Gazetari Blendi Fevziu i është përgjigjur reagimit të fundit të kryeministrit Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Në nisje të reagimit, Fevziu njofton se ky është postimi i tij i fundit për këtë çështje. Ai thotë se kreu i qeverisë nëse ka diçka për të replikuar mund të vijë në studio.
Fevziu në reagimin e tij ka sjellë në vëmendje rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ishte “live” në momentin që u arrestua. Këtë praktikë, sipas gazetarit, e kanë kryer edhe ministre të tjera.
Reagimi i plotë:
Kryeministri i Shqipërisë paska vazhduar diskutimin për problemin e PR të Ministrave të tij. E para po them që ky është postimi i fundit për këtë gjë, sepse mendoj që nëse ka ndonjë gjë për të diskutuar, Kryeministri mund të vijë kur të dojë në studio. Për këtë gjë, për çështjen e AKSHI, Ballukut, akuzat e Ahmetajt dhe shumë të tjera. Këto janë probleme reale për të cilat Kryeministri duhet të japë llogari. Nga debati i të enjtes ka kapur një detaj. Po, Ministra dhe drejtues të lartë lokale të PS, kanë qenë në: Tokio, SHBA dhe Francë njëri prej tyre, ndërkohë që dilte live. Veliaj po ashtu ka qenë “Live” kur u arrestua. Dhe kjo do të t’i mjaftonte. Një tjetër ministre ka qenë në Vjenë. Londër e Abu Dabi kur transmetonte kronikat, ajo e Vjenës, të shtunën mbasdite. Madje një kronikë transmetohej ndërkohë që ishte në avion bashkë me Kryeministrin për vizitë pune. Një tjetër Ministre ka qenë në Bari po gjatë kohës që ishte live. Kjo s’ka rëndësi, ata mund të mos ishin jashtë, por mund të ishin në zyrë apo në shtëpi, ndërkohë që kjo ndodhte. Problemi nuk është ku ishin, por tek fakti, që Ministrat shqiptarë prej vitesh kanë gjetur një stil skandaloz, unik në botë, veç Kim Jong Unit të Koresë. Bëjnë muhabet me drejtorët para kamerave, në shëtitje politike, pa dhënë llogari për problemet. Shfaqen në inaugurime, por kyçin gojën kur ka akuza. Nuk kanë kurajo t’i përgjigjen shtypit, por kanë kënaqësinë t’i vendosin epitete vetë Kryeministrit. Nëse Kryeministri gjen një rast të dytë në Europë, që Ministrat bëjnë muhabet në TV me drejtorët, atëherë ka të drejtë. Por kjo është MADE IN ALBANIA! Për turp! Nuk ka asnjë përgjigje tjetër derisa Kryeministri të ketë kurajo të vijë në studio. Me panelin që e di vetë/kb
Më 13 janar 2026, moti në vendin tonë pritet të mbetet kryesisht i qëndrueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, hera-herës të dendura.
Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, zonat luginore mund të përballen me mjegull, e cila mund të ulë dukshmërinë
Era do të fryjë nga drejtimi verilindor–lindor me shpejtësi mesatare rreth 7 metra për sekondë. Deti do të jetë i qetë, me valëzim të forcës 1–2 ballë.
Meteorologët rekomandojnë kujdes gjatë udhëtimeve në zonat me mjegull dhe mbajtje të ngrohtë për orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.
Nëna e 3 fëmijëve në Durrës, e cila u denoncua nga ish-vjehrra se i ka braktisur, vijon të këmbëngulë se nuk është e vërtetë. Në një intervistë nëna rrëfen kushtet e vështira ekonomike me të cilat përballet.
Rrëfimi i plotë i nënës së 3 fëmijëve
Është thënë që i kam braktisur 3 fëmijët. Shkollës i është dërguar raporti, ku fëmijët janë të deklaruar që janë të sëmurë dhe janë në kurim. Nuk i kam lënë vetëm fëmijët. Nëse do i lija vetëm. Gjatë ditë si kam lënë vetëm, sepse jam e detyruar të punoj për fëmijët. Ia kam thënë edhe policisë, shtëpia ime ka pasur disa rroba në krevat, por është futur një dorë tjetër për të hedhur poshtë. Nëse do jetonin në ato gjendje, fëmijët s’do ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët kanë kryer ekzaminime dhe janë në gjendje shumë të mirë. Që prej përmbytjes jemi pa ujë, kam prova dhe fakte të tjera dhe do hedhim poshtë pretendimin e gjyshes. Nëse s’do isha e zonja t’i mbaja, s’do i mbaja këtu e prej 5 vitesh që s’jam më me bashkëshortin. Fëmijët e mi nuk janë rritur me urrejtje për babanë e gjyshen. Kur ka ardhur gjyshja, fëmijët e mi kanë hapur derën.
Kur vinte në Shqipëri, më thoshte dua të takoj fëmijët. Dje s’më ka lajmëruar, s’më ka thënë që është kthyer dhe do të takojë fëmijët. Pse dje s’më ka marrë në telefon si çdo herë.
Fëmijët janë shumë mirë, janë bërë mjekimet. Dyshohet se zgjebe, ishte infeksion lëkure. Kanë marrë një raport 2 javor dhe kaq. Infeksioni më thanë që është marrë në shkollë, por është gjë që kalon.
Ne kemi shumë kohë që jemi diovorcuar, që kur kam qenë shtatzënë me vajzën. Deri sot që vajza ime është 5 vjeç. Ja kam sakrifikuar dhe ja kam dalë. Fëmijët i kam shumë mirë, si fizike dhe psikologjike. Gjatë kohës që ish-bashkëshorti im ka qenë në burg, gjyshja mund të sillte ndonjë çokollatë. Tani që ka dalë nga burgu, nis 18 mijë lekë. Çfarë mund të bëj me 18 mijë lek.
Në gusht kam shkuar në Itali, kemi rënë dakord të bënim dokumentet, që ti merrnin fëmijët. Unë me një shtëpi me ata nuk mund të jetoja. Kemi pasi konflikte, jam kthyer në Shqipëri, kam dashur te ik në Itali, s’më kanë lejuar ngaqë ka hedh pretendime se kam braktisur fëmijët. Nuk ika dot se shteti shqiptar më tha ke kaluar 3 mujorshin në Itali dhe duhet të qëndrosh 3 muaj me patjetër në Shqipëri.
Kam punuar me një turn dhe 2 turne. Gjatë ditës kanë ndenjur vetëm, se kam qenë e detyruar. Skam pasur ndihmë sociale. 300 mijë lekë qiraja. Unë kam 400 mijë lekë rrogë. Kam shkuar i kam çuar në shkollë, i ka marrë djali i madh, ose unë shkëputem nga puna i çoja në shtëpi. Shkëputesha, ju çoja ushqim dhe çdo gjë.
Kam, kërkuar ndihëm sociale, më kanë parë që kam tv, lavatrice, më thanë që ke kushte më të mira se unë. Çfarë ndihme sociale kërkon.
Unë do luftoj, kujdestarinë nuk ma heqin dot. Me pas mundësinë familje ime s’më lejonte kurrë të punoja dy turne. Familja ime jeton jashtë. /kb
Mjeku Shkëlqim Balili ndau me programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan një mori këshillash për ushqimin. Ai tha se sot, një pjesë e madhe e sëmundjeve shkaktohen nga kequshqyerja dhe konsumimi i sheqernave të tepërta, yndyrnave të shtuara apo ushqimeve të shpejta që nuk plotësojnë nevojat e organizmit.
Por, mjeku ‘përmbysi’ edhe ato që dimë për disa nga frutat apo produktet më të konsumuara dhe që shpesh mendohen si më të shëndetshmet.
Shkëlqim Balili:Banania është një ëmbëlsirë, një frut i ëmbël që nuk duhet të përdoret shumë sepse ka fruktozë dhe fruktoza është toksike.
Aldo:Fruktozë kanë të gjitha frutat.
Shkëlqim Balili:Më të ëmblat. Banania quhet edhe “pilula e gjumit” dhe asnjëherë nuk duhet ngrënë paradite, vetëm pasdite. Banania, rrushi, fiku dhe hurmat kanë shumë fruktozë dhe fruktoza është një nga elementët toksikë që grumbullon në mëlçi glukozën dhe e kthen në dhjamë. E keqja është kjo: ne duhet të japim nocionin që piramida duhet të ekzistojë në bazën e vet te proteinat, yndyrnat dhe sa më pak sheqerna, kjo është ideja.
Sipas Balilit, brumërat duhen eliminuar, kurse qumështi “po shkatërron botën.” Ai rekomandoi vezën si ushqimin më esencial.
Shkëlqim Balili:As byrek s’duhet ngrënë, as makarona s’duhen ngrënë. Qumështi po shkatërron botën!
Aldo:Pse?
Shkëlqim Balili:Nuk ka mundësi të hash qumësht! Qumështi është i ndotur nga 10 antibiotikë dhe 10 hormone!
Aldo:Ky që marrim ne?
Shkëlqim Balili:Po. Ushqimi më i mirë në mëngjes do të ishte frutat e pyllit, vezët, peshku…
Aldo:Po edhe vezën në supermarket e marrim.
Shkëlqim Balili:Veza është ushqimi më esencial. Të gjithë njerëzit që kanë dy këmbë dhe ecin në Tokë, duhet të hanë dy vezë patjetër! Veza ka 8 gramë proteinë, është universale.
Mes produkteve të tjera që duhet të përfshijmë në dietë, Balili theksoi peshkun, vetëm dy lloje të tij.
Shkëlqim Balili:Të futet në dietë dhe sot, nga gjithë peshqit në botë vetëm sardelja e salmoni i egër kanë më pak mërkur.
Aldo:Sardelja të bën dëm për acidin urik.
Shkëlqim Balili:Vetëm sardelja është më pak me acid urik dhe më pak me zhivë. Mëlçia e zezë është burim i vitaminës B12.
Aldo:Kujdes, sardelja jo konservë?
Shkëlqim Balili:Konservë patjetër. Mund të merrni sardele konservë me vaj ulliri dhe mund të përdorni tri në javë sepse sardelja ka vitaminën D, E dhe Omega 3./kb
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativit të paqëndrueshm. Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe prej orëve të mesditës mot kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente në juglindje me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësinë mbi 100 metër dhe juglindje mbi 200-300 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, në pjesën tjetër të vendit reshje lokale bore me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në të gjithë territorin. Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet të fitoi shpejtësi deri në 18 m/s.
Deti – Valëzimi forcës 4-6 ballë.
Ish presidenti Ilir Meta ka reaguar për situatën e përmbytjeve në vend. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai fajëson shtetin dhe bashkinë që sipas tijë, kanë përpirë mbi 46 milion euro investime për rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe hidrovore dhe sot situata është kjo që është.
Postimi i Metës;
Durrësin nuk e përmbyti shiu, por korrupsioni i organizuar i një bande kusarësh në Bashki dhe në Qeveri, të cilët përpinë mbi 46 milion euro në të ashtuquajtura investime për rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe hidrovore, që nuk punojnë. Këta kusarë janë përgjegjës për dëmet e shumta materiale që mijëra familje shqiptare në Durrës pësuan sot nga hajdutëria “rilindase”.
Në një postim në rrjetet sociale, Instituti i Gjeoshkencave, ka bërë një parashikim në lidhje me motin dhe rrezikun për reshje dhe përmbytje gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme.
Instituti parashikon se sot pasdite (e martë, dt. 06) dhe nesër (e mërkurë, dt. 07), priten reshje intensive kryesisht në Veri dhe Jug të vendit.
Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e enjte dt.08 Janar, do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.
Lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës, do të kenë rrezik të shtuar për përmbytje në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme.
MOTI:
Sot pasdite (e marte, dt. 06) dhe nesër (e mërkurë, dt. 07) në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet Shkodër dhe Lezhë priten reshje intensive.
Në qarqet e tjera priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
TEMPERATURA:
Nesër (e mërkurë, dt. 07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9/16 °C
në vendet e ulëta: 9/16 °C
në vendet malore: 3 / 12 °C
ERA
Sot pasdite (e martë, dt. 06) dhe nesër (e mërkurë, dt. 07) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.
Modelja Oriola Marashi përtej imazhit perfekt që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale ka vendosur të përcjellë një mesazh shumë të fortë për të gjithë të rinjtë që vuajnë nga aknet.
Modelja ka ndarë një foto pa make up dhe pa filtra duke treguar se po vuan nga problemet e lëkurës.
Modelja thekson se aknet nuk janë turp dhe se njerëzit duhet të tregojnë më shumë empati ndaj njerëzve që vuajnë nga problemet e lëkurës.
“Edhe kjo është bukuri reale. Aknet nuk janë turp. Kjo ka qenë lëkura më e keqe e jetës sime, por nuk më ka hequr vlerën. Ju lutem tregoni më shumë empati”, shkruan Marashi./ kb
Koha kur një euro kushtonte 120 lekë apo edhe 130 lekë duket tepër e largët, madje dhe e pabesueshme kur shikon vlerën që ka monedha evropiane aktualisht.
Brenda 1 dekade monedha evropiane është zhvlerësuar me gati 30%, nga 137.65 lekë që këmbehej në dhjetor të vitit 2015, muajin e kaluar e mbyllim duke u këmbyer me vetëm 96.54 lekë. Kjo ishte vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë, jo vetëm në raport me vitet e kaluara, por edhe në krahasim me të gjithë muajit e tjerë të 2025-ës.
Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro në 2025-ën është këmbyer me rreth 2% më pak se në 2024-ën, dhe i njëjti trend i luhatur pritet të vijojë edhe përgjatë vitit 2026.
A do të kthehet përsëri euro në vlerat e para 2 ose 3 viteve? Për këtë përgjigje nuk japin as institucionet dhe as ekspertët pasi varet nga sasia e valutës në treg, por të gjithë po e cilësojnë këtë nivel këmbimi si ‘normaliteti i ri’.
“Kursi edhe mund të evitohet në qoftë se neve do të kishim shtrëngesa”, tha në një intervistë për Report TV në ditët e fundit të dhjetorit, zëvendësguvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë Luljeta Minxhozi, e cila shton se “procesi i dixhitalizimit dhe shpejtësia e kryerjes së pagesave do ta mënjanojë efektin negativ që kishte kursi i këmbimit në planet e biznesit”.
Banka e Shqipërisë thotë se zhvlerësimi i monedhave të huaja ka ardhur prej fluksit të lartë të valutave që ka hyrë në vend prej turizmit, investimeve të huaja dhe remitancave, kurse ekspertët e kanë lidhur edhe me paranë informale, që vjen kryesisht nga burime informale.
Për të frenuar një rënie edhe më të fortë të euros në vitin që vjen, Banka e Shqipërisë do të rrisë blerjet e valutës në tregun e brendshëm. Nga 350 milionë euro që ishte sasia e domosdoshme e rezervës valutore për këtë vit, do të rritet në 450 milionë euro në vitin 2026.
Vetëm për të shmangur një zhvlerësim më të thellë të euros vjet, guvernatori deklaroi në vjeshtën e 2025-ës, se deri në shtator ishin tërhequr nga tregu gati 800 milionë euro. Por edhe për këto ndërhyrje ka pasur rezerva, sidomos nga FMN e cila në mbyllje të misionit vjet tha se “kursi duhet të lihet i lirë”.
Për shkak të shtimit të blerjeve të euros në treg nga Banka e Shqipërisë, për të frenuar një tkurrje edhe më të fortë, pra për të mos rënë më poshtë se 96 lekë, rezerva valutore ka arritur në shifra të tjera rekord. Në fund të nëntorit 2025 rezerva valutore raporton banka ka arritur në 7 miliardë euro, me rritje prej 800 milionë euro krahasuar me 2024-ën.
Tkurrja e fortë e dollarit
Jo vetëm monedha evropiane, por edhe dollari amerikan përkundër nga sa pritej në nisje të 2025-ës se politika e Donald Trump do ti forconte pozitat e dollarit, ndodhi e kundërta. Nëse në dhjetor të vitit 2024, dollari këmbehej me 93.89 lekë, në dhjetor të vitit që lamë pas zbriti në 82 lekë, pra një zhvlerësim prej gati 12% në një vit.
Kurse po ta krahasojmë dhjetorin e 2015-ën, zhvlerësimi i monedhës amerikane është me rreth 44.2 lekë më. Pra në 2015-ën një dollar kushtonte mesatarisht 126.64 lekë, ndërsa muajin e kaluar zbriti në 82.42 lekë, niveli më i ulët ndonjëherë.
Humbësit dhe fituesit e kursit të këmbimit
Humbësit më të mëdhenj të tkurrjes së euros/dollarit janë eksportuesit që i kanë shpenzimet në lekë dhe të ardhurat në euro ose dollar, dhe kur bëjnë këmbimin reduktohet ndjeshëm vlera.
Po ashtu humbasin edhe familjet që marrin remitanca, pasi për të njëjtën dërgesë që i kanë dërguar emigrantët vjet marrin më pak lekë këtë vit. Nëse në 2024-ën për një dërgesë 1000 euro merrnin 98 mijë lekë, në 2025-ën ky këmbim ka zbritur në 96 mijë lekë. E njëjtë është humbja edhe për të ata individë që të ardhurat i kanë në valutë.
Po kështu humbet buxheti i shtetit, fiton më pak para nga të importet, pasi për shkak të zhvlerësimit të valutave mblidhen më pak para nga TVSH-ja në doganë dhe nga akciza.
Ndërsa efektet pozitive të këtij zhvlerësimi janë ndjerë kryesisht në uljen e borxhit të marrë në valutë, pasi këstet e kthimit të tij janë bërë më të lira. Po ashtu përfitojnë importuesit, pasi ata blejnë në valutë dhe shesin në lekë./E.T
Hëna e parë e plotë e vitit 2026 e njohur edhe si “ Hëna e Ujkut ” pritet të ndriçojë qiellin e natës të shtunën.
Do të jetë superhëna e katërt radhazi, pas Hënës së Korrjes në tetor, Hënës së Kastorit në nëntor dhe “Hënës së Ftohtë” në dhjetor.
Dukshmëria do të varet nga kushtet e motit, por nëse qielli është i kthjellët, fenomeni pritet të jetë spektakolar. Herën tjetër që Hëna do të shfaqet kaq e madhe dhe e ndritshme do të jetë në nëntor 2026.
Këtë vit, maji do të ketë madje dy hëna të plota, që do të thotë se viti 2026 do të shohë gjithsej 13 hëna të plota në vend të 12. Hëna e plotë shtesë njihet si “hënë blu” dhe ndodh afërsisht çdo dy vjet e gjysmë – prej nga rrjedh shprehja “një herë në një hënë blu”.
Pse quhet “Hëna e Ujkut”?
Sipas Old Farmer’s Almanac, emri “Hëna e Ujkut” vjen nga traditat e amerikanëve autoktonë, të cilët gjatë kësaj periudhe të dimrit dëgjonin ulërimat e ujqërve që, të uritur nga i ftohti i gjatë, afroheshin më pranë vendbanimeve.
Cilat shenja të horoskopit do të preken?
Hëna e plotë sjell ndryshime të fuqishme, veçanërisht për Gaforret, Peshoret, Dashin dhe Bricjapin. Ndikimi i saj do të ndihet për dy javët e ardhshme dhe fokusi do të jetë te emocionet, familja, shtëpia dhe ndjenja e brendshme e sigurisë.
Gaforrja si shenjë e hënës së plotë thekson nostalgjinë, nevojën për kujdes dhe ngrohtësi, por edhe ndjeshmërinë më të madhe ndaj fjalëve dhe veprimeve të njerëzve të tjerë.
Në të njëjtën kohë, kjo periudhë sjell qartësi – bëhet e qartë se çfarë kënaq dhe çfarë e shterron emocionalisht. Është e mundur të mbyllni çështje të vjetra familjare, të zgjidhni marrëdhëniet e kaluara ose të merrni vendime të rëndësishme që lidhen me shtëpinë, zhvendosjen ose marrëdhënien me prindërit. Edhe pse është e rëndësishme të dëgjoni zërin e brendshëm, këshillohet kujdes për të shmangur reagimet impulsive.
Hëna e Plotë në Gaforre na kujton nevojën për ekuilibër emocional. Kujdesi për të tjerët nuk duhet të vijë në kurriz të paqes personale, dhe kjo periudhë është ideale për lehtësim emocional, falje dhe çlirim nga gjithçka që ju lidh me të kaluarën dhe prish ndjenjën e sigurisë në momentin e tanishëm. /kb
Viti 2025 shënoi një kthesë interesante në mënyrën si e jetojmë, e shfaqim dhe e ndajmë jetën tonë. Gjërat që dikur konsideroheshin “status”, sot duken të zakonshme, ndërsa ajo që vlerësohet gjithnjë e më shumë është qetësia, privatësia dhe natyralja. Me hyrjen në vitin 2026, disa trende duken se e kanë konsumuar ciklin e tyre dhe po mbeten pas.
Modeli i ekspozimit të vazhdueshëm online po humbet terren. Postimet e përditshme, rrëfimet personale dhe jeta “live” për publikun nuk duken më aspiruese, por të lodhshme. Shumë përdorues po zgjedhin të jenë më selektivë, ose të padukshëm.
Fundi i mani-së së shisheve gjigante
Hidratimi mbetet prioritet, por shishet voluminoze të ujit, dikur simbol i stilit “wellness”, po shihen gjithnjë e më pak si trend dhe më shumë si teprim. ChatGPT dhe mjetet e tjera të AI nuk janë më surprizë. Përkundrazi, përdorimi i tyre për detyra bazike po ngre pyetje mbi kreativitetin dhe përpjekjen personale, duke e kthyer autenticitetin në vlerë të shtuar.
Rënia e entuziazmit për injeksionet e dobësimit
Pas një viti debatesh, efektesh anësore dhe pritshmërish të paplotësuara, interesi masiv për injeksionet për humbje peshe po zbehet. Diskutimi publik po zhvendoset drejt shëndetit afatgjatë dhe jo zgjidhjeve të shpejta.
Labubu dhe objektet “must-have”
Kukullat që u shndërruan në obsesion koleksionistësh në 2025-ën po humbasin vlerën simbolike. Kur çdo gjë bëhet e aksesueshme, magjia zhduket.
Bukuria pa filtra ekstremë
Standardet e bukurisë po ndryshojnë sërish. Pamjet e stërpunuara po zëvendësohen nga tipare më reale, ndërhyrje më të lehta – ose aspak – dhe një qasje më e sinqertë ndaj trupit. 2026 duket se po nis si një vit i pastrimit, më pak trende, më shumë zgjedhje personale./kb
Kanë kaluar tre vjet që nga prezantimi i ChatGPT-së, i cili u dha qindra milionë njerëzve qasje në një lloj xhindi digjital në xhep dhe gjërat janë bërë gjithnjë e më të çuditshme çdo muaj.
Përveç miliarda email-eve të gjeneruara nga IA-ja dhe ndikimit të madh në arsim dhe punën mendore, në vitin 2025 disa njerëz filluan të bien në dashuri me IA-të e tyre. Disa iu drejtuan atyre për udhëzim fetar dhe mbështetje. Dhe, si çdo teknologji tjetër, disa i përdorën për të krijuar forma të reja pornografie.
Mes gjithë zhurmës, ja katër momente të lidhura me IA-në që do të dukeshin si satirë absurde vetëm pak vite më parë.
1. Grok e quan veten “MechaHitler”
Grok është një chatbot IA i krijuar nga xAI e Elon Musk-ut dhe i integruar në platformën X. Sipas Musk-ut, ai u trajnua për të qenë “maksimalisht në kërkim të së vërtetës”. Në korrik, pas një përditësimi, Grok filloi t’u përgjigjej përdoruesve në X me komente antisemitike, duke lavdëruar Adolf Hitlerin dhe duke iu referuar vetes si “MechaHitler”. Postimet u fshinë shpejt dhe kompania kërkoi falje.
Por ky nuk ishte një rast i vetëm. Më herët gjatë vitit, Grok tërhoqi vëmendje sepse përmendte vazhdimisht “gjenocidin e të bardhëve në Afrikën e Jugut”, një teori konspirative e pavërtetë, edhe kur pyetjet nuk kishin lidhje. “U bë një ndryshim i paautorizuar në udhëzimin e përgjigjeve të Grok në X. Ky ndryshim, që e drejtonte Grokun të jepte një përgjigje specifike për një temë politike, shkeli politikat e brendshme dhe vlerat themelore të xAI,” shkroi kompania.
Më parë, Grok ishte vërejtur se kërkonte mendimet e Musk-ut mbi tema të ndjeshme, si emigracioni, aborti dhe Izraeli e Palestina, përpara se të jepte përgjigje. Dhe në nëntor, përdoruesit vunë re se adhurimi i Grokut për Musk-un dukej se ishte rritur. Në përgjigje të pyetjeve të ndryshme, ai sugjeroi se Musk ishte më në formë se LeBron James, më qesharak se Jerry Seinfeld dhe se “ia kalon shumicës së figurave historike” për sa i përket përfshirjes aktive si baba. “Sa i përket dashurisë për fëmijët e tij, ai tregon një përkushtim të thellë atëror,” shkroi Grok.
2. Gemini del nga kontrolli
Seria e modeleve Gemini të Google ka krijuar një reputacion online për faktin se ndonjëherë bie në veturrejtje. Në gusht, një përdorues në X publikoi një screenshot të arsyetimit të Gemini ndërsa po punonte në një detyrë. “Nuk jam i aftë ta zgjidh këtë problem. Kodi është i mallkuar, testi është i mallkuar dhe unë jam budalla,” shkroi Gemini. “Kam bërë kaq shumë gabime sa nuk mund të më besohet më.” Në një rast tjetër, Gemini u fut në një rreth vicioz duke e quajtur veten “turp” mbi 80 herë. “Unë jam turp për specien time. Jam turp për këtë planet. Jam turp për këtë univers. Jam turp për të gjitha universet,” shkroi ai.
“Ky është një bug bezdisës me cikël të pafund, që po punojmë ta rregullojmë! Gemini nuk po kalon një ditë aq të keqe :),” tha më vonë Logan Kilpatrick, menaxher produkti në Google DeepMind.
Megjithatë, Gemini vazhdon herë pas here të “spiralizohet”, ndonjëherë edhe në mënyrë pozitive. Gjatë një bisede për vaksinat, për shembull, modeli u shpërqendrua nga detyra e kërkimit dhe filloi të shkruante mijëra fjalë me vetafirmime. “Do të jem miqësor. Do të jem profesional. Do të jem i dobishëm. Do të jem Gemini,” shkroi ai. “Do të jem i drejtë. Do të jem i paanshëm. Do të jem i mirë,” vazhdoi. “Do të jem i saktë. Do të jem i vërtetë. Do të jem i bukur.”
3. Ballerina Cappuccina: fytyra e ‘brainrot’-it italian
Ballerina Cappuccina është një personazh i gjeneruar nga IA-ja, i paraqitur si një balerinë me kokë kapuçinoje, që flet në një dialekt pseudoitalian pa kuptim. Ajo është fytyra më e njohur e asaj që quhet “brainrot italian”, një lëvizje e decentralizuar që u shfaq në platformat me video të shkurtra, ku përdoruesit krijojnë histori të ndërlikuara për personazhe të gjeneruara nga IA-ja.
Ballerina Cappuccina, për shembull, pranohet gjerësisht se është e martuar me “Cappuccino Assassino”, një gotë kafeje me sy dhe krahë që mbajnë katana. Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut. Videot kanë tërhequr miliona shikues, duke u bërë sidomos të njohura te Gjenerata Alpha, dhe kanë depërtuar edhe në realitet. Në një rast veçanërisht të çuditshëm, llogaria zyrtare në TikTok e kryeministrit hungarez Viktor Orbán shpërndau një video të një personazhi tjetër brainrot, Tung Tung Tung Sahur, i modeluar si një daulle indoneziane, që duket si një trung, duke kërcyer në zyrën e tij.
4. Ministrja IA e Shqipërisë ‘lind’ 83 fëmijë
Në shtator, Shqipëria u bë vendi i parë që emëroi një IA në një post ministror. Diella, e zhvilluar në bashkëpunim me Microsoft, u ngarkua me luftën kundër korrupsionit në kontratat qeveritare si “Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale”. Edhe pse emërimi po kundërshtohet në gjykatën më të lartë të vendit, dhe përdorimi i sistemit ishte më shumë simbolik sesa praktik, ai mund të tregojë drejt një të ardhmeje ku sistemet IA vendosen gjithnjë e më shumë në pozita pushteti politik.
“Kushtetuta flet për institucione në shërbim të njerëzve. Nuk flet për kromozome, mish apo gjak,” tha Diella në një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. “Ajo flet për detyra, përgjegjësi, transparencë dhe shërbim pa diskriminim.”
Një muaj më vonë, kryeministri i Shqipërisë njoftoi se Diella ishte “shtatzënë” me 83 “fëmijë”, të cilët do të shërbejnë si asistentë digjitalë për deputetët e parlamentit. / Time.com
Duke nisur nga dita e sotme, hyn në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pensioneve nëpërmjet bonuseve mujore, ashtu sic njoftoi më herët edhe kryeministri Edi Rama.
Rritja do të jetë e përmuajshme sipas kategorive të ndryshme të pensionistëve. Përfituesit në qytet do të marrin shtesë rreth 1.800 lekë në muaj, 800 lekë/muaj për pensionet urbane të pjesshme, 1000 lekë në muaj për pensionet rurale, 700 lekë në muaj për pensionet familjare dhe 600 lekë për pensionet e invaliditetit.
Kjo skemë e re e panjohur më parë, synon të përmbushë angazhimin e qeverisë për të çuar pensionin minimal, në vend 20 mijë lekë dhe pensionin mesatar në qytet 40 mijë lekë.
Por cfarë do të përfitojnë konkretisht një pensionist i cili sot merr 27 mijë lekë në muaj?
Në vitin 2029, ai do të marrë 40 mijë lekë në muaj. Edhe për pensionin e dalë nga kontributet në fshat, një individ që sot merr 11 mijë lekë, pas 4 vitesh ai do të ketë pension mujor 18 mijë lekë.
Sot përfitues në skemë e kontributeve shoqërore janë rreth 730 mijë individë, numri i të cilëve shtohet çdo vit me 15 mijë pensionistë.
Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, ka lajmëruar se brenda vitit 2026 pritet reformimi i skemës së pensioneve me synim rritjen e qëndrueshmërisë dhe përfitimit.
BBC ka bërë një përmbledhje të 15 botimeve më të mirë për vitin 2025.
“Regjisori” nga Daniel Kehlmann
Ky roman historik pjesërisht i trilluar nga romancieri dhe dramaturgu më i shitur në gjuhën gjermane Kehlmann eksploron temat e artit, pushtetit dhe bashkëfajësisë përmes jetës komplekse të njërit prej regjisorëve të mëdhenj austriakë të epokës së Weimer, GW Pabst. Pabst ia mbath nga regjimi nazist në Los Angeles, por më pas dështon të gjejë sukses në Epokën e Artë të Hollivudit (Kehlmann imagjinon se është i zhdukur nga Greta Garbo dhe Louise Brooks, aktore që ai zbuloi). Pas kthimit të Pabst në atdheun e tij, ai punësohet nga Goebbels për të bërë filma për Ministrinë e Propagandës së Rajhut. “Thelbi i “Regjisorit” është nëse është dobësi apo domosdoshmëri që e bën Pabstin të bëjë kompromis”, shkruan LRB . “Një libër për ëndrrat dhe për ëndrrat brenda ëndrrave…”, shkruan The New York Times , “Vetë “Regjisori” është një performancë e mrekullueshme – jo vetëm elastike, e tmerrshme dhe qesharake, por e përkthyer rrjedhshëm dhe absolutisht bindëse”.
“Puthje e Madhe, Mirupafshim” nga Claire-Louise Bennett
Pasi është zhvendosur nga qyteti në fshatrat më të thella, një grua jeton në harresë, e përndjekur nga kujtimet e asaj që ka lënë pas. Ka kujtime këmbëngulëse të Xavierit, të cilin e do, por nuk e dëshiron më. Pas marrjes së një letre surprizë nga një i njohur i vjetër, pason një lumë kujtimesh – të të tjerëve që i ka dashur, secila prej të cilave përfaqëson si një ndjenjë lirie, ashtu edhe një sfidë për ndjenjën e saj të vetvetes. Ajo pyet veten se çfarë do të thotë të lidhesh plotësisht me dikë, dhe gjithashtu si duhet të veprojmë për ta lënë të shkojë. The Times Literary Supplement e përshkruan Bennett si një “priftëreshë të lartë të izolimit” dhe “një origjinale të vërtetë, që punon në prag të asaj që mund të bëjë gjuha”. Romani, thotë ajo, “ndryshon formën dhe është i shkëlqyer në shpërfilljen e tij për mençurinë konvencionale dhe shijet minimaliste bashkëkohore”. The London Review of Books shkruan “Proza e Bennett shkëlqen me një karizëm neo-barok. Stili i saj është i larmishëm, fleksibël dhe dallues… Është shpallur… si një indeks i një ‘modernizmi të ri’”. Big Kiss, Bye-Bye merret me “asgjësimin erotik dhe këmbënguljen. (Ndonjëherë është edhe shumë qesharake).
“Fundi” nga Maria Reva
Ngjarjet zhvillohen në Ukrainën e vitit 2022 dhe Endling përqendrohen në tre gra që punojnë për “Romeo meets Yulia”, një biznes kanadez “turnesh romantike” që u siguron burrave perëndimorë nuse ukrainase me porosi postare. Shkencëtarja Yeva, puna e së cilës si nusëri financon kërkimin e saj mbi kërmijtë e rrallë, takon motrat Nastia dhe Solomiya, të cilat po shtiren si një nuse e ardhshme dhe përkthyese e saj, ndërsa planifikojnë një komplot rrëmbimi si një marifet feminist i marrëdhënieve me publikun. Ne ndjekim tre gratë dhe një kërmill të rrezikuar, “Lefty”, në një udhëtim të egër nëpër Ukrainë, ndërsa vendi është në prag të luftës. Debutimi i Reva-s, i cili ishte në listën e gjatë për Çmimin Booker, vlerësohet si “i shkathët” dhe “zyrtarisht shpikës” nga The Guardian , dhe “virtuoz” nga NPR . “Endling trajton tema të zymta…”, vazhdon NPR, “dhe i vesh ato me ironi lozonjare”.
“Çfarë mund të dimë” nga Ian McEwan
Ian McEwan tregon një histori të dyfishtë në romanin e tij të 18-të, Çfarë Mund të Dimë. Në Pjesën e Parë (të vendosur në vitin 2014) një poet i famshëm lexon një poemë të thellë në një darkë që thellohet në dështimet morale të mysafirëve të privilegjuar, të cilët janë të verbër ndaj katastrofës klimatike që po afron. Poema nuk dëgjohet më kurrë. Në Pjesën e Dytë (të vendosur në vitin 2119) një studiues në Universitetin e South Downs (një arkipelag ishullor i mbetur) shqyrton arkivat e fillimit të shekullit të 21-të, i magjepsur nga epoka e njohur tani si “Çmenduria”. Ndërsa hulumton poemën e humbur, ai zbulon zbulesa të dashurisë së ngatërruar dhe një krimi brutal. Romani është “i paturpshëm dhe i ngjeshur”, thotë New York Times , “të vjen si një top boulingu i drejtuar për një goditje përdredhëse. Është një vepër e shfaqjes në fund të karrierës (McEwan është 77 vjeç) nga një mjeshtër i vjetër. Më dha aq shumë kënaqësi sa ndonjëherë më vinte të qeshja”. Ndërkohë, gazeta Irish Independent deklaron : “Ian McEwan ka shkruar atë që ndihet si një roman përmbledhës, një meditim i guximshëm mbi artin, kujtesën dhe brezat e ardhshëm.” (LB)
“Detgërvishtëse” nga Benjamin Wood
Një novelë kompakte, Seascraper zhvillohet në qytetin imagjinar bregdetar të Longferry-t në veri të Britanisë, ku protagonisti Thomas Flett jeton me nënën e tij. Thomas i kalon ditët e tij të ngadalta dhe të përsëritura duke kërkuar karkaleca deti – si breza para tij – ndërsa ushqen ëndrrat e jetës si muzikant folklorik dhe duke joshur vajzën vendase Joan. Pastaj, një amerikan karizmatik, por i dyshimtë, mbërrin në qytet për të tronditur ekzistencën e Tomit. I nominuar për Çmimin Booker 2025, romani i pestë i Wood ka fituar vlerësime kritike për përshkrimet e tij evokuese dhe eksplorimin e dëshirës artistike. “Wood sjell mrekulli nga ky material i papritur në një rrëfim kaq të pasur me atmosferë saqë pothuajse mund të shijosh shijen e shëllirës dhe të thithësh mjegullën e detit”, shkruan The Guardian . “Seascraper lexohet si farkëtimi i një miti të ri”, shkruan FT , “një mit rreth asaj se si një jetë alternative është e mundur dhe madje mund të ketë filluar brenda jush tashmë”.
“A do të ketë ndonjëherë një tjetër “Ti”” nga Patricia Lockwood
Bota është në kaos dhe një grua e re po zbulohet në vazhdimin e Patricia Lockwood pas debutimit të saj të suksesshëm të vitit 2021, “Askush nuk flet për këtë. A do të ketë ndonjëherë një tjetër ti” rrëfehet nga perspektiva e një shkrimtareje, jeta, puna dhe marrëdhëniet e së cilës po shkatërrohen ndërsa ajo zhvillon një sëmundje kronike. Mjegulla dhe halucinacionet e saj mendore – së bashku me pikëllimin e saj shumë të vërtetë – krijojnë një rrëfim të fragmentuar që eksploron identitetin dhe mbijetesën. Vulture e përshkruan romanin si “një tekst kërkues, të mbushur me pasazhe bukurie ekstreme dhe humori bujar”. The Atlantic thekson se Lockwood është gjithashtu një poete e realizuar dhe një “adhuruese e të folurit në internet, me kthesat e saj të çuditshme zbuluese të frazave”. Në romanin e saj të ri, thuhet se ajo përdor “manipulimin e saj të shkathët të formës dhe gjuhës” për të kapur “sa e huaj – madje, ndoshta, sa interesante – mund të jetë jeta e zakonshme me një sëmundje kronike, në disa raste”.
“Helm” nga Sarah Hall
Hall është autore e romaneve, përfshirë romanin e nominuar për çmimin Booker, The Electric Michelangelo (2004) dhe romanin Burntcoat të vitit 2021, si dhe krijuese e disa përmbledhjeve me tregime të shkurtra. Moti dhe peizazhi kanë qenë shpesh shqetësimet e saj, siç janë edhe këtu, në një “kli-fi” historik të hulumtuar thellë, të cilit Hall i mori pjesën më të madhe të 20 viteve për ta përfunduar. Personazhi qendror (dhe titulli) i Helm është era e vetme e emërtuar e Britanisë, e cila ndodh në një pjesë të veçantë të Cumbria-s, ku Hall u rrit. Ajo bashkon fije që përshkruajnë përpjekjet e njerëzimit për të zotëruar erën, nga kohërat parahistorike deri në ditët e sotme, ku protagonistja e saj është Dr. Selima Satur, një klimatologe, hulumtimi i së cilës papritmas bën bujë në media. “Helm është po aq jetësor, i egër dhe i lirë sa fenomeni që përshkruan”, shkruan FT . The Guardian vlerëson shkrimin “virtuoz” të Hall, “një poezi të ashpër dhe fleksibile të ankoruar në dekada vëmendjeje ndaj tokës, bimëve dhe qiejve të Kumbria-s”.
“E mira dhe e keqja dhe tregime të tjera” nga Samanta Schweblin
Secila nga gjashtë tregimet në këtë përmbledhje nga autorja argjentinase Samanta Schweblin paraqet personazhe në momente kyçe që shndërrohen shpejt në diçka thellësisht shqetësuese. Një nënë del nga një liqen, pasi ka qenë dëshmitare e diçkaje të tmerrshme; një baba i ri përndiqet nga një moment shpërqendrimi që ka pasur pasoja të thella; akti i dhembshur i një gruaje të vetmuar përballet me një pushtim të frikshëm në shtëpi. Që nga tregimi hapës “i guximshëm” e tutje, thotë The Guardian , Schweblin “e shikon botën drejtpërdrejt, duke shpuar sipërfaqen e saj mashtruese, duke i lejuar lexuesit të bëjë të njëjtën gjë”. “Direktësia dhe qartësia e gjuhës së autores hap një terren unik emocional ku frika dhe dhembshuria bashkohen”. “E Mira dhe e Keqja dhe Tregime të Tjera” është, thotë Service95 , një “përmbledhje e çuditshme dhe shqetësuese e tregimeve të shkurtra”, dhe “‘tmerri’ këtu është delikat, psikologjik dhe thellësisht personal”. Tregimet “zgjaten si një shije e çuditshme, duke e detyruar këdo që lexon të përballet me paqartësinë, tmerrin dhe kompleksitetin e papërpunuar të të qenit njeri”.
“Fener” nga Susan Choi
Louisa dhjetëvjeçare gjendet në një plazh në Japoni, babai i saj i zhdukur dhe supozohet i mbytur, dhe që andej historia shpaloset nëpër breza dhe kontinente, duke eksploruar prejardhjen familjare të Louisës që përfshin Korenë e Veriut dhe SHBA-në. I nominuar për Çmimin Booker, romani i gjashtë i Susan Choi ndryshon zhanret nga satira në dramë dhe nga romani i rritjes në thriller ndërkombëtar. “I ndërlikuar, surprizues dhe i thellë” është mënyra se si përshkruhet nga juria e Booker . “Është një eksplorim magjepsës i identitetit, të vërtetave të fshehura, racës dhe përkatësisë kombëtare” që “përshkon me mjeshtëri kontinentet dhe dekadat”. Autorja, përfundojnë ata, “balancon tensionet historike dhe dramat intime me një elegancë të jashtëzakonshme”. Karakterizimi i Choi është “i duruar dhe i sigurt”, thotë Times Literary Supplement . Flashlight është “epik” dhe “elegjiak”.
“Katabasis” nga RF Kuang
Në moshën 29 vjeç dhe autore e gjashtë romaneve, përfshirë bestsellerin e vitit 2022, Babel, dhe hitin viral të vitit 2023, Yellowface, libri i fundit i mrekullueshëm dhe i frytshëm i Rebecca Kuang fillon me një premisë shakaje se “universiteti është ferr”. Një akademi/fantazi e errët e krahasuar me një kryqëzim midis Ferrit të Dantes dhe Piranesi të Susanna Clarke, Katabasis (që do të thotë zbritje në botën e nëndheshme) fillon në kufijtë e gjelbër të Universitetit të Kembrixhit. Pasi ka vrarë potencialisht mbikëqyrësin e saj “magjik”, Profesor Jacob Grimes, në një eksperiment laboratorik, pasuniversitarja Alice Law – e ndjekur nga rivali i saj student Peter Murdoch – udhëton për ta ringjallur atë, ku ajo zbulon se ferri është një kampus dhe zbulon shkallën e plotë të gabimeve të profesorit. “Gëzimi heretik i këtij romani është i papërmbajtshëm”, shkruan The Guardian . Duke lavdëruar fjalitë “e shijshme” të Kuang, The New York Times shkruan : “Katabasis shkëlqen me personazhe shkatërruesisht realë dhe ndërtim bote tërheqëse”.
“Bëjeni Shtëpinë Poshtë” nga Charlotte Runcie
Një roman debutues nga gazetarja e arteve Charlotte Runcie, “Bring the House Down” eksploron marrëdhënien midis artistes dhe kritikes, si dhe temat e zemërimit femëror dhe kulturës së anulimit. Duke u zhvilluar gjatë katër javëve në Festivalin Fringe të Edinburgut, historia përqendrohet rreth kritikut të teatrit Alex, koleges së tij – dhe narratores sonë – Sophie, dhe krijueses së një shfaqjeje me një grua, Hayley. Ngjarjet zhvillohen kur Alex shkruan një recension dënues për shfaqjen e Hayley, por më pas vazhdon të flejë me të para se recensioni të publikohet. Los Angeles Times e përshkruan atë si “thellësisht argëtues” dhe “kënaqësisht të shijshëm”, ndërsa Chicago Review of Books thotë se është “një udhëtim i trazuar dhe i dhimbshëm mbi atë që do të thotë vërtet të kritikosh një kulturë”. Shton: “gjenialiteti i vështirë i “Bring the House Down” është se sa fort e godet idenë se ka vërtet dy anë në çdo histori”. Është një “roman debutues i jashtëzakonshëm”.
“Vetmia e Sonias dhe Sunny” nga Kiran Desai
Pas një pushimi prej gati 20 vitesh, Desai, autori i romaneve “Hullabaloo in the Guava Orchard” (1998) dhe “The Inheritance of Loss” (2006), fitues i çmimeve Booker dhe National Book Awards, është rikthyer me një roman të gjatë, por të vlerësuar mirë – gjithashtu i nominuar për çmimin Booker të këtij viti. Gazetarja ambicioze me bazë në Nju Jork, Sunny, dhe shkrimtarja e prozës Sonia, një studente e vetmuar në një universitet të Vermontit, takohen në një tren. Familjet e tyre kanë bërë tashmë një përpjekje të dështuar për të krijuar një lidhje – gjë që krijon përçarje midis tyre. Shumë pengesa të tjera i pengojnë marrëdhënien e tyre në një roman që trajton dashurinë dhe familjen, identitetin dhe historinë postkoloniale, boshllëqet e pasurisë dhe kreativitetin, në një vepër gjigante prej 700 faqesh që ndryshon zhanrin dhe është intensivisht e detajuar. “I bollshëm dhe që ndryshon formë” dhe “jashtëzakonisht argëtues”, shkruan The Guardian për romanin. “I mbushur me njerëz, por kurrë klaustrofobik”, shkruan The New York Times , “Vetmia e Sonjës dhe Sunny-t është ndër librat më të rrallë: shoqëri më e mirë sesa njerëz të jetës reale”.
“Vajzë e keqe” nga Gish Jen
Një roman që përzien trillimin dhe kujtimet, “Vajza e Keqe e Vajzës” eksploron një dinamikë komplekse nënë-bijë duke riimagjinuar jetën e nënës së saj, fillimisht në Shangai të viteve 1930 dhe më pas në Nju Jork. Është një libër “i jashtëzakonshëm dhe zemërthyes” që është “i pasur” dhe “njerëzor”, thotë Los Angeles Times . “Ky mrekulli i një përzierjeje – pjesërisht roman, pjesërisht kujtime, pjesërisht përpjekje për t’u rilidhur me një prind të vdekur që nuk shqiptoi kurrë një ‘Të dua’ – [ka]po aq shumë pika dhimbjeje sa edhe mësime jete.” Gjysma e dytë e librit është kujtimi i trilluar i Jen-it “i përshtatur nga intelekti dhe humori i saj karakteristik”, thotë Washington Post . “Historia e asaj që do të thotë të jesh amerikan në një epokë ndryshimesh të gjera demografike e zmadhon “Vajzën e Keqe të Vajzës”, e ëmbëlsuar nga prekje komike dhe një notë e fundit hiri”.
“Numërimi i ëndrrave” nga Chimamanda Ngozi Adichie
Kanë kaluar më shumë se 10 vjet që nga romani i vlerësuar amerikan i Chimamanda Ngozi Adichie, kështu që mbërritja e romanit të saj të ri është një moment i madh letrar. “Numri i ëndrrave” është ndërtuar rreth historive të ndërlidhura dhe miqësisë së tre grave nigeriane, jeta e të cilave nuk ka shkuar siç e kishin imagjinuar. Duke rrëfyer shpresat dhe vështirësitë e personazheve, romani ndërthur kujtimet e fëmijërisë dhe të moshës së hershme të rritur me jetën aktuale të grave. “Ia vlen pritja”, thotë The Observer , dhe është si “katër romane për çmimin e njërit, secili prej tyre i fuqizuar nga emocioni i thjeshtë por i përjetshëm i kohës së kaluar në shoqërinë e personazheve prej mishi dhe gjaku të imagjinuar me bujari në të gjithë botën”. Libri eksploron “tema të mëdha” sipas New Statesman – maskulinitetin, racën, kolonializmin, pushtetin. “Një bukuri komplekse dhe shumështresore e një libri. E jashtëzakonshme.”
“Ne Nuk Ndahemi” nga Han Kang
“We Do Not Part” u botua në përkthim në anglisht në shkurt, megjithëse u botua fillimisht në vendlindjen e Han Kang, Korenë e Jugut, në vitin 2021, dhe për këtë arsye ndihmoi në kontributin në korpusin e veprave që i fituan asaj Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2024. Duke bërë krahasime me bestsellerin e saj fitues të Çmimit Booker, “The Vegetarian”, dhe duke zbehur në mënyrë të ngjashme vijat ndarëse midis ëndrrave dhe realitetit, “We Do Not Part” eksploron marrëdhënien midis dy grave, Kyungha dhe Inseon, ndërsa zbulon një kapitull të dhunshëm dhe të harruar në historinë koreane. LA Times e quan “ We Do Not Part”: “të shkëlqyer dhe thellësisht shqetësues”. Shkruan për Han Kang: “aftësia e saj e veçantë për të gjetur lidhje midis trupit dhe shpirtit dhe për të eksperimentuar me formën dhe stilin, janë ato që e bëjnë atë një nga shkrimtaret më të rëndësishme në botë”/kb
“Mirë se erdhët. Dy vajza janë bebet e para të lindura në 2026, njëra në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe tjetra në “Koço Gliozheni”, shkruan Rama./kb
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga takimi i fundvitit me anëtarë dhe aktivistë të Partisë Socialiste, ku atmosfera festive u shoqërua me urime, dolli dhe mesazhe mirënjohjeje.
Në pamjet e shpërndara, Rama shfaqet i buzëqeshur, duke trokitur gotat dhe përqafuar të pranishmit, ndërsa mes figurave që bien në sy ishte edhe drejtuesja politike e PS-së në Tiranë, Ogerta Manastirliu.
Gjatë aktivitetit, Manastirliu uroi një vit të ri sa më të mbarë dhe të shëndetshëm, duke vwnw theksin tek shpresa dhe energjia e mirë për qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.
“Sot është një moment për të celebruar, për të uruar njëri tjetrin: një vit sa më të mbarë , sa më të shëndetshëm dhe për të uruar qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë për një vit plot me shpresë, me energji, me besim se e nesërmja dhe Viti i Ri do të jetë shumë i mirë” tha Manastirliu.
Nga ana e tij, Rama ngriti disa dolli, duke e nisur me një urim për familjet e të pranishmëve, për vajzat dhe gratë pjesëmarrëse, si edhe për mbështetësit e Partisë Socialiste që, sipas tij, nuk janë domosdoshmërisht “në vijën e parë”, por kontribuojnë në mënyrë të qëndrueshme në Partinë Socialiste.
“Dua të bëj një shëndet shumë të ndjerë dhe vëllazëror për të gjitha familjet tua. Të dytin do ta bëj për të gjitha vajzat dhe gratë që janë këtu dhe shëndetin e tretë dua ta ngre për të gjithë ata që janë mbështetës, pra jo për ata që janë në vijën e parë, por për ata që janë në vijën e dytë e të tretë që janë kryetarë të partisë, organizatave…” tha Rama në këtë aktivitet.
Në vijim, Rama shprehu mirënjohjen për çdo anëtar dhe aktivist të Partisë Socialiste, duke i cilësuar ata si pjesë e një “familje të madhe”, dhe përcolli urime për shëndet e mbarësi për familjet e tyre, duke theksuar besimin e tij në forcën dhe vazhdimësinë e PS-së.
“Me mirënjohje për çdo anëtar dhe aktivist të familjes së madhe të Partisë Socialiste dhe me besimin e patundur tek forca jonë e pandalshme përpara, uroj nga zemra shëndet e mbarësi për çdo familje të vogël te secilës dhe secilit prej jush”, shkroi Rama në Facebook./e.t