UKRAINĂ â Kievi: Bisedimet me RusinĂ« dhe SHBA-nĂ«, kuptimplote dhe produktive
KIEV, 4 shkurt /ATSH-DPA/- Kryenegociatori ukrainas, Rustem Umerov i pĂ«rshkroi sot bisedimet e ripĂ«rtĂ«rira nĂ« Abu Dabi pĂ«r tâi dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s sĂ« RusisĂ« kundĂ«r UkrainĂ«s si âkuptimplote dhe produktiveâ, duke thĂ«nĂ« se ato synonin hapa specifikĂ« dhe njĂ« zgjidhje praktike.
Megjithatë, në një postim në Facebook, ai nuk dha detaje mbi bisedimet tripalëshe, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas takimit tripalësh, negociatat vazhduan në grupe pune.
Negociatat do të vazhdojnë nesër, raportuan disa media, duke cituar Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës.
Umerov përmendi një shkëmbim të mëtejshëm të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës si një rezultat të mundshëm.
Ai njoftoi në televizionin ukrainas se delegacioni i Kievit do të diskutonte gjithashtu marrëveshjet mbi garancitë e sigurisë dhe rindërtimin.
Dy ditët e fundit të negociatave u zhvilluan pavarësisht rifillimit të sulmeve nga Moska ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, ndërsa autoritetet ukrainase raportuan sulme gjatë natës në disa rajone gjatë dy ditëve të fundit.
Bombardimi la përsëri miliona njerëz pa energji elektrike dhe ngrohje gjatë temperaturave të ashpra të dimrit dhe ndërpreu riparimet e vazhdueshme në rrjet.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën për shkelje të armëpushimit të kufizuar të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe kërkoi një përgjigje nga Uashingtoni.
Raundi i parë i bisedimeve tripalëshe u zhvillua në mesin e janarit, ndërsa një takim pasues i planifikuar për të dielën e kaluar u shty me një njoftim të shkurtër.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi për një marrëveshje të mundshme të arritur gjatë bisedimeve të fundit në Abu Dabi se Ukraina nuk do të bashkohej me NATO-n, bazuar në burime pranë delegacionit të Moskës. TASS e bazoi këtë në burime pranë delegacionit të Moskës. //a.i/
The post UKRAINĂ â Kievi: Bisedimet me RusinĂ« dhe SHBA-nĂ«, kuptimplote dhe produktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.