❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Arbana: Strukturat në terren, mbështetje banorëve të prekur nga përmbytjet

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Kryetari i bashkisĂ« sĂ« Shijakut, Elton Arbana bĂ«ri tĂ« ditur sot se tĂ« gjitha strukturat e bashkisĂ« janĂ« tĂ« angazhuara pĂ«r tĂ« menaxhuar situatĂ«n pas reshjeve tĂ« fundit dhe pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur banorĂ«t e prekur nga pĂ«rmbytjet.

“Bashkia Ă«shtĂ« nĂ« terren dhe po punon pa ndĂ«rprerje pĂ«r tĂ« garantuar sigurinĂ« e qytetarĂ«ve dhe pĂ«r tĂ« ofruar ndihmĂ« tĂ« menjĂ«hershme familjeve tĂ« prekura”, deklaroi ai.

Arbana informoi se tashmë është punuar për pastrimin dhe sistemimin e rrugëve dhe kanaleve kulluese, për të siguruar qarkullimin e lirë dhe sigurinë e qytetarëve. Po ashtu, është bërë kontroll dhe pastrim i pusetave, për parandalimin e përmbytjeve dhe funksionimin normal të rrjetit kullues.

Nga ana tjetër, Arbana tha se është bërë edhe shpërndarja e pakove ushqimore dhe ndihmave për familjet e prekura. Ndërkohë ka nisur edhe puna për vlerësimin dhe dokumentimin e dëmeve në banesa, biznese dhe infrastrukturë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë çdo problematikë pranë strukturave përgjegjëse.

“BĂ«ni vetĂ«deklarimin e dĂ«meve nĂ«se nuk jeni kontaktuar ende nga grupet e terrenit”, apeloi Arbana.

1 nga 3

/r.e/

The post Arbana: Strukturat në terren, mbështetje banorëve të prekur nga përmbytjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arens Çela emĂ«rohet drejtues i ProkurorisĂ« TiranĂ«, Altin Dumani do tĂ« ofrojĂ« ekspertizĂ« nĂ« KosovĂ«

TIRANË, 9 janar/ATSH/ KĂ«shilli i LartĂ« i ProkurorisĂ« emĂ«roi sot prokurorin Arens Çela nĂ« drejtimin e ProkurorisĂ« TiranĂ« pĂ«r njĂ« mandat 3-vjeçar, qĂ« pĂ«rfundon nĂ« vitin 2029.

Gjithashtu, Këshilli miratoi kërkesën e prokurorit Altin Dumani për të marrë pjesë si folës dhe ekspert kryesor në trajnimin për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga ambasada britanike në Prishtinë.

Në vijim, Këshilli nisi procedurat e verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatin për drejtues në Prokurorinë e Lezhës, Arben Nika, dhe për kandidatin për riemërim në drejtimin e Prokurorisë Fier, Elion Mustafaj.

Po ashtu, u miratua pezullimi i procedimit disiplinor ndaj magjistratit Dritan Gripshi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

/r.e/

The post Arens Çela emĂ«rohet drejtues i ProkurorisĂ« TiranĂ«, Altin Dumani do tĂ« ofrojĂ« ekspertizĂ« nĂ« KosovĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta regjisori i njohur i Teatrit “Migjeni”, Edmond MĂ«hilli

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Aktori dhe regjisori i mirĂ«njohur shkodran, Edmond MĂ«hilli, njĂ« figurĂ« e njohur e skenĂ«s dhe kulturĂ«s shqiptare ndĂ«rroi jetĂ« sot, nĂ« moshĂ«n 79-vjeçare.

Edmond MĂ«hilli lindi mĂ« 23 gusht 1947 nĂ« ShkodĂ«r. NĂ« vitin 1970 pĂ«rfundoi Institutin e LartĂ« tĂ« Arteve dhe filloi karrierĂ«n si regjisor nĂ« PukĂ« (1970-1974), mĂ« pas nĂ« EstradĂ«n e ShkodrĂ«s pĂ«r 15 vite (1974-1989). Ai ka punuar gjithashtu nĂ« Radio Shkodra dhe nĂ« ShtĂ«pinĂ« e KulturĂ«s sĂ« rrethit tĂ« ShkodrĂ«s, ndĂ«rsa pas vitit 2003 u angazhua nĂ« Teatrin “Migjeni”.

Si regjisor, Mëhilli u dallua për trajtimin e hollësishëm të gjestit, fjalës dhe situatave komike, duke i dhënë publikut karaktere të besueshme dhe mizanskena të balancuara.

Në vitin 1980 cilësohet si regjisori më i mirë në Festivalin e Estradave Profesioniste të vendit.

Seria e shfaqjeve “DitĂ« buzĂ«qeshjesh” nĂ« vitet 1983-1984 fitoi çmimin e parĂ«, ndĂ«rsa sezonin 1985-1986 u vlerĂ«sua si ndĂ«r mĂ« tĂ« mirĂ«t nĂ« takimet e humorit mes estradave profesioniste tĂ« ShkodrĂ«s.

Edmond MĂ«hilli ka vĂ«nĂ« nĂ« skenĂ« komedinĂ« “Gomari i Baba Tasit” tĂ« Gjergj FishtĂ«s (1992) sĂ« bashku me trupĂ«n e aktorĂ«ve tĂ« Teatrit “Migjeni”.

PĂ«rveç regjisurĂ«s, Mhilli ka shkruar disa pjesĂ« skenike, ku spikat drama “NjĂ« histori e thjeshtĂ«â€. NdĂ«r shfaqjet e tij tĂ« njohura pas vitit 2000 Ă«shtĂ« edhe “Ylli i mĂ«ngjesit”.

Kontributi i tij ka lënë një gjurmë të rëndësishme në teatrin dhe humorin shqiptar, duke e bërë emrin Edmond Mëhilli një referencë për gjeneratat e reja të artistëve.

Gjithashtu ka luajtur nĂ« njĂ« rol tĂ« vogĂ«l nĂ« filmin “Militanti”.

Homazhet pĂ«r Edmond MĂ«hillin do tĂ« zhvillohen mĂ« 10 janar, nga ora 09:00 deri nĂ« 12:00, nĂ« hollin e Teatrit “Migjeni”.

Në një reagim zyrtar, Teatri shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe komunitetin e artistëve.

/r.e/

The post Ndahet nga jeta regjisori i njohur i Teatrit “Migjeni”, Edmond MĂ«hilli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: Riparohet argjinatura e Drojës

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bĂ«ri tĂ« ditur sot se ka pĂ«rfunduar mbyllja e argjinaturĂ«s sĂ« lumit tĂ« DrojĂ«s, duke garantuar funksionimin e plotĂ« tĂ« infrastrukturĂ«s dhe sigurinĂ« e zonĂ«s pĂ«rreth.

Salla theksoi se ndërhyrja u realizua nga ekipi i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Durrës, i cili punoi pa ndërprerje në terren, pavarësisht kushteve atmosferike jo të favorshme, me përdorimin e dy ekskavatorëve krahëgjatë.

“FalĂ« ndĂ«rhyrjes nĂ« kohĂ« dhe angazhimit maksimal tĂ« strukturave pĂ«rgjegjĂ«se, u shmangĂ«n rreziqe tĂ« mĂ«tejshme pĂ«r pĂ«rmbytje, duke garantuar mbrojtjen e tokave bujqĂ«sore dhe tĂ« banesave nĂ« zone”, tha ai.

Salla siguroi se strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijojnë monitorimin e situatës, në koordinim me institucionet përkatëse.

/r.e/

The post Salla: Riparohet argjinatura e Drojës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Cara: Ulet niveli i ujit në fshatrat Adriatik dhe Fushë-Kuqe

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Kryetarja e bashkisĂ« Kurbin, Majlinda Shqalsi Cara bĂ«ri tĂ« ditur sot pĂ«r ATSH-nĂ« se pas ndĂ«rhyrjeve pĂ«r riparimin e argjinaturĂ«s sĂ« DrojĂ«s dhe aktivizimit tĂ« kapacitetit tĂ« plotĂ« tĂ« hidrovoreve, Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« re njĂ« rĂ«nie e nivelit tĂ« ujit nĂ« toka bujqĂ«sore dhe kanale kulluese nĂ« fshatrat Adriatik dhe FushĂ«-Kuqe.

“Punimet vijojnĂ« pĂ«r heqjen e inerteve dhe mbetjeve tĂ« grumbulluara nĂ« grykĂ«derdhjet e pĂ«rrenjve dhe kanaleve, si dhe pĂ«r sistemimin e rrugĂ«ve rurale nĂ« FushĂ«-Gjorm dhe Skuraj”, u shpreh ajo.

Cara informoi se gjatë ditës së sotme, grupet e punës janë shpërndarë në terren për evidentimin e dëmeve dhe përgatitjen e dokumentacionit për dëmshpërblim, proces që do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Megjithatë, shprehet Cara, situata mbetet e vështirë, pasi sipas njoftimeve, gjatë natës dhe ditës së shtunë priten reshje shiu me intensitet të lartë, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të shpejta.

Cara u bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht atyre në zonat me rrezik të lartë, që të shmangin çdo lëvizje të panevojshme dhe për çdo nevojë emergjente të kontaktojnë me shtabet e emergjencave civile.

/r.e/

The post Cara: Ulet niveli i ujit në fshatrat Adriatik dhe Fushë-Kuqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prindërit me të ardhura deri në 1,2 milionë lekë përfitojnë kompensim për fëmijët përmes DIVA 2025

TIRANË, 9 janar/ATSH/ PrindĂ«rit dhe kujdestarĂ«t ligjorĂ« me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta dhe tĂ« mesme do tĂ« mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« kĂ«tĂ« vit kompensim ushqimor dhe arsimor pĂ«r fĂ«mijĂ«t nĂ« ngarkim, pĂ«rmes deklaratĂ«s vjetore tĂ« tĂ« ardhurave personale DIVA 2025.

Skema synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve, duke ofruar zbritje nga baza tatimore për numrin e fëmijëve dhe shpenzimet e kryera për arsimimin e tyre.

Përfitimi u takon atyre deklarojnë në DIVA 2025 fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet arsimore përkatëse, ndërsa kushti kryesor mbetet që të ardhurat e tatueshme vjetore të mos tejkalojnë 1,2 milionë lekë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për çdo fëmijë nën moshën 18 vjeç aplikohet një zbritje tatimore që korrespondon me shumën prej 48 mijë lekësh, ndërsa për shpenzimet arsimore të fëmijëve në ngarkim parashikohet një zbritje totale deri në 100 mijë lekë.

Kërkesa për përfitimin e këtij kompensimi bëhet vetëm një herë dhe paraqitet nga anëtari i familjes që ka të ardhurat më të larta vjetore, ndërkohë që autoritetet sqarojnë se e drejta për përfitim mbetet edhe në rastet kur individi nuk ka detyrim ligjor për të dorëzuar deklaratën DIVA 2025.

Procesi i rimbursimit realizohet përmes sistemit e-Filing, pas dorëzimit të deklaratës, kur nga përllogaritjet rezulton mbipagesë.

MĂ« pas, aplikuesi duhet tĂ« paraqesĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r rimbursim nĂ« modulin â€œĂ‡Ă«shtjet e mia- Pyetje e PĂ«rgjithshme”, duke bashkĂ«lidhur dokumentet e nevojshme, pĂ«rfshirĂ« tĂ« dhĂ«nat e llogarisĂ« bankare personale, certifikatĂ«n familjare dhe dokumentacionin justifikues pĂ«r shpenzimet arsimore, si kontratat me institucionet pĂ«rkatĂ«se dhe faturat e pagesave, pĂ«rfshirĂ« edhe ato pĂ«r kurset e gjuhĂ«ve tĂ« huaja.

1 nga 3

/r.e/

The post Prindërit me të ardhura deri në 1,2 milionë lekë përfitojnë kompensim për fëmijët përmes DIVA 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MIE: Qarkullim normal në akset kryesore dhe stabilizim i furnizimit me energji

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Strukturat nĂ« varĂ«si tĂ« MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« kanĂ« vijuar ndĂ«rhyrjet edhe gjatĂ« mbrĂ«mjes sĂ« djeshme dhe ditĂ«s sĂ« sotme nĂ« tĂ« gjitha zonat ku janĂ« evidentuar problematika si pasojĂ« e kushteve tĂ« motit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se në të gjithë territorin e vendit grupet e punës kanë qenë dhe vijojnë të jenë në terren për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore, si dhe për të garantuar furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm për abonentët.

Reshje dëbore raportohen në zonat e Tropojës, Kukësit, Dibrës, Korçës, Shkodrës dhe Pukës, ndërsa kontraktorët janë në gatishmëri me mjete, staf dhe kripë, duke bërë të mundur që qarkullimi rrugor të jetë përgjithësisht normal.

Problematika janĂ« evidentuar nĂ« disa segmente rrugore, si nĂ« aksin QafĂ« Dushk-Sevaster, ku po kryhet pastrim dherash dhe qarkullimi vijon me njĂ« korsi nĂ« kilometrat 10-11, si dhe nĂ« aksin Berat-ÇorovodĂ«, nĂ« zonĂ«n e BogovĂ«s, ku ka pasur rĂ«nie gurĂ«sh dhe shembje tĂ« murit pritĂ«s dhe po punohet pĂ«r pastrimin e rrugĂ«s.

Aksi PĂ«rmet-ÇarshovĂ«, nĂ« zonĂ«n e Petranit, Ă«shtĂ« i hapur me njĂ« korsi pas ndĂ«rhyrjes provizore, ndĂ«rsa nĂ« segmentin Valare-Erind-Çajup vijon puna pĂ«r stabilizimin e njĂ« shkarjeje aktive nĂ« kilometrin 7+600.

Në aksin Korçë-Dardhë, në kilometrin 9, është konstatuar shkarje anësore e trupit të rrugës dhe situata po monitorohet nga autoritetet përkatëse.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, situata paraqitet më e stabilizuar, megjithëse disa fidera vijojnë të jenë jashtë pune, kryesisht në zonat e thella malore, ku dëbora vështirëson transportin e bazës materiale.

Të gjitha linjat 35 kV dhe nënstacionet janë në punë, ndërsa rrjeti i transmetimit funksionon normalisht, me të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV në operim. Brigadat e linjave dhe të nënstacioneve janë në gatishmëri të plotë për çdo ndërhyrje të nevojshme.

Në kaskadën e Drinit, prurjet natyrore regjistrohen në nivele të kontrolluara, të cilat llogariten rreth 1400 metra kub në sekondë në HEC-in e Fierzës, 500 metra kub në sekondë në HEC-in e Komanit dhe 60 metra kub në sekondë në HEC-in e Vaut të Dejës.

Në sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm, në qarkun e Vlorës situata është përmirësuar, ndërsa në fshatin Trevllazër, pompa është stakuar për arsye sigurie dhe furnizimi për banorët po realizohet me orare, duke menaxhuar ujin nga depot.

Në qarkun e Fierit është vënë në funksion stacioni i pompimit në Kafaraj dhe pritet të nisë furnizimi me ujë në të gjithë qytetin e Fierit.

Qarqet e tjera të vendit nuk raportojnë problematika në këtë drejtim.

Ndërkohë, portet e vendit vijojnë aktivitetin normalisht. Në Portin e Durrësit operimet po zhvillohen pa probleme në të gjithë terminalet, ndërsa edhe në portet e Vlorës dhe Sarandës nuk raportohen vështirësi.

Po ashtu, operimet nĂ« Aeroportin NdĂ«rkombĂ«tar “NĂ«nĂ« Tereza” vijojnĂ« normalisht.

1 nga 5

/r.e/

The post MIE: Qarkullim normal në akset kryesore dhe stabilizim i furnizimit me energji appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 155 efektivë të FA në terren për përballimin e situatës nga reshjet intensive

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Forcat e Armatosura vijojnĂ« angazhimin nĂ« terren pĂ«r menaxhimin e situatĂ«s sĂ« krijuar nga reshjet intensive tĂ« shiut qĂ« kanĂ« pĂ«rfshirĂ« vendin.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se efektivë të Komandës Mbështetëse dhe të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tokësore janë dislokuar në zonat e prekura nga përmbytjet, me fokus mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e pasojave nga situatat emergjente.

Aktualisht, mbi 155 efektivë, 37 mjete dhe 7 motopompa janë angazhuar në qarqet Vlorë, Fier, Durrës dhe Gjirokastër, si dhe në zona të tjera ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja.

Në qarkun e Vlorës janë angazhuar 37 efektivë, 4 mjete, 3 gomone dhe një ambulancë me dy efektivë mjekësorë.

Në Durrës po operojnë 61 efektivë me 17 mjete, 5 gomone dhe 7 agregate motopompa, nga të cilat 4 me fuqi të lartë thithëse, 1 me fuqi të mesme dhe 2 me fuqi të vogël.

Në Gjirokastër janë angazhuar 27 efektivë me 4 mjete, ndërsa në zonën e urës së Mifolit, në fshatin Ferras të qarkut Fier, po punojnë 23 efektivë me 34 mjete dhe një motovarkë.

Ndërkohë, në Kurbin është zhvilluar një operacion xhenier për pastrimin e rrugëve, ku janë angazhuar 3 efektivë dhe 2 mjete.

Ministria siguron se Forcat e Armatosura, në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, vijojnë punën në terren për garantimin e sigurisë së banorëve dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.

/r.e/

The post Mbi 155 efektivë të FA në terren për përballimin e situatës nga reshjet intensive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon monitorimi i situatës së reshjeve në Shkodër, vlerësimi i dëmeve në mënyrë të koordinuar

TIRANËM 8 janar/ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bĂ«ri tĂ« ditur sot se situata e pĂ«rmbytjeve nĂ« qarkun e ShkodrĂ«s po monitorohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme, ndĂ«rsa strukturat pĂ«rgjegjĂ«se janĂ« angazhuar nĂ« terren pĂ«r menaxhimin e emergjencĂ«s dhe vlerĂ«simin e dĂ«meve tĂ« shkaktuara.

Salla mblodhi Shtabin e Emergjencave Civile në ambientet e Prefekturës së Shkodrës, ku u analizua situata aktuale në zonat e prekura, prurjet ujore dhe ndërhyrjet e kryera deri më tani nga strukturat e emergjencave civile dhe pushteti vendor.

Sipas ministrit, prioritet mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve. Ai theksoi se të gjitha institucionet janë në gatishmëri të plotë për ndërhyrje sipas nevojës dhe se procesi i vlerësimit të dëmeve do të kryhet në mënyrë të koordinuar, për të garantuar mbështetje sa më të shpejtë për familjet dhe subjektet e dëmtuara. /j.p/

 

The post Vijon monitorimi i situatës së reshjeve në Shkodër, vlerësimi i dëmeve në mënyrë të koordinuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Argjinatura e Ferrasit nuk është çarë, përmbytja e banesave si pasojë e nivelit të lartë të ujit


TIRANË, 8 janar/ATSH/ Zv/kryeministrja dhe ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, deklaroi sot se argjinatura e Ferrasit nuk Ă«shtĂ« dĂ«mtuar, dhe pĂ«rmbytja e disa banesave ka ndodhur si pasojĂ« e rritjes sĂ« nivelit tĂ« ujit, jo pĂ«r shkak tĂ« njĂ« çarjeje tĂ« argjinaturĂ«s.

Balluku bëri të ditur se në pikën e matjes që po përdoret aktualisht në Memaliaj niveli i ujit është 5,3 metra nga 8 metra që ishte në mëngjes, çka tregon për një rënie të qëndrueshme.

Balluku informoi edhe se ekipet e Emergjencave kanë ndërhyrë duke evakuuar banorët e rrezikuar, ndërsa po punohet në terren për normalizimin e situatës.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, theksoi se argjinatura është e qëndrueshme dhe me uljen e prurjeve edhe në grykderdhjen e Vjosës situata pritet të shkojë drejt përmirësimit.

Sipas tij, hidrovoret deri në Darëzezë janë në kapacitet të plotë dhe po përdoren për të krijuar rezerve në kanalet kulluese.

Sa i përket evakuimit të banorëve, ministri tha se janë krijuar akomodime edhe në Fier dhe Vlorë, në struktura shtetërore dhe hoteliere.

Sipas Vengut, janë evakuuar 20 persona në Bishan dhe 15 familje në Ferras.
Banorët e evakuuar janë strehuar në konvikte të gatshme.

Ndërkohë, një pjesë e banorëve kanë qëndruar në banesat e papërmbytura të zonës, afër banesave të tyre.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi, bëri të ditur se në orët në vijim pritet përmirësimi i situatës. /j.p/

The post Balluku: Argjinatura e Ferrasit nuk është çarë, përmbytja e banesave si pasojë e nivelit të lartë të ujit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OSHEE, në gatishmëri për të riparuar çdo defekt nga moti i keq

TIRANËM 8 janar/ATSH/ Operatori i ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ« Elektrike (OSHEE) ka vendosur tĂ« gjitha strukturat nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« pĂ«r riparimin e çdo defekti tĂ« mundshĂ«m nĂ« rrjetin elektrik, si pasojĂ« e stuhisĂ« sĂ« dĂ«borĂ«s qĂ« ka pĂ«rfshirĂ« disa zona tĂ« vendit, nga KukĂ«si nĂ« PĂ«rrenjas dhe nga Librazhdi nĂ« Skrapar.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se punonjësit e OSHEE po punojnë pa ndërprerje në terren, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, për të garantuar furnizimin normal me energji elektrike për qytetarët.

Ekipet teknike janë të shpërndara në zonat më të prekura nga reshjet e dëborës dhe era e fortë, duke ndërhyrë menjëherë në çdo rast avarie për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë.

Paralelisht, OSHEE ka vĂ«nĂ« nĂ« funksion tĂ« plotĂ« edhe shĂ«rbimin 24-orĂ«sh tĂ« Call Center-it, ku qytetarĂ«t mund tĂ« kontaktojnĂ« pĂ«rmes numrit 042 274 141, pĂ«r tĂ« raportuar problematika apo pĂ«r t’u informuar mbi situatĂ«n e furnizimit me energji elektrike. /j.p/

The post OSHEE, në gatishmëri për të riparuar çdo defekt nga moti i keq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hoxha: Rruga PĂ«rmet-ÇarshovĂ«, e bllokuar pĂ«r shkak tĂ« dĂ«mtimit tĂ« karrexhatĂ«s

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Qarkullimi i automjeteve Ă«shtĂ« ndaluar nĂ« rrugĂ«n PĂ«rmet-ÇarshovĂ«, pranĂ« vendit tĂ« quajtur “Ura e Petranit”, pĂ«r shkak tĂ« çarjes sĂ« karrexhatĂ«s si pasojĂ« e reshjeve tĂ« dendura tĂ« shiut.

Kryetarja e Bashkisë Përmet, Alma Hoxha, bëri të ditur për ATSH-në se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

“NĂ« terren ndodhen strukturat e PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Emergjencave Civile dhe tĂ« Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), tĂ« cilat po punojnĂ« pĂ«r menaxhimin e situatĂ«s dhe ndĂ«rhyrjen pĂ«r rikthimin e normalitetit nĂ« kĂ«tĂ« segment rrugor”, tha ajo.

Hoxha u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të shmangin kalimin në këtë rrugë deri në njoftim të mëtejshëm dhe të ndjekin informacionet zyrtare për zhvillimet.

Ky aks rrugor lidh dy njĂ«si administrative tĂ« bashkisĂ« PĂ«rmet, Petranin dhe ÇarshovĂ«n, dhe ka rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« pasi siguron lidhjen e PĂ«rmetit me Korçën. /j.p/

The post Hoxha: Rruga PĂ«rmet-ÇarshovĂ«, e bllokuar pĂ«r shkak tĂ« dĂ«mtimit tĂ« karrexhatĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapet për qarkullim segmenti Shalë-Theth

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Pas ndĂ«rhyrjeve intensive tĂ« kryera gjatĂ« ditĂ«s sĂ« djeshme dhe tĂ« sotme, tashmĂ« Ă«shtĂ« i mundur kalimi nga Guri i MashĂ«s, njĂ«sia administrative Pult, deri nĂ« Theth, njĂ«sia administrative ShalĂ«, nĂ« zonĂ«n e Dukagjinit.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci informoi se pastrimi i këtij segmenti rrugor është përfunduar, në një gjatësi prej rreth 32 km, ku janë angazhuar dy fadroma, duke rikthyer qarkullimin normal.

Rruga u bë e pakalueshme për shkak të inerteve të sjella nga reshjet intensive të ditëve të fundit.

Kryebashkiaku Beci, gjithashtu, bëri të ditur se nga dita e nesërme do të vijojnë ndërhyrjet edhe në degëzimin e fshatit Marknonaj, me shtimin e mjeteve të rënda në terren, për të garantuar sigurinë dhe funksionimin normal të aksit rrugor.

Punimet do të vazhdojnë deri në stabilizimin e plotë të situatës. /j.p/

The post Hapet për qarkullim segmenti Shalë-Theth appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku nga Gjirokastra: Niveli i ujit në Vjosë ka rënë me 1.5 metër, plan evakuimi funksional për të gjitha bashkitë


TIRANË, 8 janar/ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja dhe ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, deklaroi sot se tĂ« gjitha strukturat e Emergjencave Civile, Forcat e Armatosura, institucionet vendore dhe ato qendrore janĂ« angazhuar nĂ« terren dhe po veprojnĂ« nĂ« koordinim tĂ« plotĂ« pĂ«r pĂ«rballimin e situatĂ«s sĂ« shkaktuar nga kushtet e motit nĂ« qarkun e GjirokastrĂ«s.

Pas mbledhjes së Shtabit të Emergjencave Civile, të zhvilluar në Gjirokastër, Balluku bëri të ditur se niveli i ujit në Vjosë pikën e matjes në Memaliaj ka shënuar rënie me rreth 1,5 metra, nga 8 metra ka zbritur në 6,5 metra, një zhvillim që pritet të reflektohet edhe në zonën e Novoselës dhe në grykëderdhje.

“Kemi komunikuar me popullatĂ«n e zonĂ«s edhe pĂ«r mundĂ«sinĂ« e evakuimit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« rĂ«nia e nivelit tĂ« ujit Ă«shtĂ« njĂ« tregues pozitiv pĂ«r ecurinĂ« e situatĂ«s”, u shpreh Balluku.

Ajo theksoi se në qarkun e Gjirokastrës temperaturat kanë rënë dhe kanë nisur reshjet e borës. Sipas saj, rrugët kryesore janë kryesisht të hapura, ndërsa disa rrugë fshatare që lidhin zona të thella mbeten për momentin të bllokuara.

Sipas Ballukut, batalioni i dislokuar në zonë ka vijuar punën në terren me të njëjtin angazhim të treguar gjatë sezonit të zjarreve, duke kontribuar në menaxhimin e situatës së reshjeve intensive. Në fshatin Memaliaj disa banesa do të inspektohen në mbrëmje nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura, ndërsa situata po monitorohet në vazhdimësi.

“GjatĂ« mbledhjes Ă«shtĂ« diskutuar edhe pĂ«r planin e evakuimit, i cili duhet tĂ« jetĂ« funksional pĂ«r tĂ« gjitha bashkitĂ«. BashkitĂ« qĂ« disponojnĂ« struktura hotelerie apo konvikte e kanĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ« zbatimin e kĂ«tij plani, ndĂ«rsa bashkitĂ« e tjera do tĂ« bashkĂ«punojnĂ« me Emergjencat Civile pĂ«r tĂ« siguruar palestra apo ambiente tĂ« tjera pĂ«r strehimin e qytetarĂ«ve, nĂ« rast nevoje”, deklaroi ajo.

Balluku bëri të ditur se moti pritet të ketë një përmirësim të përkohshëm, ndërsa të shtunën parashikohet një tjetër përkeqësim me reshje, çka i jep strukturave rreth 48 orë kohë për menaxhimin e situatës.

Në lidhje me situatën energjetike në qark, ministrja sqaroi se janë regjistruar ndërprerje në linjën e transmetimit të Lunxhërisë, por falë bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura, OSHEE-së dhe Emergjencave Civile, energjia elektrike është rikthyer përmes rilidhjes së linjave.

Ajo shtoi se të gjitha njësitë vendore dhe qendrore janë në koordinim të plotë edhe për sa i përket akseve rrugore kombëtare.
Balluku informoi se në aksin Tepelenë-Gjirokastër është evidentuar një rrëshqitje dherash, e cila nuk vjen nga skarpata e rrugës, por nga një nivel më i lartë për shkak të erozionit të zonës.

Zv.kryeministrja Balluku theksoi se qeveria shqiptare ka planifikuar nisjen e një procesi pyllëzimi në të gjitha zonat e prekura nga zjarret gjatë verës, bazuar në një plan të detajuar, me qëllim parandalimin e erozionit, fenomen, pasojat e të cilit po evidentohen edhe gjatë reshjeve të fundit.

Balluku siguroi se pas përmirësimit të situatës strukturat e pushtetit vendor do të nisin identifikimin e dëmeve të shkaktuara, ndërsa fondi rezervë i buxhetit do të përdoret për kompensimin e tyre.

“NesĂ«r do tĂ« mbahet mbledhja e Komitetit tĂ« Emergjencave, ku do tĂ« adresohen qartĂ« masat qĂ« do tĂ« merren gjatĂ« 48 orĂ«ve tĂ« ardhshme, si dhe mĂ«nyra e kompensimit pĂ«r dĂ«met e konstatuara”, tha Balluku.

Nga ana e saj, ministrja e Arsimit dhe njëkohësisht drejtuese politike e qarkut të Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se procesi mësimor po vijon normalisht në të gjithë qarkun.

Sipas saj, janë paraqitur disa vështirësi për shkak të bllokimit të rrugëve në disa segmente, kryesisht në zonën e Këlcyrës në Përmet, por situata është menaxhuar.

“Jemi nĂ« komunikim tĂ« vazhdueshĂ«m me tĂ« gjitha strukturat arsimore. Siguria e çdo nxĂ«nĂ«si dhe mĂ«suesi mbetet prioriteti ynĂ« kryesor”, tha Kumbaro

/j.p/

The post Balluku nga Gjirokastra: Niveli i ujit në Vjosë ka rënë me 1.5 metër, plan evakuimi funksional për të gjitha bashkitë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi në aksin Gjinar-Elbasan

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Bashkia Elbasan bĂ«n tĂ« ditur se qarkullimi nĂ« aksin rrugor Gjinar-Elbasan Ă«shtĂ« vĂ«shtirĂ«suar si pasojĂ« e reshjeve tĂ« dĂ«borĂ«s dhe mjeteve qĂ« kanĂ« tentuar tĂ« ngjiten pa qenĂ« tĂ« pajisura me zinxhirĂ«.

Reshjet vijojnë me intensitet, duke krijuar kushte të vështira për lëvizjen e automjeteve, ndërsa në disa segmente janë evidentuar makina që kanë rrëshqitur dhe kanë penguar qarkullimin normal.

Bashkia informoi se në këtë aks ndodhen borëpastrueset dhe fadromat, së bashku me ekipet e punonjësve, të cilët po punojnë për pastrimin e rrugës dhe mbajtjen e saj të kalueshme.

Megjithatë, puna e tyre po has vështirësi për shkak të qindra mjeteve që nuk kanë marrë masat e nevojshme për lëvizje në kushte dimërore.

Bashkia Elbasan njofton se i është kërkuar Policisë Rrugore për ngritjen e një postblloku në këtë aks, me qëllim ndalimin e qarkullimit të çdo mjeti që nuk është i pajisur me zinxhirë.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë udhëzimet e strukturave përgjegjëse për të shmangur bllokimet dhe aksidentet. /j.p/

The post Reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi në aksin Gjinar-Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejt përfundimit vendosja e urës së re të hekurt në Bleran të Shkodrës

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Pas njĂ« pune intensive dhe tĂ« pandĂ«rprerĂ«, po shkohet drejt pĂ«rfundimit tĂ« vendosjes sĂ« urĂ«s sĂ« re tĂ« hekurt nĂ« Bleran, nĂ« rrethinat e ShkodrĂ«s, e dĂ«mtuar nga reshjet e shiut tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, bëri të ditur se kjo ndërhyrje emergjente do të rikthejë lidhjen për dy lagje me rreth 600 banorë, duke garantuar qarkullimin dhe aksesin normal për komunitetin.

Sipas tij, vendosja e urës së re vjen si zgjidhje e domosdoshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore në zonë, pas dëmtimeve që kishin ndërprerë lidhjen mes lagjeve.

“Puna po kryhet me ritme tĂ« shpejta pĂ«r tĂ« minimizuar ndikimin tek banorĂ«t dhe pĂ«r tĂ« rikthyer sa mĂ« parĂ« normalitetin,” u shpreh Beci.

Ndërhyrja emergjente për vendosjen e një ure të re hekuri në Bleran erdhi pas dëmtimit të urës ekzistuese që izoloi rreth 600 banorë, duke shkaktuar vështirësi serioze në lëvizje dhe bllokim të aksesit drejt varrezave. /j.p/

 

The post Drejt përfundimit vendosja e urës së re të hekurt në Bleran të Shkodrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skanimi i investimeve të huaja, AmCham kërkon ligj me qartësi për investitorët

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Projektvendimi i KĂ«shillit tĂ« Ministrave “PĂ«r miratimin e rregullores mbi procedurat pĂ«r vlerĂ«simin dhe shqyrtimin e investimeve tĂ« huaja direkte qĂ« lidhen me ose ndikojnĂ« nĂ« infrastrukturĂ«n publike kritike, teknologjitĂ« kritike dhe mallrat me pĂ«rdorim tĂ« dyfishtĂ«, furnizimin me inpute kritike, aksesin nĂ« informacion tĂ« ndjeshĂ«m apo lirinĂ« e medias”, i nxjerrĂ« pĂ«r konsultim publik, ka marrĂ« vĂ«mendjen e plotĂ« tĂ« DhomĂ«s Amerikane tĂ« TregtisĂ«.

Sipas një deklarate të Amcham, projektvendimi, i cili synon të skanojë investimet e huaja që targetojnë sektorët strategjikë me qëllim garantimin e sigurisë kombëtare, vlerësohet me rëndësi të veçantë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, duke qenë se misioni i saj kryesor është nxitja e investimeve të huaja, veçanërisht atyre amerikane.

Ndërsa ekziston dakordësi në parim për nevojën urgjente të vendosjes së një mekanizmi filtrimi të kapitalit të huaj, AmCham thekson se Shqipëria duhet ta zhvillojë këtë proces përmes një ligji të qartë dhe gjithëpërfshirës, i cili të mbrojë sigurinë kombëtare dhe njëkohësisht të garantojë qartësi dhe parashikueshmëri për investitorët lidhur me kriteret që duhet të përmbushin.

Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, miratimi i një ligji të posaçëm, dhe jo vetëm i një akti nënligjor, është i domosdoshëm për të harmonizuar kuadrin ligjor të vendit me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe për të siguruar një zbatim të balancuar dhe proporcional të mekanizmit të skanimit të investimeve.

Duke vendosur në ekuilibër mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe nevojën për të tërhequr kapital të huaj në ekonomi, AmCham vlerëson se siguria mund të garantohet përmes një kuadri ligjor që rrit përgjegjshmërinë e investitorëve për origjinën e fondeve të tyre, ndërkohë që mbështet iniciativat investuese përmes transparencës dhe sigurisë juridike. /j.p/

The post Skanimi i investimeve të huaja, AmCham kërkon ligj me qartësi për investitorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kufizime në furnizimin me energji elektrike pas avarisë në linjat 10 kV në Belsh

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Operatori i Sistemit tĂ« ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ« Elektrike (OSSH) bĂ«n tĂ« ditur se, si pasojĂ« e kushteve tĂ« rĂ«nda atmosferike, nĂ«nstacioni Kajan nĂ« Belsh ka pĂ«suar njĂ« avari nĂ« seksionin e linjave 10 kV.

Sipas OSSH-së, avaria ka sjellë kufizim të furnizimit me energji elektrike në disa zona përreth Belshit.

Grupet e Drejtorisë së Tensionit të Lartë pranë OSSH ndodhen në terren dhe kanë nisur menjëherë punën për riparimin e defektit dhe zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me energji elektrike.

OSSH bën me dije se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe se ekipet teknike janë në gatishmëri të plotë deri në normalizimin e plotë të situatës.

/a.f/

The post Kufizime në furnizimin me energji elektrike pas avarisë në linjat 10 kV në Belsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Gatishmëri e plotë për pastrimin dhe sigurinë e rrugëve pas reshjeve

TIRANË, 7 janar/ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja dhe njĂ«herĂ«sh ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, deklaroi sot se strukturat pĂ«rgjegjĂ«se janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« dhe se kontraktorĂ«t janĂ« nĂ« terren pa ndĂ«rprerje, pĂ«r tĂ« minimizuar problematikat e shkaktuara nga kushtet atmosferike.

Balluku informoi se gjatë natës kanë vijuar reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit. Sipas saj, është shënuar rritje e intensitetit të reshjeve në zonat juglindore, ndërsa në orët e para të mëngjesit reshjet kanë pushuar në rajonin verior.

Reshje bore janë regjistruar në zonat Bogë-Theth dhe Qafë Mali-Fierzë.

Zëvendëskryeministrja theksoi se, si pasojë e kushteve atmosferike, janë evidentuar probleme me rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore.

Në rajonin verior, problematika është shfaqur në akset Bajram Curri-Valbonë, Dushaj-Lekbibaj, Sopot-Kam, Qafë Mali-Fierzë, Ura e Fanit, Rrëshen-Shpal, Shpal-Fushë Arrëz, Hani i Hotit-Dogana, Vermosh, Sevaster-Kalivaç, Kukës-Shishtavec, Shpal-K/Hadroj, Kukës-Krumë, Skuraj-Burrel dhe Peshkopi-Vasije.

Ndërkohë, në rajonin jugor, problematika është konstatuar në akset Lazart, Kardhiq-Delvinë dhe Lekël-Këlcyrë.

Balluku garantoi se kontraktorët, me mjete dhe punëtorë, janë në terren 24 orë në 24, duke kryer pastrimin e akseve rrugore dhe duke garantuar sigurinë e qarkullimit për të gjithë përdoruesit e rrugës.

1 nga 2

/a.f/

The post Balluku: Gatishmëri e plotë për pastrimin dhe sigurinë e rrugëve pas reshjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Strukturat e MIE-s në terren për normalizimin e situatës nga reshjet

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Reshje intensive shiu dhe dĂ«bore kanĂ« pĂ«rfshirĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e vendit prej 24 orĂ«sh, duke shkaktuar problematika tĂ« ndryshme nĂ« akset rrugore, furnizimin me energji elektrike dhe sistemet e ujĂ«sjellĂ«sit.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur sot se të gjitha strukturat nën varësinë e ministrisë dhe kontraktorët e kompanive të mirëmbajtjes janë në terren që nga momenti i parë dhe po ndërhyjnë për normalizimin e situatës.

Në zonën veriore reshjet kanë qenë të intensitetit të lartë, duke sjellë rënie gurësh dhe prurje të mëdha uji. Në aksin Bogë-Theth ka reshje dëbore. Problematika ka pasur edhe në akset Bajram Curri-Valbonë; Ura Bujan-Qafë Morinë; Bajram Curri-Fierzë; Dedaj-Bogë; Kukës-Krumë; Kukës-Shishtavec-Skuraj-Peshkopi; Dushaj-Lekbibaj ku ka rrëshqitje në kilometrin 4, dhe po punohet për largimin e materialit; Vorë-Maminas ku ka prezencë të ujit në kilometrin 2.

Sa i përket furnizimit me energji, aktualisht, në vend janë 22 fidera jashtë funksionit. Më e prekur është zona e Durrësit për shkak të motit të keq dhe prurjes së ujit në kabina.

Zv.kryeministrja Balluku bëri të ditur se të gjitha linjat që furnizojnë hidrovorët janë në funksion, përveç segmentit në Synej të Kavajës, ku po punohet. Linjat 35 kV dhe nënstacionet furnizojnë normalisht.

Nga ana tjetër, të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në operim normal, ndërsa brigadat e linjave dhe nënstacioneve janë në gatishmëri.

Në nënstacionin Rrashbull 220/110 kV ka prani të shtuar uji, dhe ekipet e OST-së, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, po marrin masat e nevojshme.

Lidhur me situatën në kaskadën e Drinit, Balluku informoi se prurjet në HEC-in e Komanit dhe HEC-in e Vaut të Dejës janë të larta, pa shfaqur tendencë rënieje.

Të gjitha njësitë prodhuese, 9 agregatët, janë në funksion me kapacitet të plotë, uji përpunohet për funksionimin e njësive dhe pjesa tjetër shkarkohet për sigurinë e veprave prodhuese.

Duke u ndalur në situatën e furnizimit me ujë, zv.kryeministrja Balluku tha se në rajonin e Durrësit situata paraqitet e rënduar për shkak të reshjeve intensive.

Të gjitha stacionet e pompave janë në funksion, niveli i kanalit të hidrovorit është maksimal, dhe grupet e punës monitorojnë situatën në terren. Në pjesën tjetër të vendit, sistemet e furnizimit me ujë dhe kanalizimet janë nën kontroll dhe funksionojnë normalisht.

Ndërsa porti i Durrësit funksionon normalisht, imbarkimi i pasagjerëve në tragete vijon.

Në portin e Vlorës nisjet e trageteve mbeten të varura nga kushtet e motit dhe kapiteneria ka pezulluar daljen e anijeve të vogla.

Në portin e Sarandës situata paraqitet e qetë dhe linja me Korfuzin operon normalisht.

NĂ« aeroportin “NĂ«nĂ« Tereza” operimet vazhdojnĂ« normalisht, megjithĂ«se kushtet meteorologjike nĂ« zonĂ«n pĂ«rreth mbeten tĂ« ngarkuara.

1 nga 5

/r.e/a.f/

The post Strukturat e MIE-s në terren për normalizimin e situatës nga reshjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌