❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kishte destinacion Belgjikën, sekuestrohen 3 tonë kokainë në Peru

Policia antidrogĂ« e PerusĂ« ka sekuestruar 3.4 ton kokainĂ«. Sipas autoriteteve droga ishte fshehur nĂ« njĂ« ngarkesĂ« bananesh dhe kishte destinacion BelgjikĂ«n. Vlera e drogĂ«s sĂ« sekuestruar tejkalon 68 milionĂ« dollarĂ«. “Si pjesĂ« e njĂ« operacioni tĂ« fuqishĂ«m kundĂ«r trafikimit tĂ« drogĂ«s, Policia KombĂ«tare Peruiane sekuestroi kokainĂ« hidroklorur nĂ« rajonin Piura (nĂ« PerunĂ« veriperĂ«ndimore), duke parandaluar [
]

The post Kishte destinacion Belgjikën, sekuestrohen 3 tonë kokainë në Peru appeared first on BoldNews.al.

Kishte destinacion Belgjikën, sekuestrohen 3 tonë kokainë në Peru

Policia antidrogë e Perusë ka sekuestruar 3.4 ton kokainë. Sipas autoriteteve droga ishte fshehur në një ngarkesë bananesh dhe kishte destinacion Belgjikën.

Vlera e drogĂ«s sĂ« sekuestruar tejkalon 68 milionĂ« dollarĂ«. “Si pjesĂ« e njĂ« operacioni tĂ« fuqishĂ«m kundĂ«r trafikimit tĂ« drogĂ«s, Policia KombĂ«tare Peruiane sekuestroi kokainĂ« hidroklorur nĂ« rajonin Piura (nĂ« PerunĂ« veriperĂ«ndimore), duke parandaluar kĂ«shtu dĂ«rgesĂ«n e saj jashtĂ« vendit “, tha Ministria e Brendshme nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Sipas një deklarate nga presidenca peruane, pas kësaj ngarkese qëndron një organizatë kriminale ku bëjnë pjesë anëtarë nga peruja, kolumbia dhe evropia.

Sipas OKB-së, Peruja së bashku me Kolumbinë dhe Bolivinë është ndër prodhuesit kryesorë të kokainës në botë.

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant në Peru, të paktën 10 viktima

Një restorant në Peru është përfshirë nga flakët. Si pasojë dhjetë studentë humbën jetën, ndërsa tre të tjerë u plagosën.

Në momentin kur shpërtheu zjarri, një grup studentësh po festonin një ditëlindje. Raportohet se viktimat janë të moshës 17 deri në 23 vjeç.

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi.

/abcnews.al/

 

Aksident i çuditshëm në zhytje bën që trupi i peruanit të fryhet - mjekët nuk e dinin se si ta rregullojnë



Për më shumë se një dekadë, një zhytës nga Peruja përpiqet të heqë xhepat e azotit që u formuan nën lëkurën e tij kur doli shumë shpejt në sipërfaqe.

Alejandro “Willy” Ramos MartĂ­nez vuan nga njĂ« gjendje e njohur si sĂ«mundje nga dekompresimi - njĂ«soj edhe “sĂ«mundje e dhomĂ«s” - e cila ndodh kur njĂ« person pĂ«rjeton njĂ« rĂ«nie tĂ« menjĂ«hershme tĂ« presionit ambiental. Kjo lloj sĂ«mundjeje Ă«shtĂ« e zakonshme te zhytĂ«sit qĂ« bĂ«jnĂ« zhytje tĂ« thella dhe nuk ndjekin protokollet e sakta tĂ« dekompresimit, raporton odditycentral.

Në vitin 2013, Willy po zhytej mbi 30 metra thellësi në brigjet e Pisco-s, në Peru, duke kërkuar peshq. Një anije që kalonte aty pranë goditi tubin e tij të oksigjenit, duke e detyruar të ngrihej me nxitim në sipërfaqe.

Kjo ngjitje e menjëhershme bëri që të formoheshin flluska azoti në kraharor dhe në krahë, duke shkaktuar një problem të rëndë mjekësor që i fryu trupin dhe krahët në mënyrë të pazakontë.

- YouTube www.youtube.com

Ne e pamë për herë të parë rastin e pazakontë të Willy-t në vitin 2017, dhe historia e tij u bë virale. atëherë, mjekët mund të ndihmonin vetëm duke i dhënë oksigjen në një dhomë me presion të lartë për të eliminuar disa prej flluskave. Ato arritën të hiqnin rreth 30 për qind të flluskave të mëdha me azot në trupin e tij dhe ishin optimistë se me kohë do të përmirësohej - por tetë vjet më vonë, burri peruan ende po kërkon kurën.

Rasti i Martinez-it konsiderohet unik në botë, pasi sëmundja e dekompresimit zakonisht shfaq simptoma krejtësisht të ndryshme. Ajo mund të shkaktojë dhimbje, dëmtime në eshtra e nyje, dhe madje të prekë sistemin nervor.

Në raste të rralla mund të çojë në paralizë apo vdekje - por askush nuk ka përjetuar kurrë deformime si ato me të cilat është përballur Willy: bicepsët e tij janë rritur deri në një perimetër prej afërsisht 62 cm dhe 72 cm.

Pasi flluskat e azotit janĂ« ngjitur me muskujt dhe organet e tij, operacioni nuk Ă«shtĂ« njĂ« zgjidhje e mundshme - kĂ«shtu qĂ« ai duhet tĂ« ecĂ« si njĂ« “balon i fryrĂ«â€ dhe tĂ« shpresojĂ« se dikush do tĂ« gjejĂ« njĂ« opsion mĂ« tĂ« sigurt pĂ«r ta ndihmuar. /Telegrafi/

PERU – Dy ish-presidentĂ« dĂ«nohen pĂ«r komplot qeveritar brenda dy ditĂ«sh

LONDËR, 29 nĂ«ntor /ATSH/- Ish-presidenti i PerusĂ«, Pedro Castillo, Ă«shtĂ« midis dy ish-udhĂ«heqĂ«sve tĂ« kombit tĂ« AmerikĂ«s sĂ« Jugut qĂ« do tĂ« dĂ«nohen me burg brenda pak ditĂ«sh, sipas BBC.

Udhëheqësi i krahut të majtë u dënua të enjten me 11 vjet burg për përpjekjen për të shpërbërë Kongresin e Perusë dhe për të sunduar me dekret në vitin 2022.

Ai u shpall fajtor nga Gjykata Supreme, për komplot për të kryer kryengritje.

Dënimi i Castillo-s vjen vetëm një ditë pasi një ish-president tjetër peruan, Martín Vizcarra, u dënua me 14 vjet burg për marrje ryshfetesh ndërsa shërbente si guvernator rajonal.

Politikani i qendrës, i cili kishte mbështetur luftën kundër korrupsionit gjatë mandatit të tij në detyrë, u shpall fajtor për marrje ryshfetesh ndërsa ishte guvernator i rajonit Moquegua midis viteve 2011 dhe 2014.

Prokurorët thanë se ai mori ryshfete me vlerë më shumë se 600,000 dollarë nga kompanitë e ndërtimit që kërkonin kontrata për punë publike.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë e liroi Castillo-n nga dy akuza të tjera.

I quajtur presidenti i parë i varfër i Perusë, Castillo, një ish-sindikalist dhe mësues shkolle rurale, erdhi në pushtet në vitin 2021 në një valë zhgënjimi me politikën konvencionale.

Arrestimi dhe shkarkimi i tij shkaktuan protesta masive vdekjeprurëse në vitin 2022 midis bazës së tij rurale të klasës punëtore.

Protestat u shtypën brutalisht nga forcat e sigurisë, duke lënë të paktën 50 të vdekur.

Të enjten, dhjetëra mbështetës të Castillo-s u mblodhën jashtë burgut ku ai po mbahet për të pritur vendimin.

Peruja është përballur me kriza politike vitet e fundit.

Në tetor, përleshjet midis protestuesve antiqeveritarë dhe policisë së trazirave në kryeqytetin peruan, Lima, shkaktuan më shumë se 100 të plagosur.

Protestat erdhën pasi presidenti aktual José Jerí u betua në mënyrë të përkohshme pas shkarkimit të paraardhëses së tij, Dina Boluarte.

Boluarte u rrĂ«zua nga ligjvĂ«nĂ«sit pĂ«r shkak tĂ« “paaftĂ«sisĂ« sĂ« pĂ«rhershme morale” mes rritjes sĂ« shkallĂ«s sĂ« krimit nĂ« Peru. //a.i/

 

The post PERU – Dy ish-presidentĂ« dĂ«nohen pĂ«r komplot qeveritar brenda dy ditĂ«sh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-presidenti i Perusë dënohet me 14 vite burg për ryshfet

Një gjykatë në Peru ka dënuar me 14 vite burg ish-presidentin Martin Vizcarra, i cili u shpall fajtor për marrje ryshfeti në periudhën kur ushtronte funksione publike, vite para se të merrte drejtimin e vendit. Vendimi e shton Vizcarrën në listën e gjatë të ish-krerëve të shtetit peruan të dënuar për korrupsion. Në zgjedhjet e [
]

The post Ish-presidenti i Perusë dënohet me 14 vite burg për ryshfet appeared first on BoldNews.al.

Peruja nderon Papa Leone XIV, zbulohet statuja e tij madhështore

PERU, 15 nĂ«ntor /ATSH/- BesimtarĂ«t u mblodhĂ«n nĂ« PerunĂ« veriore pĂ«r zbulimin e njĂ« statuje pesĂ« metra tĂ« lartĂ« tĂ« Papa Leone XIV, njĂ« monument qĂ« synon tĂ« nderojĂ« lidhjet e PapĂ«s me vendin, sipas “Andina” (Agencia Peruana de Noticias).

Skulptura  qĂ«ndron nĂ« rrethrrotullimin Gran Chimu nĂ« Chiclayo, tĂ« cilin autoritetet lokale thanĂ« se do ta riemĂ«rtojnĂ« “Ovali Papal”.

Statuja Ă«shtĂ« pjesĂ« e njĂ« itinerari tĂ« ri turistik tĂ« quajtur “Shtigjet e Papa Leone XIV”, i projektuar pĂ«r tĂ« shfaqur vendet e lidhura me punĂ«n e tij baritore nĂ« Peru, ku ai shĂ«rbeu nga viti 1985 deri nĂ« vitin 2023.

Lidhjet e tij me rajonin datojnë që nga viti 2014, kur Papa Françesku e emëroi atë peshkop të Dioqezës së Chiclayo në departamentin verior të Lambayeque. Itinerari do të përfshijë katër rajone: Lambayeque, Piura, La Libertad dhe Callao.

Artisti peruan, Juan Carlos Nanake dhe njĂ« ekip prej pesĂ« vetash shpenzuan katĂ«r muaj duke krijuar monumentin gjysmĂ« tonĂ«sh, tĂ« cilin udhĂ«heqĂ«sit vendas e pĂ«rshkruan si njĂ« simbol tĂ« unitetit dhe besimit pĂ«r Chiclayo-n, i njohur si “Kryeqyteti i MiqĂ«sisĂ«â€ i PerusĂ«.

Zyrtarët rajonalë dhe bashkiakë iu bashkuan klerit dhe anëtarëve të forcave të armatosura gjatë ceremonisë, e cila përfshinte lutje, muzikë dhe kërcime tradicionale që festonin lidhjen shpirtërore midis qytetit dhe kreut të Kishës Katolike. //a.i/

The post Peruja nderon Papa Leone XIV, zbulohet statuja e tij madhështore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident në Peru, autobusi bie në përrua - dhjetëra të vdekur



Të paktën 37 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në Peru, pasi një autobus u zhyt në një përrua rreth 200 metra të thellë pas një përplasjeje.

Aksidenti ndodhi nĂ« njĂ« seksion “tĂ« vĂ«shtirĂ«â€ tĂ« AutostradĂ«s Pan-Amerikane, e cila lidh PerunĂ« dhe Kilin, nĂ« rajonin jugor tĂ« Arequipas.

Sipas mediave lokale, në autobus kishte 60 pasagjerë.

Mjeti u përplas me një kamionçinë në një kthesë, më pas doli nga rruga dhe ra në brigjet e lumit Ocona.

Aksidentet me autobusë në Peru janë të zakonshme, veçanërisht natën dhe në rrugët malore.

Arsyet shpesh janë kushtet e këqija të rrugëve, shpejtësia e tepërt dhe mungesa e sinjalistikës.

Autobusi, i operuar nga kompania Llamosas, po udhëtonte nga qyteti Chale, në provincën e Caraveli, për në Arequipa.

Të dy shoferët thuhet se i mbijetuan aksidentit.

Policia tha se ekspertët do të përcaktojnë shkakun e aksidentit. /Telegrafi/

Tension nĂ« AmerikĂ«n Latine, Peruja shpall “non grata” Presidenten e MeksikĂ«s

Kongresi i PerusĂ« e ka shpallur presidenten meksikane Claudia Sheinbaum “person non grata” disa ditĂ« pasi qeveria e tyre ndĂ«rpreu marrĂ«dhĂ«niet diplomatike me MeksikĂ«n, e cila i dha azil ish-kryeministres peruane Betsy Chavez. Chavez ishte kryeministre gjatĂ« kohĂ«s sĂ« ish-presidentit peruan Pedro Castillo, i rrĂ«zuar nga pushteti dhe i burgosur. Peruja vendosi disa ditĂ« mĂ« [
]

The post Tension nĂ« AmerikĂ«n Latine, Peruja shpall “non grata” Presidenten e MeksikĂ«s appeared first on BoldNews.al.

Kriminaliteti në rritje, Peruja shpall gjendje të jashtëzakonshme 30-ditore

Presidenti i sapo-zgjedhur i Perusë, Jose Jeri, shpalli të martën një gjendje të jashtëzakonshme për 30 ditë në kryeqytetin Lima dhe në provincën fqinje Callao, në përpjekje për të luftuar rritjen alarmante të kriminalitetit. Masa, e cila hyn në fuqi pas mesnatës dhe u miratua nga Këshilli i Ministrave, parashikon dislokimin e forcave të armatosura [
]

The post Kriminaliteti në rritje, Peruja shpall gjendje të jashtëzakonshme 30-ditore appeared first on BoldNews.al.

PERU – Shpallet gjendja e jashtĂ«zakonshme nĂ« rajonin e LimĂ«s pas protestave

RIO DE ZHANEIRO, 22 tetor /ATSH-DPA/- Qeveria e re e Perusë shpalli dje gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin, Lima dhe rajonin përreth pas përleshjeve të dhunshme në të cilat media raportoi dhjetëra oficerë policie të plagosur.

Presidenti i ri peruan, JosĂ© JerĂ­ tha nĂ« njĂ« mesazh drejtuar kombit nga Pallati Qeveritar nĂ« Lima – se gjendja e jashtĂ«zakonshme do tĂ« zgjaste pĂ«r 30 ditĂ« dhe do tĂ« hynte nĂ« fuqi nĂ« mesnatĂ« e sĂ« mĂ«rkurĂ«s.

Jerí tha se krimi është rritur jashtëzakonisht shumë vitet e fundit, duke shkaktuar dhimbje për mijëra familje.

“Sot fillojmĂ« tĂ« ndryshojmĂ« historinĂ« nĂ« luftĂ«n kundĂ«r pasigurisĂ« nĂ« Peru”, tha ai.

“Po kalojmĂ« nga mbrojtja nĂ« sulm nĂ« luftĂ«n kundĂ«r krimit. LuftĂ«rat fitohen me veprime, jo me fjalĂ«â€, tha presidenti Jeri.

Kryeministri Ernesto Álvarez, javën e kaluar tha se qeveria e re po punonte për masat e emergjencës, duke përmendur rritjen e krimit në kryeqytet.

Protestat në Lima kanë çuar në përleshje të dhunshme. Media peruane raportoi se një demonstrues ishte vrarë nga të shtënat me armë zjarri, përveç oficerëve të plagosur të policisë.

Álvarez u betua si kryeministër më 15 tetor.

Vendi, me popullsinë e tij prej rreth 34 milionë banorësh, ka qenë në trazira politike për muaj të tërë.

MĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« muaj, paraardhĂ«sja e JerĂ­, Dina Boluarte, u shkarkua nga detyra pĂ«r “paaftĂ«si morale” pasi u pĂ«rball me kritika pĂ«r pĂ«rdorimin e tepĂ«rt tĂ« forcĂ«s policore dhe shfaqjen e orĂ«ve tĂ« shtrenjta.

Largimi i saj pas gati tre vitesh si presidente u parapri nga protesta masive, gjatë të cilave brezi i ri në veçanti shprehu pakënaqësinë e tij për çështje të tilla si dhuna dhe korrupsioni. //a.i/

The post PERU – Shpallet gjendja e jashtĂ«zakonshme nĂ« rajonin e LimĂ«s pas protestave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PERU – Qeveria shpall gjendjen e jashtĂ«zakonshme pas valĂ«s sĂ« dhunĂ«s

LIMA, 17 nentor/ ATSH-AFP/-Qeveria peruane njoftoi qëllimin e saj për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytet, Lima, pasi një valë dhune nga krimi i organizuar shkaktoi protesta masive që lanë një të vdekur dhe rreth 100 të plagosur.

Ne rast shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria mund të dërgojë ushtrinë për të patrulluar rrugët dhe për të kufizuar disa të drejta, të tilla si liria e tubimit.

Demonstrata në Lima të mërkurën ishte më e dhunshmja që nga fillimi i protestave.

Përleshjet shpërthyen midis protestuesve dhe forcave të sigurisë, duke rezultuar në vdekjen e një burri 32-vjeçar në Lima, të vrarë nga një oficer policie, dhe 113 të plagosur, përfshirë 84 oficerë policie dhe 29 civilë, sipas shifrave zyrtare.

Presidenti i përkohshëm I Peruse u paraqit para Kongresit për të kërkuar kompetenca të veçanta për të adresuar krizën e sigurisë.   /f.k/  /os/

The post PERU – Qeveria shpall gjendjen e jashtĂ«zakonshme pas valĂ«s sĂ« dhunĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta të ashpra në Peru! 55 policë dhe 20 civilë të lënduar! Qytetarët kërkojnë siguri dhe ndryshim politik

Protesta të mëdha dhe përleshje të dhunshme shpërthyen të mërkurën në kryeqytetin e Perusë, ku dhjetëra persona u plagosën, mes tyre 55 policë dhe 20 civilë, gjatë përplasjes me forcat e rendit pranë godinës së Kongresit.

Protestat, të udhëhequra nga të rinj, artistë dhe sindikata punëtorësh, vijnë në vazhdën e një krize të thellë të sigurisë dhe mosbesimi ndaj klasës politike.

Protestuesit kërkojnë veprim të menjëhershëm kundër krimit të organizuar dhe reforma politike të thella.

Shteti nuk po garanton siguri. Vrasjet, janë rritur ndjeshëm në gjithë vendin, thonë ata.

Protestat ndodhën vetëm pak ditë pas shkarkimit të presidentes Dina Boluarte nga Kongresi, pas presionit të tubimeve.

Në vend të saj, Jose Jeri, politikan i djathtë dhe ish-kryetar i Kongresit, është emëruar president i përkohshëm, deri në zgjedhjet e planifikuara për prill.

Megjithatë, ardhja e Jeri-t nuk i ka ulur tensionet, pasi shumë protestues e shohin atë si pjesë të së njëjtës klasë politike të korruptuar.

Presidenti i ri, premtoi të shpallë luftë kundër krimit të organizuar, por qytetarët mbeten skeptikë.

Peruja po kalon një nga momentet më të tensionuara politike dhe shoqërore të viteve të fundit.

The post Protesta të ashpra në Peru! 55 policë dhe 20 civilë të lënduar! Qytetarët kërkojnë siguri dhe ndryshim politik appeared first on Albeu.com.

Burri që vizitoi një prej qyteteve më të rrezikshme: Aty të vrasin snajperët



Nëse ka një destinacion që definitivisht nuk do të jetë në listën e dëshirave të askujt në të ardhmen e afërt, ai është një qytet minierash i ngjashëm me një lagje të varfër në Amerikën e Jugut.

La Rinconada në Peru është famëkeqe për shkallën e lartë të krimit, duke përfshirë vrasjen dhe trafikimin, si dhe për varfërinë shkatërruese dhe ndotjen vdekjeprurëse.

ËshtĂ« gjithashtu jashtĂ«zakonisht e vĂ«shtirĂ« tĂ« marrĂ«sh frymĂ« atje pĂ«r shkak tĂ« lartĂ«sisĂ« prej 5,100 m mbi nivelin e detit.

Por, kjo nuk e dekurajoi një udhëtar, i cili ndau përvojat e tij me ndjekësit në rrjete sociale dhe e quajti qytetin gjënë më të afërt me ferrin që ka hasur ndonjëherë.

La Rinconada shpesh quhet 'qyteti i paligjshëm i Perusë' dhe ' Zazza Italiani ' e zbuloi saktësisht arsyen kur me guxim, u nis për në qytetin e minierave të arit në Amerikën e Jugut.

Ai udhĂ«toi nga qyteti i afĂ«rt i Juliacas me minibus pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« atĂ« qĂ« e quajti "njĂ« nga udhĂ«timet mĂ« sfiduese tĂ« jetĂ«s”.

Kur mbërriti, po binte borë dhe ai e përshkroi të ftohtin ekstrem si "shkatërrues".

Ai pa fëmijë nëpër rrugë dhe më vonë zbuloi se më pak se 30% ndjekin shkollën sepse detyrohen të punojnë që në moshë shumë të vogël.

Për shkak të lartësisë mbidetare, ai vizitoi qendrën bazike shëndetësore për të parë nëse mund të marrë ndihmë.

Kjo ka bërë që qyteti të jetë kryeqyteti global i sëmundjes kronike malore (CMS).

Të paktën një në katër banorë vlerësohet se vuan nga kjo gjendje. Nëse nuk trajtohet, mund të çojë në dështim të zemrës dhe vdekje.

I veshur me një jelek antiplumb për mbrojtje nga armët, si dhe nga i ftohti, ai guxon të dalë përsëri në rrugë, për të folur me vendasit.

Ka pak sistem hidraulik ose kanalizime, por ka shumë tualete publike në rrugë.

Nëpër rrugë ka shishe alkooli e mbeturina.

Duke kuptuar se po tërheq vëmendje dhe duke besuar se po e ndjekin, ai kërkon ndihmë në stacionin lokal të policisë.

Dy oficerë e shoqërojnë atë në një turne jashtë qendrës kryesore dhe në zonat më të rrezikshme.

Ai zbulon se krimet më të zakonshme në qytet janë grabitjet e armatosura dhe sulmet.

Policët thonë se ka një çështje territoriale brenda minierës ku ndodhin përplasje dhe mosmarrëveshje për kontrollin.

Një oficer shpjegon se kriminelët paraqiten si minatorë, grabitin këmbësorët dhe vjedhin sende që punëtorët fitojnë në miniera - pastaj largohen dhe fshihen diku tjetër.

Ata diskutojnë gjithashtu çështjen e alkoolit dhe thonë se është zakon të pish shumë atje.

ÇuditĂ«risht, ata pretendojnĂ« se legjenda lokale thotĂ« se nĂ«se gjejnĂ« ar nĂ« miniera, duhet ta shpenzojnĂ« pĂ«r ves - pra alkool, duhan, prostitucion.

Nëse e përdorin atë për familjet e tyre, do të tallen.

Me sa duket, atyre u është ngulitur mentaliteti se vesi është pothuajse pozitiv.

Ndërsa dalin nga qyteti, ata hyjnë në zonat vdekjeprurëse ku ndodhen minat dhe ku është shumë e rrezikshme edhe për policinë.

Kompanitë private të sigurisë janë të autorizuara të mbajnë armë zjarri, por ka edhe kriminelë që mbajnë armë gjithashtu.

Ata hasin një tabelë ku shkruhet, "qëlloni për të vrarë urdhër, mos u ndalni" dhe Zazza informohet se ka snajperë të vendosur të cilët do t'ju vrasin nëse qëndroni shumë gjatë. /Telegrafi/

Peshkopi peruan kishte 17 dashnore, gjithçka u zbulua aksidentalisht nga pastruesja – i dĂ«rgoi aksidentalisht fotografi dhe video



Një peshkop i akuzuar se kishte 17 të dashura të fshehta, ka dhënë dorëheqjen pasi u zbulua se i kishte dërguar aksidentalisht fotografi dhe video pastrueses së tij.

Ciro Quispe López, 51 vjeç, është peshkopi i Juli në Peru dhe tani ia ka dorëzuar dorëheqjen e tij Papa Leos, transmeton Telegrafi.

Një hetim i Vatikanit intervistoi tre nga të dashurat e dyshuara të peshkopit, si dhe pastruesen e tij - dhe është raportuar se disa nga gratë zbuluan për njëra-tjetrën dhe gati u përplasën.

Quispe i ka mohuar akuzat, duke thënë se ato janë një fushatë shpifjeje nga "duar të errëta".

Paola Ugaz është një gazetare peruane që ka parë një dokument të Vatikanit që detajon hetimin.

Ajo i tha The Times: "Një murgeshë që ishte një nga të dashurat e Quispe ishte xheloze për një avokate me të cilën peshkopi po takohej gjithashtu dhe i dërgoi informacione në lidhje me aferat e tij një të dashure të tretë e cila u grind me avokaten. Ishte një telenovelë e vërtetë, por gjithashtu zbuloi një abuzim serioz të pushtetit".

“ShumĂ« nga 17 gratĂ« ishin shumĂ« tĂ« frikĂ«suara pĂ«r tĂ« folur hapur sepse kishin frikĂ« prej tij”, shtoi ajo.

Hetimi i Vatikanit filloi pas një hetimi nga Kevin Moncada, gazetar për gazetën peruane Sin Fronteras.

Hetimi thuhet se studioi mesazhe audio, foto dhe video të dërguara nga peshkopi te gratë.

ËshtĂ« raportuar se njĂ« mesazh konfirmoi se Quispe kishte kryer marrĂ«dhĂ«nie seksuale nĂ« rezidencĂ«n e tij zyrtare.

Për më tepër, Quispe dyshohet se i ka dërguar aksidentalisht pastrueses së tij fotografi dhe video të destinuara për dashnoret e tij.

Ajo u ankua menjĂ«herĂ« nĂ« KishĂ«n Katolike, duke thĂ«nĂ« se kishte parĂ« flokĂ«t e grave nĂ« dushin e tij dhe duke pretenduar se “çarçafĂ«t e tij kishin njolla” tĂ« cilat ajo duhej t’i pastronte. /Telegrafi/

VIDEO/ Qeni pengon sulmin terrorist me dinamit në Peru

Një qen në qytetin Huaral të Perusë, shmangu një tragjedi kur arriti të shuante me dhëmbë një fitil dinamiti të hedhur në shtëpinë e familjes së tij.

Incidenti ndodhi në shtëpinë e gazetarit Carlos Mesías Zårate, i cili dyshon se sulmi lidhet me punën e tij hetimore. Sipas gazetës La Republica, kamerat e sigurisë regjistruan momentin kur qeni Manchis filloi të lehte me zë të lartë, duke ndjerë praninë e një të huaji jashtë shtëpisë.

Pamjet filmike tregojnë një burrë që ndez dhe hedh një eksploziv nga pjesa e sipërme e derës, ku kishte një dritare të thyer. Manchis vrapoi poshtë shkallëve, rrëmbeu dinamitin dhe e fiku fitilin e ndezur me dhëmbë.

Gazetari e gjeti eksplozivin në dyshemenë e korridorit dhe menjëherë telefonoi policinë, e cila e këshilloi të mos e prekte. Pasi shqyrtoi pamjet filmike, familja përcaktoi se autori i krimit kishte mbërritur në vendngjarje me taksi dhe më pas kishte ecur drejt shtëpisë për të hedhur dinamitin.

“E lanĂ« nĂ« njĂ« cep, ai erdhi te dera ime, ndezi fitilin dhe e hodhi nga maja e derĂ«s. Futi dorĂ«n brenda, hodhi dinamitin dhe madje u pĂ«rkul pĂ«r tĂ« parĂ« nĂ«se po digjej ende”, tha gazetari.

Një njësi speciale policore për çaktivizimin e bombave mbërriti në vendngjarje, hoqi dinamitin dhe po heton. Mesias dhe familja e tij kanë kërkuar mbrojtje. Manchis është në gjendje të mirë shëndetësore dhe padyshim që po shpërblehet për aktin e saj heroik.

The post VIDEO/ Qeni pengon sulmin terrorist me dinamit në Peru appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ Diplomati indonezian në Peru q*llohet për vde*je jashtë shtëpisë së tij

Një diplomat qĂ« punonte nĂ« ambasadĂ«n indoneziane në Lima u qĂ«llua pĂ«r vdekje jashtĂ« shtĂ«pisĂ« sĂ« tij nĂ« njĂ« lagje tĂ« kryeqytetit peruan tĂ« hĂ«nĂ«n nĂ« mbrĂ«mje. Ministria e Rendit Publik tha se po zhvillohet njĂ« hetim pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar rrethanat nĂ« tĂ« cilat diplomati u vra para derĂ«s sĂ« pĂ«rparme tĂ« rezidencĂ«s sĂ« tij. Shefi i policisĂ« David Guivar, duke [
]

The post VIDEO/ Diplomati indonezian në Peru q*llohet për vde*je jashtë shtëpisë së tij appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në Peru/ Aksidenti përfundon në përrua, 15 të vdekur

Të paktën 15 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën, pasi një autobus u aksidentua dhe përfundoi në një përrua.

Në autobus ishin më shumë se 60 persona. Autobusi po udhëtonte nga Lima në La Merced në Amazonë. Në Peru aksidentet rrugore janë të zakonshme, shumica për shkak të shpejtësisë apo edhe gjendjes së keq të infrastrukturës.

/abcnews.al/

114 Vjet nga rizbulimi i Machu Picchu: Hiram Bingham zbulon qytetin e lashtë të Inkave

Më 24 korrik 1911, eksploruesi amerikan Hiram Bingham bëri një zbulim historik në Peru: Machu Picchu, qyteti i lashtë inka, që ishte harruar për shekuj me radhë, u rizbulua dhe bëhet një nga atraksionet më të njohura të botës.

Bingham, i cili udhëhoqi një ekspeditë nga Universiteti i Yale-së, e gjeti Machu Picchun të fshehur mes maleve të Perusë, duke ofruar një pasqyrë të rëndësishme të qytetërimit inka dhe historisë së tij të pabesueshme. Ky zbulim i dha botës një mundësi të jashtëzakonshme për të studiuar dhe kuptuar më mirë jetesën dhe arritjet e inkasve, transmeton KultPlus.

Machu Picchu është një nga vendet më të njohura dhe më të vizituara në botë, dhe konsiderohet një nga 7 Mrekullitë e Botës Moderne, një dëshmi e jashtëzakonshme e mjeshtërive arkitektonike dhe inxhinierike të qytetërimit Inka./KultPlus.com

Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh

Një qytet i lashtë që lulëzoi si qendër tregtare më shumë se 3.000 vjet më parë është zbuluar nga arkeologët në veri të Perusë.

Sipas Ministrisë së Kulturës, vendbanimi i lashtë Peñico ndodhet në provincën Huaura, rreth 600 metra mbi nivelin e detit, në veri të kryeqytetit Lima. Zbulimi i këtij qyteti, i cili besohet se u themelua rreth vitit 1800 para Krishtit, ka hedhur dritë mbi një nyje të rëndësishme urbane që lidhte komunitetet bregdetare të Luginës Supe me ato të Andeve dhe Amazonës.

Në këtë sit janë identifikuar 18 struktura, përfshirë ndërtesa publike dhe banesa, që dëshmojnë për një organizim të avancuar urban. Veçanërisht e spikatur është një ndërtesë monumentale me funksion publik, ku studiuesit kanë zbuluar skulptura prej balte, mjete rituale dhe instrumente muzikore të punuara në formën e guaskave, elemente që tregojnë për funksione ceremoniale dhe kulturore të rëndësishme, përcjellë KultPlus.

Sipas arkeologëve, Peñico mori rëndësi të veçantë pas rënies së qytetërimit të Caral, një nga më të hershmit në kontinentin amerikan. Roli strategjik i qytetit e shndërroi atë në një pikë kyçe për shkëmbimet ndërmjet rajoneve të ndryshme të Perusë së lashtë.

Sot, zona arkeologjike e Peñicos është hapur për publikun, me një qendër moderne interpretimi, ambiente pritjeje dhe shtigje të posaçme që i lejojnë vizitorët të ecin mes rrënojave të ruajtura me kujdes.

Zbulimi pĂ«rkon me organizimin e festivalit tĂ« parĂ« publik “Peñico Reymi”, i cili do tĂ« mbahet tĂ« shtunĂ«n dhe synon tĂ« nderojĂ« trashĂ«giminĂ« kulturore tĂ« zonĂ«s pĂ«rmes riteve tradicionale, ekspozitave artistike dhe njĂ« ceremonie dedikuar perĂ«ndeshĂ«s Pachamama./KultPlus.com

❌