❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

I ra bombola e gazit lotsjellës në kokë - momenti kur Lapaj mbërrin në Spitalin e Traumas



Forcat e policisĂ« kanĂ« ndĂ«rhyrĂ« nĂ« orĂ«t e vona tĂ« mbrĂ«mjes sĂ« tĂ« dielĂ«s pĂ«r tĂ« larguar me forcĂ« aktivistĂ«t e “ShqipĂ«ria BĂ«het” nga vendi ku prej rreth njĂ« muaji po zhvillonin protestĂ«n, para godinĂ«s sĂ« KryeministrisĂ«.

Policia ka marrĂ« me automjet karriget, batanijet dhe disa soba mĂ« gaz tĂ« cilat shĂ«rbenin pĂ«r t’u ngrohur aktivistĂ«t, tĂ« cilĂ«t qĂ«ndronin para godinĂ«s sĂ« KryeministrisĂ«.

GjatĂ« ndĂ«rhyrjes Ă«shtĂ« lĂ«nduar edhe kreu i “ShqipĂ«ria BĂ«het”, Adriatik Lapaj. Dyshohet se Lapajt Ă«shtĂ« lĂ«nduar nĂ« kokĂ« nga njĂ« prej bombolave tĂ« gazit gjatĂ« aksionit tĂ« policisĂ«.

Aktivistët dhe policia kanë njoftuar ambulancën, e cila e ka transportuar atë me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë.

Aktivistë të Shqipëria Bëhet thanë se disa protestues që ishin para kryeministrisë janë shoqëruar nga policia. Mes aktivistëve dhe policisë ka pasur shpesh herë përplasje lidhur me vendosjen e çadrave dhe sendeve të tjera në sheshin kryesor para godinës qeveritare. Disa herë policia ka hequr nga sheshi çadrat dhe gjeneratorët që përdoreshin për energji dhe ngrohje nga protestuesit.

QĂ« prej datĂ«s 8 dhjetor, “ShqipĂ«ria BĂ«het” kishte nisur njĂ« protestĂ« pa ndĂ«rprerje para godinĂ«s sĂ« KryeministrisĂ«.

Paraditen e sĂ« dielĂ«s, “ShqipĂ«ria bĂ«het” zhvilloi tubimin e radhĂ«s ku nuk munguan tensionet dhe pĂ«rplasjes me forcat e rendit./euronews/


Përditësohen të dhënat në kufi - deri në 3 orë pritje në Merdar



E plotësuar: Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në pikat e kalimit kufitar, ku vërehen pritje të gjata për automjetet në disa prej tyre.

Sipas raportit të orës 08:29: pritjet më të mëdha janë regjistruar në pikën kufitare Merdar ku koha e pritjes për dalje arrin deri në 3 orë, ndërsa kolona e automjeteve shkon deri në 3500 metra.

Situatë e ngarkuar paraqitet edhe në Dheun e Bardhë, me pritje deri në 120 minuta dhe kolonë rreth 800 metra në dalje.

Në pikën kufitare Jarinjë, automjetet po përballen me pritje rreth 60 minuta, ndërsa në Mutivodë pritjet arrijnë deri në 40 minuta, me kolona të konsiderueshme në dalje.

Në pikat e tjera kufitare si Bërnjak, Hani i Elezit, Glloboçicë, Qafë e Morinës dhe Qafë e Prushit, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të mëdha dhe pa kolona të gjata.



------

Kolona kilometrike në dalje nga Merdara dhe Dheu i Bardhë, pritjet deri në dy orë

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, udhëtarët që dalin nga Kosova përballen me vonesa të konsiderueshme në disa pika kufitare.

Më e rënduar situata paraqitet në pikën kufitare të Merdarës, ku pritjet për të dalë nga kjo pikë arrijnë deri në dy orë.

Në këtë pikë, kolona e automjeteve gjatë daljes arrin deri në 1000 metra, duke shkaktuar vonesa të zgjatura për ata që udhëtojnë jashtë vendit.

Edhe në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, kolona në dalje arrin rreth 800 metra me pritje deri në dy orë.

Në pjesën tjetër të pikave kufitare, pritjet dhe kolonat në dalje janë më të shkurtra.

Autoritetet apelojnë për durim dhe mirëkuptim nga udhëtarët dhe rekomandojnë planifikimin e kohës për lëvizje për shkak të këtyre pritjeve. /Telegrafi/

Kujdes nga shtrëngatat dhe era e fortë këtë të hënë në Shqipëri



Ditën e hënë, vendi ynë do të përballet me kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura, të shoqëruara me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet nga i ulët deri në mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e veriperëndimit, veçanërisht në qarkun e Shkodrës, reshjet priten të jenë me intensitet mesatar deri të lartë deri në orët e mesditës, në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike. Nga pasdita deri në mbrëmje në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje të shiut me intensitet të lartë, të shoqëruara me shtrëngata dhe rrebeshe.

Në zonat malore, mbi 1500 metra lartësi, sidomos në Alpe dhe në verilindje, priten reshje dëbore me intensitet nga i ulët deri në mesatar.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugut me shpejtësi rreth 12 metra për sekondë, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, sidomos në jug, era pritet të arrijë shpejtësi deri në 24 metra për sekondë.

Deti do të jetë me valëzim të forcës 4-6 ballë. /Telegrafi/

Aksidentohet vetura e policisë dhe një taksi në Prishtinë, katër persona të lënduar



Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak pas mesnatës në Prishtinë, tek udhëkryqi i konvikteve,

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës dhe një veturë taksi.

Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes, shihet se të dyja veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

Pllana bëri të ditur se katër persona janë lënduar.

“Rreth orĂ«s 00:00 kemi pranuar informatĂ«n pĂ«r njĂ« aksident trafiku melĂ«ndime nĂ« rrugĂ«n “XhevĂ« Lladrovci nĂ« PrishtinĂ«. NĂ« aksident janmĂ« pĂ«rfshirĂ« dy vetura, si pasojĂ« lĂ«ndime kanĂ« pĂ«suar katĂ«r persona, tĂ« cilĂ«t kanĂ« pranuar tretman mjekĂ«sor”, ka thĂ«nĂ« Pllana.

Ai ka shtuar se me rastin po merret trafiku i kryeqytetit. /Telegrafi/

Edhe 25 kuti pa numĂ«ruar – LVV prin me mbi 72% tĂ« votave me postĂ«



Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve janë numëruar 72.83 për qind e votave me postë. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 67 nga gjithsej 92 kuti të votimit me postë.

Nga rezultatet preliminare, prin Lëvizja Vetëvendosje me 72.56 për qind të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.62 për qind dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 8.19 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 4.73 për qind të votave.

Ndryshe sipas një njoftimi nga KQZ, nga fillimi i procesit të numërimit (e shtunë, 3 janar, ora 16:00) e deri të dielën në orën 16:00, ishin numëruar 41 nga gjithsej 92 kuti të votimit me postë, brenda të cilave ndodhen pakot me fletëvotime që deri tani janë sjellë në Kosovë.

Fletëvotimet e numëruara u takojnë komunave: Deçan (4 kuti), Gjakovë (6), Gllogoc (2), Gjilan (7), Dragash (1), Istog (4), Kaçanik (2), Klinë (2), Fushë Kosovë (2), Kamenicë (3), Mitrovicë e Jugut (4), Lipjan (2) dhe Rahovec (2).

Ndërkohë, në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të dhënat për rezultatet e votimit me postë po përditësohen vazhdimisht.

Procesi i numërimit të votave me postë po vazhdon, ndërsa rezultatet mbeten preliminare deri në përfundimin e plotë të numërimit dhe certifikimin zyrtar nga KQZ. /Telegrafi/

Java sjell vranësira, reshje dhe ulje të temperaturave



Kjo javë nis me mot kryesisht të vranët, i shoqëruar herë pas here me riga shiu dhe fjolla bore.

Vranësirat do të jenë prezente gjatë gjithë javës, ndërsa reshjet do të jenë më të theksuara në disa zona.

Temperaturat minimale dhe maksimale do të mbeten mbi vlerat zero deri të mërkurën, me përjashtim të viseve malore, ku mund të paraqiten ngrica të dobëta.

Nga e enjtja pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave, të cilat do të zbresin dukshëm nën zero.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me intensitet mesatar, ndërsa lokalisht mund të jetë e fortë.

E hĂ«nĂ« - Moti do tĂ« jetĂ« kryesisht i vranĂ«t, me riga shiu. Temperaturat minimale 1–3° kurse ajo maksimale 7–10°C.

Era do fryej kryesisht nga jugperĂ«ndimi, me shpejtĂ«si 1–6 m/s/. /Telegrafi/

Përditësohen rezultatet nga numërimi i mbi 40% të votave me postë



Procesi i numërimit të votave me postë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës 2025 vazhdon në Qendrën e Numërimit të Votave. Deri tani janë numëruar 40.22% e votave të dërguara me postë.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të udhëheqë me një përqindje të lartë prej 71.15%, duke marrë gjithsej 7,361 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e dyta me 10.43% (1,079 vota), ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ndodhet në vendin e tretë me 8.81% (911 vota).

Po ashtu, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 6.53% të votave (676 vota), dhe partitë më të vogla janë: Partia Liberale Egjiptiane (PLE) me 1.26% (130 vota) dhe PSA me 0.50% (52 vota).

Edhe pse numërimi është ende në proces, LVV po ruan një epërsi të dukshme.

Të dhënat mund të ndryshojnë ndërsa numërimi i votave vazhdon. /Telegrafi/

Shefja e stafit të Osmanit i reagon Vuçiqit: Anti-amerikan, mbron regjimin e Maduros



Learta Hollaj, shefe e stafit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me situatën pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara në Venezuelë.

NĂ« njĂ« postim nĂ« X, Hollaj e ka cilĂ«suar zgjedhjen e SerbisĂ« si “anti‑amerikane” dhe pro‑Maduro, duke nĂ«nkuptuar mbĂ«shtetjen e Beogradit pĂ«r regjimin e Nikola Maduro nĂ« VenezuelĂ«, i cili nga SHBA dhe aleatĂ«t e saj akuzohet si regjimi i njĂ« narko‑terrorizmit.

“Anti‑Amerikan. Pro‑Maduro. Kjo Ă«shtĂ« zgjedhja e SerbisĂ«â€, ka shkruar Hollaj

Hollaj ka komentuar gjithashtu deklaratĂ«n e Vuçiqit, i cili pas ndĂ«rhyrjes amerikane nĂ« VenezuelĂ« tha se “ligji publik ndĂ«rkombĂ«tar nuk ekziston mĂ«, dhe rendi i OKB‑sĂ« ekziston vetĂ«m nĂ« letĂ«r”.

“Pas ndĂ«rhyrjes amerikane nĂ« VenezuelĂ«, Vuçiq sulmon @realDonaldTrump‑in, duke pretenduar se “ligji ndĂ«rkombĂ«tar publik nuk ekziston mĂ«, dhe rendi i OKB‑sĂ« ekziston vetĂ«m nĂ« letĂ«r”, ndĂ«rkohĂ« qĂ« mbron regjimin narko‑terrorist tĂ« Maduros”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Anti-American. Pro-Maduro. This is Serbia’s choice.

After the đŸ‡ș🇾 intervention in Venezuela, Vučić rails against @realDonaldTrump, claiming “International public law no longer exists, and the UN order exists only on paper”, while defending Maduro’s narco-terrorist regime. âŹ‡ïž
— Learta Hollaj (@LeartaHollaj) January 4, 2026

LVV reagon pas rezultateve: Vullneti i qytetarëve është i qartë - fitore plebishitare në 24 komuna



Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një reagim pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke e cilësuar fitoren elektorale si plebishitare dhe një reflektim të qartë të vullnetit politik të qytetarëve.

Në komunikatën e shpërndarë për media, LVV thekson se së bashku me partnerët e saj kanë rezultuar të parët në 24 komuna të Republikës së Kosovës, dhe në çdo komunë kanë shënuar rritje të votave krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Vullneti politik i qytetarĂ«ve Ă«shtĂ« i qartĂ«, fitorja elektorale Ă«shtĂ« plebishitare, referendumi demokratik kaloi,” thuhet nĂ« reagim.

Lëvizja gjithashtu ka përmendur rezultate pozitive në votën nga mërgata, duke e konsideruar atë një fitore të jashtëzakonshme dhe shenjë të mbështetjes së gjerë që ka marrë.

“Fitore e jashtĂ«zakonshme po shĂ«nohet edhe nĂ« votĂ«n nga mĂ«rgata,” ka thĂ«nĂ« LVV.

Në përfundim të reagimit, Lëvizja Vetëvendosje i ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre dhe i ka uruar për fitoren historike të arritur në zgjedhjet e fundit.

“Ju faleminderit pĂ«r mbĂ«shtetjen. Urime fitorja historike!", thuhet nĂ« reagimin e LVV-sĂ«./Telegrafi/

Osmani kujton Tahir Zemajn: Oficer profesionist, atdhetar i jashtëzakonshëm dhe bashkëpunëtor i Presidentit Rugova



Presidentja e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Vjosa Osmani, ka pĂ«rkujtuar sot me respekt dhe nderim 23-vjetorin e vrasjes sĂ« ushtarakut tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, kolonel Tahir Zemaj, sĂ« bashku me tĂ« birin Enisin dhe kushĂ«ririn Hasanin.

Në një reagim publik, Presidentja Osmani e ka përshkruar kolonel Zemajn si një oficer profesionist, atdhetar i jashtëzakonshëm dhe luftëtar të lirisë, si dhe si një bashkëpunëtor të afërt të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

“Kolonel Zemaj ishte oficer profesionist, atdhetar i jashtĂ«zakonshĂ«m, luftĂ«tar i lirisĂ« dhe bashkĂ«punĂ«tor i afĂ«rt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova,” ka thĂ«nĂ« Presidentja Osmani.

Presidentja ka theksuar se vrasja e tij, bashkë me familjarët, mbetet plagë e hapur dhe kujtesë e dhimbshme për shoqërinë kosovare, duke rikujtuar se drejtësia për disa krime të mëdha ende pret të realizohet.

“Vrasja e tij mbetet plagĂ« e hapur dhe kujtesĂ« e dhimbshme se drejtĂ«sia pĂ«r disa krime ende pret,” ka deklaruar Osmani.

Sipas Presidentes Osmani, kujtimi i kolonel Zemajt dhe familjarëve të tij është një obligim moral dhe institucional për të vërtetën, drejtësinë dhe për Kosovën që ata ëndërruan dhe luftuan.

“Kujtimi pĂ«r kolonel Zemajn dhe familjarĂ«t e tij Ă«shtĂ« obligim moral dhe institucional pĂ«r tĂ« vĂ«rtetĂ«n, pĂ«r drejtĂ«sinĂ« dhe pĂ«r KosovĂ«n qĂ« ata Ă«ndĂ«rruan e luftuan,” ka theksuar ajo.

Në përmbyllje të mesazhit të saj, Presidentja Osmani ka nderuar jetën dhe veprën e kolonel Tahir Zemajt, Enisit dhe Hasanit, duke shprehur respektin e thellë për kontributin e tyre në lirinë dhe të ardhmen e vendit.

“Lavdi jetĂ«s dhe veprĂ«s sĂ« kolonel Tahir Zemajt, Enisit dhe Hasanit!”

“RezistencĂ« deri nĂ« largimin e RamĂ«s!” - kĂ«ta janĂ« dy emrat qĂ« propozon Lapaj pĂ«r qeverinĂ« tranzitore



Kreu i lĂ«vizjes “ShqipĂ«ria BĂ«het”, Adriatik Lapaj, deklaroi se nuk pret reflektim nga kryeministri Edi Rama, por synon ndĂ«rgjegjĂ«simin e qytetarĂ«ve pĂ«rmes protestĂ«s si formĂ« rezistence deri nĂ« realizimin e sĂ« drejtĂ«s. NĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r A2 CNN me gazetaren Fjorela Beleshi, Lapaj tha se protesta duhet tĂ« vazhdojĂ« me dinjitet, duke kritikuar autoritetet pĂ«r moslejimin e ngritjes sĂ« çadrave dhe duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« si mungesĂ« njerĂ«zillĂ«ku.

“Nuk pres asnjĂ« reflektim nga Rama. Ajo qĂ« pres Ă«shtĂ« tĂ« ndĂ«rgjegjĂ«sojmĂ« njerĂ«z duke u bĂ«rĂ« shembull qĂ« protesta Ă«shtĂ« rezistencĂ« derisa realizohet e drejta. duhet tĂ« vendosen çadra se i merr era. Mua mĂ« vjen rĂ«ndĂ« qĂ« na lĂ«nĂ« me plastmas dhe jo me çadĂ«r. Kjo Ă«shtĂ« mungesĂ« e theksuar njerĂ«zillĂ«ku”, u shpreh Lapaj pĂ«r A2 CNN.

I pyetur sesi mund ta rrëzojnë kryeministrin Rama i cili ka 83 mandate, Lapaj u përgjigj se mandatet kanë vlerë vetëm kur mbështeten mbi moralin dhe besimin qytetar, ndërsa argumenti i shumicës parlamentare është i pavlefshëm nëse pushteti kapet në shkelje dhe korrupsion.

“Mandatet kanĂ« vlerĂ« kur kanĂ« moral. Dyshoj se janĂ« marrĂ« nĂ«n mĂ«nyrĂ« tĂ« drejtĂ« nĂ«se nuk justifikohen moralisht nuk kanĂ« vlerĂ« mandatet. KanĂ« fuqi sa qĂ«ndron morali. Faktet tregojnĂ« qĂ« nuk ka moral se Ă«shtĂ« kapur nĂ« flagrancĂ« duke vjedhur nĂ« tĂ« gjitha nivelet. Argumenti i 83 mandatave Ă«shtĂ« i pavlefshĂ«m. BĂ«j njĂ« qeveri tranzitore, ngri tĂ« gjithĂ« drejtorĂ«t qĂ« tĂ« mos japin lekĂ« nga administrata pĂ«r zgjedhjet”, vijoi Lapaj pĂ«r A2 CNN.

Ai theksoi se prej vitit 2022 ka pasur përkeqësim të të drejtave të qytetarëve dhe se frika është e instaluar në shoqëri, ndaj protestat me thelb politik janë të domosdoshme.

“Nga 2022 ka njĂ« pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« tĂ« drejtave tĂ« qytetarĂ«ve dhe njerĂ«zit tremben. Protesta qĂ« kanĂ« thelb politik janĂ« protesta qĂ« i trembin se lidhen me ekzistencĂ«n e pushtetit. Kjo Ă«shtĂ« dĂ«shmi e frikĂ«s sĂ« shoqĂ«risĂ« dhe numrat tanĂ« kanĂ« ardhur duke u rritur. Por edhe sikur njĂ« njeri tĂ« protestojĂ«â€, tha Lapaj, pĂ«r A2 CNN.

Sipas tij, zgjidhja është krijimi i një qeverie tranzitore, ndalimi i presionit mbi administratën dhe bashkimi i qytetarëve përtej flamujve partiakë. Ai përmendi emrat e Përparim Kabos dhe Tritan Kalo për krijimin e qeverisë tranzitore.

“Nuk Ă«shtĂ« koha tĂ« ngremĂ« flamurin e partisĂ« por tĂ« bashkohemi pĂ«r flamurin e ShqipĂ«risĂ«. AsnjĂ« parti politike nuk mund dot regjimin e RamĂ«s. Duke qĂ«ndruar dhe ndĂ«rgjegjĂ«suar qytetarĂ«t. Na bashkon sheshi pĂ«r kĂ«do qĂ« vjen me flamurin kombĂ«tar. Berisha tĂ« hyjĂ« nĂ« stinĂ«n e jetĂ«s dhe sheshet t’ia lĂ«rĂ« djemve e vajzave tĂ« PD-sĂ«. AsnjĂ« politikan nuk duhet tĂ« jetĂ« nĂ« qeveri tranzitore. PĂ«rparim Kabo e Tritan Kalo tĂ« merrnin pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« kombĂ«tare nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme”.

PZAP: 66 ankesa të paraqitura për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Vetëvendosje dhe LDK me numrin më të madh



Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, janë paraqitur 66 ankesa gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Në një përgjigje për Telegrafin, PZAP ka bërë të ditur se subjektet politike që kanë paraqitur numrin më të madh të ankesave përfshijnë: Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Listën Serbe, Kosovski Savez, Za Slobodu Pravdu i Opstanak dhe Lëvizjen Përparimtare të Romëve të Kosovës.

Sa i përket natyrës së ankesave, Paneli sqaron se ato lidhen kryesisht me çështje të ndryshme gjatë procesit zgjedhor.

“Sa i pĂ«rket natyrĂ«s sĂ« ankesave, kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« kryesisht me vendosjen e materialit promovues nĂ« hapĂ«sirĂ« publike, shfrytĂ«zimin e resurseve publike tĂ« institucioneve, ndikimin nĂ« votues, si dhe kundĂ«rshtimin e vendimeve tĂ« Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve (KQZ),” thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e tyre.

PZAP ka theksuar se çdo ankesë trajtohet sipas rregullave dhe afateve të parapara me ligj, ndërsa vendimet e panelit synojnë të sigurojnë një proces zgjedhor të drejtë dhe transparent për të gjitha subjektet dhe qytetarët. /Telegrafi/

​NjĂ« person theret me thikĂ« nĂ« Leposaviq, dy tĂ« dyshuar nĂ« arrati



Një incident i rëndë ka ndodhur dje në Leposaviq, ku një person ka mbetur i lënduar si pasojë e therjes me thikë.

Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, viktima, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me thikë nga dy persona të dyshuar, gjithashtu meshkuj kosovarë.

Mjekët kanë bërë të ditur se viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht gjenden në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente policore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të dyshuarve./Telegrafi/

Protestuesit përplasen me policinë para Kryeministrisë, shtohen përforcimet në radhët e efektivëve



ËshtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga tensionet protesta e “ShqipĂ«ria BĂ«het”, teksa efektivĂ«t e policisĂ« sĂ« shtetit janĂ« pĂ«rleshur me protestuesit.

Ende nuk dihen arsyet e dhunĂ«s, por forca tĂ« shumta policia kanĂ« shtyrĂ« fizikisht protestuesit duke u pĂ«rpjekur t’i largojnĂ«.

NdĂ«rkohĂ« kreu i lĂ«vizjes, Adriatik Lapaj Ă«shtĂ« shprehur se efektivĂ« tĂ« veshur civilĂ« u kanĂ« bĂ«rĂ« foto protestuesve qĂ« mĂ« pas t’i arrestojnĂ«.

“Ka civilĂ« me xhup ‘Louis Vuitton’ qĂ« po u bĂ«jnĂ« foto qytetarĂ«ve pĂ«r t’i arrestuar. Turp tĂ« keni, hajdutĂ«. “Arrestoni mua, ja ku jam. Pse u bĂ«ni foto qytetarĂ«ve? Pse i frikĂ«soni njerĂ«zit?” tha Lapaj, pĂ«rcjell A2 CNN.

Ndërkaq protestuesit kanë ngritur çadra në bulevard, përballë godinës së qeverisë.

- YouTube www.youtube.com

23 vjetori i vrasjes së Kolonelit Tahir Zemaj, Abdixhiku: Kujtesa e tij mbetet e gjallë në LDK



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me familjen Zemaj dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe me rastin e 23-vjetorit të vrasjes së Kolonelit Tahir Zemaj, të birit të tij Enisit dhe të Hasan Zemajt, kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan.

Në një përvjetor të cilin e përshkruan si të dhimbshëm, Abdixhiku ka kujtuar me respekt jetën dhe sakrificën e tre figurave të shquara që, siç tha ai, ia kushtuan jetën Kosovës dhe idealit të lirisë.

“NĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rvjetor tĂ« dhimbshĂ«m, kujtojmĂ« me respekt tĂ« thellĂ« dhe dhimbje tĂ« madhe tre burra qĂ« ia kushtuan jetĂ«n KosovĂ«s dhe idealit tĂ« lirisĂ«,” ka thĂ«nĂ« Abdixhiku.

Kolonel Tahir Zemaj Ă«shtĂ« pĂ«rshkruar si njĂ« patriot i rrallĂ«, ushtarak vizionar dhe strateg i luftĂ«s, i cili me guxim e mençuri udhĂ«hoqi beteja vendimtare tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s nĂ« Dukagjin kundĂ«r regjimit serb, duke lĂ«nĂ« gjurmĂ« tĂ« pashlyeshme nĂ« historinĂ« e rezistencĂ«s.

Dhimbja për vrasjen e tyre mbetet e thellë edhe pas më shumë se dy dekadash, për shkak se autorët e këtij krimi ende nuk janë ndëshkuar.

“Ishte janari i acartĂ« i vitit 2003, kur Kosova u trondit nga lajmi i kobshĂ«m pĂ«r ekzekutimin e Kolonelit Tahir Zemaj, tĂ« birit tĂ« tij Enisit dhe tĂ« kushĂ«ririt Hasan Zemaj
 Ata u vranĂ« pabesisht, vetĂ«m sepse besuan dhe punuan pĂ«r njĂ« KosovĂ« tĂ« lirĂ«, demokratike dhe me institucione tĂ« forta”, ka theksuar Abdixhiku.

Në nderim të kujtimit të tyre, kryetari i LDK-së e ka përshkruar Kolonelin Tahir Zemaj si një figurë kyçe jo vetëm për çështjen kombëtare, por edhe për historinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunimin me Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova.

“Kolonel Tahir Zemaj, veprimtar i shquar i çështjes kombĂ«tare, aktivist i orĂ«ve tĂ« para tĂ« LDK-sĂ« dhe bashkĂ«punĂ«tor i afĂ«rt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, mbetet simbol i sakrificĂ«s, i dinjitetit dhe i pĂ«rkushtimit ndaj atdheut.”

Abdixhiku ka theksuar se dhimbja për këtë humbje vazhdon të jetë e hapur, ndërsa padrejtësia bëhet edhe më e rëndë për familjen dhe gjithë LDK-në, duke kërkuar drejtësi për viktimat.

Në fund të mesazhit, ai ka nderuar jetën dhe veprën e Kolonelit Tahir Zemaj, Enisit dhe Hasan Zemaj, duke shprehur lavdi për kontributin e tyre në lirinë dhe të ardhmen e Kosovës. /Telegrafi/

Osmani ngushëllon familjen Ramabaja dhe komunitetin kulturor pas vdekjes së Rushit Ramabajës



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj më të thella për familjen Ramabaja, miqtë, kolegët dhe të gjithë komunitetin kulturor pas ndarjes nga jeta të Rushit Ramabajës, shkrimtar, gazetar dhe intelektual i shquar.

Në një reagim publik, Presidentja Osmani thekson se lajmi për vdekjen e Ramabajës e ka pikëlluar thellë dhe e cilëson atë një emër të veçantë të kulturës dhe gazetarisë shqiptare në Kosovë.

“Me pikĂ«llim tĂ« thellĂ« mora lajmin pĂ«r ndarjen nga jeta tĂ« Rushit RamabajĂ«s, shkrimtar, gazetar dhe intelektual i angazhuar, njĂ« emĂ«r i veçantĂ« i kulturĂ«s dhe gazetarisĂ« shqiptare nĂ« KosovĂ«,” ka thĂ«nĂ« Presidentja.

Osmani vlerĂ«son jetĂ«n dhe veprĂ«n e tij, duke theksuar kontributin e tij tĂ« madh pĂ«rmes punĂ«s afatgjatĂ« nĂ« media dhe letĂ«rsi. Ramabaja kishte njĂ« karrierĂ« tĂ« dalluar nĂ« redaksitĂ« e “Rilindjes” dhe Radio Kosova, si dhe njĂ« trashĂ«gimi tĂ« pasur letrare me mbi 20 vepra.

“PĂ«r dekada me radhĂ«, pĂ«rmes punĂ«s sĂ« tij nĂ« ‘Rilindja’, Radio Kosova dhe pĂ«rmes njĂ« trashĂ«gimie tĂ« pasur letrare me mbi 20 vepra, ai i dha zĂ« mendimit kritik, fjalĂ«s sĂ« lirĂ« dhe shpirtit krijues. Vepra dhe pĂ«rkushtimi i tij do tĂ« jetojnĂ« gjatĂ« nĂ« kujtesĂ«n kulturore tĂ« vendit tonĂ«,” ka thĂ«nĂ« Osmani.

Presidentja ka dërguar ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e Ramabajës, duke theksuar se kujtimi i tij do të mbetet i përhershëm.

“NgushĂ«llimet mĂ« tĂ« sinqerta familjes Ramabaja, miqve, kolegĂ«ve dhe gjithĂ« komunitetit kulturor. I pĂ«rhershĂ«m qoftĂ« kujtimi pĂ«r Rushit RamabajĂ«n!”/Telegrafi/


Djali i Jakup Krasniqit mbetet jashtë Kuvendit, falënderon mbështetësit



Kandidati për deputet, Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, ka reaguar pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë, edhe pse ajo nuk ishte e mjaftueshme për të siguruar një mandat të ri.

Në një postim, Krasniqi ka thënë se vota dhe mbështetja e qytetarëve për të përfaqësojnë një besim të madh.

“Ju falĂ«nderoj nga zemra secilin qytetar pĂ«r votĂ«n dhe mbĂ«shtetjen qĂ« ma keni dhĂ«nĂ« mĂ« 28 dhjetor. Kjo mbĂ«shtetje, edhe pse nuk ishte e mjaftueshme pĂ«r ta arritur qĂ«llimin, pĂ«r mua pĂ«rfaqĂ«son njĂ« besim tĂ« madh”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka theksuar se gjatë fushatës ka ndier pritje për ndryshim në çdo vend ku është takuar me qytetarët.

“NĂ« çdo shtĂ«pi, nĂ« çdo fshat e nĂ« çdo qytet ku jam pritur me respekt dhe dinjitet, kam ndier nga afĂ«r besimin tuaj dhe pritjen pĂ«r ndryshim”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se angazhimi i tij politik nuk ka qenë asnjëherë personal, por gjithmonë në shërbim të interesit të përgjithshëm.

“Ky besim Ă«shtĂ« arsyeja pse angazhimi im publik nuk ka qenĂ« dhe nuk do tĂ« jetĂ« kurrĂ« personal, por gjithmonĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve dhe interesit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m”, ka theksuar Krasniqi.

Duke folur për mandatin e tij të parë, të cilin e cilëson si të shkurtër, Krasniqi ka thënë se është përpjekur të japë maksimumin për vendin dhe për partinë.

“Edhe pse mandati im i parĂ« ishte i shkurtĂ«r, jam pĂ«rpjekur vazhdimisht ta jap maksimumin pĂ«r vendin dhe pĂ«r partinĂ«, duke vepruar me pĂ«rgjegjĂ«si dhe bindje politike”, ka shkruar ai.

Ai ka pranuar se ka mbështetur vendime partiake edhe kur ato nuk kanë qenë të lehta apo të favorshme për të personalisht.

“Edhe nĂ« momente tĂ« vĂ«shtira, kur vendimet e partisĂ« nuk kanĂ« qenĂ« tĂ« lehta e as gjithmonĂ« tĂ« mirĂ«pritura, kam zgjedhur t’i respektoj ato”, ka shtuar Krasniqi.

Në fund, Krasniqi ka bërë thirrje që qeverisja e ardhshme të fokusohet në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe kthimin e Kosovës drejt normalitetit dhe zhvillimit.

“Vendi ka nevojĂ« pĂ«r qeverisje me vizion dhe pĂ«rgjegjĂ«si, jo pĂ«r stagnim, pĂ«rçarje dhe gjuhĂ« urrejtjeje”, ka pĂ«rfunduar ai. /Telegrafi/

Kapja e Maduros, reagon Vuçiq: Rendi botëror ka rënë - bashk me të edhe rezolutua 1244



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua mediave pas një mbledhjeje të Këshillit për Siguri Kombëtare, ku u trajtuan tre çështje kryesore: siguria politike dhe ushtarake në rajon dhe botë, siguria energjetike dhe siguria e Serbisë, si dhe veprimet e fundit ushtarake amerikane në Venezuelë.

Vuçiq vlerësoi se rendi i vjetër botëror është duke u shembur, dhe se ligjet ndërkombëtare dhe Kartat e Kombeve të Bashkuara nuk funksionojnë në praktikë, pavarësisht se ekzistojnë në letër.

Ai tha se pas veprimeve në Venezuelë kjo është bërë më se e qartë, dhe se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme për këtë realitet.

Sipas mediave serbe, Vuçiq gjithashtu shprehu shqetĂ«sim pĂ«r armatosjen e vazhdueshme tĂ« PrishtinĂ«s, duke e cilĂ«suar si njĂ« shkelje tĂ« RezolutĂ«s 1244 tĂ« OKB-sĂ«, e cila sipas tij Ă«shtĂ« “nĂ« praktikĂ« pezulluar” nga fuqitĂ« e mĂ«dha perĂ«ndimore dhe disa akter rajonalĂ«.

Ai përmendi edhe një aleancë të re mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilën e konsideron një kërcënim specifik ndaj sovranitetit të Serbisë.

“Pra, ju e shihni qĂ« nuk ka parime. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse ne jemi veçanĂ«risht tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r armatimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« PrishtinĂ«s, nĂ« kundĂ«rshtim me KartĂ«n e Kombeve tĂ« Bashkuara dhe RezolutĂ«n 1244, e cila Ă«shtĂ« pezulluar de facto, por jo de jure, nga fuqitĂ« e mĂ«dha, siç Ă«shtĂ« Turqia. Ato po e armatosin me shpejtĂ«si PrishtinĂ«n. NjĂ« kĂ«rcĂ«nim i veçantĂ« pĂ«r sigurinĂ« e SerbisĂ« Ă«shtĂ« aleanca ose bashkimi i sapokrijuar i PrishtinĂ«s, TiranĂ«s dhe Zagrebit, i cili po zhvillohet nĂ« njĂ« fushĂ« tĂ« gjerĂ« qĂ« pĂ«rfshin zhvillimin e pĂ«rbashkĂ«t tĂ« sistemeve komplekse luftarake nga automjetet katĂ«r me katĂ«r deri te armĂ«t dhe mjetet mĂ« tĂ« fuqishme”, tha Vuçiq.

Duke folur për ushtrinë, Vuçiq tha se Serbia do të përgatitet për mbrojtje nga ata që nuk fshehin më kërcënimet e tyre, duke njoftuar se brenda një viti e gjysmë synon të dyfishojë kapacitetet ushtarake, duke përfshirë edhe forcimin e njësive speciale.

Ai theksoi gjithashtu se Serbia duhet të mbështetet te vetja dhe të jetë e gatshme, sepse nuk pret ndihmë nga askush tjetër në rast të kërcënimeve të ardhshme. /Telegrafi/

Reshjet e shiut në Shkodër, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra



Moti i keq ka “pushtuar” vendin ndĂ«rsa Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar me disa problematika nĂ« disa zona. MĂ«sohet se nĂ« territorin e bashkisĂ« ShkodĂ«r ka probleme me furnizimin me energji elektrike nĂ« fidrat ZagorĂ«, VrakĂ« dhe Kelmend.

Ekipet janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve. Në aksin Koplik-Bogë dhe Dedaj-Razëm qarkullimi kryhet normalisht, pa problematika. Mjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore.

Aksi Bogë-Theth, kryesisht në zonën e Qafë Thores gjatë natës janë regjistruar reshje të lehta dëbore. Qarkullimi kryhet me goma dimërore.

Aksi Tamarë-Vermosh, rruga është e kalueshme pa probleme. Ka prezencë gurësh në disa segmente, ndërsa borëpastrueset dhe punonjësit janë në terren dhe po vijojnë pastrimin.

Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër, Rezervuari i Shkodrës dhe prurjet në përrenjt kryesorë janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje. Ndërsa hidrovorët e Velipojës janë në gatishmëri për punë me kapacitet të plotë./euronews/

​27 vjet nga fillimi i punĂ«s sĂ« KosovaPress-it



27-vjetori i themelimit e gjen KosovaPress-in në objekt të ri Agjencia e Lajmeve KosovaPress sot shënon 27-vjetorin e themelimit dhe fillimit të punës. Kjo ditëlindje e gjen Agjencinë në objekt të ri, modern dhe funksional, i cili përmbush të gjitha kushtet për veprimtarinë e një mediumi bashkëkohor.

Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në misionin e KosovaPress-it për informim të saktë, të shpejtë dhe objektiv, si dhe një investim në cilësinë e gazetarisë dhe komunikimit medial në Kosovë.

Objekti i ri i KosovaPress-it është i pajisur me studio televizive, sallë konferencash, hapësira redaksionale dhe infrastrukturë teknike bashkëkohore, duke krijuar kushte optimale për prodhim dhe shpërndarje të informacionit profesional dhe të besueshëm.

Me 27 vjet përvojë në shërbim të publikut, KosovaPress vazhdon të mbetet një nga shtyllat kryesore të informimit, duke u përshtatur me trendet moderne dhe nevojat e kohës.

KosovaPress u themelua më 4 janar 1999, duke dhënë kontribut të madh në informimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar për luftën çlirimtare.

Gjatë periudhës së luftës, KosovaPress publikoi lajme në gjuhën shqipe, angleze, gjermane dhe frënge.

Me shuarjen e Qeverisë së Përkohshme, në janar të vitit 2000 dhe krijimin e Këshillit të Përkohshëm Administrativ, në shtator të po këtij viti, KosovaPress nisi rrugëtimin e saj si Agjenci e Pavarur e Lajmeve.

Fillimi ishte i vështirë dhe luftohej për mbijetesë (në shkurt 2002 mediat dëbohen nga ish-ndërtesa e Rilindjes), ndërsa më pas, falë punës dhe këmbënguljes, nisi edhe periudha e zhvillimit dhe, vit pas viti, edhe zgjerimit të produkteve.

Një kronologji e shkurtër:

Në vitin 2002, KosovaPress kaloi në sistemin me parapagim, fillimisht në gjuhën shqipe, e prej vitit 2005 rifilloi publikimet edhe në gjuhën angleze, ndërsa, në 2007 edhe në gjuhën serbe dhe turke.

Në dhjetëvjetorin e themelimit (2009), KosovaPress solli në tregun medial të vendit, produktet më të reja: video-lajmin dhe audio-lajmin.

KosovaPress, në përvjetorin e 17 të punës (2016), prezantoi produktin e vet më të ri e që ishte transmetimi i drejtpërdrejt i ngjarjeve. Transmetimet e drejtpërdrejta u realizuan me teknologjinë më të re, përmes kamerave 4K.

Investimi i vazhdueshĂ«m nĂ« teknologji i lejon sot KosovaPress-it tĂ« bĂ«jĂ« deri nĂ« 10 transmetime “live” nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, si dhe me regji.

Kur KosovaPress kremtoi dy dekada punë, u prezantua edhe Departamenti i Produksionit, i cili kujdeset për realizimin e emisioneve edukativo-argëtuese, siç është emisioni.

Në vitin 2017, KosovaPress, pas nje lobimi disavjeçarë anëtarësohet me të drejta të plota në rrjetin e Agjencive të Lajmeve të Vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Juglindore (ABNA-SE www.abnase.com). KosovaPress, që prej anëtarësimit, është duke dhënë një kontribut të vlefshëm në promovimin e vlerave nacionale në rrjetin e lajmeve që editohen në platformat e ABNA-SE.

Në shtator të 2021, KosovaPress pasi organizoi suksesshëm Asamblenë e Përgjithshme të ABNA-SE, mori presidencën për një vit.

Pas presidencës 2021-2022, KosovaPress vazhdon të jetë për tri vjet radhazi, pjesë e bordit të ABNA-SE (https://abnase.com/contacts/).

Lobimi dhe përpjekjet për të qenë pjesë edhe e rrjeteve tjera të agjencive të lajmeve nuk u ndalën.

Në shtator të 2022-ës, në Asamblenë Gjenerale, KosovaPress pranohet zyrtarisht si anëtare me të drejta të plota në Aleancën Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA), dhe me ketë anëtarësim KosovaPress-it iu hapën edhe më shumë rrugët për të bashkëpunuar me të gjitha agjencitë e lajmeve të Evropës duke sjell produktet që i ofrojnë këto agjenci .

Me këtë KosovaPress-it iu hapën edhe me shumë dyert e bashkëpunimit me të gjitha këto agjenci dhe rritjes së lajmeve nga këto vende dhe në këto vende për klientët e ndërsjellët.

Ne shkurt tĂ« vitit 2024 nĂ« PrishtinĂ«, KosovaPress organizoi konferencĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare “KufijtĂ« e LirisĂ« sĂ« FjalĂ«s”, pĂ«r nder tĂ« 25-vjetorit tĂ« themelimit. NĂ« PrishtinĂ« u bashkuan mĂ« shumĂ« se 20 agjenci botĂ«rore tĂ« lajmeve nga e gjithĂ« Evropa dhe Ballkani.

Falë përkushtimit, përgjegjësisë dhe saktësisë, mediumet më të mëdha e më të rëndësishme në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut si dhe vende të tjera të rajonit e me gjerë i besojnë Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, duke bashkëpunuar ngushtë çdo ditë, tashmë për vite me radhë.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress vijon të sjellë për lexuesin dhe klientin gjithë çfarë ndodhë në jetën e përditshme politike, ekonomike e sociale të Kosovës, regjionit, Evropës dhe botës, por edhe duke ngritur çështje të rëndësishme përmes gjinive të tjera gazetareske si intervista, dokumentarë, reportazhe e të tjera.

KosovaPress është një burim i besuar i lajmit si dhe një kontribuues i madh i rritjes së lirisë së të shprehurit.

Vitin e kaluar i është bashkuar Clive Marshall, ish-shef ekzekutiv i Agjencisë së Lajmeve PA Media Group në Mbretërinë e Bashkuar, si President jo-ekzekutiv i KosovaPress-it.

❌