Zgjedhjet e parakohshme parlamentare â tĂ« cilave u paraprinĂ« pĂ«rplasjet disamuajshe ndĂ«rmjet partive politike, bllokadat institucionale dhe fjalori polarizues â pĂ«rfunduan me njĂ« fitore bindĂ«se tĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje (LVV).
NjohĂ«sit e zhvillimeve politike vlerĂ«sojnĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« (REL) se zgjedhjet e 28 dhjetorit ia sollĂ«n partisĂ« sĂ« kryeministrit nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, njĂ« fitore âspektakolareâ, tĂ« cilĂ«n ajo e arriti kryesisht falĂ« âdobĂ«siveâ tĂ« partive opozitare.
LVV-ja i fitoi 49.30 për qind të votave, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
âKjo Ă«shtĂ« njĂ« fitore spektakolare e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, tĂ« cilĂ«n ia ka dhuruar opozita me mungesĂ«n totale tĂ« ideve se si tĂ« ballafaqohet me popullizmin e fuqishĂ«m tĂ« Kurtitâ, thekson analisti Artan Muhaxhiri pĂ«r REL-in.
Të dhënat preliminare të KQZ-së tregojnë se partitë opozitare ngelën shumë mbrapa.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i fitoi 21.01 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)13.59 për qind, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 5.68 për qind.
Nisma Socialdemokrate, me vetëm 1.72 për qind të votave nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i fitoi 4.74 për qind të votave.
Fitoren e LVV-sĂ«, politologu DritĂ«ro Arifi e sheh si rezultat tĂ« disa faktorĂ«ve tĂ« ndĂ«rlidhur â âpropagandĂ«s sĂ« fuqishmeâ qĂ« ka kjo parti, si dhe dobĂ«sive tĂ« partive opozitare, tĂ« cilat nuk kanĂ« arritur tĂ« jenĂ« mjaftueshĂ«m aktive dhe tĂ« prezantojnĂ« ekspertizĂ«.
âMĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja Ă«shtĂ« se qytetarĂ«t e kanĂ« vĂ«rejtur mungesĂ«n e lidershipit te partitĂ« opozitare, si dhe tĂ« njĂ« personi qĂ« do tĂ« mund ta ndryshonte gjendjenâ, thekson Arifi pĂ«r REL-in.
Bazuar nĂ« rezultatet preliminare, LVV-ja pritet tâi ketĂ« 56 ulĂ«se nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s, PDK-ja 23 ulĂ«se, LDK-ja 15 ulĂ«se dhe AAK-ja 6 ulĂ«se.
Lista Serbe pretendon se i ka fituar të gjitha dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvend, por mbetet ende në pikëpyetje nëse partia tjetër serbe, Partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit, do ta fitojë një ulëse.
Ăka thanĂ« partitĂ« politike?
Lëvizja Vetëvendosje po shkon në drejtim të përsërisë ose tejkalojë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur kishte fituar 50.28 për qind të votave.
Asokohe ajo e krijoi shumicën parlamentare pa koalicion me partitë e tjera shqiptare, por vetëm me deputetë nga pakicat joserbe, të cilat i kanë 10 ulëse të garantuara në Kuvend, gjithashtu.
Lideri i LVV-sĂ«, Albin Kurti, pas shpalljes sĂ« rezultateve preliminare nga KQZ-ja, tha se âsa mĂ« parĂ« qĂ« certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, aq mĂ« shpejt do tĂ« krijohen institucionetâ.
Ai i ka ftuar partitë e tjera që të bashkëpunojnë për marrëveshjet ndërkombëtare, duke thënë se ky hap do të jetë test për bashkëpunimin e mundshëm të mëtejmë, përfshirë edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit në pranverë.
âNatyrisht qĂ« duhet ta bisedojmĂ« me opozitĂ«n kĂ«tĂ« çështje. Por, paraprakisht duhet tĂ« diskutojmĂ« pĂ«r marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tareâ, tha Kurti.
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, tha një ditë pas zgjedhjeve se priste rezultat më të mirë.
âPDK-ja ka pritur rezultat mĂ« tĂ« mirĂ« dhe unĂ« kam pritur rezultat mĂ« tĂ« mirĂ«, por ne kemi arritur ta ruajmĂ« votĂ«n dhe elektoratin tonĂ«â, tha Hamza nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r media.
NdĂ«rkaq, lideri i LDK-sĂ«, Lumir Abdixhiku, e ka uruar fituesin e zgjedhjeve, duke thĂ«nĂ« se âKosova ka nevojĂ« pĂ«r demokraci funksionaleâ.
Ai e mori përgjegjësinë për rezultatin e dobët të partisë së tij, duke mos e përjashtuar as mundësinë e dorëheqjes së tij.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, menjëherë pas mbylljes së votimeve u shpreh i kënaqur me rezultatin e partisë së tij.
Kryetari i ListĂ«s Serbe, Zllatan Ellek, pas publikimit tĂ« rezultateve preliminare nga KQZ-ja, tha se ka fituar mbi 90 pĂ«r qind tĂ« votave tĂ« komunitetit serb dhe âtĂ« gjitha dhjetĂ« mandatetâ e deputetĂ«ve tĂ« rezervuara pĂ«r kĂ«tĂ« komunitet.
Megjithatë, ai theksoi se për rezultatin final, Lista Serbe pret vlerësimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Fjalori âi zbuturâ i Kurtit dhe sfidat e sĂ« ardhmes
Fjalimi i Kurtit, kur e shpalli fitoren pas publikimit tĂ« rezultateve preliminare nga KQZ-ja, ishte âmjaft i kujdesshĂ«m dhe i maturâ, nĂ« raport me partitĂ« tjera shqiptare, vlerĂ«sojnĂ« vĂ«zhguesit e zhvillimeve zgjedhore.
Por, sipas tyre, sfidat tĂ« cilat e presin shumicĂ«n e re parlamentare, por edhe qeverinĂ« e re, pĂ«rfshirĂ« edhe zgjedhjen e presidentit tĂ« vendit nĂ« pranverĂ«n e vitit 2026, nuk i lĂ«nĂ« vend âarrogancĂ«s tĂ« Kurtitâ, tĂ« cilĂ«n ai e kishte shfaqur ndaj kundĂ«rshtarĂ«ve politikĂ« pas zgjedhjeve parlamentare tĂ« vitit 2021 dhe atyre tĂ« 9 shkurtit 2025.
 âNuk jemi mĂ«suar ta shohim Kurtin nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«. Por, kjo Ă«shtĂ« gjĂ« pozitive. MirĂ«po, nga kĂ«ndvĂ«shtrimi im, gjuha e trupit e tradhtonte. Normalisht qĂ« gjuha ishte e fituesit, por nuk e kishte entuziazmin e fituesitâ, thekson politologu Arifi pĂ«r REL-in.
Ai, por edhe analisti Muhaxhiri, besojnë se Kurti, i cili pritet të jetë për herë të tretë kryeministër, mund ta krijojë qeverinë e re vetëm me partinë e tij dhe me pakicat joserbe.
Një koalicion me një parti tjetër shqiptare, do të ishte rezultat i dëshirueshëm për Kurtin, vlerësojnë ata.
Megjithatë, Muhaxhiri vlerëson se hendeku i krijuar ndër vite ndërmjet LVV-së dhe PDK-së, frika e LDK-së se mund të humbë edhe më shumë elektorat në rast të një marrëveshjeje me LVV-në, e bëjnë të pamundur një koalicion të LVV-së me dy partitë më të mëdha opozitare, por edhe ndonjë mbështetje të këtyre partive si opozitë.
âDo tĂ« jetĂ« shumĂ« vĂ«shtirĂ« qĂ« [Kurti] tâi bindĂ« PDK-nĂ« dhe LDK-nĂ« qĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« sallĂ«, pĂ«r tĂ« arritur kuorumin prej 80 deputetĂ«sh pĂ«r zgjedhjen e presidentit ose presidentes. LDK-ja dhe PDK-ja konsiderojnĂ« qĂ« presidentja [Vjosa] Osmani, me shumĂ« veprime tĂ« saj, i ka ndihmuar LVV-sĂ«â, theksoi Muhaxhiri pĂ«r REL-in.
Ai shtoi se refuzimi i bashkĂ«punimit ndĂ«rmjet partive politike pĂ«r zgjedhjen e presidentit, mund ta çojĂ« sĂ«rish vendin nĂ« zgjedhje, qysh nĂ« pranverĂ« kur Osmanit tâi mbarojĂ« mandati nĂ« prill.
Politologu Arifi shpreh mendimin se në rast se Lëvizja Vetëvendosje e tejkalon rezultatin e vitit 2021, Kurti do ta shqyrtojë nëse ka nevojë edhe për një mandat të presidentes Osmani, apo synon të propozojë një kandidat tjetër.
Sipas tij, kornizat që përcaktohen për partitë politike opozitare shqiptare, në bazë të numrave të ulëseve të fituara në Kuvend, nuk u mundësojnë hapësirë të madhe për manovrim me rastin e zgjedhjes së presidentit në mandatin e ardhshëm.
âOpozita do ta bĂ«jĂ« njĂ« kuazi-pragmatizĂ«m, nĂ« kĂ«tĂ« rast tĂ« detyruar, qĂ« tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« sallĂ«, sepse alternativa tjetĂ«r janĂ« zgjedhjet e parakohshme, nĂ« tĂ« cilat, nĂ«se opozita del si problematike, atĂ«herĂ« zoti Kurti mund tĂ« fitojĂ« 60-70 pĂ«r qind tĂ« votave totaleâ, thekson Arifi pĂ«r REL-in.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, janë rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituonin Kuvendin deri më 10 tetor.
Kurti mĂ« pas nuk arriti tâi marrĂ« votat e mjaftueshme nĂ« Kuvend pĂ«r formimin e qeverisĂ«. QeverinĂ« nuk arriti ta formojĂ« as i mandatuari i dytĂ«, Glauk Konjufca, po ashtu nga LVV-ja, gjĂ« qĂ« detyroi presidenten Osmani tĂ« shpallĂ« zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Teksa Kurti synon të formojë qeverinë e re, KQZ-ja ende ka punë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare, pasi duhen numëruar votat për deputetë, ato nga diaspora, votat me kusht, si dhe të personave me nevoja të veçanta.
Të gjitha këto hapa kanë edhe afate për ankesa, të cilët mund të jenë arsye për të marrë disa javë deri te formimi i ekzekutivit të ri.
Sinjali â aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Si erdhi LVV-ja deri te fitorja âspektakolareâ? appeared first on Sinjali.