❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Opozitarja bjelloruse merr shembullin e Kosovës për liri e prosperitet



Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, ka marrë Kosovën si shembull të lirisë dhe prosperitetit, duke vlerësuar rrugëtimin e saj drejt shtetndërtimit.

Në një postim në Twitter, Tsikhanouskaya ka bërë të ditur se ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Ajo ka theksuar se përvoja e Kosovës dëshmon se guximi, qëndrueshmëria dhe solidariteti ndërkombëtar mund të çojnë drejt lirisë dhe zhvillimit, duke shtuar se opozita bjelloruse e vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës për popullin e Bjellorusisë.

Tsikhanouskaya është figura kryesore e opozitës bjelloruse dhe udhëheqësja simbolike e rezistencës kundër regjimit të presidentit Aleksandër Lukashenko.

Ajo u bë e njohur gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, pasi bashkëshorti i saj, Siarhei Tsikhanouski, u arrestua dhe u pengua të kandidojë.

Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, zgjedhjet u manipuluan në favor të Lukashenkos, ndërsa pas tyre shpërthyen protesta masive në mbarë Bjellorusinë.

Pas shtypjes së protestave, Tsikhanouskaya u detyrua të largohej nga vendi dhe që nga ajo kohë vepron nga jashtë, duke përfaqësuar opozitën bjelloruse në arenën ndërkombëtare.

Bjellorusia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Good to see President of Kosovo đŸ‡œđŸ‡° @VjosaOsmaniPRKS at #WEF26.

Kosovo’s remarkable journey shows how courage, resilience, and international solidarity can lead to freedom and prosperity.

We value Kosovo’s continued support for the people of Belarus. pic.twitter.com/wjTFuN2GrK
— Sviatlana Tsikhanouskaya (@Tsihanouskaya) January 22, 2026


OVL-UÇK: LigjĂ«rata e Dhomave tĂ« Specializuara, pĂ«rpjekje pĂ«r “kontroll tĂ« dĂ«mit” ndaj imazhit tĂ« tyre



Organizata e VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UÇK-sĂ« (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj ligjĂ«ratĂ«s sĂ« mbajtur nga Dhomat e Specializuara, duke e konsideruar atĂ« jo si njĂ« aktivitet edukativ, por si njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« qartĂ« pĂ«r tĂ« menaxhuar imazhin e gjykatĂ«s pas shkeljeve tĂ« vazhdueshme ndaj tĂ« drejtave themelore tĂ« tĂ« akuzuarve dhe rendit kushtetues tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

Sipas OVL-UÇK-sĂ«, nĂ« vend qĂ« tĂ« merret me fushata propagandistike, Gjykata Speciale duhet tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« besueshmĂ«rinĂ« e saj duke respektuar KushtetutĂ«n, ligjet e vendit dhe standardet ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« drejtĂ«sisĂ«.

Organizata paralajmëron se ligjërata e fundit është e ngjashme me taktikat e përdorura nga organet e pushtetit në ish-Jugosllavi pas demonstratave studentore të vitit 1981, kur mbledhje të ngjashme organizoheshin për të stigmatizuar dhe përgatitur popullin për dënime drakonike ndaj rinisë shqiptare.

NĂ« reagimin e saj, OVL-UÇK identifikon disa shkelje kryesore tĂ« GjykatĂ«s Speciale qĂ« kanĂ« dĂ«mtuar rĂ«ndĂ« besueshmĂ«rinĂ« e saj:

Shkelja e parimit të barazisë para ligjit, duke ndjekur penalisht vetëm një palë dhe lënë krimet serbe të pandëshkuara.

Mohimi i lirimit të përkohshëm, edhe në kushte humanitare, në kundërshtim me praktikën evropiane.

Zgjatja e pajustifikueshme e paraburgimit pa vendime përfundimtare, duke e kthyer atë në dënim paraprak.

Cenimi i dinjitetit njerëzor të të paraburgosurve, përmes kushteve kufizuese që nuk përputhen me standardet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Mungesa e transparencës dhe llogaridhënies publike, duke refuzuar të adresojë shqetësimet e institucioneve dhe organizatave të veteranëve.

Ndërhyrje indirekte në fusha të ndjeshme, si arsimi, pa autorizim institucional dhe pa debat publik, duke ngritur dyshime për ndikim dhe propagandë.

OVL-UÇK thekson se veprime tĂ« tilla nuk i shĂ«rbejnĂ« drejtĂ«sisĂ«, por vetĂ«m imponimit tĂ« njĂ« narrative tĂ« parapĂ«rgatitur, duke dĂ«mtuar rĂ«ndĂ« imazhin dhe besueshmĂ«rinĂ« e gjykatĂ«s./Telegrafi.

Kosova, shtet që dikur ka përjetuar luftë, sot vendos zërin e saj në tryezën globale



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë njëra nga 19 nënshkruesit e Bordit të Paqes, një mekanizëm ndërkombëtar i themeluar me iniciativë të presidentit amerikan, Donald Trump, me synim rindërtimin dhe stabilizimin e Gazës pas luftës dyvjeçare shkatërrimtare.

VetĂ« Trump ka deklaruar se ky plan pritet tĂ« ketĂ« “sukses tĂ« madh” nĂ« rikthimin e paqes dhe zhvillimit nĂ« rajon.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë Bord përfaqëson një moment të rëndësishëm diplomatik dhe politik, duke shënuar një fazë të re të angazhimit të saj në iniciativa globale për paqe, siguri dhe rindërtim pas konflikteve.

Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, Kosova ka pasur si prioritet strategjik forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar dhe anëtarësimin në organizata rajonale e globale.

Megjithë pengesat e vazhdueshme diplomatike, vendi ka ndërtuar një profil të qartë si shtet pro-perëndimor, i orientuar drejt paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në këtë kontekst, përfshirja në Bordin e Paqes shihet si vazhdimësi logjike e këtij orientimi.

Kosova, si shtet që ka përjetuar luftë, shkatërrim dhe rindërtim me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara, sjell në këtë Bord një përvojë unike dhe të besueshme.

Presidentja Osmani ka theksuar se marrĂ«veshja pĂ«r pjesĂ«marrjen e KosovĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« Bord do t’i dĂ«rgohet Kuvendit tĂ« KosovĂ«s pĂ«r ratifikim, duke nĂ«nvizuar rĂ«ndĂ«sinĂ« institucionale dhe kushtetuese tĂ« kĂ«tij angazhimi.

“AnĂ«tarĂ«simi nĂ« organizata ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« paqes e qĂ« udhĂ«hiqen nga aleati ynĂ« strategjik, fuqizon sovranitetin tonĂ«, pozicionin tonĂ« ndĂ«rkombĂ«tar dhe Ă«shtĂ« nĂ« interesin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, ka shkruar Osmani pas ceremonisĂ« sĂ« nĂ«nshkrimit.

PĂ«rfshirja nĂ« njĂ« mekanizĂ«m tĂ« udhĂ«hequr nga SHBA-ja pĂ«rforcon mĂ« tej lidhjen strategjike Kosovë–Shtetet e Bashkuara, njĂ« aleancĂ« qĂ« ka qenĂ« vendimtare pĂ«r lirinĂ«, pavarĂ«sinĂ« dhe sigurinĂ« e vendit.

Ceremonia e nënshkrimit është mbajtur në Davos të Zvicrës, në kuadër të takimeve të nivelit të lartë ndërkombëtar, duke i dhënë kësaj nisme peshë të veçantë politike dhe simbolike.

Përveç Kosovës, pjesë e Bordit të Paqes janë bërë edhe shtete nga rajone të ndryshme të botës, përfshirë Bahrejnin, Argjentinën, Armeninë, Azerbajxhanin, Belgjikën, Bullgarinë, Egjiptin, Hungarinë, Indonezinë, Jordaninë, Kazakistanin, Mongolinë, Pakistanin, Paraguain, Katarin, Arabinë Saudite, Turqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistanin.

Fakti që Kosova është ulur në të njëjtën tryezë me këto shtete, si palë e barabartë, përbën një dëshmi të rritjes së rolit të saj në arenën ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes ka edhe një dimension të fortë simbolik.

Një vend që dikur ishte objekt i ndërhyrjeve ndërkombëtare për paqe, sot po shndërrohet në kontribuues aktiv në ndërtimin e paqes globale.

Ky angazhim i ri forcon narrativën e Kosovës si shtet i përgjegjshëm, partner i besueshëm i Perëndimit dhe zë i legjitimuar në diskutimet ndërkombëtare për paqe, siguri dhe rindërtim pas konflikteve./Telegrafi.



Ish-pjesëtarit të MPB-së së Serbisë i vazhdohet paraburgimi për dy muaj në rastin e rrëmbimit të Milan Vukashinoviqit



Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj ish-pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, V.M., i cili dyshohet për përfshirje në rrëmbimin dhe plagosjen e Millan Vukashinoviqit, rast që kishte ndodhur më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Zëdhënësja e Gjykatës së Mitrovicës, Hateme Haxhaj, ka bërë të ditur se me kërkesë të Prokurorisë Themelore, paraburgimi për të pandehurin është vazhduar nga data 19 janar 2026 deri më 19 mars 2026.

V.M. ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në dhjetor të vitit 2025, në kuadër të një operacioni të përbashkët me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, në zonën e Leshakut.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte njoftuar se i dyshuari kishte qenë më herët pjesë e Policisë së Kosovës, ku ishte integruar sipas marrëveshjes së vitit 2013, por më pas kishte dhënë dorëheqje.

Sipas autoriteteve, ekzistojnë dyshime se i arrestuari ka bashkëpunuar vazhdimisht me strukturat e sigurisë së Serbisë dhe ka qenë i përfshirë në rrëmbimin e Millan Vukashinoviqit, i cili gjatë këtij akti ishte plagosur rëndë dhe aktualisht po trajtohet në një spital në Serbi.

Autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se Vukashinoviq dyshohet se ka pasur kontakte me strukturat e inteligjencës dhe ushtrisë së Serbisë, si dhe se ka qenë në dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë.

Pas urdhëresës së Gjykatës, janë bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku janë sekuestruar disa telefona celularë, një laptop, dokumente, një pushkë gjuetie me municion, pajisje për armë dhe pjesë të armëve.

Milan Vukashinoviq, shtetas i Republikës së Kosovës me nacionalitet serb, dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, në afërsi të Leposaviqit, nga struktura të sigurisë së Serbisë.

Rasti ka nxitur reagime të vazhdueshme nga institucionet e Kosovës, të cilat kanë akuzuar Serbinë për veprime destabilizuese dhe shkelje të integritetit territorial të vendit.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të rrisë presionin ndaj Serbisë dhe të ndërmarrë masa konkrete ndëshkuese, me qëllim parandalimin e incidenteve të ngjashme dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Reagon shkolla “Xhevdet Doda”: Nuk kishte ligjĂ«ratĂ« nga zyrtarĂ« tĂ« Speciales, por nga YIHR



Drejtuesit e shkollĂ«s sĂ« mesme “Xhevdet Doda” nĂ« PrishtinĂ«, kanĂ« reaguar publikisht ndaj, siç thuhet, disa informacioneve tĂ« pasakta qĂ« po qarkullojnĂ« nĂ« opinion, duke sqaruar se nĂ« ambientet e shkollĂ«s nuk Ă«shtĂ« mbajtur asnjĂ« ligjĂ«ratĂ« nga zyrtarĂ« apo gjykatĂ«s tĂ« GjykatĂ«s Speciale.

Sipas reagimit, ligjërata në fjalë është organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), një organizatë e njohur për aktivitetet e saj edukative në shkolla të mesme dhe universitete, me fokus në edukimin juridik dhe qytetar të të rinjve.

Qëllimi i ligjëratës ka qenë informimi i nxënësve mbi sistemin e drejtësisë, llojet e gjykatave dhe mënyrën e funksionimit të tyre, përfshirë edhe gjykatën e Kosovës që funksionon në Hagë, në kuadër të një qasjeje të përgjithshme, neutrale dhe edukative.

Gjatë ligjëratës, procedurat dhe funksionimi i gjykatave janë trajtuar në mënyrë informative, pa përmbajtje politike apo qëndrime të njëanshme.

Shkolla thekson se çdo interpretim apo pretendim tjetër që sugjeron ndryshe është i pavërtetë dhe i pabazuar.

Po ashtu, bëhet e ditur se YIHR ka realizuar mbi 100 ligjërata të ngjashme në shkolla të mesme dhe fakultete në mbarë Kosovën, duke kontribuar në rritjen e njohurive juridike dhe qytetare të të rinjve.

Në reagim sqarohet se Drejtoria Komunale e Arsimit nuk ka qenë e përfshirë në dhënien e pëlqimit për mbajtjen e kësaj ligjërate, ndërsa autorizimi është dhënë nga Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSH).

NĂ« fund, drejtuesit e shkollĂ«s riafirmojnĂ« pĂ«rkushtimin ndaj transparencĂ«s, edukimit cilĂ«sor dhe informimit korrekt tĂ« nxĂ«nĂ«sve dhe opinionit publik, duke bĂ«rĂ« thirrje qĂ« pĂ«r informacione shtesĂ« palĂ«t e interesuara t’i drejtohen drejtpĂ«rdrejt organizatĂ«s pĂ«rkatĂ«se./Telegrafi.

SHBA i dhuron Kosovës një skaner për siguri kufitare në vlerë 3 milionë dollarë



Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Kosovës një skaner mobil Rapiscan, prodhim amerikan, në vlerë prej 3 milionë dollarësh për të forcuar sigurinë kufitare.

Ambasada Amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se luftimi i trafikimit të paligjshëm dhe parandalimi i përhapjes së mallrave të falsifikuara i bën bizneset amerikane dhe kosovare më të forta dhe më konkurruese.

“Kjo teknologji rrit kapacitetet e zbulimit, mbĂ«shtet tregtinĂ« e ligjshme dhe avancon interesat e pĂ«rbashkĂ«ta tĂ« sigurisĂ« dhe zhvillimit ekonomik”- njofton Ambasada amerikane mĂ« 22.01.2026.

Në fotografitë e publikuara shihet e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Anu Prattipati; ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu.

Ceremonia e inagugurimit të skanerit mobil, investim në forcimin e kontrolleve doganore dhe rritjen e sigurisë kufitareu mbajt në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Skanerët Rapiscan janë sisteme të avancuara të kontrollit të sigurisë, të prodhuara nga kompania amerikane Rapiscan Systems, e specializuar në teknologji zbulimi.

Ata përdoren gjerësisht në pikat kufitare dhe doganat, portet dhe aeroportet, objektet qeveritare dhe ushtarake e infrastrukturën kritike.

Në varësi të modelit, skanerët Rapiscan mund të zbulojnë armë dhe mjete shpërthyese; drogë dhe kontrabandë; mallra të falsifikuara ose të padeklaruara dhe objekte të fshehura në automjete, kontejnerë apo bagazhe.

Shumica e skanerëve Rapiscan përdorin teknologji me rreze X (përfshirë rreze X me energji të lartë për ngarkesa të mëdha) dhe softuer të avancuar analizues, i cili identifikon forma, dendësi dhe materiale.

Koci e pret në kufi Hazir Hazirin: Asnjë qytetar i pafajshëm nuk guxon të mbetet në burgjet e Serbisë



Autoritetet serbe e kanĂ« liruar nga paraburgimi shtetasin e KosovĂ«s, Hazir Haziri – rreth katĂ«r muaj pasi e kishin arrestuar pĂ«r gjoja krime lufte – njoftoi tĂ« mĂ«rkurĂ«n avokati Arianit Koci.

Haziri ishte arrestuar më 8 shtator në pikën kufitare në Merdare dhe prej atëherë ishte mbajtur në paraburgim në Serbi.

Lirimi i Hazirit “konfirmon se arrestimi ka qenĂ« i pabazuar dhe i ngritur mbi pretendime tĂ« pambĂ«shtetura nĂ« fakte”, tha avokati Koci, i cili ka qenĂ« i angazhuar nĂ« rastin e tij.

Avokati Koci ka dalë në pikën kufitare Kosovë-Serbi për ta pritur personalisht Hazir Hazirin pas lirimit.

Ai ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për lirimin e qytetarëve shqiptarë që mbahen padrejtësisht në burgjet e Serbisë.

“FjalĂ«n e dhĂ«nĂ« e mbaj. Kam thĂ«nĂ« se Hazir Hazirin do ta kthej nga burgu i SerbisĂ«. Sonte, Hazir Haziri Ă«shtĂ« nĂ« KosovĂ«. AsnjĂ« qytetar i pafajshĂ«m nuk guxon tĂ« mbetet nĂ« burgjet e SerbisĂ«,” ka deklaruar Koci.

Haziri, 77 vjeç, ishte arrestuar pĂ«r gjoja krime lufte gjatĂ« luftĂ«s sĂ« fundit nĂ« KosovĂ« mĂ« 1998-’99.

Autoritetet serbe pretendonin asokohe se “nĂ« qershor tĂ« vitit 1999, nĂ« PodujevĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me disa pjesĂ«tarĂ« tĂ« UÇK-sĂ« [UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s], e ka vrarĂ« me armĂ« zjarri njĂ« civil serb”.

Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime të tilla, dhe vetëm në vitin 2025 u regjistruan disa arrestime të tilla./Telegrafi.

Hamza i përgjigjet Kurtit për Presidentin



Kryetari i partisë së dytë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Bedri Hamza, ka thënë se nuk e ka problem të takohet me kreun e partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje, për marrëveshje politike.

Megjithatë, ai ka thënë se përgjegjësia i takon Albin Kurtit për ta konstituuar Kuvendin dhe ta formojë qeverinë.

“I ka 57 ulĂ«se nĂ« Kuvend, sigurisht se e bĂ«n koalicionin edhe me deputetĂ«t e komuniteteve joshumicĂ«, qĂ« nuk janĂ« serbĂ«, por tĂ« komuniteteve tjera, dhe e ka numrin e mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« formuar qeverinĂ«. Ka pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r tĂ« formuar qeverinĂ«, pĂ«r konstituim tĂ« Kuvendit. Ka pĂ«rgjegjĂ«si qĂ« pa vonesa ta konstituojĂ« Kuvendin, tĂ« gjitha pozicionet e Kuvendit, edhe tĂ« kryetarit e edhe tĂ« nĂ«nkryetarĂ«ve. Ne i votojmĂ« nĂ«nkryetarĂ«t, pĂ«r shkak se e kemi edhe nĂ«nkryetarin nga radha e PDK-sĂ«. PĂ«r tĂ« gjitha pozicionet tjera, pĂ«rgjegjĂ«sia Ă«shtĂ« e tyre”, u shpreh Hamza mes tjerash nĂ« intervistĂ«n e parĂ« ekskluzive pas zgjedhjeve tĂ« dhjetorit.

I pyetur se a do ta votojĂ« PDK-ja kryetarin e Kuvendit, Hamza tha: “Pse me pasĂ« ne votĂ«? I kanĂ« ata, i mjaftojnĂ«. Dhe normalisht, pa marrĂ«veshje politike, nuk votojmĂ«â€.

Tutje, kreu i PDK-së tha se nuk janë në pritje të asnjë partie për marrëveshje, teksa potencoi se partia e tij ka qenë gjithmonë bashkëpunuese për tema në interes të vendit, për çka tha se do të jetë edhe në të ardhmen.

“AsnjĂ«herĂ« nuk u ikim bisedave. Nuk do tĂ« thotĂ« se pajtohemi, por bisedave dhe takimeve asnjĂ«herĂ« nuk u ikim. Varet tema dhe mĂ«nyra e ftesĂ«s. Sepse edhe me tĂ« ftu, duhet me tĂ« ftu mirĂ« dhe mbarĂ«. Kjo i bie qĂ« mos me ta çu ftesĂ«n mirĂ« dhe qartĂ«, me pas çfarĂ«do prapavie apo tendence, nuk funksionon”, deklaroi Hamza nĂ« Rubikon tĂ« Klan Kosova.

Duke folur për postin e Presidentit, i cili duhet të zgjidhet për rreth 1 muaj e gjysmë, ai shprehu vullnet për të biseduar me Kurtin për këtë çështje, por tha se sërish përgjegjësia i bie partisë së parë.

Ndër të tjera, ai kujtoi edhe rastet e së kaluarës se si janë zgjedhur presidentët.

“Nuk ka kurgjo tĂ« keqe me folĂ«, por pĂ«rgjegjĂ«sia pĂ«r me i ba votat i takon partisĂ« sĂ« parĂ«. Presidenti Rugova herĂ«n e parĂ« e ka dhĂ«nĂ« postin e kryeministrit, ku ka qenĂ« zotĂ«ri Rexhepi, dhe vetĂ« ka qenĂ« president. HerĂ«n e dytĂ« ia ka dhĂ«nĂ« zotit Haradinaj, dhe vetĂ« ka qenĂ« president. HerĂ«n e tretĂ« Ă«shtĂ« zhgjedhur zoti Sejdiu me pĂ«rkrahje tĂ« PDK-sĂ«, dhe kryeministĂ«r ka qenĂ« zoti Thaçi. MirĂ«po, PDK i ka pasur shumicĂ«n, por e ka marrĂ« kryeministrin dhe e ka zgjedhur presidentin me marrĂ«veshje politike”.

“NĂ« hapin e radhĂ«s, zoti Pacolli Ă«shtĂ« zgjedhur po ashtu president, dhe PDK ka qenĂ« partia e parĂ«. Postin e kryerministrit e ka pasur zoti Thaçi, e Pacolli Ă«shtĂ« zgjedhur president. Zonja Jahjaga Ă«shtĂ« zgjedhur nĂ« kohĂ«n kur shumicĂ«n e ka pasur PDK-ja”, deklaroi Hamza.

Ai shtoi se gjithmonë partia e cila e formon qeverinë, i takon përgjegjësia më e madhe që ta gjejë formulën se si ta zgjedh presidentin.

Obiliq, katër të arrestuar për vjedhje, tre prej tyre të mitur



Katër persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës si të dyshuar për vjedhje të rënda në zonën e Obiliqit.

Policia ka njoftuar se tre nga të arrestuarit janë të mitur.

Katër të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në së paku tri raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhë gjatë muajit janar 2025, në shtëpi private dhe lokale në zonën e Obiliqit.

Me vendim të prokurorit të shtetit ata janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Aktualisht hetuesit policorë të stacionit të Obiliqit janë në koordinim me stacionet e të gjitha regjioneve, pasi që është ngritur dyshimi se të njëjtit persona janë të përfshirë edhe në raste të tjera.

Arrestohet një 19-vjeçar në Prishtinë për grabitje



NjĂ« 19-vjeçar Ă«shtĂ« arrestuar nĂ« PrishtinĂ« nĂ«n dyshimin se ka kryer veprĂ«n penale “grabitja”.

Sipas PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, i dyshuari me inicialet A.Sh., dyshohet se mĂ« 10 nĂ«ntor tĂ« vitit tĂ« kaluar ka kryer grabitjen nĂ« rrugĂ«n “Halil Alidemaj” nĂ« PrishtinĂ«.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetuesit policorë janë duke punuar për arrestimin e dy personave të tjerë të dyshuar, të cilët lidhen me të njëjtin rast.

Deklarim i rremë në Pejë, arrestohen dy persona



Drejtoria pĂ«r Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), pĂ«rkatĂ«sisht NjĂ«sia Rajonale pĂ«r Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit nĂ« PejĂ«, nĂ« koordinim me Prokurorin kompetent dhe me autorizim tĂ« GjykatĂ«s, ka ndĂ«rmarrĂ« veprime hetimore lidhur me njĂ« rast tĂ« dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Deklarim i rremĂ«â€.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë hetimeve janë siguruar dëshmi të mjaftueshme se personat e dyshuar F.SH. (2000) dhe A.K. (2005), më datë 13 janar 2026, në ambientet e Qendrës për Pajisje me Dokumente të Identifikimit (QPD) në Pejë, kanë deklaruar rrejshëm, duke garantuar për identitetin e saktë të një personi tjetër të dyshuar, A.R. (2003).

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa pas përfundimit të intervistimit, prokurori kompetent ka nxjerrë vendim për ndalim policor ndaj dy personave të dyshuar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me organet e drejtësisë, mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve ekonomike, korrupsionit dhe çdo vepre tjetër penale, duke garantuar ligjshmëri, transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Haziri: Ibrahim Rugova e Ramiz Alia kishin marrëveshje për përgatitjen e celulave të para ushtarake të Kosovës



Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në një marrëveshje me presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Ramiz Alia, për krijimin e celulave të para të strukturave të armatosura të Kosovës.

Në një lidhje direkte në Debat Plus në TV Dukagjini, Haziri tha se më 2 shtator 1990 është ngarkuar personalisht me organizimin e celulave të para për përzgjedhje, përgatitje dhe dërgim të të rinjve në trajnim ushtarak në Shqipëri, në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

“ËshtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« mĂ« 2 shtator 1990 jam ngarkuar me organizimin e celulave tĂ« para qĂ« kanĂ« pasur pĂ«r qĂ«llim pĂ«rzgjedhjen, pĂ«rgatitjen dhe dĂ«rgimin e njerĂ«zve nĂ« pĂ«rgatitje ushtarake nĂ« ShqipĂ«ri, sipas njĂ« marrĂ«veshjeje mes presidentit Rugova dhe presidentit Ramiz Alia”, deklaroi Haziri.

Sipas tij, zbatimi i kĂ«tij plani Ă«shtĂ« menaxhuar mĂ« vonĂ« nga autoritete tĂ« tjera, ndĂ«rsa nĂ« terren kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« figura tĂ« njohura si Afrim Gagica dhe Sali Çeku, i shpallur Hero i Kombit.

Haziri theksoi se përzgjedhja e të rinjve është bërë në mënyrë shumë të kujdesshme në secilën zonë dhe komunë, nga autoritete të caktuara, ndërsa trajnimet janë zhvilluar në Shqipëri mbi bazën e përvojës së shtetit shqiptar në rekrutimin dhe përgatitjen ushtarake.

Duke folur për rolin e Shqipërisë, Haziri bëri të ditur se ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Irakli Koqollari, ka qenë autoriteti i parë që ka implementuar këtë plan.

“Ai ka qenĂ« autoriteti i parĂ« qĂ« e ka implementuar kĂ«tĂ« plan”, u shpreh Haziri.

Deklarimet e Hazirit vijnë pas publikimit të audio-incizimeve në emisionin Debat Plus, të cilat, sipas tij, hedhin dritë mbi përfshirjen e Rugovës në fazat e hershme të organizimit të rezistencës për çlirimin e Kosovës.

Ndërkohë, moderatori Ermal Panduri ka bërë të ditur se Koqollari do të flasë për këtë temë më 3 shkurt në Debat Plus, ku pritet të publikohen detaje shtesë nga dosja në fjalë.

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë - kryeson Serbia



Kryesisht grurë e misër, për të bërë bukë apo makarona... gjatë vitit të shkuar u importuan më shumë se 374 mijë ton drithë. Sasia e drithit të hyrë gjatë 2025-ës u zgjerua me gati 40 mijë tonë në raport me 2024-n.

Zef Gjeta, pedagog për bujqësinë, u shpreh për A2CNN se rritja e importeve vjen për shkak të mungesës së prodhimit vendas. Kemi reforma, por jo akte konkrete. Nuk ka financime për bujqësinë.

Ndryshimet në gjeografinë e tregtisë së jashtme, reduktimi i kostove të transportit dhe forcimi i lekut bënë që çmimi i drithit të importuar të ishte më i ulët.

Ndonëse u importuan gati 40 mijë tonë më shumë grurë e misër, vlera e paguar për blerjen e tyre ishte gati e njëjtë me 2024-n, vit në të cilin u shpenzuan rreth 10 miliardë lekë.

Andi Haxhiymeri, administrator i njĂ« kompanie bloje, thotĂ«: “Tani, drithi po vjen kryesisht nga Serbia. MĂ« herĂ«t vinte nga Rusia e Rumania. Kostot rrjedhimisht janĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta”.

Pavarësisht se në nivele të papërfillshme, Shqipëria arriti vitin e shkuar të eksportonte 248 tonë drithë me vlerë 28 milionë lekë. Në raport me 2024-n, vit në të cili prodhimi vendas rezultoi i dobët, eksportet gati u dyfishuan.

“Kudo nĂ« botĂ« prodhimi i grurit subvencionohet. NĂ« Serbi, Kanada, FrancĂ« etj, prodhimi i grurit subvencionohet. Nuk mundet fermeri tĂ« marrĂ« pĂ«rsipĂ«r tĂ« gjithĂ« procesin, tha Haxhiymeri.

Zef Gjeta tha: “Shteti ynĂ« ka dĂ«shtuar nĂ« drejtim tĂ« subvencioneve, ndaj jemi nĂ« kĂ«tĂ« gjendje ku nuk prodhojmĂ«, por importojmĂ«â€.

Përfshirë arat, kopshtet, livadhet, lëndinat, kullotat apo moçalet, në Shqipëri ka rreth 875 mijë hektarë tokë. Nga kjo, hapësira që përmban humus e lëndë minerale, thënë ndryshe toka bujqësore, vlerësohet në gati 700 mijë hektarë.

Por, nga viti në vit, sipërfaqja e mbjellë me grurë, misër, tërshërë, elb apo kultura të tjera bujqësore po rrudhet, ndërsa po zgjerohet hapësira e tokave të djerra.

Deri të premten dorëzohen propozimet fillestare për tarifat e energjisë elektrike



NĂ« fund tĂ« kĂ«saj jave – qĂ« nisi me reduktime nĂ« furnizimin me energji elektrike – do tĂ« dorĂ«zohen aplikimet fillestare nĂ« procesin e shqyrtimit vjetor tĂ« tarifave.

Kësisoj, më së largu në fillim të javës së ardhshme pritet publikohen aplikimet e secilit akter për të hyrat maksimale të lejuara, përfshirë atë të KESCO-s, që do të tregojë nëse do të propozohet ngritje e serishme e çmimit të rrymës ose jo.

Situata e rënduar veçmas në kohë kur nis procesi i shqyrtimit të tarifave, në vlerësimin e Kushtrim Ahmetit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, nuk është e rastësishme.

Referuar arsyetimeve tĂ« kompanive dhe hedhjes sĂ« fajit tek njĂ«ra tjetra, Ahmeti dyshon se kriza po pĂ«rdoret “pĂ«r ta bĂ«rĂ« tĂ« mundshme njĂ« rritje tĂ« re”

“Kur e sheh kĂ«tĂ« situatĂ« çfarĂ« po ndodhĂ«, sidomos prej Dhjetorit e kĂ«ndej, kĂ«to periudhat qĂ« s’jemi duke ditĂ« kurrĂ« kur po kemi reduktime, sa po kemi dhe sa s’po kemi, ti e sheh qĂ« kĂ«tu Ă«shtĂ« duke u luajtur njĂ« lojĂ« jashtĂ«zakonisht e fĂ«lliqur dhe e fshehtĂ« pĂ«r ta shfrytĂ«zuar kĂ«tĂ« periudhĂ«n e amullisĂ« institucionale dhe vdekjes totale tĂ« ZRRE-sĂ«, nĂ« kĂ«tĂ« rast, dhe shfrytĂ«zoje momentumin e tillĂ« ti dhe bĂ«je tash tĂ« mundshme”, ka thĂ«nĂ« Kushtrim Ahmeti, Drejtor nĂ« DhomĂ«n e TregtisĂ« dhe IndustrisĂ« sĂ« KosovĂ«s.

Ai s’ka dyshime pĂ«r kĂ«rkesat qĂ« do kenĂ« kompanitĂ« e licencuara.

“UnĂ« jam plotĂ«sisht i bindur qĂ« tĂ« gjitha kompanitĂ« do tĂ« kĂ«rkojnĂ« rritje tĂ« çmimit, tĂ« tĂ« hyrave tĂ« tyre qĂ« do t’na bien barĂ« neve si konsumatorĂ«. Dhe kjo nuk Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« bie (barrĂ«) vetĂ«m prej sektorit energjetik, ju po e shihni u rritĂ«n çmimet e shĂ«rbimeve tĂ« gjitha. Rritja nĂ« njĂ« element e ndikon atĂ« rritjen zingjirore qĂ« kemi thĂ«nĂ« edhe kur u rritĂ« çmimi pĂ«r 16.1%”, ka thĂ«nĂ« Kushtrim Ahmeti, Drejtor nĂ« DhomĂ«n e TregtisĂ« dhe IndustrisĂ« sĂ« KosovĂ«s.

KESCO-ja, kompani të cilës ZRRE-ja i ka vendosur obligimin e shërbimit publik si Furnizues i Shërbimit Universal, ende nuk ka dorëzuar dokumentin me kostot dhe propozimet e saja.

Për paraqitjen e aplikimeve të tyre, ditët e fundit të afatit po i presin edhe akterët tjerë: KEDS, KOSTT dhe KEK.

“NĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit vjetor tĂ« shqyrtimeve tarifore, pĂ«rkatĂ«sisht pĂ«rshtatjeve vjetore tĂ« tĂ« hyrave tĂ« lejuara maksimale pĂ«r vitin 2026, Zyra e Rregullatorit pĂ«r Energji (ZRRE) ka pĂ«rcaktuar afatin deri mĂ« 23 janar 2026 pĂ«r dorĂ«zimin e aplikimeve/propozimeve fillestare nga operatorĂ«t e licencuar. Deri nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« procesit, asnjĂ« nga operatorĂ«t e licencuar nuk ka dorĂ«zuar aplikimin apo propozimin e tij nĂ« ZRRE. Kjo Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me dinamikĂ«n e zakonshme tĂ« procesit, duke qenĂ« se afati ligjor pĂ«r dorĂ«zim ende nuk ka pĂ«rfunduar”, thuhet nga ZRRE.

Para fundit të Marsit, ZRRE-ja do të bëjë shqyrtimin e propozimeve dhe do të vendosë për vazhdimin me tarifa të njëjta ose të reja të energjisë elektrike, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 1 Prilli.

Në katër vitet e fundit, tri herë janë ngritur tarifat e energjisë elektrike gjatë shqyrtimeve në ZRRE, për herë të fundit në mes të prillit të kaluar, duke nxitur reagime të shumta nga qytetarët e bizneset e vendit.

- YouTube www.youtube.com

"Ofertë vetëm për ju", Shoqata e Bankave paralajmëron për rritjen e mashtrimeve online



Shoqata e Bankave ka ngritur shqetësimin për një rritje të mashtrimeve në internet, ku përdoruesit mashtrohen përmes përdorimit të të dhënave personale dhe bankare.

Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës, shpjegon për A2CNN se mashtruesit shpesh krijojnë faqe të rreme që duken si të vërteta dhe kërkojnë të dhëna personale, PIN-e ose kode sigurie, duke e bërë transaksionin të shkojë në llogaritë e tyre.

Ai tregon se qytetarët mashtrohen edhe me mesazhe që informojnë për pakot e supozuara, ku për të marrë dërgesën kërkohet të dhënat personale.

Brumbulli bĂ«n thirrje pĂ«r kujdes: “Fshini çdo mesazh ose email nga burime tĂ« panjohura qĂ« kĂ«rkojnĂ« veprime urgjente, dhe mos jepni kurrĂ« tĂ« dhĂ«nat e llogarisĂ« bankare. Bankat nuk do t’ju kĂ«rkojnĂ« kurrĂ« numrin e kartĂ«s, PIN, kode sekrete ose fjalĂ«kalime.”

Tre format kryesore të mashtrimeve online janë: oferta joshëse duke përdorur emra dhe marka të njohura, oferta të rreme nga dyqane të supozuara, dhe njoftime për pako që kërkojnë pagesë online me kartë.

Shoqata e Bankave apelon qytetarët të jenë vigjilentë dhe të shmangin çdo veprim të nxituar në internet, për të mbrojtur të dhënat dhe fondet e tyre.

Rama në Vlorë, takim me Ivanka Trump



Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku do të zhvillojë një takim me Ivanka Trump.

Vizita po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa nuk janë bërë ende publike detaje mbi axhendën gjatë takimit.

Mësohet se kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump po zhvillojnë një darkë pune, së bashku me grupin e punës të cilët janë mbi 50 arkitektë nga e gjithë bota në këtë takim pasi ka qenë një grup i zgjeruar që ka marrë pjesë në këto takime dhe investime që pritet të zhvillohen.

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, mbërriti së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, paraditen e kësaj të mërkure, ku sipas informacioneve do të diskutojnë më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit.

Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë



Shapi Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, ka reaguar pas miratimit të rezolutës H.R. 6411 nga Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit të SHBA, e cila ka të bëjë me të drejtat etnike dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kamberi ka theksuar se miratimi i kësaj rezolute përfaqëson një qëndrim zyrtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj diskriminimit sistematik të shqiptarëve në Luginë dhe një hap të rëndësishëm drejt kërkimit të përgjegjësisë ligjore dhe politike nga Serbia.

Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për kongresistin Keith Self, kryetar i Nënkomitetit për Evropë, për iniciativën dhe lidershipin e tij, si dhe për përkrahjen dypartiake të kryetarit të Komitetit, Brian Mast, dhe nënkryetarit Gregory Meeks. Sipas Kamberit, rezoluta tashmë pritet të miratohet edhe nga vetë Kongresi amerikan.

Në postimin e tij, Kamberi ka rikujtuar se kjo arritje është rezultat i një përpjekjeje të gjatë që nga viti 2001, e ndërtuar mbi durim, këmbëngulje dhe besim, nën përkrahjen e vazhdueshme të Joe DioGuardi dhe Shirley DioGuardi, si dhe të Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Ai ka vlerësuar po ashtu rolin e komunitetit shqiptar në Teksas, veçanërisht organizatën Albanians For America, si dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës.

“NjĂ« betejĂ« e gjatĂ« dhe e drejtĂ«, sot e kurorĂ«zuar me sukses. Shtetet e Bashkuara po kĂ«rkojnĂ« pĂ«rgjegjĂ«si ligjore dhe politike nga Beogradi pĂ«r diskriminimin sistematik tĂ« shqiptarĂ«ve nĂ« LuginĂ«n e PreshevĂ«s”, ka shkruar Kamberi, duke shtuar se “zĂ«ri ynĂ« u dĂ«gjua dhe puna jonĂ« po shihet”.

Ai ka falĂ«nderuar tĂ« gjithĂ« ata qĂ«, sipas tij, “nuk u ndalĂ«n kurrĂ«â€, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« zhvillim si njĂ« fitore tĂ« rĂ«ndĂ«sishme politike dhe morale pĂ«r shqiptarĂ«t e LuginĂ«s sĂ« PreshevĂ«s.

Shkëmbimet tregtare Kosovë-Gjermani regjistrojnë rritje të qëndrueshme në 2024-2025



Të dhënat e fundit tregojnë se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë po forcohen vazhdimisht.

Sipas Odës Ekonomike Gjermano - Kosovare, eksportet nga Kosova drejt Gjermanisë janë rritur si në sasi, ashtu edhe në vlerë, duke shënuar një rritje prej rreth 13.2% në sasi neto dhe 15.5% në vlerë monetare.

Kjo tregon performancë pozitive të sektorit eksportues dhe një kërkesë të shtuar në tregun gjerman.

Njëkohësisht, edhe importet kanë shënuar rritje të konsiderueshme.

Sasia neto e importeve u rrit me 13.4%, ndërsa vlera monetare me 11.9%, duke kaluar 1 miliard euro në vitin 2025. Kjo nënvizon rëndësinë e importeve për ekonominë e vendit dhe rolin e tyre në tregtinë e jashtme.

Ekspertët vlerësojnë se këto zhvillime dëshmojnë për një intensifikim të bashkëpunimit tregtar ndërmjet dy vendeve dhe krijojnë perspektiva të qëndrueshme për zhvillimin e sektorit eksportues dhe rritjen ekonomike të Kosovës.

Kongresi amerikan avancon ligjin për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës



Akti për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës ka avancuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve etnikë në jug të Serbisë.

Ligji i propozuar kërkon që Sekretari i Shtetit të SHBA-së të përgatisë një raport gjithëpërfshirës mbi trajtimin e pakicave etnike në Serbi, me fokus të veçantë tek shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Dokumenti do të shqyrtojë çështje të tilla si kufizimet në përdorimin e gjuhës shqipe në institucione publike, mungesa e përfaqësimit proporcional në organet shtetërore, diskriminimi në arsim dhe ekonomi, pasivizimi i adresave shqiptare që pengon qasjen në dokumente identiteti dhe të drejtën e votës, si dhe intimidimet përmes praktikave të zbatimit të ligjit.

Albanians For America (AFA) thekson se ka punuar ngushtĂ« me pĂ«rfaqĂ«suesin e Kongresit Keith Self pĂ«r tĂ« avancuar kĂ«tĂ« legjislacion, ndĂ«rsa mbĂ«shtetja e Kryetarit tĂ« Komitetit pĂ«r Çështjet e Jashtme, Brian Mast, dhe e anĂ«tarit tĂ« renditur Gregory Meeks, Ă«shtĂ« vlerĂ«suar si kyçe pĂ«r suksesin e kĂ«tij hapi.

Procesi ligjor vazhdon: pasi të kalojë miratimin në komitet, projekti i ligjit do të votohet nga Dhomë e Përfaqësuesve dhe më pas nga Senati.

Nëse miratohet, ligji i kërkon Departamentit të Shtetit të raportojë për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës brenda 180 ditëve, duke e vendosur këtë çështje në fokusin më të lartë të politikës së jashtme amerikane.

Ky ligj konsiderohet një hap i rëndësishëm për të ngritur ndërgjegjësimin ndërkombëtar mbi sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe për të kërkuar llogaridhënie për trajtimin e tyre në Serbi./Telegrafi.

Bislimi: Rezoluta amerikane për Luginën e Preshevës një fitore për shqiptarët



Nga Capitol Hill në Washington, zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës u dëgjua si kurrë më parë, këtë herë si qëndrim zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo u bë e ditur nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe aktivist për të drejtat e shqiptarëve në SHBA, Faton Bislimi.

Në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA u miratua rezoluta H.R. 6411, e iniciuar nga Kongresisti Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë, mbi të drejtat etnike dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Rezoluta, e mbështetur në mënyrë bipartizane nga Kryetari Brian Mast dhe Nënkryetari Gregory Meeks, tashmë ka marrë bekimin e Komitetit dhe pritet shumë shpejt të aprovohet nga vetë Kongresi.

Ajo kërkon përgjegjësi ligjore dhe politike nga Beogradi për diskriminimin sistematik të shqiptarëve në këtë rajon.

Bislimi e cilĂ«soi kĂ«tĂ« ngjarje si “ditĂ« tĂ« bardhĂ« pĂ«r shqiptarĂ«t dhe njĂ« sinjal tĂ« qartĂ« pĂ«r çdo regjim qĂ« mendon se padrejtĂ«sia mund tĂ« zgjasĂ« pafund.”

Ai shtoi se ky moment është për të realizuar vizionin e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili promovoi aleancën me Amerikën dhe besimin në forcën morale të kauzës shqiptare.

“ShumĂ« flasin pĂ«r rugovizĂ«m. Por rugovizmi nuk shpallet – jetohet. Nuk promovohet me fjalĂ« – dĂ«shmohet me vepra,” tha Bislimi.

Ai theksoi se marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara është e pazëvendësueshme dhe se liria dhe pavarësia e Kosovës duhet të shtrihet edhe te shqiptarët e Luginës së Preshevës.

❌