Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

KQZ përfundon procesimin e rezultateve preliminare, LVV-ja afër 50%

✇Albeu
By: M C

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesimin e rezultateve preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025. Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga KQZ, pas numërimit të 100 për qind të vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 49.34 për qind të votave, apo 433,394 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e dyta me 20.98 për qind, përkatësisht 184,318 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.57 për qind, apo 119,201 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 5.66 për qind të votave, me 49,698 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 4.81 për qind, apo 42,235 vota. Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate ka fituar 1.70 për qind, përkatësisht 14,957 vota.

Ndryshe, ndonëse procesimi i rezultateve preliminare ka përfunduar, procesi i numërimit po vazhdon edhe në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN). Aty po zhvillohet numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

Deri më tani janë numëruar mbi 26 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Rezultatet e publikuara mbeten preliminare dhe do të konsiderohen përfundimtare vetëm pas përmbylljes së të gjitha fazave të numërimit dhe certifikimit zyrtar nga KQZ.

The post KQZ përfundon procesimin e rezultateve preliminare, LVV-ja afër 50% appeared first on Albeu.com.

Fitoi zgjedhjet parlamentare, Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian

✇Albeu
By: M C

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian. Një ditë pas zgjedhjeve, me anë të një postimi në platformën X, Kurti falënderoi të gjithë qytetarët që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe të gjithë ata që kontribuuan për një proces zgjedhor të lirë, të drejtë dhe pa incidente.

Ndër të tjera, Kurti tha se qytetarët e Kosovës i dhanë një mandat të fuqishëm, duke theksuar se është nder të fitosh besimin e popullit, veçanërisht pas përfundimit të mandatit të parë të plotë në historinë e vendit.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare gjatë gjithë këtij procesi, nga Bashkimi Evropian, vendet individuale dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat vazhdojnë të mbështesin përparimin demokratik të Kosovës. E ardhmja e Kosovës është e begatë dhe e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian,” deklaroi Kurti.

The post Fitoi zgjedhjet parlamentare, Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian appeared first on Albeu.com.

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar drejt BE-së

PRISHTINË, 29 dhjetor /ATSH/ Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, ku partia e tij doli e para nga ky proces.

Kryeministri në detyrë, Kurti theksoi se ardhmja e Kosovës është e orientuar fort drejt Bashkimit Evropian (BE), raporton KosovaPress.

Kurti në platformën X, ka falënderuar të gjithë ata që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe të gjithë ata që kontribuan që procesi zgjedhor të ishte i lirë, i drejtë dhe pa incidente.

“Dje, populli i Kosovës na dha edhe një herë një mandat të fuqishëm. Është gjithmonë një nder të fitosh besimin e popullit, veçanërisht kur kjo vjen pas kryerjes së mandatit të parë të plotë në historinë e vendit. Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe të gjithë ata që kontribuan për të siguruar që procesi zgjedhor të ishte i lirë, i drejtë dhe i zhvilluar pa incidente. Jemi mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare gjatë gjithë këtij procesi, nga Bashkimi Evropian, vendet individuale dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat vazhdojnë të mbështesin progresin demokratik të Kosovës. Një falënderim i veçantë për partitë tona simotra dhe lëvizjen më të gjerë progresive, ndërsa ne angazhohemi për të ndërtuar shoqëri ku dinjiteti dhe mirëqenia e popullit janë në qendër. E ardhmja e Kosovës është e begatë dhe e orientuar fort drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Kurti.

Pas procesimit të rezulateve paraprake në platformën e KQZ-së, LVV ka fituar 49,30% të votave.

/KosovaPress/

The post Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar drejt BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet në Kosovë/ Presidenti Begaj mesazh urimi për Kurtin: Uroj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, me anë të një reagimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka uruar Albin Kurtin për rezultatet fituese, në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë.

Begaj nënvizon se qytetarët e Kosovës, shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucionet e reja që do qeverisin vendin.

REAGIMI:

Urime Kosovë! Urime Albin Kurti!

Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin.

Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane.

 

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Presidenti Begaj mesazh urimi për Kurtin: Uroj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet përfunduan, koha për punë është tani



Pas një bllokade totale njëvjeçare, më në fund vendi po duket se po shkon drejt një zgjidhjeje.

Zgjedhjet përfunduan, qytetarët votuan dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi në kohë rekord rezultatet e para preliminare.

Vetëm 2–3 orë pas përfundimit të votimit, Kosova kishte tashmë rezultatet fillestare, çka përbën një shembull të organizimit të mirë, procesit demokratik dhe një dite zgjedhore pa incidente serioze që do ta cenonin integritetin e procesit.

Por, çfarë sollën rezultatet e djeshme dhe cila është situata politike?

Qytetarët ia dhanë Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje edhe një mandat për të qeverisur.

Me 56 deputetë nga LVV, GUXO, Alternativa dhe PShDK, Kurtit i duhen vetëm edhe 5 vota nga komunitetet jo-shumicë për të formuar qeverinë. Nëse këto vota sigurohen pa Duda Baljen dhe Adem Hoxhën, si në të kaluarën, Kurti mund të arrijë deri në 64 vota, duke krijuar qeverinë pa partitë opozitare të deritashme, PDK, LDK dhe AAK.

Në muajin shkurt, Kurti kishte 42% dhe 48 deputetë, ndërsa sipas rezultateve të së dielës, që ende nuk janë finale, ai del me 56 deputetë, pra 6 më shumë.

Partia Demokratike e Kosovës, e cila në shkurt kishte 24 deputetë, tani pritet të ketë 23, me Bedri Hamzën në krye të partisë.

LDK-ja, nën drejtimin e Lumir Abdixhikut, shënon një rënie të konsiderueshme nga 20 deputetë në shkurt, tani pritet të ketë 15.

Ndërkohë, AAK, e cila në shkurt kishte 8 deputetë së bashku me NISMA-n e Fatmir Limajt, tani pritet të ketë 6 deputetë, dy më pak, dhe pa NISMA-n në Kuvend.

Tani, pas një bllokade njëvjeçare, çfarë na pret?

Është koha për përgjegjësi, punë dhe përkushtim. Kosovën e presin shumë tema të rëndësishme, por fokusi kryesor në vitin 2026 duhet të jetë ekonomia – ekonomia dhe ekonomia.

Kur flasim për ekonomi, flasim për Buxhetin 2026, i cili duhet të miratohet urgjentisht; për ligjet e reja që e presin Kuvendin e Kosovës; dhe për marrëveshjet ndërkombëtare që presin miratim dhe zbatim praktik.

Një tjetër test real për Qeverinë Kurti 3 do të jetë zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës në pranverë. Ky proces nuk duhet ta çojë vendin në zgjedhje të reja. Kërkohen marrëveshje, kompromis dhe pjekuri politike.

Kosova nuk ka më nevojë për “sallta politike”. Është koha për përgjegjësi dhe pjekuri politike.

Koha për qeverisje të mirë në arsim, shëndetësi, ekonomi, politikë të jashtme, e jo për ankesa dhe bllokada.

Kreu i KQZ: Nesër nga ora 12:00 nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

✇Albeu
By: M C

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të nisë nesër, duke filluar nga ora 12:00. Radoniqi, bëri të ditur se nga e njëjta orë do të fillojë edhe konfirmimi i votave për subjektet politike. Ai theksoi se procesi i shpalljes së rezultateve përfundimtare do të realizohet vetëm pasi të përfundojë numërimi i votave me kusht, i votave të personave me nevoja të veçanta, si dhe i votave nga diaspora.

“Shpalljen e rezultateve përfundimtare do ta bëjmë pasi të numërojmë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe të diasporës. Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave të subjekteve politike do të fillojë nesër nga ora 12:00, pasi që materialet zgjedhore sonte do të pranohen gjatë gjithë natës në Qendrat Komunale të Numërimit. Për këtë arsye, puna për numërim do të nisë nga ora 12:00 dhe do të vazhdojë në ditët në vijim”, ka deklaruar Radoniqi.

The post Kreu i KQZ: Nesër nga ora 12:00 nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë appeared first on Albeu.com.

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, ja si do të ndahen ulëset në Kuvend, VV merr 56 deputetë

✇Albeu
By: M C

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhjet e sotme parlamentare, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Bazuar në këto rezultate, LVV ka marrë 49.80 për qind të votave dhe sipas projeksioneve fillestare të shpërndarjes së ulëseve në Kuvend, pritet t’i ketë 56 deputetë.

Këto projeksione janë bërë pa përfshirë votat e diasporës dhe janë të kushtëzuara deri në përmbylljen e procesit zgjedhor. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.21 për qind të votave dhe pritet të sigurojë 23 ulëse në Kuvend.

Si forca e tretë politike, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.76 për qind të votave, çka sipas projeksioneve i siguron 15 deputetë. Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5.73 për qind të votave pritet t’i ketë 6 deputetë.

Shpërndarja e ulëseve bëhet sipas metodës D’Hondt, e cila është metodologjia standarde e përdorur në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 ulëse, prej të cilave 100 janë ulëse të përgjithshme që ndahen mes subjekteve politike, ndërsa 20 janë ulëse të rezervuara për komunitetet jo-shumicë. Rezultatet përfundimtare dhe përbërja e saktë e Kuvendit priten të konfirmohen pas numërimit të plotë të votave, përfshirë ato nga diaspora.

The post Përfundon numërimi i votave në Kosovë, ja si do të ndahen ulëset në Kuvend, VV merr 56 deputetë appeared first on Albeu.com.

Kurti shpall fitoren: Fitoi populli dhe Republika

PRISHTINË, 28 dhjetor /ATSH/

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e madhe në historinë e vendit”.

“Më 9 shkurt fitoi LVV-ja me partnerët, më 28 dhjetor fitoi populli i Kosovës dhe Republika”, tha Kurti.

Kurti tha se partia e tij është në rrugë që të tejkalojë rezultatin e 14 shkurtit 2021, kur kishte fituar 50.2 për qind.

Sipas tij, rezultati zgjedhor i së dielës kërkon që duhet të ecet përpara pa vonesa.

“Sa më parë që certifikohen [rezultatet], aq më shpejt na duhet të krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punën e mirë”, tha Kurti.

Legjislaturën e re, Kurti tha se e pret Plani i Rritjes i BE-së në vlerë prej 880 milionë eurosh dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore, që në total tha se arrijnë vlerën e mbi 1 miliard eurove.

“Ftoj nga tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare” dhe për projektligje të tjera”, tha ai.

Kurti u pyet edhe për çështjen e presidentit. Ai tha se është herët të flitet për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, duke theksuar se “sonte do të festojmë”, por shtoi se me opozitën duhet të trajtohet kjo çështje, por edhe me presidenten aktuale, Vjosa Osmani, të cilës i skadon mandati në mars.

Ai u pyet nëse do të negociojë me partitë opozitare për presidentin dhe që propozimin për president ta bëjnë ato, Kurti tha:

“Ta negocioni dhe t’ua jepni atyre janë dy gjëra të ndryshme. Nuk mund të përdoren si sinonime, aq më pak në të njëjtën fjali. Natyrisht që duhet ta bisedojmë me opozitën këtë çështje. Por, paraprakisht duhet të diskutojmë për marrëveshjet ndërkombëtare. Ai do të jetë një test i rëndësishëm për bashkëpunimin qeveri-opozitë në katërvjeçarin e ardhshëm. Po e rikthesoj, fillimisht duhet të presim certifikimin e rezultateve”. /REL/

The post Kurti shpall fitoren: Fitoi populli dhe Republika appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti shpall fitoren në zgjedhje: Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend

✇Albeu
By: M C

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e madhe në historinë e vendit”.

“Më 9 shkurt fitoi LVV-ja me partnerët, më 28 dhjetor fitoi populli i Kosovës dhe Republika”, tha Kurti.

Kurti tha se partia e tij është në rrugë që të tejkalojë rezultatin e 14 shkurtit 2021, kur kishte fituar 50.2 për qind.

Sipas tij, rezultati zgjedhor i së dielës kërkon që duhet të ecet përpara pa vonesa.

“Sa më parë që certifikohen [rezultatet], aq më shpejt na duhet të krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punën e mirë”, tha Kurti.

Legjislaturën e re, Kurti tha se e pret Plani i Rritjes i BE-së në vlerë prej 880 milionë eurosh dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore, që në total tha se arrijnë vlerën e mbi 1 miliard eurove.

“Ftoj nga tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare” dhe për projektligje të tjera”, tha ai.

Kurti u pyet edhe për çështjen e presidentit. Ai tha se është herët të flitet për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, duke theksuar se “sonte do të festojmë”, por shtoi se me opozitën duhet të trajtohet kjo çështje, por edhe me presidenten aktuale, Vjosa Osmani, të cilës i skadon mandati në mars.

Ai u pyet nëse do të negociojë me partitë opozitare për presidentin dhe që propozimin për president ta bëjnë ato, Kurti tha:

“Ta negocioni dhe t’ua jepni atyre janë dy gjëra të ndryshme. Nuk mund të përdoren si sinonime, aq më pak në të njëjtën fjali. Natyrisht që duhet ta bisedojmë me opozitën këtë çështje. Por, paraprakisht duhet të diskutojmë për marrëveshjet ndërkombëtare. Ai do të jetë një test i rëndësishëm për bashkëpunimin qeveri-opozitë në katërvjeçarin e ardhshëm. Po e rikthesoj, fillimisht duhet të presim certifikimin e rezultateve”./ REL

The post Kurti shpall fitoren në zgjedhje: Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Lumir Abdixhiku pranon humbjen në zgjedhje: Mbaj përgjegjësinë e plotë për rezultatin

✇Albeu
By: M C

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se merr përgjegjësinë për rezultatin e dobët të arritur në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ndërsa numërimi i votave është drejt fundit, Abdixhiku ka deklaruar se rezultati zgjedhor nuk ka qenë i pritshëm dhe se ai nuk ka arritur ta çojë LDK-në aty ku ka besuar se mund të ishte. Duke theksuar se situata kërkon reflektim dhe diskutim të thellë brenda partisë, ai me përulësi pranon verdiktin e qytetarëve.

“Ne duhet të respektojmë verdiktin e popullit. Nuk kam arritur ta çoj LDK-në aty ku kam besuar se duhet të jetë. Kam ndërtuar ekip me njerëzit më të mirë dhe kemi bërë program, por ky është verdikti i qytetarëve dhe para këtij verdikti përulemi të gjithë”. tha ai.

The post Lumir Abdixhiku pranon humbjen në zgjedhje: Mbaj përgjegjësinë e plotë për rezultatin appeared first on Albeu.com.

Përfundon numërimi në katër komuna/ Me diferencë të madhe votash, LVV kryeson në tri prej tyre

✇Albeu
By: M C

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon me numërimin e votave nga vendvotimet. Deri më tani janë numëruar 90,89% e të gjitha votave apo 2,324 vendvotime nga 2,557 në total.

Si rrjedhojë numërimi është përmbyllur në katër komuna: Gjakovë, Dragash, Junik dhe Mamushë. Në Gjakovë LVV është e para me 53,88% apo 22 mijë e 491 vota. Edhe në Dragash LVV është e para me 37,94% apo 4 mijë e 682 vota.

The post Përfundon numërimi në katër komuna/ Me diferencë të madhe votash, LVV kryeson në tri prej tyre appeared first on Albeu.com.

Kurti drejt qeverisjes i vetëm! Numërohen mbi 90% e votave në zgjedhjet e parakohshme: LVV forcë e parë në 24 komuna

✇Albeu
By: M C

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë parti e parë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në 24 komuna të Republikës së Kosovës. Si parti e parë, LVV ka dalë në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, Podujevë, Vushtrri, Fushë Kosovë, Suharekë, Rahovec, Lipjan, Klinë, Malishevë, Shtime, Istog, Dragash, Obiliq, Viti, Kaçanik, Kamenicë, Hani i Elezit dhe Junik.

Sipas të dhënave nga KQZ, LVV nuk ka arritur të renditet e para vetëm në Skenderaj, Drenas dhe Deçan, ndërsa në të gjitha komunat e tjera shqiptare ka siguruar epërsinë ndaj partive kundërshtare.

Ndërkohë, Lista Serbe ka dalë parti e parë në të gjitha komunat me shumicë serbe, duke ruajtur dominimin tradicional në këto zona. Këto rezultate dëshmojnë një mbështetje të gjerë për LVV-në në shkallë vendi, ndërsa pritet që rezultatet përfundimtare të konfirmohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore të këtij procesi.

The post Kurti drejt qeverisjes i vetëm! Numërohen mbi 90% e votave në zgjedhjet e parakohshme: LVV forcë e parë në 24 komuna appeared first on Albeu.com.

Numërohen 70% e vendvotimeve në Kosovë, Kurti prin me mbi 50% të votave

✇Albeu
By: M C

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë është duke publikuar rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme të mbajtura sot. Deri më tani, nga 73,21% Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me 50,21%.

Më pas, është Partia Demokratike të Kosovës, e cila deri më tani ka 20.36%. Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 14.15%.

The post Numërohen 70% e vendvotimeve në Kosovë, Kurti prin me mbi 50% të votave appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Kosovë, numërohen 16% e votave, LVV kryeson me 46.77%

✇Albeu
By: M C

Sipas të dhënave të KQZ-së për 16% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po prin me 46.77% të votave.

Pas saj renditet PDK-ja me 19.77%, ndërsa LDK-ja ka marrë 13.5% të votave.

AAK-ja aktualisht ka siguruar 7.57% të votave, sipas këtyre rezultateve të përkohshme.

Zgjedhjet parlamentare u përsëriten pasi, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt 2025, në Kosovë nuk u arrit konsensus politik për formimin e qeverisë së re, duke çuar vendin drejt një procesi të ri zgjedhor.

The post Zgjedhjet në Kosovë, numërohen 16% e votave, LVV kryeson me 46.77% appeared first on Albeu.com.

Nis numërimi i votave/ KQZ: Nuk janë evidentuar incidente që do të cenonin integritetin e zgjedhjeve

✇Albeu
By: M C

Kreu i KQZ, tha se ka nisur zyrtarisht numërimi i votave në shumicën e vendit. Radoniqi tha se deri më tani nuk janë evidentuar incidente që do të cenonin integritetin e zgjedhjeve.

Ai tha se dalja në zgjedhje është mbi 44 për qind, ndërkaq zgjedhjet e kaluara, të mbajtura në shkurt bazuar në 91 për qind të vendvotimeve të procesuara, kishin votuar 40 për qind e trupit zgjedhor.

The post Nis numërimi i votave/ KQZ: Nuk janë evidentuar incidente që do të cenonin integritetin e zgjedhjeve appeared first on Albeu.com.

Exit Poll-et e para, Vetëvendosja e Kurtit rikonfirmohet forcë e parë

✇Albeu
By: M C

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, tri televizione në Kosovë kanë publikuar rezultatet e exit poll-eve, duke e nxjerr të parën Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Sipas sondazhit të televizionit Dukagjini, LVV-ja pritet të fitojë 45.7 për qind, PDK-ja 22, LDK-ja 15.6 për qind dhe AAK-ja 5.3.

Sondazhi i Klan Kosovës parashikon që LVV-ja të fitojë 44.1 për qind, PDK-ja 23.9, LDK-ja 16.1 për qind dhe AAK-ja 5.8 për qind.

Ndërkaq, exit poll-i i T7-shit nxjerr LVV-në me 43.5 për qind, PDK-në me 23.6 për qind, LDK-në me 15.9 për qind dhe AAK-në me 7.2 për qind.

Asnjëra nga këto sondazhe nuk ka parashikuar që Nisma Socialdemokrate të kalojë pragun zgjedhor./ REL

The post Exit Poll-et e para, Vetëvendosja e Kurtit rikonfirmohet forcë e parë appeared first on Albeu.com.

Përfundon procesi i votimit/ Mbi 814 mijë votues ose 40,76% kanë votuar deri në mbyllje

✇Albeu
By: M C

Mbyllet procesi i votimit në të gjithë Republikën e Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se deri në përfundimin e periudhës së lejuar për hyrje në qendrat e votimit, ora 19:00, kanë votuar 814,811 qytetarë, ose 40,76% e votuesve me të drejtë vote.

Sipas rregullores, votuesit që ishin brenda qendrave në momentin e mbylljes kanë të drejtë ta përfundojnë procesin e votimit.

The post Përfundon procesi i votimit/ Mbi 814 mijë votues ose 40,76% kanë votuar deri në mbyllje appeared first on Albeu.com.

KQZ: Mbi 38% pjesëmarrje në votime deri në orën 17:00

PRISHTINË, 28 dhjetor /ATSH/ Në platformën e KQZ-së Kosovë u publikuan të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 17:00. Sipas procesimit të 98.12 për qind të vendvotimeve, dalja është 38.25 për qind.

Kjo nënkupton se deri më tani kanë votuar 764.694 votues.

Kur kanë mbetur më pak se një orë deri në mbylljen e vendvotimeve në 38 komuna të Kosovës, përfaqësues të partive të ndryshme politike po u bëjnë thirrje qytetarët që të shfrytëzojnë këtë kohë për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese.

Deri më tani, sipas institucioneve, nuk ka pasur ndonjë incident të madh dhe aktualisht nuk ka asnjë të ndaluar për veprat penale që ndërlidhen me zgjedhjet.

Ndërkaq, KQZ-ja ka raportuar se në disa qendra të votimit ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, por që KEDS-i ka ndërhyrë duke e zgjidhur problemin. /REL/

The post KQZ: Mbi 38% pjesëmarrje në votime deri në orën 17:00 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Incident në komunën e Drenasit/ 15 persona kërkojnë të votojnë me asistencë, por kthehen mbrapsht nga stafi i KQZ-së

✇Albeu
By: M C

Në komunën e Drenasit është raportuar për një incident i cili nuk është rasti i parë në historikun e zgjedhjeve. Në një diskutim me menaxheren e qendrës më të madhe të votimit në Drenas, mediat në Kosovë bëjnë me dije se, në atë qendër janë drejtuar rreth 15 persona që kanë kërkuar të votojnë me asistencë, por që janë kthyer mbrapsht nga stafi i KQZ-së pasi nuk kanë pasur asnjë dokument që e vërteton se ata kanë nevojë për asistencë.

Media shkruan se , ndërkohë Erald Hoti, mjek nga qendra e shëndetit “Hafir Shala” në Drenas, tha se një personi i është refuzuar t’i jepet vërtetimi për asistencë. “Në qendrën tonë në Drenas, janë paraqitur 7 persona me qëllim të marrjes së vërtetimit nga mjeku për votim me asistencë. Gjashtë prej tyre u është ofruar kjo mundësi, ndërsa një është refuzuar pasi është parë që ai ka mundësi të votojë edhe i vetëm. Shumica prej këtyre personave kanë ardhur me familjarë, dhe kanë qenë të moshave mbi 65-vjeç”, deklaroi Hoti.

The post Incident në komunën e Drenasit/ 15 persona kërkojnë të votojnë me asistencë, por kthehen mbrapsht nga stafi i KQZ-së appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Kosovë, rritet përqindja e votuesve! Ja sa është pjesëmarrja deri në 17:00

✇Albeu
By: M C

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar të dhënat e përditësuara për daljen në votime deri në orën 17:00. Sipas përpunimit të 94.72% të vendvotimeve, pjesëmarrja në zgjedhje ka arritur në 36.86%.

Kjo përqindje nënkupton se 736.992 qytetarë kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës deri në këtë orë, ndërsa procesi zgjedhor po vijon drejt mbylljes së vendvotimeve.

Zgjedhjet e sotme po përsëriten pasi, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt 2025, në Kosovë nuk u arrit konsensus politik për formimin e qeverisë së re, duke çuar vendin drejt një procesi të ri zgjedhor.

The post Zgjedhjet në Kosovë, rritet përqindja e votuesve! Ja sa është pjesëmarrja deri në 17:00 appeared first on Albeu.com.

❌