Reagon shkolla âXhevdet Dodaâ: Nuk kishte ligjĂ«ratĂ« nga zyrtarĂ« tĂ« Speciales, por nga YIHR

Drejtuesit e shkollĂ«s sĂ« mesme âXhevdet Dodaâ nĂ« PrishtinĂ«, kanĂ« reaguar publikisht ndaj, siç thuhet, disa informacioneve tĂ« pasakta qĂ« po qarkullojnĂ« nĂ« opinion, duke sqaruar se nĂ« ambientet e shkollĂ«s nuk Ă«shtĂ« mbajtur asnjĂ« ligjĂ«ratĂ« nga zyrtarĂ« apo gjykatĂ«s tĂ« GjykatĂ«s Speciale.
Sipas reagimit, ligjërata në fjalë është organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), një organizatë e njohur për aktivitetet e saj edukative në shkolla të mesme dhe universitete, me fokus në edukimin juridik dhe qytetar të të rinjve.
Qëllimi i ligjëratës ka qenë informimi i nxënësve mbi sistemin e drejtësisë, llojet e gjykatave dhe mënyrën e funksionimit të tyre, përfshirë edhe gjykatën e Kosovës që funksionon në Hagë, në kuadër të një qasjeje të përgjithshme, neutrale dhe edukative.
Gjatë ligjëratës, procedurat dhe funksionimi i gjykatave janë trajtuar në mënyrë informative, pa përmbajtje politike apo qëndrime të njëanshme.
Shkolla thekson se çdo interpretim apo pretendim tjetër që sugjeron ndryshe është i pavërtetë dhe i pabazuar.
Po ashtu, bëhet e ditur se YIHR ka realizuar mbi 100 ligjërata të ngjashme në shkolla të mesme dhe fakultete në mbarë Kosovën, duke kontribuar në rritjen e njohurive juridike dhe qytetare të të rinjve.
Në reagim sqarohet se Drejtoria Komunale e Arsimit nuk ka qenë e përfshirë në dhënien e pëlqimit për mbajtjen e kësaj ligjërate, ndërsa autorizimi është dhënë nga Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSH).
NĂ« fund, drejtuesit e shkollĂ«s riafirmojnĂ« pĂ«rkushtimin ndaj transparencĂ«s, edukimit cilĂ«sor dhe informimit korrekt tĂ« nxĂ«nĂ«sve dhe opinionit publik, duke bĂ«rĂ« thirrje qĂ« pĂ«r informacione shtesĂ« palĂ«t e interesuara tâi drejtohen drejtpĂ«rdrejt organizatĂ«s pĂ«rkatĂ«se./Telegrafi.






































