Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Luan Baçi publikon pamjet nga përmbytjet në Fier: Rreth 50 krerë rrezikojnë të mbyten, mungesë ndërhyrjeje

✇Albeu
By: V K

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka postuar në rrjete pamje nga situata në Daullas të bashkisë Fier, e cila është alarmante pas daljes nga shtrati të lumit Seman.

Dhjetëra hektarë tokë bujqësore dhe disa stalla janë përmbytur, duke rrezikuar jetën e fermerëve dhe bagëtive.

Sipas deputetit të PD-së, Luan Baçi, rreth 50 krerë lopë ndodhen të bllokuara nga uji dhe rrezikojnë të mbyten, ndërsa niveli i ujit vazhdon të rritet dhe mungon ndërhyrja.

Banorët kërkojnë ndihmë urgjente nga institucionet për të shmangur dëme të rënda dhe humbje të pakthyeshme.

 

The post Luan Baçi publikon pamjet nga përmbytjet në Fier: Rreth 50 krerë rrezikojnë të mbyten, mungesë ndërhyrjeje appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin

✇Albeu
By: V K

Është shtyrë seanca paraprake në GJKKO, për Ilir Metën dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Seanca e sotme do të përcaktonte nëse dosja në ngarkim të tyre do të kalonte për gjykim ose jo, por pas 30 minutash seancë, është njoftuar shtyrja e saj për në datën 22 janar.

Ilir Meta, akuzohet nga SPAK, për korrupsion pasiv në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim. Ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim.

Ndaj ish-bashkëshortëve rëndojnë dhe akuzat për kryere të veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

The post Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin appeared first on Albeu.com.

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, nipi i deputetit të PS në GJKKO: Donin t’më vrisnin familjen, por…

✇Albeu
By: V K

Erigen Toska, është paraqitur sot si dëshmitar në gjyqin e Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes që mbahet në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit, aktualisht deputet i PD, Arjan Ndoj, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.

Toska ka treguar njërin nga episodet, kur i është vjedhur makina në 2019.

“Kam pasur makinë në pronësi Mercedes Benz ngjyra gri në vitin 2019. Një kopje çelësash kam pasur për ketë automjet. Në shtator të 2019 e kam parkuar në darkë posh banesës. Të nesërmen shkoj në vendin ku kam parkuar mjetin dhe nuk e gjej mjetin aty. Kam bërë më pas kallëzim në komisariatin numër 6 në Tiranë. 2-3 muaj më pas më ka marrë policia ne telefon, më kanë pyetur, për makinën. Çelësin e kam pas dorëzu tek policia. Kur është bërë kallëzimi”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë Plarent Dervishaj e pa pyetur: A të ka thirrur i njëjti prokuror edhe në një gjyq tjetër?

Toska: Jo nuk me kanë thirr.

Plarent Dervishaj: Si ka mundësi që ky dëshmitar kaq i rëndësishëm nuk është thirr tek procesi i Ariol Halilat dhe Redian Rrajës? Kaq kisha zotëri je i lirë mund të ikësh”, është përgjigjur më tej Dervishaj.

Ndërkohë në sallë ka dëshmuar edhe Ramazan Rraja, nipi i deputetit Rrahman Rraja, i cili akuzohet për sigurimin e kushteve për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Ramazan Rraja: Në 2019 kam qenë edhe në Shqipëri edhe jashtë, nuk e mbaj mend mirë, në cilat periudha. Nuk kam qenë i punësuar para së të arrestohem. Nuk kam pas konflikt në Durrës dhe as diku tjetër. Plarentin e njoh, Redianin e kam kushuri, te tjerët jo i kam njohur të gjithë në burg.

Unë kam pas të njëjtin numër nga 2017 deri në momentin e arrestimit mos gaboj është në emrin tim. Për lokalin Sodiak e di ku ndodhet, se njoh pronarin por kam qenë vetëm 1 herë. Nuk e njoh Arjan Ndojnë, Aleksandër Lahon as Andi Malokun, i kam parë në televizor. Nuk kam pasur aplikacion të enkriptuar. Nuk e njoh Ervin Matën, nuk di ku bie hotel Viktoria.

Në burg ndodhem se më keni fut ju, nuk kam ardh me dëshirë të madhe. I nderuar zoti prokuror, me gjithë respektin dhe për drejtësinë dhe ju, unë se kam idenë për çfarë kam siguru kushte, për akënd dhe asgjë. Nuk kam komunikuar me askënd, nuk i ka ndodh asgjë Genci Malokut, se di pse më akuzoni.

Prokurori: A keni dijeni që familja e Genci Malokut kanë ardh tek familja juaj?

Ramazan Rraja: Kam dijeni për këtë por kam parë në tv që ata kanë dashur të vrasin familjarët e mi, por ka dasht Zoti që ne e bëjmë gjumin rehat.

Prokurori: A ke dijeni për një detyrim monetar ndaj Plaurent Devishajt?

Ramazan Rraja: Në dijeninë time, nuk i kam askujt, kemi pi kafen me Dervishajn dhe na ka pagu kafen por detyrim tjetër si kam askujt.

Plaurent Dervishaj: Me datë 1 nëntor kur ka ndodh atentati, mund të na thoni ku keni qenë

Ramazan Rraja: Kam qenë jashtë Shqipërisë para dhe pas ngjarjes.

Ndërkohë seancë është shtyrë deri sa Dervishaj të zgjedhë një avokat tjetër, pasi avokati kryesisht ka dhënë dorëheqjen nga mbrojta pasi sipas tij është paragjykuar në këtë proces.

The post Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, nipi i deputetit të PS në GJKKO: Donin t’më vrisnin familjen, por… appeared first on Albeu.com.

Sherri në Lezhë/ Policia del me njoftim zyrtar: Nikolin Marku dhe kushëriri i tij u dhunuan nga vëllai i ish-deputetit të PS dhe djali i tij

✇Albeu
By: V K

Policia e Lezhës, ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me sherrin e ndodhur ditën e sotme në një lokal të qytetit, ku ka mbetur i plagosur Nikolin Marku dhe kushëriri i tij.

Sipas policisë rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe Nikolin Marku, 41 vjeç (kushërinj), ku dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit Gëzim Ndoka, rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi me iniciale Gj. M. dhe Nikolin Marku, të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit Gëzim Ndoka dhe K. N. kanë qenë të armatosur.

Sipas policisë, vijojnë kërkimet për kapjen Gëzim Ndokës, vëllai i ish-deputetit të PS-së dhe djali të tij.

Nikolin Marku akuzon Gëzim Ndokën se ka dhënë urdhrin që atë ta dhunojnë. Sipas Markut, mes 5 personave të maskuar, njëri prej tyre është paraqitur si nipi i ish-deputetit, djali i Gëzimit, ndërsa më pas kanë nisur ta dhunojnë.

Pre e dhunës ka rënë dhe kushëriri i tij. Po ashtu, Marku pohoi se gjatë kohës që shkoi sot në spital për mjekim, kishte shkuar Gëzim Ndoka dhe e kishte kërcënuar.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe N. M., 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit G. N., rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe N. M., të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit G. N. dhe K. N. kanë qenë të armatosur.

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N., si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

The post Sherri në Lezhë/ Policia del me njoftim zyrtar: Nikolin Marku dhe kushëriri i tij u dhunuan nga vëllai i ish-deputetit të PS dhe djali i tij appeared first on Albeu.com.

Monika Kryemadhi në GJKKO/ Batuta me gazetarët, përshëndet me dy gishta (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur në GJKKO, për seancën paraprake gjyqësore.

Siç shihet nga pamjet e publikuara, Kryemadhi shfaqet e buzëqeshur, ndërsa shkëmben batuta me gazetarët dhe operatorët teksa përshëndet me dy gishta, simbol i PD-së.

Kujtojmë se Kryemadhi po hetohet nga SPAK bashkë me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta.

 

The post Monika Kryemadhi në GJKKO/ Batuta me gazetarët, përshëndet me dy gishta (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ish-vjehrra përballet ‘live’ me ish-nusen: Lekë për thonjtë, qerpikët dhe për të bredhur ka, flet 33-vjeçarja: Fotot në Dubai janë të montuara

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, ish-nuse dhe ish-vjehrrë janë përplasur ‘live’, lidhur me akuzat se Blerina Basha ka braktisur tre fëmijët e saj të mitur, duke i lënë vetëm në një banesë me kushte të rënda hidro-sanitare.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ish-vjehrra e Blerina Bashës, është shprehur kritike ndaj ish-nuses, duke thënë se, “ajo nuk mund të thotë se nuk ka mundësi ekonomike, kur ajo ka para për të bredhur”.

“Kam folur me mamin tënd live dhe kam thënë që nuk mund t’i lëmë fëmijët në atë gjendje. Ka thënë që burri nuk më sjell lekë. Kërkoje ndihmë sociale. Po për të bredhur për të bërë qerpikët, për të bërë vetullat, për të bërë thonjtë, flokët a kishe lekë ti. More në qafë tri fëmijë, po më plas shpirti”, ka thënë ish-vjehrra.

Këto deklarata nëna e 3 fëmijëve i ka hedhur poshtë dhe se është kujdesur për fëmijët dhe se nuk i ka braktisur kurrë.

Sa i përket disa fotove që kanë qarkulluar në media pas bërjes publike të rastit, e reja Blerina Basha i ka mohuar se janë bërë në Dubai, por sipas saj, janë montuar. Ajo tha se të gjithë po lëshojnë lumë urrejtjesh ndaj saj.

“Janë foto të montuara. Janë të bëra nga aplikacionet, mund të montohen. Ka pasur mosmarrëveshjet, debatet. Fëmijët e mi nuk janë ushqyer kurrë me urrejtje ndaj babait dhe gjyshes së tyre. Këta persona po japin kaq urrejtje ndaj meje. Fëmijët e mi kanë ndenjur 2-3 muaj në Itali, pasi unë nuk mund të shkoja për shkak të dokumenteve, dhe dëgjoja, se e kam me video, ku fëmijët më shanin dhe flisnin me fjalë të ndyra. Të ndikuar nga ish-burri im”, tha Blerina Basha.

Ndërkohë, ish-vjehrra tha se nusja e saj shpërdoronte paratë, duke e akuzuar sërish që ka lënë fëmijë në gjendje të rëndë dhe është kujdesur për veten e saj.

“10 muaj jetonin fëmijët me mua në Itali. Në muajin e 5 ajo ka ikur dhe është larguar 5 muaj dhe s’ka ardhur. Ndoshta në Dubai nuk ka qenë, por në Kosovë ka qenë. Nëse fëmijët janë në atë gjendje, që bën thonjtë, e flokët, dhe qerpikët, e për të ngritur vetullat, mos kërko ndihmë nga shteti. E di kur kërkoj unë ndihmë, kur jam sëmurë. Ndihmë i kanë dhënë të gjithë. Por siç është në pamjet e jashtme, ashtu duhet të jetë dhe në shtëpi. Zgjeben s’ia solla unë nga Italia me valixhe asaj”, tha ajo.

 

The post Ish-vjehrra përballet ‘live’ me ish-nusen: Lekë për thonjtë, qerpikët dhe për të bredhur ka, flet 33-vjeçarja: Fotot në Dubai janë të montuara appeared first on Albeu.com.

Aksidenti i rëndë në Klos/ E mori rrjedha e përroit, vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj

✇Albeu
By: V K

Kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, po bëhen me kontrolle në bregun e lumit nga polumbarët të cilët po përdorin edhe dron përveç kërkimit në ujë.

Operacioni po zhvillohet në një gjatësi prej 25 kilometrash nga vendi, ku ka ndodhur aksidenti deri në hyrje të liqenit të Ulzës në fshatin Urakë të Matit.

Në terren, janë mbi 300 forca të përbëra nga shërbimet zjarrfikëse të Bashkive Mat e Klos, të Forcave të Armatosura, shërbimet e mbrojtjes civile, polumbarët e forcave RENEA e vullnetar të tjerë.

Prurjet e lumin Mat kanë rënë ndjeshëm, por është vështirë konstatimi i trupit për shkak të veshjeve tekstile apo mbeturinave të tjera që kanë ngecur në bimësinë anash lumit.

Po ashtu, dyshohet se 30 vjeçari mund të jetë mbuluar edhe nga zhavorri, çka e vështirëson akoma më shumë gjetjen e tij për shkak se uji është ende i turbullt.

 

The post Aksidenti i rëndë në Klos/ E mori rrjedha e përroit, vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj appeared first on Albeu.com.

Jam nipi Arben Ndokës/ Konflikt mes disa personave në një lokal në Lezhë, plagoset njëri prej tyre, i përfshirë edhe vëllai i ish-deputetit të PS-së

✇Albeu
By: V K

Një konflikt ka ndodhur në një lokal në qytetin e Lezhës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në konflikt është përfshirë edhe Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka.

Sipas burimeve paraprake, në ambientet e lokalit kanë hyrë rreth pesë persona të maskuar, disa prej tyre të armatosur, të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanë kërcënuar klientët.

Njëri prej tyre, sipas dëshmive, është prezantuar si nipi i Arben Ndokës.

Gjatë incidentit, Nikolin Marku dhe një person tjetër janë goditur dhe kanë mbetur të lënduar. Marku ka akuzuar Gëzim Ndokën si të përfshirë në konflikt.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e personave të përfshirë dhe sqarimin e motiveve të konfliktit.

The post Jam nipi Arben Ndokës/ Konflikt mes disa personave në një lokal në Lezhë, plagoset njëri prej tyre, i përfshirë edhe vëllai i ish-deputetit të PS-së appeared first on Albeu.com.

Jeta luksoze dhe pushimet ekzotike/ Gjykata e Tiranës rrëzon Prokurorinë për sekuestrimin e 50 milionë euro pasuri të Elman Abules dhe Kristian Boçit

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Tiranës, ka rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë për vendosjen e sekuestros preventive të disa pasurive që kapin vlerën e 50 milionë eurove, ku të përfshirë janë edhe biznesmeni Elman Abule dhe influenceri i njohur, Kristian Boçi.

Në tetor të vitit 2024, Prokuroria kërkoi vendosjen e sekuestrimit preventiv mbi pasuritë dhe asetet e personave të dyshuar, me qëllim parandalimin e tjetërsimit të tyre gjatë vijimit të hetimeve, raporton Birn.

Megjithatë, në një vendim të pazakontë për raste të tilla, Gjykata e Tiranës, rrëzoi kërkesën e organit të akuzës.

Vendimi u mor në shtator të vitit 2025 nga gjyqtari Altin Abdiu, i cili e cilësoi kërkesën e prokurorisë si të paplotë, joproporcionale dhe të pabazuar.

Sipas gjykatës, mungonte një analizë e thelluar kontabël, si dhe prova konkrete për përfshirje të mëparshme në veprimtari penale.

Burime pranë hetimit e përshkruan këtë vendimmarrje si jo të zakonshme.

“Ka indicie se palët kanë ndërmarrë përpjekje për të tjetërsuar pasuritë”, deklaroi një prokuror nën kushte anonimiteti, duke theksuar se hetimi është ende në zhvillim.

Në publik Kristian Boçi bie në sy për jetën e tij të luksit të, makinat e shtrenjta dhe pushimet ekzotike, të gjitha këtu të postuara në faqen e tij në “Instagram” me më shumë se 100 mijë ndjekës.

Por për Prokurorinë ka dyshime se pas gjithë këtyre fshihet një skemë e sofistikuar pastrimi parash, me burim të dyshuar nga krimi i organizuar.

Sipas hetimeve, bëhet fjalë për një mekanizëm kompleks financiar me vlerë rreth 50 milionë euro, i ndërtuar përmes huave fiktive dhe qarkullimit të parave cash.

Në këtë skemë dyshohet se janë të përfshirë shtatë persona dhe 14 subjekte tregtare.

Përveç Kristian Boçit, në qendër të hetimit ndodhet edhe biznesmeni Elman Abule, i njohur publikisht për lidhjet e tij të afërta me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe bashkëshortja e tij, Mariza Nito.

Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës të Elman Abules, Kristian Boçit dhe të personave të tjerë të përfshirë, i kanë mohuar kategorikisht akuzat.

Ata kanë argumentuar se pasuritë e klientëve të tyre nuk kanë origjinë kriminale dhe se pretendimet e prokurorisë nuk mbështeten në prova konkrete dhe lidhje shkakësore.

Prokuroria e Tiranës, konfirmoi për BIRN se procedimi penal ndaj personave të dyshuar vijon dhe se hetimet janë ende në fazë aktive.

Prokuroria dyshon se skema nis me biznesmenin Elman Abule, i cili furnizon fillimisht me para cash dhe hua një zinxhir shoqërish tregtare që i kontrollon përmes kompanisë “Fidalba”, e cila shërben si kompani mëmë.

Këto shoqëri, të ngarkuara me kredi dhe detyrime financiare, ia qarkullojnë më pas fondet njëra-tjetrës, duke krijuar në dokumente një burim të ri financiar, i cili kthehet sërish te “Fidalba” në formën e huave.

Me paratë e marra hua nga shoqëritë bija, kompania mëmë blen apartamente në rrugën e Kavajës në qershor 2023.

Elman Abule dhe bashkëshortja e tij, Marisa Nito, janë dy emra tashmë të njohur për drejtësinë. Abule, përveç këtij hetimi, akuzohet për pastrim parash edhe nga Prokuroria e Posaçme, në të njëjtën dosje me kryebashkiakun Erion Veliaj.

The post Jeta luksoze dhe pushimet ekzotike/ Gjykata e Tiranës rrëzon Prokurorinë për sekuestrimin e 50 milionë euro pasuri të Elman Abules dhe Kristian Boçit appeared first on Albeu.com.

E RËNDË/ Fëmija goditet nga mushka në kokë, niset me helikopter drejt spitalit sepse rruga është e prishur

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, shembja e rrugës në fshatin Bashaj, në një aks rrugor rreth 500 metra, ka detyruar Forcat Ajrore të ndërhyjnë me helikopter për të shpëtuar një fëmijë, i cili kishte pësuar një goditje në kokë dy ditë më parë nga mushka.

Fëmija ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u transportua me helikopter drejt spitalit të Vlorës, pasi ambulanca nuk mundi të shkonte në zonë për shkak të mungesës së rrugës.

Aksi rrugor rezulton i shembur prej pesë ditësh, së bashku me një pjesë të malit, problematikë për të cilën është raportuar edhe ditët e fundit.

The post E RËNDË/ Fëmija goditet nga mushka në kokë, niset me helikopter drejt spitalit sepse rruga është e prishur appeared first on Albeu.com.

PD dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit

✇Albeu
By: V K

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Partia Demokratike, ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese ankimin për shfuqizimin e votimit për Avokatin e Popullit.

Sipas pretendimeve të PD, Endri Shabani, është në shkelje të kushtetutës dhe rregullores së kuvendit dhe kërkon shfuqizimin e votimit në kuvend.

Parlamenti votoi më 11 dhjetor Endri Shabanin si Avokat të Popullit, i cili mori 85 vota pro të deputetëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate dhe tre kundër.

Partia Demokratike dhe Partia Mundësia, nuk morën pjesë në votim.

Opozita kundërshtoi procedurën e ndjekur, duke deklaruar se kishte tërhequr firmat mbështetëse për kandidaturat për Avokat të Popullit dhe se Endri Shabani nuk ishte kandaturë e mbështetur nga PD.

The post PD dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit appeared first on Albeu.com.

Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në SPAK por pritet në zbardhen në vijim.

Këlliçi është paraqitur edhe më herët në SPAK. Hera e fundit ka qenë në shtator 2025, ku u pyet lidhur me kallëzimet që ai ka depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme.

Ai ka depozituar disa padi në SPAK për abuzime sipas tij në Bashkinë e Tiranës.

Këlliçi ishte ndër denoncuesit e parë sa i takon aferës “5D”, duke çuar më pas në arrestimin e ish-zyrtarëve të Bashkisë.

The post Belind Këlliçi paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Braktisja e 3 fëmijëve në Durrës, zbardhet dëshmia e nënës: Kam punuar dy turne, s’kisha mbështetje, me ish-bashkëshortin…

✇Albeu
By: V K

Blerina Basha, bashkë me tre fëmijët e mitur vijon të qëndrojë në pediatrinë e spitalit të Durrësit. 33-vjeçarja, e cila shprehet se ka punuar me dy turne për të mbajtur fëmijët, pasi nuk kishte asnjë mbështetje familjare.

Ajo thotë se dje u ka blerë fëmijëve rroba, komplet pizhamash të ngrohta, dhe batanije për të kaluar natën në spital dhe askush nuk u ka dhënë veshmbathje, ndryshe nga sa ka deklaruar mbrëmjen e kaluar Ministria.

Kam punuar me dy turne për të mbajtur fëmijët, sepse nuk kam pasur asnjë mbështetje familjare. Prindërit e mi jetojnë në Francë dhe nuk kam asnjë të afërm këtu që të më ndihmojë për kujdesin ndaj tyre.

Në vitin 2025, ish-bashkëshorti më propozoi të bashkoheshim për të ikur në Itali. U bashkuam dhe ai u përgatiti dokumentet fëmijëve.

Në shtator më tha se nuk do të qëndronte më në Itali dhe m’i la fëmijët mua. Më kërkoi të rrija me të, duke thënë se nuk i mbante dot vetëm.

Unë qëndrova rreth tre muaj në Shqipëri për procedurat e dokumenteve dhe, sepse nuk mund të rrija pa fëmijët, i mora me vete për t’u kthyer.

Diskutuam që fëmijët të qëndronin me të atin në Itali, por unë nuk mund t’i lija larg, ndaj i mora dhe i regjistrova në shkollë këtu.

Në nëntor vjet, shkolla më njoftoi se dy djemtë nuk po shkonin në shkollë, pasi nuk kisha mundësi t’i çoja çdo ditë. Në atë periudhë, fëmijët rezultuan edhe me zgjebe. U komunikova situatën dhe kërkova ndihmë nga bashkia, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve sociale që të merrnin masa për rastin tim.

Bashkia nuk ka vepruar. Më thirrën në shkollë për mungesat e fëmijëve dhe u shpjegova se nuk kam mundësi të qëndroj e mbyllur në shtëpi me ta, pa punuar. U thashë se, nëse do të më ndihmonin konkretisht me shërbime sociale, do të qëndroja me fëmijët, por në kushtet kur nuk kishte ndihmë reale, isha e detyruar të punoja.

Nuk qëndrova tek ish-bashkëshorti, sepse nuk mund të jetoj me një person nga i cili jam e ndarë. Ai më ka dhënë vetëm 180 mijë lekë të vjetra si ndihmë për tre fëmijët, një shumë që nuk më mjaftonte, ndaj nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të shkoja në punë”, ka deklaruar ajo.

The post Braktisja e 3 fëmijëve në Durrës, zbardhet dëshmia e nënës: Kam punuar dy turne, s’kisha mbështetje, me ish-bashkëshortin… appeared first on Albeu.com.

Plagosja e dy shqiptarëve me armë zjarri në Greqi, zbardhen detaje nga atentati (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Detaje të reja janë mësuar nga atentati me armë zjarri në Greqi. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, u plagosën dy shtetas shqiptar në zonën e Agiou Dimitriou në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02.40 të mëngjesit të sotëm, kur një person ka hyrë brenda lokalit “O gyros tou asyrmatou” që ndodhet në rrugën “Politexniou 70” në pronësi të shtetasit Negri Sinovarfaj, 39-vjeç dhe ka hapur zjarr ndaj tij dhe babait të tij 70-vjeçar.

Autori i ka qëlluar të dy personat në këmbë duke i lënë të plagosur me nga një plumb secilin. Pas kësaj ai është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes.

Dy të plagosurit janë transportuar drejt spitalit në Paleo Faliro, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Negri Sinovarfaj

Policia po heton për rrethanat e ngjarjes, pa përjashtuar pistën e rivalitetit mes tifozëve të ekipeve të futbollit, pasi Sinovarfaj është pjesë e grupimit të organizuar të tifozëve të ekipit “A.E.K”.

The post Plagosja e dy shqiptarëve me armë zjarri në Greqi, zbardhen detaje nga atentati (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Parku eolik, Rama: Koha kur Shqipëria duhet të dalë në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit, deri në fund të dekadës do ta eksportojmë

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, në fjalën e tij në parkun eolik të Tropojës, kryeministri Edi Rama, tha se Shqipëria është drejt objektivit strategjik për ta bërë vendin tonë sovran në prodhimin e energjisë.

Gjithashtu, kreu i qeverisë deklaroi se koha kur Shqipëria duhet të dalë në treg, për të blerë energji po shkon drejt fundit.

Sipas kryeministrit, parku me kapacitet të pritshëm prej 600 MW, që po zhvillohet nga kompania amerikane CWP, është dëshmi se Shqipëria po ecën drejt një të ardhmeje energjetike të fortë dhe të qëndrueshme

“Edhe ky investim shkon në atë drejtim strategjik dhe në rrugën e përmbushjes së atij objektivi të madh strategjik për ta bërë Shqipërinë vend sovran në prodhimin e energjisë.

Kur na ka munguar shiu na është dashur të dalim në tregun ndërkombëtar dhe të blejmë energji me çmime të kripura, ndërsa kur shiu ka ardhur me shumicë shumë nga kjo vlerë potenciale që është uji të derdhet. Koha kur Shqipëria duhet të dalë në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit. Do të jemi në kategorinë e atyre vendeve që gëzojnë pavarësi të plotë kur vjen puna të prodhimi i kësaj lënde vitale për organizmin e një shteti.

Uji do të mbetet burimi kryesor, por kur energjia e diellit dhe erës kanë filluar të zënë vendin e tyre, vend që deri në fund të kësaj dekade do të jetë 30%, Me këtë 30% do kemi të garantuar që sistemi ynë do të jetë i vetëmjaftueshëm dhe cdo gjë e prodhuar përtej nevojave tona do ta eksportojmë. Kjo do të thotë jo më para për të blerë energji, por energji e shitur për të sjellë më shumë të ardhura”, tha Rama.

Rama deklaroi se sektori energjetik, është sektori i garave të hapura dhe i një pranie masive të kompanive me reputacion ndërkombëtar në pjesëmarrjen në këto gara.

“Meqe jemi në një fazë të historisë tonë kur fjala korrupsion është si ato këpucët e modës, që po nuk e nxori njeriu nga goja nuk është në mode, në këtë sektor kjo fjalë ka marrë një përgjigje të vazhdueshme sistematike dhe nuk ka një kompani të vetme serioze që ka marrë pjesë në këto gara që të ketë shprehur një rezerve sado të vogël lidhur me integritetin e garave dhe proceset e stabilizuar në këtë sektor. Të njëjtën dëshmi mund ta japin amerikanët e sektorit privat bashkë me të tjerët, sepse jo vetëm që nuk kanë ndeshur në Tiranë asnjë pengesë, por e kanë pasur qeverinë në krah për të kapërcyer edhe burokracitë absurde në nivelin vendor”, tha kryeministri.

The post Parku eolik, Rama: Koha kur Shqipëria duhet të dalë në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit, deri në fund të dekadës do ta eksportojmë appeared first on Albeu.com.

Prezantohet investimi/ Belinda Balluku: Parku eolik i Tropojës, një transformim drejt një ekonomie të qëndrueshme

✇Albeu
By: V K

Parku me kapacitet të pritshëm prej 600 MW, që po zhvillohet nga kompania amerikane CWP, është “dëshmi se Shqipëria po ecën drejt një të ardhmeje energjetike të fortë”.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me zëvendës kryeministren, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndodhen në aktivitetin që po mbahet sa i takon parkut eolik të Tropojës.

Në konferencën për shtyp, Balluku theksoi se ky park përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt transformimit të sektorit energjetik dhe ndërtimit të një ekonomie të qëndrueshme.

Ajo u shpreh se parku eolik i Tropojës nuk është thjesht një investim energjetik, por një dëshmi konkrete e ndryshimit që po përjeton Shqipëria.

Sipas saj, sektori energjetik shqiptar po hyn në një fazë të re zhvillimi dhe vendi nuk është më i varur nga një burim i vetëm energjie.

“Po ecim drejt një ekonomie të qëndrueshme, ku tranzicioni energjetik nuk është më vetëm një ide apo premtim, por një realitet që po merr formë çdo ditë. Kjo skemë e re energjetike bazohet në zhvillimin e burimeve alternative”, tha Balluku.

Ajo theksoi se investimet e huaja janë tregues i qartë i besimit strategjik ndaj Shqipërisë, duke bërë të ditur se aktualisht janë në proces rreth 1.5 miliardë euro investime private në sektorin energjetik.

Parku me kapacitet të pritshëm prej 600 MW, që po zhvillohet nga kompania amerikane CWP është “dëshmi se Shqipëria po ecën drejt një të ardhmeje energjetike të fortë dhe të qëndrueshme”.

Kujtojmë se në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë, kompania e mirënjohur CWP Europe nënshkroi një Deklaratë të Përbashkët Mbështetjeje për ndërtimin e Parkut të Erës në Tropojë, një nga projektet më të mëdha të energjisë së rinovueshme në Shqipëri.

Nënshkrimi u zhvillua në prani të kryeministrit Edi Rama dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila theksoi rëndësinë e investimeve të reja në energjinë e pastër për të ulur koston e energjisë dhe për të forcuar pavarësinë energjetike të rajonit.

“Sot po nënshkruani disa investime që do ta bëjnë pikërisht këtë. Nga prodhimi i energjisë së pastër në të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor. Te ruajtja e energjisë në Mal të Zi. Ato do të ulin koston e energjisë elektrike. Dhe gjithashtu do të kontribuojnë në pavarësinë tonë kolektive energjetike. Ju po ndërtoni një shtyllë të re energjetike jo vetëm për Ballkanin Perëndimor. Por për të gjithë Evropën”, tha shefja e BE-së.

Projekti i Tropoja Wind Farm, me kapacitet 600 MW, synon të rrisë ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë së pastër dhe të mbështesë strategjinë kombëtare të tranzicionit drejt burimeve të qëndrueshme.

Ky investim, do të ndihmojë Shqipërinë të shfrytëzojë potencialin e saj të madh natyror për energjinë e erës dhe të forcojë bashkëpunimin rajonal në kuadër të transformimit të gjelbër të Ballkanit Perëndimor.

“Me Tropojën dhe Monteçevën, ne po zhbllokojmë potencialin e madh të energjisë së rinovueshme të rajonit dhe po forcojmë bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen e Komisionit Evropian, Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve dhe Agjencisë së Promovimit të Investimeve të Malit të Zi në avancimin e këtij vizioni të përbashkët për një të ardhme energjitike të pastër, ekonomikisht konkurruese dhe të sigurt të rajonit dhe të Evropës në tërësi”, tha Dimitar Enchev, Drejtor Ekzekutiv në CWP Europe.

Një park gjigant ere në zonën e Tropojës pritet të vendoset në qendër të strategjisë kombëtare për energjinë e gjelbër, një investim që qeveria e cilëson si “një prej më të mëdhenjve në kontinent”.

Lajmin e bëri publik më 9 shtator zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë konferencës së ambasadorëve “Diplo 2025”.

“Në muajt në vijim po përgatitemi për një nga projektet më të mëdha eolike në kontinent. Parku i erës në Tropojë, i financuar nga një prej kompanive më të mëdha amerikane, do t’i shtojë kurorës sonë energjetike një tjetër komponent të gjelbër”, deklaroi Balluku.

 

The post Prezantohet investimi/ Belinda Balluku: Parku eolik i Tropojës, një transformim drejt një ekonomie të qëndrueshme appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë rreth orës 06:50, një aksident me vdekje ka ndodhur në Tiranë. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Gjeneral Nikols”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37-vjeç ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin appeared first on Albeu.com.

I dehur në timon dhe shkaktoi aksident/ AMP arreston punonjësin e policisë

✇Albeu
By: V K

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I.D., me detyrë Shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës. Pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, duke drejtuar mjetin e tij në aksin rrugor Milot – Morinë, është përfshirë në një aksident, ku si pasojë janë dëmtuar pasagjerët e automjetit tjetër, shtetasja XH.H., dhe fëmijët e mitur shtetasit Z.B., dhe S.B., të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.00 mg/l dhe 0.98 mg/l.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Lezhë.

The post I dehur në timon dhe shkaktoi aksident/ AMP arreston punonjësin e policisë appeared first on Albeu.com.

Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

✇Albeu
By: V K

Pronari shqiptar i një restoranti në Greqi dhe djali i tij, mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Mediat greke, raportojnë se ngjarja ka ndodhur Agios Dimitrios në Athinë, ndërsa të plagosurit janë pronari 70 vjeç dhe djali i tij 39 vjeç.

Sipas informacioneve, autorët e sulmit me armë ishin tre persona që mbërritën me makinë në orën 2:40 në biznesin që ndodhej në rrugën Agoniston Polytechneiou .

Sipas të njëjtave informacione, pronari 70-vjeçar i biznesit, me origjinë nga Shqipëria, u qëllua në këmbë. Djali i tij 39-vjeçar u plagos në kofshë dhe pulpë.

Oficerët e policisë që mbërritën në zonë mblodhën gjithsej 4 gëzhoja. Pas të shtënave, tre autorët u larguan me makinë në drejtim të panjohur, ndërsa FBI-ja greke ka marrë përsipër hetimin e rastit.

The post Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij appeared first on Albeu.com.

Situatë e vështirë në Qarkun e Korçës/ Rrëshqitje dherash, bllokime rrugore dhe mungesë energjie

✇Albeu
By: V K

Në Qarkun e Korçës vijon situata e vështirë, për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe kushteve të pafavorshme të motit.

Në Bashkinë Pogradec, disa familje u evakuan në fshatrat Cërravë dhe Dardhas, ndërsa rruga Trebinjë–Dunicë dhe rruga Zall–Torra mbeten të bllokuara.

Njësitë administrative dhe specialistët e Shërbimit Gjeologjik, po monitorojnë situatën dhe po hartojnë hapat e mëtejshëm të ndërhyrjes.

Në rrjetin rrugor, disa akse po pastrohen dhe kriposen pas reshjeve të borës, ndërsa qarkullimi në shumë zona kryhet normalisht me goma dimërore.

Problem mbeten aluvionet në Lozhan dhe reshjet e vazhdueshme në Libonik–Rëmbec–Plasë.

Në sektorin e energjisë elektrike, disa fiderë ruralë vijojnë të jenë pjesërisht pa energji, por të gjitha zonat me rëndësi kritike janë funksionale. Ekipet operative të OSSHEE janë në terren për riparime dhe monitorim të situatës.

The post Situatë e vështirë në Qarkun e Korçës/ Rrëshqitje dherash, bllokime rrugore dhe mungesë energjie appeared first on Albeu.com.

❌