« AfrikĂ«s.”

Ky është një pasqyrë e frikshme e shpenzimeve globale, e cila tregon një tendencë shqetësuese të rritjes së investimeve në luftëra, ndërkohë që ndihma për zhvillim dhe mundësitë për të luftuar varfërinë mbeten të pamjaftueshme. Guterres theksoi se prioritetet e botës duhet të ndryshojnë. Ai kërkoi që të investohet më shumë në sigurinë njerëzore dhe më pak në armatimin ushtarak.

“NĂ« kĂ«tĂ« vit tĂ« ri, le tĂ« vendosim tĂ« sqarojmĂ« prioritetet tona. NjĂ« botĂ« mĂ« e sigurt fillon duke investuar mĂ« shumĂ« nĂ« luftimin e varfĂ«risĂ« dhe mĂ« pak nĂ« luftĂ«ra. Paqja duhet tĂ« mbizotĂ«rojĂ«,” shprehet Guterres.

Apeli i tij ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë. Ai i kërkoi liderëve botërorë të marrin situatën seriozisht dhe të vendosin për njerëzit dhe planetin, duke e vënë paqen dhe drejtësinë në krye të axhendave të tyre politike.

“Merreni situatĂ«n seriozisht. Zgjidhni njerĂ«zit dhe planetin mbi dhimbjen. KĂ«tĂ« vit tĂ« ri, le tĂ« ngrihemi sĂ« bashku: PĂ«r drejtĂ«si. PĂ«r njerĂ«zimin. PĂ«r paqen,” shtoi ai.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Guterres paralajmëron liderët botërorë: Merreni seriozisht rrezikun e luftës appeared first on Sinjali.

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuar për trafikim narkotikësh

ËshtĂ« ekstraduar njĂ« shtetas shqiptar nga ShqipĂ«ria pĂ«r nĂ« KosovĂ« kĂ«tĂ« tĂ« martĂ« ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur Policia e KosovĂ«s.

Në njoftim thuhet se ky ekstradim u realizua nëpërmjet Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare, pasi kĂ«rkohej me urdhĂ«rarrest ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« lĂ«shuar nga institucionet e drejtĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s, pĂ«r veprat penale “Kultivim i narkotikĂ«ve dhe blerja, posedimi, shpĂ«rndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikĂ«ve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe se i njĂ«jti i ishte shmangur drejtĂ«sisĂ«â€, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Pas ekstradimit, i dyshuari iu dorëzua njësiteve përkatëse të Policisë së Kosovës, që do të vazhdojnë me procedurat tjera ligjore përkatëse.

“Policia e KosovĂ«s do tĂ« vazhdojĂ« shkĂ«mbimin e informacionit me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndĂ«rkombĂ«tare, me qĂ«llim tĂ« parandalimit, hetimit dhe zbardhjes sĂ« aktiviteteve kriminale, duke pĂ«rfshirĂ« hetimin e kryesve tĂ« veprave penale. Po ashtu, do tĂ« vazhdojĂ« gjurmimi dhe arrestimi i personave dhe grupeve kriminale qĂ« veprojnĂ« brenda dhe jashtĂ« vendit”, thuhet tutje.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuar për trafikim narkotikësh appeared first on Sinjali.

IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka dhënë disa këshilla se si të mbrohemi nga gripi sezonal duke e cilësuar atë si sëmundje akute infektive.

Disa prej këshillave janë: lani duart shpesh me ujë dhe sapun, mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini, shmangni kontaktin e ngushtë me persona të sëmurë, qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë, ushqehuni shëndetshëm dhe pini shumë lëngje si dhe vaksinohuni çdo vit kundër gripit sezozal.

Sipas tyre gripi sezonal te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, te të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Tutje thuhet se vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal appeared first on Sinjali.

“Kemi raketa Javelin dhe anije patrulluese”, Rama: Sot kemi ushtrinĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«paguar, ia kalojmĂ« SerbisĂ«

Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës vjetore me gazetarët, foli për ushtrinë dhe sistemin mbrojtës.

Ai u shpreh se vendi ynë ka raketa Javelin dhe tre anije patrulluese që i kanë dhuratë nga Italia si dhe radarë falë bashkëpunimit me Francën.

Ndër të tjera kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka sot ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, duke ia kaluar kështu edhe Serbisë.

“Kemi ushtrinĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«paguar nĂ« rajon, pĂ«rfshi edhe SerbinĂ«. Ambicia jonĂ« Ă«shtĂ« qĂ« ushtria jonĂ« tĂ« arrijĂ« nĂ« mesataren e vendeve tĂ« NATO-s sa I pĂ«rket anĂ«s financiare. Ky vit na gjen me njĂ« sistem raketor Javelin, na gjen me tre anije patrulluese qĂ« I kemi dhuratĂ« nga Italia, na gjen me radarĂ« falĂ« bashkĂ«punimit me FrancĂ«n. Ajo qĂ« mbetet ambicia kryesore Ă«shtĂ« ShqipĂ«ria njĂ« vend prodhues i industrisĂ« ushtarake”,  tha Rama para gazetarĂ«ve.

“Do prodhojmĂ« dronĂ«t luftarakĂ« dhe sistemet antidron. NĂ« 2026 do tĂ« shihni edhe produktet e para. Ne vazhdojmĂ« punĂ«n pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« kontrata tĂ« tjera pĂ«r industrinĂ« detare dhe ajrore”, shtoi ai tutje.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Kemi raketa Javelin dhe anije patrulluese”, Rama: Sot kemi ushtrinĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«paguar, ia kalojmĂ« SerbisĂ« appeared first on Sinjali.

Gjendet një person i vdekur në Lezhë, dyshohet se është vetëvrarë me armë

Një burrë 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Spiten të Lezhës.

Viktima, i identifikuar si Preng Perjaku, është konstatuar me dëmtime trupore, ndërsa nga veprimet paraprake dyshohet se rasti ka ndodhur në rrethana vetjake.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Lezhës për veprime të mëtejme, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Rreth orĂ«s 10:05, nĂ« banesĂ«n e tij nĂ« fshatin Spiten, Ă«shtĂ« gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., 65 vjeç. Grupi hetimor ndodhet nĂ« vendngjarje dhe po punon pĂ«r sqarimin e rrethanave tĂ« rastit”,  thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjendet një person i vdekur në Lezhë, dyshohet se është vetëvrarë me armë appeared first on Sinjali.

A po e nxjerr në shitje Real Madridi yllin e madh të skuadrës?

Arda GĂŒler po kalon njĂ« periudhĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme dhe tĂ« pasigurt nĂ« kĂ«tĂ« sezon, i mbushur me ndjenja tĂ« pĂ«rziera. Pasi e filloi sezonin si njĂ« nga transferimet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« Real Madridit, roli i tij ka pĂ«suar njĂ« tkurrje tĂ« dukshme çdo javĂ«, dhe tani diskutimet pĂ«r tĂ« ardhmen e tij nĂ« klub janĂ« gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« shpeshta.

Edhe pse mbetet një lojtar i talentuar, ai nuk është më një titullar i padiskutueshëm. Konkurenca e fortë, ndryshimet taktike dhe rikthimi i lojtarëve të tjerë kyç kanë ndryshuar statusin e tij, duke e bërë më të paqartë pozicionin e tij në ekip.

Ndërkohë, stafi i trajnerëve e vlerëson ende për aftësinë e tij për të krijuar mundësi dhe për vizionin e tij në fushë. Megjithatë, paraqitjet e tij të fundit kanë ngritur dyshime që kërkojnë një rishikim të rolit të tij për pjesën tjetër të sezonit.

Ardhja e Xabi Alonsos si trajner shënoi një pikë kthese për Arda Guler. Trajneri i besoi atij, i dha kohë të vazhdueshme loje dhe e bëri të rregullt në formacionin titullar për pjesën më të madhe të sezonit.

Numrat e mbështesin këtë besim. Turku ka luajtur 25 ndeshje zyrtare, duke qenë titullar në 21 prej tyre, dhe është përfshirë drejtpërdrejt në 10-të gola, me tre gola dhe shtatë asistime. Këto shifra pasqyrojnë rëndësinë e tij të vërtetë për ekipin.

Megjithatë, konteksti ka ndryshuar, sipas mediumin DefensaCentral. Kthimi i Jude Bellingham në mesfushë, përmirësimi i Rodrygos dhe konsolidimi i Aurelien Tchouamenit kanë zvogëluar margjinën e gabimit të Arda Guler, që do të thotë se ai nuk ka më avantazh në rotacion.

Problemi i Gulerit nuk është mungesa e talentit, por konkurrenca e tepërt. Te Real Madridi ka shumë kandidatë për shumë pak pozicione, veçanërisht në mesfushë.

Federico Valverde, Edouardo Camavinga, Brahim Diaz, Franco Mastantuono dhe vetë Guler po garojnë për vendin e fundit titullar, me kusht që sistemi të mos e detyrojë Valverden të luajë si mbrojtës i krahut. Kjo konkurrencë e vazhdueshme kërkon qëndrueshmëri maksimale.

Meqenëse turkut i është dashur të ndryshojë pozicionin e tij, duke u larguar nga zonat ku ndihet më rehat, ndikimi i tij është zvogëluar. Ai lufton për të gjetur hapësirë, e merr topin më larg zonës së penalltisë dhe humbet ndikimin në pjesën e tretë të fushës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A po e nxjerr në shitje Real Madridi yllin e madh të skuadrës? appeared first on Sinjali.

Koreja e Veriut teston raketa strategjike me rreze të gjatë veprimi

Koreja e Veriut njoftoi të hënën se kishte kryer lansimin e raketave strategjike me rreze të gjatë veprimi në drejtim të detit, si pjesë e një testi për forcimin e aftësisë së saj për të parandaluar kërcënimet bërthamore. Ky veprim vjen vetëm disa ditë pas shfaqjes së përparimit të dukshëm në ndërtimin e nëndetëseve të para bërthamore të Phenianit.

Sipas burimeve zyrtare të Koresë së Veriut, këto teste të realizuara gjatë së dielës janë pjesë e shfaqjes më të fundit të kapaciteteve të saj ushtarake, para kongresit të ardhshëm të Partisë së Punëtorëve, i cili pritet të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm. Ky do të jetë kongresi i parë pas pesë vitesh pauzë.

Interesi ndërkombëtar për këtë ngjarje do të përqendrohet në mundësinë që udhëheqësi Kim Jong-un të shpallë prioritetet e reja për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, dhe nëse ai do të reagojë ndaj kërkesave të Uashingtonit për rinisjen e bisedimeve për denuklearizimin, të cilat janë pezulluar prej kohësh.

Agjencia Koreane e Lajmeve raportoi se Kim Jong-un ka shprehur “kĂ«naqĂ«si tĂ« madhe” pĂ«r suksesin e lĂ«shimeve tĂ« raketave tĂ« sĂ« dielĂ«s, tĂ« cilat u realizuan nĂ« bregun perĂ«ndimor tĂ« vendit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Koreja e Veriut teston raketa strategjike me rreze të gjatë veprimi appeared first on Sinjali.

❌