Rreth 250 miliardë lekë kredi të reja për bizneset
TIRANĂ, 31 dhjetor /ATSH/ Kredia pĂ«r bizneset ka vijuar tĂ« rritet me njĂ« ritĂ«m tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m gjatĂ« vitit 2025, duke reflektuar njĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« ndjeshĂ«m veçanĂ«risht nĂ« gjysmĂ«n e dytĂ« tĂ« vitit, bĂ«jnĂ« tĂ« ditur tĂ« dhĂ«nat e publikuara nga Banka e ShqipĂ«risĂ«.
Sipas statistikave të BSH-së, për periudhën 11-mujore të vitit 2025, sektori bankar ka disbursuar gjithsej rreth 250 miliardë lekë kredi të reja për bizneset, duke shënuar një rritje vjetore prej 6.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Të dhënat tregojnë se rritja e kreditimit është mbështetur kryesisht nga sektorët kryesorë të ekonomisë, ku pjesën më të madhe të kredisë së re e kanë përfituar sektori i shërbimeve dhe hoteleri-turizmit, industria përpunuese, si dhe industria ushqimore.
Sipas Bankës së Shqipërisë, përmirësimi i kërkesës për kredi nga bizneset reflekton rritjen e aktivitetit ekonomik, përmirësimin e klimës së besimit dhe kushte më të favorshme financimi në sistemin bankar.
Banka Qendrore vlerëson se tendenca pozitive e kreditimit për bizneset ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbështetjen e investimeve, zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe forcimin e sektorëve kyç të ekonomisë.
BSH thekson do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet në tregun e kreditimit, me synimin për të ruajtur stabilitetin financiar dhe për të mbështetur rritjen e qëndrueshme ekonomike në vend. e.xh/j.p/
The post Rreth 250 miliardë lekë kredi të reja për bizneset appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
