Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rilindja e Ernest Muçit, golat që po trazojnë Superligën turke

Në kampionatin e futbollit turk, Ernest Muçi ka shpërthyer si një bomber i pagabueshëm dhe këtë të dielë i dhuroi një goditje të fortë dopamine tifozëvë të Trabzonspor, kur i shënoi skuadrës kundërshtare në minutën e fundit.

Një top i pasuar jashtë zonës, kontroll i shpejtë, Muçi që afrohet dhe lëshon një goditje të thatë, që depërton mes këmbëve të mbrojtësit për t’u përplasur në rrjetë pa i lënë asnjë shans portierit.

 

Stadiumi shpërthen në anën e vizitorëve, pankina e Trabzonsporit ngrihet në këmbë dhe Ernest Muçi bën një gjest kundër pankinës kundërshtare të Kocaelispor. Gishtin te buzët si për t’i thënë të mbyllin gojën.

Zakonisht lojtari feston ftohtë. Pasi shënon gol, ul kokën dhe pret me qetësi brohorimat e shokëve të skuadrës.

Por kësaj radhe duhej t’i jepte përgjigje trajnerit rival, i cili para ndeshjes kishte deklaruar se Muçi nuk do të ketë hapësira dhe nuk do të shënojë sot”. Muçi jo vetëm që shënoi, por e bëri në fund, vendosi ndeshjen dhe i dha Trabzonspor një trepikësh jetik në garën për kreun.

Golat e Ernest Muçit janë surpriza më e bukur e ndeshjeve të Trabzonspor në javët e fundit. Dhe këto nuk janë pak.

Një Trabzonspor që fiton me firmën Muçi

Goli i sotëm vjen pas një serie ndeshjesh ku Muçi ka qenë vendimtar. Në javët e fundit të Superligës turke, ai ka shënuar në disa ndeshje radhazi, përfshirë dy gola kundër Göztepe, gol vendimtar në fitoren dramatike ndaj Başakşehir në minutën e 101, gol ndaj Besiktas dhe tani, goli i minutës së fundit që po bën xhiron e mediave sportive. Statistikat i japin 8 gola në 6 ndeshjet e fundit.

Forma e tij shpërthyese në fushë ka shkuar përtej emocioneve të ndeshjes. Muajin e kaluar, në dhjetor, presidenti i shoqatës së tifozëve të Trabzonsporit, Hasan Bahadir bëri publikisht një thirrje të drejtpërdrejtë për klubin që të blejë kartonin e Muçit nga Beşiktaş, duke shkuar edhe më tej: sipas tij, shuma prej rreth 8.5 milionë eurosh mund të përballohet nga vetë tifozët.

“Përkatësia nuk lidhet gjithmonë me një firmë në kontratë, por me sjelljen në fushë. Ai festoi golat sepse i ndjeu vërtet, ngriti duart sepse e ndien se kjo tribunë i përket atij”, është shprehur Bahadir, në një deklaratë që pasqyron emocionin e krijuar rreth sulmuesit shqiptar.

 “Le ta bëjmë Muçin një transferim të përbashkët të 8 milionë tifozëve. Le të jetë një ‘transferim tifozësh’. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Paratë të vijnë nga ne, sepse nga kjo përfiton i gjithë komuniteti”, ka shtuar ai.

Mediat turke e kanë përcjellë me superlativa këtë fazë që po kalon lojtari shqiptar. Fanatik shkruan se “Muçi është lojtari që po mban gjallë shpresat e Trabzonsporit në ndeshjet e vështira”, ndërsa Sabah thekson se “shqiptari po luan me vetëbesim, pa frikë dhe me personalitet sulmuesi lider”.


Video lart, goli i Muçit kundër Kanyaspor

Trajneri i Trabzonsporit, Fatih Tekke, është një nga faktorët kryesorë të fazës pozitive që po përjeton lojtari. Që në javët e para, Tekke i dha Muçit një rol të lirë në ofensivë, duke e çliruar nga skemat e ngurta.

Sipas deklaratave të raportuara nga mediat lokale, Tekke është shprehur qartë në dhomat e zhveshjes: “Kur topi është në këmbët tona, Muçi duhet të ndjehet i lirë, të rrezikojë dhe të godasë”.

Ky mesazh është kthyer në filozofi loje dhe po funksionin. Muçi nuk pyet më, por vetëm godet.

Beşiktaş, pendesa publike dhe presioni nga tifozët

Lojtari duket se ka hedhur pas krahëve dështimin me Beşiktaş, klubi që e bleu për 10 milion dollarë nga Legia, por e huazoi për 1 milion tek Trabzonspor. Trajneri që e huazoi Ernest Muçin tek Trabzonspor është Sergen Yalçın. Ai mori drejtimin e skuadrës në fund të gushtit 2025, pak para se të finalizohej huazimi i Muçit duke mos ia kuptuar potencialin.

Për këtë i është dashur të justifikohet disa herë para tifozëve të tij duke thënë: “Nëse një lojtar nuk është i suksesshëm diku, nuk do të thotë se nuk mund të jetë i suksesshëm në një vend tjetër.”

Por momenti më i sikletshëm për Beşiktaş erdhi pikërisht në ndeshjen përballë Trabzonsporit, kur Muçi shënoi një gol spektakolar ndaj ish-skuadrës së tij. Pas asaj ndeshjeje, Yalcin, i bezdisur nga ngulmimi i gazetarëve u shpreh: “Ai është një lojtar që ne nuk e kemi në planet tona. Kjo tregon se ai po jep performancë te Trabzonspor që nuk e dha te ne.”

Përgjigjia gjithsesi nuk i qetësoi tifozët. Muçi vazhdoi të shënonte edhe në ndeshje të tjera. Golat e tij nga larg kthehen gjithnjë në hit në rrjetet sociale. Mediat turke raportuan se tribunat e Besiktas dhe rrjetet sociale shpërthyen kundër drejtuesve, duke i akuzuar se “lanë të ikë një lojtar që sot po bën diferencën”.

Mediat turke, vlerësime pa ekuivok për Muçin

Anadolu Agency e ka quajtur Muçin “golashënuesin e javëve të fundit”, ndërsa Hürriyet shkruan se “shqiptari është kthyer në një nga armët më të rrezikshme të Superligës në momentin vendimtar të sezonit”.

Dhe këtu vjen pyetja që nuk mund të shmanget. Me këtë formë, me këto gola, me këtë personalitet, si mund të mos jetë Ernest Muçi një opsion serioz për Kombëtaren.

Trajneri Sylvinho është përballë një fakti të thjeshtë: Muçi sot po vendos ndeshje në një kampionat të fortë, nën presion, me stadiume të mbushura dhe pritshmëri të larta, me pak fjalë po shënon gola që japin pikë, fitore dhe krijojnë një frymë tjetër në skuadër.

Nëse Kombëtarja kërkon personalitet, guxim dhe lojtarë që nuk fshihen në momentin e fundit, Ernest Muçi sot po e jep përgjigjen e tij çdo javë me golat që shënon.

Dhe goli i sotëm, ai i minutës së fundit, ai që mbylli gojën pankinës kundërshtare, mund të jetë edhe mesazhi më i qartë për Tiranën./Lapsi.al

The post Rilindja e Ernest Muçit, golat që po trazojnë Superligën turke appeared first on Albeu.com.

Goli vendimtar në shtesë, Muçi: E ndieja që rasti do të vinte dhe nuk gabova

Ernest Muçi u shndërrua sërish në heron e Trabzonsporit, duke i dhënë skuadrës fitoren e radhës në transfertën ndaj Kocaelisporit. Sulmuesi shqiptar realizoi golin vendimtar në minutën e parë shtesë, me një goditje të fortë dhe të saktë, që nuk i la asnjë mundësi portierit kundërshtar, duke vulosur suksesin 2–1. Pas përfundimit të ndeshjes, Muçi […]

The post Goli vendimtar në shtesë, Muçi: E ndieja që rasti do të vinte dhe nuk gabova appeared first on BoldNews.al.

Ernest Muçi i pandalshëm, tjetër gol vendimtar për Trabzonspor

TIRANË, 18 janar /ATSH/ Sulmuesi kuqezi Ernest Muçi është i pandalshëm në kampionatin turk, duke shënuar një tjetër gol vendimtar për Trabzonsporin, me vlerën e tri pikëve.

Në ndeshjen e radhës në kampionat në transfertën ndaj Kocaelispor, megjithë masat e marra për të shmangur një gol prej tij, skuadra vendase dështoi në limit të ndeshjes. Trajneri vendas kishte premtuar se do bënte maksimumin që ekipi i tij ta ndalte Muçin. Por sulmuesi gjeti rrjetën në shtesën e takimit (91′) pas një gjuajtjeje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë, për t’i dhënë suksesin 2-1 ekipit të tij.

Një gol që shërben për të treguar se çfarë forme të shkëlqyer po kalon, pas një serie mbresëlënëse në 10 ndeshjet e fundit që e bëjnë këtë pa dyshim momentin më të mirë të karrierës së tij.

Në 10 ndeshjet e fundit zyrtare të Muçit, mes kampionatit, Kupës dhe Superkupës në Turqi, ai ka koleksionuar plot 10 gola e 2 asiste. Janë 8 gola në kampionat dhe një asist në këtë turne, ndërsa 2 gola dhe një asist janë edhe në Kupën e Turqisë.

Shifra mbresëlënëse në një periudhë kohe thuajse dymujore që do t’i kishte zili cilido sulmues, gjë që e kanë bërë Muçin aktualisht si një nga protagonistët kryesorë të futbollit në Turqi.

The post Ernest Muçi i pandalshëm, tjetër gol vendimtar për Trabzonspor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ernest Muçi “magjik”, sulmuesi kuqezi i jep fitoren Trabzonspor me një supergol (Video)

Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Trabzonspor ka fituar në transfertë përballë Kocaelispor. Sfida e vlefshme për javën e 18-të të Superligës turke, përfundoi 1-2. Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ai që shënoi golin e dytë për të tijët, që rezultoi të ishte goli i fitores dhe përmbysjes së […]

The post Ernest Muçi “magjik”, sulmuesi kuqezi i jep fitoren Trabzonspor me një supergol (Video) appeared first on BoldNews.al.

Ernest Muçi i pandalshëm në Turqi, shënon supergol për t’ia fituar Trabzonsporit pikët e plota



Trabzonspor ka shënuar fitore në udhëtim te Kocaelispor, në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Turqisë.

Ishte sërish ylli shqiptar Ernest Muçi që bëri dallimin, për të shënuar golin e fitores në minutat shtesë (90+1’), ku epilogu përfundimtar doli të jetë 1-2.

Pas asistimit të Zubkov, Muçi me një supergol nga distanca e la në gjumë portierin vendas për ta vulosur fitoren.

ERNEST MUÇI ONCE AGAIN SCORES A GOAL TO GIVE TRABZONSPOR THE ADVANTAGE IN THE END! pic.twitter.com/eCSB7NIv7u
— Kuq e Zi 🇦🇱⚽️ (@KuqeZiFootball) January 18, 2026

Përpos golit, Muçi zhvilloi një paraqitje mahnitëse duke kompletuar 34 pasime nga 35 të tentuar, si dhe kishte katër goditje në portë.

Për shqiptarin, ky është goli i tetë në kampionatin turk, vetëm pesë më pak se top golashënuesi Shomurodov i Basaksehir.

Ndërkohë, Trabzonspor mbetet në garën për titull duke zënë pozitën e tretë me 38 pikë, pesë më pak se lideri Galatasaray./Telegrafi

VIDEO/ Edhe në transfertë dëgjohen thirrjet “Muçi, Muçi!” në tribuna, sulmuesi shqiptar tund rrjetën përsëri në Turqi

Ernest Muçi vazhdon të shënojë gola me rregullsi mbresëlënëse në Turqi, teksa sot ka lënë shenjën e tij edhe në Kupë me fanellën e Trabzonspor.

Në ndeshjen e raundit të dytë, me grup të përbashkët, që luhej në fushën e Istanbulspor, ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai i cili tundi rrjetën me një diagonale të shkëlqyer në minutën e 41-të.

Një gol fantastik i cili bëri që në tribuna të shpërthenin brohoritjet “Muçi, Muçi” mes tifozëve të skuadrës së Trabzonspor për të cilët sulmues shqiptar është kthyer shumë shpejt një idhull, ndonëse ka pak muaj në radhët e kësaj skuadre.

SHIH VIDEON

Një gol fantastik i cili bëri që në tribuna të shpërthenin brohoritjet “Muçi, Muçi” mes tifozëve të skuadrës së Trabzonspor për të cilët sulmues shqiptar është kthyer shumë shpejt një idhull, ndonëse ka pak muaj në radhët e kësaj skuadre.

The post VIDEO/ Edhe në transfertë dëgjohen thirrjet “Muçi, Muçi!” në tribuna, sulmuesi shqiptar tund rrjetën përsëri në Turqi appeared first on Albeu.com.

Ernest Muçi nuk po ndalet - dy gola, një asistim, prej tyre njëri super gol



Ernest Muçi vazhdon formën e jashtëzakonshme në Turqi, duke qenë protagonisti absolut i Trabzonsporit ndaj Istanbulspor, në ndeshjen e Kupës së Turqisë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi dy gola dhe dhuroi një asist, duke udhëhequr një përmbysje spektakolare në transfertë.

Në përballjen e raundit të dytë, të zhvilluar në stadiumin e Istanbulspor, vendasit kaluan të parët në avantazh, por ishte Muçi ai që riktheu Trabzonsporin në lojë.

💥 GOLÜN ADI: MUCI!

🔴🔵 Trabzonspor, Ernest Muçi'nin attığı golle İstanbulspor karşısında skoru 1-1'e getirdi. #ZTK pic.twitter.com/KmlEomqKZK
— A Spor (@aspor) January 14, 2026


Në minutën e 41-të, shqiptari realizoi një gol të mrekullueshëm me një diagonale të saktë, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke ndezur ndeshjen.

Goli i tij shkaktoi entuziazëm të madh edhe në tribuna, ku tifozët e Trabzonsporit shpërthyen në brohoritje “Muçi, Muçi”, një tregues i qartë se sulmuesi shqiptar është kthyer shumë shpejt në një prej figurave më të dashura të skuadrës, pavarësisht se ka vetëm pak muaj që mban veshur këtë fanellë.

⭐️ BU AKŞAM BÜYÜK OYNADI!

🔴🔵 Ernest Muçi'nin 66 dakikalık futbol resitali. 👇

⚽️ 2 gol
🎯 1 asist#ZTK pic.twitter.com/MNUtKlmT61
— A Spor (@aspor) January 14, 2026


Në pjesën e dytë, Muçi vazhdoi spektaklin. Në minutën e 57-të ai asistoi për golin e përmbysjes, duke treguar jo vetëm instinkt shënues, por edhe vizion loje.

Vetëm tre minuta më vonë, në minutën e 60-të, ai vulosi paraqitjen e tij brilante me një tjetër supergol, duke i dhënë sigurinë fitores së Trabzonsporit.

🚀 MUCI'DEN GÜDÜMLÜ FÜZE!

🔴🔵 Trabzonspor, Ernest Muçi'nin müthiş golüyle İstanbulspor karşısında durumu 3-1'e getirdi. #ZTK pic.twitter.com/8Z6Em3TZYf
— A Spor (@aspor) January 14, 2026


Me këta dy realizime, Ernest Muçi ka shkuar në kuotën e 9 golave me fanellën e Trabzonsporit në të gjitha garat. /Telegrafi/

VIDEO/ Ndërhyrja ndaj Muçit alarmon stafin mjekësor, gjyqtari fal lojtarin e Gallatasarajt

Trabzonspori dhe Gallatasaraj kane zhviluar mbreme ndeshjen e gjysmëfinalens se Superkupës së Turqisë. Ndeshja u mbyll me rezultatin 4-1 në favor të Gallatasarajt.

Ernest Muçi ka luajtur si titullar, ndërsa në minutën e 27-të alarmoi stafin mjekësor.

Një ndërhyrje e ashpër e Gabriel Sara bëri që Muçi të ndjente dhimbje.

Gjyqtari Cihan Ajdin u mjaftua me një karton të verdhë. Muçi vijoi më pas normalisht ndeshjen.

Ndërhyrja ndaj Muçit: (VIDEO)

The post VIDEO/ Ndërhyrja ndaj Muçit alarmon stafin mjekësor, gjyqtari fal lojtarin e Gallatasarajt appeared first on Albeu.com.

Ernest Muçi barazon rekordin e Kylian Mbappes dhe Foden…

✇Albeu
By: V K

Ernest Muçi, ka befasuar në Superligën Turke me paraqitjet dhe golat spektakolarë të tij, për klubin e ri tashmë të Trabzonsporit.

Në muajin dhjetor sulmuesi kuqezi ka shënuar 4 gola, duke u futur në një klasifikim statistikor me emrat e sulmuesve më të mirë të të gjithë Europës.

Emra si Haaland i Manchester Cityt, Torres i Barcelonës, Ekitike i Liverpool apo Harry Kane i Bayern Munich kanë bërë më mirë se sa Muçi, me nga 5 gola.

Pas tyre vjen sulmuesi kuqezi Ernest Muçi me 4 gola, është në të njëjtin nivel me emra si Phill Foden i Manchester Cityt apo ylli francez i Realit të Madridit, Kylian Mbappe.

The post Ernest Muçi barazon rekordin e Kylian Mbappes dhe Foden… appeared first on Albeu.com.

Muçi “tërbon” Galatasarayn

Goli i Ernest Muçit ndaj Goztepes u vlerësua si goli më i bukur i muajit dhjetor. Sulmuesi i Trabzonspor realizoi një gol fantastik, duke mahnitur të gjithë. Te Galatasaray ka pakënaqësi, pasi ky klub pretendon se goli i nigerianit Osimhen kundër Samsunspor është më i bukur. ”I pakrahasueshëm”,-shkruan Galatasaray. Gjithsesi, pavarësisht asaj çfarë shkruan klubi nga Stambolli, vendimi nuk ndryshon.

Source

Muçi, goli i muajit në Turqi/ Ylli shqiptar e fiton për herë të dytë këtë çmim individual

Një tjetër provë se është krejtësisht i veçantë. Klasi dhe eleganca e një ylli si Ernest Muçi u veçua sërish në Turqi, dhe futbollistit shqiptar i dhanë çmimin e golit më të bukur të muajit.

Superliga turke nuk pati menu më të shijshme në dhjetor sesa rrjeta e dytë që talenti kuqezi realizoi në ndeshjen Trabzonspor-Gëztepe.

Koordinimi dhe shkalla e vështirësisë ishin në nivele maksimale. Në atë sfidë të elitës turke, Muçi shënoi të dy golat, duke qenë më i miri në fushë.

Lojtari i përfaqësueses shqiptare e ka për herë të dytë këtë vlerësim individual. Më herët, ai fitoi çmimin e golit më të bukur të muajit nëntor për realizimin nga goditja e dënimit në sfidën Trabzonspor-Konjaspor që përfundoi 3-1.

Sipas të gjitha mundësive, kjo rrjetë e Muçit mund të jetë kandidate edhe për të fituar trofeun sezonal. Forma e tij ka qenë e shkëlqyer dy muajt e fundit.

Shqiptari 24-vjeçar ka realizuar 7 herë në vetëm 5 ndeshje, duke u kthyer në lojtarin më të mirë të ekipit, dhe në shpresën kryesore për të pretenduar titullin kampion në Turqi./abcnews.al

Ernest Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor (Video)

Ernest Muçi sërish protagonist. Sulmuesi i kombëtares ka realizuar golin e radhës me fanellën e Trabzonspor. Muçi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie në ndeshjen e kampionatit ndaj Genclerbirligi . Pavarësisht se portieri i kuptoi krahun 24-vjeçarit, topi përfundoi në rrjetë. Për Muçin ky ishte goli i shtatë në kampionat me këtë ekip. Kujtojmë që […]

The post Ernest Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor (Video) appeared first on BoldNews.al.

Ernest Muçi shënon dhe asiston, por Trabzonspori mposhtet



Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, ka konfirmuar edhe një herë formën e shkëlqyer që po kalon në elitën e futbollit turk.

Muçi ishte protagonist për Trabzonsporin, duke realizuar një gol dhe duke dhuruar një asistim, megjithatë kontributi i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen 4-3 ndaj Gençlerbirligi, në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma dhe që i takoi xhiros së 17-të të kampionatit.

Fillimisht, në minutën e 50-të, 24-vjeçari asistoi për golin e dytë të Trabzonsporit, të shënuar nga Felipe Augusto.

Më pas, në minutën e 67-të, Muçi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar golin e tretë për ekipin e tij. Ai e përfundoi ndeshjen si titullar dhe ishte ndër më të dalluarit në fushë.

pic.twitter.com/eEtmotbuRP
— ▶️ Follow:@CenterOfGoals (@KandaceKit76525) December 22, 2025


Në këtë edicion, Muçi ka regjistruar shtatë gola dhe dy asistime në 14 paraqitje në kampionat, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Trabzonsporit.

Pas kësaj xhiroje, Trabzonspori renditet në vendin e tretë me 35 pikë, katër më pak se Fenerbahçe që mban pozitën e dytë, ndërsa kryesimin e tabelës e ka Galatasaray me 42 pikë. Në anën tjetër, Gençlerbirligi ndodhet në vendin e 11-të me 18 pikë. /Telegrafi/

Deklarata e fundit, presidenti i Beshiktashit për Ernest Muçin: Nuk ka asnjë alternativë tjetër

✇Albeu
By: M C

Nuk do të ketë transferim përfundimtar të Ernest Muçit nga Beshiktashi te Trabzonspori, për më pak se 8.5 milionë euro. Presidenti i Beshiktashit, Serdal Adali, ka qartësuar se do të ndiqet vetëm rruga e kontratës.

“Kushtet e Muçit janë të shkruara në kontratë. Nëse kontrata përmbushet, transferimi realizohet. Jashtë kontratës së tij nuk ka asnjë alternativë tjetër”, u shpreh presidenti i Beshiktashit së fundmi.

Trabzonspori duhet të paguajë 8.5 milionë euro për blerjen e kartonit, pasi shpenzoi 1 milion euro për huazimin e mesfushorit shqiptar. Gjatë kësaj kohe është folur për tratativa të reja ku Trabzonspori do kërkojë të paguajë më pak.

Muçi ka shpërthyer në katër javët e fundit te Trabzonspori. Prej tij janë shënuar gjashtë gola në total.

The post Deklarata e fundit, presidenti i Beshiktashit për Ernest Muçin: Nuk ka asnjë alternativë tjetër appeared first on Albeu.com.

Muçi është në “flakë”/ Rekord në karrierë duke shënuar gol në katër ndeshje radhazi

Po i afrohet rekordeve.

Ernest Muçi duket se po arrin kulmin e pjekurisë në karrierën e tij, dhe tashmë mund ta ngrejë stekën në nivele më të larta.

Ylli kuqezi ka shënuar gola në 4 ndeshje radhazi në Superligën e Turqisë, dhe kjo është hera e parë në karrierë që e arrin diçka të tillë.

As kur ishte tek Tirana, as në Poloni me Legian e Varshavës, po ashtu as tek Beshiktashi në elitën turke.

Natyrisht, ai mund ta thellojë rekordin në ndeshjen e kësaj të mërkure, ndërsa Trabzonspori pret Alaniasporin në fazën e grupeve të Kupës së Turqisë, e më pas në Superligë kur në 22 dhjetor do të luhet dueli në fushën e Gençlerbirligit.

Muçi gjithashtu po i afrohet rekordit të golave në një sezon.

Ai ka realizuar 6 herë në këto 4 sfida, ndërsa nivelin më të lartë e ka arritur kur ishte tek Tirana me 7 rrjeta në 2019-2020, si dhe po 7 gola në sezonin 2023-2024 të ndara mes Polonisë dhe Turqisë.

Futbollisti 24-vjeçar ka shënuar dy herë në fitoren e çmendur 4-3 në fushën e Bashaksehirsporit, në suksesin 3-1 ndaj Konjasporit, në suksesin 2-1 në Gëztepe, si dhe ndaj ish-ekipit të tij, Beshiktash, që ende i mban kartonin.

Trabzonspor për momentin është në vendin e tretë në kampionatin turk me 35 pikë ndaj 39 të Gallatasarajit kampion që kryeson, dhe 36 të Fenerbahçes.

Falë golave të shqiptarit janë marrë 10 nga 35 pikët, siguruara në katër ndeshjet e fundit.

Muçi nuk i ndal golat, shkëlqen edhe ndaj Besiktas, lë pas yje si Osimhen (Video)

Ernest Muçi po kalon një formë të shkëlqyer, i kthyer në lojtarin e momentin në Turqi. Mbëmë, ndaj ish ekipit të tij Besiktas sulmuesi shqiptar la gjurmë sërish, teksa realizoi një tjetër kryevepër, goli i tij i 6-të në pak ditë, shifra të denja për një top-player. Në minutën e 25-të, gjatë kohës kur Besiktas […]

The post Muçi nuk i ndal golat, shkëlqen edhe ndaj Besiktas, lë pas yje si Osimhen (Video) appeared first on BoldNews.al.

Ernest Muçi vlerësohet me çmimin “Goli më i bukur” i nëntorit

✇Albeu
By: M C

Goli i Ernest Muçit kundër Konyaspor në javën e 14-të të sezonit u zgjodh goli i muajit nëntor nga faqja zyrtare e Super Ligës së Federatës Turke të Futbollit.

Sekretari i përgjithshëm i Federates Turke, Sami Karaman i dorëzoi sulmuesit të Kombëtares kuqezi, Ernest Muçit çmimin e tij para ndeshjes me Beşiktaş, ku talenti shqiptar sërish realizoi një tjetër supergol.

Ai shënoi një tjetër gol mjaft të bukur përballë ish-skuadrës së tij Beşiktaş në një ndeshje që u mbyll në barazim 3-3.

Kur ndeshja ishte 0-2, sulmuesi kuqezi arriti të tregojë talentin e tij në fushën e lojës për të rihapur ndeshjen dhe në fund të dy skuadrat u mjaftuan me nga një pikë.

The post Ernest Muçi vlerësohet me çmimin “Goli më i bukur” i nëntorit appeared first on Albeu.com.

Muçi gol, Rashica asistim - dyshja shqiptare shkëlqejnë në derbin turk



Ernest Muçi dhe Milot Rashica shkëlqyen sonte në ndeshjen e Trabzonsporit ndaj Besiktasit, e cila përfundoi me barazimin 3-3.

Ernest Muçi vazhdon formën fantastike në elitën turke, duke shënuar golin e tij të gjashtë për këtë sezon në minutën e 25’.

Për Muçin, ky ishte goli i katërt në katër ndeshjet e fundit, duke treguar një ritëm të jashtëzakonshëm dhe një kontribut të madh për skuadrën e tij.

❤️🇦🇱 Ernest Muci with another wonderful goal

6 goals in last 4 games is CRAZY!! pic.twitter.com/NFLUEw1SJV
— Epirote Report 🌕 (@EpiroteReport) December 14, 2025


Performanca e tij u vlerësua nga ekspertët e SofaScore me notën 7.5, duke reflektuar ndikimin e tij në lojë.

Milot Rashica luajti titullar për Besiktasin dhe qëndroi në fushë për 76 minuta, duke dhënë një asist të rëndësishëm për golin e tretë të skuadrës së tij.

İNANILMAZ BİR MAÇ

Trabzonspor - Beşiktaş maçında durum 1 3 oldu mk Cerny ve Rashica ts defansinı hamsi buğulama yapıp çatır çutur yiyorlar.

Cerny inanılmaz bir topçu Kırmızı kart görmesi gereken Orkun Kökçü muthis oynuyor.#TSvBJK

pic.twitter.com/0hvtTeOJBE
— SPARTAKÜS (@Hasan20597455) December 14, 2025


Për 29-vjeçarin ky ishte asistimi i dytë për sezonin, dhe ai u vlerësua me notën 7.1 nga SofaScore, duke treguar cilësinë e tij dhe ndikimin në skuadër.


Dyshja shqiptare tregoi se vazhdon të ketë rol kyç në ekipet e tyre përkatëse, duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në rezultatet e ndeshjeve dhe duke treguar formë të shkëlqyer personale. /Telegrafi/

Ernest Muçi shkëlqen në Turqi, shënon golin e radhës për Trabzonsporin

Ernest Muçi po shkëlqen në Turqi, duke shënuar golin e radhës për Trabzonsporin kundër Beshiktashit. Edhe pse nuk luan si sulmues, ai ka realizuar gjashtë gola në katër ndeshjet e fundit, duke u bërë lojtari kyç i momentit. Kjo statistikë e vendos atë në nivel me emra si Osimhen, Asensio dhe Sane, të cilët kanë shënuar po kaq gola në 16 javë. Muçi aktualisht është i huazuar te Trabzonspori…

Source

Muçi, më i shtrenjti në histori/ Trabzonspor do të duhet të thyejë rekordin e transferimeve për të

Është diçka të shpenzosh për një lojtar, dhe diçka tjetër të thyesh rekordin.

Trabzonspori duhet të bëjë pikërisht këtë, për të siguruar shërbimet e Ernest Muçit sezonet e ardhshme.

Blerja e kartonit të yllit shqiptar është tema kryesore në klubin turk, për tifozët dhe stafin teknik, dhe një nga çështjet e ditës në Superligë dhe në mediat e Stambollit e të Ankarasë.

Presidenti Ertugrul Dogan, ka deklaruar se nëse trajneri Fatih Teke e kërkon futbollistin në fund të sezonit, klubi do t’ia plotësojë dëshirën, por nuk ngurroi që sqaronte edhe diçka tjetër.

Numri 1 i Trabzonsporit deklaroi se oferta që u bë në verë për Muçin u konsiderua e ulët nga Beshiktashi, prandaj pati huazim, dhe shtoi se dihen shifrat që janë shpenzuar deri tani.

E vërteta është që klubi i Superligës turke duhet të thyejë rekordin e tij të transferimeve në të gjitha kohët nëse do të dojë të blejë kartonin e shqiptarit, për të cilin Beshiktash kërkon 8.5 milionë euro.

Një milionë euro ndërkaq janë dhënë vetëm për huazimin 1-vjeçar.

Blerja rekord deri tani është ajo e yllit nga Gana, Maxhid Uaris, i cili u pagua 6.9 milionë euro në 2014 tek Spartaku I Moskës.

Pra rekordi duhet të thyhet me mbi 30 për qind.

Pas tij vijnë Gëkhan Ynal, qendërsulmuesi për të cilin u shpenzuan 6.2 milionë euro si dhe ukrainasi Zubkov me 6 milionë euro, po aq sa Sikan.

Pol Onuaçu, një nga më të mirët e ekipit aktualisht, u pagua 5.67 milionë euro këtë verë tek Sauthemptoni në Premier Ligën angleze.

A do t’i ketë Trabzonspori 8.5 milionë euro për Ernest Muçin?

Nuk është e sigurt, ndonëse dihet se trajneri Teke dëshiron ta mbajë në ekip, dhe se presidenti Dogan do të bëjë gjithçka që ta kënaqë.

Ylli kuqezi ka 5 gola e një asist në 12 ndeshje këtë sezon të Superligës, madje të 5 golat dhe asistin I ka realizuar në tri ndeshjet e fundit.

❌